{"id":464051,"date":"2021-07-26T18:42:30","date_gmt":"2021-07-26T16:42:30","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=464051"},"modified":"2021-07-26T18:42:30","modified_gmt":"2021-07-26T16:42:30","slug":"si-po-pergjohen-rastet-e-dyshuara-2576-cd-dhe-mbi-7-mije-dvd-per-tu-zbardhur-nga-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/07\/26\/si-po-pergjohen-rastet-e-dyshuara-2576-cd-dhe-mbi-7-mije-dvd-per-tu-zbardhur-nga-spak\/","title":{"rendered":"Si po p\u00ebrgjohen rastet e dyshuara? 2576 CD dhe mbi 7 mij\u00eb DVD p\u00ebr tu zbardhur nga SPAK","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-464052\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/pergjime-ok.jpg\" alt=\"\" width=\"1842\" height=\"985\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/pergjime-ok.jpg 1842w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/pergjime-ok-300x160.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/pergjime-ok-768x411.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/pergjime-ok-1024x548.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1842px) 100vw, 1842px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Korriku ishte padyshim nj\u00eb moment show force e SPAK q\u00eb tregoi se po b\u00ebhet gati p\u00ebr t\u00eb nisur arrestimet, bazuar n\u00eb prova q\u00eb prodhohen nga p\u00ebrgjimet q\u00eb prej pes\u00eb muajsh jan\u00eb zhvendosur nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ku u mbajt\u00ebn provizorisht n\u00eb zyrat e SPAK. T\u00eb dh\u00ebnat jo zyrtare tregojn\u00eb se shum\u00eb dosje kryesisht tenderimesh jan\u00eb hapur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ata q\u00eb p\u00ebrfunduan n\u00eb pranga zyrtar\u00eb e ish zyrtar\u00eb deri edhe ish z\u00ebvend\u00ebs ministrja e brendshme Rovena Voda dalin n\u00eb biseda telefonike m\u00eb rrall\u00eb duke b\u00ebr\u00eb pazare e ballazi duke shfaqur shqet\u00ebsim p\u00ebr p\u00ebrgjimet. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi n\u00eb dosjen e ish kryebashkiakut t\u00eb Lushnj\u00ebs Fatos Tushe, ku gjat\u00eb bised\u00ebs telefonike midis Ibrahim Lamit dhe Flamur Peqinit, ky i fundit i thot\u00eb; pastroje kanalin b\u00ebje xix\u00eb se kan\u00eb ardhur ata t\u00eb SPAK.\u00a0 Por dosje t\u00eb tjera treguan gjat\u00eb k\u00ebtij muaji se shum\u00eb shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjuar jo vet\u00ebm nga autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb por edhe anti-mafia italiane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Historia e ish zv- ministres Voda doli nga nj\u00eb p\u00ebrgjim trafikant\u00ebsh droge q\u00eb teksa afatet p\u00ebrgjuese zgjaten prej 2019 ndaj nj\u00eb durrsaku q\u00eb dyshohet se trafikon drog\u00eb n\u00eb Itali, n\u00eb rrjet\u00eb bien edhe persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb p\u00ebr shkaqe t\u00eb ndryshme komunikojn\u00eb me k\u00ebdo pran\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nj\u00eb i af\u00ebrm i trafikantit t\u00eb dyshuar doli n\u00eb p\u00ebrgjime teksa nd\u00ebrhyn\u00a0 p\u00ebr t\u00eb liruar pes\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb posedonin \u00a04 gram\u00eb hashash. Ndon\u00ebse ky shtetas u kujdes t\u00eb kryente takime fizike p\u00ebrball\u00eb me shoferin e Edmond Karriqit, ish prokuror dhe n\u00eb burg aktualisht, pik\u00ebrisht sinjali q\u00eb dha alarmin nga p\u00ebrgjimi vuri pas tij skuadra v\u00ebzhgimi ambientale t\u00eb cilat v\u00ebrtetuan takimet n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb Kavaj\u00eb por edhe konvertimin e valut\u00ebs n\u00eb euro. T\u00eb nj\u00ebjtin fat t\u00eb keq pati edhe Voda, e cila lakohej nga