{"id":501115,"date":"2022-01-30T17:59:46","date_gmt":"2022-01-30T16:59:46","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=501115"},"modified":"2022-01-30T18:17:42","modified_gmt":"2022-01-30T17:17:42","slug":"drejtesia-nga-ngerci-te-gellci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2022\/01\/30\/drejtesia-nga-ngerci-te-gellci\/","title":{"rendered":"Drejt\u00ebsia nga ng\u00ebr\u00e7i te G\u00ebll\u00e7i","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong><em><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-501116\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/nevrus-nazarko-blog.jpeg\" alt=\"\" width=\"500\" height=\"345\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/nevrus-nazarko-blog.jpeg 500w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/nevrus-nazarko-blog-300x207.jpeg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 500px) 100vw, 500px\" \/>Nga Nevrus Nazarko<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb nga jurist\u00ebt me influencial\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 18-te, Sir \u00cbillaim Blackstone, i famsh\u00ebm p\u00ebr 4 volumet e tij t\u00eb titulluara \u201cKomente mbi Ligjet e Anglis\u00eb\u201d ka shkruar se principi themelor i drejt\u00ebsis\u00eb anglo-saksone \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u201cM\u00eb mir\u00eb 10 persona t\u00eb fajsh\u00ebm t\u00eb deklarohen t\u00eb lir\u00eb, se sa nj\u00eb person i pafajshm\u00eb t\u00eb vuaj\u00eb\u201d<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">Ky postulat i drejt\u00ebsis\u00eb angleze, i njohur edhe si \u201cformula Blackstone\u201d \u00ebsht\u00eb guri i themelit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb angleze nga ku i ka rr\u00ebnj\u00ebt drejt\u00ebsia per\u00ebndimore, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebrfshir\u00eb dhe at\u00eb amerikane.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">Nga kampi i lindjes, nj\u00eb postulat diametralisht i kund\u00ebrt me at\u00eb anglez, i artikuluar nga Lavrentiy Beria, ministri brendsh\u00ebm fam\u00ebkeq i Bashkimit Sovjetik dhe besniku i Stalinit, i cili deklaronte: \u201c M\u00eb sillni nj\u00eb person dhe un\u00eb do t\u2019ju gjej nj\u00eb krim\u201d<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">Pra, \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e kuptueshme se nd\u00ebrsa n\u00eb themel t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb anglo-saksone \u00ebsht\u00eb njeriu dhe vlera e pap\u00ebrs\u00ebritshme e jet\u00ebs njer\u00ebzore, n\u00eb themel t\u00eb s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs drejt\u00ebsi lindore e komuniste \u00ebsht\u00eb pushteti, terrori mbi njeriun e dhuna verbale e fizike.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">Fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr 45 vite me radh\u00eb, Shqip\u00ebria ju n\u00ebnshtrua dhe aplikoi parimin e Berias, nj\u00eb \u201cdrejt\u00ebsi\u201d ku e ashtuquajtura diktatur\u00eb e proletariatit t\u00eb d\u00ebnonte nj\u00ebher\u00eb kur lindje, dhe po t\u00eb ishe pak me m\u00eb fat kur vendosnin t\u00eb t\u00eb arrestonin. Pra, Partia ta kishte shkruar \u201cfajtor\u201d n\u00eb balle pavar\u00ebsisht se kishe kryer nj\u00eb krim apo. P\u00ebr Stalinin, Berian, Lindjen n\u00eb p\u00ebrgjithesi dhe \u201capostujt\u201d e tyre, krim ishte edhe po t\u00eb lindje nga prind\u00ebr \u201ct\u00eb gabuar\u201d pra nga ata t\u00eb cil\u00ebt ishin damkosur p\u00ebrjet\u00ebsisht me vul\u00ebn \u201cfajtor\u201d vet\u00ebm se nuk ndanin t\u00eb nj\u00ebjtat ide si diktatura.