{"id":486468,"date":"2021-11-22T13:04:18","date_gmt":"2021-11-22T12:04:18","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=486468"},"modified":"2021-11-22T13:12:55","modified_gmt":"2021-11-22T12:12:55","slug":"raportet-e-verteta-te-bashes-me-shba-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/11\/22\/raportet-e-verteta-te-bashes-me-shba-ne\/","title":{"rendered":"Raportet e v\u00ebrteta t\u00eb Bash\u00ebs me SHBA-n\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><em><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/aveniri-Basha.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-486472\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/aveniri-Basha.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"833\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/aveniri-Basha.jpg 900w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/aveniri-Basha-300x278.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/aveniri-Basha-768x711.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><br \/>\nNga Avenir Peka<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prej m\u00eb shum\u00eb se dy muajsh Lulzim Basha p\u00ebrdor SHBA-n\u00eb si kalin e tij t\u00eb betej\u00ebs ndaj Sali Berish\u00ebs. Fabula e tij \u00ebsht\u00eb kjo: Sali Berisha \u00ebsht\u00eb shpallur non-grata nga Departamenti i Shtetit dhe ai duhej p\u00ebrjashtuar p\u00ebr hir t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike me SHBA-t\u00eb. Por, cila \u00ebsht\u00eb historia e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tij, si Kryetar i PD me SHBA-t\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e \u00e7uditshme. Nj\u00eb histori personale e shk\u00ebputur nga Partia Demokratike; nj\u00eb histori e nd\u00ebrtuar mbi g\u00ebnjeshtra, mashtrime, shitje, intriga, para t\u00eb pista, lobime t\u00eb paligjshme deri tek futja hund\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb SHBA-ve. Nj\u00eb histori e denj\u00eb p\u00ebr subjektin e romaneve triller.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>I. Nj\u00eb histori personale<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2015, p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare, Washingtoni ishte nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Edi Rama akoma nuk e kishte marr\u00eb veten nga fiasco me arm\u00ebt kimike siriane, me gjith\u00eb presionin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb George Soros p\u00ebr t\u2019i rregulluar nj\u00eb takim n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Lulzim Basha nuk ishte askund. Po aq i pad\u00ebshiruar sa dhe Rama.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb q\u00eblloi t\u00eb isha i ftuar n\u00eb Kongresin Amerikan si fol\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb mbi rrezikun e Shtetit Islamik n\u00eb Ballkan. Vizit\u00ebn e shfryt\u00ebzova p\u00ebr takime informale dhe informuese me ish-zyrtar\u00eb dhe zyrtar\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Euroazin\u00eb n\u00eb agjenci t\u00eb ndryshme; nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtjes, agjenci t\u00eb tjera t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare.\u00a0 Takimi me zyrtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardhe ishte m\u00eb pozitivi dhe m\u00eb inkurajuesi. Mesazhet q\u00eb i solla Bash\u00ebs, konsistonin n\u00eb k\u00ebto pika:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">i) P\u00ebr SHBA-n\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleat i NATO-s dhe aleat strategjik;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">ii) interesi par\u00ebsor i SHBA-s\u00eb \u00ebsht\u00eb stabiliteti dhe shteti i s\u00eb drejt\u00ebs;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">iii) SHBA-ja nuk mb\u00ebshtet parti politike t\u00eb caktuar kund\u00ebr nj\u00eb partie tjet\u00ebr;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">iv) Lulzim Basha \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e prov\u00ebs; e njohim