{"id":459873,"date":"2021-07-02T21:48:06","date_gmt":"2021-07-02T19:48:06","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=459873"},"modified":"2021-07-02T21:48:06","modified_gmt":"2021-07-02T19:48:06","slug":"truproja-e-tahirit-jep-interviste-jam-i-paster-cjane-keto-sajesa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/07\/02\/truproja-e-tahirit-jep-interviste-jam-i-paster-cjane-keto-sajesa\/","title":{"rendered":"Truproja e Tahirit jep interviste: Jam i past\u00ebr, \u00e7\u2019jan\u00eb k\u00ebto sajesa?","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-459874\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/agustin-deda-e1625252470315-768x581.jpg\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"581\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/agustin-deda-e1625252470315-768x581.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/agustin-deda-e1625252470315-768x581-300x227.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ish-shoq\u00ebruesi i ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri, 45-vje\u00e7ari Paul (Agustin) Deda, ndaj t\u00eb cilit gjykata ka caktuar mas\u00ebn e \u201carrestit me burg\u201d p\u00ebr veprat penale t\u00eb ngritura nga SPAK \u201ctrafikim i narkotik\u00ebve\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal\u201d, \u201cpastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, \u201cgrupi i strukturuar kriminal\u201d, \u201ckryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dit\u00ebn e sotme p\u00ebr gazetaren e \u201cNews24\u201d Klodiana Lala.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Deda ka hedhur posht\u00eb akuzat e ngritura nga SPAK, duke th\u00ebn\u00eb se nuk ndodhet prej tre vitesh n\u00eb Shqip\u00ebri, por se do t\u00eb kthehet dhe do t\u00eb dor\u00ebzohet para drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb sqaruar gjith\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cUn\u00eb nuk ndodhem n\u00eb Shqip\u00ebri prej 3 vitesh. Jam i shokuar nga akuzat, q\u00eb SPAK ka ngritur ndaj meje. Un\u00eb jam nj\u00eb familjar i rregullt dhe do t\u00eb kthehem p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me drejt\u00ebsin\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ish-shoq\u00ebruesi i Tahirit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>INTERVISTA:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sa vite keni punuar me Saimir Tahirin?<\/strong><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Kam qen\u00eb pjes\u00eb e grupit t\u00eb shoq\u00ebrimit t\u00eb Saimir Tahirit p\u00ebr 3 vite e gjysm\u00eb, bashk\u00eb me Hekuran Markun, t\u00eb cilin e kam mik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>A e njihni shtetasin Eltjon Bregu, p\u00ebr t\u00eb cilin SPAK thot\u00eb se ju keni bashk\u00ebpunuar p\u00ebr trafikimin e mbi 1 mij\u00eb kg hashash?<\/strong><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Eltjon Bregun e njoh si mashtruesin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili ka p\u00ebrfituar jo vet\u00ebm n\u00eb emrin tim, por edhe t\u00eb shum\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb. Kemi punuar me t\u00eb n\u00eb Kombinat. Un\u00eb nuk kam e shok dhe nuk kam pasur lidhje direkte me t\u00eb, por di q\u00eb m\u00eb her\u00ebt ka qen\u00eb n\u00eb burg.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Po me shtetasit Ferhat Ajdini dhe Seferi a keni pasur njohje dhe kontakte, pasi ato jan\u00eb dy skafist\u00ebt q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmuar kund\u00ebr jush?<\/strong><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Nuk i njoh dhe as nuk e kam iden\u00eb kush jan\u00eb ata. Ju takon atyre t\u00eb sqarojn\u00eb pozicionin tim dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Nuk kam b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb dhe nuk jam p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitet kriminal. U t\u00ebrhoqa nga puna, p\u00ebr shkak t\u00eb sulmeve q\u00eb nis\u00ebn ndaj meje. Un\u00eb jam demoralizuar edhe kur u akuzua Tahiri, u shkat\u00ebrrova. Jam duke punuar n\u00eb nd\u00ebrtim jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb ardhura p\u00ebr familjen time, pasi jam baba i nj\u00eb djali.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Si i cil\u00ebsoni akuzat?<\/strong><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Jan\u00eb akuza t\u00eb pabaza. Jam i past\u00ebr dhe nuk kam bashk\u00ebpunuar kurr\u00eb me ask\u00ebnd p\u00ebr t\u00eb trafikuar drog\u00eb. Na b\u00ebn\u00eb neve m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se Edi Rama dhe k\u00ebto jan\u00eb sulmet p\u00ebr t\u00eb r\u00ebnduar pozit\u00ebn e Saimir Tahirit. Duke p\u00ebrmendur emrat ton\u00eb, po shmangin v\u00ebmendjen nga zyrtar\u00eb policie apo persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>A do t\u2019i dor\u00ebzoheni drejt\u00ebsis\u00eb?<\/strong><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Do t\u00eb dor\u00ebzohem t\u00eb sqaroj pozicionin tim, sepse nuk kam asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur dhe nuk kam frik\u00eb nga askush. Dua t\u00eb jetoj i lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ku kam kontribuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por n\u00eb 2017 kur p\u00ebr ish-ministrin Tahiri opozita kishte ngritur opinion publik dhe e akuzonte at\u00eb p\u00ebr kanabizimin e vendit, shoq\u00ebruesit e tij jan\u00eb akuzuar n\u00ebp\u00ebrmjet ish-kryeministrit Sali Berisha nga \u201coficeri digjital\u201d i SH\u00c7BA se ishin persona me precedent\u00eb penal\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik droge.