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">Me r\u00ebnien formale t\u00eb diktatur\u00ebs, u ngjallen edhe shpresat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi \u201ct\u00eb verb\u00ebr\u201d t\u00eb paanshme, anglo-saksone, bazuar n\u00eb parimin e Lordit Blackstone, ku dinjiteti dhe t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut ishte primare n\u00eb aplikimin e paansh\u00ebm t\u00eb verdikteve gjyq\u00ebsore. \u00c7far\u00eb pasoi n\u00eb 20 e ca vjet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metamorfoze e \u00e7uditshme, p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb e p\u00ebr t\u00eb qeshur, nj\u00eb amalgam\u00eb vendimesh her\u00eb t\u00eb drejta e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb padrejta, ku vras\u00ebsit e trafikant\u00ebt e m\u00ebdhenj ose lirohen shpejt kundrejt shumave t\u00eb majme paguar gjyqtar\u00ebve, dhe fukarenjt\u00eb q\u00eb nuk i kane ato mund\u00ebsi burgos\u00ebn p\u00ebr mospagim energjie elektrike. Gjyqtar\u00eb q\u00eb u pasuruan n\u00eb kurriz t\u00eb ish-pronar\u00ebve duke p\u00ebrfituar shuma marramend\u00ebse n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb tjet\u00ebrsimit t\u00eb pronave legjitime t\u00eb ish-pronar\u00ebve apo shtetit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">Duke par\u00eb at\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb vendimesh ku krimineli lihet i lir\u00eb e hallexhiu shpallet i fajsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb i kuptuesh\u00ebm zhg\u00ebnjimi masiv i popullit, zhg\u00ebnjim q\u00eb uluriste p\u00ebr reform\u00eb, p\u00ebr ndryshim, jo t\u00eb shkuarit pas n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e para 90\u2019s por p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi anglo-saksone, per\u00ebndimore.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">Hapat e par\u00eb t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhan\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb fillestare sikur di\u00e7ka do ndryshonte p\u00ebr mir\u00eb. Popullit ju hodh nj\u00eb llokm\u00eb entuziazmi, kurse per\u00ebndimor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt financuan me fonde dhe \u201cekpertiz\u00eb\u201d (skeptiket thon\u00eb sorosian\u00eb) ngritjen e strukturave t\u00eb reja, u vun\u00eb n\u00eb rolin e atyre avokat\u00ebve q\u00eb nuk duan t\u00eb humbasin, kjo ishte \u201cbebja\u201d e tyre, dhe si e till\u00eb, jo vet\u00ebm nuk duhej t\u00eb d\u00ebshtonte por do t\u00eb ishte trampolina e karrier\u00ebs s\u00eb tyre diplomatike. Kjo funksionoi p\u00ebr bukuri, pati nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 t\u00eb pritsh\u00ebm n\u00eb vitet 2013-2014, i cili \u00ebsht\u00eb prevalent edhe sot, ku \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, kriminale apo pron\u00ebsore u b\u00ebn\u00eb kapic\u00eb n\u00eb tryezat e gjyqtar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt ishin m\u00eb t\u00eb preokupuar t\u00eb kalonin \u201cvettingun\u201d partiak se sa t\u00eb gjykonin drejt\u00ebsisht e t\u00eb jepnin vendimet e duhura. Si dikush q\u00eb e ka ndjekur nga larg metamorfoz\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb nga fundi i viteve 90-t\u00eb, n\u00eb vazhdim, ky lloj ng\u00ebr\u00e7i apo kolapsi ishte deri diku i pritsh\u00ebm, pra p\u00ebr 2, 3, apo 4 vjet.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">Kjo m\u00eb sjell te titulli i k\u00ebtij shkrimi, \u00e7\u00ebshtja e \u201cfamshme\u201d G\u00ebllci n\u00eb vitin 2022, jo pak por 9 vjet nga ngjizja e reform\u00ebs. Kjo c\u00ebshtje, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb si po shitet n\u00eb opinion si nj\u00eb prov\u00eb se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi po jep rezultat, po jep efektin e kund\u00ebrt, at\u00eb se si reforma n\u00eb drejt\u00ebsi kaloi nga formula e Lordit Blackstone tek postulati i komunistit Beria.