{"id":465521,"date":"2021-08-03T15:06:22","date_gmt":"2021-08-03T13:06:22","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=465521"},"modified":"2021-08-03T15:23:24","modified_gmt":"2021-08-03T13:23:24","slug":"deutche-welle-vucic-dhe-qeveria-e-tij-e-lidhur-me-mafien","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/08\/03\/deutche-welle-vucic-dhe-qeveria-e-tij-e-lidhur-me-mafien\/","title":{"rendered":"\u201cDeutche Welle\u201d: Vu\u00e7i\u00e7 dhe qeveria e tij e lidhur me mafien?","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-465522\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/mafiavucic2.jpg\" alt=\"\" width=\"983\" height=\"422\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/mafiavucic2.jpg 820w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/mafiavucic2-300x129.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/mafiavucic2-768x330.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 983px) 100vw, 983px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrplasjet mafioze jan\u00eb par\u00eb vitet e fundit n\u00eb Serbi gjithmon\u00eb vet\u00ebm si pjes\u00eb e krimit t\u00eb organizuar. Por n\u00eb Beograd jan\u00eb shtuar koh\u00ebt e fundit z\u00ebrat n\u00eb media dhe qarqe t\u00eb ndryshme q\u00eb thon\u00eb se ngritja e grupeve mafioze ka ndodhur n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me udh\u00ebheqjen shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb. Me arrestimin e kriminelit Veljko Belivuk dhe grupit t\u00eb tij, ka filluar t\u00eb zbulohet edhe roli i shtetit serb n\u00eb mbrojtjen e grupeve t\u00eb caktuara kriminale. Veljko Belivuk ishte drejtues i grupit huligan-kriminal &#8220;Principi&#8221;, i cili punonte brenda klanit malazez Kava\u00e7. Kund\u00ebr k\u00ebtij grupi \u00ebsht\u00eb ngritur tanim\u00eb nj\u00eb aktakuz\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn grupi faj\u00ebsohet p\u00ebr pes\u00eb vrasje, p\u00ebr rr\u00ebmbime, tortura dhe p\u00ebrdhunimin e nj\u00eb personi. Ky grup akuzohet edhe p\u00ebr trafik droge dhe arm\u00ebmbajtje pa leje. Detajet tep\u00ebr shqet\u00ebsuese t\u00eb vrasjeve t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tyre, mes t\u00eb tjerash edhe vrasje me s\u00ebpat\u00eb dhe bluarjen e mishit t\u00eb njer\u00ebzve, kan\u00eb v\u00ebrshuar mediat serbe jav\u00ebt e fundit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Roli mafioz i pushtetit<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Veljko Belivuk dhe dora e tij e djatht\u00eb, Marko Miljkoviq, n\u00eb deklaratat e tyre n\u00eb prokurori, kan\u00eb akuzuar r\u00ebnd\u00eb edhe disa nga krer\u00ebt e shtetit t\u00eb Serbis\u00eb. Belivuk n\u00eb deklarat\u00ebn e tij para prokuroris\u00eb pretendon, se ai personalisht \u00ebsht\u00eb takuar edhe me presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb lagjen Zvezdara n\u00eb Beograd. Belivuk pohon se Vu\u00e7iqi dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij nga Partia P\u00ebrparimtare Serbe (SNS) kan\u00eb k\u00ebrkuar sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme prej tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto sh\u00ebrbime kishin t\u00eb b\u00ebnin me parandalimin e thirrjeve n\u00eb tribunat e stadiumeve kund\u00ebr presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Vu\u00e7iq (asokohe n\u00eb stadiume brohorisnin disa grupe se Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb homoseksual), me frik\u00ebsimin e organizator\u00ebve t\u00eb protestave kund\u00ebr autoriteteve t\u00eb Serbis\u00eb, me sigurimin e qet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Parad\u00ebn e Krenaris\u00eb n\u00eb Beograd, por edhe me ndikimin e k\u00ebtij grupi tek taksist\u00ebt n\u00eb Beograd, q\u00eb t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga protestat kund\u00ebr aplikacionit t\u00eb transportit &#8220;CarGo&#8221; (nj\u00eb kompani e lidhur me v\u00ebllain e kryeministres Ana Brnabiq). Natyrisht q\u00eb nuk dihet, se cili sakt\u00ebsisht ka qen\u00eb kompensimi i qeveris\u00eb p\u00ebr k\u00ebto sh\u00ebrbime t\u00eb k\u00ebtij grupi kriminal, por thuhet se kompensimi mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb mospengimi i trafikut t\u00eb drog\u00ebs, sigurimi i klubeve, bizneset fitimprur\u00ebse t\u00eb tyre me shtetin, mb\u00ebshtetje logjistike e tyre, si dhe mb\u00ebshtetje e tyre nga policia dhe gjyq\u00ebsia n\u00eb rastet e konflikteve me ligjin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndryshe, Belivuk i ka th\u00ebn\u00eb prokurorit se ai ishte an\u00ebtar i partis\u00eb SNS (t\u00eb presidentit Vu\u00e7iq) q\u00eb nga viti 2011. Lista e zyrtar\u00ebve qeveritar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lidhur me mb\u00ebshtetjen e k\u00ebtij grupi kriminal shkon praktikisht deri n\u00eb ajk\u00ebn e pushtetit t\u00eb partis\u00eb SNS, e ata jan\u00eb: Aleksandar Vulin, minist\u00ebr i Policis\u00eb, Nebojsha Stefanoviq, minist\u00ebr i Mbrojtjes, Diana Hrkaloviq, ish-sekretare e shtetit n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb, Darko Glishiq, kryetar i K\u00ebshillit Ekzekutiv t\u00eb partis\u00eb SNS dhe Novak Nediq, sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb. Por hetuesit zyrtarisht nuk jan\u00eb marr\u00eb me lidhjet e k\u00ebtij grupi kriminal me politik\u00ebn dhe policin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-465525\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/mafiavucic3.jpg\" alt=\"\" width=\"1023\" height=\"576\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/mafiavucic3.jpg 700w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/mafiavucic3-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 1023px) 100vw, 1023px\" \/><\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Bozho Preleviq: &#8220;Ky \u00ebsht\u00eb problem rajonal dhe evropian&#8221;<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">D\u00ebshmit\u00eb e dy kriminel\u00ebve kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje makinerin\u00eb propagandistike t\u00eb regjimit n\u00eb Serbi. E gjith\u00eb propaganda drejtohet kund\u00ebr opozit\u00ebs, njer\u00ebzve t\u00eb pasur n\u00eb Serbi dhe ambasadave t\u00eb huaja, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen, se ata gjoja po p\u00ebrpiqen n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbysin pushtetin e presidentit Aleksandar Vu\u00e7iq n\u00eb Serbi. K\u00ebto qarqe thon\u00eb, se kriminel\u00ebt e akuzuar mund t\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb n\u00eb mbrojtje, q\u00eb sigurisht mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por si\u00e7 thot\u00eb p\u00ebr &#8220;Deutsche Welle&#8221;-n avokati dhe deputeti Bozho Preleviq, k\u00ebto pohime nuk kan\u00eb aspak logjik\u00eb dhe e p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb situat\u00ebn e tyre. Ata do kalonin m\u00eb s\u00eb miri sikur t\u00eb thoshin se p\u00ebr t\u00eb gjitha veprat e tyre kriminale e kan\u00eb njoftuar opozit\u00ebn dhe se kan\u00eb marr\u00eb detyra nga opozita (e jo pushteti)&#8221;, thot\u00eb Preleviq, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr DW.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb v\u00ebmendje shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Serbi ka zgjuar nj\u00eb tekst i publikuar n\u00eb gazet\u00ebn franceze &#8220;Le Monde&#8221;, e cila shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera, se &#8220;krimi i organizuar ka dep\u00ebrtuar n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb sistemit shtet\u00ebror n\u00eb Serbi dhe Mal t\u00eb Zi&#8221;. Gazeta &#8220;Le Monde&#8221; shkruan m\u00eb tej se &#8220;grupet kriminale nga Mali i Zi dhe Serbia kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb tregtin\u00eb e drog\u00ebs me origjin\u00eb nga Amerika e Jugut, e cila \u00ebsht\u00eb transportuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn, e kjo e gjitha \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me autoritetet zyrtare t\u00eb pushtetit&#8221;. N\u00eb tekst theksohet n\u00eb ve\u00e7anti &#8220;roli i v\u00ebllait t\u00eb presidentit serb, Aleksandar Vu\u00e7iq (Andrej Vu\u00e7iq) n\u00eb Beograd si dhe v\u00ebllait t\u00eb presidentit malazez Millo Gjukanoviq (Aca Gjukanoviq) n\u00eb Podgoric\u00eb&#8221;, si dhe fakti se &#8220;djali i presidentit serb Vu\u00e7iq, Danilo Vu\u00e7iq, shpesh \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre huligan\u00ebve&#8221;.