{"id":493264,"date":"2021-12-22T17:37:57","date_gmt":"2021-12-22T16:37:57","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=493264"},"modified":"2021-12-22T17:43:24","modified_gmt":"2021-12-22T16:43:24","slug":"guvernatori-sejko-deri-kur-do-te-zgjase-efekti-i-rritjes-se-cmimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/12\/22\/guvernatori-sejko-deri-kur-do-te-zgjase-efekti-i-rritjes-se-cmimeve\/","title":{"rendered":"Guvernatori Sejko: Deri kur do t\u00eb zgjas\u00eb efekti i rritjes s\u00eb \u00e7mimeve","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Gent-Sejko.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-493265\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Gent-Sejko.jpg\" alt=\"\" width=\"892\" height=\"538\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Gent-Sejko.jpg 892w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Gent-Sejko-300x181.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Gent-Sejko-768x463.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 892px) 100vw, 892px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Sejko, gjat\u00eb nj\u00eb raportimi p\u00ebr mediet ka folur mbi ecurin\u00eb ekonomike n\u00eb vend, inflacionin dhe nxjerrjen e kartmonedhave t\u00eb reja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Sejko u ndal edhe n\u00eb rritjen e vazhdueshme t\u00eb \u00e7mimeve q\u00eb rrezikon rritjen e inflacionit n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai tha se \u00e7mimet n\u00eb rritje do t\u00eb jen\u00eb deri t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb ri, nd\u00ebrsa m\u00eb pas do t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb reduktime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u00a0\u201cAnaliza e informacionit t\u00eb disponuar tregon vijimin e rikuperimit t\u00eb aktivitetit ekonomik n\u00eb vend, p\u00ebrmir\u00ebsimin e treguesve t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs, por dhe nj\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb inflacionit gjat\u00eb dy muajve t\u00eb fundit. Rritja e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs, t\u00eb energjis\u00eb dhe t\u00eb ushqimeve n\u00eb tregun bot\u00ebror, ka filluar t\u00eb pasqyrohet \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte dhe indirekte \u2013 n\u00eb \u00e7mimet e artikujve t\u00eb konsumit n\u00eb vend. K\u00ebto goditje jan\u00eb krijuar nga nj\u00eb zhbalancim i p\u00ebrkohsh\u00ebm i k\u00ebrkes\u00ebs dhe ofert\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto rrethana, efekti i tyre do t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm dhe gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit n\u00eb vazhdim, por \u2013 m\u00eb tej \u2013 ai do t\u00eb vij\u00eb drejt reduktimit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb skenarin baz\u00eb, konvergimi i ekonomis\u00eb n\u00eb ekuilib\u00ebr dhe reduktimi i efektit t\u00eb goditjeve t\u00eb ofert\u00ebs do t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb kthimin e inflacionit n\u00eb objektiv, gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vitit 2022.\u201d<\/em>&#8211; tha Sejko.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kursi i k\u00ebmbimit sipas tij ka pasur luhatje t\u00eb dy kahshme, nd\u00ebrsa shtoi se 2 vitet e fundit kan\u00eb qen\u00eb sfiduese p\u00ebr ekonomin\u00eb, ndikuar nga prezenca e pandemis\u00eb n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Fjala e plot\u00eb e Sejkos:<\/strong><strong><br \/>\n<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb medias,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sot, n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 22 dhjetor 2021, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mori n\u00eb shqyrtim dhe miratoi Raportin e Nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb Politik\u00ebs Monetare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Analiza e informacionit t\u00eb disponuar tregon vijimin e rikuperimit t\u00eb aktivitetit ekonomik n\u00eb vend, p\u00ebrmir\u00ebsimin e treguesve t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs, por dhe nj\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb inflacionit gjat\u00eb dy muajve t\u00eb fundit. Rritja