{"id":473223,"date":"2021-09-16T20:20:07","date_gmt":"2021-09-16T18:20:07","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=473223"},"modified":"2021-09-16T20:20:07","modified_gmt":"2021-09-16T18:20:07","slug":"si-i-pergjigjeni-ju-kritikave-qe-ju-shohin-me-te-afert-me-qeverine-yuri-kim-shpjegon-afersine-me-qeverine-intervista","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/09\/16\/si-i-pergjigjeni-ju-kritikave-qe-ju-shohin-me-te-afert-me-qeverine-yuri-kim-shpjegon-afersine-me-qeverine-intervista\/","title":{"rendered":"Si i p\u00ebrgjigjeni ju kritikave q\u00eb ju shohin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me qeverin\u00eb? Yuri Kim shpjegon af\u00ebrsin\u00eb me qeverin\u00eb (Intervista)","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-473208\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/yuri-kim3.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"853\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/yuri-kim3.jpg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/yuri-kim3-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/yuri-kim3-768x512.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/yuri-kim3-1024x682.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ambasadorja Yuri Kim n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb pyetur edhe p\u00ebr raportin e qeveris\u00eb dhe kritikat qe e shohin si t\u00eb af\u00ebrt me pushtetin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kim deklaroi se kjo \u00ebsht\u00eb puna e diplomat\u00ebve kudo n\u00eb bot\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb akuz\u00eb q\u00eb p\u00ebrballen t\u00eb gjith\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballen diplomat\u00eb amerikan\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb dhe diplomat\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Shpresoj q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb kuptojn\u00eb q\u00eb si diplomat\u00eb, e dini, mua m\u00eb ka d\u00ebrguar Presidenti amerikan p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar interesat tona pran\u00eb qeveris\u00eb shqiptare<\/em>\u201d-theksoi Kim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ambasadorja Kim u pyet edhe p\u00ebr qeverin\u00eb dhe mandatin e tret\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs. Diplomatja amerikane shtoi se performanca n\u00eb nivel mesatar nuk mjafton.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>Mendoj q\u00eb stili \u201csi zakonisht,\u201d pra performanca n\u00eb nivel mesatar nuk mjafton. Mendoj se ekzistojn\u00eb mund\u00ebsi historike p\u00ebrpara Z. Rama dhe pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb kabinetit, qoft\u00eb n\u00ebse flitet p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe konsolidimin e institucioneve t\u00eb demokracis\u00eb; qoft\u00eb n\u00ebse flitet p\u00ebr rritjen dhe thellimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara; qoft\u00eb n\u00ebse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pastrimin e gjykatave dhe sqarimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb investimet t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb rriten fort k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb normale<\/em>\u201d-deklaroi Kim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Intervista e plot\u00eb:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>VOA:<\/strong>\u00a0Ambasadore Kim, faleminderit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb. Dit\u00ebt e fundit, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes kan\u00eb qen\u00eb zhvillimet n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, pas vendimit t\u00eb zotit Basha p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb grupit parlamentar ish kryetarin Sali Berisha. Nj\u00eb vendim q\u00eb ju e keni p\u00ebrsh\u00ebndetur. Megjithat\u00eb zoti Basha ka deklaruar se ai ka qen\u00eb i detyruar t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hao t\u00eb till\u00eb, duke n\u00ebnkuptuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb panegociueshme nga pala amerikane. Por nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pakt\u00eb z\u00ebrat q\u00eb nuk e shohin normale q\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike t\u00eb detyrohet t\u00eb mbaj\u00eb k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb saj. \u00a0\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse zoti Basha nuk do nd\u00ebrmerrte nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja Kim:<\/strong>\u00a0Shikoni, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i lir\u00eb. \u00cbsht\u00eb vend aleat n\u00eb NATO. Dhe udh\u00ebheq\u00ebsit duhet t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vendimet e tyre. P\u00ebr sa i p\u00ebrket Shteteve t\u00eb Bashkuara, pozicioni yn\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb q\u00eb nga fillimi n\u00eb lidhje me personat e p\u00ebrcaktuar. Dhe, nuk kam gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shtuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>VOA:<\/strong>\u00a0Zoti Berisha gjithnj\u00eb ka k\u00ebmb\u00ebngulur se p\u00ebr t\u00eb nuk ka prova, se vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga informacionet e OJQ t\u00eb sponsorizuara nga Soros, dhe se sipas tij edhe zoti Basha ju ka k\u00ebrkuar ju prova? A i keni dh\u00ebn\u00eb zotit Basha, informacione, p\u00ebrtej atij formulimi publik t\u00eb Sekretarit Blinken?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja Kim:<\/strong>\u00a0Do t\u00eb thoja q\u00eb k\u00ebto histori konspiracioni jan\u00eb t\u00eb pavend p\u00ebr nj\u00eb vend aleat n\u00eb NATO dhe aspirant p\u00ebr n\u00eb BE. Dit\u00ebt e teorive t\u00eb konspiracionit duhet t\u2019i p\u00ebrkasin t\u00eb shkuar\u00ebs. Tani, e gjitha ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktet. Dhe do t\u2019ju them q\u00eb procesi p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e individ\u00ebve, sidomos individ\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb i gjat\u00eb dhe shum\u00eb t\u00ebr\u00ebsor. Dhe, n\u00eb koh\u00ebn kur nj\u00eb vendim shkon p\u00ebrpara Sekretarit t\u00eb Shtetit, pra q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhet nga Sekretari i Shtetit, ai ka kaluar n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb nivele shqyrtimi. Mendoj se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb thuhet q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, dhe nuk flas vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, po flas p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, n\u00eb momentin kur dikush p\u00ebrcaktohet nga Sekretari i Shtetit p\u00ebr korrupsion dometh\u00ebn\u00ebs, zakonisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dukshme. Dhe mendoj se ata q\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb t\u00eb habitur, me gjas\u00eb nuk po tregohen fort t\u00eb sinqert\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>VOA:<\/strong>\u00a0A ju ka k\u00ebrkuar informacion Zoti Basha?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja Kim:<\/strong>\u00a0Ka k\u00ebrkuar publikisht. E kemi d\u00ebgjuar. Kemi par\u00eb edhe deklaratat nga t\u00eb tjer\u00eb. Kur vjen fjala tek Qeveria e SHBA, p\u00ebr k\u00ebto p\u00ebrcaktime ekziston nj\u00eb proces.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>VOA:<\/strong>\u00a0Pse masa ndaj zotit Berisha u mor tani, kur ai ka 8 vjet q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja Kim:<\/strong>\u00a0Shkuarja deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtyre proceseve k\u00ebrkon nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. P\u00ebrs\u00ebris, dua t\u00eb sqaroj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e ndonj\u00eb teorie t\u00eb \u00e7mendur konspirative q\u00eb v\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr politik\u00ebn e brendshme k\u00ebtu. Uashingtoni nuk merret me di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>VOA:<\/strong>\u00a0Sanksionet e qeveris\u00eb amerikane ndaj zyrtar\u00ebve apo ish zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, jan\u00eb zgjedhur si nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb luftuar\u00a0 korrupsionin n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb caktuar. Megjithat\u00eb, a rrezikohet q\u00eb efikasiteti i nj\u00eb mase t\u00eb till\u00eb t\u00eb minohet n\u00ebse vet\u00eb autoritetet lokale t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nuk e ndjekin m\u00eb pas, nuk e shoq\u00ebrojn\u00eb me ndonj\u00eb hetim?