{"id":485177,"date":"2021-11-15T18:50:24","date_gmt":"2021-11-15T17:50:24","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=485177"},"modified":"2021-11-15T18:50:24","modified_gmt":"2021-11-15T17:50:24","slug":"nje-lexim-ndryshe-per-disfaten-e-vetevendosjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/11\/15\/nje-lexim-ndryshe-per-disfaten-e-vetevendosjes\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb lexim ndryshe p\u00ebr disfat\u00ebn e Vet\u00ebvendosjes","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><em><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-444705\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Andi-Bushati-e1618130585540-1.jpg\" alt=\"\" width=\"1273\" height=\"822\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Andi-Bushati-e1618130585540-1.jpg 1273w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Andi-Bushati-e1618130585540-1-300x194.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Andi-Bushati-e1618130585540-1-768x496.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Andi-Bushati-e1618130585540-1-1024x661.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1273px) 100vw, 1273px\" \/><\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><em>Nga Andi Bushati<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Euforia e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr disfat\u00ebn e Vet\u00ebvendosjes n\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, duket sikur \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrligjur. Idhtar\u00ebt e Albin Kurtit kishin paralajm\u00ebruar fitoren n\u00eb 24 nga bashkit\u00eb e vendit dhe e kan\u00eb mbyllyr k\u00ebt\u00eb gar\u00eb vet\u00ebm me kat\u00ebr prej tyre. Ata jan\u00eb shum\u00eb larg rezultatit t\u00eb marr\u00eb n\u00ebnt\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, kur u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb. P\u00ebrpos humbjes s\u00eb Mitrovic\u00ebs, n\u00eb raundin e par\u00eb, ajo e Prizrenit dhe sidomos dor\u00ebzimi i komun\u00ebs t\u00eb Prishtin\u00ebs tek LDK-ja, i ka zhveshur nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ushtruar pushtetin n\u00eb qendrat e m\u00ebdha urbane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I gjith\u00eb ky bilanc negativ duket sikur i jep t\u00eb drejt\u00ebn atij konglomerati t\u00eb madh t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga politikan\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, nga gazetar\u00eb dhe analist\u00eb t\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb ushqehen n\u00eb menc\u00ebn e s\u00eb shkuar\u00ebs, pseudo intelektual\u00ebve dhe pjestar\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt bataku \u00ebsht\u00eb m\u00eb i rehatsh\u00ebm se ndryshimi, t\u00eb shkruajn\u00eb nekrologjin\u00eb e revolucionit t\u00eb 14 shkurtit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas tyre, Albin Kurti u nd\u00ebshkua p\u00ebr iluzionet e kota q\u00eb ngjalli, ai u d\u00ebnua p\u00ebr p\u00ebrdorimin e veriut p\u00ebr interesat e tij elektorale, ai d\u00ebshtoi pasi me arroganc\u00ebn, munges\u00ebn e efikasitetit dhe mbylljen brenda nj\u00eb rrethi t\u00eb ngusht\u00eb, i zhg\u00ebnjeu shum\u00eb shpejt ata q\u00eb besuan tek ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por, p\u00ebrpos k\u00ebsaj qasjeje q\u00eb po dominon gjer\u00ebsisht debatin post elektoral n\u00eb Kosov\u00eb duhen par\u00eb edhe disa t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb thjeshta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vet\u00ebvendosja mbetet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kuota si n\u00eb zgjedhjet e m\u00ebparshme t\u00eb tetorit 2019, kur n\u00eb koalicion me LDK-n\u00eb, Albin Kurti arriti t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kryeminist\u00ebr. Pra n\u00ebse Vet\u00ebvendosjes i mungon nj\u00eb sasi votash q\u00eb mori n\u00eb plebishitin e 9 muajve m\u00eb par\u00eb ato n\u00eb fakt nuk ishin t\u00eb sajat. Ajo ishte vota e zem\u00ebrat\u00ebs, zhg\u00ebnjimit, mllefit me kast\u00ebn e vjet\u00ebr politike. Ajo ishte goditje kund\u00ebr degradimit t\u00eb LDK-s\u00eb e cila mbeti peng e lolove t\u00eb