{"id":489795,"date":"2021-12-07T22:13:27","date_gmt":"2021-12-07T21:13:27","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=489795"},"modified":"2021-12-07T22:13:27","modified_gmt":"2021-12-07T21:13:27","slug":"fiks-fare-sali-berisha-internoi-ne-vitin-1982-kardiologet-milto-dhe-margarita-kostaqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/12\/07\/fiks-fare-sali-berisha-internoi-ne-vitin-1982-kardiologet-milto-dhe-margarita-kostaqi\/","title":{"rendered":"Fiks Fare: Sali Berisha internoi n\u00eb vitin 1982 kardiolog\u00ebt Milto dhe Margarita Kostaqi","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-489797\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha-1-1.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha-1-1.jpg 800w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha-1-1-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha-1-1-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Emisioni investigativ Fiks Fare publikoi dit\u00ebn e sotme disa d\u00ebshmi mbi d\u00ebbimin nga Tirana t\u00eb mjek\u00ebve t\u00eb njohur Milto dhe Margarita Kostaqi n\u00eb vitin 1982.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e mjekes (e ndar\u00eb nga jeta n\u00eb 2011-\u00ebn) dhe 9 personave t\u00eb tjer\u00eb, tregojn\u00eb se veprimet e Sali Berish\u00ebs, asokohe sekretar partie, i cili i shikonte \u00e7iftin e mjek\u00ebve si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Shkrimi i plot\u00eb:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Emisioni Investigativ \u201cFiks Fare\u201d hedh drit\u00eb mbi nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb bujshme t\u00eb viteve \u201980, me protagonist kryesor Sali Berish\u00ebn, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb sekretar partie, i cili me veprimet e tij ka arritur q\u00eb t\u00eb internoj\u00eb nj\u00eb nga mjeket m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb asaj kohe, znj. Margarita Kostaqi dhe bashk\u00ebshortin e saj mjek, Milto Kostaqi. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, me z\u00eb dhe figur\u00eb, \u201cFiks Fare\u201d, publikoi mbr\u00ebmjen e s\u00eb mart\u00ebs (7 dhjetor 2021) d\u00ebshmin\u00eb e mjekes, t\u00eb ndar\u00eb nga jeta n\u00eb vitin 2011, e cila tregon se njeriu kryesor p\u00ebr d\u00ebbimin e saj ka qen\u00eb ish-kolegu Sali Berisha, me t\u00eb cilin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte edhe nj\u00eb raport njer\u00ebzor. Nd\u00ebrkoh\u00eb, 9 koleg\u00eb dhe t\u00eb njohur t\u00eb saj, kan\u00eb treguar nd\u00ebr vite p\u00ebr kamer\u00ebn e emisionit investigativ t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb, ku e p\u00ebrbashk\u00ebta e tyre ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr; ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Historia e Margarita Kostaqit, dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj Milto Kostaqit, fillon n\u00eb ish-vil\u00ebn qeveritare nr.30, atje ku n\u00eb vitet \u201980 banonte kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, Mehmet Shehu, dhe familja e tij. Mbr\u00ebmjen e 18 dhjetorit t\u00eb vitit 1981, ish-kryeministri Mehmet Shehu gjendet i vrar\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit. Pas k\u00ebtij fakti, gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb punonin me t\u00eb kaluan n\u00eb sit\u00ebn e partis\u00eb dhe t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit. T\u00eb nj\u00ebjtin fat pati dhe grupi i mjek\u00ebve q\u00eb punonte pran\u00eb kryeministrit. Ata u larguan. Midis tyre edhe mjeku Milto Kostaqi, burri i Margarita Kostaqit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr \u00e7udin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtohej nga partia Milto Kostaqi, u p\u00ebrjashtua bashk\u00ebshortja e tij, Margarita, e