{"id":477009,"date":"2021-10-06T21:23:51","date_gmt":"2021-10-06T19:23:51","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=477009"},"modified":"2021-10-06T21:42:18","modified_gmt":"2021-10-06T19:42:18","slug":"beteja-false-per-teatrin-si-na-dolen-te-gjithe-kundra-kur-e-morem-luften-seriozisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/10\/06\/beteja-false-per-teatrin-si-na-dolen-te-gjithe-kundra-kur-e-morem-luften-seriozisht\/","title":{"rendered":"Beteja false p\u00ebr teatrin. Si na dol\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb kundra kur e mor\u00ebm luft\u00ebn seriozisht","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-477010\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/dorian-matlija.jpeg\" alt=\"\" width=\"537\" height=\"360\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/dorian-matlija.jpeg 537w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/dorian-matlija-300x201.jpeg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 537px) 100vw, 537px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Avokati Dorian Matlija, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr <strong><em>Hashtag.al<\/em><\/strong> deklaroi se p\u00ebr Teatrin Komb\u00ebtar u b\u00eb nj\u00eb betej\u00eb false dhe t\u00eb gjith\u00eb dol\u00ebn kund\u00ebr kur lufta u mor seriozisht nga shoqata q\u00eb ai mbronte.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Matlija thot\u00eb se Gjykata Kushtetuese ishte e para q\u00eb d\u00ebmtoi procesin pasi e cil\u00ebsoi prishjen e Teatrit si prishjen e nj\u00eb prone shtet\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu ai theksoi se Presidenti dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Shtetit nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn ftes\u00ebs dhe nuk b\u00ebn\u00eb padin\u00eb brenda nj\u00eb viti si\u00e7 p\u00ebrcakton afati ligjor. K\u00ebto veprime dhe mosveprime e \u00e7uan shoqat\u00ebn, sipas Matliajt kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve dhe t\u00eb gjendur n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb u vendos t\u00ebrheqja nga padia n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Avokati thot\u00eb se grupimi i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit ka b\u00ebr\u00eb akuza qesharake ndaj tij dhe shoqat\u00ebs q\u00eb mbron duke e akuzuar se \u00ebsht\u00eb korruptuar nga Bashkia.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga t\u00eb gjith\u00eb veprimet juridike dhe politike i vetmi q\u00eb humbi \u00ebsht\u00eb Teatri Komb\u00ebtar thekson avokati Matlija.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Intervista e plot\u00eb:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z.<\/strong><strong>Matlija sot u b\u00eb publike q\u00eb shoqata &#8220;Impetus&#8221;, t\u00eb cil\u00ebn ju e mbroni si avokat, hoqi dor\u00eb nga nj\u00eb proces n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, objekt i s\u00eb cil\u00ebs kishte t\u00eb b\u00ebnte me Teatrin Komb\u00ebtar. Pse ky vendim nga shoqata Impetus?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Padia p\u00ebr Teatrin Komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb hapur q\u00eb n\u00eb muajin korrik t\u00eb vitit 2020, n\u00eb kushtet kur ishim ende brenda afatit p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje juridike p\u00ebr &#8220;\u00e7\u00ebshtjen e teatrit&#8221;. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ka qen\u00eb as Gjykata Kushtetuese funksionale. Shoqata Impetus ka \u00e7muar se t\u00eb gjitha veprimet q\u00eb soll\u00ebn prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar, duke filluar q\u00eb nga Vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr transferimin e pron\u00ebs, Vendimi i K\u00ebshillit Bashkiak p\u00ebr prishjen e Teatrit dhe veprimet e IMT-s\u00eb q\u00eb shkat\u00ebrruan godin\u00ebn m\u00eb 17 maj 2020, mund t\u00eb goditeshin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, si e vetmja gjykat\u00eb q\u00eb mund t\u00eb rregullonte edhe pasojat, q\u00eb ishte edhe synimi final i l\u00ebvizjes p\u00ebr mbrojtjen e Teatrit, konkretisht rind\u00ebrtim i Teatrit Komb\u00ebtar, si\u00e7 ishte edhe ku ishte.