{"id":469899,"date":"2021-08-27T09:55:20","date_gmt":"2021-08-27T07:55:20","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=469899"},"modified":"2021-08-27T09:57:35","modified_gmt":"2021-08-27T07:57:35","slug":"mark-marku-jep-doreheqjen-nga-mandati-i-deputetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/08\/27\/mark-marku-jep-doreheqjen-nga-mandati-i-deputetit\/","title":{"rendered":"Mark Marku jep dor\u00ebheqjen nga mandati i deputetit","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-469900\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/markmarku.jpg\" alt=\"\" width=\"1042\" height=\"624\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/markmarku.jpg 669w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/markmarku-300x179.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 1042px) 100vw, 1042px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mark Marku jep dor\u00ebheqjen nga mandati i deputetit p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike n\u00eb parlamentin shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I zgjedhur si deputet pasi drejtoi fushat\u00ebn e PD-s\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb, Marku \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb n\u00eb arsyet e dor\u00ebheqjes q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb vizionin e opozit\u00ebs. Ai sqaron \u201cetapat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb vazhdueshme t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb rutin\u00eb humb\u00ebse\u201d, duke qart\u00ebsuar me argumente se Basha \u00ebsht\u00eb thjesht \u201ckryetar i partis\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cPD po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb mbron interesat personale t\u00eb dy lider\u00ebve t\u00eb vet, Berish\u00ebs dhe Bash\u00ebs, t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ngusht\u00eb drejtuesish t\u00eb PD-s\u00eb dhe ndoshta edhe t\u00eb disa prej deputet\u00ebve t\u00eb saj duke i tradhtuar interesat e atyre q\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur me aq mund, p\u00ebrkushtim e sakrifica\u201d, shkruan Marku n\u00eb arsyet e dor\u00ebheqjes, publikuar n\u00eb Gazet\u00ebn Panorama.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Marku ka qen\u00eb nj\u00eb nga kritik\u00ebt m\u00eb t\u00eb fort\u00eb pas humbjes q\u00eb Partia Demokratike p\u00ebsoi n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>KOMENTI I PLOT\u00cb:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dje, si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur edhe n\u00eb publik, \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebruar mbledhja e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, e cila do t\u00eb mbahet m\u00eb dat\u00eb 30 gusht. Me sa shihet nga axhenda e d\u00ebrguar, nga kjo mbledhje do t\u00eb dalin organet drejtuese t\u00eb PD-s\u00eb, q\u00eb, sipas statutit, zgjidhen nga ky k\u00ebshill. P\u00ebrves k\u00ebsaj, n\u00eb axhend\u00eb nuk parashikohet asgj\u00eb tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese t\u00eb v\u00ebresh se ngado ta shqyrtosh \u00e7\u00ebshtjen, t\u00eb gjitha aksionet politike t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga lidershipi i PD-s\u00eb vazhdojn\u00eb rutin\u00ebn e humb\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pra, tre muaj pas maskarad\u00ebs zgjedhore t\u00eb 25 prillit, lidershipi i PD-s\u00eb nuk jep asnj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Parlamentin e ardhsh\u00ebm shqiptar dhe se cili do t\u00eb jet\u00eb aksioni opozitar n\u00eb Parlamentin e ri. Asnj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr strategjit\u00eb dhe taktikat, me t\u00eb cilat PD, si opozita m\u00eb e madhe n\u00eb vend, do t\u00eb p\u00ebrballet me regjimin e rilindjes. \u00cbsht\u00eb irrituese t\u00eb shoh\u00ebsh se k\u00ebto tre muaj, PD i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur maskarad\u00ebs s\u00eb madhe me disa minimaskarada t\u00eb ngjashme, ve\u00e7se tashm\u00eb t\u00eb zhvendosura nga skena komb\u00ebtare n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, n\u00eb at\u00eb opozitare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto maskarada, n\u00eb thelb, jan\u00eb etapat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb vazhdueshme t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb rutin\u00eb humb\u00ebse. Etapa e par\u00eb e r\u00ebnies: Beteja p\u00ebr denoncimin e manipulimit t\u00eb zgjedhjeve. Zgjedhjet u manipuluan, por ne nuk protestojm\u00eb. Ne ndjekim procedur\u00ebn, por harrojm\u00eb q\u00eb po me procedur\u00eb triumfoi nazizmi n\u00eb Gjermani, putinizmi n\u00eb Rusi, erdoganizmi n\u00eb Turqi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Procedura d\u00ebshtoi, por kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, ne