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Situata po b\u00ebhet tmerr\u00ebsisht e pak\u00ebndshme p\u00ebr qeverin\u00eb, pohon Preleviq dhe shton se e gjith\u00eb afera nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm problem i Serbis\u00eb: &#8220;Ky tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem rajonal dhe evropian, e ky problem nuk mund t\u00eb zgjidhet tani vet\u00ebm nga Serbia. Pyetja q\u00eb shtrohet tani \u00ebsht\u00eb: n\u00ebse dikush ju premton se do t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme me Kosov\u00ebn, a do t\u00eb thot\u00eb kjo se ky person \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht edhe vendin e vet pas disa vitesh. Dhe a \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb institucionet evropiane, t\u00eb cilat kan\u00eb raporte shum\u00eb t\u00eb sakta p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra, ndoshta mund t&#8217;i mbyllin syt\u00eb para k\u00ebtyre gj\u00ebrave dhe do t&#8217;ia falin ato&#8221;, pyet Preleviq.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-465527\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/mafiavucic5.jpg\" alt=\"\" width=\"992\" height=\"558\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/mafiavucic5.jpg 700w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/mafiavucic5-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 992px) 100vw, 992px\" \/><\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Situat\u00eb e paq\u00ebndrueshme &#8211; k\u00ebrkohen p\u00ebrgjigje<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tani \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm nj\u00eb hetim i plot\u00eb mbi pretendimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit t\u00eb Belivukut, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sakt\u00ebsohet n\u00ebse v\u00ebrtet ka t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb pohimet se disa grupe kriminale kan\u00eb pasur mb\u00ebshtetjen e autoriteteve m\u00eb t\u00eb larta, thot\u00eb p\u00ebr DW Slobodan Georgiev, drejtor programor i &#8220;Newsmax Adria&#8221;.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">&#8220;Kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb e paq\u00ebndrueshme dhe tani duhet t\u00eb jepen disa p\u00ebrgjigje. Un\u00eb mendoj se njer\u00ebzit n\u00eb polici dhe n\u00eb prokurori din\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe l\u00ebvizjet e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrcaktohen shum\u00eb leht\u00eb. Mendoj se do t\u00eb ishte shum\u00eb e dobishme dhe sh\u00ebruese p\u00ebr situat\u00ebn, sikur t\u00eb p\u00ebrcaktohej sfondi i qart\u00eb i krijimit t\u00eb k\u00ebtij grupi, si dhe m\u00ebnyra e shnd\u00ebrrimit t\u00eb k\u00ebtij grupi tifoz\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb organizuar kriminal. Dhe t\u00eb p\u00ebrcaktohet, se kush e ka ndihmuar k\u00ebt\u00eb grup nga qeveria dhe pushteti&#8221;, thon\u00eb Georgiev.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Slobodan Georgiev thot\u00eb se fushata e mediave t\u00eb regjimit p\u00ebr pastrimin e pushtetit \u00ebsht\u00eb e pritshme, sepse si\u00e7 thot\u00eb ai, &#8220;kur kontrolloni mediat e m\u00ebdha, ju mund t\u00eb shkoni rreth e rrotull dhe t\u00eb tregoni versionin tuaj t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs&#8221;. E n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e keni n\u00eb duar edhe buxhetin e shtetit dhe mund t\u00eb paguani t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb propagand\u00eb\u201c.