{"id":461254,"date":"2021-07-11T15:02:23","date_gmt":"2021-07-11T13:02:23","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=461254"},"modified":"2021-07-11T15:02:23","modified_gmt":"2021-07-11T13:02:23","slug":"si-e-ndryshoi-pandemia-stilin-e-veshjes-se-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/07\/11\/si-e-ndryshoi-pandemia-stilin-e-veshjes-se-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Si e ndryshoi pandemia stilin e veshjes s\u00eb shqiptar\u00ebve","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Pazari.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-461255\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Pazari.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"853\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Pazari.jpg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Pazari-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Pazari-768x512.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Pazari-1024x682.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Teksa veshjet e mbr\u00ebmjes dhe t\u00eb eventeve kan\u00eb p\u00ebsuar r\u00ebnie drastike, ato \u201ccasual\u201d dhe sportive e ndien tronditjen vet\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb pandemis\u00eb, duke iu kthyer normalitetit gradualisht. Mbyllja e kufijve rriti shpenzimet brenda vendit, stili b\u00ebhet m\u00eb \u201ci rehatsh\u00ebm\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00a0Disa sezone t\u00eb humbura, depo t\u00eb t\u00ebra t\u00eb mbushura me stoqet e veshjeve q\u00eb nuk pan\u00eb kurr\u00eb vitrinat e dyqaneve dhe humbje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme financiare jan\u00eb ato q\u00eb p\u00ebrjetoi industria e mod\u00ebs q\u00eb nga nisja e pandemis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2020 e deri m\u00eb tani. Globalisht, kjo preku thuajse t\u00eb gjith\u00eb, nga markat ekonomike tek ato luksoze dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb m\u00ebnyrat sesi t\u00eb mbijetojn\u00eb, duke nisur nga forcimi edhe m\u00eb shum\u00eb i kanaleve dixhitale t\u00eb shitjes te qasja m\u00eb e mir\u00ebmenduar p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb ka nevoj\u00eb klienti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr industrin\u00eb e veshjes nuk ishte m\u00eb \u00e7\u00ebshtje shije dhe mode, por blerjet e veshjeve u kthyen n\u00eb nevoj\u00eb, si rezultat i ndryshimeve n\u00eb stilin e jetes\u00ebs q\u00eb solli pandemia, ku nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e vendeve aplikoi karantin\u00ebn, zyrat u boshatis\u00ebn duke i l\u00ebn\u00eb vend pun\u00ebs nga sht\u00ebpia (aty ku ishte e mundur), jeta e nat\u00ebs dhe eventet sociale u zhduk\u00ebn nga axhendat. Vetvetiu, t\u00eb gjith\u00eb e gjet\u00ebn veten me dy \u201cuniforma\u201d standarde, veshjet komode t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe ato sportive (edhe n\u00eb sht\u00ebpi) edhe p\u00ebr udh\u00ebtimet n\u00eb natyr\u00eb, parqe, male sa m\u00eb larg COVID-19.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb Shqip\u00ebri, mbyllja nuk ishte aq drastike sa n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Europ\u00ebs apo m\u00eb gjer\u00eb (me p\u00ebrjashtim t\u00eb karantin\u00ebs s\u00eb vendosur n\u00eb mars dhe prill). Por kjo nuk pengoi shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb stilin e veshjes apo m\u00eb sakt\u00eb, m\u00ebnyr\u00ebn sesi shpenzojn\u00eb p\u00ebr veshje dhe \u00e7far\u00eb blejn\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe bashk\u00ebjetese me virusin. Disa nga grupet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tregtimit t\u00eb veshjeve n\u00eb vend konfirmojn\u00eb se teksa veshjet e mbr\u00ebmjes dhe t\u00eb eventeve kan\u00eb p\u00ebsuar r\u00ebnie drastike, ato \u201ccasual\u201d dhe sportive e ndien tronditjen vet\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb pandemis\u00eb, duke iu kthyer normalitetit gradualisht.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Sportivet ruajt\u00ebn pjes\u00ebn e shitjeve, pandemia nxiti jet\u00ebn aktive<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Petro Kumi, administrator i Balkan Sport (grup q\u00eb ka n\u00ebn vete disa marka sportive t\u00eb ndara n\u00eb dy kompani) konfirmon se pavar\u00ebsisht situat\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, p\u00ebrjashto fillimin me karantin\u00ebn, ecuria e segmentit t\u00eb veshjeve sportive nuk \u00ebsht\u00eb prekur shum\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cCovid-19 zgjoi nj\u00eb trend p\u00ebr jet\u00eb aktive dhe t\u00eb sh\u00ebndetshme, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb si p\u00ebr q\u00ebndrimin apo ushtrimin n\u00eb sht\u00ebpi, edhe p\u00ebr daljet