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">E kam ndjekur me interes k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje prej dit\u00ebve t\u00eb para, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb shqiptaro- amerikani i cili vendosi t\u00eb kthehej nga SHBA p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb atdhe, si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb pat\u00ebn at\u00eb shtys\u00eb, e un\u00eb vet\u00eb nj\u00eb aspirant t\u00eb cilit nuk ju realizua d\u00ebshira. Ky ishte \u201cversioni i shkruar\u201d t\u00eb pakt\u00ebn i d\u00ebgjuar nga miq e shok\u00eb t\u00eb Thomait. Kam ndjekur me interes edhe progresin e RTSH-s\u00eb, nga nj\u00eb institucion ku kishte m\u00eb shum\u00eb minj si bujt\u00ebs t\u00eb paftuar n\u00eb zyrat e institucionit se shikues t\u00eb programeve t\u00eb RTSH-s\u00eb, n\u00eb nj\u00eb TV ku nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallohet nj\u00eb progres i duksh\u00ebm n\u00eb programet, cil\u00ebsin\u00eb dhe shikueshm\u00ebrin\u00eb e tij.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fakt, doja t\u00eb mos flisja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje pa u shprehur drejt\u00ebsia, pasi nj\u00eb hije dyshimi ekziston n\u00ebn nj\u00eb klime tejet t\u00eb korruptuar shtet\u00ebrore, ku \u00e7do raport i nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe DASH-in, na rendit aq posht\u00eb n\u00eb klasifikim sa do duhej t\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nja 4 qeveri n\u00eb 8 vjet ( po kjo nuk i sh\u00ebrben stabilitetit dhe reform\u00ebs?!). Pra, le t\u00eb fliste drejt\u00ebsia n\u00eb fillim.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb vendi t\u00eb kujtohet se akuza ndaj tij, t\u00eb pakt\u00ebn \u00e7far\u00eb ka publikuar prokuroria deri tash, \u00ebsht\u00eb shtyrja e nj\u00eb tenderi 800 mij\u00eb dollar\u00ebsh jasht\u00eb kufirit t\u00eb lejuar nga kontrata p\u00ebr nj\u00eb periudhe dy-javore. Po n\u00eb fakt le t\u00eb supozojm\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 kjo, por m\u00eb keq dyshohet se ai ka p\u00ebrvet\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb tenderin (praktikisht dhe logjistikisht e pamundur kjo), por le t\u00eb themi se \u00ebsht\u00eb kjo.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb lajm i dat\u00ebs 28 Janar b\u00ebnte t\u00eb ditur se Gjykata e Lart\u00eb refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn e G\u00ebll\u00e7it p\u00ebr t\u2019u gjykuar n\u00eb gjendje t\u00eb lire. Vini re, e vetmja gj\u00eb e cila ai k\u00ebrkoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb faze, ishte t\u00eb gjykohet i lir\u00eb. Nj\u00eb praktik\u00eb kjo jo vet\u00ebm e ligj\u00ebruar por edhe e zbatuar gjer\u00ebsisht. Shembuj n\u00eb Shqip\u00ebri ka plot, qysh nga dit\u00ebt e para t\u00eb viteve 90-t\u00eb, Saimir Tahiri, Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha, Fatmir Mediu, e qindra t\u00eb tjer\u00eb pushtetar\u00eb. Edhe nj\u00ebher\u00eb, k\u00ebta mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm apo fajtor\u00eb, por fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb jan\u00eb akuzuar p\u00ebr shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se ish-drejtori i RTSH-s\u00eb. M\u00eb tutje, shembuj konkret\u00eb ka edhe n\u00eb SHBA, ku nj\u00eb dyzin\u00eb personash t\u00eb lidhur me Trump dhe fushat\u00ebn e presidenc\u00ebn e tij, u akuzuan, gjykuan n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb dhe mor\u00ebn d\u00ebnimet p\u00ebrkat\u00ebse pas nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor t\u00eb rregullt. Mjafton t\u00eb p\u00ebrmendim Steve Bannon, Michael Flynn, Paul Manafort, George Papadopoulos etj, etj. T\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb akuzuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje korruptive, civile, u gjykuan n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">\u00c7far\u00eb e pengon gjykat\u00ebn t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e G\u00ebll\u00e7it p\u00ebr t\u2019u gjykuar i lir\u00eb? N\u00ebse u arrestua nga prokuroria pa prova, kjo na \u00e7on n\u00eb formul\u00ebn e Berias, m\u00eb sillni njeriun e un\u00eb do ju gjej krimin, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb arrestuar pas provave t\u00eb gjetura, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb provohen nga prokuroret e t\u00eb certifikohen nga drejt\u00ebsia e re.