si politikan, por e kemi t\u00eb paprovuar si lider. Do t\u00eb ndjekim me v\u00ebmendje performanc\u00ebn e tij n\u00eb zgjedhjet lokale 2015 dhe ato t\u00eb p\u00ebrgjithshme 2017 p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi raportet e SHBA-s\u00eb me t\u00eb. N\u00ebse ai<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">v) dyert e Washingtonit jan\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Partis\u00eb Demokratike;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">vi) mos p\u00ebrdorni lobist\u00eb, por hajdeni vet\u00eb; gjejini 4-5 individ\u00eb nga PD dhe d\u00ebrgojini n\u00eb Washington me rotacion. Deri n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb koh\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u2019u njohur me njer\u00ebzit dhe programin e Partis\u00eb Demokratike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">vii) mos harxhoni shum\u00eb koh\u00eb me ambasadorin n\u00eb Tiran\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb atje p\u00ebr neve, jo p\u00ebr juve. Mbani raporte t\u00eb mira me t\u00eb, por nuk ju hyn n\u00eb pun\u00eb.\u00a0 Rrug\u00ebn n\u00eb Washington e keni t\u00eb hapur p\u00ebr kontakte direkte.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto mesazhe ishin t\u00eb shk\u00eblqyera edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr. Marr\u00ebdh\u00ebniet e Bash\u00ebs me administrat\u00ebn e presidentit Obama ishin t\u00eb thyera. Basha i kishte mashtruar ata. N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2013, Edi Rama u vetofrua q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb sh\u00ebrbente si vendi ku do t\u00eb shkat\u00ebrroheshin l\u00ebnd\u00ebt kimike t\u00eb Siris\u00eb, pas nj\u00eb marr\u00ebveshje midis SHBA-ve dhe Rusis\u00eb. Por, Rama kishte nj\u00eb kusht: Qeveria e SHBA-s\u00eb duhej t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb opozita n\u00eb Shqip\u00ebri nuk do ta kund\u00ebrshtonte.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ambasadori i SHBA n\u00eb Tiran\u00eb i p\u00ebrcjell Bash\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn e Sekretarit t\u00eb Shtetit John Kerry, duke i theksuar se SHBA-t\u00eb nuk do t\u2019ia harronin PD-s\u00eb dhe Bash\u00ebs. Basha i premtoi dhe i doli garant se opozita nuk do ta kund\u00ebrshtonte.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I frik\u00ebsuar nga protagonizmi i Sokol Olldashit, Lulzim Basha urdh\u00ebroi militant\u00ebt e PD-s\u00eb q\u00eb t\u2019i bashkoheshin protestave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. Furis\u00eb s\u00eb ambasadorit amerikan, Basha iu p\u00ebrgjigj me nj\u00eb mashtrim tjet\u00ebr; ai u justifikua se njer\u00ebzit nuk i kishte nxjerr\u00eb ai p\u00ebr t\u00eb protestuar, por Berisha. P\u00ebrgjigja q\u00eb mori ishte se ai, Basha, kishte mashtruar Qeverin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe se do t\u00eb paguante p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Reagimi i tij ndaj takimeve n\u00eb Washington ishte alla-Basha: i lig, i pis\u00ebt dhe posht\u00ebrues. M\u00eb von\u00eb do t\u00eb kuptohej se kushdo q\u00eb do t\u00eb mundohej t\u00eb ndihmonte n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Washingtonin, ai do ta shtypte me k\u00ebmb\u00eb. Basha kishte vendosur ta privatizonte k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>II. Trump n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Basha nuk shkoi n\u00eb Konvent\u00ebn e Partis\u00eb Republikane, ku do t\u00eb vendosej zyrtarizimi i kandidatur\u00ebs Trump-Pence si parti si-mot\u00ebr. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, ai shkoi n\u00eb Konvent\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike, pasi ai, si pjesa m\u00eb e madhe e bot\u00ebs mendonte se Hilary Clinton do t\u2019i fitonte zgjedhjet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vet\u00ebm pak jav\u00eb pas betimit t\u00eb Donald Trump si Presidenti i ShBA-s\u00eb, Lulzim Basha do t\u00eb vizitonte Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Jo nj\u00eb her\u00eb, por disa. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur \u00e7do lider, kryetar shteti apo qeverie nuk po linte gur pa kthyer p\u00ebr t\u00eb krijuar kontakte me administrat\u00ebn e re, Lulzim Basha, kryetari i nj\u00eb partie opozitare t\u00eb nj\u00eb vendi pa pesh\u00eb, hynte e dilte n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb Tiran\u00eb Lulzim Basha shprehej n\u00eb m\u00ebnyre kofidenciale se ishte lidhur me Michale Flynn, K\u00ebshilltar i Presidentit Trump p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb familjari t\u00eb tij. Edhe ky ishte mashtrim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u2018Familjari\u201d i cili gjithashtu mbante mbiemrin Flynn ishte irlandez dhe jo amerikan. N\u00eb realitet, aksesi i ishte krijuar n\u00ebp\u00ebrmjet lobistit Nick Muzin. I ndodhur n\u00ebn eufori, ai vendosi t\u00eb ngrinte \u00e7adr\u00ebn n\u00eb Bulevardin D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit. Aq shum\u00eb ishte Trump-izuar, sa n\u00eb nj\u00eb nga fjalimet e tij n\u00eb \u00e7ad\u00ebr ai vendosi t\u00eb godiste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb frontale George Soros.\u00a0 Frontale ishte edhe p\u00ebrgjigja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Basha udh\u00ebtoi p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr n\u00eb SHBA.\u00a0 Nd\u00ebrsa ai, bashk\u00ebshortja e tij dhe nj\u00eb k\u00ebshilltar i Presidentit Trump, figur\u00eb publike e njohur bisedonin plot pasion p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e qeveris\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb me Partin\u00eb Demokratike, n\u00eb barin e Trump Hotel n\u00eb Washington, ai nuk e dinte q\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn ngjitur ishte ulur q\u00ebllimisht nj\u00eb gazetar investigativ i gazet\u00ebs \u201cNew York Times\u201d, dy her\u00eb fitues i \u00e7mimit Pulitzer p\u00ebr gazetarin\u00eb investigative dhe d\u00ebgjonte gjith\u00e7ka. Jo vet\u00ebm kaq, por gazetarit i kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb edhe email-e aspak t\u00eb p\u00ebrshtatshme politikisht dhe potencialisht korruptive, d\u00ebrguar k\u00ebtij k\u00ebshilltari.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rast\u00ebsi ose jo, vet\u00ebm pak dit\u00eb pasi Basha u vu n\u00eb dijeni t\u00eb gazetarit, ai u ul n\u00eb marr\u00ebveshjen e famshme t\u00eb 17 majit. Por Soros nuk ia falte. Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, gazeta e sponsorizuar prej tij, \u201cMother Jones\u201d, botoi nj\u00eb artikull t\u00eb gjat\u00eb, ku tregonte skem\u00ebn e financimit t\u00eb lobimit t\u00eb Bash\u00ebs n\u00eb detaj, duke shkuar deri aty sa t\u00eb ngrinte dyshime se parat\u00eb ishin me origjin\u00eb ruse, gj\u00eb q\u00eb shkonte p\u00ebr shtat n\u00eb luft\u00ebn e brendshme politike n\u00eb SHBA.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pak koh\u00eb pas episodit n\u00eb Trump Hotel, Lulzim Basha jo vet\u00ebm q\u00eb nuk shkeli m\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, por iu nd\u00ebrpre \u00e7do kontakt. T\u00eb gjitha ato lidhje q\u00eb kishte krijuar u zhduk\u00ebn sa hap e mbyll syt\u00eb.\u00a0 I braktisur dhe me New York Times n\u00eb kurriz, ai vendosi t\u00eb mbyllte \u00e7adr\u00ebn dhe t\u2019i dor\u00ebzohej m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>III. Kathleen Kavalec dhe fundi i Bash\u00ebs<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fillim t\u00eb korrikut 2018, Presidenti Trump nominoi Kathleen Kavalec p\u00ebr ambasadore t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb diplomate karriere, Ndihm\u00ebs Asistent Sekretare e Shtetit p\u00ebr Europ\u00ebn, ajo ishte nj\u00eb njoh\u00ebse e shk\u00eblqyer e rajonit dhe Rusis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kavalec b\u00ebnte pjes\u00eb tek nj\u00eb grup prej rreth 50 diplomat\u00ebsh