nj\u00eb bised\u00eb grash n\u00eb telefon, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave ishte e af\u00ebrme e t\u00eb dyshuarit si trafikant. Edhe ajo po tentonte t\u00eb pun\u00ebsohej dhe krejt lirsh\u00ebm bisedonte me mikesh\u00ebn avokate, q\u00eb nga ana tjet\u00ebr ishte pika e kontaktit me zyrtaren e lart\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb (2020) e nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe me t\u00eb \u00ebm\u00ebn t\u00eb cil\u00ebs i tregonte \u00e7do l\u00ebvizje, dhurat\u00eb t\u00eb bler\u00eb apo takim q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr autoritetet nuk ishte e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb duke u informuar p\u00ebrmes telefonit t\u00eb ndiqnin vajz\u00ebn e re e cila mbasi i tha t\u00eb \u00ebm\u00ebs n\u00eb telefon \u2018se zyrtarja d\u00ebshironte Samsung dhe po shkonte t\u2019ia blinte\u201d, ata e fotografuan kur hyri n\u00eb nj\u00eb dyqan dhe mbasi ia doli mban\u00eb t\u00eb ulte pazarin me 50 euro m\u00eb pak, nga 600 euro e bleu telefonin p\u00ebr zyrtaren n\u00eb vler\u00ebn e 550 euro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi edhe p\u00ebr takimin mes Vod\u00ebs dhe dy t\u00eb implikuarave t\u00eb tjera q\u00eb u ul\u00ebn n\u00eb nj\u00eb bar n\u00eb Durr\u00ebs dhe pik\u00ebrisht aty u provua se si tregohet aparati dhe m\u00eb pas futet n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e zyrtares.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga nj\u00eb telefonat\u00eb ra n\u00eb grack\u00eb edhe doktori Prifti, i cili komunikonte me pacient\u00ebt pa e ditur se nd\u00ebrkoh\u00eb SPAK kishte v\u00ebn\u00eb kufjet n\u00eb vesh dhe po ndiqte aferat duke gjurmuar gjyqtaren e Kruj\u00ebs Enkeleida Hoxha, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe sekretares e cila dyshohet se ndryshoi mekanizmin e shortit q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e nj\u00eb trafikanti i cili pretendonte t\u00eb lirohej, t\u2019i binte me doemos gjyqtares.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekretarja dhe l\u00ebvizjet e saj u vun\u00eb n\u00ebn p\u00ebrgjim edhe ajo pa dashje fundosi me telefonatat e saj edhe persona q\u00eb duhet ta ndihmonin t\u00eb operonte sa m\u00eb shpejt nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cKa mjaft dosje t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb narkotrafikut q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjime disa vje\u00e7are dhe historia e p\u00ebrgjimeve \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb hedh\u00ebsh nj\u00eb gur n\u00eb uj\u00eb, nga nj\u00eb rreth i vog\u00ebl rrath\u00ebt zgjerojn\u00eb p\u00ebrmasat\u201d \u2013 tregon nj\u00eb zyrtar p\u00ebr\u00a0<a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/gazetasi.al\/\">Gazetasi.al<\/a>\u00a0q\u00eb duke u kujdesur t\u00eb ruaj\u00eb sekretin p\u00ebrshkruan detaje se si bien n\u00eb rrjet\u00eb persona tep\u00ebr larg fokusit kryesor<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cTrafikant\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb kujdessh\u00ebm, nuk flasin n\u00eb telefon. B\u00ebjn\u00eb veprime t\u00eb kontrolluara p\u00ebr misionet e tyre, por jan\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e tyre q\u00eb tregojn\u00eb adresa, kontakte, \u00e7far\u00eb tha, \u00e7far\u00eb b\u00ebri, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrgjimet e autorizuara dhe q\u00eb zgjaten me vendim gjykate ekspozojn\u00eb veprimet e tij. Por nga ana tjet\u00ebr, disa prej tyre miq apo fare shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb telefonojn\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, rrethi