{"id":488837,"date":"2021-12-03T09:32:44","date_gmt":"2021-12-03T08:32:44","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=488837"},"modified":"2021-12-03T09:32:44","modified_gmt":"2021-12-03T08:32:44","slug":"berisha-interviste-per-radion-amerikane-hakmarrja-e-soros-me-shpalli-non-grata-do-fitoj-padine-ndaj-blinken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/12\/03\/berisha-interviste-per-radion-amerikane-hakmarrja-e-soros-me-shpalli-non-grata-do-fitoj-padine-ndaj-blinken\/","title":{"rendered":"Berisha intervist\u00eb p\u00ebr radion amerikane: Hakmarrja e Soros m\u00eb shpalli non grata, do fitoj padin\u00eb ndaj Blinken","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-472712\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/berisha-syri.png\" alt=\"\" width=\"1352\" height=\"679\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/berisha-syri.png 1352w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/berisha-syri-300x151.png 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/berisha-syri-768x386.png 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/berisha-syri-1024x514.png 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1352px) 100vw, 1352px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ish-kryeministri Sali Berisha ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin Jason French n\u00eb radion amerikane French Capital Podcast.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb intervist\u00eb Berisha \u00ebsht\u00eb pyetur mbi shpalljen non grata, si \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendimi dhe cilat qen\u00eb arsyet q\u00eb \u00e7uan SHBA-t\u00eb t\u2019i bllokonin hyrjen n\u00eb Amerik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Berisha thekson n\u00eb intervist\u00eb se ka qen\u00eb aktiviteti i tij kund\u00ebr Soros dhe deforimimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb sipas tij u kap nga Partia Socialiste q\u00eb b\u00ebri q\u00eb ai t\u00eb shpallej non grata.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu Berisha n\u00eb intervist\u00eb flet edhe p\u00ebr \u201cFoltoren\u201d ku thekson se do marr\u00eb partin\u00eb Demokratike dhe do e shnd\u00ebrroj\u00eb at\u00eb n\u00eb konservatore t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Intervista e plot\u00eb:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Jason French<\/strong>: &#8220;Sot kam nj\u00eb t\u00eb ftuar special. Ai \u00ebsht\u00eb ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha. Ai ka nj\u00eb histori interesante p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer. Do t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri dhe politik\u00eb. Berisha p\u00ebrfaq\u00ebson Partin\u00eb Demokratike. N\u00eb Shqip\u00ebri ekziston edhe Partia Socialiste, k\u00ebto jan\u00eb 2 partit\u00eb kryesore, por PD \u00ebsht\u00eb konservatore dhe e djath\u00eb, kurse PS, aktualisht n\u00eb pushtet, \u00ebsht\u00eb e majt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Historia e tij \u00ebsht\u00eb interesante. Atij i \u00ebsht\u00eb ndaluar hyrja n\u00eb SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e ka shpallur t\u00eb pad\u00ebshiruar n\u00eb SHBA p\u00ebr ato q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kur ishte kryeminist\u00ebr dhe president n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pushteti aktual nuk bie dakord me t\u00eb, ndoshta p\u00ebr shkak t\u00eb vlerave t\u00eb tij konservatore. \u00cbsht\u00eb disi e \u00e7uditshme, sepse nuk prisja q\u00eb ky emision t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb emision politik, por kur mendon p\u00ebr komunizmin dhe socializmin, ato jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr sistemet e reja q\u00eb do t\u00eb ngrej\u00eb shteti, burs\u00ebn q\u00eb do t\u00eb hap\u00eb&#8230;&#8221;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Anthony Blinken ka qen\u00eb i ftuari im dje dhe n\u00eb vijim t\u00eb intervist\u00ebs me t\u00eb, do\u00a0t\u2019ju interesoj edhe ju se di q\u00eb keni gj\u00ebra interesante p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb lidhur me at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri aktualisht, \u00e7far\u00eb