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb von\u00eb, me fillimin e shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese ne kemi pritur se \u00e7far\u00eb vendimi do t\u00eb merrte kjo Gjykat\u00eb, ndaj e pezulluam procesin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pasi doli vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, kuptuam q\u00eb kauza e Teatrit, pavar\u00ebsisht se u p\u00ebrcoll n\u00eb media si e fituar, n\u00eb fakt teknikisht rezultoi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e humbur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Me falni q\u00eb ju nd\u00ebrpres, por p\u00ebrse ju thoni q\u00eb vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb teknikisht humbje e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Teatrit?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pik\u00eb s\u00eb pari, dua t&#8217;ju sqaroj q\u00eb funksioni i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb t\u00eb shfuqizoj\u00eb ato pjes\u00eb t\u00eb legjislacionit q\u00eb bien ndesh me Kushtetut\u00ebn. Ndryshe nga \u00e7far\u00eb e keqkuptojn\u00eb shum\u00eb persona, p\u00ebrfshir\u00eb edhe jurist\u00eb pa eksperienc\u00eb, Gjykata Kushtetuese nuk zgjidh pasoja t\u00eb nj\u00eb konflikti, por q\u00ebllimi i saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb pastroj\u00eb legjislacionin nga pjes\u00ebt e gabuara dhe t\u00eb jap\u00eb leksione p\u00ebr t&#8217;u pasur parasysh kur t\u00eb b\u00ebhen akte t\u00eb reja nga organet vendimmarr\u00ebse. Gjykata e vetme q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb akt \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm apo jo, si dhe t\u00eb zgjidh\u00eb pasojat e ligjshm\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb Gjykata e Administrative.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Pra, po m\u00eb thoni se k\u00ebrkesa q\u00eb u d\u00ebrgua nga Presidenti i Republik\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese ishte e gabuar?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jo, aspak nuk \u00ebsht\u00eb i gabuar, por vendimmarrja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk mund t\u00eb ket\u00eb efekt mbi Teatrin, faktikisht nuk i dha zgjidhje \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Teatrit. Ajo zgjidhi disa parime t\u00eb tjera, si p\u00ebr shembull, Gjykata Kushtetuese konkludoi q\u00eb prishja e Teatrit t\u00eb vjet\u00ebr dhe nd\u00ebrtimi i Teatrit t\u00eb ri, nuk mund t\u00eb b\u00ebhej nga nj\u00eb kompani e p\u00ebrzgjedhur paraprakisht, por duhet t\u00eb b\u00ebhej me nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb ndershme. E th\u00ebn\u00eb thjesht, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb mbrojtur gara e ndershme. Teatri k\u00ebtu prap\u00eb mbetet viktima, si ta prish\u00eb nj\u00eb kompani e paracaktuar, apo si ta prish\u00eb fituesi i nj\u00eb gare t\u00eb ndershme. Parimi tjet\u00ebr q\u00eb mbrojti Gjykata Kushtetuese ishte ai i ruajtjes s\u00eb koherenc\u00ebs juridike dhe luajalitetit t\u00eb institucioneve, ose e th\u00ebn\u00eb thjesht institucionet duhet t\u00eb respektojn\u00eb vendimet e nj\u00ebri tjetrit, dhe jo t&#8217;i bien nj\u00ebri gozhd\u00ebs dhe tjetri patkoit. Pushteti duhet t&#8217;i jap\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb vetme nj\u00eb problemi, dhe jo dy apo tre zgjidhje paralelisht. Konkretisht, Gjykata Kushtetuese konstatoi se qeveria kishte nj\u00eb plan A: t\u00eb prishte Teatrin Komb\u00ebtar dhe t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb Teat\u00ebr t\u00eb ri me koncesion, me kompanin\u00eb Fusha, me fondet e k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Paralelisht, pa hequr dor\u00eb nga ky plani A, pra pa shfuqizuar ligjin special q\u00eb do t\u00eb zbatonte k\u00ebt\u00eb plan, vuri n\u00eb zbatim