zgjerohet e s\u00eb bashku me t\u00eb edhe shkeljet q\u00eb kryhen \u201c<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por p\u00ebrse nuk veprohet menj\u00ebher\u00eb? P\u00ebrse shkel\u00ebsit nuk arrestohen gjat\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cSepse fokusi i operacionit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebr momentin dhe nuk duhet ekspozuar hetimi. Por t\u00eb jeni t\u00eb sigurt q\u00eb si dosja e trafikant\u00ebve ku ngeci Voda dhe Karriqi ka edhe shembuj t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb do t\u2019i d\u00ebgjoni s\u00eb shpejti\u201d &#8211; thot\u00eb zyrtari i lart\u00eb<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga nj\u00eb v\u00ebzhgim i\u00a0Gazetasi.al\u00a0n\u00eb websit-in e gjykat\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me rezulton se nga janari 2021 deri n\u00eb korrik 2021 jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 250\u00a0 vendime p\u00ebr zgjatje afati p\u00ebrgjimi dhe vleft\u00ebsim p\u00ebrgjimi, n\u00eb t\u00eb cilin sipas burimeve t\u00eb sigurta t\u00eb\u00a0Gazetasi.al\u00a0p\u00ebrfshihen edhe p\u00ebrgjime nga brenda burgut, t\u00eb t\u00eb parabugosurve dhe t\u00eb burgosurve q\u00eb komunikojn\u00eb me t\u00eb af\u00ebrmit, por q\u00eb si\u00e7 ka ndodhur edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn mbasi l\u00ebn\u00eb porosit\u00eb, epiqendra e p\u00ebrgjimit zhvendoset tek t\u00eb af\u00ebrmit q\u00eb m\u00eb pas v\u00ebzhgohen e ndiqen<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Paranoja e nj\u00eb telefonate..<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c Ku je? Mos e zgjat bisedojm\u00eb nga af\u00ebr\u201d, \u00a0\u2013 thot\u00eb R. q\u00eb sapo mb\u00ebrrin n\u00eb lokal tregon duke qeshur se nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb bisedoj\u00eb asgj\u00eb n\u00eb telefon. \u201cAs shaka nuk b\u00ebhet m\u00eb\u201d \u2013 thot\u00eb zonja e cila\u00a0 punon n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u00a0 dhe e ka z\u00ebn\u00eb paranoja edhe p\u00ebr pyetjen m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet mes miqsh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">R. vler\u00ebson se kjo sjellje e re dhe frik\u00eb nga telefoni i nisi n\u00eb muajin prill 2021, kur e thirr\u00ebn n\u00eb prokurorin\u00eb e posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarime mbi\u00a0 nj\u00eb tender t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cNuk jam n\u00ebn hetim dhe as e dyshuar, por dyshoj se p\u00ebrgjojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb\u201d thot\u00eb R e bindur q\u00eb po e p\u00ebrgjojn\u00eb dhe ndjekin vet\u00ebm sepse ka hedhur nj\u00eb firm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tender<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cJo, &#8211; k\u00ebmb\u00ebngul zyrtari, -nuk p\u00ebrgjohet kushdo dhe p\u00ebrgjimet nuk zgjasin pambarimisht mbasi ka kosto, vet\u00ebm personat me interes p\u00ebr hetimin\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjithat\u00eb zyrtarisht dihet q\u00eb prej muajit dhjetor 2019 n\u00eb funksion t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me SPAK, menj\u00ebher\u00eb sapo prokuroria antikorrupsion dhe kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar u ngrit, n\u00eb sektorin e\u00a0P\u00ebrgjimit t\u00eb Komunikimeve Elektronike n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme u vu n\u00eb dispozicion nj\u00eb ambient i ve\u00e7uar me q\u00ebllimi realizimin e p\u00ebrgjimeve n\u00eb interes t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb po ndiqeshin nga kjo prokurori.