cila punonte si mjeke kardiologe n\u00eb Spitalin nr.1, Tiran\u00eb, sot QSUT. Margarita Kostaqi kishte mbaruar shk\u00eblqyesh\u00ebm Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb dhe ishte e specializuar n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebr kardiologji. Ajo g\u00ebzonte nj\u00eb autoritet t\u00eb padiskutuesh\u00ebm, fal\u00eb aft\u00ebsive profesionale dhe karakterit t\u00eb saj. Vdekja e kryeministrit shqiptar dhe largimi i Milto Kostaqit nga klinika e bllokut, ku ai punonte si mjek i Mehemet Shehut, ishte rasti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr qafe gruan e tij, q\u00eb kontrollonte pavijonin e kardiologjis\u00eb, ku punonte edhe Sali Berisha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Margarita n\u00eb 2010-\u00ebn: Ishim shok\u00eb me Berish\u00ebn, tani e kam shum\u00eb frik\u00eb!<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vitin 2010, Margarita Kostaqi, ka d\u00ebshmuar kalvarin e saj t\u00eb jet\u00ebs, uljet dhe ngritjet n\u00eb karrier\u00eb, ku n\u00eb fokus ka qen\u00eb vendimmarrja e vitit 1981. N\u00eb momentin e k\u00ebsaj d\u00ebshmie, n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb ishte Sali Berisha, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se \u201cat\u00eb e kam frik\u00eb, at\u00ebher\u00eb jo se ia p\u00ebrmblodha t\u00eb t\u00ebra, por un\u00eb tani kam frik\u00eb, nuk dua t\u00eb p\u00ebrzihem\u201d. Kardiologia, e cila ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb vitin 2011, ka treguar me detaje jet\u00ebn e saj, nd\u00ebrsa tha se ka dy f\u00ebmij\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb dhe nj\u00eb djal\u00eb. N\u00eb 2010-\u00ebn tregoi se, edhe pse mjek\u00eb t\u00eb njohur, nuk kishte nj\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb cil\u00ebn e kishin shitur n\u00eb koh\u00ebn e fajdeve shum\u00eb lir\u00eb. Ajo tregoi se ka qen\u00eb e d\u00ebbuar, t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm, ku fillimisht kan\u00eb tentuar q\u00eb ti \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Kryevidh, por m\u00eb pas shkuan n\u00eb Durr\u00ebs, me \u201cndihm\u00ebn\u201d e Muho Asllanit, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb Sekretar Partie n\u00eb Durr\u00ebs. \u201cPas 2 vitesh na dhan\u00eb sht\u00ebpi, se venim e vinim \u00e7do dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr ne ishte ndryshim i madh, por njer\u00ebzit na prit\u00ebn jasht\u00ebzakonisht mir\u00eb. Njer\u00ebzit na kan\u00eb mbajtur n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs, prandaj kemi q\u00ebndruar gjith\u00eb koh\u00ebn\u201d ka d\u00ebshmuar Margarita, teksa thot\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnia me njer\u00ebzit ishte shum\u00eb e mir\u00eb, nd\u00ebrsa me partin\u00eb shum\u00eb e diferencuar. \u201cT\u00eb partis\u00eb lan\u00eb djalin 4-5 vjet pa shkoll\u00eb. Populli, po t\u00eb hynim ne n\u00eb nj\u00eb kafene, ngriheshin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb\u201d pohon ajo, nd\u00ebrsa tregon se edhe pas \u201990-\u00ebs kan\u00eb vijuar q\u00eb t\u2019i shohin \u201csi t\u00eb persekutuar\u201d. \u201cDeputet\u00ebt e PD-s\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb diferencuar, meqen\u00ebse sekretar ishte Saliu dhe ne u d\u00ebbuam nga Saliu, edhe ushqehesh urrejtja\u201d vijon mjekja, e cila hezitonte q\u00eb t\u00eb fliste n\u00eb publik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cNuk dua. Pse t\u00eb flas? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e kot\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt u rrit\u00ebn, u martuan. Un\u00eb po t\u00eb p\u00ebrmend do t\u00eb m\u00eb ngrihet tensioni, do t\u00eb vdes. Nuk e kam takuar asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb at\u00ebher\u00eb. Nuk m\u00eb ka k\u00ebrkuar dhe nuk e kam k\u00ebrkuar. P\u00ebrse ta k\u00ebrkoj? Q\u00eb ti m\u00eb ke \u00e7uar atje?! Shum\u00eb gazetar\u00eb m\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb shkruar dhe i kemi p\u00ebrz\u00ebn\u00eb. \u00cbsht\u00eb pem\u00eb pa kokrra, njer\u00ebzit e din\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb fajtori. U b\u00ebn\u00eb 9 mbledhje partie p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrz\u00ebn\u00eb. Motivacioni ishte p\u00ebr Milton, kur vrau veten Mehmet Shehu. Un\u00eb dola se isha mendjemadhe, kryelart\u00eb, hedh hapin me forc\u00eb, egoiste, karrieriste, k\u00ebto budallall\u00ebqe. Por themeli ishte Milto. B\u00ebja ekon dhe filloja t\u2019i p\u00ebrjashtoj nga diagnozat. Sepse t\u00eb b\u00ebje ekon at\u00ebher\u00eb, diagnozat paloseshin me vesh. P\u00ebrkrahje gjeti tek Ylli Popa, i cili tani k\u00ebrkon falje. Por nuk ka kuptim m\u00eb. Ky qe sekretar i Byros\u00eb s\u00eb Fakultetit, un\u00eb isha pedagoge dhe isha n\u00eb organizat\u00eb\u201d pohon mjekja, teksa kujton se me Salin ka qen\u00eb koleg dhe shok. \u201cPunonte me mua. \u00c7\u2019do fitoj? Mjeke jam, e qet\u00eb jam, me pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb jam. U ndjeva keq kur u b\u00eb rehabilitimi. Jo i p\u00ebrndjekur, i internuar. Kur doja t\u00eb \u00e7oja djalin q\u00eb t\u00eb vazhdonte juridikun, nuk iu dha as me demokracin\u00eb. Desha nj\u00eb v\u00ebrtetim q\u00eb ishim t\u00eb d\u00ebbuar, shkova n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme dhe m\u00eb than\u00eb se nuk jeni t\u00eb regjistruar, pasi ishte shkruar \u2018largoheni me d\u00ebshir\u00ebn e vet\u00eb\u2019. Nga pedagoge e par\u00eb, Shefe Katedre un\u00eb isha e larguar me d\u00ebshir\u00eb?! \u00c7do gj\u00eb e piketuar, e rregulluar. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb nuk kam t\u00eb drejt\u00eb asgj\u00eb. Shqet\u00ebsohem kur e kujtoj. Ashtu m\u00eb kan\u00eb d\u00ebbuar me kamion\u00ebt e Gard\u00ebs. Mblidh pla\u00e7kat nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb Hekuran Isait. Fillimisht m\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjashtuar mua, pastaj Milton. Tre her\u00eb e kan\u00eb kthyer p\u00ebrjashtimin tim. Her\u00ebn e kat\u00ebrt u ngrit Tafaj, \u2018po mir\u00eb\u2019 \u2013 m\u00eb tha \u2013 \u2018duhet t\u00eb ishte edhe ti nj\u00eb \u00e7ik\u00eb vigjilente p\u00ebr burrin\u2019. I thash\u00eb pse nuk del tamam, urdh\u00ebro teser\u00ebn, e dija se \u00e7do t\u00eb hiqja p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe hoqa dor\u00eb\u201d tregon kardiologia, teksa kujton se f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb vuajtur shum\u00eb, por ajo bashk\u00eb me burrin jo, pasi \u201cpopulli na respektonte, kishim nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d. M\u00eb tej thot\u00eb se nuk ka arritur q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb dizertacionin. \u201cDo ta mbroja n\u00eb 20 tetor dhe n\u00eb 2 tetor m\u00eb soll\u00ebn n\u00eb Kavaj\u00eb. E kam n\u00eb kuti. Ia kam l\u00ebn\u00eb k\u00ebtij t\u00eb ma v\u00ebr\u00eb me vete n\u00eb varr\u201d pohon ajo, nd\u00ebrsa thot\u00eb se me Berish\u00ebn \u201ctalleshin shok\u00ebt me t\u00eb\u201d. \u201cNuk e di sesi mbijeton ai njeri. Qenka i plotfuqish\u00ebm. Nuk e di, e ka nga Zoti ai fuqin\u00eb. I kam mjekuar vjehrr\u00ebn, t\u00eb shoqen, kemi ngr\u00ebn\u00eb dreka, darka, shoq\u00ebrin\u00eb e ngusht\u00eb. Ka pasur ego. Nuk mund t\u00eb m\u00eb shihte mua q\u00eb t\u00eb mbijetoja. I mjekoja bab\u00ebn me mustaqe, kur vinte nga Tropoja. Se m\u00eb vinte si mjeke e mir\u00eb, nuk m\u00eb hodhi posht\u00eb nga profesioni mua, si karrieriste\u201d shton Kostaqi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb