{"id":465335,"date":"2021-08-02T20:33:54","date_gmt":"2021-08-02T18:33:54","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=465335"},"modified":"2021-08-02T20:51:16","modified_gmt":"2021-08-02T18:51:16","slug":"vape-dhe-cudira-nje-analize-e-ngjarjeve-te-javes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/08\/02\/vape-dhe-cudira-nje-analize-e-ngjarjeve-te-javes\/","title":{"rendered":"VAP\u00cb DHE \u00c7UDIRA &#8211; Nj\u00eb analiz\u00eb e ngjarjeve t\u00eb jav\u00ebs","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-465336\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/shkrimi.jpeg\" alt=\"\" width=\"905\" height=\"395\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/shkrimi.jpeg 905w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/shkrimi-300x131.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/shkrimi-768x335.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 905px) 100vw, 905px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><em>Nga Viktor Malaj<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Fajin e kan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\u00a0<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Deputeti dhe kryetari i PS -s\u00eb s\u00eb Fierit, z. Petro Ko\u00e7i denoncoi fillimisht n\u00eb shtyp dhe pastaj n\u00eb SPAK nj\u00eb apo disa raste korruptive n\u00eb bashkin\u00eb e Fierit. Sipas Ko\u00e7it atje ka dep\u00ebrtuar bota e krimit t\u00eb organizuar dhe njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebsaj kategorie po marrin tendera dhe shkelin ligjet e shtetit. Kur u pyet pas daljes nga zyrat e SPAK n\u00ebse mund t\u00eb jepte holl\u00ebsi lidhur me \u00e7far\u00eb ka denoncuar, deputeti socialist la t\u00eb kuptohej se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr akte korrupsioni t\u00eb kryer nga ish-zyrtar\u00eb t\u00eb LSI-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Q\u00eb LSI-ja ka qen\u00eb simboli i allishverisheve dhe i korrupsionit n\u00eb t\u00eb gjitha administratat shtet\u00ebrore, qendrore dhe vendore, ku ka marr\u00eb pjes\u00eb gjat\u00eb qeverisjeve t\u00eb majta e t\u00eb djathta, kjo nuk vihet n\u00eb dyshim, por t\u00eb akuzosh sot LSI-n\u00eb, kur ajo ka kat\u00ebr vjet n\u00eb opozit\u00eb dhe kur thuajse t\u00eb gjitha bashkit\u00eb e vendit drejtohen nga PS-ja, kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb absurditet. Un\u00eb nuk jam kund\u00ebr denoncimit dhe ndjekjes penale ndaj korrupsionit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, por besoj fort se \u00ebsht\u00eb detyrim moral, qytetar dhe politik t\u2019iu drejtohet gishti t\u00eb gjitha akteve korruptive q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjallim e sip\u00ebr n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, qendrore dhe vendore, t\u00eb drejtuar nga PS-ja. Ata q\u00eb ia duan t\u00eb mir\u00ebn vendit dhe popullit dhe q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb larg loj\u00ebrave politike apo interesave vetjake, duhet t\u2019i drejtojn\u00eb dylbit\u00eb tek veprimtaria aktuale e pushtetar\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm. T\u00eb etiketosh apo denoncosh gjithnj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt dhe, thuajse, asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb tut\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb tregues i integritetit t\u00eb lart\u00eb dhe as i ndonj\u00eb idealizmi t\u00eb lavd\u00ebruesh\u00ebm. Edhe pse mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb pretendimet e tij, z. Ko\u00e7i dhe koleg\u00ebt e tij t\u00eb shumic\u00ebs qeveris\u00ebse duhet ta fillojn\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, \u201cinspektimin\u201d dhe luft\u00ebn kund\u00ebr t\u00eb keqes brenda \u201csht\u00ebpis\u00eb\u201d s\u00eb tyre politike. K\u00ebshtu do t\u00eb shfaqen m\u00eb fisnik\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">**<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazetar apo \u201cxhandar\u201d?!