{"id":460015,"date":"2021-07-03T19:03:13","date_gmt":"2021-07-03T17:03:13","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=460015"},"modified":"2021-07-03T19:06:37","modified_gmt":"2021-07-03T17:06:37","slug":"vendimi-i-gjykates-ne-shba-reagon-shkelzen-berisha-autori-i-librit-u-pergenjeshtruaa-e-u-vertetua-se-shpifi-skam-asnje-lidhje-me-ceshtjen-ne-fjale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/07\/03\/vendimi-i-gjykates-ne-shba-reagon-shkelzen-berisha-autori-i-librit-u-pergenjeshtruaa-e-u-vertetua-se-shpifi-skam-asnje-lidhje-me-ceshtjen-ne-fjale\/","title":{"rendered":"Vendimi i gjykat\u00ebs n\u00eb SHBA, reagon Shk\u00eblzen Berisha: U v\u00ebrtetua se autori i librit shpifi, s\u2019kam asnj\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-460016\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/qente.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" height=\"390\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/qente.jpg 696w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/qente-300x168.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb mos shqyrtuar padin\u00eb e Shk\u00eblzen Berish\u00ebs ndaj autorit t\u00eb librit \u201cArms and the Dudes: How Three Stoners From Miami Beach Became the Most Unlikely Gunrunners in History\u201d, Guy Lawson, ka ardhur reagimi i djalit t\u00eb ish-kryeministrit. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai shkruan n\u00eb Facebook se n\u00eb vitin 2017, ai ka paditur n\u00eb SHBA, Efraim Diverolin dhe dy punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb AEY, Alexand\u00ebr Podrizki dhe David Packouz si dhe shkrimtarin e librit, Lawson. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas Berish\u00ebs, autori i librit nuk ka arritur n\u00eb vepr\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb as standardet minimale t\u00eb gazetaris\u00eb duke shmangur q\u00ebllimisht intervistat me t\u00eb dhe persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtonin g\u00ebnjeshtrat e Diverolit. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po k\u00ebshtu ai shton se Lawson ka p\u00ebrdorur si burime persona t\u00eb pabesuesh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb pranuar t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb gjat\u00eb gjyqit ose kan\u00eb deklaruar n\u00ebn betim se nuk kan\u00eb pasur dijeni p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cT\u00eb dashur miq, n\u00eb vitin 2017 un\u00eb ngrita nj\u00eb padi n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kund\u00ebr Efraim Diverolit dhe dy punonj\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb AEY, Alexand\u00ebr Podrizki dhe David Packouz, p\u00ebr deklaratat e tyre t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrta n\u00eb lidhje me mua, t\u00eb cilat kishin qellim t\u00eb mb\u00ebshtetnin skem\u00ebn e tyre kriminale p\u00ebr t\u00eb mashtruar qeverin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Si pjese e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore, une gjithashtu padita Guy La\u00ebson dhe botuesit e librit t\u00eb La\u00ebson \u2018Qent\u00eb e Luft\u00ebs\u2019 (apo \u2018Arm\u00ebt dhe \u00c7unat\u2019) p\u00ebr publikimin e pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb g\u00ebnjeshtrave t\u00eb z. Diveroli dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr z. La\u00ebson nuk arriti t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb as standardet me minimale t\u00eb gazetaris\u00eb. Ai q\u00ebllimisht shmangu intervista me mua dhe njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtonin g\u00ebnjeshtrat e Diverolit.