tej pohon se Saliu thot\u00eb e b\u00ebri partia, nuk e b\u00ebra un\u00eb. \u201cPor po ta b\u00ebnte partia, duhet t\u00eb m\u00eb th\u00ebrriste kur u b\u00eb President e kur u b\u00eb kryeminist\u00ebr. M\u00eb fal t\u00eb thoshte. T\u00eb k\u00ebrkonte falje. M\u00eb urdh\u00ebruan. Dhe un\u00eb jam dakord q\u00eb e urdh\u00ebruan. P\u00ebr nj\u00eb moment jam dakord, jo p\u00ebr logjik\u00ebn, p\u00ebr nj\u00eb moment jam dakord, por do sht\u00ebpi? Se nuk kemi as sht\u00ebpi, e as katandi, ku e do pun\u00ebn ti dhe Milto? Po, jo, pu, pu, pu. Un\u00eb nuk dua t\u00eb di q\u00eb ai e di q\u00eb un\u00eb ekzistoj megjith\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Nuk dua. Kam frik\u00eb, tani un\u00eb at\u00eb e kam frik\u00eb. At\u00ebher\u00eb jo, se ia p\u00ebrmblodha t\u00eb t\u00ebra. Zhduku procesverbalet se ishin histori, por un\u00eb tani kam frik\u00eb, nuk dua t\u00eb p\u00ebrzihem. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb po, kam folur, t\u00eb gjitha. Ai m\u00eb tha k\u00ebshtu mua; \u2018ke shkuar n\u00eb Itali, ke takuar motr\u00ebn t\u00eb martuar me gjeneral Italian. Un\u00eb as q\u00eb kisha njeri n\u00eb Itali. Motra ishte n\u00eb Durr\u00ebs. Ka metoda e metoda k\u00ebrc\u00ebnimi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb liri e k\u00ebrc\u00ebnuar, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb liri e plot\u00eb. Tani kam frik\u00eb nga e v\u00ebrteta, e p\u00ebsova nj\u00eb her\u00eb. Thash\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e p\u00ebsova. Tani e kemi mbyllur burr\u00eb e grua, gj\u00ebja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb respekti i njer\u00ebzve. Ju l\u00ebm\u00eb nj\u00eb em\u00ebr shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, sa t\u00eb merremi me k\u00ebto cicmice. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb qet\u00eb. As rregullon, as prish pun\u00eb. Mua m\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mbledhjet n\u00eb korrik t\u00eb 1982 \u2013 shit, n\u00eb tetor kam ardhur k\u00ebtu. Nuk ekziston asnj\u00eb procesverbal. N\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb tjer\u00ebve kam marr\u00eb vesh q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb. Jan\u00eb me skena t\u00eb studiuara, jo kot, me l\u00ebvizje t\u00eb matura. Neve na p\u00eblqen q\u00eb heshtim. Pse t\u00eb k\u00ebrkoj? Nuk kam pse, \u00e7far\u00eb do t\u00eb fitoj? Jam 70 vje\u00e7, nuk m\u00eb duhet asgj\u00eb. M\u00eb duhet gjith\u00eb g\u00ebzimi i njer\u00ebzve, si jeni? Ku i keni kalamajt\u00eb?\u201d p\u00ebrfundon Margarita Kostaqi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Koleg\u00ebt: Promotor i mbledhjeve kund\u00ebr Margarit\u00ebs ishte Berisha<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Koleget tregojn\u00eb se promotor i t\u00eb gjitha mbledhjeve t\u00eb partis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar Margarita Kostaqin nga partia, ka qen\u00eb Sali Berisha, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kardiolog, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pavijon me Margarit\u00ebn. N\u00eb ato vite, Sali Berisha, kishte tentuar t\u00eb hynte n\u00eb grupin e mjek\u00ebve t\u00eb Mehmet Shehut, mir\u00ebpo pa dobi. Kur Mehmeti vrau veten, ai i drejtoi syt\u00eb nga nj\u00eb tjet\u00ebr an\u00ebtar i Byros\u00eb Politike t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSh-s\u00eb, Kadri Hasbiut. Mir\u00ebpo edhe ketu nuk pati sukses, derisa me ndihm\u00ebn e Isuf Kalos filloi t\u00eb punoj\u00eb si mjek i familjes s\u00eb Hysni Kapos. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto l\u00ebvizje, atij i duhej t\u00eb pastronte rrug\u00ebn nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb aft\u00eb se ai, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u2019i zinin vendin, n\u00eb pavijonin e kardiologjis\u00eb dhe si mjek n\u00eb bllokun e udh\u00ebheqjes. Jo nj\u00eb e dy, po n\u00ebnt\u00eb mbledhje partie, nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb organizat\u00ebn e partis\u00eb s\u00eb spitalit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar Margarita Kostaqin. Nuk ishte e leht\u00eb. Nga pik\u00ebpamja profesionale, Margarita g\u00ebzonte autoritet t\u00eb padiskutuesh\u00ebm tek koleget, tek drejtuesit e spitalit dhe tek pacient\u00ebt. Me sukseset e saj n\u00eb pun\u00eb, mburrej i gjith\u00eb pavijoni i kardiologjis\u00eb. Ajo zot\u00ebronte t\u00eb rejat m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe kishte lidhje t\u00eb forta si brenda ashtu edhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. At\u00ebher\u00eb perse mund t\u00eb akuzohej Margarita Kostaqi?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Profesori i ndjer\u00eb Zabit Brokaj, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cFiks Fare\u201d para disa vitesh, tregoi p\u00ebr d\u00ebbimin e Margarit\u00ebs nga Tiran\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb. \u201cMargarita ishte nj\u00eb mjeke shume e zonja dhe me ambicie. Kjo ka qen\u00eb nj\u00ebra nga an\u00ebt q\u00eb Berisha t\u00eb jet\u00eb provokuar. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai zhvillim ka qen\u00eb brenda dhe nj\u00eb klime. E cila ishte nj\u00eb klime politike n\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb gjer\u00eb. N\u00ebn flamurin e luft\u00ebs s\u00eb klasave dikur mund t\u00eb d\u00ebnoheshe rrept\u00eb edhe t\u00eb internoheshe dhe t\u00eb pranoje t\u00eb q\u00ebndroje aty. N\u00eb at\u00eb moment v\u00ebrtet politik dhe dramatik qe nj\u00eb grup, natyrisht aktiv ka qen\u00eb Saliu padiskutim, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e njohur kjo duke u mb\u00ebshtetur pik\u00ebrisht tek ajo q\u00eb thash\u00eb, principi i luft\u00ebs s\u00eb klasave. Kjo mund t\u00eb thuhet dhe sot e pas 100 vitesh. Tani pse ta b\u00ebnte Saliu?! Dikush tjet\u00ebr s\u2019do e b\u00ebnte kurr\u00eb\u201d do t\u00eb deklaronte profesori.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>An\u00ebtar\u00ebt e PPSh-s\u00eb: P\u00ebrjashtimi pas 9 mbledhjeve<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas n\u00ebnt\u00eb mbledhjeve, nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs n\u00eb organizat\u00ebn e partis\u00eb, Margarita Kostaqi p\u00ebrjashtohet nga partia. Motivacioni p\u00ebr moral t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb raport me pacient\u00ebt, p\u00ebr shfaqje t\u00eb huaja, karrieriste dhe mendjemadhe. P\u00ebrjashtimi nga partia, nuk presupozon n\u00eb \u00e7do rast edhe largimin nga puna. Fiksi ka biseduar edhe me z. Muho Asllani, An\u00ebtar i Byros\u00eb Politike t\u00eb K.Q. t\u00eb P.P.Sh-s\u00eb, sekretar i par\u00eb i rrethit t\u00eb Durr\u00ebsit. \u201cOrganizata e Partis\u00eb p\u00ebr gabime, t\u00eb meta e faje, jepte 4 masa nd\u00ebshkimore. E para ishte v\u00ebrejtje me shkrim. E dyta v\u00ebrejtje e r\u00ebnd\u00eb me shkrim. E treta kthim n\u00eb kandidat partie dhe e kat\u00ebrta p\u00ebrjashtim nga partia. Organizata e partis\u00eb merrte mas\u00eb, as nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb ta d\u00ebbonte, as nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb ta internonte, as nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb ta burgoste, as nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb merrte mase shtet\u00ebrore. K\u00ebto dy mjek q\u00eb i d\u00ebbuan nga Tirana, por nuk e kam t\u00eb qart\u00eb sepse un\u00eb nuk jam marr\u00eb me internim \u2013 d\u00ebbimet. Por p\u00ebrderisa i kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Kryevidh