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">Imagjinoni p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast sikur gjyqi eventual do e nxjerr\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm. Si i kthehet familjes dhe atij vet\u00eb kjo periudh\u00eb?<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">Po ashtu, le t\u00eb themi se ai lejohet t\u00eb gjykohet n\u00eb gjendje t\u00eb lire, si mund ta pengoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe provat? Tenderi nuk zhb\u00ebhet m\u00eb, as parat\u00eb nuk kthehen m\u00eb n\u00eb burim n\u00ebse jan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar. Drejt\u00ebsia e re, ma ha mendja, ka parashikuar raste t\u00eb interferimit me provat dhe d\u00ebshmitar\u00ebt, krime t\u00eb cilat d\u00ebnohen r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb per\u00ebndim.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vend t\u00eb mbylljes:<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb nuk e kam iden\u00eb n\u00ebse G\u00ebll\u00e7i \u00ebsht\u00eb fajtor apo jo, kjo p\u00ebrgjigje i takon atij, prokuroris\u00eb, avokat\u00ebve, dhe gjykat\u00ebsve t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Por un\u00eb di se nj\u00eb Thoma n\u00eb liri t\u00eb p\u00ebrkohshme \u00ebsht\u00eb zbatimi i parimit \u201ci pafajsh\u00ebm deri sa t\u00eb shpallesh fajtor\u201d dhe si i tille ai duhet t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb, qoft\u00eb edhe p\u00ebrkoh\u00ebsisht. N\u00ebse Thomait i privohet liria deri sa prokuroria \u201ct\u00eb mbledh\u00eb provat\u201d q\u00eb i duhen p\u00ebr G\u00ebll\u00e7in, un\u00eb nuk gjej dot shembull m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrshtatet postulatit t\u00eb Berias: \u201cM\u00eb sillni G\u00ebll\u00e7in, t\u2019ju gjej krimin\u201d ose versionit vetingas: \u201cMbani n\u00eb burg G\u00ebll\u00e7in, t\u00eb tejkalojm\u00eb ng\u00ebr\u00e7in\u201d Vendimi shterues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb 28 Janar, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb le nj\u00eb shije t\u00eb hidhur dhe nj\u00eb mjegullnaj\u00eb q\u00eb ndihmon skeptiket dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e reform\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur!<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nevrus Nazarko Nj\u00eb nga jurist\u00ebt me influencial\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 18-te, Sir \u00cbillaim Blackstone, i famsh\u00ebm p\u00ebr 4 volumet e tij t\u00eb titulluara \u201cKomente mbi Ligjet e Anglis\u00eb\u201d ka shkruar se principi themelor i drejt\u00ebsis\u00eb anglo-saksone \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u201cM\u00eb mir\u00eb 10 persona t\u00eb fajsh\u00ebm t\u00eb deklarohen t\u00eb lir\u00eb, se sa nj\u00eb person i pafajshm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":501116,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20,13],"tags":[],"class_list":["post-501115","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/501115","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=501115"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/501115\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/501116"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=501115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=501115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=501115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}