\u00a0 Ai vendosi t\u00eb bazohej n\u00eb deklaratat e pabazuara t\u00eb nj\u00eb grupi mashtruesish kronik\u00eb dhe kriminel\u00ebve t\u00eb denuar, t\u00eb cil\u00ebt La\u00ebson i pagoi p\u00ebr variantet e tyre t\u00eb ngjarjes. Po ashtu p\u00ebr t\u00eb form\u00ebsuar shpifjet e tij z. La\u00ebson p\u00ebrdori si burime te \u2018besueshme\u2019 Erion Veliaj, Andi Belliu dhe Gary Kokalarin (t\u00eb cilin vet\u00eb La\u00ebson e konsideronte t\u00eb pabesuesh\u00ebm pasi e shihte si \u2018maniak t\u00eb t\u00ebrbuar me axhend\u00eb private\u2019) t\u00eb cilet ose nuk pranuan t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb gjat\u00eb gjyqit ose deklaruan n\u00ebn betim se nuk kishin asnj\u00eb dijeni p\u00ebr ndonj\u00eb p\u00ebrfshirje timen n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori.\u201d<\/em> \u2013 shkruan Berisha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Berisha shton m\u00eb tej n\u00eb reagim se e nisi gjyqin p\u00ebr t\u00eb zbardhur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar para ligjit persona q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar miliona dollar\u00eb bazuar n\u00eb shpifjet ndaj tij. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas tij, gjat\u00eb procesit ligjor kan\u00eb dal\u00eb dokumente q\u00eb kan\u00eb v\u00ebrtetuar kat\u00ebrcip\u00ebrisht se pretendimet e autorit t\u00eb librit, Lawson kan\u00eb qen\u00eb shpifje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cVendosa t\u00eb ngre k\u00ebt\u00eb padi p\u00ebr ti shkuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs deri n\u00eb fund dhe gjithashtu p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegjes para ligjit, persona dhe entitete q\u00eb kishin p\u00ebrfituar miliona dollar\u00eb mbi shpifjet e ngritura ndaj meje.\u00a0<\/em><\/span><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj sage ligjore dol\u00ebn dokumente q\u00eb v\u00ebrtetuan kat\u00ebrcip\u00ebrisht se t\u00eb gjitha pretendimet e shkruara nga z.La\u00ebson p\u00ebr gjoja p\u00ebrfshirjen time n\u00eb trafikun e arm\u00ebve ishin shpifje. Para gjykatave amerikane, duke d\u00ebshmuar n\u00ebn betim, z.Diveroli deklaroi jo vet\u00ebm se kishte trilluar p\u00ebr p\u00ebrfshirjen time, por sqaroi dhe arsyet e k\u00ebtij mashtrimi.\u00a0 Ato u provuan si shpifje edhe nga raporti i hetuesve t\u00eb Departamentit t\u00eb Mbrojtjes t\u00eb SHBA, t\u00eb cil\u00ebt gjet\u00ebn se Podrizki q\u00eb pretendonte se kishte qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim me mua, nuk e njohu Shkelz\u00ebn Berish\u00ebn kur hetuesit i treguan foton e tij. M\u00eb tej akoma kur z.Belliu deklaroi n\u00ebn betim p\u00ebr gjykaten se ai nuk m\u00eb njihte fare dhe nuk kishte asnj\u00eb dijeni p\u00ebr p\u00ebrfshirjen time ose jo n\u00eb historin\u00eb e G\u00ebrdecit apo AEY. Apo dhe me keq kur \u2018burim i besuesh\u00ebm\u2019 Erion Veliaj refuzoi t\u00eb vinte p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar para gjykat\u00ebs shpifjet e p\u00ebrcjella per z.La\u00ebson.\u201d<\/em> &#8211; shton Berisha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Djali i ish-kryeministrit vijon duke shkruar se autori i librit nuk ka pranuar t\u00eb bisedoj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb edhe pse \u00ebsht\u00eb kontaktuar disa her\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn duke u shmangur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cNdon\u00ebse i kontaktuar nga un\u00eb si dhe me akses te plote n\u00eb dhjet\u00ebra deklarata publike t\u00eb miat dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb hidhnin posht\u00eb g\u00ebnjeshtrat e tij, z.La\u00ebson nuk m\u00eb kontaktoi kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb mund t\u2019i prishte xhepit t\u00eb tij fitimet e siguruara, p\u00ebrmes shpifjeve ndaj meje, nga kontrata me sht\u00ebpin\u00eb botuese. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur me fakte dhe argumente shpifjet e publikuara dhe p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb bisht nj\u00eb p\u00ebrballje para juris\u00eb, z.La\u00ebson vendosi t\u00eb \u2018fshihet\u2019 pas p\u00ebrcaktimit tim si person publik duke zhvendosur debatin ligjor nga v\u00ebrtet\u00ebsia e pretendimeve, tek mungesa e keqdashjes n\u00eb publikimin e shpifjeve n\u00eb fjal\u00eb. Th\u00ebn\u00eb shkurt ju p\u00ebrvodh thelbit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes duke deklaruar se ai thjesht kishte besuar list\u00ebn e shpif\u00ebsve q\u00eb n\u00eb momentin e ballafaqimit ose nuk u paraqit\u00ebn n\u00eb gjyq ose pranuan n\u00ebn betim se kishin mashtruar.