{"id":495305,"date":"2022-01-04T13:44:48","date_gmt":"2022-01-04T12:44:48","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=495305"},"modified":"2022-01-04T14:04:27","modified_gmt":"2022-01-04T13:04:27","slug":"kush-simulon-manipulon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2022\/01\/04\/kush-simulon-manipulon\/","title":{"rendered":"KUSH SIMULON-MANIPULON?","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Lea-Ypi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-495316\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Lea-Ypi.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" height=\"500\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Lea-Ypi.jpg 800w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Lea-Ypi-300x188.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Lea-Ypi-768x480.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><\/a><\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Nga Iris Toto<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb dat\u00eb 23 dhjetor 2021 n\u00eb portalin e gazet\u00ebs TemA \u00ebsht\u00eb publikuar nj\u00eb recension q\u00eb mban firm\u00ebn e historianit\u00a0<strong>Artan Puto<\/strong>, me titullin\u00a0\u201cLea Ypi <em>\u201dT\u00eb lir\u00eb \u2013 t\u00eb rritesh n\u00eb fund t\u00eb historis\u00eb\u201d, ose t\u00eb shoh\u00ebsh veten n\u00eb pasqyr\u00eb.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndoshta i vet\u00ebdijsh\u00ebm se aparati i partis\u00eb-shtet nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb diktoj\u00eb e kontrolloj\u00eb totalisht shijet e qytetar\u00ebve dhe n\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb substanc\u00eb e besueshm\u00ebri recensionit t\u00eb tij, Artan Puto zgjedh t\u00eb flas\u00eb n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb jo pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb recensionit p\u00ebrmes\u00a0<strong>Fatos Lubonj\u00ebs<\/strong>, duke postuluar se libri\u00a0Free (T\u00eb Lir\u00eb)\u00a0i Lea Ypit, \u00ebsht\u00eb\u00a0<em>\u201eshembull se si mund t\u00eb luftohet kultura e simulim manipulimit\u201d<\/em>\u00a0e artikuluar shpesh dhe gjer\u00eb nga Fatos Lubonja. Puto shpjegon \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kultura e simulim manipulimit, por nuk shpjegon n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre kjo kultur\u00eb e simulim manipulimit luftohet me librin\u00a0<em>Free<\/em>. Puto mjaftohet me postulimin e k\u00ebsaj teze, duke e pranuar si nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrben atij, ndoshta p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb pesh\u00eb recensionit. Por p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, shqet\u00ebsimi i Putos se shkrimet e Lubonj\u00ebs mbi kultur\u00ebn e simulim manipulimit nuk kan\u00eb pasur jehon\u00ebn e merituar, q\u00ebndrojn\u00eb vet\u00ebm pjes\u00ebrisht. Fatos Lubonja dhe mendimi i tij g\u00ebzojn\u00eb sigurisht simpatin\u00eb dhe dashurin\u00eb e shum\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb \u00e7liruar nga mitet e jehon\u00ebs s\u00eb simuluar, ose nuk kan\u00eb qen\u00eb peng i saj. Do p\u00ebrpiqem m\u00eb posht\u00eb t\u00eb analizoj postulatin e Artan Putos, se libri\u00a0<em>Free\u00a0<\/em>\u00ebsht\u00eb shembull i luft\u00ebs \u201cKund\u00ebr kultur\u00ebs s\u00eb simulim manipulimit\u201d si dhe postulatet se autorja Lea Ypi \u201cflet sinqerisht\u201d dhe se \u201clibri \u00ebsht\u00eb shkruar me nj\u00eb sinqeritet dhe ndershm\u00ebri t\u00eb thell\u00eb!\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb shum\u00eb se elozhe t\u00eb k\u00ebsaj natyre bulevardeske, prisja n\u00eb fakt nga nj\u00eb historian zbulimet e t\u00eb pav\u00ebrtetave t\u00eb shumta historike n\u00eb librin\u00a0Free, i cili NUK po shitet si ROMAN por si ESSAY i nj\u00eb profesoreje t\u00eb London School of Economics, \u00e7ka krijon tek lexuesi iluzionin (=manipulim) e nj\u00eb V\u00cbRTET\u00cbSIE HISTORIKE.