e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs, t\u00eb energjis\u00eb dhe t\u00eb ushqimeve n\u00eb tregun bot\u00ebror, ka filluar t\u00eb pasqyrohet \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte dhe indirekte \u2013 n\u00eb \u00e7mimet e artikujve t\u00eb konsumit n\u00eb vend. K\u00ebto goditje jan\u00eb krijuar nga nj\u00eb zhbalancim i p\u00ebrkohsh\u00ebm i k\u00ebrkes\u00ebs dhe ofert\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto rrethana, efekti i tyre do t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm dhe gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit n\u00eb vazhdim, por \u2013 m\u00eb tej \u2013 ai do t\u00eb vij\u00eb drejt reduktimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb skenarin baz\u00eb, konvergimi i ekonomis\u00eb n\u00eb ekuilib\u00ebr dhe reduktimi i efektit t\u00eb goditjeve t\u00eb ofert\u00ebs do t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb kthimin e inflacionit n\u00eb objektiv, gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vitit 2022.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bazuar n\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs vler\u00ebsoi se q\u00ebndrimi aktual i politik\u00ebs monetare mbetet i p\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vijim, m\u00eb lejoni t\u00eb sqaroj m\u00eb n\u00eb detaje konkluzionet e Raportit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">***<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Informacioni i ri i marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrputhje me pritjet tona.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Inflacioni n\u00eb vend sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb, duke kapur vler\u00ebn 3.1% n\u00eb muajin n\u00ebntor. Trendi rrit\u00ebs i inflacionit gjat\u00eb vitit 2021 \u00ebsht\u00eb diktuar nga rritja e k\u00ebrkes\u00ebs, e pun\u00ebsimit dhe e pagave. Megjithat\u00eb, rritja e inflacionit gjat\u00eb tremujorit t\u00eb kat\u00ebrt pasqyron kryesisht efektin e rritjes s\u00eb ndjeshme t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve, t\u00eb naft\u00ebs dhe t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb tregjet bot\u00ebrore. Kjo goditje pritet ta mbaj\u00eb inflacionin mbi objektivin ton\u00eb gjat\u00eb muajve n\u00eb vijim. M\u00eb tej, ne presim riekuilibrimin e raportit k\u00ebrkes\u00eb-ofert\u00eb n\u00eb tregjet bot\u00ebrore, zgjidhjen e problemeve logjistike dhe stabilizimin e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb. Kjo ecuri do t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb presionet inflacioniste dhe do t\u00eb reduktoj\u00eb efektin e \u00e7mimeve t\u00eb huaja n\u00eb inflacionin n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Aktiviteti ekonomik \u00ebsht\u00eb rritur me ritme t\u00eb shpejta gjat\u00eb vitit 2021, dhe burimet e rritjes kan\u00eb pasur nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Prodhimi i brendsh\u00ebm bruto u zgjerua me 11.7% n\u00eb gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb, i nxitur nga rritja e konsumit dhe e investimeve, private e publike, si dhe nga rritja e eksporteve t\u00eb mallrave dhe sh\u00ebrbimeve. Ndon\u00ebse informacioni i ri mbetet i pjessh\u00ebm dhe i t\u00ebrthort\u00eb, ai sugjeron rritje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb gjasht\u00ebmujorin e dyt\u00eb. Megjithat\u00eb, nd\u00ebrsa efekti i fort\u00eb i baz\u00ebs krahasuese me vitin 2020 do t\u00eb vij\u00eb drejt reduktimit, normat e rritjes ekonomike priten t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe t\u00eb luhaten rreth nivelit potencial.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zgjerimi i aktivitetit ekonomik \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me p\u00ebrmir\u00ebsimin e tregut t\u00eb pun\u00ebs. Gjat\u00eb tremujorit t\u00eb tret\u00eb, pun\u00ebsimi u rrit me 0.7%, shkalla e papun\u00ebsis\u00eb zbriti n\u00eb 11.3%, nd\u00ebrsa paga mesatare sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje vjetore prej 6.9%. P\u00ebrmir\u00ebsimi i treguesve t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs dhe rritja e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr pun\u00eb e raportuar nga bizneset sugjerojn\u00eb se presionet p\u00ebr rritjen e pagave