\u00a0<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zoti Erion Bra\u00e7e \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb paktat figura politike shqiptare q\u00eb ka krijuar bindjen e p\u00ebrgjithshme se \u00ebsht\u00eb qytetar dhe politikan i pakorruptuar dhe njeri q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka mundet p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme. Mir\u00ebpo, nga ana tjet\u00ebr, duket qart\u00eb q\u00eb ai nuk ndihet ende ai q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb sa i p\u00ebrket postit shtet\u00ebror q\u00eb mban. Jo p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb, z. Bra\u00e7e u shfaq n\u00eb shtypin e p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb rolin e gazetarit (prej nga ka pasur fillimet e veta t\u00eb pun\u00ebs) dhe denoncoi rastin e nj\u00eb kompanie nd\u00ebrtimi n\u00eb Tiran\u00eb, e cila iu prishte qet\u00ebsin\u00eb qindra banor\u00ebve p\u00ebrreth pallatit ku nd\u00ebrtonte ajo, n\u00eb or\u00ebt e m\u00ebngjesit dhe t\u00eb dark\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kritikave t\u00eb gazetave apo komentuesve, z. Bra\u00e7e iu p\u00ebrgjigj se ai po prononcohej si qytetar dhe jo shtetar. S\u00eb pari, z. Bra\u00e7e duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb qytetar, se nj\u00eb gazetar, madje edhe se nj\u00eb deputet. Ai \u00ebsht\u00eb\u00a0<em>de jure\u00a0<\/em>figura e dyt\u00eb e pushtetit ekzekutiv, pushtet i cili ka detyr\u00ebn dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb zbatimin e ligjeve dhe t\u2019i detyroj\u00eb shtetasit shqiptar\u00eb apo t\u00eb huaj ta zbatojn\u00eb at\u00eb brenda territorit t\u00eb RSH. N\u00ebse ligjet jan\u00eb t\u00eb mang\u00ebta apo t\u00eb paqarta, \u00ebsht\u00eb detyra e z. Bra\u00e7e, dhe jo vet\u00ebm, t\u2019i propozoj\u00eb Parlamentit p\u00ebrmir\u00ebsimin e tyre dhe t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore kryerjen me korrekt\u00ebsi t\u00eb detyrave q\u00eb lidhen me respektimin e legjislacionit shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke pasur parasysh sa m\u00eb sip\u00ebr, as z. Bra\u00e7e dhe askush tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhur dhe paguhet prej nesh p\u00ebr t\u00eb qeverisur nuk mund ta ndaj\u00eb statusin e qytetarit apo gazetarit me at\u00eb t\u00eb postit shtet\u00ebror. Prononcimet e tij jan\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej njer\u00ebzve me funksione t\u00eb tilla k\u00ebrkohet, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, jo t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gazetarin, por \u201cxhandarin\u201d. Pra, mbikqyr\u00ebsin dhe k\u00ebrkuesin ekzekutiv t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb ndaj kujtdo. Prononcimet e tilla, aq m\u00eb tep\u00ebr kur jan\u00eb t\u00eb shpeshta, qofshin n\u00eb shtyp apo rrjetet sociale e paraqesin zyrtarin e lart\u00eb si t\u00eb pafuqish\u00ebm dhe, ndoshta, t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr postin q\u00eb mban, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb njer\u00ebz politik\u00eb si ai i nevojiten shum\u00eb vendit dhe popullit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">**<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>OSBE, Balla dhe Basha\u00a0<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Raporti i OSBE\/ODIHR p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit 2021 n\u00eb Shqip\u00ebri i ngjante m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhjeje bisedash kafeneje (hearsay) apo nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje t\u00eb cek\u00ebt ndaj pretendimeve opozitare sesa nj\u00eb akt me konkluzione q\u00eb dalin nga v\u00ebzhgimet n\u00eb terren. T\u00eb kesh dhjet\u00ebra apo qindra v\u00ebzhgues n\u00eb qendrat e votimit dhe n\u00eb qytete e fshatra dhe pastaj t\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh probleme zgjedhore pa i ilustruar ato me shembuj konkret\u00eb