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cBabai i Leas, Zafo, \u00ebsht\u00eb ndoshta personazhi m\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb i krejt librit\u201d,<\/em> thot\u00eb Artan Puto. Mendoj dhe un\u00eb se ky personazh \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i ve\u00e7ant\u00eb, por n\u00eb nj\u00eb kuptim ndryshe nga ai i Putos. Krahasuar me qytetarin e thjesht\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, Zaferi ka njohuri dhe interes t\u00eb mbizakonsh\u00ebm rreth zhvillimeve politike t\u00eb globit n\u00eb fundin e viteve\u00a0\u201870\u00a0dhe vitet \u201880. Sipas autores ky interes i spikatur ushqehej nga shikimi i stacioneve t\u00eb huaja televizive. K\u00ebtu p\u00ebr lexuesin q\u00eb njeh mir\u00eb ato koh\u00eb dhe Durr\u00ebsin shtrohet pyetja, si ishte e mundur q\u00eb Zaferi, lindur e rritur n\u00eb regjim dhe me biografin\u00eb e tij tep\u00ebr t\u00eb keqe, t\u00eb kishte burimet materiale dhe intelektuale p\u00ebr t\u00eb ndjekur me zell politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe stacione t\u00eb huaja?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Historiani i njohur IDRIT IDRIZI n\u00eb artikullin\u00a0<em>\u201cRAI apo \u201cDyshi i Jugosllavit\u201d? Shikimi i stacioneve t\u00eb huaja n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste mes memories publike dhe kujtimeve personale\u201d<\/em>\u00a0p\u00ebrforcon dyshimet e lexuesit kur del n\u00eb p\u00ebrfundime si:<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">\u201cDokumentet statistikore v\u00ebrtetojn\u00eb se deri t\u00eb pakt\u00ebn 2-3 vjet para r\u00ebnies s\u00eb regjimit komunist pjesa m\u00eb e madhe e popullsis\u00eb nuk posedonte aparat televizori. [\u2026] N\u00eb vitet 1970-t\u00eb televizori filloi t\u00eb hynte n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e segmenteve t\u00eb privilegjuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb si kuadro t\u00eb lart\u00eb, an\u00ebtare t\u00eb PPSH-s\u00eb dhe drejtues t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb organeve t\u00eb parti-shtetit. P\u00ebr shkak t\u00eb numrit shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb televizor\u00ebve n\u00eb dispozicion dhe aplikimit t\u00eb sistemit t\u00eb kontrolluar hierarkik n\u00eb shitjen e tyre, edhe n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb viteve 1980-t\u00eb u pajisen me televizor\u00eb familjet lojale ose te pakt\u00ebn \u201cpa cen politik\u201d [\u2026] Qytetari \u201ci thjesht\u00eb\u201d, i edukuar n\u00eb socializ\u00ebm, i izoluar nga bota e jashtme dhe kultura politike n\u00eb vendet e tjera, e kishte t\u00eb kufizuar si guximin, ashtu edhe interesin, horizontin mendor dhe deri imagjinat\u00ebn. K\u00ebto t\u00eb fundit v\u00ebrtiteshin rreth kap\u00ebrcimit t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme dhe shmangies s\u00eb d\u00ebnimeve nga shteti represiv. Kryesisht pas tyre ishte \u201ci kapur mend\u00ebrisht\u201d shqiptari n\u00eb komuniz\u00ebm. Stacionet e huaja dhe kultura per\u00ebndimore ishin \u2013 n\u00ebse bazohemi tek kujtimet e b\u00ebra publike n\u00eb postkomuniz\u00ebm \u2013 interesante vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb segment t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb: elit\u00ebn komuniste dhe shtresat e edukuara.\u201d\u00a0<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">A mund t\u00eb ishte Zaferi pjes\u00eb e k\u00ebtij segmenti t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, sepse si shkruan Puto, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht\u00a0<em>\u201cnj\u00eb personazh i ndrydhur, me nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb shum\u00eb n\u00eb sy, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb rregull si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr sa i p\u00ebrket respektimit t\u00eb disa normave t\u00eb sjelljes n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e asaj kohe. [\u2026] \u201cme biografi t\u00eb keqe\u201d i kishte mjaft t\u00eb mprehur receptor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb detektuar edhe rrezikun m\u00eb vog\u00ebl q\u00eb mund t\u00eb vinte nga \u00e7do drejtim\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjykoj se k\u00ebta dy Zafer\u00eb nuk mund t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb brenda t\u00eb nj\u00ebjtit personazh dhe se p\u00ebrpjekjet akrobatike t\u00eb autores dhe Artan Putos p\u00ebr t\u00eb simuluar k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb karakteresh inkompatib\u00ebl brenda t\u00eb nj\u00ebjtit personazh jan\u00eb pik\u00ebrisht produkt i kultur\u00ebs s\u00eb simulim manipulimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jam shum\u00eb e interesuar t\u00eb kuptoj si shpjegon Puto n\u00eb pik\u00ebv\u00ebshtrimin e historianit personazhin e gjyshes Nini q\u00eb ai shkruan\u00a0<em>\u201cVinte nga nj\u00eb familje e r\u00ebnd\u00ebsishme funksionar\u00ebsh t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. Me pavar\u00ebsin\u00eb e vendit kthehet n\u00eb atdhe\u201d.