n\u00eb aj\u00ebr t\u00eb past\u00ebr, p\u00ebr ecje n\u00eb natyr\u00eb, male, njer\u00ebzit zgjodh\u00ebn t\u00eb shpenzonin p\u00ebr rroba dhe pajisje sportive\u201d<\/em> \u2013 shprehet ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb target i sigurt p\u00ebr veshjet sportive \u00ebsht\u00eb rinia e cila gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po zgjedh veshjet komode n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebmendshme edhe ndaj tendencave brenda k\u00ebtij segmenti. Por edhe mosha e tret\u00eb e ka kthyer v\u00ebmendjen te veshjet sportive gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">\u201cRinia ka nisur t\u00eb konsideroj\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori si t\u00eb pandar\u00eb nga p\u00ebrditshm\u00ebria. Shihet si moderne dhe mund ta konstatosh fare leht\u00eb, teksa shumica vishen me atlete n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb target i sigurt p\u00ebr dyqanet me veshje sportive. Nj\u00eb studim q\u00eb kemi par\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se veshjet sportivet mor\u00ebn at\u00eb q\u00eb nuk u shpenzua p\u00ebr segmentet e tjera.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nj\u00eb mosh\u00eb m\u00eb e rritur gjithashtu e konsideron sportiven stil jetese, pasi e mban n\u00eb sht\u00ebpi apo p\u00ebr daljet e shpejta. Kjo u p\u00ebrforcua m\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb pandemis\u00eb\u201d<\/em> \u2013 thot\u00eb z. Kumi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebrkesa p\u00ebr veshje sportive zgjeroi edhe gam\u00ebn e artikujve q\u00eb shiten brenda dyqaneve q\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk e kishin at\u00eb pjes\u00eb ky\u00e7e. <em>\u201cS\u00eb fundmi kemi shtuar gam\u00ebn p\u00ebr t\u2019i q\u00ebndruar sa m\u00eb pran\u00eb klientit si\u00e7 \u00ebsht\u00eb linja \u2018active \u00ebear\u2019 n\u00eb nj\u00eb nga dyqanet tona, e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr sporte n\u00eb natyr\u00eb apo n\u00eb palest\u00ebr, t\u00eb cilat pat\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb konsiderueshme nga konsumatori yn\u00eb\u201d<\/em> \u2013 shprehet Elda Hysenbelli, Drejtore Ekzekutive e Fashion Group Albania.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Mbyllja e kufijve rriti shpenzimet p\u00ebr veshje brenda vendit, stili b\u00ebhet m\u00eb \u201ci rehatsh\u00ebm\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Blerja e veshjeve jasht\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb e zakonshme p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb udh\u00ebtimet jasht\u00eb vendit. Por me vendosjen e kufizimeve dhe mbylljen e kufijve, ky grup u detyrua t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb nevojat n\u00eb dyqanet brenda Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2020, n\u00eb koh\u00ebn e vendosjes s\u00eb karantin\u00ebs dhe pak muaj m\u00eb pas, operator\u00ebt pohuan se kishte stanjacion n\u00eb treg, kur p\u00ebr shkak t\u00eb pasiguris\u00eb njer\u00ebzit kufizuan shpenzimet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I vetmi segment q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb do t\u00eb kishte ecuri disi m\u00eb normale ishte ai i veshjeve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nga sezoni n\u00eb sezon rriten dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kan\u00eb nevoj\u00eb veshje t\u00eb reja. Por gjat\u00eb k\u00ebtij viti, duket se situata ka ndryshuar disi. Jan\u00eb rritur shpenzimet p\u00ebr veshje q\u00eb vjen si nevoj\u00eb e rinovimit t\u00eb gard\u00ebrob\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe ata q\u00eb veshjet dikur i blinin jasht\u00eb kufijve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cShpenzimet p\u00ebr veshjet jan\u00eb rritur, e shprehur edhe n\u00eb num\u00ebr artikujsh t\u00eb bler\u00eb me 13% nga viti 2019. Besojm\u00eb se kjo tendenc\u00eb vjen si pasoj\u00eb e mbylljes s\u00eb kufijve, e cila deri diku penalizon aksesin e blerjes jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe prirjen e konsumatorit shqiptar p\u00ebr t\u00eb mos kursyer te veshjet, pavar\u00ebsisht sfidave financiare\u201d<\/em> \u2013 thot\u00eb znj. Hysenbelli.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas saj, veshjet q\u00eb blihen m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb ato casual dhe t\u00eb rehatshme, t\u00eb cilat mund t\u00eb vishen gjat\u00eb dit\u00ebs dhe mbr\u00ebmjeve. <em>\u201cN\u00eb koleksionet tona t\u00eb reja t\u00eb k\u00ebtij viti, gam\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb veshjeve e kemi n\u00eb: casual, bazike, t\u00eb rehatshme, praktike dhe veshje p\u00ebr sht\u00ebpi, ngjyra me tonalitete t\u00eb zbehta dhe t\u00eb tok\u00ebs\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Femrat shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb. Po meshkujt?