t\u00eb konstatuar do t\u00eb thot\u00eb se ke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb shkel e shko. N\u00ebse raporte t\u00eb till\u00eb thjesht evidentojn\u00eb probleme reale apo t\u00eb paqena dhe japin disa rekomandime t\u00eb st\u00ebrp\u00ebrs\u00ebritura, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb OSBE t\u2019i ndjek\u00eb proceset zgjedhore nga TV-ja dhe t\u00eb mos shpenzoj\u00eb para p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb njer\u00ebz n\u00eb terren, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb \u201cpar\u00eb\u201d e d\u00ebgjuar aq sa ne t\u00eb tjer\u00ebt nga dhoma e ndenjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk ka asnj\u00eb diskutim n\u00ebse ka pasur apo jo parregullsi gjat\u00eb procesit zgjedhor, parregullsi q\u00eb nuk lidhen me administrimin e zgjedhjeve nga KQZ-ja, por me sjelljen e subjekteve politike dhe individ\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si zgjedh\u00ebs. Fatkeq\u00ebsisht, procese t\u00eb p\u00ebrsosura zgjedhore nuk ka askund n\u00eb bot\u00eb, por ne kemi zhvilluar \u201cshkoll\u00ebn\u201d ton\u00eb 30-vje\u00e7are t\u00eb zgjedhjeve ku shfaqen mentaliteti yn\u00eb, papjekuria politike dhe mungesa e theksuar e dinjitetit n\u00eb pranimin e rezultateve zgjedhore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Taulant Balla dhe Lulzim Basha u vun\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb na treguar, i pari se \u201ck\u00ebto ishin zgjedhjet m\u00eb t\u00eb mira gjat\u00eb 30 viteve\u201d dhe, i dyti, se \u201craporti v\u00ebrtetonte masakr\u00ebn zgjedhore\u201d. T\u00eb dyja pretendimet jan\u00eb \u201cp\u00ebrralla me mbret\u201d. N\u00ebse raporti i OSBE\/ODIHR do t\u00eb kishte konstatuar dhe provuar \u201cmasakr\u00ebn zgjedhore\u201d, ai do t\u2019i kishte shpallur zgjedhjet t\u00eb parregullta dhe t\u00eb papranueshme, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb, p\u00ebr shembull, me zgjedhjet e dhunuara t\u00eb majit 1996 t\u00eb organizuara dhe drejtuara nga partia e Bash\u00ebs. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se zgjedhjet kan\u00eb pasur t\u00eb meta dhe ndonj\u00eb parregullsi sporadike, por kan\u00eb qen\u00eb dhe mbesin normale p\u00ebr kushtet dhe shkall\u00ebn e zhvillimit t\u00eb vendeve ballkanike, pse jo edhe evropiane. Z. Basha as nuk mund t\u00eb gjej\u00eb ngush\u00ebllim tek ky raport dhe as mund ta p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb si alibi t\u00eb mbetjes n\u00eb opozit\u00eb. P\u00ebrrall\u00ebn e \u201cmasakr\u00ebs zgjedhore\u201d mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019ua tregoj\u00eb nj\u00eb grushti militant\u00ebsh kok\u00ebnxeht\u00eb partiak\u00eb, shumica e t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb aktive n\u00eb masakr\u00ebn zgjedhore t\u00eb 26 majit 1996 dhe n\u00eb manipulimet e proceseve t\u00eb tjera zgjedhore ku ka pjes\u00ebn e vet edhe Lulzim Basha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">**<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Futboll dhe Faraon\u00eb\u00a0<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Federata Shqiptare e Futbollit i k\u00ebrkoi koh\u00ebt e fundit qeveris\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb mbushjen e stadiumeve me tifoz\u00eb, pavar\u00ebsisht varianteve t\u00eb reja t\u00eb virusit t\u00eb Covid- 19 tek ne dhe n\u00eb bot\u00eb dhe pavar\u00ebsisht masave kufizuese q\u00eb po zbaton mbar\u00eb bota. Pra, kjo federat\u00eb ka si p\u00ebrpar\u00ebsi parat\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga ndjekja e ndeshjeve dhe jo jet\u00ebt e njer\u00ebzve q\u00eb i ndjekin ato n\u00eb stadiume apo t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb bien n\u00eb kontakt me k\u00ebta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, shtypi njoftoi se Presidenti aktual i FSHF, z. Armand Duka do t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb si drejtues i k\u00ebtij organizmi sportiv. Duket