nj\u00eb plan B, q\u00eb ishte kalimi i pron\u00ebsis\u00eb te Bashkia Tiran\u00eb dhe kjo e fundit ta prishte dhe t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb teat\u00ebr t\u00eb ri, me tender dhe me parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit. Plani A u b\u00eb me ligjin special i ashtuquajtur &#8220;ligji Fusha&#8221; dhe plani B u b\u00eb me VKM-n\u00eb e transferimit t\u00eb pron\u00ebs, pasuar me Vendimin e K\u00ebshillit Bashkiak. Gjykata Kushtetuese tha se nuk mund t\u00eb lejohet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb dy zgjidhje juridike q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim. Pra, shkurt, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim u mbrojt\u00ebn parime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, por vet\u00eb Teatri nuk p\u00ebrfitoi asgj\u00eb. Pra, shkurt, Gjykata Kushtetuese zgjidhi problemin se kush do ta prish\u00eb Teatrin Komb\u00ebtar, firma \u201cFusha\u201d, konkurrent\u00ebt e firm\u00ebs \u201cFusha\u201d apo Bashkia Tiran\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk u diskutua n\u00ebse Teatri Komb\u00ebtar duhej t\u00eb prishej apo jo, u prish me t\u00eb drejt\u00eb apo jo, p\u00ebr t\u00eb mos folur pastaj p\u00ebr rind\u00ebrtimin e Teatrit ashtu si\u00e7 ishte dhe ku ishte.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Kjo e fundit, rind\u00ebrtimi i Teatrit si\u00e7 ishte, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje parimore por \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje teknike, kompetenc\u00ebn juridike t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs e ka Gjykata Administrative.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Pra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ju vijuat procesin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative. \u00c7&#8217;far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte ndryshe Gjykata Administrative? <\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E para, do t\u00eb shqyrtonte vlefshm\u00ebrin\u00eb dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak p\u00ebr prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar q\u00eb Gjykata Kushtetuese as nuk e mori fare n\u00eb shqyrtim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E dyta do t\u00eb shqyrtonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e veprimeve t\u00eb IMT-s\u00eb, t\u00eb cilat as nuk shtruan p\u00ebr diskutim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. E treta, dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, Gjykata Administrative mund t\u00eb urdh\u00ebronte rind\u00ebrtimin e Teatrit Komb\u00ebtar n\u00eb vendin dhe n\u00eb pamjen q\u00eb kishte.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>At\u00ebher\u00eb, s&#8217;po kujtoj pse ju u t\u00ebrhoq\u00ebt nga ky proces ligjor?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sepse Gjykata Kushtetuese jo vet\u00ebm q\u00eb nuk zgjidhi problemin, por d\u00ebmtoi r\u00ebnd\u00eb dy shtyllat kryesore t\u00eb padis\u00eb son\u00eb. Shtylla e par\u00eb ishte q\u00eb Teatri Komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb pasuri publike dhe shteti vet\u00ebm e administron dhe nuk mund ta transferoj\u00eb dhe m\u00eb pas ta shkat\u00ebrroj\u00eb. Shtylla e dyt\u00eb ishte q\u00eb Teatri vazhdonte t\u00eb kishte formalisht statusin e monumentit t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb II. Me vendimin e saj Gjykata Kushtetuese u shpreh s\u00eb pari q\u00eb Teatri Komb\u00ebtar nuk ishte pasuri publike por thjesht nj\u00eb pasuri shtet\u00ebrore, duke injoruar q\u00eb aty ende ofroheshin sh\u00ebrbime shtet\u00ebrore t\u00eb artit dhe kultur\u00ebs p\u00ebrmes Teatrit Komb\u00ebtar Eksperimental. Jo m\u00eb kot, n\u00eb kalimin e pron\u00ebsis\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb nuk figurojn\u00eb metrat e Teatrit Eksperimental. Por, ajo q\u00eb tha Gjykata Kushtetuese p\u00ebr ne do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb shteti tashm\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7&#8217;t\u00eb doj\u00eb kur pasuria \u00ebsht\u00eb thjesht shtet\u00ebrore dhe jo publike, si\u00e7 bie fjala jan\u00eb zyrat e shtetit. S\u00eb dyti, Gjykata Kushtetuese tha q\u00eb Teatri Komb\u00ebtar nuk ishte m\u00eb monument kulture i mbrojtur q\u00eb nga data 18 maj 2004.