{"id":457035,"date":"2021-06-16T16:43:03","date_gmt":"2021-06-16T14:43:03","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=457035"},"modified":"2021-06-16T16:43:03","modified_gmt":"2021-06-16T14:43:03","slug":"grupi-per-pd-bashen-e-votuan-me-pak-se-gjysma-e-anetaresise-ska-legjitimitet-e-force-morale-procesi-i-pabarabarte-e-i-deformuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/06\/16\/grupi-per-pd-bashen-e-votuan-me-pak-se-gjysma-e-anetaresise-ska-legjitimitet-e-force-morale-procesi-i-pabarabarte-e-i-deformuar\/","title":{"rendered":"Grupi \u2018P\u00ebr PD\u2019: Bash\u00ebn e votuan m\u00eb pak se gjysma e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, s\u2019ka legjitimitet e forc\u00eb morale. Procesi i pabarabart\u00eb e i deformuar","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-457036\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/perpd.jpg\" alt=\"\" width=\"512\" height=\"341\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Grupi \u2018P\u00ebr PD\u2019-n\u00eb q\u00eb u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr kreun e PD-s\u00eb n\u00eb 13 qershor nga kandidatja Edit\u2019h Harxhi, ka dal\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare lidhur me procesin. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Grupi rendit 5 shkelje statutore n\u00eb zgjedhjet e 13 qershorit duke akuzuar kryesin\u00eb e PD-s\u00eb p\u00ebr procesin. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po k\u00ebshtu m\u00eb posht\u00eb n\u00eb reagimin zyrtar t\u00eb grupit \u2018P\u00ebr PD\u2019-n\u00eb theksohen edhe 15 shkelje proceduriale e statutore q\u00eb sipas tij kan\u00eb deformuar procesin zgjedhor. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fund theksohet se kreu i zgjedhur Basha \u00ebsht\u00eb votuar nga 32 mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb nga 75 mij\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb ka t\u00eb regjistruar PD-ja. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po k\u00ebshtu n\u00eb p\u00ebrfundimin e grupit shtohet se procesi zgjedhor ka qen\u00eb i pabarabart\u00eb, i padrejt\u00eb e e shkelje t\u00eb shumta e se Basha nuk p\u00ebrfaq\u00ebson as shumic\u00ebn e thjesht\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb duke mos pasur legjitimitet\u00a0 forc\u00eb morale p\u00ebr t\u00eb drejtuar reformimin e PD-s\u00eb e fitoren e saj n\u00eb zgjedhjet e ardhshme. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Grupi e mbyll reagimin duke th\u00ebn\u00eb se do e vijoj\u00eb angazhimin brenda partis\u00eb p\u00ebr demokratizimin, ringritjen, reformimin e hapjen e saj p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur ringritjen e PD-s\u00eb. \u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Deklarata <\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cTiran\u00eb, 16 qershor 2021<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Deklarat\u00eb e Grupit p\u00ebr PD-n\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cGrupi p\u00ebr PD\u201d u p\u00ebrfshi seriozisht n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke e vler\u00ebsuar si shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb situat\u00ebn e brendshme n\u00eb Partin\u00eb Demokratike (PD), sidomos pas d\u00ebshtimit t\u00eb radh\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit 2021. Grupi p\u00ebr PD-n\u00eb u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb elektorale brenda Partis\u00eb me Znj. Edit Harxhi dhe Z. Ibsen Elezi. Z. Elezi u p\u00ebrjashtua nga gara n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me statutin e Partis\u00eb Demokratike, dhe ende nuk ka nj\u00eb vendim t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb n\u00eb lidhje m\u00eb p\u00ebrjashtimin nga gara t\u00eb Z. Ibsen Elezi.