do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb forcohen n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rritja ekonomike \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga rritja e besimit n\u00eb ekonomi, nga p\u00ebrmir\u00ebsimi i ambientit t\u00eb huaj, si dhe nga politikat e brendshme stimuluese ekonomike. Kjo gam\u00eb e gjer\u00eb faktor\u00ebsh premton nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri t\u00eb rritjes ekonomike n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Politika monetare stimuluese ka ulur kostot e financimit, ka nxitur rritjen e kredis\u00eb dhe ka ndihmuar n\u00eb leht\u00ebsimin e gjendjes financiare t\u00eb huamarr\u00ebsve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ajo ka mb\u00ebshtetur zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe ka krijuar parakushtet p\u00ebr kthimin e inflacionit n\u00eb objektiv.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Normat e interesit t\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr bizneset dhe individ\u00ebt kan\u00eb mbetur n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta, n\u00eb reflektim t\u00eb gjendjes s\u00eb mir\u00eb t\u00eb likuiditetit, primeve t\u00eb p\u00ebrmbajtura t\u00eb rrezikut dhe p\u00ebrqasjes mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb bankave p\u00ebr klient\u00ebt e tyre. Po ashtu, kursi i k\u00ebmbimit \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga luhatje t\u00eb dykahshme gjat\u00eb dy muajve t\u00eb fundit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kredia bankare ka regjistruar norma t\u00eb larta rritjeje, duke mb\u00ebshtetur gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb rritjen e konsumit dhe t\u00eb investimeve. V\u00ebllimi i kredis\u00eb p\u00ebr sektorin privat regjistroi nj\u00eb rritje vjetore me 11% n\u00eb muajin n\u00ebntor. Rritja e kredis\u00eb v\u00ebrehet si tek bizneset dhe individ\u00ebt, si p\u00ebr q\u00ebllime investimi ashtu edhe p\u00ebr mbulimin e nevojave afatshkurtra, si n\u00eb lek\u00eb edhe n\u00eb valut\u00eb. Rritja e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr kredi, e raportuar tek vrojtimi i aktivitetit kreditues, leht\u00ebsimi i kushteve t\u00eb kreditimit, dhe sh\u00ebndeti i mir\u00eb i industris\u00eb bankare sugjeron p\u00ebr nj\u00eb ecuri t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb vazhdim. N\u00eb ve\u00e7anti, r\u00ebnia n\u00eb nivelin 6.2% e raportit t\u00eb kredive me probleme n\u00eb muajin n\u00ebntor, ilustron si rritjen e aft\u00ebsis\u00eb paguese t\u00eb bizneseve dhe familjeve ashtu dhe sh\u00ebndetin e p\u00ebrmir\u00ebsuar t\u00eb bilanceve t\u00eb sektorit bankar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rritja e shpejt\u00eb e t\u00eb ardhurave dhe zbutja e ritmit t\u00eb rritjes s\u00eb shpenzimeve primare, kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb ngadal\u00ebsim t\u00eb impulsit fiskal gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit. Megjithat\u00eb, niveli i lart\u00eb i akumuluar i shpenzimeve dhe i deficitit buxhetor n\u00eb muajin dhjetor, n\u00ebnkupton nj\u00eb rritje t\u00eb mundshme t\u00eb stimulit fiskal n\u00eb ekonomi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Banka e Shqip\u00ebris\u00eb gjykon se konsolidimi i politik\u00ebs fiskale n\u00eb t\u00eb ardhmen \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm i arsyesh\u00ebm, n\u00eb kushtet e forcimit t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes, po edhe i nevojsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb rritur hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrballimin e goditjeve potenciale n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe fuqizimin e stabilitetit makroekonomik t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Politika fiskale stimuluese ka mb\u00ebshtetur rritjen e ekonomis\u00eb, ndon\u00ebse n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Rritja e shpejt\u00eb e t\u00eb ardhurave dhe zbutja e ritmeve t\u00eb rritjes s\u00eb shpenzimeve primare, kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb ngadal\u00ebsim t\u00eb impulsit fiskal gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit. Megjithat\u00eb, niveli i lart\u00eb i akumuluar i shpenzimeve