{"id":459047,"date":"2021-06-28T09:23:22","date_gmt":"2021-06-28T07:23:22","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=459047"},"modified":"2021-06-28T09:26:49","modified_gmt":"2021-06-28T07:26:49","slug":"459047","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/06\/28\/459047\/","title":{"rendered":"Borxhi publik del nga binar\u00ebt, qeveria shkel ligjin e thyen rregullin fiskal, kund\u00ebr FMN-s\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-459048\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/RAMA-1-1.jpg\" alt=\"\" width=\"780\" height=\"441\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/RAMA-1-1.jpg 780w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/RAMA-1-1-300x170.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/RAMA-1-1-768x434.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeveria shqiptare mori nj\u00eb vendim t\u00eb befasish\u00ebm n\u00eb shkelje t\u00eb rregullave fiskale dhe Ligjit Organik t\u00eb Buxhetit, duke e zgjeruar deficitin buxhetor t\u00eb vitit 2021 n\u00eb 7,1% t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb rreth 1 miliard euro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga Blerina Hoxha<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeveria vendosi ta \u00e7oj\u00eb borxhin publik k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb 82.4% t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb akti normativ q\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb Kuvend, i cili rrit deficitin buxhetor n\u00eb nivelin 120,5 miliard\u00eb lek\u00eb (rreth 1 mld euro) nga 108 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishte planifikuar n\u00eb fillim t\u00eb vitit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeveria e rriti mas\u00ebn vjetore t\u00eb deficitit, duke shkelur rregullin fiskal t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Ligjin Organik t\u00eb Buxhetit n\u00eb vitin 2016, i cili nuk lejon q\u00eb borxhi i ri n\u00eb nj\u00eb vit t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 2% e PBB-s\u00eb. Me ndryshimet e fundit, deficiti buxhetor arrin n\u00eb 7.1% t\u00eb PBB-s\u00eb s\u00eb pritshme n\u00eb 2021, nga 6.5% e PBB q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb ligjin fillestar t\u00eb buxhetit t\u00eb vitit 2021.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrfshirja e rregullit fiskal (deficit 2% e PBB-s\u00eb) n\u00eb Ligjin e Menaxhimit Buxhetor pes\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, plot\u00ebsoi standardin e k\u00ebrkuar nga Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Bashkimit Europian. Duke respektuar k\u00ebt\u00eb norm\u00eb, sipas planifikimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave n\u00eb Kuadrin makroekonomik 2017, borxhi publik i vendit do t\u00eb zbriste posht\u00eb nivelit 60% n\u00eb vitin 2020, p\u00ebr t\u2019u ulur drejt norm\u00ebs s\u00eb synuar 45% t\u00eb PBB n\u00eb vitin 2024. Leht\u00ebsimi nga barra e borxhit do t\u2019i relaksonte qeverit\u00eb shqiptare nga efektet negative t\u00eb krizave t\u00eb papritura dhe nga ana tjet\u00ebr, do t\u00eb krijonte mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar investime t\u00eb q\u00ebndrueshme cenuar stabilitetin fiskal.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po tani, n\u00eb vitin 2021, borxhi i publik i vendit do t\u00eb jet\u00eb s\u00eb paku 22 pik\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb i lart\u00eb se planet n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij pes\u00ebvje\u00e7ari.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Thyerja e rregullit fiskal, nuk justifikohet nga emergjenca<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb nj\u00eb relacion t\u00eb posa\u00e7\u00ebm q\u00eb shoq\u00ebroi aktin normativ p\u00ebr ndryshimin e buxhetit 2021, Ministria e Financave e argumentoi thyerjen e rregullit fiskal me \u201cnevoja dhe urgjenca si kushte p\u00ebr nxjerrjen e aktit normativ me fuqin\u00eb e ligjit\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim, Ministria e Financave e citoi nenin 101 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili ka parashikuar \u2018nevoj\u00ebn\u2019 dhe \u2018urgjenc\u00ebn\u2019, si rrethana p\u00ebr t\u00eb rritur borxhin. Por, nga ana tjet\u00ebr, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb as n\u00eb gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe p\u00ebr me tep\u00ebr