po b\u00ebn G. Soros dhe me sa kuptoj DASH ju ka ndaluar t\u00eb udh\u00ebtoni n\u00eb SHBA. Fatkeq\u00ebsisht nuk mund t\u00eb takohemi nga af\u00ebr, por m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb po zhvillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebbisedim. Na tregoni si u p\u00ebrfshit\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. \u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Sorosi n\u00eb Evrop\u00eb dhe \u00e7far\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Fillimisht, p\u00ebrsh\u00ebndes d\u00ebgjuesit dhe publikun tuaj. Un\u00eb jam ish-presidenti dhe ish-kryeministri dhe ish-kryetari i par\u00eb i partis\u00eb s\u00eb par\u00eb opozitare. U p\u00ebrfshiva n\u00eb politik\u00eb kur fillova t\u00eb shkruaj artikuj ku k\u00ebrkoja nj\u00eb sistem pluralist, t\u00eb drejtat e njeriut dhe q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb dilte nga izolimi. Iu bashkova l\u00ebvizjes studentore n\u00eb dhjetor 1990. M\u00eb pas themeluam Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e cila q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs ishte e ngjashme me Partin\u00eb Republikane t\u00eb SHBA-ve. Ne arrit\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmbysim me nj\u00eb revolucion paq\u00ebsor diktatur\u00ebn komuniste dhe t\u00eb sillnim n\u00eb Shqip\u00ebri epok\u00ebn e demokracis\u00eb s\u00eb bazuar n\u00eb ekonomin\u00eb e tregut. N\u00eb fillimit t\u00eb viteve 90, Sorosi erdhi dhe ndihmoi n\u00eb krijimin e shoq\u00ebris\u00eb civile. Un\u00eb isha mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe i lumtur. Brenda pak vitesh kuptova se Sorosi punonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme , q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, se ndihmonte mbeturinat e sistemit diktatorial komunist t\u00eb hynin n\u00eb organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe po i vendoste n\u00ebn ombrell\u00ebn e ish- Partis\u00eb Komuniste. N\u00eb diktatur\u00eb ne kishim shoq\u00ebri civile, por ajo ishte moniste n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e ministrive dhe PPSH-s\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb kishim nj\u00eb shoq\u00ebri civile t\u00eb pavarur dhe pluraliste, ne u kthyem mbrapa n\u00eb modelin monist t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. U m\u00ebrzita nga ky zhvillim. Un\u00eb vet\u00eb e konsideroja shoq\u00ebrin\u00eb civile t\u00eb pavarur shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>&#8211; Kjo do t\u00eb b\u00ebj\u00eb dallimin me shoq\u00ebrin\u00eb totalitare ku t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb thon\u00eb se \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebsh, n\u00eb vend q\u00eb qeveria t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb do populli. Koncepti q\u00eb kemi ne n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb koncepti i vet\u00ebqeverisjes, pra populli drejton. K\u00ebt\u00eb doni edhe ju t\u00eb zbatohet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Keni plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb. G. Soros q\u00eb n\u00eb fillim ndihmoi shum\u00eb ish-komunist\u00ebt me OSHC-t\u00eb dhe operator\u00ebt mediatik\u00eb. Kur u b\u00ebra kryeminist\u00ebr n\u00eb 2005, punova shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb integruar vendin n\u00eb NATO, BE dhe u sh\u00ebnuan progrese t\u00eb m\u00ebdha. Nj\u00ebra prej betejave t\u00eb mia t\u00eb suksesshme ishte kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit, \u00e7ka mund\u00ebsoi an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, liberalizimin e vizave, n\u00ebnshkrimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit, si dhe dyfishoi t\u00eb ardhurat, pagat, pensionet. Shqip\u00ebri u b\u00eb nj\u00eb vend i v\u00ebrtet\u00eb dinamik. Un\u00eb u largova nga pushteti pas zgjedhjeve 2013. Pasi u largova nga pushteti, mbeta vet\u00ebm si deputet. Hoqa dor\u00eb nga kryesia dhe presidenca e partis\u00eb dhe mbeta nj\u00eb deputet i PD-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>&#8211; Dhe kjo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme brenda PD-s\u00eb.