{"id":479497,"date":"2021-10-19T17:43:27","date_gmt":"2021-10-19T15:43:27","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=479497"},"modified":"2021-10-19T17:43:27","modified_gmt":"2021-10-19T15:43:27","slug":"basha-nuk-eshte-balsha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/10\/19\/basha-nuk-eshte-balsha\/","title":{"rendered":"Basha nuk \u00ebsht\u00eb Balsha","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/cimpeka2.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-472649 alignleft\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/cimpeka2-300x233.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"233\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/cimpeka2-300x233.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/cimpeka2-768x597.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/cimpeka2.jpg 853w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga \u00c7im Peka<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dikur i k\u00ebrkonim t\u00eb qeshte m\u00eb pak, pasi njer\u00ebzit nuk e merrnin seriozisht. Edhe konsulent\u00ebt e tij izraelit\u00eb ia pat\u00ebn k\u00ebrkuar. Tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i eg\u00ebr, e nuk i qesh m\u00eb buza. Sa her\u00eb zihet n\u00eb \u00e7ark, eg\u00ebrsohet, k\u00ebrc\u00ebnon dhe b\u00ebn si i fort\u00eb. Tip cubi. Dje, mori kuraj\u00ebn dhe k\u00ebrc\u00ebnoi Sali Berish\u00ebn. Fjala e tij para grupit parlamentar u vu re p\u00ebr tri gj\u00ebra.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>S\u00eb pari<\/strong>, u shpreh se \u201cRrjedh jo vet\u00ebm nga familja Basha, por edhe nga Hot\u00ebt, q\u00eb shquhen edhe p\u00ebr t\u00eb tjera gj\u00ebra\u201d, si dhe \u2018di t\u00eb sillet edhe ndryshe\u2019. Tani, ky ka filluar e ngjan si dy pika uji me Ram\u00ebn.\u00a0Shtat\u00eb her\u00eb ka nd\u00ebrruar fen\u00eb Edi Rama. Nj\u00eb her\u00eb mysliman; nj\u00eb here katolik; nj\u00eb her\u00eb ortodoks; pastaj bektashi; nganj\u00ebher\u00eb del edhe \u00e7ifut; pastaj kur takohet me Erdoganin kthehet p\u00ebrs\u00ebri mysliman. K\u00ebshtu edhe me origjin\u00ebn e Bash\u00ebs.\u00a0N\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 2011 ishte \u2018tirons denbabaden\u2019. Asnj\u00eb lidhje me hap\u00ebsir\u00ebn jasht\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl. Pastaj ca koh\u00eb thoshte se ishte gjakovar; pastaj dibran; pastaj pejan. E tani, doli q\u00eb qenka nga Hoti. Nuk e sqaroi a ishte nga Hoti si krahin\u00eb, apo nga fisi Hoti. Ndoshta do t\u00eb dal\u00eb i af\u00ebrm me Ukshin Hotin, q\u00eb t\u00eb duket i men\u00e7ur dhe i pen\u00ebs. Jo p\u00ebr gj\u00eb, por ka shkruar edhe lib\u00ebr. Por ndryshe nga Ukshini, ky \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr politikan\u00ebt me fjalorin m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr.\u00a0Edhe Bamir Topi ia kalon. Ndoshta do t\u00eb na thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb edhe trim. I fort\u00eb. \u00c7un garip. E, kur shfaqet si i fort\u00eb, t\u00eb v\u00eb n\u00eb siklet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb. Ngriti \u00e7adr\u00ebn n\u00eb vitin 2017, dhe i b\u00ebnte si cub Ram\u00ebs posht\u00eb dritares. Pastaj shkoi dhe iu fut n\u00eb shtrat. N\u00eb 2019 dor\u00ebzoi mandatet dhe k\u00ebrc\u00ebnoi se parlament nuk kishte m\u00eb, por vendin e tij e zuri Kujtim Gjuzi. Bojkotoi zgjedhjet lokale dhe u p\u00ebrbetua se vet\u00ebm mbi trupin e tij po t\u00eb kalonte Rama do t\u00eb zhvilloheshin zgjedhjet. Rama jo vet\u00ebm q\u00eb kaloi, por e shtypi si rul.\u00a0 K\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i fort\u00eb ishte me em\u00ebrimin e Fatmir Xhafajt, kur u shpreh se \u2018vet\u00ebm po t\u00eb kaloje mbi trupat tan\u00eb\u201d, do t\u00eb futet n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme. Xhafaj kaloi jo vet\u00ebm mbi trupin e Bash\u00ebs, por edhe t\u00eb Grid\u00ebs, Ervinit, Jorid\u00ebs, Gazit. Dhe tani kur del dhe k\u00ebrc\u00ebnon vet\u00eb Sali Berish\u00ebn, t\u00eb v\u00eb n\u00eb dilem\u00eb: t\u00eb qash, t\u00eb qesh\u00ebsh apo t\u00eb ul\u00ebras\u00ebsh nga marazi.\u00a0Tonet e forc\u00ebs ngjajn\u00eb me ul\u00ebrimat e dikujt q\u00eb e ka z\u00ebn\u00eb nata t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb pyll dhe ul\u00ebret m\u00eb t\u00eb madhe jo p\u00ebr t\u00eb trembur eg\u00ebrsirat, por p\u00ebr t\u2019i larguar frik\u00ebn vetes. Ndoshta p\u00ebr nga af\u00ebrsia e mbiemrit, i duket vetja si pinjoll i der\u00ebs s\u00eb Balshajve t\u00eb mesjet\u00ebs. Dhe s\u2019e ka keq. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb ky, trim si Balshajt, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr Sk\u00ebnderbeu i Elis\u00ebs, s\u2019ka armik q\u00eb u del p\u00ebrpara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>S\u00eb dyti<\/strong>, p\u00ebrs\u00ebriti gjell\u00ebn bajate se nuk do t\u00eb lejoj\u00eb nj\u00eb PD anti-amerikane. Korit t\u00eb laraskave nuk iu mungojn\u00eb personazhet e m\u00ebsip\u00ebrme, shto dhe profesor Gjekmarkajn. Nuk e di p\u00ebr k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt, por p\u00ebr Bash\u00ebn e di q\u00eb \u00ebsht\u00eb demokrati m\u00eb pro-amerikan n\u00eb vend. Madje m\u00eb pro amerikan se t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt e marr\u00eb s\u00eb bashku. Jo p\u00ebr arsye politike, as strategjike, as kulturore, as demokratike. Bash\u00ebn me Amerik\u00ebn e lidh Benjamin Franklin. Jo si nj\u00ebri nga et\u00ebrit themelues t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, as si shkenc\u00ebtar, as si shkrimtar, as si jurist, as si diplomat. Por p\u00ebr fytyr\u00ebn e tij. Kur sheh fytyr\u00ebn e Benjamin Franklin syt\u00eb i mbushen me lot, z\u00ebri i dridhet, dhe gjunj\u00ebt e l\u00ebshojn\u00eb. Fytyra e Benjamin Franlkin \u00ebsht\u00eb portreti n\u00eb monedh\u00ebn 100-dollar\u00ebshe. Gjasht\u00ebqind mij\u00eb demokrat\u00eb, p\u00ebr Bash\u00ebn nuk kan\u00eb as em\u00ebr e as fytyr\u00eb.\u00a0P\u00ebr t\u00eb, \u00e7do demokrat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Benjamin Franklin. Amerikanizmi i Bash\u00ebs nuk shkon p\u00ebrtej tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>S\u00eb treti<\/strong>, p\u00ebrs\u00ebriti idiot\u00ebsin\u00eb se nuk do t\u00eb lejoj\u00eb mbledhjen e Kuvendit Komb\u00ebtar. Statutin e PD-s\u00eb e ka shkruar dhe miratuar vet\u00eb. Madje ka b\u00ebr\u00eb veten Car. Por si\u00e7 duket nuk i ka vajtur mendja se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb mblidheshin 80% e demokrat\u00ebve dhe do ta shkarkonin.\u00a0Nuk lejoj q\u00eb t\u00eb m\u00eb shkarkojn\u00eb vet\u00ebm tre muaj pasi jam zgjedhur si kryetar. Do t\u2019i shkoj\u00eb mandatit kat\u00ebrvje\u00e7ar deri n\u00eb fund. A thua se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ky q\u00eb ngriti \u00e7adr\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb bulevardit dhe dogji vendin me Molotov vet\u00ebm se donte t\u2019i nd\u00ebrpriste mandatin p\u00ebrgjysm\u00eb Edi Ram\u00ebs. Me Molotov b\u00ebn, me vot\u00eb n\u00eb Kuvend nuk b\u00ebn. Por, si\u00e7 e ka shkruar e th\u00ebn\u00eb edhe vet\u00eb Basha n\u00eb statut, Kuvendi mblidhet e nuk pyet as kryetarin, as Kryesin\u00eb, e as K\u00ebshillin Komb\u00ebtar. T\u00eb thuash se nuk lejoj mbledhjen e Kuvendit, \u00ebsht\u00eb si t\u00eb thuash se nuk lejoj q\u00eb t\u00eb lind\u00eb dielli nes\u00ebr. Kuvendi do mblidhet; Basha do shkarkohet; dielli do lind\u00eb p\u00ebrs\u00ebri; demokrat\u00ebt do vazhdojn\u00eb me jet\u00ebn e tyre. N\u00ebse Basha \u00ebsht\u00eb prej Hoti, i pen\u00ebs dhe i pushk\u00ebs, vendin e ka n\u00eb Kuvend. \u00cbsht\u00eb i mir\u00ebpritur.\u00a0Besoj se \u00e7do demokrat do donte ta shihte n\u00eb Kuvend. Kuvendi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr burra, e burrat e Hotit nuk i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb bisht kuvendit. \u00a0<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga \u00c7im Peka Dikur i k\u00ebrkonim t\u00eb qeshte m\u00eb pak, pasi njer\u00ebzit nuk e merrnin seriozisht. Edhe konsulent\u00ebt e tij izraelit\u00eb ia pat\u00ebn k\u00ebrkuar. Tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i eg\u00ebr, e nuk i qesh m\u00eb buza. Sa her\u00eb zihet n\u00eb \u00e7ark, eg\u00ebrsohet, k\u00ebrc\u00ebnon dhe b\u00ebn si i fort\u00eb. Tip cubi. Dje, mori kuraj\u00ebn dhe k\u00ebrc\u00ebnoi Sali [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":472649,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"class_list":["post-479497","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/479497","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=479497"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/479497\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/472649"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=479497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=479497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=479497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}