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto dy konstatime, t\u00eb b\u00ebra n\u00eb turravrap, n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb vetme, bazuar n\u00eb dokumentet gjysmake t\u00eb sjella nga institucionet shtet\u00ebrore, e b\u00ebn\u00eb tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ne t\u2019i kund\u00ebrshtonim ato n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb zakonshme si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjykata Administrative, pavar\u00ebsisht q\u00eb ne i konsiderojm\u00eb tep\u00ebr t\u00eb gabuara dhe ka prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr pse ne u t\u00ebrhoq\u00ebm ishte se ne padin\u00eb e kishim ideuar q\u00eb nga fillimi si nj\u00eb mjet q\u00eb mund t\u00eb shfryt\u00ebzohej eventualisht nga Presidenti i Republik\u00ebs dhe Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, si t\u00eb vetmet institucione q\u00eb kishin mbajtur zyrtarisht nj\u00eb q\u00ebndrim pro tetarit, kur n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga Gjykata Kushtetuese, kur t\u00eb mos fitohej teknikisht \u00e7\u00ebshtja e Teatrit, si\u00e7 ne e prisnim, k\u00ebto institucione t\u00eb kishin nj\u00eb shans t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti i Republik\u00ebs dhe Kontrolli i Lat\u00eb i Shtetit nuk e ushtruan vet\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e padis\u00eb brenda afatit ligjor 1 vje\u00e7ar, q\u00eb parashikon ligji. E vetmja padi q\u00eb u ngrit brenda afatit ligjor, ku jo rast\u00ebsisht k\u00ebto dy institucione u thirr\u00ebn prej nesh si pal\u00eb t\u00eb interesuara, ishte padia e shoqat\u00ebs Impetus.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mir\u00ebpo, t\u00eb dy k\u00ebto institucione nuk iu p\u00ebrgjigjen pozitivisht ftes\u00ebs son\u00eb me shkres\u00eb zyrtare dhe me let\u00ebr t\u00eb hapur publike. U gjend\u00ebm t\u00eb rrethuar me kund\u00ebrshtar\u00eb nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt. Nga p\u00ebrpara luftohej kund\u00ebr nj\u00eb pushtetit t\u00eb fuqish\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kryeministria dhe Bashkia Tiran\u00eb, nga lart Gjykata Kushtetuese na kishte d\u00ebmtuar seriozisht \u00e7\u00ebshtjen, nga pas u ndjem\u00eb t\u00eb sulmuar edhe nga institucionet e vetme t\u00eb deklaruar pro kauz\u00ebs s\u00eb Teatrit q\u00eb nuk pranuan ftes\u00ebn ton\u00eb, dhe p\u00ebr m\u00eb keq, Presidenti i Republik\u00ebs reagoi disa her\u00eb zyrtarisht kund\u00ebr k\u00ebtij procesi, p\u00ebr arsye q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i kuptojm\u00eb dhe kund\u00ebr interesit real t\u00eb Teatrit, si dhe nga qoshet luftoheshim nga nj\u00eb grup i zhurmsh\u00ebm, t\u00eb vet\u00ebshpallurit si q\u00ebndrestar\u00eb dhe t\u00eb faktorizuar nga Presidenti i Republik\u00ebs, q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se b\u00ebjn\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb vet\u00ebm dhe idet\u00eb e publikut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, u b\u00eb e pamundur p\u00ebr ne q\u00eb jo vet\u00ebm ta fitonim \u00e7\u00ebshtjen, por minimalisht t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb kishim nj\u00eb pozicionin ku t\u00eb shiheshim si p\u00ebrfaq\u00ebsues real\u00eb t\u00eb interesit publik. P\u00ebrfaq\u00ebsueshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriter q\u00eb shikohet me v\u00ebmendje nga gjykata dhe kjo e fundit nuk po kuptonte pse ata q\u00eb duhej t\u00eb ishin me ne ishin kundra nesh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Praktikisht i pakt\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebr. Jo vet\u00ebm ata q\u00eb