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I intervistuari i sot\u00ebm Paul (Agustin )Deda akuzohej n\u00eb postimin e Berish\u00ebs se p\u00ebr plagosje t\u00eb nj\u00eb oficeri t\u00eb gard\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, si person n\u00eb k\u00ebrkim dhe t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik kokaine n\u00eb Spanj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu edhe shoq\u00ebruesit e tjer\u00eb akuzohen si t\u00eb d\u00ebnuar me probleme me drejt\u00ebsin\u00eb e huaj apo edhe t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr grabitje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Postimi i plot\u00eb i Berish\u00ebs:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Miq, ky status per eskorten kriminale te Sajes u publikua ne FB tone daten 1 shkurt 2017 ora 12:00.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeveria organizate e mirefillte Kriminale!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Njihuni me shoqeruesit vrases, plackites, anetare te bandave, persona ne kerkim te palo ministrit Saje Qorrit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Oficeri i SHKB dixhital informon:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-Shoqeruesi i pare i Saje qorrit Ka nderruar emrin nga Agustin Fran Deda ne Paul Deda<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-ai ka plagosur ne nje Pub ne Tirane nje oficer te gardes<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-ai ka qene person ne kerkim<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">&#8211; Ka bere trafik kokaine ne Spanje<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-Shoqeruesi tjeter Hekuran Marku ka probleme me drejtesine italiane<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-Bujar Trimi shofer arrestuar ne Munih per grabitje banke me banden e Yzberishit; eshte krahu i djathet<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-Agim Sinani, shofer vrases anetar i bandes se Selites i denuar per vrasje<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-Bledar Bodlli punon ne SHKB ka qene i denuar, pa shkolle.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi lidhjet kriminale te Saje qorrit, shoqeruesve dhe njerezve te tij! sb<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">28\/01\/2017, 11:56:47: Shoqeruesi i pare i Sajmir Tahirit e ka pasur emrin Agustin Fran Deda tani e ka kthyer ne Paul Deda,e ka kthyer emrin per arsye se ne 2003-2004 ka plagosur ne nje Pab ne Tiran\u00eb ,nje oficer te gardes dhe ka qene person ne kerkim per tentativ vrasje dhe armbajtje pa leje ,i shpallur ne kerkim nga drejtoria e policise Tiranes,ne vendin e ngjarjes ka lene nje kepuce nga vrapi,Ky ka qene i lidhur me nje shtetase spanjolle n\u00eb momentin e ngjarjes dhe ka punuar ne Spanje,Barcelon\u00eb dhe Londer me kokahine dhe prostitucion.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">28\/01\/2017, 11:57:18: Shoqeruesi tjeter i Sajmir Tahirit,Ekuran Marku i cili ka jetuar rreth 15 vjet ne Venecia Itali,ka bere nje lokal tek rruga barrikada prane shkolles Sami frasheri ,ka probleme me drejtesin Italiane ne lidhje me bankat per marrjen e nje kredie mbi 100 nije euro me em\u00ebr tjeter ne Itali.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">28\/01\/2017, 11:58:00: Bujar Trimi miku i familjes se Sajmir Tahirit eshte shofer prane parkut te ministris rendit,eshte kapur nga policia gjermane per grabitje banke me grupin e Yzberishtit ne Mynih,i kane bere atentat tek pallati me shigjeta para disa viteve dhe edhte krahu i djathtes i karteles se grupit te Selites qe eshte me burgim te perjetshem per disa vrasje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">28\/01\/2017, 11:58:41: : Agim Sinani ka qene shofer prane parkut ministrise rendit,e hoqen pasi i doli vertetimi i penalitetit i denuar pasi ka qene ne burg per vrasje dhe pjestar i bandes se Selites.dhe Tahiri,e coj me pune tek taks forca ne Kesh tek miku i ngusht i tahirit tek Vahit Sina nga Tepelena drejtor ne Kesh,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">28\/01\/2017, 11:59:14: : Bledar bodlli nga Yzberishti dhe ky mik i Tahirit ka qene i denuar dhe eshte lidhje e Tahirit dhe e krenar Cenollarit ish kryetari i minibashkis Kombinat ,pa shkolle dhe i emeruar nga Tahiri me Shkb tek Arben Skendaj drejtori i shkb ish sigurims.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-shoq\u00ebruesi i ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri, 45-vje\u00e7ari Paul (Agustin) Deda, ndaj t\u00eb cilit gjykata ka caktuar mas\u00ebn e \u201carrestit me burg\u201d p\u00ebr veprat penale t\u00eb ngritura nga SPAK \u201ctrafikim i narkotik\u00ebve\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal\u201d, \u201cpastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, \u201cgrupi i strukturuar kriminal\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":459874,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,13],"tags":[],"class_list":["post-459873","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/459873","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=459873"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/459873\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/459874"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=459873"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=459873"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=459873"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}