prap\u00eb vazhdojm\u00eb procedur\u00ebn e zgjedhjeve n\u00eb parti. Meq\u00eb nuk zgjodh\u00ebm Kryeministrin, zgjedhim kryetarin ton\u00eb t\u00eb partis\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb pajtohen, askush nuk kund\u00ebrshton. Po \u00c7ur\u00e7illi na m\u00ebson t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: ata q\u00eb bien duke luftuar, kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ringrihen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Demokracia ra, shoq\u00ebria u dor\u00ebzua, partit\u00eb (opozitare) d\u00ebshtuan, hajduti u b\u00eb mbret. Etapa e dyt\u00eb e r\u00ebnies: Fushata p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb. Fushat\u00eb pa vizion, pa alternativ\u00eb, pa perspektiv\u00eb rrug\u00ebdalje nga kriza, pa perspektiv\u00eb t\u00eb ardhjes n\u00eb pushtet, pa nj\u00eb platform\u00eb ndryshimi, pa brejtje nd\u00ebrgjegje p\u00ebr gjendjen e popullit opozitar dhe sakrificat e tyre, pa ndjes\u00eb p\u00ebr dy humbjet, pa qoft\u00eb edhe nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb shprese p\u00ebr rrug\u00ebn e ardhshme drejt pushtetit nga asnj\u00ebri prej kandidat\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lulzim Basha fitoi thjesht p\u00ebr rutin\u00eb, pasi n\u00eb partit\u00eb shqiptare ku secili avancon n\u00eb karrier\u00eb politike p\u00ebr shkak t\u00eb servilizmit ndaj kryetarit, askush nuk mund ta konkurroj\u00eb kryetarin, aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb rastin e PD-s\u00eb, ku, si\u00e7 rezultoi m\u00eb von\u00eb, p\u00ebrtej kryetarit ka kryetar m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm se kryetari.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Etapa e tret\u00eb e r\u00ebnies: Kuvendi i PD-s\u00eb, Kuvend q\u00eb u mbyll para se t\u00eb fillonte. Basha kishte bashkuar n\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb gjat\u00eb, prej gati nj\u00eb ore shum\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb cilat i hodhi si fara kungulli mbi kryet e delegat\u00ebve. Pas k\u00ebtij fjalimi, t\u00eb gjith\u00eb ishin edhe m\u00eb t\u00eb paqart\u00eb p\u00ebr vizionin e ri t\u00eb PD-s\u00eb. Ishte trishtuese t\u00eb shihje aty t\u00eb mbledhur me mij\u00ebra p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb strukturave t\u00eb PD-s\u00eb, pra, elit\u00ebn politike t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt, t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr humbjen, prisnin nj\u00eb debat t\u00eb gjall\u00eb nga ku mund t\u00eb dilnin mij\u00ebra propozime p\u00ebr transformimin e PDs\u00eb n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike moderne t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u2019i paraqitur an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb, por edhe shoq\u00ebris\u00eb, nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb re konkurruese, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aty nuk ndodhi asgj\u00eb e till\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duartrokitjet e delegat\u00ebve ishin harxhuar n\u00eb fillim t\u00eb fillimit, pra, kur n\u00eb sall\u00eb u shfaq kryetari i v\u00ebrtet\u00eb i PD-s\u00eb, Sali Berisha, i cili kishte zgjedhur k\u00ebt\u00eb moment p\u00ebr t\u2019u treguar t\u00eb gjith\u00ebve se kush kishte qen\u00eb kryetari real i PD-s\u00eb p\u00ebr 8 vitet e shkuara n\u00eb opozit\u00eb dhe se cili do t\u00eb ishte kat\u00ebr vitet e ardhshme, po n\u00eb opozit\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-469901\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/saliberishalulzimbasha.jpg\" alt=\"\" width=\"1095\" height=\"730\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/saliberishalulzimbasha.jpg 512w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/saliberishalulzimbasha-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 1095px) 100vw, 1095px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Besoj t\u00eb gjith\u00eb tani e kan\u00eb kuptuar paradoksin e PD-s\u00eb n\u00eb tet\u00eb vjet: Basha, kryetar i partis\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E zbuluan t\u00eb dy. P\u00ebr mua ishte dyfish trishtuese, pasi nga nj\u00ebra an\u00eb, kushdo q\u00eb m\u00eb takonte m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzonte p\u00ebr problemet e ngritura n\u00eb diskutimin tim n\u00eb Kuvend, nga ana tjet\u00ebr pakkush prej tyre, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Agron Gjekmarkajt dhe ndonj\u00eb tjetri, pa llogaritur k\u00ebtu rival\u00ebt n\u00eb gar\u00eb t\u00eb Bash\u00ebs, e ngriti vet\u00eb z\u00ebrin aty, apo m\u00eb pas publikisht p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat binin dakord plot\u00ebsisht me mua individualisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u2019u p\u00ebrs\u00ebrit e nj\u00ebjta ndjesi e dhjet\u00eb viteve m\u00eb par\u00eb, po\u00a0i nj\u00ebjti p\u00ebrg\u00ebzim pas kuintave, po e nj\u00ebjta memec\u00ebri publikisht, megjith\u00ebse at\u00ebher\u00eb, disa prej atyre q\u00eb m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzonin privatisht, me t\u00eb nj\u00ebjtin zell m\u00eb sulmonin publikisht. Konkluzioni im: nuk mund t\u00eb b\u00ebsh kauza kolektive lirie dhe demokracie me ato elita politike apo intelektuale q\u00eb ose e kan\u00eb humbur aft\u00ebsin\u00eb e t\u00eb menduarit dhe vepruarit t\u00eb pavarur gradualisht ose nuk e kan\u00eb fituar k\u00ebt\u00eb aft\u00ebsi ende.