{"id":474993,"date":"2021-09-27T14:38:35","date_gmt":"2021-09-27T12:38:35","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=474993"},"modified":"2021-09-27T14:39:33","modified_gmt":"2021-09-27T12:39:33","slug":"rexhep-qose-keshilla-rames-e-kurtit-pas-marrjes-se-dekorates-te-njesojne-idealet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/09\/27\/rexhep-qose-keshilla-rames-e-kurtit-pas-marrjes-se-dekorates-te-njesojne-idealet\/","title":{"rendered":"Rexhep Qose k\u00ebshilla Ram\u00ebs e Kurtit pas marrjes s\u00eb dekorat\u00ebs: \u201cT\u00eb nj\u00ebsojn\u00eb idealet!\u201d","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Qose-Rama-Kurti.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-474994\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Qose-Rama-Kurti.jpg\" alt=\"\" width=\"988\" height=\"479\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Qose-Rama-Kurti.jpg 988w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Qose-Rama-Kurti-300x145.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Qose-Rama-Kurti-768x372.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 988px) 100vw, 988px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas dekorat\u00ebs q\u00eb i dha kryeministri Edi Rama, profesori Rexhep Qose u shpreh se ndjehej shum\u00eb mir\u00eb dhe shum\u00eb i privilegjuar, nd\u00ebrsa ka mbajtur nj\u00eb fjalim t\u00eb gjat\u00eb ku ka dh\u00ebn\u00eb disa mesazhe p\u00ebr politik\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti q\u00eb i kishte n\u00eb krah, Qose tha se ata duhet t\u00eb nj\u00ebsojn\u00eb idealet dhe q\u00ebllimet e t\u00eb dy popujve dhe t\u00eb arrijn\u00eb kohezionin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas tij, vet\u00ebm me kohezionin e kan\u00eb \u201cmundur armikun\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cT\u00eb nj\u00ebsojn\u00eb idealet, q\u00ebllimet e tyre politike. T\u2019i kontribuojn\u00eb nj\u00eb vlere jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur e quhet kohezion i nj\u00eb populli, kohezion shpirt\u00ebror, shoq\u00ebror, moral, komb\u00ebtar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Historia na ka m\u00ebsuar se kur e arrin k\u00ebt\u00eb kohezion, popujt, shtetet, gjithmon\u00eb kan\u00eb dal\u00eb fitimtar. Me kohezionin e kan\u00eb mundur armikun, e kan\u00eb arritur q\u00ebllimin. Kohezioni p\u00ebrmban fuqin\u00eb e nj\u00eb populli.\u201d-<\/em> i k\u00ebshilloi Qose dy lider\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb mbajtur n\u00eb Prishtin\u00eb, kryeministri Rama e nderoi profesorin Rexhep Qose, me dekorat\u00ebn \u201cKordonin e Madh me Yllin e Medaljes\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>FJALIMI I REXHEP QOSES<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E ndjej veten mir\u00eb, shum\u00eb mir\u00eb, madje i privilegjuar q\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, m\u00eb nderoi k\u00ebtu, para jush, me yllin e mir\u00ebnjohjes publike, me nj\u00eb simbol shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr historin\u00eb dhe jet\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare. Kryeministri Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej politikan\u00ebve m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebto 30 vitet e fundit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili ka sjell\u00eb risi, fryte, zhvillime t\u00eb reja n\u00eb jet\u00ebn politike, shoq\u00ebrore, komb\u00ebtare shqiptare. Por, Edi Rama nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm politikan, ai \u00ebsht\u00eb edhe intelektual, intelektual krijues, ai \u00ebsht\u00eb piktor dhe shkrimtar, ai shkruan romane, shkruan trajtesa p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje historike e t\u00eb tashme, ai shkruan ese, trajta t\u00eb ndryshme letrare dhe kritike-eseistike. E ndjej veten shum\u00eb mir\u00eb dhe i privilegjuar, q\u00eb ky nderim