<\/em>\u00a0Meqen\u00ebse n\u00eb krye t\u00eb librit ka nj\u00eb dedikim p\u00ebr gjyshen nuk mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nj\u00eb detaj jo pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb historian: viti i lindjes 1918. Duke pasur parasysh k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb, jo vet\u00ebm nj\u00eb historian, por dhe lexuesi i v\u00ebmendsh\u00ebm e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rrit\u00eb heroin\u00ebn e Lea Ypit mes privilegjeve funksionar\u00ebsh t\u00eb perandoris\u00eb osmane dhe ta kthej\u00eb n\u00eb atdhe me pavar\u00ebsin\u00eb, sepse ajo nuk kishte lindur n\u00eb perandori dhe aq m\u00eb pak para pavar\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb fakt tjet\u00ebr kontrovers, mbi t\u00eb cilin nj\u00eb historian do duhej t\u00eb hidhte drit\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe figura e st\u00ebrgjyshit t\u00eb autores,\u00a0<strong>Xhafer Ypi<\/strong>, q\u00eb n\u00eb lib\u00ebr p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb Quisling shqiptar q\u00eb ka mbushur librat e historis\u00eb s\u00eb shkollave. Xhafer Ypi NUK ka qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb librin e historis\u00eb p\u00ebr mosh\u00ebn e autores. Historia fillonte n\u00eb klas\u00eb t\u00eb 6-t\u00eb dhe nuk fillonte me historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb vitit 1939. Pra dhe fragmenti i librit <em>\u201cN\u00eb shkoll\u00eb po m\u00ebsonim p\u00ebr pushtimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga Italia fashiste gjat\u00eb LIIB dhe p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e ish-kryeministrit t\u00eb dhjet\u00eb t\u00eb vendit\u201d<\/em>\u00a0rezulton historikisht i pav\u00ebrtet\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb tutje historiani Artan Puto, q\u00eb supozohet t\u00eb ket\u00eb disa njohuri minimale edhe mbi historin\u00eb e vendeve me tradita liberale, shkruan se libri\u00a0\u201c<em>N\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb deshifruar konceptin e liris\u00eb \u2026 n\u00eb komuniz\u00ebm dhe n\u00eb ekonomin\u00eb liberale t\u00eb tregut\u201d.\u00a0<\/em>Por a mund t\u00eb kishte n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e viteve \u201891-97 trajtuar nga Lea Ypi ekonomi liberale tregu? Historia e vendeve me ekonomi liberale t\u00eb tregut m\u00ebson se liberalizmi nuk lind nga hi\u00e7i, por presupozon tradita qindravje\u00e7are t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ende nuk e kemi as sot. Artan Puto duhet ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb \u00e7far\u00eb traditash trash\u00ebguam nga aparati i shtetit i komunist dhe mund t\u2019i krahasoj\u00eb leht\u00ebsisht ato me traditat liberale, t\u00eb cilat Lea Ypi d\u00ebshmon se nuk i ka kuptuar ende. S\u00eb fundi ajo mban nj\u00eb profesur\u00eb teorie politike dhe ndjek agjenda q\u00eb deklaron hapur tek fal\u00ebnderimet n\u00eb versionin anglisht t\u00eb librit. Nga fal\u00ebnderimet, q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht mungojn\u00eb n\u00eb versionin shqiptar, duket qart\u00eb se hulumtimet historike nuk kan\u00eb qen\u00eb fokusi i autores. Shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb simuluar objektivitet shkencor, si\u00e7 e k\u00ebrkon sht\u00ebpia botuese All Lane, \u00ebsht\u00eb profesura n\u00eb London School. Theksoj se teksti i publikuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\u00a0essay\u00a0filozofike, JO roman i profesores. Prandaj edhe meriton hulumtim pyetja, pse All Lane merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb botoj\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr pa asnj\u00eb referenc\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 fal\u00ebnderimeve t\u00eb k\u00ebtij apo atij agjenti marketingu ose profesori shkencash politike. Nuk \u00ebsht\u00eb tipike p\u00ebr standardet e k\u00ebsaj sht\u00ebpie botuese, librat e s\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb zakonisht dhjet\u00ebra faqe referencash bibliografike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Artan Puto shkruan se\u00a0<em>\u201ct\u00eb flas\u00ebsh ndershm\u00ebrisht p\u00ebr komunizmin duhet JO t\u00eb nisemi nga nj\u00eb pik\u00ebv\u00ebshtrim finalist\u201d.