do thot\u00eb q\u00eb jan\u00eb internuar\u201d thot\u00eb z.Muho Asllani. Asnj\u00eb nga k\u00ebto kat\u00ebr masa q\u00eb parashikonte statusi i partis\u00eb, nuk u mor parasysh p\u00ebr Margarita Kostaqin. Organizata e partis\u00eb, ku Sali Berisha ishte nj\u00eb nga drejtuesit e saj, nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u2019a largonte Margarit\u00ebn nga spitali. Ajo nuk kishte t\u00eb drejte t\u2019a d\u00ebbonte nga Tirana dhe as t\u2019a internonte apo t\u00eb merrte mas\u00eb shtet\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u201cFiks Fare\u201d ka biseduar vite m\u00eb par\u00eb edhe me Dr. Sulejman Bud\u00ebn. \u201cK\u00ebtu \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb me Sali, me Isuf. Implikohen shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb organizate. Grupi akuzues ishte gjith\u00eb grupi i mjek\u00ebve q\u00eb punonin n\u00eb bllok n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Isufi, Saliu, ky Gaqo-ja q\u00eb ishte drejtor. Ajo qe trime, ajo i ka rezistuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb dinjitoze\u201d ka th\u00ebn\u00eb dr. Sulejmani. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Jovan Sokoli, ish-sekretar i par\u00eb i Komitetit t\u00eb Partis\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u201cFiks Fare\u201d se Margarita kishte shkuar rast\u00ebsisht n\u00eb Kavaj\u00eb. \u201cN\u00eb fillim donin t\u2019i \u00e7onin n\u00eb Ish\u00ebm. E pyeta \u00e7far\u00eb mjek\u00ebsh dhe m\u00eb than\u00eb nj\u00ebri p\u00ebr zemr\u00ebn dhe tjetri p\u00ebr s\u00ebmundjet e brendshme. Po t\u2019i sjellim n\u00eb Kavaj\u00eb se nuk kemi mjek. Ky ishte momenti dhe i d\u00ebrguan n\u00eb Kavaj\u00eb\u201d thot\u00eb Sokoli. K\u00ebshtu, Margarita Kostaqi dhe familja e saj, fal\u00eb rast\u00ebsis\u00eb, nuk shkuan n\u00eb fshat, por u vendos\u00ebn n\u00eb Kavaj\u00eb. N\u00eb regjimet totalitare, transferimet nga nj\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, kur je i d\u00ebnuar, b\u00ebhen me ushtar\u00eb, me punonj\u00ebs t\u00eb sigurimit t\u00eb shtetit, apo me militant\u00eb t\u00eb partis\u00eb. Sipas pohimit t\u00eb vet\u00eb Margarit\u00ebs ajo ka ardhur n\u00eb Kavaj\u00eb me ushtar\u00eb t\u00eb armatosur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>\u201cMargarita\u201d: Si e kujtojn\u00eb koleg\u00ebt n\u00eb Kavaj\u00eb dhe zhdukja e dosjes<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb qytetin e Kavaj\u00ebs, familja e Margarit\u00ebs u vendos n\u00eb nj\u00eb pallat dy dhoma e nj\u00eb kuzhine, n\u00eb katin e tret\u00eb, n\u00eb nj\u00eb pallat t\u00eb nd\u00ebrtuar me parafabrikat. Ajo ka punuar n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb, nd\u00ebrsa ka qen\u00eb kardiologe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetin dhe rrethinat e saj. Servete Muhja, mjeke, kolege me Margarit\u00ebn thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet Margarita nuk ka pasur fare privilegje. \u201cAjo \u00e7au vet\u00eb. Kur ishin urgjenca, kjo njer\u00ebzit i vizitonte dhe n\u00eb sht\u00ebpi. I ndiqte n\u00eb dinamik\u00eb dhe g\u00ebzon respekt nga e gjith\u00eb popullsia e Kavaj\u00ebs. Kur shkoi t\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb un\u00eb jam e internuar n\u00eb Kavaj\u00eb dhe a m\u00eb takon gj\u00eb nga qeveria demokratike, i than\u00eb q\u00eb nuk ju kemi internuar por transferuar. K\u00ebto ia than\u00eb pas viteve \u201990, sepse deri n\u00eb vitet \u201990 ajo njihej e internuar\u201d thot\u00eb Muhja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, Hakrie Doko, laborante e Margarita Kostaqit, ka treguar vite m\u00eb par\u00eb p\u00ebr \u201cFiks Fare\u201d se \u201ckishim shum\u00eb pun\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, shum\u00eb vizita n\u00eb spital t\u00eb shtruar, n\u00eb urgjenca, n\u00eb poliklinik\u00eb\u201d. Kozeta Katroshi, fqinja e Margarit\u00ebs, thot\u00eb se \u201ckan\u00eb qen\u00eb tep\u00ebr t\u00eb kulturuar dhe tep\u00ebr t\u00eb gjendur. Dera e tyre nuk pushonte nat\u00ebn edhe dit\u00ebn\u201d. Por, si e kujtonte Pranvera Bajaziti, ish-drejtoreshe e Spitalit t\u00eb Kavaj\u00ebs k\u00ebt\u00eb familje. \u201cKa qen\u00eb nj\u00eb shembull pozitiv. Nuk u pa me syrin e atij njeriu i cili erdhi i d\u00ebnuar\u201d pohon ajo.