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sali Berisha<\/strong>: Problemet e reja u shfaq\u00ebn sepse kur erdh\u00ebn n\u00eb pushtet miqt\u00eb e Sorosit, si Edi Rama, n\u00eb dhjetor 2013, Fondacioni \u2018Shoq\u00ebria e Hapur\u2019 n\u00eb Shqip\u00ebri (FSHH) hartoi planin strategjik n\u00eb t\u00eb cilin parashikoheshin ndryshime kushtetuese, reforma e gjyq\u00ebsorit dhe reforma zgjedhore. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan strategjik, Fondacioni \u2018Shoq\u00ebria e Hapur\u2019 n\u00eb fillim t\u00eb 2014 nisi pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zhvilluar tavolina t\u00eb rrumbullak\u00ebta p\u00ebr k\u00ebto reforma, manipuloi sondazhet e opinioneve p\u00ebr reform\u00ebn e gjyq\u00ebsorit. FSHH krijoi trurin e reform\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht nga ekspert\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj dhe pothuajse t\u00eb gjith\u00eb kishin lidhje me fondacionin. Sorosi personalisht u p\u00ebrfshi p\u00ebr t\u00eb promovuar reform\u00ebn e gjyq\u00ebsorit n\u00eb Shqip\u00ebri. Si opozit\u00eb ne mor\u00ebm pjes\u00eb dhe vum\u00eb nj\u00eb kusht. Kushti ishte q\u00eb draftet e k\u00ebtyre rezultateve t\u2019i d\u00ebrgoheshin Komisionit t\u00eb Venecias dhe t\u00eb shqyrtoheshin prej tij. Shum\u00eb shpejt u b\u00eb e qart\u00eb se: s\u00eb pari, reforma ishte unike n\u00eb bot\u00eb; s\u00eb dyti, q\u00ebllimi kryesor i saj ishte ta shnd\u00ebrronte gjyq\u00ebsorin n\u00eb nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb ekzekutivit t\u00eb PS-s\u00eb. N\u00eb tetor 2015, u paraqit drafti i par\u00eb i ndryshimeve kushtetueses n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit. Iu d\u00ebrgua Komisionit t\u00eb Venecias. N\u00eb dhjetor 2015, Komisioni i Venecias rr\u00ebzoi 38 nga 63 nene t\u00eb draftit, sepse q\u00eb t\u00eb gjitha synonin t\u00eb kapnin gjyq\u00ebsorin dhe nuk p\u00ebrputheshin me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb pas, p\u00ebrgatit\u00ebn nj\u00eb draft t\u00eb dyt\u00eb. E d\u00ebrguar n\u00eb janar 2016 n\u00eb Komisioni i Venecias. N\u00eb mars 2016, Komisioni i Venecias e rr\u00ebzoi si nj\u00eb draft q\u00eb synonte t\u00eb kapte gjyq\u00ebsorin dhe ta kthente n\u00eb nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb ekzekutivit. Pask\u00ebsaj, ata u detyruan t\u00eb uleshin me opozit\u00ebn. Ne punuam s\u00eb bashku dhe i p\u00ebrfshim\u00eb t\u00eb gjitha rekomandimet e Komisioni i Venecias t\u00eb cilat ishin thelb\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur. Por, pasi votuam draftin n\u00eb 22 korrik, menj\u00ebher\u00eb kryeministri Rama dhe truri i reform\u00ebs vendos\u00ebn t\u00eb votonin ligjet organike pa pjes\u00ebmarrjen e opozit\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb ata mor\u00ebn t\u00eb gjitha nenet q\u00eb ishin t\u00eb papajtueshme me nj\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur dhe i fut\u00ebn n\u00eb ligjet organike. Cili \u00ebsht\u00eb rezultati? U kap i gjith\u00eb sistemi i gjyq\u00ebsorit. Drejtuesit e institucioneve t\u00eb reja t\u00eb gjyq\u00ebsorit jan\u00eb ish-ministra socialist\u00eb, motra e v\u00ebllez\u00ebrit t\u00eb ministrave socialist\u00eb, ish-prokuror\u00eb komunist\u00eb, ish-hetues, ose ish-gjyqtar\u00eb, ish-oficer\u00ebt\u00eb policis\u00eb sekrete t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto 30 vite nuk kemi pasur kurr\u00eb nj\u00eb sistem gjyq\u00ebsor t\u00eb till\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb pas? P\u00ebrdor\u00ebn procesin e vetingut. Si opozit\u00eb, ne mb\u00ebshtet\u00ebm nj\u00eb proces ventingu nga posht\u00eb-lart. Qeveria me ndihm\u00ebn e trurit t\u00eb reform\u00ebs miratoi nj\u00eb reform\u00eb nga lart-posht\u00eb, shfryt\u00ebzoi vetingun si nj\u00eb gjueti shtrigash, shkat\u00ebrroi Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. E la vendin p\u00ebr 4 vjet pa Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe pa Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. M\u00eb tep\u00ebr se 40,000 dosje mbet\u00ebn pa u shqyrtuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Tani po vazhdojn\u00eb po nj\u00ebsoj. Po shfryt\u00ebzojn\u00eb vetingun p\u00ebr ta pastruar sistemin e gjyq\u00ebsorit nga t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt q\u00eb nuk ishin t\u00eb majt\u00eb, ose kishin dallime t\u00eb tjera.