{"id":491841,"date":"2021-12-16T12:11:14","date_gmt":"2021-12-16T11:11:14","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=491841"},"modified":"2021-12-16T12:11:14","modified_gmt":"2021-12-16T11:11:14","slug":"tabaku-per-aferen-e-inceneratoreve-po-zbulojme-se-paska-hajdute-2-metra-do-vazhdojme-hetimin-ne-komision-paralelisht-me-spak-un","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/12\/16\/tabaku-per-aferen-e-inceneratoreve-po-zbulojme-se-paska-hajdute-2-metra-do-vazhdojme-hetimin-ne-komision-paralelisht-me-spak-un\/","title":{"rendered":"Tabaku p\u00ebr afer\u00ebn e incenerator\u00ebve: Po zbulojm\u00eb se paska hajdut\u00eb 2 metra, do vazhdojm\u00eb hetimin n\u00eb Komision paralelisht me SPAK-un","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/TABAKI.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-491842\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/TABAKI.jpg\" alt=\"\" width=\"836\" height=\"424\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/TABAKI.jpg 836w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/TABAKI-300x152.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/TABAKI-768x390.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 836px) 100vw, 836px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebnkryetarja e PD-s\u00eb Jorida Tabaku ka folur n\u00eb seanc\u00ebn plenare n\u00eb Kuvend lidhur me afer\u00ebn e incenerator\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo kujton se ka qen\u00eb ajo q\u00eb e ka thirrur ish-ministrin e Energjetik\u00ebs Damian Gjiknurin n\u00eb Interpelanc\u00eb, at\u00ebhere kur shum\u00eb pas njer\u00ebz besonin se kishte nj\u00eb afer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tabaku shprehet se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, por edhe kryeministri Edi Rama, dy ish-ministrat e Financavve dhe t\u00eb Energjetik\u00ebs Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, si dhe kryebashkiak\u00ebt Erion Veliaj, Qazim Sejdini dhe Armando Subashi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mes t\u00eb tjerash, Tabaku ka deklaruar se Komisioni Hetimor i drejtuar prej saj do t\u00eb hetoj\u00eb paralelisht me SPAK-un. Ajo paralajm\u00ebroi \u00e7do drejtues institucioni shtet\u00ebror dhe privat q\u00eb refuzon t\u2019i p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave t\u00eb komisionit se do p\u00ebrballet me ligjin.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">FJALIMI I TABAKUT<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kur kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb nga kjo foltore ftova n\u00eb interpelanc\u00eb ish-ministrin e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjitik\u00ebs, z. Damian Gjiknuri, pakkush e besonte se afera e incenerator\u00ebve do mbante kaq er\u00eb. Asokohe pak dihej p\u00ebr incenerator\u00ebt, por me aq pak sa kishim njohuri dhe kishim dokumente n\u00eb dispozicion mund\u00ebm t\u00eb evidentojm\u00eb shkelje t\u00eb turpshme q\u00eb flisnin qart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb afer\u00eb korruptive dhe kriminale n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ende m\u00eb kujtohet se sa leht\u00ebsisht dhe mendjemadh\u00ebsi e kishte trajtuar qeveria at\u00eb skem\u00eb dhe afer\u00eb korruptive. Po ta shoh\u00ebsh k\u00ebt\u00eb afer\u00eb t\u00eb incenerator\u00ebve t\u00eb duket si simfonia e korrupsionit. Gjith\u00e7ka nis si sot 7 vjet m\u00eb par\u00eb, ku qeveria shqiptare nd\u00ebrmori nj\u00eb akt t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin Guiness.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Aplikoi nj\u00eb super procedur\u00eb me 17 hapa brenda nj\u00eb dite p\u00ebr t\u00eb kuror\u00ebzuar kompanin\u00eb e krijuar as tre muaj p\u00ebrpara dh\u00ebnies s\u00eb koncesionit me vler\u00eb 100 mij\u00eb lek\u00eb si fituese t\u00eb 22 mln eurove nga taksat e shqiptar\u00ebve. K\u00ebshtu, me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit kompania Albtek Energy do t\u00eb fitonte nj\u00eb kontrat\u00eb me \u00e7el\u00ebsa n\u00eb dor\u00eb me vler\u00ebn e 22 milion\u00eb eurove q\u00eb do t\u00eb shkonin n\u00eb xhepin e Stela Gugallja. Forma e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb ajo e \u00e7el\u00ebsave n\u00eb dor\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se kompania e Stela Gugalljas do t\u00eb merrte pagesat sapo t\u00eb firmoste kontrat\u00ebn q\u00eb u firmos po n\u00eb at\u00eb dit\u00eb q\u00eb u fitua gara q\u00eb nuk ishte as gar\u00eb. Mendoni q\u00eb i keni par\u00eb t\u00eb gjitha? Gaboheni!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si nj\u00eb simfoni q\u00eb vjen me rritje edhe qeveria vendosi q\u00eb t\u00eb abuzoj\u00eb s\u00ebrishmi me pushtetin e saj korruptiv duke i dhuruar nj\u00eb tjet\u00ebr incenerator nj\u00eb kompanie me emrin Integrated Technology \u00cbaste Treatment Fier n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Klodian Zotos por q\u00eb ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb me kompanin\u00eb e Stela Gugallja. K\u00ebt\u00eb vit deputet\u00ebt e Fierit nga PS dhe nga PD do t\u00eb jen\u00eb mbushur me mesazhe p\u00ebr gjendjen katastrofale t\u00eb Fierit q\u00eb u mbyt nga plehrat e djegura.