{"id":466395,"date":"2021-08-07T07:59:54","date_gmt":"2021-08-07T05:59:54","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=466395"},"modified":"2021-08-07T07:59:54","modified_gmt":"2021-08-07T05:59:54","slug":"nje-birrari-publike-dhe-tre-lloje-hajvanesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/08\/07\/nje-birrari-publike-dhe-tre-lloje-hajvanesh\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb birrari publike dhe tre lloje hajvan\u00ebsh","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong>Nga Sokol Shameti<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright wp-image-397835\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Sokol-Shameti-570x340.png\" alt=\"\" width=\"382\" height=\"228\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Sokol-Shameti-570x340.png 570w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/Sokol-Shameti-570x340-300x179.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 382px) 100vw, 382px\" \/><\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pik\u00eb s\u00eb pari, t\u00eb ngrem\u00eb pyetjet e duhura. Pse duhet q\u00eb nj\u00eb institucion shtet\u00ebror si bashkia, t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb fonde publike p\u00ebr t\u00eb paguar animator\u00eb, k\u00ebng\u00ebtar\u00eb e arg\u00ebtues t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb biznesit privat si e ashtuquajtura \u201cfest\u00eb e birr\u00ebs\u201d? A nuk \u00ebsht\u00eb kjo gj\u00eb q\u00eb e quakan \u201cfest\u00eb\u201d asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se transferim i aktivitetit t\u00eb zakonsh\u00ebm tregtar t\u00eb nj\u00eb kompanie nga nj\u00ebsit\u00eb e parapara ku ajo paguan taksa p\u00ebr t\u00eb shitur mallin e vet, n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike me vizibilitet t\u00eb madh t\u00eb cil\u00ebn ajo e merr falas? Cili \u00ebsht\u00eb interesi publik k\u00ebtu? Pse pik\u00ebrisht fest\u00eb birre? Pse jo fest\u00eb libri, ose konkurs gatimi sht\u00ebpiak, ose dekorim i m\u00eb trimave mes zjarrfik\u00ebsve, ose panair i shkencave t\u00eb natyr\u00ebs? Pse duhet t\u00eb promovohet alkolizmi masiv nga nj\u00eb institucion shtet\u00ebror e t\u00eb p\u00ebrdoren para t\u00eb vlefshme taksash &#8211; q\u00eb mund t\u00eb shkonin p\u00ebr ndihm\u00eb ekonomike, ushqim t\u00eb t\u00eb uriturve apo strehim t\u00eb t\u00eb pastreh\u00ebve &#8211; p\u00ebr t\u2019i financuar nj\u00eb kompanie private infrastruktur\u00ebn ku ajo do t\u00eb shes\u00eb mall e do t\u00eb shtoj\u00eb fitimet e veta t\u00eb cilat ajo gjithsesi nuk i ndan kurr\u00eb me publikun? A \u00ebsht\u00eb hetuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr vendimmarrje si kjo, n\u00eb dukje naive e q\u00ebllimmira, q\u00eb kan\u00eb si pretekst arg\u00ebtimin e japin si rezultat peshkimin e qytetar\u00ebve duke i kthyer me marifet n\u00eb konsumator\u00eb t\u00eb detyruar produktesh private?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kaq p\u00ebr mitin e \u201cfest\u00ebs s\u00eb birr\u00ebs\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb d\u00ebshmi sesi biznesi privat jo thjesht e korrupton dhe e v\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij institucionin publik, por madje edhe pretendon prej publikut q\u00eb kjo t\u00eb pranohet si gj\u00eb normale, si pun\u00eb \u201ctradite\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb dyti, k\u00ebmb\u00ebngulja prej mushke e zyrtar\u00ebve publik\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos ia p\u00ebrshtatur k\u00ebrkesave e ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb publikut