<\/em> Por paradoksalisht thuajse t\u00eb gjitha ngjarjet e librit\u00a0 jan\u00eb t\u00eb nxjerra pik\u00ebrisht nga\u00a0\u00a0k\u00ebndv\u00ebshtrimi finalist i profesores s\u00eb teoris\u00eb politike normative. E vetmja rrethan\u00eb objektive e vepr\u00ebs duket t\u00eb jet\u00eb profesura n\u00eb London School of Economics. K\u00ebt\u00eb gjetje e b\u00ebn dhe autorja britanike NS Ford, e cila\u00a0n\u00eb blogun e saj\u00a0shkruan\u00a0<em>\u201cSome of the content seemed like lectures and indeed I later found out that the author is a political theory professor.\u201d\u00a0<\/em>Ky produkt \u00ebsht\u00eb ekzemplar i kultur\u00ebs s\u00eb simulim manipulimit dhe mendoj se nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb fare t\u00eb shqet\u00ebsojm\u00eb Fatos Lubonj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb na e shpjeguar. Me keqardhje gjykoj se Artan Puto ka p\u00ebrdorur emrin e Fatos Lubonj\u00ebs me q\u00ebllimin e vet\u00ebm t\u00eb manipulimit t\u00eb publikut, duke simuluar se qasja e autores mund t\u00eb p\u00ebrputhet me shijet e Lubonj\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb mua nuk m\u00eb rezulton dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb kontrastuar kultur\u00ebn e simulim manipulimit. Tentativa e Putos p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb monopolin e interpretimit t\u00eb mendimit t\u00eb Fatos Lubonj\u00ebs vet\u00ebm sepse ai ka pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i\u00a0<em>P\u00ebrpjekjes\u00a0<\/em>m\u00eb duket akt abuziv dhe i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, sepse Fatos Lubonja jeton dhe \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb jet\u00ebn publike. Lea Ypi pati \u201cjehon\u00ebn q\u00eb meriton\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri dhe do harrohet shpejt n\u00eb zhurm\u00ebn e koh\u00ebs, sepse p\u00ebrfaq\u00ebson kultur\u00ebn inflacionare t\u00eb simulim manipulimit q\u00eb nuk b\u00ebn m\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje. Nd\u00ebrsa vler\u00ebsimet e ekzagjeruara dhe postulatet e pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb Artan Putos mbi librin do t\u00eb mbeten dhe p\u00ebr mendimin tim jan\u00eb sh\u00ebrbimi m\u00eb i keq q\u00eb nj\u00eb historian mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb vetes.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span> Ky artikull \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <a href=\"https:\/\/peizazhe.com\/2022\/01\/04\/kush-simulon-manipulon\/?fbclid=IwAR1pUV3W4-Z3r6IE0iOoUtt1EHv2Zpq1SEgC6ujfjjgE2gWr8RvCSOTWA8c\"><span style=\"color: #0000ff;\">Peizazhe.com<\/span><\/a><\/span><\/strong><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Iris Toto M\u00eb dat\u00eb 23 dhjetor 2021 n\u00eb portalin e gazet\u00ebs TemA \u00ebsht\u00eb publikuar nj\u00eb recension q\u00eb mban firm\u00ebn e historianit\u00a0Artan Puto, me titullin\u00a0\u201cLea Ypi \u201dT\u00eb lir\u00eb \u2013 t\u00eb rritesh n\u00eb fund t\u00eb historis\u00eb\u201d, ose t\u00eb shoh\u00ebsh veten n\u00eb pasqyr\u00eb.\u201d Ndoshta i vet\u00ebdijsh\u00ebm se aparati i partis\u00eb-shtet nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb diktoj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":495316,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"class_list":["post-495305","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/495305","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=495305"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/495305\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/495316"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=495305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=495305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=495305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}