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja Kim:<\/strong>\u00a0Pavar\u00ebsisht n\u00ebse k\u00ebto vendime jan\u00eb p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri apo ndokund tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb momentin q\u00eb k\u00ebto vendime certifikohen nga Sekretari i Shtetit dhe shpallen nga Sekretari i Shtetit, ato jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb dukshme dhe do t\u00eb ishte me vend q\u00eb autoritetet komb\u00ebtare t\u00eb shikonin masat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>VOA:<\/strong>\u00a0Duke kaluar tani n\u00eb kampin tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebrb\u00ebrja e kabinetit t\u00eb ri. \u00c7far\u00eb prisni ju nga qeveria e re shqiptare, ndon\u00ebse kemi t\u00eb njejtin kryeminist\u00ebr dhe vet\u00ebm pak emra t\u00eb ndryshuar?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja Kim:<\/strong>\u00a0Mendoj se fakti q\u00eb Kryeministri Rama ka fituar nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb t\u00eb paprecedent vendos nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme mbi t\u00eb dhe ekipin e tij p\u00ebr t\u00eb fituar, p\u00ebr t\u00eb demonstruar se e kan\u00eb fituar besimin e popullit shqiptar. Mendoj q\u00eb stili \u201csi zakonisht,\u201d pra performanca n\u00eb nivel mesatar nuk mjafton. Mendoj se ekzistojn\u00eb mund\u00ebsi historike p\u00ebrpara Z. Rama dhe pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb kabinetit, qoft\u00eb n\u00ebse flitet p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe konsolidimin e institucioneve t\u00eb demokracis\u00eb; qoft\u00eb n\u00ebse flitet p\u00ebr rritjen dhe thellimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara; qoft\u00eb n\u00ebse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pastrimin e gjykatave dhe sqarimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb investimet t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb rriten fort k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb normale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>VOA:<\/strong>\u00a0Nj\u00eb nd\u00ebr tre prioritetet e misionit tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb biznesi, krjimi i nj\u00eb klime t\u00eb favorshme p\u00ebr investimet amerikane. Por nd\u00ebrsa dy kompani t\u00eb m\u00ebdha po p\u00ebrgatiten p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb sektorin energjitik, besimi i atyre q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka ardhur duke u ulur. Sondazhi i fundit i Dhom\u00ebs amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb, tregon nj\u00eb r\u00ebnie n\u00eb nivelet e vitit 2012. Ata flasin p\u00ebr probleme me taksat, me monopolet, me prani t\u00eb asaj q\u00eb njihet si oligarki. Pra n\u00ebse i referohemi ndjesis\u00eb s\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve t\u00eb Dhom\u00ebs amerikane, situata duket e p\u00ebrkeq\u00ebsuar. Cili \u00ebsht\u00eb komenti juaj?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja Kim:<\/strong>\u00a0Mendoj se duhet t\u00eb shihni t\u00eb dh\u00ebnat faktike p\u00ebr nivelet e investimit, por ia vlen t\u00eb d\u00ebgjohen ndjenjat q\u00eb shprehen nga Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb dhe investitor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Mendoj se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb q\u00eb Kryeministri ka ngritur nj\u00eb form\u00eb ku dhomat e ndryshme t\u00eb tregtis\u00eb, jo vet\u00ebm amerikane, por italiane, gjermane, nj\u00eb num\u00ebr dhomash t\u00eb tjera, b\u00ebhen bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb idet\u00eb e tyre dhe, n\u00eb fakt, n\u00eb disa raste, p\u00ebr t\u00eb paraqitur k\u00ebrkesat e tyre. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, por m\u00eb gjer\u00ebsisht, mendoj q\u00eb ajo q\u00eb pasqyrojn\u00eb k\u00ebto raporte \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb korrupsioni vret investimet. Vret shpres\u00ebn. Prandaj, duhet zgjidhur korrupsioni. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje morale, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm morale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e biznesit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e begatis\u00eb. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e siguris\u00eb. Pra, gjykatat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pastra. Prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt duhet t\u00eb kalojn\u00eb vetingun. Rregullat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qarta dhe proceset duhet t\u00eb ndodhin n\u00eb koh\u00eb dhe duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb efektshme dhe, n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, mendoj se barra i bie qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb demonstroj\u00eb dhe n\u00eb fakt t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa q\u00eb pastrojn\u00eb korrupsionin, q\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi zbatohet shpejt, dhe q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb qart\u00eb se cilat jan\u00eb rregullat dhe procedurat dhe, p\u00ebrs\u00ebris si n\u00eb fillim, t\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebsaj. Pra, kjo \u00ebsht\u00eb fusha e madhe ku qeveria e re, e cila \u00ebsht\u00eb qeveria e vjet\u00ebr, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb dallim t\u00eb madh historik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>VOA:<\/strong> Zonja Kim, si i p\u00ebrgjigjeni ju kritikave q\u00eb ju shohin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me qeverin\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja Kim:<\/strong> Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballen diplomat\u00eb amerikan\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb dhe diplomat\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Shpresoj q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb kuptojn\u00eb q\u00eb si diplomat\u00eb, e dini, mua m\u00eb ka d\u00ebrguar Presidenti amerikan p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar interesat tona pran\u00eb qeveris\u00eb shqiptare. Pra, ka nj\u00eb arsye q\u00eb kur vjen nj\u00eb diplomat amerikan, ai ose ajo shkon tek kreu i shtetit dhe paraqet letrat kredenciale. Pra, detyra ime e par\u00eb, p\u00ebrpar\u00ebsia ime e par\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb sigurohem q\u00eb qeverit\u00eb tona t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mir\u00eb pune. Por p\u00ebrtej k\u00ebsaj, diplomacia ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me m\u00eb shum\u00eb se thjesht qeveri me qeveri; ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me marr\u00ebdh\u00ebnien njer\u00ebz me njer\u00ebz, madje edhe bizneset. Dhe prandaj m\u00eb shikoni mua dhe diplomat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb ambasad\u00ebn amerikane t\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb rretheqark vendit, sepse kemi pun\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb me zyrtar\u00eb qeveritar\u00eb, por kemi shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr pun\u00eb \u2013 dhe kur them pun\u00eb, flas p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet \u2013 me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Prandaj takohem kaq shpesh me an\u00ebtar\u00ebt e opozit\u00ebs, qoft\u00eb Z. Basha apo nj\u00eb num\u00ebr njer\u00ebzish t\u00eb tjer\u00eb. Dhe kam n\u00eb plan t\u00eb vazhdoj t\u00eb udh\u00ebtoj rretheqark Shqip\u00ebris\u00eb sepse dua t\u00eb takohem me qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Dua t\u00eb di se \u00e7\u2019kan\u00eb n\u00eb mend ata. Dua t\u00eb kem mund\u00ebsin\u00eb t\u2019iu shpjegoj pozicionin e SHBA atyre p\u00ebrball\u00eb. Dhe n\u00ebse nuk jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje me di\u00e7ka q\u00eb them un\u00eb, dua t\u00eb d\u00ebgjoj se \u00e7far\u00eb pyetjeje kan\u00eb dhe t\u00eb kem mund\u00ebsin\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjem drejtp\u00ebrdrejt. Deri tani, kam pasur disa biseda zhbiruese dhe ndri\u00e7uese. E dini, isha n\u00eb Dib\u00ebr pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb kur u ngjita n\u00eb malin e Korabit. Kur isha atje, takova shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb bulevardin kryesor. M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb eci dhe t\u00eb b\u00ebj biseda t\u00eb v\u00ebrteta sepse jam shum\u00eb e nd\u00ebrgjegjshme q\u00eb kur jam n\u00eb Tiran\u00eb, kam nj\u00eb agjend\u00eb t\u00eb mbushur plot dhe \u00e7do person me t\u00eb cilin flas \u00ebsht\u00eb dikush q\u00eb e kam takuar m\u00eb par\u00eb, dhe ata din\u00eb si t\u2019i b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto biseda. Jan\u00eb shum\u00eb, nuk dua t\u00eb them t\u00eb stisura, por kan\u00eb nj\u00eb lloj modeli t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb dal jasht\u00eb Tiran\u00ebs sepse ka raste kur dikush s\u2019ka takuar kurr\u00eb nj\u00eb diplomat amerikan m\u00eb par\u00eb dhe jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb mendimet e tyre, kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb tyre; kur eci n\u00eb Tiran\u00eb, e di q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebria, q\u00eb ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr atje jasht\u00eb saj. M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb shkoj n\u00eb male. Ua kam th\u00ebn\u00eb njer\u00ebzve m\u00eb par\u00eb, e dini, familja ime n\u00eb Kore \u00ebsht\u00eb nga mallet m\u00eb t\u00eb thella, m\u00eb t\u00eb ftohta n\u00eb gadishullin Korean dhe, nuk e di n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ky shkaku, por ndihem n\u00eb sht\u00ebpi k\u00ebtu, n\u00eb male. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, jam rritur n\u00eb nj\u00eb ishull tropikal dhe kur shkoj n\u00eb jug, n\u00eb Himar\u00eb apo Sarand\u00eb, ndihem shum\u00eb rehat edhe atje. Por k\u00ebto biseda jan\u00eb v\u00ebrtet frym\u00ebzuese dhe jan\u00eb shum\u00eb informuese sepse nuk p\u00ebrdorin pikat q\u00eb duhen th\u00ebn\u00eb. Dhe kur flas me ta, as un\u00eb nuk p\u00ebrdor t\u00eb tilla, ndaj v\u00ebrtet e vler\u00ebsoj at\u00eb mund\u00ebsi dhe shpresoj ta vazhdoj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>VOA:<\/strong>\u00a0Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi ka qen\u00eb kryefjal\u00eb e aktivitetit tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb mesin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm p\u00ebrfundon mandati i misionit t\u00eb operacionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb monitorimit. NJ\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb besim procesit t\u00eb vettingut, dhe q\u00eb n\u00eb fakt ka ndikuar n\u00eb p\u00ebrmbysjen e nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb vendimeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Mandati i k\u00ebtij misioni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si nj\u00eb dispozit\u00eb kalimtare n\u00eb Kushtetut\u00ebn shqiptare. A do t\u00eb ishit ju n\u00eb favor t\u00eb zgjatjes s\u00eb k\u00ebtij mandati, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se jemi diku t\u00eb gjysma e prokurr\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve q\u00eb ende nuk i jan\u00eb n\u00ebnshtruar vettingut?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja Kim:<\/strong>\u00a0Vetingu mbetet themeli p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, pas disa takimesh n\u00eb format virtual, m\u00eb n\u00eb fund pata mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shkoja p\u00ebr vizit\u00eb fizikisht tek KPK dhe ram\u00eb dakord q\u00eb puna e KPK \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar performanc\u00ebn e tyre me kalimin e koh\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb pasur sukses kur kan\u00eb v\u00ebn\u00eb disa synime shum\u00eb ambicioze p\u00ebr shifrat k\u00ebto muajt e fundit dhe i kan\u00eb p\u00ebrmbushur ato. Ka ende shum\u00eb gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb q\u00eb mbeten p\u00ebr t\u00eb kaluar vetingun dhe po shohim t\u00eb gjitha opsionet e ndryshme, p\u00ebrfshi at\u00eb q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt ju, por nuk kam ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpallur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>VOA:<\/strong>\u00a0Jav\u00ebn e shkuar ju takuat kreun e SPAK, dhe u shpreh\u00ebt se n\u00ebnvizuat pritsh\u00ebrin\u00eb e SHBA q\u00eb SPAK do t\u00eb ndjek\u00eb penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar \u2013 pavar\u00ebsisht sa i fuqish\u00ebm apo i pasur, pavar\u00ebsisht se nga cila parti. A jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja m\u00eb t\u00eb larta tani, kur n\u00eb krah t\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb rreshtuar edhe BKH?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja Kim:<\/strong>\u00a0Nuk mendoj se kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi pritshm\u00ebrit\u00eb e mia. Sigurisht, investimi i SHBA ka r\u00ebnd\u00ebsi dhe fakti q\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb investojm\u00eb tek SPAK dhe BKH \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i asaj q\u00eb shpresojm\u00eb t\u00eb marrim si rezultat. Por pritshm\u00ebrit\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi jan\u00eb ato t\u00eb popullit shqiptar. N\u00ebse mendojm\u00eb se ku ishim nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, njer\u00ebzit talleshin me SPAK, e dini, i mbaj mend shakat\u00eb dhe karikaturat me SKAP. Tani, nj\u00eb vit m\u00eb pas, teksa SPAK ka treguar rezultate, perceptimi i njer\u00ebzve ka ndryshuar