{"id":482856,"date":"2021-11-05T09:14:26","date_gmt":"2021-11-05T08:14:26","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=482856"},"modified":"2021-11-05T09:14:26","modified_gmt":"2021-11-05T08:14:26","slug":"rama-per-dw-serbia-ka-pranuar-qe-mes-shqiperise-dhe-kosoves-te-mos-kete-kufij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/11\/05\/rama-per-dw-serbia-ka-pranuar-qe-mes-shqiperise-dhe-kosoves-te-mos-kete-kufij\/","title":{"rendered":"Rama p\u00ebr DW: Serbia ka pranuar q\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs t\u00eb mos ket\u00eb kufij","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-482857\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/rama-dw.jpg\" alt=\"\" width=\"700\" height=\"394\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/rama-dw.jpg 700w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/rama-dw-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kuadrin e vizit\u00ebs n\u00eb Beograd flet p\u00ebr DW mbi \u201cOpen Balkan\u201c. Ai thekson nd\u00ebr t\u00eb tjera, se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Serbia ka pranuar q\u00eb n\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs t\u00eb mos ket\u00eb kufij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>DW: Z. Kryeminist\u00ebr kan\u00eb kaluar tre vjet q\u00ebkurse \u00ebsht\u00eb hedhur ideja p\u00ebr Mini-Shengenin Ballkanik, tani &#8220;Open Balkan\u201d. Si mendoni, a \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb projekt q\u00eb do mbijetoj\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb folur shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edi Rama: Un\u00eb jam i bindur q\u00eb pik\u00ebrisht pse paqja duhet t\u00eb mbijetoj\u00eb dhe duhet t\u00eb b\u00ebhet e pakthyeshme p\u00ebrgjithmon\u00eb, ky projekt, kjo nism\u00eb\u00a0detyrimisht do t\u00eb mbijetoj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Zakonisht kur flitet p\u00ebr Open Balkan, keni shum\u00eb kritika, sidomos nga Kosova, por edhe nga vet\u00eb Shqip\u00ebria. Duket sikur po tradhtoni Kosov\u00ebn duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces me Serbin\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb debat ende i nxeht\u00eb.<\/em>\u00a0<em>Ju si e shihni k\u00ebt\u00eb?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb nuk dua t\u00eb komentoj mbi k\u00ebt\u00eb. Por, dua t\u00eb them q\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb tradh\u00ebti t\u00eb mendosh p\u00ebr t\u00eb ardhmen, t\u00eb mendosh p\u00ebr paqen, t\u00eb mendosh p\u00ebr rritjen e bashk\u00ebpunimit dhe t\u00eb ekonomis\u00eb, t\u00eb mendosh p\u00ebr mir\u00ebqenien shoq\u00ebrore dhe t\u00eb mendosh edhe p\u00ebr zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, po at\u00ebher\u00eb un\u00eb jam tradhtar, nuk diskutohet dhe tradhtar do t\u00eb ngelem.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Si mund t\u00eb zgjidhet \u00e7\u00ebshtja p\u00ebrfundimtare bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb proces? Serbia koh\u00ebt e fundit b\u00ebri ca k\u00ebrc\u00ebnime me luft\u00eb, kemin problemin n\u00eb veri. Edhe n\u00eb Serbi Ju jeni kritikuar p\u00ebr q\u00ebndrimet at\u00ebher\u00eb, duke qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb till\u00eb a duket e mundur zgjidhja? Dhe, p.sh. sot n\u00eb Beograd po t\u00eb ishte Kosova e ftuar a do t\u00eb kishte nj\u00eb flamur t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb qeverin\u00eb e Serbis\u00eb?