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E megjithat\u00eb Margarita Kostaqi kishte dosje. Dosja e saj qendronte n\u00eb sektorin e sigurimit pran\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Kavaj\u00eb. Sokol Baraj, ish-operativ i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme n\u00eb Kavaj\u00eb tregon se \u201c\u00ebsht\u00eb njohur dhe me nj\u00eb dosje n\u00eb ngarkim t\u00eb dy mjek\u00ebve Margarita dhe Milto Kostaqi\u201d. Sipas tij, ishte nj\u00eb dosje e \u00e7uditshme, pasi e t\u00ebr\u00eb dosja ishte ngritur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb mbledhjeve t\u00eb organizat\u00ebs t\u00eb partis\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat ata ishin p\u00ebrjashtuar nga partia dhe kishin marr\u00eb si mas\u00eb largimin nga Tirana p\u00ebr n\u00eb rrethin e Kavaj\u00ebs. \u201cThem q\u00eb ishte nj\u00eb dosje e \u00e7uditshme, sepse nuk ishte ngritur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimeve mbi t\u00eb cilat ngrihej nj\u00eb dosje. M\u00eb sakt\u00eb mund t\u00eb them ishte nj\u00eb fashikull. Nj\u00eb fashikull i cili nuk kishte ecur m\u00eb tutje, pasi ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb verifikimet e pretendimeve t\u00eb ngritura n\u00eb mbledhjet e organizat\u00ebs s\u00eb partis\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave ata ishin p\u00ebrjashtuar dhe nuk kishin rezultuar t\u00eb v\u00ebrteta dhe kishte ngelur nj\u00eb dosje e fjetur\u201d p\u00ebrfundon ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Isuf Kalo, \u201cKolegu\u201d i Berish\u00ebs n\u00eb p\u00ebrjashtimin e Margarit\u00ebs: Nj\u00eb \u00e7orb\u00eb e ndyr\u00eb!<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb prej koleg\u00ebve t\u00eb Margarit\u00ebs, protagonist n\u00eb p\u00ebrjashtimin e saj, nj\u00ebsoj si Sali Berisha, tregoi p\u00ebr \u201cFiks Fare\u201d vite m\u00eb par\u00eb se gjith\u00e7ka q\u00eb ka ndodhur n\u00eb vitin 1982 ishte nj\u00eb \u00e7orb\u00eb e ndyr\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori e mbyllur e asaj kohe, m\u00ebnyra se si b\u00ebheshin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Margarita ishte n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb kardiologjike, ku kishte shum\u00eb konflikte midis grupeve brenda ne kardiologji. Margarita ishte e shkath\u00ebt, e fort\u00eb, donte sukses, ishte kapricioze. Por un\u00eb t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, them q\u00eb ishte mjeke e mir\u00eb. E gjitha kjo histori se si funksiononte ishte nj\u00eb \u2018\u00e7orb\u00eb e prishur\u2019, Margarita ishte pjes\u00eb e saj. Ishte edhe pjes\u00eb edhe viktim\u00eb. Ajo \u00e7far\u00eb i ka ndodhur Margarit\u00ebs nuk ka qen\u00eb dram\u00eb, as persekutim i saj, as persekutim i f\u00ebmij\u00ebve. Ajo ishte nj\u00eb histori e trishtuar q\u00eb i ndodhi. Margarita ndoshta do q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb veten pak martire q\u00eb t\u00eb hyj\u00eb tek t\u00eb persekutuarit, por Margarita nuk ka qen\u00eb e persekutuar, ka qen\u00eb pjes\u00eb e elit\u00ebs. Si\u00e7 mund t\u00eb dal un\u00eb tani i persekutuar q\u00eb m\u00eb hoq\u00ebn nj\u00eb her\u00eb. \u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e loj\u00ebs, i ke hyr\u00eb asaj loje\u201d ka treguar Kalo.