t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb presidentit Obama, t\u00eb cil\u00ebt ose u shkarkuan, ose u d\u00ebrguan n\u00ebp\u00ebr ambasada t\u00eb ndryshme. Em\u00ebrimi i saj n\u00eb Shqip\u00ebri kishte edhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr: ekspertiza e saj mbi Rusin\u00eb dhe q\u00ebndrimet e saj anti-ruse do t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb Shqip\u00ebria do t\u2019i q\u00ebndronte larg influenc\u00ebs ruse. P\u00ebr habin\u00eb e shum\u00ebkujt, kandidatura e saj u t\u00ebrhoq nga administrata e Presidentit Trump, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2019, pak para seanc\u00ebs s\u00eb konfirmimit n\u00eb Senat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo \u00e7far\u00eb u m\u00ebsua m\u00eb von\u00eb ishte shokuese. Gjat\u00eb seancave t\u00eb Kongresit p\u00ebr shkarkimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Presidentit Trump n\u00eb lidhje me Ukrain\u00ebn, n\u00eb n\u00ebntor 2019 u th\u00ebrrit edhe Fiona Hill, ish-Zv\/K\u00ebshilltare e Trump p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve rreth shkarkimit abuziv t\u00eb ambasadores s\u00eb SHBA-ve n\u00eb Ukrain\u00eb, Hill u p\u00ebrgjigj se jo vet\u00ebm kjo, por edhe kandidatura e Kathleen Kavalec p\u00ebr ambasadore n\u00eb Shqip\u00ebri, u t\u00ebrhoq nga administrata e Presidentit Trump p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kurr\u00eb nuk kishte ndodhur q\u00eb aktor\u00eb t\u00eb huaj politik\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynin kaq brutalisht n\u00eb em\u00ebrimin apo shkarkimin e nj\u00eb ambasadori amerikan. Lulzim Basha kishte shkelur vij\u00ebn e kuqe. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ose jo, q\u00eb nga ai moment, Basha nuk shkeli m\u00eb n\u00eb SHBA.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo q\u00eb kishte ndodhur mendohet t\u00eb jet\u00eb kjo: refuzimit t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb takuar lobistin e Bash\u00ebs, k\u00ebta t\u00eb dy vendos\u00ebn t\u2019i kund\u00ebrpergjigjeshin duke e djegur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kavalec kishte qen\u00eb vart\u00ebsja direkte e Victoria Neuland, kjo e fundit Asistent Sekretare e Shtetit p\u00ebr Europ\u00ebn n\u00eb administrat\u00ebn e Presidentit Obama. Si\u00e7 doli m\u00eb von\u00eb, Neuland i kishte kaluar Kavalec p\u00ebr ndjekje dosjen e famshme \u2018Stelee\u201d kund\u00ebr Presidentit Trump. Pik\u00ebrisht ky informacion iu kalua Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, e cila t\u00ebrhoqi kandidatur\u00ebn e saj p\u00ebr ambasadore n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se Victoria Neuland \u00ebsht\u00eb mike e familjes Basha. Ekzpozimi i saj n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb sulmeve t\u00eb administrat\u00ebs Trump, tregon karakterin e Lulzim Bash\u00ebs. Ai nuk ndalet para asgj\u00ebje e para askujt.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Avenir Peka Prej m\u00eb shum\u00eb se dy muajsh Lulzim Basha p\u00ebrdor SHBA-n\u00eb si kalin e tij t\u00eb betej\u00ebs ndaj Sali Berish\u00ebs. Fabula e tij \u00ebsht\u00eb kjo: Sali Berisha \u00ebsht\u00eb shpallur non-grata nga Departamenti i Shtetit dhe ai duhej p\u00ebrjashtuar p\u00ebr hir t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike me SHBA-t\u00eb. Por, cila \u00ebsht\u00eb historia e marr\u00ebdh\u00ebnieve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":486472,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-486468","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/486468","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=486468"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/486468\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/486472"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=486468"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=486468"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=486468"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}