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Inceneratori ka marr\u00eb mbi 22 milion\u00eb euro dhe ende sot e k\u00ebsaj dite \u00ebsht\u00eb i mbyllur, nuk punon. Dhe pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur dikush mendon q\u00eb qeveria ka z\u00ebn\u00eb mend, pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb qeveria jep nj\u00eb tjet\u00ebr koncesion t\u00eb incenerator\u00ebve. Ky \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt qershia mbi tort\u00eb, inceneratori i Tiran\u00ebs. Krijesa m\u00eb monstruoze e korrupsionit, q\u00eb sipas kontrat\u00ebs reale do t\u2019i kushtoj\u00eb shqiptar\u00ebve 430 mln euro. Kush e fitoi? Kush tjet\u00ebr p\u00ebrpos se njeriut q\u00eb fshihet pas Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas, i mir\u00ebnjohuri Klodian Mirel M\u00ebrtiri. I cili vet\u00eb ai fsheh pas tij peshqit e m\u00ebdhenj t\u00eb k\u00ebsaj historie. N\u00eb Samitin e Demokracis\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, Sekretarja e Thesarit Janet Yellen e p\u00ebrkufizoi k\u00ebshtu korrupsionin: \u2018Korrupsioni n\u00eb fund t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj forme e alkimis\u00eb financiare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shnd\u00ebrrim i fuqis\u00eb n\u00eb para t\u00eb pist\u00eb apo e parave t\u00eb pista n\u00eb pushtet dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai ta mund\u00ebsoj\u00eb at\u00eb transformim, ka nevoj\u00eb p\u00ebr aktor\u00ebt e k\u00ebqij si nd\u00ebrmjet\u00ebs, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend ku t\u00eb vendos\u00eb parat\u00eb e pista; pra ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kompani guask\u00eb\u2026\u2019<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Koncesioni i incenerator\u00ebve i ka t\u00eb gjitha element\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrm. Ka njer\u00ebz t\u00eb pushtetet q\u00eb kan\u00eb shnd\u00ebrruar pushtetin e tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar para n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, ka njer\u00ebz me para t\u00eb pista q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur parat\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb krijuar kompani offshore q\u00eb pastrojn\u00eb ato para. Ka biznesmen\u00eb me lidhje me politikan\u00eb t\u00eb korruptuar p\u00ebr t\u00eb ngritur biznese fiktive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E gjith\u00eb skema e incenerator\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se nj\u00eb hart\u00eb e operimit e nj\u00eb Grupi t\u00eb Strukturuar Kriminal. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye askush nga ne sot nuk \u00ebsht\u00eb i g\u00ebzuar q\u00eb SPAK ka arrestuar Lefter Kok\u00ebn, q\u00eb padyshim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb. Pasi \u00e7dokush prej nesh, p\u00ebrfshir\u00eb edhe an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij parlamenti e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb Lefter Koka nuk \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb. Mjafton t\u2019ju p\u00ebrmend se sot n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve duhet t\u00eb jet\u00eb edhe deputeti Alqi Bllako q\u00eb \u00ebsht\u00eb zbuluar se ka nj\u00eb lidhje korruptive sepse babai i tij ka p\u00ebrfituar miliona n\u00eb form\u00eb n\u00ebn-kontraktimi nga kompanit\u00eb e incenerator\u00ebve kur Bllako ishte sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Ministrin\u00eb e Kok\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mjafton t\u00eb p\u00ebrmendim se Zv Kryeministri Arben Ahmetaj ka udh\u00ebtuar me Klodian Mirel M\u00ebrtirin dhe t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai ka p\u00ebrfituar nga nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb edhe Arben Ahmetaj e ka provuar 3 her\u00eb. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb q\u00eb Sekretari Organizativ i PS-s\u00eb, Damian Gjiknuri ka qen\u00eb edhe ai n\u00eb udh\u00ebtime me Klodian Mirel M\u00ebrtirin dhe po ai ka dh\u00ebn\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtyre incenerator\u00ebve. Madje ai ka dh\u00ebn\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb edhe p\u00ebr shitjen e energjis\u00eb q\u00eb ato gjoja do prodhonin. E mbi t\u00eb gjitha, askush nuk harron se si kryeministri Edi Rama doli personalisht n\u00eb media p\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebt\u00eb afer\u00eb korruptive dhe kriminale. T\u00eb gjith\u00ebve na kujtohet se si\u00a0 n\u00eb resht p\u00ebr nj\u00eb i vendosi socialist\u00ebt p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar tek inceneratori i Elbasanit