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, Fatos Panariti, ka pohuar se p\u00ebr \u201cgjyqin\u201d e Margarit\u00ebs njoftohej nga Isuf Kalo. \u201cDi t\u00eb t\u00eb them k\u00ebt\u00eb q\u00eb Margarita nuk e pyeste Saliun fare. As q\u00eb ia f\u00ebrsh\u00ebllente. Saliu nga ana profesionale e shikonte si njeri t\u00eb aft\u00eb q\u00eb i dominonte klientel\u00ebn dhe q\u00eb shyqyr q\u00eb m\u00eb erdhi radha q\u00eb ta eliminoj k\u00ebt\u00eb person\u201d thot\u00eb Panariti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-489798\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha2.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha2.jpg 800w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha2-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha2-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-489799\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha3.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha3.jpg 800w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha3-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha3-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-489800\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha4.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha4.jpg 800w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha4-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha4-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-489801\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha5.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha5.jpg 800w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha5-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha5-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-489802\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha6.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha6.jpg 800w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha6-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha6-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-489803\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha7.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha7.jpg 800w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha7-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/berisha7-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><\/strong><\/span><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE:<\/strong><\/span> Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2021\/12\/07\/ekskluzive-ne-fiks-fare-sali-berisha-internoi-ne-vitin-1982-kardiologet-milto-dhe-margarita-kostaqi\/?foto=7#g\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Top Channel<\/strong><\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni investigativ Fiks Fare publikoi dit\u00ebn e sotme disa d\u00ebshmi mbi d\u00ebbimin nga Tirana t\u00eb mjek\u00ebve t\u00eb njohur Milto dhe Margarita Kostaqi n\u00eb vitin 1982. N\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e mjekes (e ndar\u00eb nga jeta n\u00eb 2011-\u00ebn) dhe 9 personave t\u00eb tjer\u00eb, tregojn\u00eb se veprimet e Sali Berish\u00ebs, asokohe sekretar partie, i cili i shikonte \u00e7iftin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":489797,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-489795","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/489795","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=489795"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/489795\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/489797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=489795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=489795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=489795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}