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>&#8211; Q\u00ebllimi pra ka qen\u00eb t\u00eb largoheshin gjyqtar\u00ebt me bindje politike t\u00eb djathta?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0T\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt jan\u00eb ata kan\u00eb lidhje me Partin\u00eb Socialiste. U larguan gjyqtar\u00eb q\u00eb kishin d\u00ebnuar kriminel\u00eb q\u00eb kishin lidhje me PS-n\u00eb, q\u00eb kishin marr\u00eb vendime kund\u00ebr zyrtar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb. Ishte nj\u00eb p\u00ebrndjekje e v\u00ebrtet\u00eb. Cili \u00ebsht\u00eb rezultati? Vet\u00ebm n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs ka 76,000 dosje dhe ka gjithsej 10 gjyqtar\u00eb n\u00eb vend t\u00eb 50 p\u00ebr t\u2019i shqyrtuar ato. P\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb madh t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve, do t\u00eb duhen t\u00eb pakt\u00ebn 20 vjet q\u00eb ato t\u00eb shqyrtohen. M\u00eb pas hyri n\u00eb veprim e Instituti \u2018Lindje-Per\u00ebndim\u2019, nj\u00eb OJQ e sponsorizuar nga Sorosi n\u00eb Shqip\u00ebri. Drejtohet nga Delina Fico, bashk\u00ebshortja e ministrit t\u00eb brendsh\u00ebm \u00c7u\u00e7i dhe ish-gruaja e Edi Ram\u00ebs. Kjo zonj\u00eb me institutin e saj po p\u00ebrgatit dosjet n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kushtetutu\u00ebs dhe ligjeve organike q\u00eb parashikojn\u00eb se ky proces duhet t\u00eb b\u00ebhet nga magjistrat\u00ebt dhe personel i kualifikuar. Punonj\u00ebsit e institutit \u2018Lindje-Per\u00ebndim\u2019 t\u00eb znj. Fico jan\u00eb ca t\u00eb rinj nga Forumi Rinor i Partis\u00eb Socialiste, personave fare t\u00eb pakualifikuar. Miliona dollar\u00eb po alokohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institut. Kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur fuqish\u00ebm nga ambasadorja e SHBA-s\u00eb, Yuri Kim. Un\u00eb jam ngritur kund\u00ebr k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeve dhe jam shprehur se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e plot\u00eb e ligjeve tona dhe kushtetut\u00ebs, megjithat\u00eb, historia vazhdon po nj\u00ebsoj. N\u00eb vitin 2017, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, un\u00eb k\u00ebrkova publikisht q\u00eb G.Soros t\u00eb shpallej person non-grata, pra q\u00eb t\u2019i ndalohet aktiviteti politik n\u00eb Shqip\u00ebri. I b\u00ebra thirrje Kongresit Amerikan dhe Senatit q\u00eb t\u00eb ndalonte me ligj aktivitetin politik t\u00eb Sorosit t\u00eb ushtrohej n\u00eb ish-vendet komuniste dhe t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb SHBA-s\u00eb. I b\u00ebra thirrje Parlamentit Evropian q\u00eb ndalonte aktivitetin politik t\u00eb Sorosit n\u00eb demokracit\u00eb e reja. Sorosi sigurisht q\u00eb u zem\u00ebrua.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb pas, G. Soros q\u00eb ka politik\u00ebn e vet t\u00eb jashtme pothuajse gjithnj\u00eb t\u00eb ndryshme nga politika zyrtare e SHBA-s\u00eb u p\u00ebrfshi fuqish\u00ebm n\u00eb shk\u00ebmbimin e territoreve midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. N\u00eb fakt, ishte nj\u00eb projekt me rrezik t\u00eb lart\u00eb, sepse do t\u00eb hapte Kutin\u00eb e Pandor\u00ebs. Un\u00eb e kund\u00ebrshtova me forc\u00eb dhe efi\u00e7ens\u00eb projektin e tij. Pas k\u00ebsaj, disa kryetar\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb filluan ta kund\u00ebrshtonin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, G. Sorosi, E. Rama, M. Palmer e zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb DASH-s\u00eb nis\u00ebn nj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shpallur t\u00eb pad\u00ebshiruar p\u00ebr arye komploti kund\u00ebr politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb SHBA-s\u00eb, \u00e7ka ishte t\u00ebr\u00ebsisht e pav\u00ebrtet\u00eb. Megjithat\u00eb, nuk ia dol\u00ebn mban\u00eb. Sekretar Pompeu ka deklaruar se asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb zyr\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb ndaluar Berish\u00ebn t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb SHBA. Pas nd\u00ebrrimit t\u00eb pushtetit, n\u00eb maj 2021, un\u00eb u akuzova nga sekretari Blinken si person non-grata n\u00ebn akuz\u00ebn p\u00ebr korrupsion t\u00eb madh, p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb procese publike p\u00ebr t\u2019u pasuruar vet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pasuruar gruan, f\u00ebmij\u00ebt, miqt\u00eb, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi dhe se kisha p\u00ebrdorur retorik\u00eb p\u00ebr t\u00eb bllokuar hetimet kund\u00ebr meje, f\u00ebmij\u00ebve dhe miqve t\u00eb mi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>&#8211; Nuk ka di\u00e7ka specifike n\u00eb k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb llojin e korrupsion n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit nuk lejoheni t\u00eb hyni n\u00eb SHBA?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0M\u00eb lejoni t\u00eb theksoj 3 gj\u00ebra: s\u00eb pari, un\u00eb jam nj\u00eb rast unik n\u00eb bot\u00eb i shpallur non-grata 8 vjet pasi jam larguar nga pozicione drejtuese dhe pushteti ekzekutiv; s\u00eb dyti, un\u00eb jam i vetmi person n\u00eb bot\u00eb i shpallur non-grata kur asnj\u00ebher\u00eb nuk jam akuzuar n\u00eb 30 vite nga ndonj\u00eb person apo institucion p\u00ebr korrupsion, as un\u00eb, as f\u00ebmij\u00eb; s\u00eb treti, u shpalla non-grata sepse kisha p\u00ebrdorur retorik\u00eb p\u00ebr t\u00eb bllokuar hetime, por nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar kurr\u00eb ndonj\u00eb hetim zyrtar ndaj meje apo ndaj familjes sime. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr. Sekretari Blinken ka shkruar n\u00eb T\u00ebetter se z. Berisha ka minuar demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00eb lejoni t\u00eb shtoj 2 gj\u00ebra: nj\u00eb person q\u00eb e ka \u00e7muar shum\u00eb Sali Berish\u00ebn si kryeminist\u00ebr q\u00eb ka luftuar korrupsion ka qen\u00eb vet\u00eb z. Blinken n\u00eb pozicionin e kryek\u00ebshilltarit t\u00eb zv. Presidentit Biden. Blinkeni si kryek\u00ebshilltar i Biden-it m\u00eb ka pritur nj\u00eb nj\u00eb takim nj\u00ebor\u00ebsh si kryeminist\u00ebr i vendit tim dhe m\u00eb ka lavd\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim. N\u00eb 2012, n\u00eb 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sekretarja Clinton erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb fjalimin e saj ajo u shpreh: \u201cKush do ta shikoj\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb veprim, le t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Ship\u00ebri, q\u00eb ta shikoj\u00eb me syt\u00eb e veta\u201d. Jua thash\u00eb k\u00ebto sa p\u00ebr t\u00eb kujtuar se \u00e7far\u00eb m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb dhe \u00e7far\u00eb ka shkruar n\u00eb mesazhin e tij n\u00eb T\u00ebitter. Pasi e lexova, shkrova nj\u00eb let\u00ebr dhe vendosa t\u00eb padis n\u00eb Gjykat\u00ebn e Parisit p\u00ebr shpifje mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb bazuar vendimi, jo p\u00ebr vendimin. Vendimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetencat e tij. K\u00ebto shpifje jan\u00eb t\u00eb papranueshme. \u00cbsht\u00eb posht\u00ebrim i dinjitetit tim. Gjykata e Parisit e ka pranuar padin\u00eb. N\u00eb fillimit t\u00eb gushtit, Philip Rucker, asistent i zv. Sekretarit t\u00eb Shtetit erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe i k\u00ebrkoi kryetarit t\u00eb partis\u00eb sime q\u00eb t\u00eb mos lejohesha t\u00eb hyja n\u00eb kuvend. Un\u00eb i thash\u00eb kryetarit se kjo nuk mund t\u00eb ndodhje kurr\u00eb. Kush hyn n\u00eb kuvend vendoset nga zgjedh\u00ebsit shqiptar\u00eb dhe ligjet shqiptare. Askush tjet\u00ebr nuk mund t\u00eb vendos\u00eb kush hyn e kush ja n\u00eb kuvend. Ne jemi vend mik i SHBA-s\u00eb. Un\u00eb kam punuar nga af\u00ebr p\u00ebr 30 vjet rresht dhe kam pasur marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore me qeverin\u00eb dhe qeveritar\u00ebt e SHBA-s\u00eb, por asnj\u00ebher\u00eb nuk e kisha imagjinuar se dikush do t\u00eb shkelte sovranitetin e nj\u00eb vendi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Thash\u00eb: \u201cUn\u00eb do t\u00eb hyj n\u00eb kuvend!