p\u00ebrb\u00ebrjen e animator\u00ebve e artist\u00ebve q\u00eb po paguhen me para publike n\u00eb nj\u00eb aktivitet me q\u00ebllime private, l\u00eb t\u00eb kuptohet se \u201custai\u201d i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebtyre zyrtar\u00ebve q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb publiku por biznesmeni privat t\u00eb cilit po i organizohet aktiviteti, nuk \u00ebsht\u00eb se do t\u2019ia dij\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ato dokrrat \u201cmuzika bashkon njer\u00ebzit\u201d, \u201cta ndajm\u00eb politik\u00ebn nga arti\u201d etj etj. Jo. Ai mendon ndryshe. Muzika da\u00e7 t\u2019i ndaj\u00eb e da\u00e7 t\u2019i p\u00ebr\u00e7aj\u00eb njer\u00ebzit, p\u00ebr t\u00eb interes ka ahengu, tollovia n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai do shes\u00eb krik\u00eblla birre e do b\u00ebj\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr logjik\u00ebn e biznesmenit njeriu nuk \u00ebsht\u00eb njeri q\u00eb mendon por klient q\u00eb konsumon. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i bossit dhe zyra e tij p\u00ebr marketing e promocion (q\u00eb paralelisht njihet edhe me emrin \u201cbashki e Kor\u00e7\u00ebs\u201d) k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb mendje kur ia zbaton shefit \u201cvizionin\u201d. \u00cbsht\u00eb normale q\u00eb n\u00eb k\u00ebto rrethana zyrtarja shtet\u00ebrore q\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb mediatikisht kot\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij aktiviteti, t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb si agjente shitjesh, me po at\u00eb limit fjalori e me t\u00eb nj\u00ebjtat frenime t\u00eb befta trunore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb fundi, ka plasur kriza e zgjedhjes specifike si krye-yll i aktivitetit privat me financim publik, t\u00eb nj\u00eb \u201cartisti\u201d si Bregovi\u00e7i, nj\u00eb plagjatori patologjik, hajdut partiturash prej koh\u00ebs s\u00eb grupit \u201cKopsa e bardh\u00eb\u201d, e po ashtu benjamin e klloun oborri i Milloshevi\u00e7it, nga ata q\u00eb vishnin bluza me shenj\u00ebn e cakut t\u00eb bombardimit ajror n\u00eb mbr\u00ebm\u00ebsoret \u201csensibilizuese\u201d e vet\u00eb-viktimizuese t\u00eb elit\u00ebs jugosllave n\u00eb Beogradin e 1999 kur kjo ankohej pse NATO nuk po e linte t\u00eb qet\u00eb ushtrin\u00eb serbe t\u2019i shfaroste krejt 2 milion terrorist\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si \u00e7do mall artistik serb edhe Bregovi\u00e7i shkakton kriz\u00eb disaplan\u00ebshe n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e re kapitaliste.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb pari Bregovi\u00e7i fut n\u00eb kriz\u00eb brezin e \u201cdisident\u00ebve\u201d antikomunist\u00eb t\u00eb viteve 80, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmes adhurimit t\u00eb dikursh\u00ebm t\u00eb muzik\u00ebs \u201cs\u00eb sllavit\u201d e televizionit \u201ct\u00eb sllavit\u201d, ushtronin fshehtas antikomunizmin e tyre. Si kategori k\u00ebta ish-\u00e7una kuller\u00eb t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, i p\u00ebrafrohen nj\u00eb anonalie psiqike. E urrenin Enver Hoxh\u00ebn se ishte komunist e i sjell\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb prej serb\u00ebve Dushan e Miladin, e nga ana tjet\u00ebr p\u00ebr inat t\u00eb k\u00ebtij Enveri, p\u00ebrqafonin muzik\u00ebn e atdheut t\u00eb Miladinit e Dushanit, meq\u00eb ky vend ishte (sa \u00e7udi) po ashtu anti-enverist e anti-shqiptarokomunist si k\u00ebta. Kur komunizmi ra dhe vendi fqinj s\u2019e prishi terezin\u00eb e