shpenzimet q\u00eb do t\u00eb kryhen me borxhin e ri faturojn\u00eb mallra deri n\u00eb vitin 2024, q\u00eb nuk lidhje me emergjenc\u00ebn e p\u00ebrkohshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Eksperti i ekonomis\u00eb, Selami Xhepa, tha se, ky akt normativ \u00ebsht\u00eb pothuajse ligj\u00ebrim i nj\u00eb praktike q\u00eb nuk p\u00ebrmbush normat e nj\u00eb procesi ligjor t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb demokratik, pa konsultime dhe n\u00eb shkelje t\u00eb parimeve t\u00eb transparenc\u00ebs dhe konsultimit publik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cKy ndryshim i nxituar vjen s\u00eb pari, pasi buxheti ishte miratuar p\u00ebr q\u00ebllime elektorale dhe zgjerimi i kufijve t\u00eb huamarrjes dhe borxhit publik ndodh, pasi qeveria shpenzoi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb borxhit p\u00ebr q\u00ebllime elektorale\u201d<\/em> \u2013 tha z. Xhepa.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeveria shqiptare me ndryshimet e fundit e \u00e7oi pothuajse t\u00eb gjith\u00eb mas\u00ebn e deficitit te shpenzimet kapitale, duke i shtuar ato edhe me mbi 13 miliard\u00eb lek\u00eb. Shpenzimet kapitale jan\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti, investime n\u00eb rrug\u00eb dhe investime shum\u00ebvje\u00e7are q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me emergjenc\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vitin e kaluar, deficiti buxhetor i vendit arriti n\u00eb 110 miliard\u00eb lek\u00eb niveli m\u00eb i lart\u00eb historik, nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb PBB-s\u00eb arriti n\u00eb 6.9, niveli m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb nga viti 2009.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vitin e kaluar, rregulli fiskal u thye me t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit 2019 dhe pandemis\u00eb Covid-19 q\u00eb nisi n\u00eb mars t\u00eb vitit 2020, t\u00eb cilat ishin ngjarje jo t\u00eb zakonta dhe nuk kishin se si t\u00eb parashikoheshin n\u00eb shpenzimet rutine. Por nga 110 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb u shtuan p\u00ebr borxhin e ri, vet\u00ebm 27 miliard\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr krizat, nga t\u00eb cilat 16 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballimin e pasojave t\u00eb t\u00ebrmetit dhe 11 miliard\u00eb u dhan\u00eb si mb\u00ebshtetje direkte p\u00ebr biznesin dhe individ\u00ebt nga paketat e ndihm\u00ebs anti-Covid. Rreth 90 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera shkuan p\u00ebr t\u00eb mbuluar hendekun, q\u00eb u krijua nga mungesa e t\u00eb ardhurave dhe shpenzime t\u00eb tjera.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">FMN rekomandoi q\u00eb deficiti i 2021 t\u00eb jet\u00eb 65 mld lek\u00eb, qeveria e \u00e7oi n\u00eb 120,5 mld lek\u00eb<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb Mision i FMN-s\u00eb q\u00eb vizitoi n\u00eb fillim t\u00eb qershorit vendin e \u201ckritikoi\u201d qeverin\u00eb se, deficiti buxhetor prej 108 miliard\u00eb lek\u00ebsh i planifikuar n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2021 ishte i lart\u00eb dhe sipas tyre nj\u00eb mas\u00eb prej 65 miliard\u00eb lek\u00ebsh rreth 3.8% e PBB-s\u00eb do t\u00eb ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar pasojat e pandemis\u00eb dhe t\u00ebrmetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb deklarat\u00ebn zyrtare, Misioni i FMN-s\u00eb theksoi se n\u00eb periudh\u00ebn afatshkurt\u00ebr, politika fiskale duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjen n\u00ebp\u00ebrmjet masave t\u00eb p\u00ebrkohshme dhe t\u00eb mir\u00ebsh\u00ebnjestruara, q\u00eb duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen transparenc\u00ebs dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas Fondit, do t\u00eb ishte e k\u00ebshillueshme q\u00eb t\u00eb moderoheshin investimet publike tep\u00ebr ambicioze t\u00eb financuara me burime t\u00eb brendshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shpenzimet prioritare p\u00ebr mbrojtjen sociale, kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor (sidomos vaksinimin), dhe rind\u00ebrtimin nga t\u00ebrmeti si dhe p\u00ebr t\u00eb rritur kontingjenc\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, objektivi i vitit 2021 p\u00ebr nj\u00eb deficit primar prej 65 miliard\u00eb lek\u00ebsh (rreth 3.8% e