\u201d<\/em> \u2013 thekson djali i ish-kryeministrit Berisha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fund t\u00eb reagimit, Shk\u00eblzen Berisha thekson se vendimi i gjykat\u00ebsve n\u00eb SHBA ka qen\u00eb jo i zakont\u00eb duke qen\u00eb se e kan\u00eb shk\u00ebputur \u00e7\u00ebshtjen nga nj\u00eb tjet\u00ebr e ngjashme e vitit 1964 q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si precedent. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai shkruan se d\u00ebshmit\u00eb e dala n\u00eb proves kan\u00eb provuar publikisht se t\u00eb gjitha pretendimet p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces kan\u00eb qen\u00eb shpifje e kan\u00eb provuar p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi se ai nuk ka pasur asnj\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cPra n\u00eb asnj\u00eb nga tre shkallet e sistemit gjykat\u00ebsit nuk vler\u00ebsuan v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e shpifjeve t\u00eb z.La\u00ebson, por n\u00ebse ato ishin b\u00ebr\u00eb ose jo me keqdashje. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo arsyeja p\u00ebrse dy gjykat\u00ebs t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb SHBA n\u00eb nj\u00eb vendim jo kaq t\u00eb zakonsh\u00ebm vendos\u00ebn t\u00eb publikonin mendim ndryshe nga shumica duke k\u00ebrkuar shk\u00ebputjen nga standardi i vitit 1964 sipas t\u00eb cilit debati p\u00ebr shpifjen ndaj personave publik duhet kufizuar vet\u00ebm me munges\u00ebn ose jo t\u00eb vet\u00ebdijes p\u00ebr shipfjen dhe\u00a0 keqdashjes se atij q\u00eb shpif, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb viktimave t\u00eb k\u00ebtyre shpifjeve, u hiqet \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i adresuar ato dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi p\u00ebr d\u00ebmin e krijuar. Ndon\u00ebse do t\u00eb kisha dashur q\u00eb ky t\u00eb ishte vendimi i shumic\u00ebs, mendimi i dy gjykat\u00ebsve t\u00eb nderuar tregon se beteja ime ligjore ka qen\u00eb e bazuar tek q\u00ebllimi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dhe nxjerr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Por mbi te gjitha transparenca mbi dokumentet dhe d\u00ebshmit\u00eb e siguruara p\u00ebrgjate k\u00ebtij procesi kan\u00eb provuar para publikut, se gjith\u00eb pretendimet p\u00ebr p\u00ebrfshirjen time n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shpifje duke m\u00eb hequr k\u00ebsisoj barr\u00ebn morale t\u00eb g\u00ebnjeshtrave q\u00eb kan\u00eb synuar t\u00eb m\u00eb p\u00ebrbaltin p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve dhe duke provuar p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi se nuk kam pasur asnj\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb.\u201d<\/em> \u2013 mbyll reagimin Shk\u00eblzen Berisha.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb mos shqyrtuar padin\u00eb e Shk\u00eblzen Berish\u00ebs ndaj autorit t\u00eb librit \u201cArms and the Dudes: How Three Stoners From Miami Beach Became the Most Unlikely Gunrunners in History\u201d, Guy Lawson, ka ardhur reagimi i djalit t\u00eb ish-kryeministrit. Ai shkruan n\u00eb Facebook se n\u00eb vitin 2017, ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":460016,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-460015","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/460015","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=460015"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/460015\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/460016"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=460015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=460015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=460015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}