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ne besuam q\u00eb PD ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gar\u00eb reale, p\u00ebr nj\u00eb proces zgjedhor t\u00eb hapur dhe t\u00eb lir\u00eb dhe, mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb ndersh\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u p\u00ebrfshim\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor. Ne gjykuam dhe vazhdojm\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb q\u00eb p\u00ebr PD ishte domosdoshm\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrcaktim i sakt\u00eb i ideologjis\u00eb drejtuese t\u00eb saj, pasi, nd\u00ebr vite, partia \u00ebsht\u00eb \u00e7vendosur ideologjikisht drejt qendr\u00ebs dhe, shpesh her\u00eb, edhe drejt q\u00ebndr\u00ebs s\u00eb majt\u00eb. <\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Gjithashtu PD kishte dhe ka nevoj\u00eb urgjente t\u2019i kthehet dhe t\u2019i p\u00ebrkas\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj dhe jo t\u00eb funksionoj\u00eb, si deri tani, si nj\u00eb parti e kryetarit dhe e nj\u00eb grupimi rreth tij. PD ka nevoj\u00eb urgjente t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb hapjen dhe bashkimin e t\u00eb gjitha kontributeve t\u00eb humbura nd\u00ebr vite, konkurenc\u00ebn, debatin e brend\u00ebsh\u00ebm, vot\u00ebn e lir\u00eb dhe gar\u00ebn e hapur. <\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ishin k\u00ebto arsyet q\u00eb ne v\u00ebndos\u00ebm t\u00eb dilnim me kandidat p\u00ebrbashkues, q\u00eb do t\u2019a frenonte bjerrjen e brend\u00ebshme, do dallonte dhe tregonte gj\u00ebndjen dhe, m\u00eb pas, do t\u00eb bashkonim mjetet, strategjit\u00eb dhe burimet njer\u00ebzore p\u00ebr t\u2019a ringritur PD, p\u00ebr t\u2019a kthyer forc\u00ebn ton\u00eb politike n\u00eb parti fituese p\u00ebrball\u00eb qeveris\u00eb kriminale t\u00eb Edi Ram\u00ebs. <\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij misioni ju k\u00ebrkuam drejtuesve aktual\u00eb q\u00eb t\u00eb krijonin mund\u00ebsit\u00eb e nevojshme dhe klim\u00ebn e p\u00ebrshtashme p\u00ebr nj\u00eb process t\u00eb besuesh\u00ebm zgjedhor. Grupi p\u00ebr PD-n\u00eb k\u00ebrkoi disa her\u00eb zyrtarisht shtyrjen e afatit p\u00ebr zgjedhjet e brend\u00ebshme n\u00eb Parti por kjo nuk u pranua nga Kryesia e Partis\u00eb Demokratike.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Para dhe gjat\u00eb procesit zgjedhor jan\u00eb sh\u00ebnuar shkeljet si m\u00eb posht\u00eb:<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Shkelje statutore:<\/em><\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Shkelja e par\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor \u00ebsht\u00eb shkelja e nenit 9 t\u00eb Statutit t\u00eb PD (Bazat e Funksionit). N\u00eb pik\u00eb 4 t\u00eb tij parashikohet se funksionimi i PDSH-s\u00eb bazohet n\u00eb: \u201cTransparenc\u00ebn n\u00eb vendimmarrje dhe n\u00eb veprimtarin\u00eb politike t\u00eb PDSH-s\u00eb, duke informuar an\u00ebtar\u00ebt dhe simpatizant\u00ebt mbi to. Mbledhjet dhe veprimtaria e organeve t\u00eb partis\u00eb \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e saj, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve, kur shumica e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb organit vendos ndryshe, me q\u00ebllim ruajtjen e karakterit konfidencial t\u00eb mbledhjes apo veprimtaris\u00eb. N\u00eb \u00e7do rast, vendimet q\u00eb merren dhe dokumentet q\u00eb pasqyrojn\u00eb veprimtarin\u00eb e organit p\u00ebrkat\u00ebs, u b\u00ebhen t\u00eb njohura an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet strukturave organizative apo mjeteve t\u00eb tjera t\u00eb informimit publik\u201d.