PBB-s\u00eb) \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje p\u00ebr ekonomin\u00eb. Nj\u00eb stimul shtes\u00eb duhet t\u00eb merret parasysh, vet\u00ebm n\u00eb rast se rim\u00ebk\u00ebmbja e pritshme nuk materializohet. N\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ardhura shtes\u00eb, ato duhet t\u00eb kursehen. P\u00ebr t\u00eb ndihmuar rind\u00ebrtimin e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb nevojshme t\u00eb politik\u00ebs fiskale sapo rim\u00ebk\u00ebmbja t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, nismat e planifikuara nga autoritetet shqiptare duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me objektivin e arritjes s\u00eb nj\u00eb ekuilibri primar fiskal pozitiv deri n\u00eb vitin 2023 dhe t\u00eb mb\u00ebshteten nga nj\u00eb kuad\u00ebr i besuesh\u00ebm buxhetor afatmes\u00ebm\u201d<\/em> \u2013 deklaroi Misioni i FMN-s\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e fundit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por qeveria rriti m\u00eb tej shpenzimet p\u00ebr borxh q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me emergjenc\u00ebn. Shpenzimet kapitale, me ndryshimet e fundit, u rrit\u00ebn duke arritur nivelin e 132 miliard\u00eb lek\u00ebve nga 121 miliard\u00eb t\u00eb planifikuara me ndryshimet e fundit n\u00eb aktin normativ t\u00eb prillit 2021. Shpenzimet kapitale q\u00eb kryesisht shkojn\u00eb p\u00ebr financimin e PPP dhe investimeve buxhetor\u00eb n\u00eb rrug\u00eb kan\u00eb rritur nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb historik n\u00eb vlera neto.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Ato shkuan n\u00eb 7.6% t\u00eb PBB-s\u00eb nga 5% q\u00eb \u00ebsht\u00eb kufiri i rekomanduar nga FMN p\u00ebr t\u00eb ruajtur stabilitetin fiskal dhe rritjen e q\u00ebndrueshme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vendimi i qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur borxhin e vendit n\u00eb rekorde historike nuk shoq\u00ebrohet me studime p\u00ebr fizibilitetin e projekteve q\u00eb do t\u00eb financohen dhe se sa \u00ebsht\u00eb kthimi i tyre n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit p\u00ebr t\u00eb justifikuar financimin me borxh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vijim\u00ebsi, pas vitit 1990, qeverit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e kan\u00eb p\u00ebrdorur borxhin p\u00ebr t\u00eb financuar projekte, produktiviteti i t\u00eb cilave ka qen\u00eb e diskutuesh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrvese e konsideroi borxhin e ri t\u00eb ekzagjeruar dhe k\u00ebrkoi qeveris\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb nj\u00eb strategji t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb afatmesme p\u00ebr t\u00eb ardhurat sa m\u00eb shpejt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Shpenzimet shtes\u00eb p\u00ebr fondin rezerv\u00eb<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">1- Shtesa 2 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr Fondin Rezerv\u00eb t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, me q\u00ebllim financimin e fushat\u00ebs s\u00eb vaksinimit anti-COVID-19, n\u00eb mas\u00ebn 1 miliard lek\u00eb dhe 1 miliard lek\u00eb p\u00ebr financimin e projektit prioritar t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes p\u00ebr pajisjen me dron\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjes me Turqin\u00eb dhe masave p\u00ebr rritjen e kontrollit t\u00eb territorit dhe siguris\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">2- Shtesa n\u00eb mas\u00ebn 1 miliard lek\u00eb p\u00ebr AKSHI-n, me q\u00ebllim financimin e nevojave p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e sistemeve IT.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">3- Shtesa n\u00eb mas\u00ebn 900 milion\u00eb lek\u00eb si transfert\u00eb specifike p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u2013 Shtesa n\u00eb mas\u00ebn 500 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr financimin shtes\u00eb t\u00eb nevojave t\u00eb qirave t\u00eb strehimit social.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-Shtes\u00ebn n\u00eb mas\u00ebn 200 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb ngritjes dhe funksionimit t\u00eb grupit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit n\u00eb OKB.