\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>&#8211; Duket se k\u00ebto akuza u referohen ngjarjeve t\u00eb para shum\u00eb vitesh, veprimeve q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb kryer kur ishit n\u00eb pushtet. N\u00ebse ju do t\u00eb kishit kryer vepra korrupsioni, do t\u00eb kishit pasuruar veten dhe familjen dhe k\u00ebto elemente do t\u00eb ishin zbuluar m\u00eb her\u00ebt, por ne po d\u00ebgjojm\u00eb vet\u00ebm tani p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Sepse \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb hakmarrje politike e Sorosit dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>&#8211; Pra, ai ka kaq shum\u00eb pushtet sa t\u2019jua shkaktoj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Ka pushtet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Un\u00eb e dija q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i pushtetsh\u00ebm, por edhe se duhet t\u00eb thosha t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e t\u00eb mbroja interesin komb\u00ebtar kund\u00ebr \u00e7do k\u00ebrc\u00ebnimi. Kjo \u00ebsht\u00eb detyra ime dhe e realizova. Pasi m\u00eb shpall\u00ebn non-grata, DASH u pyet nga gazetar\u00ebt se nga vinte ky informacion. P\u00ebrgjigja e tyre ishte se informacioni ishte p\u00ebrftuar nga OJQ, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb sponsorizuara nga Sorosi; vjen nga media q\u00eb e kontrollon qeveria; vjen nga raporte hetimore ndaj korrupsionit t\u00eb zhvilluara nga qeveria. K\u00ebto raporte nuk jan\u00eb publikuar kurr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, jan\u00eb t\u00eb fshehta. Kongresmeni Lee Zeldin, kur m\u00ebsoi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen time, i parashtroi Blinkenit disa pyetje gjat\u00eb nj\u00eb seance dhe that: \u201cSipas hetimeve tona, vendimi juaj \u00ebsht\u00eb i pabazuar dhe ka shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb diktuar nga Sorosi\u201d. Sigurisht q\u00eb Blinkeni e mohoi. Zeldin paraqiti nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dokumentet q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb korrupsionin tim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>&#8211; Ju jeni i lir\u00eb t\u00eb l\u00ebvizni n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk ka ndonj\u00eb autoritet shqiptar q\u00eb t\u2019ju arrestoj\u00eb. Nuk ka ndonj\u00eb mandat arresti t\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebr ju sipas elementeve t\u00eb deklaruara nga Blinken.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Un\u00eb mund t\u00eb l\u00ebviz sepse nuk ka asnj\u00eb akuz\u00eb kund\u00ebr meje, nuk kan\u00eb prova. Presioni \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb nga ambasadorja amerikane. Ajo ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb bllokohet hyrja ime n\u00eb Kuvend. Ajo bindi kryetarin e partis\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb p\u00ebrjashtonte nga grupi parlamentar n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kushtetut\u00ebs s\u00eb partis\u00eb. Ka pasur nj\u00eb reagim dhe kjo m\u00eb nxiti q\u00eb t\u00eb kem nj\u00eb projekt p\u00ebr t\u2019u rikthyer fuqish\u00ebm. Fillova nj\u00eb l\u00ebvizje brenda partis\u00eb q\u00eb po ec\u00ebn mbar\u00eb dhe sondazhet e fundit t\u00eb pavarura tregojn\u00eb se mb\u00ebshtetja p\u00ebr kryetarin aktual t\u00eb partis\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 7%, kurse mb\u00ebshtetja p\u00ebr S. Berish\u00ebn \u00ebsht\u00eb 87%. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, ambasadorja amerikane, p\u00ebr \u00e7udi, thirri nj\u00eb grup gazetar\u00ebsh nj\u00eb dit\u00eb dhe u k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb censuronin l\u00ebvizjen time n\u00eb lajme. Gazetar\u00ebt nuk ishin t\u00eb k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb dhe i than\u00eb s\u00eb n.q.s. d\u00ebshironte t\u00eb mb\u00ebshteste kryetarin e PD-s\u00eb L. Basha, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb shtonte kritikat ndaj qeveris\u00eb. Ajo tha se nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhynte. U m\u00ebrzita sepse ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjest i sh\u00ebmtuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e kushtetut\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb. Ajo duket sikur vjen nga mbret\u00ebria e censur\u00ebs, jo nga vendim m\u00eb i madh i bot\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>&#8211; N\u00ebse ju e fitoni padin\u00eb, mund t\u00eb hyni n\u00eb SHBA?