se Shqip\u00ebria nuk ka njeri tjet\u00ebr q\u00eb mund ta drejtoj\u00eb federat\u00ebn dhe prandaj na nevojitet nj\u00eb \u201cfaraon\u201d i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Aferat e panum\u00ebrta korruptive t\u00eb FIFA-s dhe UEFA-s si dhe gjendja foshnjore e futbollit shqiptar jo vet\u00ebm sa i p\u00ebrket nivelit sportiv, por edhe ngjarjeve n\u00eb stadiume apo shitjeve t\u00eb ndeshjeve nga individ\u00eb dhe skuadra, na e zgjidhin shpejt m\u00ebdyshjen p\u00ebrse duhet t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb nj\u00eb njeri n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj federate. Nj\u00ebra dor\u00eb lan tjetr\u00ebn dhe t\u00eb dyja lajn\u00eb fytyr\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">**<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Arka e Peshkut dhe \u201cArkat e Florinjve\u201d.\u00a0<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb njoftuar nga media, SPAK ka ndjekur penalisht dhe ka arrestuar n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebsministre t\u00eb Brend\u00ebshme sepse kishte p\u00ebrfituar nja dy mij\u00eb euro dhe nj\u00eb ark\u00eb peshk p\u00ebr dy pun\u00ebsime n\u00eb dikasterin q\u00eb drejtonte. Megjith\u00ebse zonja e ndjekur penalisht nuk e meriton t\u00eb jet\u00eb zyrtare shtet\u00ebrore, ulja e \u201cstek\u00ebs\u201d kaq posht\u00eb nga SPAK sa t\u00eb merret me\u00a0 nj\u00eb \u201ckorrupsion\u201d kaq qesharak ia ul\u00eb vlerat k\u00ebtij institucioni dhe zhg\u00ebnjen shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb presin \u201cmrekullira\u201d nga ky organiz\u00ebm i ri i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo q\u00eb presin shqiptar\u00ebt nga SPAK dhe institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekja dhe v\u00ebnia p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore e autor\u00ebve dhe fajtor\u00ebve t\u00eb \u201chumbjes\u201d s\u00eb dhjet\u00ebra apo qindra milion\u00eb euro n\u00ebp\u00ebr tendera e koncesione, t\u00eb konstatuar \u00e7do vit nga KLSH, si dhe ndjekjet penale p\u00ebr krimet e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndodhur m\u00eb par\u00eb apo sot n\u00eb vendin ton\u00eb. P\u00ebrpara ndjekjes dhe arrestimit t\u00eb atyre q\u00eb korruptohen me \u201carka peshku\u201d duhen ndjekur e burgosur ata q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb apo vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin arka me \u201cflorinj\u201d. SPAK, dhe jo vet\u00ebm, duhet t\u2019iu tregojn\u00eb vendin atyre personave publik\u00eb apo horrave t\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb prej tri dekadash i kan\u00eb z\u00ebn\u00eb popullit shqiptar diellin, rrug\u00ebn, sigurin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb miku im, t\u00eb cilit iu desh\u00ebn dy dekada t\u00eb fitoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e pronave t\u00eb trash\u00ebguara dhe prej kat\u00ebr vitesh rropatet n\u00ebp\u00ebr dyert e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb ballafaqim me grupet kriminale q\u00eb ia kan\u00eb tjet\u00ebrsuar pronat me dokumente false, m\u00eb tregonte se para dy muajve i kishte d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr me post\u00eb drejtuesit t\u00eb SPAK-ut, me t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkonte informacion rreth ecuris\u00eb s\u00eb hetimit, por deri tani nuk kishte marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. Edhe k\u00ebta jan\u00eb si t\u00eb m\u00ebparshmit- m\u00eb tha i d\u00ebshp\u00ebruar. E k\u00ebshillova t\u00eb priste edhe pak dhe i shpreha besimin tim se \u201ck\u00ebta duhet t\u00eb jen\u00eb pak m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">**<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Policia, Gazetari dhe \u201cEngj\u00eblli Mbrojt\u00ebs\u201d\u00a0<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga nj\u00eb video e transmetuar n\u00eb media dukej qart\u00eb d\u00ebshtimi i nj\u00eb grupi