dhe i deficitit buxhetor n\u00eb muajin dhjetor, n\u00ebnkupton nj\u00eb rritje t\u00eb mundshme t\u00eb stimulit fiskal n\u00eb ekonomi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">***<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Projeksionet tona p\u00ebr t\u00eb ardhmen mbeten pozitive. N\u00eb afatin e mes\u00ebm, rritja e ekonomis\u00eb pritet t\u00eb mb\u00ebshtetet nga kushtet e favorshme t\u00eb financimit, p\u00ebrmir\u00ebsimi i besimit dhe i bilanceve t\u00eb sektorit privat, dhe nga normalizimi gradual i aktivitetit ekonomik n\u00eb vendet partnere. K\u00ebta faktor\u00eb pritet t\u00eb nxitin rritjen e konsumit, t\u00eb investimeve dhe t\u00eb eksporteve. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do t\u00eb shoq\u00ebrohet me rritjen m\u00eb dinamike t\u00eb pun\u00ebsimit, pagave dhe t\u00eb kostove t\u00eb tjera t\u00eb prodhimit, duke forcuar presionet e brendshme inflacioniste. I mb\u00ebshtetur prej tyre, inflacioni parashikohet t\u00eb kthehet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme tek objektivi 3% n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022, dhe t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb pran\u00eb tij n\u00eb afatin e mes\u00ebm. Nga ana tjet\u00ebr, goditjet e huaja t\u00eb ofert\u00ebs do t\u00eb diktojn\u00eb vlera t\u00eb inflacionit mbi objektiv n\u00eb afatin e shkurt\u00ebr, por efekti i tyre pritet t\u00eb jet\u00eb gjithsesi kalimtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Balanca e rreziqeve rreth inflacionit shfaqet e zhvendosur p\u00ebr lart n\u00eb afatin e shkurt\u00ebr dhe e balancuar n\u00eb afatin e mes\u00ebm. Nga nj\u00ebra an\u00eb, nj\u00eb rritje m\u00eb e shpejt\u00eb apo m\u00eb e gjat\u00eb n\u00eb koh\u00eb e \u00e7mimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe nj\u00eb rit\u00ebm m\u00eb i ngadalt\u00eb i konsolidimit fiskal, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreziqe t\u00eb kahut t\u00eb sip\u00ebrm mbi inflacionin. Nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbje m\u00eb e ngadalt\u00eb e ekonomis\u00eb bot\u00ebrore dhe shqiptare, si pasoj\u00eb e zgjatjes n\u00eb koh\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb apo e shtr\u00ebngimit t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb kushteve monetare n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrb\u00ebn rrezik t\u00eb kahut t\u00eb posht\u00ebm mbi inflacionin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">***<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke gjykuar mbi sa m\u00eb sip\u00ebr, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vler\u00ebsoi se q\u00ebndrimi aktual i politik\u00ebs monetare mbetet i p\u00ebrshtatsh\u00ebm. Stimuli monetar ndihmon rritjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr mallra dhe sh\u00ebrbime, kompenson reduktimin e pritur t\u00eb stimulit fiskal, dhe krijon premisa p\u00ebr rritjen e pun\u00ebsimit, t\u00eb pagave dhe t\u00eb inflacionit n\u00eb linj\u00eb me objektivin ton\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs vendosi:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">t\u00eb ler\u00eb t\u00eb pandryshuar norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit, n\u00eb nivelin 0.5%;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">t\u00eb ler\u00eb t\u00eb pandryshuar normat e interesit t\u00eb depozitave dhe t\u00eb kredive nj\u00ebditore, respektivisht n\u00eb nivelin 0.1% dhe 0.9%.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs vler\u00ebson se p\u00ebrmbushja e objektivit t\u00eb inflacionit n\u00eb afatin e mes\u00ebm do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb normalizimin gradual t\u00eb politik\u00ebs monetare gjat\u00eb periudh\u00ebs n\u00eb vijim. Ky normalizim pritet t\u00eb filloj\u00eb gjat\u00eb tremujor\u00ebve n\u00eb vijim. Reduktimi i stimulit monetar garanton respektimin e objektivit ton\u00eb t\u00eb inflacionit dhe krijon premisa p\u00ebr nj\u00eb rritje m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme ekonomike n\u00eb afatin e mes\u00ebm e t\u00eb gjat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjithat\u00eb, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs v\u00ebren se balanca e rreziqeve rreth inflacionit vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb kahun e sip\u00ebrm, e diktuar nga koh\u00ebzgjatja dhe intensiteti i goditjes s\u00eb ofert\u00ebs n\u00eb tregjet bot\u00ebrore. Sa m\u00eb sip\u00ebr, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs thekson se do t\u00eb monitoroj\u00eb me kujdes ecurin\u00eb e inflacionit dhe t\u00eb faktor\u00ebve p\u00ebrcaktues t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb siguruar \u2013 n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb \u2013 p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e q\u00ebndrimit t\u00eb politik\u00ebs monetare me arritjen e objektivit t\u00eb inflacionit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">***<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb medias,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb mbyllje t\u00eb k\u00ebtij komunikimi, duke p\u00ebrfituar dhe nga fakti se ky takim \u00ebsht\u00eb i fundit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, m\u00eb lejoni t\u00eb ndaj me ju nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb vitit q\u00eb po lem\u00eb pas.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dy vitet e fundit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paprecedenta dhe sfiduese p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Megjithat\u00eb, me k\u00ebnaq\u00ebsi konstatoj se institucioni diti t\u00eb ngrihet n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e sfidave dhe p\u00ebrmbushi me sukses detyrat e tij ligjore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si\u00e7 e p\u00ebrmenda edhe n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs sime, politika monetare stimuluese e ndjekur nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb procesin e rikuperimit t\u00eb ekonomis\u00eb, pas goditjes s\u00eb pandemis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjithat\u00eb, kjo politik\u00eb \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb vendimmarrje intensive t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb mbik\u00ebqyrjes, licencimit dhe rregullimit t\u00eb veprimtaris\u00eb bankare. Thelbi i aktivitetit ton\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebs ka qen\u00eb rishikimi i kuadrit rregullator, p\u00ebr t\u00eb minimizuar pasojat e krijuara nga pandemia, por dhe vijimi i pun\u00ebs p\u00ebr konvergjenc\u00ebn e rregulloreve dhe praktikave tona t\u00eb pun\u00ebs me standardet m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb kontekstin e pandemis\u00eb, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">miratoi pezullimin deri n\u00eb fund t\u00eb muajit dhjetor 2021, t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb fitimit t\u00eb vitit 2020 dhe t\u00eb fitimit q\u00eb do t\u00eb realizohet gjat\u00eb vitit 2021 n\u00eb industrin\u00eb bankare;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">zbatoi disa ndryshime t\u00eb p\u00ebrkohshme rregullatore, t\u00eb cilat shtyn\u00eb pagesat e k\u00ebsteve apo leht\u00ebsuan procesin e ristrukturimit t\u00eb kredive, p\u00ebr ato biznese dhe individ\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare nga pandemia.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Paralelisht me to, gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka vijuar pun\u00ebn p\u00ebr zbatimin e detyrave t\u00eb saj n\u00eb kuadrin e licencimit, mbik\u00ebqyrjes dhe rregullimit t\u00eb sektorit bankar. Gjej me vend t\u00eb theksoj progresin e m\u00ebtejsh\u00ebm q\u00eb sh\u00ebnuam n\u00eb fush\u00ebn e konsolidimit t\u00eb industris\u00eb bankare me: p\u00ebrthithjen e propozuar t\u00eb Bank\u00ebs Alfa nga Banka OTP; vazhdimin e bashk\u00ebpunimit me autoritetet homologe, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kolegjeve mbik\u00ebqyr\u00ebse dhe luft\u00ebs ndaj pastrimit t\u00eb parave; si dhe vijimin e pun\u00ebs p\u00ebr hartimin dhe rishikimin e kuadrit rregullator mbik\u00ebqyr\u00ebs, duke synuar p\u00ebrafrimin e tij t\u00eb vazhduesh\u00ebm me acquis t\u00eb BE-s\u00eb dhe standardet e Komitetit t\u00eb Bazelit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dy vitet e fundit kan\u00eb sh\u00ebnuar zhvillime edhe n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb banka, duke plot\u00ebsuar kuadrin