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithsesi, Kuvendi e pati nj\u00eb t\u00eb re: votoi nj\u00eb her\u00eb propozimet e Bash\u00ebs, pastaj hapi siparin e propozimeve t\u00eb tjera, t\u00eb cilat mund t\u00eb votohen n\u00eb kongresin e ardhsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb mbahet me durim kur t\u2019i vij\u00eb radha. Sa p\u00ebr K\u00ebshillin Komb\u00ebtar q\u00eb u zgjodh dhe q\u00eb do t\u00eb mblidhet me 30 shtator, askush nuk e kuptoi si u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrzgjedhjet e kandidat\u00ebve, askush nuk e kuptoi si dhe sa votuan, askush sa vota mori.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Drynat e sekretit t\u00eb tyre i vari n\u00eb zinxhirin e florinjt\u00eb q\u00eb mban n\u00eb qaf\u00eb Jemin Gjana dhe i mori me vete. Nga rendi i dit\u00ebs s\u00eb paraqitur, ka shum\u00eb gjasa q\u00eb etapa e kat\u00ebrt n\u00eb radh\u00eb t\u00eb jet\u00eb mbledhja e ardhshme e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, q\u00eb do t\u00eb mbahet m\u00eb 30 gusht. Nga leximi i k\u00ebsaj axhende dhe krahasimi i saj me shqet\u00ebsimet q\u00eb mendoj un\u00eb se duhet t\u00eb jen\u00eb prioritare p\u00ebr aktivitetin e ardhsh\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb, kam krijuar p\u00ebrfundimisht bindjen se un\u00eb personalisht dhe PD kemi vektor\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt mendimi dhe veprimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb mendoj dhe propozoj (si\u00e7 e kam propozuar edhe n\u00eb kuvendin e fundit komb\u00ebtar, por edhe vite m\u00eb par\u00eb kur isha deputet i k\u00ebsaj partie) fillimin e nj\u00eb procesi ndryshimi thelb\u00ebsor t\u00eb PD-s\u00eb, ridimensionimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me shoq\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb oferte konkurruese elektorale, ndryshimin e modelit t\u00eb lidershipit dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tij me PD-n\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb PD vazhdon rutin\u00ebn 8-vje\u00e7are t\u00eb humb\u00ebsit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kam vendosur t\u00eb mos marr pjes\u00eb n\u00eb etap\u00ebn e kat\u00ebrt t\u00eb nj\u00eb rutine t\u00eb till\u00eb humb\u00ebse.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Madje, kam vendosur t\u00eb mos e marr as mandatin e deputetit. Kam pranuar t\u00eb jem drejtues i fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Qarkun e Lezh\u00ebs p\u00ebrkund\u00ebr interesave t\u00eb mia p\u00ebr t\u2019u rip\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn aktive politike. E kam b\u00ebr\u00eb me vullnet t\u00eb lir\u00eb si nj\u00eb akt angazhimi qytetar dhe intelektual p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin tim modest n\u00eb favor t\u00eb ndryshimit, pas k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe ngulmuese t\u00eb kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb Basha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kam vepruar si\u00e7 veprova kur isha student n\u00eb \u201890-\u00ebn, si\u00e7 kam vepruar n\u00eb dhjet\u00ebra raste t\u00eb angazhimit tim publik, por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb mendova dhe ende vazhdoj t\u00eb mendoj k\u00ebshtu, se largimi i Ram\u00ebs nga pushteti ishte nj\u00eb kusht themelor p\u00ebr ta nxjerr\u00eb vendin nga qeverisja m\u00eb e keqe q\u00eb ka njohur historia e vendit pas\u00a0r\u00ebnies s\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk jam penduar, por nga ana tjet\u00ebr nuk mund t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e nj\u00eb force politike q\u00eb nuk ka as vet\u00ebdijen m\u00eb minimale p\u00ebr gjendjen ku ndodhet dhe q\u00eb nuk ka as p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr fatin e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb vet apo t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Kam bindjen (shpresoj t\u00eb jet\u00eb e gabuar) q\u00eb duke vazhduar rutin\u00ebn e humb\u00ebsit, PD po humb nj\u00eb shans historik, t\u00eb fundit, p\u00ebr t\u00eb ndryshuar veten dhe shoq\u00ebrin\u00eb. K\u00ebshtu si po vepron, PD po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb mbron interesat personale t\u00eb dy lider\u00ebve t\u00eb vet, Berish\u00ebs dhe Bash\u00ebs, t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ngusht\u00eb drejtuesish t\u00eb PD-s\u00eb dhe ndoshta edhe t\u00eb disa prej deputet\u00ebve t\u00eb saj duke i tradhtuar interesat e atyre q\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur me aq mund, p\u00ebrkushtim e sakrifica.