policor p\u00ebr t\u00eb ndaluar dhe kapur n\u00eb flagranc\u00eb nj\u00eb trafikant droge n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebrve\u00e7se t\u00eb pap\u00ebrgatitur profesionalisht p\u00ebr kryerjen e detyr\u00ebs, dukej shkoqur q\u00eb nj\u00ebri nga polic\u00ebt ishte edhe i pakulturuar si qytetar pasi fjalori q\u00eb p\u00ebrdorte gjat\u00eb aksionit policor nuk ishte i denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb punonj\u00ebs shtet\u00ebror. Nuk arrij t\u00eb kuptoj se \u00e7far\u00eb i m\u00ebsohet trup\u00ebs policore n\u00ebse ajo nuk instruktohet dhe p\u00ebrgatitet si duhet p\u00ebr t\u00eb paralizuar kriminel\u00ebt q\u00eb nuk i binden asaj. Pse duhet t\u00eb jet\u00eb kaq e paqart\u00eb teorikisht dhe e v\u00ebshtir\u00eb praktikisht p\u00ebr t\u00eb paralizuar nj\u00eb bandit q\u00eb nuk hap xhamin e der\u00ebs s\u00eb makin\u00ebs ku ndodhet, kur kjo i k\u00ebrkohet nga policia? Nuk ka policia asnj\u00eb mb\u00ebshtetje ligjore dhe as mjete praktike p\u00ebr ta neutralizuar ligjshkel\u00ebsin dhe p\u00ebr ta penguar t\u00eb largohet me makin\u00ebn e vet, duke i krijuar vetes mund\u00ebsi t\u00eb fsheh\u00eb e d\u00ebmtoj\u00eb provat e krimit t\u00eb tij dhe t\u2019i shmanget arrestimit?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00c7udit\u00ebrisht, polici q\u00eb nuk arriti t\u00eb paralizoj\u00eb kriminelin iu v\u00ebrsul nj\u00eb gazetari dhe e shtriu at\u00eb p\u00ebrtok\u00eb megjith\u00ebse nuk po kryente asnj\u00eb vep\u00ebr penale. Ky lloj polici nuk meriton, as moralisht dhe as profesionalisht, t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e strukturave policore dhe epror\u00ebt e tij, deri n\u00eb maj\u00ebn e piramid\u00ebs s\u00eb policis\u00eb, duhet t\u00eb nxjerrin m\u00ebsime nga rasti n\u00eb fjal\u00eb dhe duhet t\u2019i kushtojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebrgatitjes profesionale dhe etike t\u00eb polic\u00ebve dhe t\u00eb mos lejojn\u00eb q\u00eb nj\u00eb apo pak kokrra t\u00eb shkojn\u00eb d\u00ebm gjith\u00eb pun\u00ebn dhe sakrificat e trup\u00ebs policore shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb jemi n\u00eb krah t\u00eb gazetarit n\u00eb fjal\u00eb, z. Gjen\u00e7aj, por t\u00eb vjen \u00e7udi kur rolin e \u201cengj\u00ebllit mbrojt\u00ebs\u201d t\u00eb gazetar\u00ebve e merr nj\u00ebfar\u00eb Lulzim Basha, i cili shkruante: \u201cDhunimi i reporterit Ergys Gjen\u00e7aj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i turpsh\u00ebm\u2026 Represioni dhe dhuna ndaj gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb produkt i modelit Rama\u2026 Dhuna ndaj gazetar\u00ebve dhe liris\u00eb s\u00eb medias \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb ndaj demokracis\u00eb dhe lirive t\u00eb \u00e7do qytetari\u201d. \u00cbsht\u00eb e \u00e7udit\u00ebshme se si nuk ka n\u00eb krah t\u00eb tij ndonj\u00eb njeri t\u00eb men\u00e7ur q\u00eb ta m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb hesht\u00eb n\u00eb disa raste dhe n\u00eb shum\u00eb raste, sepse d\u00ebshira e tij e shtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u shfaqur si mbrojt\u00ebs i lirive qytetare dhe t\u00eb drejtave t\u00eb tyre zgjon kujtes\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb se \u00e7far\u00eb episodesh t\u00eb kujtojn\u00eb, ngaq\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se pushtetet e partis\u00eb q\u00eb Luli p\u00ebrfaq\u00ebson kan\u00eb qen\u00eb shembullore n\u00eb dhun\u00ebn ndaj gazetar\u00ebve dhe qytetar\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Represioni dhe dhuna ndaj gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb produkt i modelit Berisha, por edhe Basha, pasi pushtetet e tyre kan\u00eb rrahur, plagosur, gjymtuar e burgosur gazetar\u00eb, djegur redaksi gazetash dhe ati shpirt\u00ebror e politik i Bash\u00ebs, Baca Sali \u00ebsht\u00eb shpallur armik i shtypit t\u00eb lir\u00eb nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrkat\u00ebse. Basha