\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb pari t\u00eb mos harrojm\u00eb asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb\u00a0\u00e7\u00ebshtja e mosdakord\u00ebsis\u00eb mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs &#8211; un\u00eb nuk e harroj asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\u00a0\u00e7\u00ebshtje themelore dhe shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se procesi n\u00eb vet\u00ebvete \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i v\u00ebshtir\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00ebsesi nj\u00eb proces i qet\u00eb vijimsisht &#8211; do ket\u00eb edhe tensionet e veta. Por, nga ana tjet\u00ebr po t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb krahasim me t\u00eb shkuar\u00ebn sot vertet\u00eb rriten tensionet, por edhe zgjidhja e atyre nyjeve q\u00eb krijojn\u00eb tension \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e shpejt\u00eb, n\u00ebse e vini re. Pik\u00ebrisht se \u00ebsht\u00eb kjo\u00a0\u00e7\u00ebshtje n\u00eb mes, un\u00eb mendoj se Ballkani i hapur \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sepse \u00ebsht\u00eb kontributor i drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr t\u00eb krijuar energji pozitive dhe p\u00ebr ta leht\u00ebsuar procesin e konfrontimit n\u00eb\u00a0\u00e7\u00ebshtjen themelore duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi pal\u00ebve t\u00eb komunikojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb m\u00eb pozitive. Dhe, prandaj edhe solla p\u00ebrs\u00ebri shembullin e Gjermanis\u00eb dhe Franc\u00ebs: Paqja p\u00ebrfundimtare s\u00eb bashku me faljen publike t\u00eb Gjermanis\u00eb erdhi n\u00eb vitin 1969 nga kancelari Willy Brandt. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs Gjermania dhe Franca filluan t\u00eb komunikojn\u00eb, filluan t\u00eb nd\u00ebrveprojn\u00eb, filluan t\u00eb ngren\u00eb mekanizma bashk\u00ebpunimi. Dhe, k\u00ebto mekanizma u ngrit\u00ebn n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb aty ku \u00ebsht\u00eb m\u00eb leht\u00eb, tek interesi ekonomik. U ngrit\u00ebn n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb aty ku p\u00ebrve\u00e7\u00a0se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb dhe m\u00eb jetike p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb njer\u00ebzve, tek buka, tek rritja e mund\u00ebsive p\u00ebr t\u2018u mbijetuar plag\u00ebve t\u00eb tmerrshme t\u00eb luft\u00ebs dhe p\u00ebr t&#8217;u dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzve nj\u00eb perspektiv\u00eb n\u00eb familjet e tyre. Nuk ka asnj\u00eb kontradit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, por p\u00ebrkundrazi: N\u00ebse Kosova do t\u00eb ishte e pranishme do t\u00eb kishte mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, t\u00eb rriste kapacitetet e veta ekonomike, t\u00eb fuqizonte imazhin e vet si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku mund t\u00eb investohet p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj, t\u00eb krijonte garanci p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb investojn\u00eb dhe q\u00eb do t\u00eb investonin n\u00eb Kosov\u00eb, qofshin shqiptar, qofshin t\u00eb huaj dhe k\u00ebshtu t\u00eb merrte disa benifite t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb natyr\u00ebs ekonomike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb procesin e dialogut t\u00eb vazhdonte t\u00eb mbante q\u00ebndrimet e veta q\u00eb nuk diskutohen dhe t\u00eb arrinte synimin e vet. Por, q\u00eb nuk ekziston n\u00eb histori, si\u00e7 \u00a0njoh un\u00eb, q\u00eb nj\u00eb zgjidhje konflikti t\u00eb ket\u00eb pasur sukses duke mos p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mjetet e nevojshme dhe duke mos p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu domosdoshm\u00ebrin\u00eb e vendosjes s\u00eb interesit t\u00eb qytetar\u00ebve si njer\u00ebz, si familjar\u00eb, si prind\u00ebr, prodhues, tregtar, si konsumator, kjo \u00ebsht\u00eb e sigurt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Por, nuk mund t\u00eb mohojm\u00eb q\u00eb n\u00eb Ballkan ka probleme \u2013 p\u00ebrve\u00e7 Kosov\u00ebs q\u00eb vazhdon\u00a0t\u00eb ket\u00eb probleme, si\u00e7\u00a0ishte rasti me boksier\u00ebt nga Kosova q\u00eb nuk mund\u00ebn t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr shkak se ajo organizohet n\u00eb Serbi &#8211; ka shqet\u00ebsime n\u00eb Bosnje, sidomos jav\u00ebve t\u00eb fundit me tensione pak m\u00eb t\u00eb ngritura dhe t\u00eb theksuara se n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn. Po ashtu as Mali i Zi nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Ballkanit t\u00eb hapur. A ju duket pak idilike kjo nism\u00eb, apo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fillim p\u00ebr t\u00eb rregulluar problemet?