{"id":461938,"date":"2021-07-15T12:21:33","date_gmt":"2021-07-15T10:21:33","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=461938"},"modified":"2021-07-15T12:23:16","modified_gmt":"2021-07-15T10:23:16","slug":"tenderi-per-uniformat-clirim-gjata-ne-e-denoncuam-dhe-na-paditen-per-shpifje-sot-lleshaj-dhe-ndreca-justifikohen-se-nuk-dinin-gje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/07\/15\/tenderi-per-uniformat-clirim-gjata-ne-e-denoncuam-dhe-na-paditen-per-shpifje-sot-lleshaj-dhe-ndreca-justifikohen-se-nuk-dinin-gje\/","title":{"rendered":"Tenderi p\u00ebr uniformat, \u00c7lirim Gjata: Ne e denoncuam dhe na padit\u00ebn p\u00ebr shpifje, sot Lleshaj dhe Ndreca justifikohen se \u201cnuk dinin gj\u00eb\u201d","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Gjana.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-461939\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Gjana.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"720\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Gjana.jpg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Gjana-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Gjana-768x432.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Gjana-1024x576.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Partia Demokratike ka reaguar p\u00ebrs\u00ebri lidhur me tenderin 25 milion\u00eb euro\u00a0p\u00ebr Uniformat e Policis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00c7lirim Gjata doli n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb nga Gjykata Penale, ku tha se ish-Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme e ka paditur p\u00ebr shpifje p\u00ebr denoncimet e b\u00ebra ndaj tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot SPAK po heton lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e tenderit n\u00eb fjal\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjata tha se \u00e7do abuzim ndodh me lejen e shefave t\u00eb m\u00ebdhenj, nd\u00ebrsa shtoi se \u00ebsht\u00eb habi q\u00eb ish-ministri Sand\u00ebr Lleshaj apo ish-Sekretari Ndrecaj nuk ishin n\u00eb dijeni p\u00ebr tenderin e uniformave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cTani abuzimet dhe korrupsionin me k\u00ebt\u00eb tender z.Lleshi del dhe thot\u00eb \u2018Un\u00eb nuk dija gj\u00eb\u2019. Po si dreqin e b\u00ebr\u00eb padin\u00eb p\u00ebr shpifje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender dhe sot nuk paske ditur gj\u00eb. Por t\u00eb pakt\u00ebn nuk u interesove se \u00e7far\u00eb ka ndodhur? Se po t\u00eb ishe interesuar, do t\u00eb pezulloje pasojat e k\u00ebtij abuzimi.\u201d- thot\u00eb Gjata.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai u shpreh se SPAK nuk duhet t\u00eb justifikohet me t\u00eb ashtuquajturit \u201cpeshqit e vegj\u00ebl\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>DEKLARATA E GJAT\u00cbS<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndodhem n\u00eb Gjykat\u00ebn Penale, sepse jam paditur p\u00ebr shpifje nga Plarent Ndreca, nj\u00eb em\u00ebr goxha i lakuar k\u00ebto dit\u00eb, ish Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme. Ne paditemi p\u00ebr shpifje ku deklarojm\u00eb korrupsionin e k\u00ebtyre zyrtar\u00ebve. Dhe m\u00eb pas kur SPAK dhe Prokuroria b\u00ebn transparente \u00e7far\u00eb ka ndodhur, \u00e7far\u00eb korrupsioni kan\u00eb kryer k\u00ebta, at\u00ebher\u00eb thon\u00eb \u201cNe nuk dinim gj\u00eb\u201d. Po si dreqin na padit\u00ebt ne p\u00ebr shpifje kur ju nuk paskeni ditur gj\u00eb?!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00c7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e vjet\u00ebr, nj\u00eb deklarim q\u00eb un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb emision televiziv p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb abuzimi t\u00eb madh me fondin, un\u00eb e kam quajtur vjedhje gati 800 mij\u00eb euro me Parkun Olimpik, t\u00eb cilin KLSH e ka \u00e7uar vet\u00eb n\u00eb Prokurori z. Ndreca dhe shum\u00eb media madje e kan\u00eb deklaruar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb; nj\u00ebra madje e ka quajtur edhe band\u00eb. Tani kan\u00eb kaluar vite nga kjo. Pavar\u00ebsisht se ndodhemi n\u00eb gjyq p\u00ebr shpifje, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb do ta vendos\u00eb gjykata. Por problemi \u00ebsht\u00eb se me \u00e7far\u00eb po ndodh sot. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb kemi edhe nga ish ministri i Brendsh\u00ebm z. Lleshaj.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vitin 2019, kur ndodhi tenderi i famsh\u00ebm i uniformave t\u00eb policis\u00eb, PD deklaronte se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka absurde sepse nuk paditet deklaruesi sepse ai p\u00ebrfaq\u00ebson deklaratat e PD.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tani abuzimet dhe korrupsionin me k\u00ebt\u00eb tender z.Lleshi del dhe thot\u00eb \u201cUn\u00eb nuk dija gj\u00eb\u201d. Po si dreqin e b\u00ebr\u00eb padin\u00eb p\u00ebr shpifje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender dhe sot nuk paske ditur gj\u00eb. Por t\u00eb pakt\u00ebn nuk u interesove se \u00e7far\u00eb ka ndodhur? Se po t\u00eb ishe interesuar, do t\u00eb pezulloje pasojat e k\u00ebtij abuzimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb gjith\u00eb jemi koshient\u00eb dhe nuk ka qytetar n\u00eb k\u00ebt\u00eb republik\u00eb dhe jasht\u00eb saj, q\u00eb njeh sadopak k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb quhet Shqip\u00ebri, q\u00eb nuk e di se \u201ck\u00ebtu nuk l\u00ebviz as fija e barit\u201d dhe \u201cas nj\u00eb peshk n\u00eb det\u201d pa lejen e shefave t\u00eb m\u00ebdhenj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si dreqin ai tender i uniformave t\u00eb policis\u00eb, gjith\u00eb ai tender nuk di gj\u00eb as Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, nuk di as Ministri i Brendsh\u00ebm, nuk di gj\u00eb as Kryeministri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto nuk i beson njeri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne k\u00ebto i kemi denoncuar me koh\u00eb, si\u00e7 kemi denoncuar \u00e7\u00ebshtjen e incenerator\u00ebve, \u00e7\u00ebshtjen e Teatrit dhe kush e di sesa kall\u00ebzime t\u00eb tjera t\u00eb cilat po dalin nj\u00eb e nga nj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tani problemi ka kaluar p\u00ebrtej saj, nga zyrtar\u00ebt dhe shefat e tyre politik\u00eb deri tek kryeministri ekstremisht t\u00eb korruptuar dhe abuziv\u00eb me parat\u00eb publike. Tani ne po i k\u00ebrkojm\u00eb Prokuroris\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar sipas reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe q\u00eb quhet SPAK, e cila duhet t\u00eb shikoj\u00eb me seriozisht dhe t\u00eb hyj\u00eb me thell\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar sipas reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe q\u00eb quhet SPAK. E cila duhet t\u00eb shikoj\u00eb m\u00eb seriozisht dhe duhet t\u00eb hyj\u00eb m\u00eb thell\u00eb dhe shpresojm\u00eb q\u00eb t\u00eb hyj\u00eb m\u00eb thell\u00eb, brenda Unaz\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme administrative dhe politike q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Q\u00ebndrimi i thjesht\u00eb i nj\u00eb kryetari bashkie p\u00ebr nj\u00eb kanal, apo disa prokuror\u00eb, apo t\u00eb nj\u00eb zyrtareje s\u00eb fundmi, ish-zv\/ministre e cila \u00ebsht\u00eb korruptuar, ka abuzuar n\u00eb lidhje me em\u00ebrimet n\u00eb detyr\u00eb, sa i takon \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb i keni par\u00eb edhe ju, 2 mij\u00eb euro, nj\u00eb ark\u00eb me peshk, nj\u00eb celular. SPAK-u p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb u b\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, nuk mund t\u00eb justifikohet dhe t\u00eb kap\u00eb nj\u00eb \u201cpeshk\u201d i cili qenka korruptuar me peshk. Ne i inkurajojm\u00eb dhe nuk nuk jemi kund\u00ebr tyre, na kuptoni drejt, ne duam t\u00eb shkohet p\u00ebrtej k\u00ebsaj. Ne duam t\u00eb shkojm\u00eb tek ata q\u00eb vet\u00eb faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar i ka quajtur \u201cpeshqit e m\u00ebdhenj\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk mund t\u00eb rrish n\u00eb nivelin e nj\u00eb kryetari bashkie apo zv\/ministre q\u00eb merrka 2 mij\u00eb euro dhe t\u00eb thuash q\u00eb kaq ka qen\u00eb korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb tender uniformash, ku Ministri dhe Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm nuk din\u00eb gj\u00eb, nj\u00eb kanal dhe nj\u00eb marrje n\u00eb pun\u00eb n\u00eb kushte korruptive duke marr\u00eb rryshfet p\u00ebr em\u00ebrimet abuzive n\u00eb detyr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht m\u00eb i thell\u00eb se kaq. Un\u00eb po ju jap vet\u00ebm disa shembuj. SPAK-u k\u00ebrkund nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb misionin e tij, po q\u00ebndroi n\u00eb k\u00ebto nivele. Edhe nj\u00eb her\u00eb e inkurajojm\u00eb dhe e p\u00ebrkrahim SPAK-un p\u00ebr \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb deri tani. Por po nuk eci m\u00eb tekj, asgj\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb. Sepse misioni i tij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh. Ai duhet t\u00eb merret me incenerator\u00ebt q\u00eb vazhdojn\u00eb marin para nga buxheti i shtetit pa b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb kall\u00ebzime. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb megakorrupsion, megaafera m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga kryeministri Edi Rama i pari, q\u00eb \u00ebsht\u00eb koka e qelbur e peshkut korruptiv shqiptar dhe vazhdon pastaj me ministra, kryetar\u00eb bashkish\u00eb, Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, nj\u00eb rradh\u00eb n\u00ebnpun\u00ebsish q\u00eb kan\u00eb firmosur dhe kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk e lejon as e drejta dhe as procedurale penale justifikimin q\u00eb \u201cNuk dinim gj\u00eb\u201d, sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm me ministrin p\u00ebrkat\u00ebs, apo kryeministrin, \u201cne nuk dinim gj\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk mund t\u00eb vish p\u00ebrpara SPAK, nuk e kam p\u00ebr k\u00ebta q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebrpara SPAK-ut, dhe ngren\u00eb duart. Jo nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Nuk mund ta pranoj\u00eb SPAK-u t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb ngren\u00eb duart, \u201c e shikon, kemi firma ne? S\u2019kemi firma ne\u201d. Jo nuk \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb SPAK-u. Ka metoda dhe forma p\u00ebr t\u00eb zbuluar korrupsionin. E fundit ishte tek tenderi i uniformave t\u00eb policis\u00eb. Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Ministri nuk ditkan gj\u00eb. Po p\u00ebrse kan\u00eb ngritur padi p\u00ebr shpifje sidomos Ministri kund\u00ebr Partis\u00eb Demokratike para dy vjet\u00ebsh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender dhe sot \u201cS\u2019di gj\u00eb\u201d? n\u00ebnt\u00eb n\u00ebnpun\u00ebs u korruptokan p\u00ebr miliona euro dhe k\u00ebta nuk din\u00eb gj\u00eb? Kjo \u00ebsht\u00eb e pabesueshme dhe nuk e pranon njeri. K\u00ebto duhet t\u00eb hetoj\u00eb SPAK-u ndryshe \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb misionit t\u00eb vet\u00eb. Ne primare kemi luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr. Nuk b\u00ebhet tjet\u00ebr.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka reaguar p\u00ebrs\u00ebri lidhur me tenderin 25 milion\u00eb euro\u00a0p\u00ebr Uniformat e Policis\u00eb. \u00c7lirim Gjata doli n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb nga Gjykata Penale, ku tha se ish-Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme e ka paditur p\u00ebr shpifje p\u00ebr denoncimet e b\u00ebra ndaj tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot SPAK po heton lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e tenderit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":461939,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-461938","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/461938","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=461938"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/461938\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/461939"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=461938"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=461938"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=461938"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}