m\u2019u b\u00eb sot, k\u00ebtu n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E ndjej veten mir\u00eb q\u00eb ky nderim i ve\u00e7ant\u00eb u b\u00eb pas takimit t\u00eb dy delegacioneve, atij t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me n\u00eb krye Edi Ram\u00ebn, dhe atij t\u00eb Kosov\u00ebs, me n\u00eb krye Albin Kurtin. Dua t\u00eb them se Edi Rama q\u00eb \u00ebsht\u00eb politikan dhe profesor, edhe Albin Kurti \u00ebsht\u00eb politikan dhe intelektual krijues. Albin Kurti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej intelektualeve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Duhet ta d\u00ebgjojm\u00eb kur paraqitet n\u00eb televizione, n\u00eb tubime t\u00eb ndryshme, duhet t\u2019i d\u00ebgjojm\u00eb deklaratat dhe intervistat e tij, p\u00ebr ta par\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u bindur q\u00eb ka nj\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb mbledhur t\u00eb dh\u00ebna, shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna, sa n\u00eb nj\u00eb bibliotek\u00eb, mbi historit\u00eb e Evrop\u00ebs, SHBA, popujve e kontinenteve t\u00eb tjera, t\u00eb dh\u00ebna mbi gjeografin\u00eb, mbi arte t\u00eb ndryshme, mbi filozofin\u00eb. Prej fjal\u00ebve t\u00eb tij mund t\u00eb m\u00ebsohet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edi Rama dhe Albin Kurti jan\u00eb dy politikan\u00eb intelektual\u00eb, natyrisht t\u00eb \u00e7muar prej popullit, dhe kjo u pa edhe n\u00eb zgjedhjet e fundit, n\u00eb t\u00eb cilat pjesa m\u00eb e madhe e popullit ua dha vot\u00ebn, ua dha besimin. Nuk mund t\u00eb mos e themi se kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti jan\u00eb politikan\u00eb dhe intelektual\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe t\u00eb kritikuar, kur e kur me arsye, por shpesh edhe pa arsye. Mund t\u2019i d\u00ebgjojm\u00eb kritikat me t\u00eb cilat mund t\u00eb pajtohemi, por edhe ato kritika q\u00eb jan\u00eb pa t\u00eb dh\u00ebna, pa argumente. Kritikat jan\u00eb t\u00eb nevojshme n\u00eb jet\u00ebn politike e shoq\u00ebrore, jan\u00eb edhe t\u00eb dobishme. Sjellin nxitje e frym\u00ebzime t\u00eb reja p\u00ebr p\u00ebrkushtime e pun\u00eb t\u00eb reja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fjala intelektual \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e krijuar, diku nga fundi i mesjet\u00ebs dhe fillimi i rilindjes evropiane n\u00eb Itali. At\u00ebher\u00eb kur \u00ebsht\u00eb krijuar, fjala intelektual kishte kuptimin \u201ckoka e popullit\u201d. Pra, intelektual\u00ebt jan\u00eb trajtuar, konsideruar e \u00e7muar si koka e popullit. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kjo fjal\u00eb obligon ata q\u00eb merren me politik\u00eb, pasi merren me jet\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen e popullit. N\u00eb krijimtarin\u00eb time kurr\u00eb nuk i kam ndar\u00eb apo ve\u00e7uar nj\u00ebr\u00ebn prej tjetr\u00ebs Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn. I kam par\u00eb bashk\u00eb, si nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, t\u00eb bashkuara n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb, t\u00eb bashkuara n\u00eb t\u00eb tashmen, dhe i kam \u00ebnd\u00ebrruar t\u00eb bashkuara edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kam v\u00ebrejtur se fundi i shekullit 20 dhe fillimi i shekullit 21 na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb, na kan\u00eb premtuar, nj\u00eb gjas\u00eb, nj\u00eb shans historik p\u00ebr ta ndryshuar, p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar fatin ton\u00eb. Fati yn\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, nj\u00eb fat historik tragjik. Vet\u00ebm shqiptar\u00ebt jan\u00eb ata n\u00eb Ballkan, q\u00eb jan\u00eb cop\u00ebtuar n\u00eb pes\u00eb shtete. Nuk ju ka ndodhur t\u00eb tjer\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjasa q\u00eb kemi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta ndryshuar fatin ton\u00eb historik, na b\u00ebn shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb intelektual\u00ebve e politikan\u00ebve, por edhe gjith\u00eb popullin.