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sali Berisha<\/strong>: Un\u00eb po e fitoj k\u00ebt\u00eb gar\u00eb. Do t\u00eb kthehem sepse duhet t\u00eb rind\u00ebrtojm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb parti t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb konservatore dhe kjo do t\u00eb b\u00ebhet realitet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>&#8211; Po populli e njohin mir\u00eb komunizmin dhe socializmin? E kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ideologji? E mb\u00ebshtetin lirin\u00eb e individit? E kuptojn\u00eb q\u00eb kapitalizmi \u00ebsht\u00eb sistemi i duhur?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sali Berisha<\/strong>: Ata po mb\u00ebshtetin fuqish\u00ebm l\u00ebvizjen time p\u00ebr t\u00eb kthyer Partin\u00eb Demokratike n\u00eb nj\u00eb parti konservatore ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb duke ndodhur sot. Sigurisht q\u00eb ka nd\u00ebrhyrje t\u00eb fuqishme prej ambasadores s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb \u00e7do konvente nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, ajo nuk ka sukses. L\u00ebvizja ime po p\u00ebrparon. P\u00ebrqindja e ndjek\u00ebsve t\u00eb mi po rritet. Brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, pik\u00ebt dhe pozicioni im po p\u00ebrmir\u00ebsohet n\u00eb PD.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Zgjedhjet e prillit shkel\u00ebn t\u00eb gjitha parimet e zgjedhjeve t\u00eb drejta dhe t\u00eb ndershme. Qeveria disbursoi nga Thesari i Shtetit 130 milion\u00eb euro, ua shp\u00ebrndau familjeve, nj\u00eb veprim q\u00eb ndalohet me ligj. Qeveria p\u00ebrdori t\u00eb dh\u00ebnat personale q\u00eb mbrohen nga kushtetuta dhe nj\u00eb ligj i posa\u00e7\u00ebm dhe hyri n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e 1 milion votuese. Ia shp\u00ebrndau Partis\u00eb Socialiste. Ato i p\u00ebrdor\u00ebn patronazhist\u00ebt. Ky ishte nj\u00eb sistem q\u00eb p\u00ebrdorej n\u00eb diktatur\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebsoi nj\u00eb sistem skllav\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb manipuluar t\u00eb dh\u00ebnat. N\u00eb diktatur\u00eb ky sistem shfryt\u00ebzohej p\u00ebr t\u00eb terrorizuar votuesit t\u00eb cil\u00ebt nuk ishin t\u00eb k\u00ebnaqur me regjimin. PS i p\u00ebrdori n\u00eb k\u00ebto zgjedhje dhe u d\u00ebnua nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, sepse u terrorizuan votuesit. Atyre u thuhej se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb votonin do t\u00eb monitoroheshin me kamera dhe n\u00ebse votonin PD-n\u00eb do t\u00eb humbisnin vendin e pun\u00ebs e k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb tjera. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, pavar\u00ebsisht se p\u00ebrdor\u00ebn edhe banda t\u00eb armatosura, para t\u00eb drog\u00ebs, fatkeq\u00ebsisht n\u00ebn ndikimin e Sorosit, e para q\u00eb i p\u00ebrsh\u00ebndeti zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri ishte\u00a0 ambasadorja e SHBA-s\u00eb, pa th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr shqyrtimin e ankesave, apo komente t\u00eb tjera. Nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs i DASH-it u shpreh se ishin t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb do t\u00eb vazhdonin pun\u00ebn me z. Rama kur ai kishte shkelur \u00e7do parim ligjor n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>&#8211; Duket se keni shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Me siguri e dini se edhe ne k\u00ebtu n\u00eb SHBA kemi mashtrime zgjedhore q\u00eb zhvillohen rregullisht. Por tani amerikan\u00ebt po \u00e7elin syt\u00eb dhe po marrin pjes\u00eb aktive n\u00eb qeverisje. Shpresoj q\u00eb historia juaj t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin se jo gjith\u00e7ka ka humbur n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb n\u00eb SHBA. Shum\u00eb njer\u00ebz mendojn\u00eb se e humb\u00ebn kombin ton\u00eb, megjithat\u00eb, n\u00eb demokraci ka ngaher\u00eb p\u00ebrplasje. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs suaj, cila \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore se p\u00ebrse komunizmi dhe socializmi d\u00ebshton? P\u00ebrse ne si qenie njer\u00ebzore nuk mund t\u00eb b\u00ebhemi pjes\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie komuniste? Pse korrupsioni fiton?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, komunizmi d\u00ebshtoi p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit ekonomik. Ishte r\u00ebnia e ekonomis\u00eb q\u00eb i dha fund sistemit, p\u00ebrndryshe, fatkeq\u00ebsisht, ai ishte legjitimuar derisa Ronald Regani e delegjitimoi me deklarat\u00ebn e tij t\u00eb famshme duke e cil\u00ebsuar \u2018perandoria e s\u00eb keqes\u2019. Regani sh\u00ebnoi nj\u00eb ndryshim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb q\u00ebndrimin ndaj sistemeve totalitare. P\u00ebrpara se t\u00eb ndodhte kjo, ekzistonte doktrina De Trant, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, sistemet e njohin nj\u00ebri-tjetrin, por sistemi i lir\u00eb ishte legjitim, kurse ai totalitar, jolegjitim. Un\u00eb besoj se arsyeja kryesore e r\u00ebnies s\u00eb sistemit ishte r\u00ebnia e ekonomis\u00eb socialiste krahas arsyeve t\u00eb tjera. P\u00ebrsa i p\u00ebrket korrupsionit, ne fillim kishim ligje t\u00eb dob\u00ebta, ishin praktika t\u00eb reja, mungonte kuadri i duhur ligjor, mungonte sistemi i duhur gjyq\u00ebsor. T\u00eb gjitha k\u00ebto favorizonin korrupsionin. Mentaliteti socialist \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb. Sipas tij, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb publike \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e tyre. Nuk e kuptojn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e partis\u00eb dhe politik\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e publikut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim q\u00eb bota ende nuk e ka nx\u00ebn\u00eb. Prandaj do t\u00eb ket\u00eb gjithmon\u00eb di\u00e7ka kund\u00ebr s\u00eb cil\u00ebs duhet t\u00eb luftojm\u00eb. Faleminderit z. Berisha p\u00ebr koh\u00ebn tuaj. D\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsohemi se \u00e7\u2019po ndodh me \u00e7\u00ebshtjen tuaj. Mund t\u00eb komunikojm\u00eb pas nj\u00eb muaji dhe t\u00eb shohim se si \u00ebsht\u00eb gjendja dhe si po shkojn\u00eb sondazhet.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0Faleminderit p\u00ebr intervist\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span><\/strong> Intervista \u00ebsht\u00eb zbardhur nga <span style=\"color: #0000ff;\">Syri.net.<\/span> Klikoni <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/open.spotify.com\/episode\/6RewdhxC1biygEM8Jc9ewX?si=11897a838e8740a1&amp;nd=1\"><strong>k\u00ebtu<\/strong> <\/a><\/span>p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar intervist\u00ebn.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Sali Berisha ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin Jason French n\u00eb radion amerikane French Capital Podcast. N\u00eb intervist\u00eb Berisha \u00ebsht\u00eb pyetur mbi shpalljen non grata, si \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendimi dhe cilat qen\u00eb arsyet q\u00eb \u00e7uan SHBA-t\u00eb t\u2019i bllokonin hyrjen n\u00eb Amerik\u00eb. Berisha thekson n\u00eb intervist\u00eb se ka qen\u00eb aktiviteti i tij kund\u00ebr Soros dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":486378,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-488837","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/488837","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=488837"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/488837\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/486378"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=488837"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=488837"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=488837"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}