antishqiptarizmit t\u00eb vet, k\u00ebta pan\u00eb sesi heronjt\u00eb e tyre antikomunist\u00eb, mes tyre dhe Bregovi\u00e7i i Bjello Dugmes si infrastruktur\u00eb kulturore e titizmit superior modern mbi enverizmin inferior folklorik, kishin qen\u00eb n\u00eb fakt gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, thjesht infrastruktur\u00eb antishqiptarizmi. Tani k\u00ebta nuk din\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Bregovi\u00e7in, ta adhurojn\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb zgjedhjeve hormonale t\u00eb rinis\u00eb e t\u00eb dalin si hajvan\u00eb t\u00eb dit\u00ebve tona apo ta urrejn\u00eb e t\u00eb quhen hajvan\u00eb t\u00eb penduar? Gjykuar nga sasia e \u00e7el\u00ebsave bashkiak\u00eb dhe ftesat p\u00ebr koncerte t\u00eb koleksionuara nga Bregovi\u00e7i n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb radh\u00ebt e ish-kuller\u00ebve q\u00eb sot kan\u00eb pushtet politik dhe ekonomik, predominon zgjedhja e par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb dyti Bregovi\u00e7i fut n\u00eb kriz\u00eb kozmopolit\u00ebt e sot\u00ebm q\u00eb n\u00eb vitet 80 s\u2019ishin dot disident\u00eb sepse sapo kishin lindur, nd\u00ebrsa sot jan\u00eb \u201cmajtist\u00eb\u201d havjari dhe snobizmi. Bregovi\u00e7i u duket k\u00ebtyre si pun\u00eb rebelimi ndaj hegjemonis\u00eb kulturore e politike per\u00ebndimore, si hero i nj\u00eb disidence moderne anti-kapitaliste, si i deklasuar q\u00eb sfidon me but\u00ebsi artistike dhun\u00ebn brutale sistemike. Mir\u00ebpo qasja mbetet problematike p\u00ebr shkak se pavar\u00ebsisht shkatht\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bregovi\u00e7it p\u00ebr ta paketuar sh\u00ebrbimin e tij nacionalist e shovinist t\u00eb viteve 90 thjesht si form\u00eb rezistence internacionaliste ndaj rendit sundues, fansat e tij \u201ct\u00eb majt\u00eb\u201d e din\u00eb q\u00eb nuk ka internacionaliz\u00ebm pa anti-kolonializ\u00ebm e krejt puna e Bregovi\u00e7it (dhe Kusturic\u00ebs) nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb shtypjes kolonizuese t\u00eb popujve t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb. Muzika e Bregovi\u00e7it, kur nuk \u00ebsht\u00eb vjedhje e paturpshme e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb Shaban Bajramovi\u00e7it t\u00eb gjor\u00eb, \u00ebsht\u00eb synim p\u00ebr ta paraqitur e justifikuar spiralen e p\u00ebrgjakshme ku Serbia zhyti kroat\u00eb, boshnjak\u00eb e shqiptar\u00eb, jo si zbatim t\u00eb ndonj\u00eb strategjie me miratim unanim por thjesht si rezultat i nj\u00eb psikologjie mendjeleht\u00eb, improvizuese, pafaj\u00ebsisht alkoolike e n\u00eb rrethana normale aspak keqdash\u00ebse e cila fundja relativizohet e gjendur te \u00e7do ballkanas, serb, shqiptar, rom apo boshnjak qoft\u00eb ai. N\u00eb fakt ajo \u00e7far\u00eb dim\u00eb nga luft\u00ebrat n\u00eb Kroaci, Bosnje e Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta. Shfarosjet, vrasjet, genocidi nuk ishte ndonje ngjarje incidentale n\u00eb rr\u00ebmbim e sip\u00ebr nga pija e ndonj\u00eb grupi t\u00eb shthurur \u00e7etnik\u00ebsh. Jo t\u00eb gjith\u00eb vran\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, e nuk pati ndonj\u00eb minishengen p\u00ebrbashkues terrori e masakrash. Jo. Pati qartazi nj\u00eb agresor e shum\u00eb viktima. Ajo q\u00eb ndodhi ishte dhun\u00eb e planifikuar, sistematike, e institucionalizuar e Serbis\u00eb mbi t\u00eb tjer\u00ebt. Bregovi\u00e7i, Kusturica e t\u00eb tjer\u00eb artist\u00eb ishin pjes\u00eb e k\u00ebtij plan-veprimi, luajt\u00ebn rolin q\u00eb u kishin caktuar dhe kurr\u00eb nuk u distancuan prej asaj \u00e7ka b\u00ebn\u00eb. Kozmopolit\u00ebt pseudo-majtist\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb e Prishtin\u00eb jan\u00eb k\u00ebsisoj n\u00eb kriz\u00eb: a t\u00eb shfaqen si hajvan\u00eb q\u00eb jan\u00eb gati t\u00eb adhurojn\u00eb edhe nj\u00eb shovinist t\u00eb maskuar si internacionalist, apo t\u00eb shfaqen si hajvan\u00eb q\u00eb s\u2019jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shohin se internacionalisti q\u00eb adhurojn\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shovinist?