tipit Veliu, Hoti, Mustafa. Ajo ishte revolt\u00eb ndaj \u201cklanit pronto\u201d q\u00eb mb\u00ebnte prej koh\u00ebsh peng PDK-n\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndryshe nga sa jemi m\u00ebsuar ne n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebto dy parti dit\u00ebn t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb shpejt nga shuplaka e nxeht\u00eb q\u00eb mor\u00ebn. Ato e ndryshuan radikalisht drejtimin e tyre. Me ardhjen e Lumir Abdixhikut rugovist\u00ebt u tranformuan si nata me dit\u00ebn. Ata ngrit\u00ebn n\u00eb drejtim dijen, modernitetin, toleranc\u00ebn e fjalorit t\u00eb kombinuar me moskompromisin ndaj parimeve. Edhe partia e Tha\u00e7it e largoi hijen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb komandant\u00ebve duke e l\u00ebn\u00eb drejtimin n\u00eb duart e nj\u00eb figure urbane si Memli Krasniqi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pra, opozita kryesore e vendit diti t\u00eb transformohet radikalisht sipas vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe ajo nuk mund t\u00eb mos merrte kompesim elektoral p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pik\u00ebrisht ky ndryshim thelb\u00ebsor shpjegon rikthimin e nj\u00eb sasie votash n\u00eb drejtim t\u00eb opozit\u00ebs. N\u00ebse duhet nj\u00eb shembull p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tez\u00eb, ai gjendet kollaj. N\u00eb Gjilan, ku LDK-ja u paraqit s\u00ebrish me nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs, Lutfi Hazirin, fitoi s\u00ebrisht Vet\u00ebvendosja, kurse n\u00eb Prishtin\u00eb, ku P\u00ebrparim Rama u shfaq si nj\u00eb gjetje befasuese, rugovist\u00ebt e prek\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb normale suksesin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky spastrim radikal i klas\u00ebs politike, i cili gjenez\u00ebn e ka tek fitorja e revolucionit t\u00eb 14 shkurtit, t\u00eb cilit i priu Vet\u00ebvendosja, solli nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb madhe n\u00eb sken\u00ebn politike kosovare \u00e7ka u duk qartas edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Efekti i tij kryesor \u00ebsht\u00eb se ndryshe nga n\u00ebnt\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, beteja nuk ishte mes t\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb keqes, por mes normalitetit t\u00eb alternativave t\u00eb ndryshme. Ky \u00ebsht\u00eb shpjegimi m\u00eb pran\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, i asaj q\u00eb ndodhi k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel\u00eb dhe q\u00eb arsyeton faktin se p\u00ebrse kjo gar\u00eb nuk u perceptua s\u00ebrish me mend\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb referendumi plebishitar p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar \u201cKREJT\u201d vot\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vet\u00ebm.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pik\u00ebrisht nga kjo pik\u00eb duhet t\u00eb filloj\u00eb edhe reflektimi i asaj q\u00eb ndodhi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb pari, Vet\u00ebvendosja, q\u00eb ende ruan shumic\u00ebn parlamentare p\u00ebr t\u00eb qeverisur vendin, duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se nuk mund t\u00eb sillet m\u00eb me metoda radikale n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb post revolucionare. P\u00ebrmbysja e nisur prej saj tashm\u00eb ka triumfuar, klasa politike e vjet\u00ebr ka shkuar n\u00eb sht\u00ebpi duke i dh\u00ebn\u00eb fund s\u00eb bashku me t\u00eb edhe gjuh\u00ebs, metodave dhe vendosm\u00ebris\u00eb q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr saj. Partia e Albin Kurtit tani ndodhet p\u00ebrball\u00eb sfid\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ka pasur q\u00eb prej themelimit, nj\u00eb dekad\u00eb e gjys\u00ebm m\u00eb par\u00eb. Sepse ajo nuk ka m\u00eb monopolin e njer\u00ebzve t\u00eb rinj, t\u00eb ndri\u00e7uar dhe t\u00eb ndersh\u00ebm. \u00c7lirimi i partive kund\u00ebrshtare nga kashenjt\u00eb e pavdeksh\u00ebm, i ka b\u00ebr\u00eb edhe ato nj\u00ebsoj t\u00eb hapura kundrejt shtresave m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Madje ato jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb avantazhuara, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb pastrimi dhe rinovimi, duke pasur n\u00eb favor faktin e t\u00eb qenit n\u00eb opozit\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Testi real i Kurtit, nga sot e tutje, \u00ebsht\u00eb t\u00eb rishpik\u00eb vetveten duke mbajtur nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe pushtetin. Ndon\u00ebse qenia n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb shpie automatikisht drejt autoritarizmit dhe izolimit, ai duhet t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb hap\u00eb partin\u00eb dike iu kthyer polifonis\u00eb s\u00eb z\u00ebrave dhe integritetit t\u00eb personazheve q\u00eb kishte Vetvendosja para skizm\u00ebs s\u00eb madhe me ata q\u00eb m\u00eb pas u larguan p\u00ebr t\u00eb themeluar PSD-n\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, pra p\u00ebrpos hapave t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar t\u00eb nd\u00ebrmar\u00eb, kryeministri i Kosov\u00ebs ka edhe disa avantazhe nga rezultatet e 14 n\u00ebntorit. Fakti q\u00eb tashm\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb mbart\u00ebs i t\u00eb gjith\u00eb pushteteve pjell automatikisht t\u00eb mira elektorale. N\u00ebse nj\u00eb nga shkaqet e fitores s\u00eb Albin Kurtit n\u00eb 14 shkurt ishte se ai u ndesh me njer\u00ebz q\u00eb kontrollonin gjith\u00e7ka edhe rezultati i gar\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb diele mund t\u00eb shpjegohet shum\u00eb mir\u00eb me instiktin popullor p\u00ebr mos e dor\u00ebzuar \u00e7do vendimmarrje n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat duar.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fakti se dy partit\u00eb kryesore t\u00eb opozit\u00ebs LDK dhe PDK, do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb pushtet t\u00eb madh lokal do ti b\u00ebj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre t\u00eb matsh\u00ebm, t\u00eb kritikuesh\u00ebm, t\u00eb gjykuesh\u00ebm nga publiku. N\u00ebse p\u00ebr disa Albin Kurti nuk \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb kulmin e sharmit q\u00eb mbart t\u00eb qenit opozitar, as P\u00ebrparim Rama, kur t\u00eb zhys\u00eb duart n\u00eb kaosin urban t\u00eb Prishtin\u00ebs, nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb aureol\u00ebn e pac\u00ebnueshme t\u00eb k\u00ebtij 14 n\u00ebntori.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pra, loja sapo ka rifilluar dhe ata q\u00eb parathon\u00eb d\u00ebshtimin e pashmangsh\u00ebm t\u00eb Vet\u00ebvendosjes mbeten si gjithmon\u00eb t\u00eb nxituar. Sepse beteja e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr. Revolucioni i Vet\u00ebvendosjes solli n\u00eb sken\u00ebn politike, Lumir Abdixhikun, P\u00ebrparim Ram\u00ebn dhe Memli Krasniqin, nd\u00ebrsa tani mbetet t\u00eb shihet se sa do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje ta transormoj\u00eb Albin Kurtin, p\u00ebrballja me kund\u00ebrshtar\u00eb krejt t\u00eb rinj dhe krejt t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati Euforia e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr disfat\u00ebn e Vet\u00ebvendosjes n\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, duket sikur \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrligjur. Idhtar\u00ebt e Albin Kurtit kishin paralajm\u00ebruar fitoren n\u00eb 24 nga bashkit\u00eb e vendit dhe e kan\u00eb mbyllyr k\u00ebt\u00eb gar\u00eb vet\u00ebm me kat\u00ebr prej tyre. Ata jan\u00eb shum\u00eb larg rezultatit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":444705,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20,13],"tags":[],"class_list":["post-485177","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/485177","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=485177"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/485177\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/444705"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=485177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=485177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=485177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}