dhe cilido tani thot\u00eb, n\u00ebse ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon, do t\u00eb t\u00eb raportoj n\u00eb SPAK. P\u00ebr mua, kjo tregon se ata besojn\u00eb q\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb i efektsh\u00ebm. Dhe n\u00eb fakt, t\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ashtu. U habita pa mas\u00eb kur k\u00ebrkova ca informacione dhe m\u00ebsova, p\u00ebr shembull, se q\u00eb kur SPAK u ngrit n\u00eb vitin 2019 e deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb gushtit 2021, ka konfiskuar 70 milion\u00eb euro asete t\u00eb personave q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar dhe gjykatat e kan\u00eb konfirmuar k\u00ebt\u00eb dhe k\u00ebto asete i kan\u00eb kaluar shtetit, ashtu si\u00e7 duhet. 70 milion\u00eb euro n\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb. Krahasojeni k\u00ebt\u00eb, hamend\u00ebsoni, gjejeni se sa u konfiskua p\u00ebr periudh\u00ebn 2011 deri 2019 \u2013 20 milion\u00eb euro. Mendoj se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb tregon shum\u00eb. Do t\u2019ju them edhe q\u00eb gjat\u00eb vitit kur ka funksionuar SPAK, kan\u00eb shqyrtuar 7-800 \u00e7\u00ebshtje dhe i kan\u00eb p\u00ebrpunuar ato; ka pasur rreth 250 individ\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar dhe kur shikon nivelin e d\u00ebnimeve, \u00ebsht\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse: 90% e rasteve q\u00eb SPAK ka ndjekur \u00e7ojn\u00eb n\u00eb d\u00ebnime, goxha mir\u00eb. Dhe pritshm\u00ebria ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb me BKH q\u00eb tani ka marr\u00eb n\u00eb pun\u00eb gjysm\u00ebn e 60 hetuesve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, kapacitetet e SPAK do t\u00eb rriten edhe m\u00eb tej. Dhe, gjithmon\u00eb them p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi \u2013 nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, e shpejt\u00eb, apo e p\u00ebrkryer, por sigurisht po shohim rezultate dhe mendoj q\u00eb njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm po shohin rezultate. Mendoj se edhe m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>VOA:<\/strong>\u00a0Cila \u00ebsht\u00eb ndihma konkrete q\u00eb BKH po merr nga Shtetet e Bashkuara?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambassador Kim:<\/strong>\u00a0Deri tani, kemi kontribuar m\u00eb shum\u00eb se 4 milion\u00eb dollar n\u00eb trajnime dhe pajisje. Mb\u00ebshtetja m\u00eb e madhe sigurisht \u00ebsht\u00eb me ekspertiz\u00eb dhe ka t\u00eb pakt\u00ebn 2 ose 3 ish-agjent\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb, ekspert\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb dhe eekspertiz\u00eb praktike, q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb lidhur me ambasad\u00ebn dhe po ndihmojn\u00eb hetuesit e rinj t\u00eb FBI-s\u00eb, q\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat shprehi, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb agresiv\u00eb, dhe q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb funksionet e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>VOA:<\/strong> Ambasadore Kim, shum\u00eb faleminderit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja Kim:<\/strong> Faleminderit shum\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb.\/<strong> Hashtag.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadorja Yuri Kim n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb pyetur edhe p\u00ebr raportin e qeveris\u00eb dhe kritikat qe e shohin si t\u00eb af\u00ebrt me pushtetin. Kim deklaroi se kjo \u00ebsht\u00eb puna e diplomat\u00ebve kudo n\u00eb bot\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb akuz\u00eb q\u00eb p\u00ebrballen t\u00eb gjith\u00eb. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballen diplomat\u00eb amerikan\u00eb kudo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":473224,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,65,13],"tags":[],"class_list":["post-473223","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/473223","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=473223"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/473223\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/473224"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=473223"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=473223"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=473223"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}