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb treti Bregovi\u00e7i fut n\u00eb kriz\u00eb armat\u00ebn gjith\u00e7kang\u00ebn\u00ebse t\u00eb t\u00eb keq-arsimuarve, analfabet\u00ebve funksional\u00eb q\u00eb s\u2019njohin g\u00ebrm\u00ebn \u00eb, e t\u00eb t\u00eb de-kulturuarve t\u00eb brezit t\u00eb ri. Ata q\u00eb te \u00e7do k\u00ebng\u00eb i impresionon thjesht ritmi, beati, tam tami. Ata q\u00eb thjesht duan t\u00eb arg\u00ebtohen pa menduar meq\u00eb t\u00eb mendosh t\u00eb sjell nxehje truri. At\u00eb q\u00eb nuk duan n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duken si prapabote duke munguar aty ku do shkojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb t\u00eb gjith\u00eb: qoft\u00eb kjo nj\u00eb ballo me fustane nusesh n\u00eb Sheraton, nj\u00eb shkuma-party n\u00eb Jal\u00eb, nj\u00eb kuvendim i Ram\u00ebs me rinin\u00eb eurosocialiste onaljn, nata e Pashk\u00ebs s\u00eb madhe apo birraria e Bregovi\u00e7it n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kriza e k\u00ebtyre \u00ebsht\u00eb mungesa e kriz\u00ebs si rezultat i munges\u00ebs n\u00eb kok\u00eb t\u00eb vet\u00eb atij instrumenti q\u00eb e percepton kriz\u00ebn, e q\u00eb nj\u00ebherazi sh\u00ebrben edhe p\u00ebr t\u00eb dalluar njeriun nga gomari.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb isha si Bregovi\u00e7i do isha i k\u00ebnaqur: sapo futa tre gjenerata shqiptar\u00ebsh n\u00eb kriz\u00eb. Po ashtu do m\u00eb vinte t\u00eb qeshja nga p\u00ebrpjekjet e d\u00ebshp\u00ebruara t\u00eb asaj pakice q\u00eb i th\u00ebrret arsyes s\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb vet p\u00ebr ta refuzuar k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb e s\u2019merr p\u00ebrgjigje. Rroft\u00eb festa e birr\u00ebs pra. T\u00eb pakt\u00ebn e dim\u00eb \u00e7far\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb do ta popullojn\u00eb.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sokol Shameti Pik\u00eb s\u00eb pari, t\u00eb ngrem\u00eb pyetjet e duhura. Pse duhet q\u00eb nj\u00eb institucion shtet\u00ebror si bashkia, t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb fonde publike p\u00ebr t\u00eb paguar animator\u00eb, k\u00ebng\u00ebtar\u00eb e arg\u00ebtues t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb biznesit privat si e ashtuquajtura \u201cfest\u00eb e birr\u00ebs\u201d? A nuk \u00ebsht\u00eb kjo gj\u00eb q\u00eb e quakan \u201cfest\u00eb\u201d asgj\u00eb tjet\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":397835,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20,65],"tags":[],"class_list":["post-466395","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/466395","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=466395"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/466395\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/397835"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=466395"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=466395"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=466395"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}