nuk ka pasur kurr\u00eb guximin moral e qytetar t\u00eb k\u00ebrkonte ndjes\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb qeveria e par\u00eb e PD-s\u00eb iu b\u00ebri gazetar\u00ebve, por ai s\u2019ka guxuar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb aktin e djegies s\u00eb makin\u00ebs s\u00eb gazetarit M. Baze kur ishte vet\u00eb minist\u00ebr. Hipokrizia shpesh t\u00eb ndihmon n\u00eb politik\u00eb, por akoma m\u00eb shpesh t\u00eb zhvler\u00ebson dhe t\u00eb b\u00ebn t\u00eb p\u00ebrbuzsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">**<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Varret Mesjetare dhe Antikomunist\u00ebt e \u00c7artur\u00a0<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Para dy jav\u00ebsh media njoftoi zbulimin e nj\u00eb varri mesjetar n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb antikomunist\u00ebt e \u00e7artur mor\u00ebn krah\u00eb pasi shpresuan se duke i paraqitur k\u00ebto varre t\u00eb vjet\u00ebr si \u201cvarreza komuniste\u201d do t\u00eb kishin nj\u00eb rast t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u dukur se jan\u00eb dikushi. Shpur\u00ebs s\u00eb tyre iu bashkua me mendjeleht\u00ebsi Presidenti i zhvler\u00ebsuar i vendit, z. Ilir Meta i cili b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb dhe thirrje p\u00ebr \u201cd\u00ebnimin e krimeve t\u00eb komunizmit\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kemi tridhjet\u00eb vjet q\u00eb gjithfar\u00eb njer\u00ebzish me karaktere t\u00eb sh\u00ebmtuar na kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb sken\u00eb dhe vring\u00ebllijn\u00eb shpatat e antikomunizmit dhe e p\u00ebrdorin kart\u00ebn e tij si makiazh p\u00ebr t\u2019u shfaqur simpatik\u00eb p\u00ebrpara popullit. Krimet e komunizmit jan\u00eb d\u00ebnuar dhe ato nuk mund t\u00eb zhb\u00ebhen, por sot \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e ngutshme t\u00eb nd\u00ebshkohen krimet aktuale q\u00eb po g\u00ebrryejn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb konstitucionin shpirt\u00ebror e moral t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb duke d\u00ebmtuar t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen e vendit, nd\u00ebrsa autor\u00ebt e tyre jan\u00eb gjall\u00eb, t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe aq t\u00eb paturpsh\u00ebm sa t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb moral p\u00ebrdit\u00eb dhe t\u00eb na japin leksione se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE:<\/strong><\/span> Artikulli \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e<a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/faqja-e-pare-vape-dhe-cudira-nga-arkat-e-peshkut-dhe-arkat-e-florinjve-te-varret-mesjetare-dhe-antikomunistet-e-cartur\/\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong> Gazeta Dita<\/strong><\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Viktor Malaj Fajin e kan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\u00a0 Deputeti dhe kryetari i PS -s\u00eb s\u00eb Fierit, z. Petro Ko\u00e7i denoncoi fillimisht n\u00eb shtyp dhe pastaj n\u00eb SPAK nj\u00eb apo disa raste korruptive n\u00eb bashkin\u00eb e Fierit. Sipas Ko\u00e7it atje ka dep\u00ebrtuar bota e krimit t\u00eb organizuar dhe njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebsaj kategorie po marrin tendera [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":465336,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,13],"tags":[],"class_list":["post-465335","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/465335","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=465335"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/465335\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/465336"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=465335"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=465335"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=465335"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}