\u00a0<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jo pak her\u00eb, femrat cil\u00ebsohen si \u201cshopaholic\u201d (t\u00eb varura pas blerjeve), por nuk jan\u00eb t\u00eb vetmet. Meshkujt shpenzojn\u00eb gjithashtu, por interesi i tyre, sipas preferenc\u00ebs s\u00eb stilit, \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm. Operator\u00ebt e tregut pohojn\u00eb se femrat shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cT\u00eb dyja gjinit\u00eb po shpenzojn\u00eb, por rritja m\u00eb e lart\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re tek femrat, me nj\u00eb trend rrit\u00ebs 5% m\u00eb shum\u00eb se meshkujt. Interesi te meshkujt \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr materiale t\u00eb rehatshme, linot\u00eb dhe pambuku ekologjik.\u00a0Femrat vazhdojn\u00eb t\u00eb kryesojn\u00eb list\u00ebn e bler\u00ebsve t\u00eb dyqaneve tona edhe gjat\u00eb vitit 2021\u201d<\/em>, shprehet znj. Hysenbelli.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por meshkujt shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se femrat kur vjen puna te veshjet sportive. <em>\u201cMeshkujt shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr veshjet, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb segmentin e sportiveve, sipas konstatimeve n\u00eb dyqanet tona\u201d<\/em> \u2013 pohon z. Petro Kumi.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Segmenti i udh\u00ebtimit u tkurr, shkolla online ngadal\u00ebsoi rritjen te veshjet e f\u00ebmij\u00ebve<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Teksa pandemia imponoi fillimisht karantin\u00ebn dhe mbyllje t\u00eb kufijve, efektet tek disa segmente ishin t\u00eb menj\u00ebhershme dhe disi m\u00eb afatgjata sesa n\u00eb segmente t\u00eb tjera. Tek e fundit, kujt mund t\u2019i duhej nj\u00eb valixhe p\u00ebr aq koh\u00eb sa nuk ka udh\u00ebtime. Fashion Group Albania konfirmon pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb zhvillim, me rritjen e vaksinimit dhe leht\u00ebsimin e kufizimeve, i cili po rim\u00ebk\u00ebmbet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cE vetmja linj\u00eb produkti, e ndikuar nga pandemia jan\u00eb valixhet dhe \u00e7antat e udh\u00ebtimit, p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimeve t\u00eb operimit t\u00eb linjave ajrore dhe l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve. Gjat\u00eb muajit maj \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb tendenc\u00eb e rritjes s\u00eb shitjeve t\u00eb linjave t\u00eb udh\u00ebtimit. Progresi i vaksinimit globalisht, si dhe n\u00eb vendin ton\u00eb, po shoq\u00ebrohet me rritje t\u00eb shitjeve krahasuar me 2019, duke treguar shenja t\u00eb nj\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbje t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit\u201d<\/em> \u2013 pohon Hysenbelli.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lidhur me segmentin e veshjeve te f\u00ebmij\u00ebt, rritja ka qen\u00eb disi m\u00eb e ngadalt\u00eb, me 7%. Ndikim n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, sipas saj, ka pasur zhvillimi i shkoll\u00ebs online. Gjithsesi me ndryshimin e sezonit dhe p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, dinamika e ecuris\u00eb s\u00eb shitjeve parashikohet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE: <\/span>Ky artikull \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.monitor.al\/si-e-ndryshoi-pandemia-stilin-e-veshjes-se-shqiptareve\/\">Monitor.al<\/a><\/span><\/strong><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksa veshjet e mbr\u00ebmjes dhe t\u00eb eventeve kan\u00eb p\u00ebsuar r\u00ebnie drastike, ato \u201ccasual\u201d dhe sportive e ndien tronditjen vet\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb pandemis\u00eb, duke iu kthyer normalitetit gradualisht. Mbyllja e kufijve rriti shpenzimet brenda vendit, stili b\u00ebhet m\u00eb \u201ci rehatsh\u00ebm\u201d. \u00a0Disa sezone t\u00eb humbura, depo t\u00eb t\u00ebra t\u00eb mbushura me stoqet e veshjeve q\u00eb nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":461255,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-461254","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/461254","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=461254"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/461254\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/461255"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=461254"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=461254"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=461254"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}