rregullator dhe metodologjik t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme me akte t\u00eb tjera n\u00ebnligjore dhe dokumente metodologjike, n\u00eb harmoni me kuadrin rregullator evropian, si dhe duke p\u00ebrgatitur t\u00eb plota planet e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb gjitha bankat e sektorit bankar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fush\u00ebn e sistemeve t\u00eb pagesave v\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar p\u00ebrmbushjes s\u00eb objektivit strategjik p\u00ebr nxitjen e p\u00ebrfshirjes financiare t\u00eb popullsis\u00eb dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb instrumenteve elektronike t\u00eb pagesave. Nd\u00ebrhyrjet ligjore e rregullatore, zhvillimet infrastrukturore t\u00eb nd\u00ebrmarra nga viti 2018 deri tani, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Pagesave me Vler\u00eb t\u00eb Vog\u00ebl, si dhe operacionalizimi i sistemit t\u00eb shlyerjes s\u00eb pagesave n\u00eb Euro brenda vendit, kan\u00eb rezultuar t\u00eb suksessh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb impakti i tyre pritet t\u00eb b\u00ebhet dhe m\u00eb i preksh\u00ebm n\u00eb vitet n\u00eb vijim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka vijuar pun\u00ebn p\u00ebr administrimin e rezerv\u00ebs valutore, n\u00eb p\u00ebrputhje me objektivat baz\u00eb t\u00eb investimit t\u00eb saj: likuiditetit dhe siguris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, gjej me vend t\u00eb theksoj se gjat\u00eb vitit 2021 u finalizua n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes s\u00eb re me Bank\u00ebn Qendrore Evropiane, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Banka e Franc\u00ebs, p\u00ebr aprovimin e nj\u00eb linje krediti t\u00eb kolateralizuar p\u00ebr shum\u00ebn 400 milion\u00eb euro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e krijuara, p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka vazhduar t\u00eb kontribuoj\u00eb me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri n\u00eb procesin e integrimit evropian t\u00eb vendit, n\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet e tij. M\u00eb konkretisht, \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb shkall\u00eb e lart\u00eb plot\u00ebsimi angazhimesh q\u00eb rrjedhin nga Plani Komb\u00ebtar i Integrimit t\u00eb Vendit, si dhe nj\u00eb pjes\u00ebmarrje aktive n\u00eb t\u00eb gjitha takimet me n\u00ebnkomitetet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb BE-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Komunikimi me publikun ka qen\u00eb nj\u00eb prioritet konstant i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb pun\u00ebs son\u00eb ka qen\u00eb edhe mbetet zbatimi i nj\u00eb politike komunikimi t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe transparente, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohet q\u00eb detyrat dhe aktivitetet e institucionit t\u00eb kuptohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nga publiku i gjer\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Banka Komb\u00ebtare e Austris\u00eb, n\u00eb raportin e saj me titull \u201cFokus mbi Integrimin Ekonomik Evropian\u201d p\u00ebr tremujorin e dyt\u00eb 2021, ku ka analizuar transparenc\u00ebn dhe komunikimin e bankave qendrore t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore, Lindore dhe Juglindore me publikun, e ka renditur Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vendin e par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Emetimi i kart\u00ebmonedh\u00ebs, siguria fizike e saj dhe miradministrimi i paras\u00eb fizike, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb veprimtaris\u00eb son\u00eb. Banka e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrballoi me sukses situat\u00ebn e emergjenc\u00ebs t\u00eb krijuar p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb. N\u00eb muajin qershor 2021, u n\u00ebnshkrua me BQE-n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr mbrojtjen e kart\u00ebmonedh\u00ebs Euro nga falsifikimi, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb pjes\u00eb integrale t\u00eb procesit evropian n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr falsifikimit t\u00eb kart\u00ebmonedhave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po