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Mediat e regjimit dhe financimi i tyre<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sa i p\u00ebrket dilem\u00ebs, n\u00ebse kjo afer\u00eb do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb politikisht autoritetet e tanishme n\u00eb Serbi, apo pushteti do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb amortizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, Georgiev n\u00ebnvizon se &#8220;votuesit e Vu\u00e7iqit nuk shohin dhe nuk d\u00ebgjojn\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr. Ata vet\u00ebm shohin se dikush po e sulmon Vu\u00e7iqin dhe po e akuzon at\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tmerrshme. Nd\u00ebrsa Vu\u00e7iqin e shohin si njeri t\u00eb mir\u00eb q\u00eb u jep para dhe pun\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse mediat edhe k\u00ebtu jan\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse n\u00eb k\u00ebto media nuk mund t\u00eb lexoni dhe shikoni asgj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 vajtimeve t\u00eb Vu\u00e7iqit, i cili shkon rreth e p\u00ebrqark dhe thot\u00eb se dikush po do ta shkat\u00ebrroj\u00eb &#8211; nd\u00ebrsa p\u00ebr veten pohon se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb shkoj\u00eb edhe n\u00eb poligraf dhe t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d, n\u00ebnvizon Georgiev.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Avokati Bozho Preleviq \u00ebsht\u00eb i mendimit, se SNS nuk mund t\u00eb bind\u00eb m\u00eb as an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e vet, se kjo parti nuk \u00ebsht\u00eb e lidhur me grupe serioze kriminale.\u00a0 &#8220;Zgjedhjet e reja do t\u00eb vijn\u00eb s\u00eb shpejti dhe se kjo afer\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb ndalet dhe kap\u00ebrcehet leht\u00eb. Gjyqi dhe mbrojtja e t\u00eb akuzuarve ende nuk kan\u00eb filluar, ndaj besoj se informacionet e FBI-s\u00eb do t\u00eb dalin dhe se me to do t\u00eb njihet edhe opinioni i gjer\u00eb n\u00eb Serbi. Por me k\u00ebto do t\u00eb njihen edhe politikan\u00ebt evropian\u00eb dhe se do t\u00eb shihet se me \u00e7far\u00eb problemi po p\u00ebrballemi ne k\u00ebtu&#8221;.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po p\u00ebr sa koh\u00eb Vu\u00e7iqi tregohet servil, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj amerikan\u00ebve, asgj\u00eb nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb, beson Sllobodan Georgiev.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">&#8220;Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb njeri i d\u00ebgjuesh\u00ebm, dhe derisa vazhdon t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb, nuk mendoj se do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb problem p\u00ebr t\u00eb. Gj\u00ebrat mund t\u00eb ndryshojn\u00eb vet\u00ebm, n\u00ebse Vu\u00e7iqi ndryshon pozicionin e tij, ose n\u00ebse dikush vendos t\u00eb na tregoj\u00eb disa gj\u00ebra, si\u00e7 ka ndodhur dikur n\u00eb Maqedoni, ku shihet se Vu\u00e7iqi dhe njer\u00ebzit rreth tij mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lidhur me krimin e organizuar\u201d, p\u00ebrfundon drejtori i &#8220;Newsmax Adria&#8221;.<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/lidhjet-e-vu%C3%A7iqit-dhe-qeveris%C3%AB-serbe-me-mafian\/a-58740169?fbclid=IwAR1WUn6HMEIdl5kT4jIU-rDMM5OdC5ZP9-7WQTyQvrWXc4AA2qFn56gnieg\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>\u201cDW\u201d<\/strong><\/span><\/a><\/span><\/em><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrplasjet mafioze jan\u00eb par\u00eb vitet e fundit n\u00eb Serbi gjithmon\u00eb vet\u00ebm si pjes\u00eb e krimit t\u00eb organizuar. Por n\u00eb Beograd jan\u00eb shtuar koh\u00ebt e fundit z\u00ebrat n\u00eb media dhe qarqe t\u00eb ndryshme q\u00eb thon\u00eb se ngritja e grupeve mafioze ka ndodhur n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me udh\u00ebheqjen shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb. Me arrestimin e kriminelit Veljko [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":465522,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,149,65],"tags":[],"class_list":["post-465521","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-kosoverajon","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/465521","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=465521"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/465521\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/465522"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=465521"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=465521"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=465521"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}