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E nd\u00ebrmarr k\u00ebt\u00eb hap si shenj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr ata mij\u00ebra lezhjan\u00eb, mirditor\u00eb, kurbinas, q\u00eb na mb\u00ebshtet\u00ebn dhe q\u00eb i rezistuan agresionit m\u00eb t\u00eb madh elektoral q\u00eb kishin par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb dhe q\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, bashk\u00ebrisht realizuam fitoren m\u00eb t\u00eb madhe historike elektorale n\u00eb Qarkun e Lezh\u00ebs. Sot, ata jan\u00eb n\u00ebn agresionin e pushtetit, jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb gati pla\u00e7kat p\u00ebr t\u00eb ikur nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt, jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar dhe t\u00eb pashpres\u00eb. Por mbi t\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb g\u00ebnjyer. Un\u00eb nuk dua t\u2019i g\u00ebnjej ata si\u00e7 po i g\u00ebnjen lidershipii PD-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po ju them hapur se nd\u00ebrsa ata jan\u00eb t\u00eb braktisur n\u00eb fatet e tyre, lidershipi i PD-s\u00eb po bjerr koh\u00ebn n\u00eb rutin\u00eb zgjedhjesh p\u00ebr poste t\u00eb kota strukturash t\u00eb nj\u00eb partie q\u00eb, k\u00ebshtu si po vepron, po e err\u00ebson gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb perspektiv\u00ebn e ardhjes n\u00eb pushtet. E b\u00ebj k\u00ebt\u00eb akt, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb gjest sesa nj\u00eb sakrific\u00eb, p\u00ebr t\u00eb treguar se dikush duhet dhe mund t\u00eb reagoj\u00eb kund\u00ebr shnd\u00ebrrimit t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti dekori t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb degraduar, p\u00ebr t\u00eb treguar se jo kushdo mund t\u00eb b\u00ebhet dekor i nj\u00eb elite t\u00eb paaft\u00eb partiake, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat vetjake.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E b\u00ebj k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh alarmi, t\u00eb cilin ndokush mund ta d\u00ebgjoj\u00eb dhe rrjedhimisht edhe ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb reflektoj\u00eb. E konsideroj politik\u00ebn dhe t\u00eb qenit deputet si angazhim dhe jo si pun\u00eb. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i lir\u00eb, i pakusht\u00ebzuar dhe i pakompromentuar n\u00eb opozitarizmin tim vetjak, nuk do t\u00eb jem as pjes\u00eb e K\u00ebshillit komb\u00ebtar dhe as deputet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe do t\u2019i drejtohem Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr procedurat formale t\u00eb sanksionimit t\u00eb vendimit tim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebshtu, mes q\u00ebndrimit n\u00eb PD, ku p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe natyr\u00ebs sime kritike do t\u00eb detyrohem t\u00eb jem m\u00eb shum\u00eb i angazhuar n\u00eb opozitarizmin brenda PD-s\u00eb dhe daljes jasht\u00eb k\u00ebsaj partie p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00ebn e pushtetit, po zgjedh k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit: opozit\u00ebn ndaj pushtetit.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Mark Marku jep dor\u00ebheqjen nga mandati i deputetit p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike n\u00eb parlamentin shqiptar. I zgjedhur si deputet pasi drejtoi fushat\u00ebn e PD-s\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb, Marku \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb n\u00eb arsyet e dor\u00ebheqjes q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb vizionin e opozit\u00ebs. Ai sqaron \u201cetapat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb vazhdueshme t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":469900,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,65],"tags":[],"class_list":["post-469899","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/469899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=469899"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/469899\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/469900"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=469899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=469899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=469899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}