ashtu, ne kemi vijuar pun\u00ebn p\u00ebr plot\u00ebsimin e seris\u00eb se re t\u00eb kart\u00ebmonedhave. N\u00eb muajin qershor t\u00eb vitit 2021 u hodh\u00ebn ne qarkullim edhe 2 prerje t\u00eb tjera, ato 1,000 dhe 10,000 Lek\u00eb. Shtimi i k\u00ebsaj t\u00eb fundit, pra i kart\u00ebmonedh\u00ebs me prerjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vler\u00ebn 10,000 Lek\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn edhe nj\u00eb risi n\u00eb procesin e prodhimit t\u00eb paras\u00eb son\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, vlen t\u00eb theksohet se n\u00eb vitin 2021, kemi prodhuar edhe 2 kart\u00ebmonedhat e fundit t\u00eb seris\u00eb, ato me prerje 500 dhe 2000 Lek\u00eb, t\u00eb cilat pritet t\u00eb hidhen n\u00eb qarkullim n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, duke realizuar p\u00ebrfundimisht kompletimin e seris\u00eb son\u00eb t\u00eb re t\u00eb kart\u00ebmonedhave, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 6 prerje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke filluar nga data 17 janar 2022, kart\u00ebmonedhat e reja do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb duart e publikut dhe do t\u00eb qarkullojn\u00eb paralelisht me kart\u00ebmonedhat e seris\u00eb aktuale. Ato jan\u00eb dizajnuar dhe prodhuar me teknologjin\u00eb m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb fush\u00ebs dhe jan\u00eb t\u00eb pajisura me elemente bashk\u00ebkohore dhe t\u00eb sofistikuara sigurie.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrmbushja e objektivave dhe rezultatet e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk do t\u00eb ishin t\u00eb mundura pa vizionin, lidershipin dhe p\u00ebrkushtimin e K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs. Ky K\u00ebshill ka garantuar mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebs s\u00eb institucionit, si dhe ka orientuar e udh\u00ebhequr hartimin e Strategjis\u00eb Afatmesme t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb pun\u00ebn e tij, K\u00ebshilli \u00ebsht\u00eb asistuar dhe nga Auditimi i Brendsh\u00ebm. Ky funksion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm u certifikua n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb auditimit t\u00eb brendsh\u00ebm, si dhe p\u00ebrmbushi angazhimet e planifikuara t\u00eb auditimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb p\u00ebrfundim, p\u00ebrfitoj nga rasti t\u00eb theksoj se Banka e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebse e kujdesshme e realitetit ekonomik dhe financiar t\u00eb vendit. Shum\u00eb sfida mbeten ende para nesh, por ajo q\u00eb konstatoj me k\u00ebnaq\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se institucioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me to.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke shpresuar se viti 2022 do t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrfundimin e pandemis\u00eb dhe kthimin n\u00eb normalitet t\u00eb jet\u00ebs sociale dhe ekonomike, m\u00eb lejoni t\u00eb theksoj se Banka e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht e angazhuar p\u00ebr marrjen e masave adekuate n\u00eb p\u00ebrmbushjen e misionit t\u00eb saj ligjor!<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Sejko, gjat\u00eb nj\u00eb raportimi p\u00ebr mediet ka folur mbi ecurin\u00eb ekonomike n\u00eb vend, inflacionin dhe nxjerrjen e kartmonedhave t\u00eb reja. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Sejko u ndal edhe n\u00eb rritjen e vazhdueshme t\u00eb \u00e7mimeve q\u00eb rrezikon rritjen e inflacionit n\u00eb vend. Ai tha se \u00e7mimet n\u00eb rritje do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":493265,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-493264","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/493264","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=493264"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/493264\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/493265"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=493264"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=493264"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=493264"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}