{"id":477622,"date":"2021-10-10T09:20:36","date_gmt":"2021-10-10T07:20:36","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=477622"},"modified":"2021-10-10T09:24:31","modified_gmt":"2021-10-10T07:24:31","slug":"rama-interviste-per-televizionin-publik-spanjoll-kosova-asnje-lidhje-me-problemet-separatiste-te-spanjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/10\/10\/rama-interviste-per-televizionin-publik-spanjoll-kosova-asnje-lidhje-me-problemet-separatiste-te-spanjes\/","title":{"rendered":"Rama intervist\u00eb p\u00ebr televizionin publik spanjoll: Kosova, asnj\u00eb lidhje me problemet separatiste t\u00eb Spanj\u00ebs","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/rama-9.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-477623\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/rama-9.jpg\" alt=\"\" width=\"976\" height=\"498\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/rama-9.jpg 976w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/rama-9-300x153.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/rama-9-768x392.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/rama-9-568x290.jpg 568w\" sizes=\"auto, (max-width: 976px) 100vw, 976px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryeministri Edi Rama ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive p\u00ebr Radio Televizionin Spanjoll RTVE, ku ka folur p\u00ebr procesin e integrimit europian, marr\u00ebdh\u00ebniet mes Shqip\u00ebris\u00eb e Spanj\u00ebs por edhe p\u00ebr influencat e Rusis\u00eb e Kin\u00ebs n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb fundit, Rama tha se nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe sigurin\u00eb e Europ\u00ebs q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i izoluar dhe terren gri, por se p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Europa \u00ebsht\u00eb besimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cN\u00eb fakt, nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet e Bashkimit Evropian sa i p\u00ebrket Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb influenca si e Rusis\u00eb ashtu dhe e Kin\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon.\u201d-<\/em> iu drejtua gazetari Ram\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb kryeministri shqiptar iu p\u00ebrgjigj <em>\u201cShiko, Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb i rrethuar nga kufij evropian\u00eb, jemi nj\u00eb organ i trupit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht jemi t\u00eb izoluar nga po ky trup, di\u00e7ka q\u00eb nuk ka kuptim dhe nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e p\u00ebrshtatshme as p\u00ebr sigurin\u00eb dhe as p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Evrop\u00ebs q\u00eb kjo pjes\u00eb e trupit, t\u00eb mos jet\u00eb totalisht e integruar po t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb zon\u00eb gri si t\u00eb thuash, ku aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb mund t\u00eb zhvillojn\u00eb loj\u00ebn e tyre. Ne, Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn, nuk e shqet\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto influenca t\u00eb mundshme pasi p\u00ebr ne Evropa \u00ebsht\u00eb besimi yn\u00eb dhe e ardhmja n\u00eb Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb zgjedhja jon\u00eb e lir\u00eb.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, lidhur me faktin q\u00eb Spanja ende nuk e ka njohur Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, Rama theksoi se problemet e brendshme me l\u00ebvizjet p\u00ebr shk\u00ebputje n\u00eb Spanj\u00eb s&#8217;kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>&#8220;Sigurisht q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb problemi i fundit i hapur, i pazgjidhur pas procit t\u00eb shp\u00ebrberjes s\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb. Serbia duhet ta njoh\u00eb Kosov\u00eb. \u00a0Ne e dim\u00eb mir\u00eb q\u00eb pozicioni i Sapnj\u00ebs nuk ka lidhje me ndonj\u00eb problem me shqiptar\u00ebt, por me historin\u00eb e saj, me problemet e saj t\u00eb brendshme. Ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb se s&#8217;ka asnj\u00eb lidhje me problemet e brendshme t\u00eb Spanj\u00ebs me ndarjen e Kosov\u00ebs nga Serbia.&#8221;<\/em>&#8211; tha Rama.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>INTERVISTA<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari: N\u00ebse flasim p\u00ebr nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria, flasim p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, kryetar i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ka qen\u00eb kryebashkiak i kryeqytetit, Tiran\u00ebs, n\u00eb periudh\u00ebn 2000-2011 dhe q\u00eb prej vitit 2013 \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr i qeveris\u00eb s\u00eb vendit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb pra q\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet ju keni qen\u00eb d\u00ebshmitar, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht pjes\u00eb e evoluimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebrsh\u00ebndetje, si jeni?