\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mendoj q\u00eb edhe\u00a0\u00e7\u00ebshtjet e konfliktit,\u00a0dometh\u00ebn\u00eb\u00a0\u00e7\u00ebshtjet q\u00eb shfaqin simptomat e atij konflikti q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb themelin e marr\u00ebdh\u00ebnies n\u00eb mes t\u00eb Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb me Ballkanin e hapur, me komunikimin e vazhduesh\u00ebm, me adresimin e k\u00ebtyre aspekteve t\u00eb tjera do t\u00eb mund t\u00eb adresoheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb pozitive nga pal\u00ebt: sepse sa m\u00eb shum\u00eb pal\u00ebt t\u00eb afrohen, sa m\u00eb shum\u00eb pal\u00ebt t\u00eb shihen n\u00eb sy, sa m\u00eb shum\u00eb pal\u00ebt t\u00eb gjejn\u00eb interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, jo n\u00eb teori por n\u00eb praktik\u00eb, sa m\u00eb shum\u00eb pal\u00ebt t\u00eb krijojn\u00eb afinitet si njer\u00ebz p\u00ebrtej t\u00eb gjitha atyre q\u00eb i p\u00ebrcaktojn\u00eb ata si identitete etnike, si identitete fetare apo\u00a0\u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb teori po flas, aq m\u00eb shum\u00eb krijohen premisa p\u00ebr t\u00eb adresuar konfliktin thelb\u00ebsor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pozitive. Un\u00eb nuk them q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, por them q\u00eb e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e pamundur, un\u00eb nuk them q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje magjike, por un\u00eb them q\u00eb moszgjidhja dhe opsionet ekstreme jan\u00eb apsolutisht t\u00eb destinuara t\u00eb mos \u00e7ojn\u00eb asgj\u00ebkundi. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr Bosnj\u00ebn. Bosnja do t\u00eb p\u00ebrfitonte nga Ballkani i hapur patjet\u00ebr, si t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb, por do t\u00eb ishte edhe m\u00eb e relaksuar n\u00eb rast se nuk do t\u00eb kishte kufirin q\u00eb i pengon l\u00ebvizjen njer\u00ebzve, q\u00eb i kujton se jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb, q\u00eb i kujton q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ekonomike dhe sociale etj. etj. E nj\u00ebjta gj\u00eb p\u00ebr Malin e Zi. Tani un\u00eb mendoj, se t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Ballkanin e hapur se nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e natyrshme dhe t\u00eb gjitha pengesat q\u00eb krijohen dhe t\u00eb gjitha kund\u00ebrshtimet jan\u00eb t\u00eb panatyrshme. Jan\u00eb pengesa t\u00eb natyr\u00ebs politike q\u00eb krijohen nga interesa politike t\u00eb momentit, jo nga ndonj\u00eb interes strategjik dhe q\u00eb cenojn\u00eb interesin strategjik t\u00eb vet k\u00ebtyre vendeve, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim. Dhe, p\u00ebr Kosov\u00ebn e them me bindje se k\u00ebrc\u00ebnohet interesi strategjik i Kosov\u00ebs duke u vet\u00ebp\u00ebrjashtuar Kosova n\u00eb Ballkanin e hapur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>A mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira rajonale, pa marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira bilaterale? N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast shumica kan\u00eb frik\u00eb nga Serbia p\u00ebr arsye se ka pasur edhe konflikte politike dhe luft\u00eb me shumic\u00ebn prej tyre edhe tani vazhdon ta ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie jo shum\u00eb t\u00eb qet\u00eb\u2026\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Frika nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltar i mir\u00eb. Por, un\u00eb mendoj q\u00eb kund\u00ebrshtia politike e Ballkanit t\u00eb hapur nuk vjen nga frika, vjen nga nevoja p\u00ebr ta ushqyer frik\u00ebn n\u00eb funksion t\u00eb politik\u00ebs. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Mund t\u00eb thuhet q\u00eb keni diskutuar p\u00ebr k\u00ebto\u00a0\u00e7\u00ebshtje me Vu\u00e7i\u00e7 apo \u00e7far\u00eb diskutuat n\u00eb takime?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne diskutojm\u00eb gjith\u00e7ka dhe diskutojm\u00eb shum\u00eb hapur dhe kemi r\u00ebn\u00eb dakord, q\u00eb t\u00eb mos biem dakord p\u00ebr\u00a0\u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e kam shprehur edhe k\u00ebtu n\u00eb Beograd mendimin tim. Por nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb besoj shum\u00eb q\u00eb kemi arritur shum\u00eb ne shqiptar\u00ebt duke e b\u00ebr\u00eb Serbin\u00eb ta pranoj\u00eb Ballkanin e hapur p\u00ebr gjasht\u00eb vende. Ju fol\u00ebt p\u00ebr flamurin.\u00a0\u00c7\u00ebshtja e flamurit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\u00a0\u00e7\u00ebshtje q\u00eb zgjidhet leht\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\u00a0\u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkon v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb madhe, pasi nuk mund t\u00eb na pengojn\u00eb flamur\u00ebt q\u00eb t\u00eb\u00a0\u00e7ojm\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb proces kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Gjith\u00e7ka zgjidhet kur ka nj\u00eb vullnet p\u00ebr t&#8217;u zgjidhur. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb Serbia ka pranuar q\u00eb n\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs t\u00eb mos ket\u00eb kufij. Gj\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb premtim i vazhduesh\u00ebm i t\u00eb gjith\u00ebve dhe nuk \u00ebsht\u00eb realizuar dot kurr\u00eb, sepse pik\u00ebrisht sapo i shkonim af\u00ebr asaj, na ngrihej e gjith\u00eb bota dhe thoshin Shqip\u00ebria e madhe dhe ka disa q\u00eb nuk duan ta kuptojn\u00eb dhe thon\u00eb pse Serbis\u00eb do t&#8217;i marrim leje ne? K\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb\u00a0\u00e7\u00ebshtja p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb leje. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb\u00a0\u00e7\u00ebshtja q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb kjo gj\u00eb nuk b\u00ebhet dot, n\u00ebse Serbia v\u00eb alarmin q\u00eb k\u00ebta po b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e madhe. Nd\u00ebrkoh\u00eb Serbia jo vet\u00ebm q\u00eb ka hequr dor\u00eb nga kjo, n\u00eb sensin q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb penges\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por p\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb e gatshme q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb n\u00eb tryez\u00eb si t\u00eb barabart\u00eb edhe Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Ballkanit t\u00eb hapur. Tani un\u00eb nuk e kuptoj dot se pse duhet refuzuar kjo mund\u00ebsi dhe pse duhet t\u00eb vuajn\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb nevojshme n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebr arsye t\u00eb biznesit t\u00eb tyre, p\u00ebr arsye t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb tyre Ballkanin e hapur, nuk e kuptoj dot. \u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u00c7far\u00eb p\u00ebrfitimi ka Shqip\u00ebria dhe vendet e tjera nga Ballkani i hapur? N\u00eb konferenc\u00eb ju p\u00ebrmendet turist\u00ebt, shk\u00ebmbimin ekonomik. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i duksh\u00ebm progresi n\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie?\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk \u00ebsht\u00eb ende aq i duksh\u00ebm p\u00ebr shkak se ende, si\u00e7\u00a0e d\u00ebgjuat, nuk jan\u00eb zbatuar deri n\u00eb fund ato ndryshime q\u00eb jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr ta realizuar Ballkanin e hapur. Ende ka pritje n\u00eb kufi, ende ka probleme me nj\u00ebsimin e dokumentacionit, ende ka pengesa. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb koh\u00ebn e vet, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i leht\u00eb edhe nga kjo pik\u00ebpamje edhe mes nesh q\u00eb jemi dakord q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri ka probleme. Por, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si nd\u00ebrtohet nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb evropiane, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si vet Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar. Dhe, ne p\u00ebr t\u2018u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Evropian po b\u00ebjm\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb nj\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb gjitha procedurave, dokumentave q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00ebn e vet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Njer\u00ebzit n\u00eb Ballkan jan\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb u ofrohet nj\u00eb gj\u00eb dhe ndodh nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u ofrohet Bashkimi Evropian dhe mbeten me Open Balkan. Kjo \u00ebsht\u00eb frika q\u00eb kan\u00eb njer\u00ebzit?\u00a0 A besoni Ju ende n\u00eb nj\u00eb integrim m\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe rajonit?\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb nuk e diskutoj q\u00eb Shqip\u00ebria dhe rajoni e kan\u00eb vendin n\u00eb Bashkimin Evropian dhe do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kohe dhe Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vet\u00ebn, q\u00eb duhet ta mir\u00ebkuptojm\u00eb dhe nuk duhet aspak t\u00eb humbasim busull\u00ebn nga kjo, por ne duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb me pun\u00ebn ton\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb puna se mbetemi n\u00eb Ballkanin e hapur, por Ballkani i hapur \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb na duhet, nuk \u00ebsht\u00eb hajde t\u2018i gjejm\u00eb pun\u00eb vetes. Por, na \u00ebsht\u00eb dashur dhe na duhet p\u00ebr ekonomin\u00eb, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr paqen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>I gjith\u00eb bashk\u00ebpunimi rajonal kishte filluar m\u00eb fuqish\u00ebm me Procesin e Berlinit. Kancelarja Merkel \u00ebsht\u00eb n\u00eb largim. Si e shihni rolin e Gjermanis\u00eb n\u00eb integrim n\u00eb Bashkimin Evropian, por edhe bashk\u00ebpunimin rajonal?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Politika e jashtme e Gjermanis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb politik\u00eb personale, por politik\u00eb e nj\u00eb shteti shum\u00eb serioz q\u00eb nuk ndryshon, sepse po ndryshon nj\u00eb kancelar me nj\u00eb tjet\u00ebr. Un\u00eb nuk shoh q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb ndryshim, p\u00ebrkundrazi, mendoj q\u00eb kancelari i ri do t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb. \u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>VINI RE:<\/strong> Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <strong>DW<\/strong><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kuadrin e vizit\u00ebs n\u00eb Beograd flet p\u00ebr DW mbi \u201cOpen Balkan\u201c. Ai thekson nd\u00ebr t\u00eb tjera, se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Serbia ka pranuar q\u00eb n\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs t\u00eb mos ket\u00eb kufij. DW: Z. Kryeminist\u00ebr kan\u00eb kaluar tre vjet q\u00ebkurse \u00ebsht\u00eb hedhur ideja p\u00ebr Mini-Shengenin Ballkanik, tani &#8220;Open Balkan\u201d. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":482857,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-482856","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/482856","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=482856"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/482856\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/482857"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=482856"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=482856"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=482856"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}