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ishin dhjet\u00ebra p\u00ebrgjime droge q\u00eb ju lan\u00eb n\u00ebn kompetenc\u00eb nga ish prokuroria e krimeve t\u00eb r\u00ebnda, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr syt\u00eb e publikut ajo q\u00eb dukej ishte se SPAK ende s\u2019po gjente zyra dhe ende ishte n\u00ebn formim e sip\u00ebr. \u201cPor p\u00ebrgjimet vijonin, ishin p\u00ebrgjime hashashi, kokaine dhe nd\u00ebrhyrjesh t\u00eb paligjshme q\u00eb prodhonin mega dosjet e narkotrafikut\u201d &#8211; pohon zyrtari p\u00ebr\u00a0Gazetasi.al.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb dat\u00eb 20 dhjetor 2019 SPAK autorizoi vendosjen n\u00eb interceptim t\u00eb disa pajisjeve fundore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procedimi penal t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb 2020 n\u00eb ambientet e prokuroris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme\u00a0 u p\u00ebrdor kjo metod\u00eb p\u00ebr 91 dosje vijuese kryesisht dosje t\u00eb narkotrafikut\u201d, deklarohet jo zyrtarisht<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb gjykata e posa\u00e7me firmosi 943 leje p\u00ebr p\u00ebrgjime\u00a0 dhe pranoi t\u00eb interceptohet rreth 1175 subjekte p\u00ebrgjimi, mes tyre autor\u00eb t\u00eb dyshuar apo shtetas q\u00eb kan\u00eb dijeni p\u00ebr vepra penale dhe tek k\u00ebta t\u00eb fundit p\u00ebrfshihen edhe t\u00eb af\u00ebrmit. Kjo veprimtari solli ndalimin e 171 shtetasve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rezulton se nga p\u00ebrgjimet u prodhuan 2576 cd dhe 7480 dvd p\u00ebr tu zbardhur<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zyrtarisht b\u00ebhet me dije se n\u00eb fillim t\u00eb 2021 nga muajt janar mars 2021, prokuroria SPAK ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim sistemin e p\u00ebrgjimit duke e zhvendosur at\u00eb dhe duke e integruar n\u00eb sistemin e p\u00ebrgjimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb transferuar pran\u00eb zyrave t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb antikorrupsion dhe kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar ku dhe \u00ebsht\u00eb\u00a0 ngritur Qendra e P\u00ebrgjimeve<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span> <\/strong>Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e<strong><span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/gazetasi.al\/si-po-pergjohen-rastet-e-dyshuara-2576-cd-dhe-mbi-7-mije-dvd-per-tu-zbardhur-nga-spak\/?fbclid=IwAR2xtSDI66YG-uekJSfkKpi3ZPDiwrkljd7lzFPnMIMsBb5R9wNA03nzYZI\"> Gazeta Si<\/a><\/span><\/strong><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Korriku ishte padyshim nj\u00eb moment show force e SPAK q\u00eb tregoi se po b\u00ebhet gati p\u00ebr t\u00eb nisur arrestimet, bazuar n\u00eb prova q\u00eb prodhohen nga p\u00ebrgjimet q\u00eb prej pes\u00eb muajsh jan\u00eb zhvendosur nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ku u mbajt\u00ebn provizorisht n\u00eb zyrat e SPAK. T\u00eb dh\u00ebnat jo zyrtare tregojn\u00eb se shum\u00eb dosje kryesisht tenderimesh jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":464052,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-464051","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/464051","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=464051"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/464051\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/464052"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=464051"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=464051"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=464051"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}