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Kryeministri Edi Rama:<\/strong> Mir\u00eb, faleminderit. Dhe faleminderit p\u00ebr ftes\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari: Ju sapo keni zhvilluar nj\u00eb takim me kryetarin e qeveris\u00eb spanjolle dhe keni n\u00ebnshkruar disa marr\u00ebveshje.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Kryeministri Edi Rama:<\/strong> Po, \u00ebsht\u00eb vizita e par\u00eb zyrtare e k\u00ebtij niveli, dhe ndihem mir\u00eb sepse besoj se ka nj\u00eb potencial t\u00eb madh n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona t\u00eb nd\u00ebrsjella. Kam nj\u00eb admirim t\u00eb madh lidhur me \u00e7ka Spanja ka arritur, si nj\u00eb model q\u00eb duhet ndjekur, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si nj\u00eb ka mundur ta kap\u00ebrcej\u00eb nj\u00eb t\u00eb kaluar aq t\u00eb err\u00ebt dhe t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb shembull t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr vendet e tjera. Dhe, nga ana tjet\u00ebr, do t\u00eb doja t\u00eb vija n\u00eb dukje faktin se kryeministri Sanchez, n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn i ka njohur nga af\u00ebr periudh\u00ebn e tmerrshme t\u00eb historis\u00eb konflikteve n\u00eb rajonin ton\u00eb dhe e ka ndjeshm\u00ebrin\u00eb e duhur p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur ndryshimin. N\u00eb fakt ai k\u00ebrkon q\u00eb Spanja t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e pranishme n\u00eb zon\u00ebn ton\u00eb dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr ne.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari: Ashtu si dhe ju sapo theksuat, qeveria e Spanj\u00ebs mb\u00ebshtet pa asnj\u00eb lloj dyshimi aderimin, procesin e aderimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, por duhet t\u00eb themi gjithashtu q\u00eb presidentja e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen ka th\u00ebn\u00eb se vendi juaj ka p\u00ebrmbushur detyrat e tij. \u00c7far\u00eb hapash po hedh Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrshtatur k\u00ebrkesave t\u00eb Brukselit?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Kryeministri Edi Rama:<\/strong> Mund t\u00eb them se tashm\u00eb nuk flitet m\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, por p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si kan\u00eb vendosur t\u00eb punojn\u00eb ata me ne dhe n\u00eb rajon.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari: Ndoshta duhet t\u00eb zhvishemi nga disa perceptime negative q\u00eb kemi lidhur me at\u00eb zon\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Kryeministri Edi Rama<\/strong>: Sigurisht q\u00eb jemi vende t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kushtet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian. Por e meritojm\u00eb t\u00eb hedhim tashm\u00eb hapa t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrpara dhe t\u00eb fillojm\u00eb negociatat formale. Perceptimet kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb shkuar\u00ebn, me nj\u00eb informacion q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb fluid, i rrjedhsh\u00ebm. Por mund t\u2019ju them se tashm\u00eb po e thon\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, edhe nj\u00eb num\u00ebr p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb i madh turist\u00ebsh spanjoll\u00eb q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, se ka nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh midis asaj q\u00eb perceptohet nga larg p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe realitetit t\u00eb saj. Sigurisht q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrparojm\u00eb m\u00eb tej me reformat tona p\u00ebr modernizim, me p\u00ebrmir\u00ebsimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb ekonomive dhe shoq\u00ebrive tona, me fuqizimin institucional dhe, n\u00eb fund t\u00eb fundit, t\u00eb shkojm\u00eb drejt nj\u00eb mjedisi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ekonomik dhe social rajonal por k\u00ebto jan\u00eb sfidat e vendeve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtim e sip\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari: N\u00ebse tashm\u00eb hedhim syt\u00eb nga rajoni, shohim tensione q\u00eb kan\u00eb rinisur midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Do t\u00eb doja t\u00eb kisha opinionin tuaj, analiz\u00ebn tuaj mbi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Kryeministri Edi Rama:<\/strong> Tensionet jan\u00eb pjes\u00eb e atij procesi. Nuk mund t\u00eb presim q\u00eb nj\u00eb proces paqeje t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb qet\u00ebsisht dhe pa tensione. K\u00ebtu lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb tensionet lindin po edhe treten pasi t\u00eb dy pal\u00ebt sidoqoft\u00eb komunikojn\u00eb dhe tentojn\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhjet e nevojshme p\u00ebr njer\u00ebzit. Pra nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb si n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn. Ka nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe pasi tashm\u00eb kemi bashk\u00ebpunim rajonal, me takime e mbledhje t\u00eb shumta, vajtje-ardhje, samite t\u00eb \u00e7do lloji. Sigurisht q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb problemi i fundit, ende i hapur dhe i pazgjidhur nga shp\u00ebrb\u00ebrja e Jugosllavis\u00eb e pa dyshim, njohja e Kosov\u00ebs si shtet sovran e i pavarur nga Serbia \u00ebsht\u00eb kapitulli i fundit i historis\u00eb plot dhimbje t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari: Pa dyshim, z. Rama, nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet kryesore \u00ebsht\u00eb njohja e Kosov\u00ebs si komb, i panjohur ende nga t\u00eb 27 vendet, nd\u00ebrmjet tyre dhe Spanja.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Kryeministri Edi Rama:<\/strong> \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por e dim\u00eb fare mir\u00eb se pozicioni i Spanj\u00ebs nuk ka fare t\u00eb b\u00ebj\u00eb me asnj\u00eb problem q\u00eb ka lidhje me shqiptar\u00ebt apo me vet\u00eb Kosov\u00ebn, por ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me historin\u00eb e me problemet e veta t\u00eb brendshme. Dakord, por duhet t\u00eb jemi n\u00eb fakt shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb k\u00ebtu, pasi nuk ka asnj\u00eb\u00a0 lloj krahasimi t\u00eb mundsh\u00ebm nd\u00ebrmjet problemeve t\u00eb brendshme t\u00eb Spanj\u00ebs, lidhur me l\u00ebvizjet independentiste apo separatiste dhe ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari: N\u00eb fakt, nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet e Bashkimit Evropian sa i p\u00ebrket Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb influenca si e Rusis\u00eb ashtu dhe e Kin\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryeministri Edi Rama: Shiko, Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb i rrethuar nga kufij evropian\u00eb, jemi nj\u00eb organ i trupit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht jemi t\u00eb izoluar nga po ky trup, di\u00e7ka q\u00eb nuk ka kuptim dhe nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e p\u00ebrshtatshme as p\u00ebr sigurin\u00eb dhe as p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Evrop\u00ebs q\u00eb kjo pjes\u00eb e trupit, t\u00eb mos jet\u00eb totalisht e integruar po t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb zon\u00eb gri si t\u00eb thuash, ku aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb mund t\u00eb zhvillojn\u00eb loj\u00ebn e tyre. Ne, Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn, nuk e shqet\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto influenca t\u00eb mundshme pasi p\u00ebr ne Evropa \u00ebsht\u00eb besimi yn\u00eb dhe e ardhmja n\u00eb Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb zgjedhja jon\u00eb e lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetari: Z. Rama, faleminderit shum\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen tuaj n\u00eb televizionin spanjoll<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Kryeministri Edi Rama:<\/strong> Shum\u00eb faleminderit<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>RTVE:<\/strong> Shqip\u00ebria, nisur nga p\u00ebrmasat e vendit, \u00ebsht\u00eb shteti evropian q\u00eb po pret m\u00eb shum\u00eb refugjat\u00eb afgan\u00eb t\u00eb ardhur nga kriza e fundit. Qeveria shqiptare, ashtu si dhe tha Edi Rama, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur t\u00eb pres\u00eb 4000 afgan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme, ashtu si b\u00ebn\u00eb dhe me \u00e7ifut\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb Bruksel \u00ebsht\u00eb mbajtur Forumi i nivelit t\u00eb lart\u00eb mbi Afganistanin, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb se duhet t\u00eb vazhdohet m\u00eb procesin e pritjes s\u00eb organizuar t\u00eb popullat\u00ebs afgane q\u00eb ndodhet n\u00eb situat\u00eb rreziku.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive p\u00ebr Radio Televizionin Spanjoll RTVE, ku ka folur p\u00ebr procesin e integrimit europian, marr\u00ebdh\u00ebniet mes Shqip\u00ebris\u00eb e Spanj\u00ebs por edhe p\u00ebr influencat e Rusis\u00eb e Kin\u00ebs n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor. Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb fundit, Rama tha se nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":477623,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-477622","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/477622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=477622"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/477622\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/477623"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=477622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=477622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=477622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}