q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb \u2018sken\u00eb krimi\u2019. Prandaj sot, pakkush nga ne \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur jo vet\u00ebm sepse p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po zbulojm\u00eb q\u00eb ka \u2018hajdut dy metra\u2019 por sepse fatkeq\u00ebsisht ky \u2018hajdut dy metra\u2019 vazhdon t\u00eb na b\u00ebj\u00eb rolin e njeriut q\u00eb nuk di. Sot, p\u00ebrpos Lefter Kok\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg e p\u00ebrpos Zotos, Gugalljas dhe M\u00ebrtirit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim duhet t\u00eb kishim p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb gjith\u00eb grupin e strukturuar kriminal q\u00eb ka vrar\u00eb mushk\u00ebrit\u00eb e buxhetit me mbi 430 mln euro vjedhje dhe ato t\u00eb shqiptar\u00ebve me plehrat q\u00eb djeg. Sot, p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb ishin n\u00eb rresht p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebsia e t\u00eb korruptuarve duke nisur nga Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Qazim Sejdini dhe Armando Subashi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto hallka t\u00eb munguara t\u00eb nj\u00eb hetimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende i pap\u00ebrfunduar p\u00ebrderisa nuk ka p\u00ebrpara bank\u00ebs s\u00eb t\u00eb akuzuarve k\u00ebta persona p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krimin n\u00eb fjal\u00eb. P\u00ebr mbi kat\u00ebr vite ky grup i strukturuar kriminal ka drejtuar \u00e7do devijim t\u00eb v\u00ebmendjes mediatike ndaj denoncimeve q\u00eb PD ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr incenerator\u00ebt. K\u00ebta njer\u00ebz kan\u00eb sulmuar dhe k\u00ebrc\u00ebnuar jo vet\u00ebm mediat por edhe deputet\u00eb t\u00eb PD, qytetar\u00eb q\u00eb i shoq\u00ebronin k\u00ebto deputet\u00eb pasi e mendonin veten t\u00eb papreksh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si kryetare e Komisionit Hetimor p\u00ebr Incenerator\u00ebt e shpreh qart\u00eb dhe publikisht se do t\u00eb vazhdojm\u00eb hetimin e k\u00ebsaj afere korruptive paralelisht me prokurorin\u00eb SPAK. Prandaj dua t\u00eb paralajm\u00ebroj k\u00ebdo institucion shtet\u00ebror apo privat q\u00eb refuzon t\u2019i p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave t\u00eb k\u00ebtij komisioni q\u00eb jan\u00eb ngritur mbi ligjet dhe kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se do t\u2019i p\u00ebrgjigjemi me t\u00eb gjitha mjetet ligjore. Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb se si jan\u00eb vjedhur dhe nga kush jan\u00eb vjedhur milionat e eurove n\u00eb form\u00ebn e incenerator\u00ebve. Shqip\u00ebria e cap\u00ebrluar nga korrupsioni ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga tentakulat e nj\u00eb bande q\u00eb ka vjedhur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebshtu q\u00eb avokat\u00ebt politik\u00eb, ato mediatike dhe t\u00eb singjashmit e tyre mos t\u00eb mendojn\u00eb se do t\u00eb intimidojn\u00eb k\u00ebt\u00eb Komision Hetimor me artifica dhe shpikje p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb dua t\u00eb falenderoj \u00e7do deputet q\u00eb ka patur guximin t\u00eb flas\u00eb, pavar\u00ebsisht heshtjes mediatike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kushdo q\u00eb ka menduar se un\u00eb do t\u00eb stepem tani nga kjo betej\u00eb e ka gabim. Shqiptar\u00ebt meritojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb, meritojn\u00eb t\u00eb shohin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb lidhje me taksat e tyre dhe k\u00ebt\u00eb skem\u00eb korruptive kriminale. Ky nuk \u00ebsht\u00eb abslutisht nj\u00eb deklarat\u00eb emocionale sa p\u00ebr t\u00eb kaluar radh\u00ebn por nj\u00eb zotim q\u00eb ia kam b\u00ebr\u00eb vetes q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb kam hyr\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe do e mbaj deri dit\u00ebn e fundit.\u00a0<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetarja e PD-s\u00eb Jorida Tabaku ka folur n\u00eb seanc\u00ebn plenare n\u00eb Kuvend lidhur me afer\u00ebn e incenerator\u00ebve. Ajo kujton se ka qen\u00eb ajo q\u00eb e ka thirrur ish-ministrin e Energjetik\u00ebs Damian Gjiknurin n\u00eb Interpelanc\u00eb, at\u00ebhere kur shum\u00eb pas njer\u00ebz besonin se kishte nj\u00eb afer\u00eb. Tabaku shprehet se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":491842,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-491841","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/491841","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=491841"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/491841\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/491842"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=491841"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=491841"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=491841"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}