prish\u00ebn Teatrin, por edhe ata q\u00eb gjoja vdesin p\u00ebr Teatrin. Dhe qershia mbi tort\u00eb ishte v\u00ebshtir\u00ebsia q\u00eb na shkaktoi Gjykata Kushtetuese. \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u2019i k\u00ebrkosh nj\u00eb gjykate t\u00eb zakonshme q\u00eb t\u00eb tregohet \u201cm\u00eb e zgjuar\u201d se Gjykata Kushtetuese, e cila, p\u00ebr shkak t\u00eb menaxhimit t\u00eb keq t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga Presidenti i Republik\u00ebs, fiksoi disa fakte gabim, brenda nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb vetme d\u00ebgjimore, me provat gjysmake t\u00eb paraqitura nga institucionet, duke prodhuar nj\u00eb vendim q\u00eb \u00ebsht\u00eb pika e err\u00ebt e Teatrit dhe shtremb\u00ebrim i jurisprudenc\u00ebs, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit nuk na del koha e k\u00ebsaj interviste p\u00ebr ta shpjeguar plot\u00ebsisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ajo q\u00eb nuk po kuptoj, nisur sa ju shpjegoni, pse e ashtuquajtura Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit, pas daljes s\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, por edhe me k\u00ebrkes\u00ebn tuaj p\u00ebr tu t\u00ebrhequr sot nga procesi i Gjykat\u00ebs Administrative, i konsideron k\u00ebto procese, si t\u00eb fituara t\u00eb tyre?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fillimisht dua t\u00eb them se ata nuk din\u00eb se \u00e7far\u00eb flasin. Ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb avokat, sinqerisht. Pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij grupi jan\u00eb vazhdimisht n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi vetes dhe po faktorizohen edhe nga Presidenti i Republik\u00ebs. Ata u fut\u00ebn si pal\u00eb e tret\u00eb n\u00eb gjykimin kushtetues pa sjell\u00eb ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar. T\u00eb vetmet argumente q\u00eb dhan\u00eb nuk u mor\u00ebn fare parasysh nga Gjykata. Ai gjyq ishte i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe jo i tyre. Kall\u00ebzimet penale t\u00eb b\u00ebra n\u00eb SPAK nga ky grup jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb dob\u00ebta dhe diletante. Nj\u00eb pjes\u00eb jan\u00eb rr\u00ebzuar nga SPAK dhe ata sot kan\u00eb nisur t\u00eb kall\u00ebzojn\u00eb SPAK-un dhe ambasador\u00ebt vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos diktohet nga publiku niveli i tyre diletant dhe d\u00ebshtak. Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e kall\u00ebzimeve, pavar\u00ebsisht nivelit t\u00eb dob\u00ebt nuk jan\u00eb rr\u00ebzuar sepse jan\u00eb bashkuar n\u00eb kall\u00ebzimin e Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vetmi kall\u00ebzim dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr Teatrin. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb procedura. Edhe sikur kall\u00ebzimi t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb person me 2 klas\u00eb fillore, ai bashkohet me nj\u00eb kall\u00ebzim tjet\u00ebr n\u00ebse ky i fundit \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb. Disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij grupi ngat\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dynjan\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb kontrabanduar veten n\u00eb \u00e7do ngjarje q\u00eb ndodh p\u00ebr Teatrin. V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh arsye tjet\u00ebr logjike p\u00ebrve\u00e7 nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sadopak v\u00ebmendje publike, duke uruar q\u00eb nuk jan\u00eb duke u shp\u00ebrdoruar nga ndonj\u00eb akrobat politik q\u00eb b\u00ebn sikur e do Teatrin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Por nga ana tjet\u00ebr, ky grupim ju vendos n\u00ebn akuza, p\u00ebr padi korruptive n\u00eb bashk\u00ebpunim me Kryeministrin Edi Rama, dhe kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Akuza \u00ebsht\u00eb qesharake. Kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim n\u00eb SPAK dhe i \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb t\u00eb gjitha instancat. Disa individ\u00eb prej k\u00ebtij grupimi kan\u00eb trilluar lloj-lloj shpifjesh, t\u00eb cilat do t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje tek gjykata civile n\u00eb gjyqin p\u00ebr shpifje q\u00eb do t\u00eb niset prej nesh s\u00eb shpejti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Do t\u00eb vij\u00eb dita q\u00eb ata do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndjes\u00eb publikisht, me pahir, t\u00eb urdh\u00ebruar nga gjykata.