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Fondet shtes\u00eb p\u00ebr investimet kapitale m\u00eb 2021<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">1-Financime shtes\u00eb prej 4.8 miliard\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr projektet n\u00eb infrastruktur\u00eb n\u00eb programin \u201cTransporti Rrugor\u201d, ku p\u00ebrfshihen hapja e loteve t\u00eb reja p\u00ebr \u201cNd\u00ebrtimin e segmentit rrugor Unaza Veriore Tiran\u00eb\u201d, \u201cNd\u00ebrtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i ri\u201d dhe projektet aktuale t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb avancuar me punimet mbi planin buxhetor t\u00eb miratuar p\u00ebr vitin buxhetor 2021.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">2- Financimin shtes\u00eb prej 3 miliard\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr projektet n\u00eb vazhdim, t\u00eb programeve t\u00eb zhvillimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">3- Financimin shtes\u00eb prej 2.5 miliard\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr projektet n\u00eb vazhdim p\u00ebr sektorin e uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizimeve n\u00eb shkall\u00eb vendi, p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e furnizimit me ulje t\u00eb popullsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">4-Financimin shtes\u00eb prej 1 miliard lek\u00ebsh p\u00ebr projektin n\u00eb vazhdim me financim t\u00eb huaj \u201cNd\u00ebrtim By-Pass i Vlor\u00ebs\u201d, i cili ka ecuri t\u00eb mir\u00eb dhe pritet t\u00eb tejkaloj\u00eb realizimin e miratuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">5-Financimin shtes\u00eb prej 1 miliard lek\u00ebsh p\u00ebr projektin n\u00eb vazhdim me financim t\u00eb huaj \u201cIPARD II\u201d, bazuar n\u00eb ecurin\u00eb e mir\u00eb dhe pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr realizimin e tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">6- Financimin shtes\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 200 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr godin\u00ebn e Polit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, bazuar n\u00eb k\u00ebstet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.monitor.al\/borxhi-publik-del-nga-binaret-qeveria-thyen-rregullin-fiskal-del-kunder-fmn-se\/\">Monitor<\/a><\/span><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-459049\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/borxhi1.jpg\" alt=\"\" width=\"1059\" height=\"770\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/borxhi1.jpg 1059w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/borxhi1-300x218.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/borxhi1-768x558.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/borxhi1-1024x745.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1059px) 100vw, 1059px\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-459050\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/borxhi2.jpg\" alt=\"\" width=\"1069\" height=\"654\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/borxhi2.jpg 1069w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/borxhi2-300x184.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/borxhi2-768x470.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/borxhi2-1024x626.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1069px) 100vw, 1069px\" \/><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare mori nj\u00eb vendim t\u00eb befasish\u00ebm n\u00eb shkelje t\u00eb rregullave fiskale dhe Ligjit Organik t\u00eb Buxhetit, duke e zgjeruar deficitin buxhetor t\u00eb vitit 2021 n\u00eb 7,1% t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb rreth 1 miliard euro. Nga Blerina Hoxha Qeveria vendosi ta \u00e7oj\u00eb borxhin publik k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb 82.4% t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb akti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":459048,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-459047","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/459047","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=459047"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/459047\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/459048"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=459047"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=459047"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=459047"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}