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Takimi i sot\u00ebm i dy delegacioneve padyshim se mua m\u00eb solli shum\u00eb g\u00ebzim. Mund t\u00eb jeni t\u00eb bindur se ky takim ju solli g\u00ebzim t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, kudo qofshin ata. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb takim shum\u00eb premtues. Sa bukur duket kjo pamje e politikan\u00ebve, ministrave, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe atyre nga Kosova. Duket bukur dhe premton shum\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb i lejoj vetes, mosha n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jam prej 85 viteve, m\u00eb jep t\u00eb drejt\u00eb morale, q\u00eb t\u2019i ftoj kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin Albin Kurti t\u00eb takohen si sot, m\u00eb shpesh. T\u00eb takohen qeverit\u00eb e tyre, t\u00eb mbajn\u00eb mbledhje qeverit\u00eb e tyre t\u00eb kryeministruara prej tyre. N\u00eb k\u00ebto takime, n\u00eb mbledhjet e tyre, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, t\u00eb nj\u00ebsojn\u00eb, nj\u00eb ideal t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb na e ka l\u00ebn\u00eb epoka m\u00eb e madhe e historis\u00eb shqiptare, epoka e rilindjes shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cSi t\u00eb krijojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe si t\u00eb krijojm\u00eb shqiptarin\u201d. T\u00eb nj\u00ebsojn\u00eb idealet, q\u00ebllimet e tyre politike. T\u2019i kontribuojn\u00eb nj\u00eb vlere jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur e quhet kohezion i nj\u00eb populli, kohezion shpirt\u00ebror, shoq\u00ebror, moral, komb\u00ebtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Historia na ka m\u00ebsuar se kur e arrin k\u00ebt\u00eb kohezion, popujt, shtetet, gjithmon\u00eb kan\u00eb dal\u00eb fitimtar. Me kohezionin e kan\u00eb mundur armikun, e kan\u00eb arritur q\u00ebllimin. Kohezioni p\u00ebrmban fuqin\u00eb e nj\u00eb populli. Me kohezion ne do arrijm\u00eb t\u00eb m\u00ebnjanojm\u00eb nj\u00eb vark\u00eb pengesash, rreziqesh, q\u00eb i kemi p\u00ebsuar dikur pasojat e tyre. Disa rreziqe, provokime, sfida t\u00eb ndryshme, q\u00eb na ngasin edhe sot. Un\u00eb uroj q\u00eb k\u00ebta t\u00eb punojn\u00eb e t\u00eb kontribuojn\u00eb me politik\u00ebn e tyre, me nj\u00ebsimin e idealeve dhe q\u00ebllimeve t\u00eb tyre, t\u2019i kontribuojn\u00eb k\u00ebtij kohezioni, t\u00eb bindur se me k\u00ebt\u00eb kohezion ata do t\u2019i realizojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb q\u00ebllimet e tyre p\u00ebr zhvillimin politik, shoq\u00ebror, arsimor, komb\u00ebtar.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas dekorat\u00ebs q\u00eb i dha kryeministri Edi Rama, profesori Rexhep Qose u shpreh se ndjehej shum\u00eb mir\u00eb dhe shum\u00eb i privilegjuar, nd\u00ebrsa ka mbajtur nj\u00eb fjalim t\u00eb gjat\u00eb ku ka dh\u00ebn\u00eb disa mesazhe p\u00ebr politik\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb. Me dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti q\u00eb i kishte n\u00eb krah, Qose tha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":474994,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-474993","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/474993","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=474993"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/474993\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/474994"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=474993"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=474993"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=474993"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}