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por kjo pak r\u00ebnd\u00ebsi ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb moment. Ajo q\u00eb ne na vjen realisht keq, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Bashkia e Tiran\u00ebs sot ka drit\u00ebn jeshile dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb projektin e nd\u00ebrtimit t\u00eb Teatrit t\u00eb ri, pa u penguar nga askush dhe pa gjyqe n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb. Kaq mjafton p\u00ebr publikun q\u00eb ka dy pare mend n\u00eb kok\u00eb, q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se sa fitoi realisht Teatri. P\u00ebr publikun q\u00eb do t\u00eb thellohet m\u00eb shum\u00eb, mjafton t\u00eb ngrej\u00eb dy pyetje pas nxjerrjes s\u00eb VKM-s\u00eb s\u00eb re p\u00ebr transferimin e pron\u00ebs, fill pas Vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb fund Korrikut 2021:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">1- P\u00ebrse Presidenti i Republik\u00ebs nuk po e \u00e7on edhe k\u00ebt\u00eb VKM n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, sic veproi me VKM-n\u00eb e par\u00eb, ligjin special apo edhe vendimin e K\u00ebshillit Bashkiak?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">2- P\u00ebrse Presidenti i Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb fuqimisht kundra dhe nuk do fare q\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb gjyq n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb komplikuar s&#8217;po e marr vesh, kush dreqin humbi dhe kush dreqin fitoi n\u00eb k\u00ebto procese gjyq\u00ebsore?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Humbi Teatri Komb\u00ebtar dhe dashamir\u00ebsit e tij. Fituan t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Fituan kompanit\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb te gara e ndershme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar Teatrin e ri. Fitoi Bashkia e Tiran\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vazhduar planin e vet. Fitoi lavdi populiste Presidenti i Republik\u00ebs. Fituan mund\u00ebsin\u00eb e klimaksit edhe ca njer\u00ebz p\u00ebrpara nj\u00eb publiku t\u00eb iluzionuar. Fituam edhe ne, si dhe dashamir\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kauzave publike nj\u00eb eksperienc\u00eb nga e cila mund t\u00eb nxjerrim leksione.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati Dorian Matlija, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Hashtag.al deklaroi se p\u00ebr Teatrin Komb\u00ebtar u b\u00eb nj\u00eb betej\u00eb false dhe t\u00eb gjith\u00eb dol\u00ebn kund\u00ebr kur lufta u mor seriozisht nga shoqata q\u00eb ai mbronte. Matlija thot\u00eb se Gjykata Kushtetuese ishte e para q\u00eb d\u00ebmtoi procesin pasi e cil\u00ebsoi prishjen e Teatrit si prishjen e nj\u00eb prone [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":477010,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,65,13],"tags":[],"class_list":["post-477009","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/477009","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=477009"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/477009\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/477010"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=477009"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=477009"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=477009"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}