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> \u00cbsht\u00eb shkelur neni 10 i k\u00ebtij Statuti (E drejta p\u00ebr t\u00eb zgjedhur dhe p\u00ebt t\u2019u zgjedhur), sepse u \u00ebsht\u00eb mohuar e drejta kandidat\u00ebve p\u00ebr t\u2019u zgjedhur, pasi disa prej tyre jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga gara pa arsyetim. Deri sot, dt. 16 qershor 2021, nuk ka nj\u00eb vendim t\u00eb shkruar t\u00eb Kryesis\u00eb mbi arsyet e p\u00ebrjashtimit t\u00eb kandidat\u00ebve nga gara elektorale.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> \u00cbsht\u00eb shkelur pika 5\/a e nenit 50 t\u00eb Statutit t\u00eb PDSH (Kompetencat e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar), ku p\u00ebrcaktohet se: \u201cK\u00ebshilli Komb\u00ebtar, me propozim t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb PDSH-s\u00eb ose Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb, ushtron edhe k\u00ebto p\u00ebrgjegj\u00ebsi apo t\u00eb drejta: a. miraton Rregulloren e Brendshme dhe aktet e tjera t\u00eb nevojshme n\u00ebnstatutore p\u00ebrzbatimin e k\u00ebtij Statuti apo mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebs n\u00eb Parti.\u201d. Theksojm\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi se K\u00ebshilli Komb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb mbledhur p\u00ebr t\u00eb miratuar rregullore t\u00eb br\u00ebndshme dhe p\u00ebr t\u00eb miratuar modalitetet p\u00ebr zgjedhjet br\u00ebnda PD-s\u00eb.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> \u00cbsht\u00eb shkelur pika 3 e nenit 51 t\u00eb Statutit (Kryetari i Partis\u00eb), n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn parashikohet se: \u201cKryetari i Partis\u00eb zgjidhet me votim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb PDSH, sipas parimit \u201cNj\u00eb an\u00ebtar, Nj\u00eb vot\u00eb\u201d. Modalitetet e procesit p\u00ebrcaktohen nga Rregullorja e Brendshme e PDSH.\u201d Rezulton se deri tani k\u00ebto modalitete nuk jan\u00eb caktuar nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar dhe nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar dhe miratuar nj\u00eb kod zgjedhor.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> \u00cbsht\u00eb shkelur neni 66 i Statutit (P\u00ebr Ngritjen dhe funksionimin e Komisionit t\u00eb Apelimit). Sqarojm\u00eb se Komisioni i Apelimit \u00ebsht\u00eb Gjykata e PDSH-s\u00eb. K\u00ebshilli Komb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb mbledhur p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Apelimit<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Statuti i PDSH-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i parregjistruar q\u00eb prej vitit 2005 n\u00eb Gjykat\u00eb. N\u00eb Ligjin p\u00ebr Partit\u00eb Politike (Nr. 8580, dat\u00eb 17.2.2000) pika 14 e tij parashikon se: \u201cK\u00ebrkesa p\u00ebr ndryshime n\u00eb rregjistrin e partive politike b\u00ebhet nga organi i partis\u00eb q\u00eb ka n\u00eb kompetenc\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e saj ndaj t\u00eb tret\u00ebve\u201d. Gjithashtu edhe parimi p\u00ebr zgjedhjen \u201cNj\u00eb an\u00ebtar, nj\u00eb vot\u00eb\u201d i vendosur n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr Kryetar Partie n\u00eb vitin 2013, nuk \u00ebsht\u00eb rregjistruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb.<\/em><\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Shkelje proceduriale dhe statutore:<\/em><\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Listat e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb nuk u vun\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb kandidat\u00ebve, por ju dor\u00ebzuan komisioneve vet\u00ebm dit\u00ebn e premte (dt.11 qershor 2021) n\u00eb mesdit\u00eb, duke i mohuar t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs dhjet\u00ebra mij\u00eb demokrat\u00ebve.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> P\u00ebrjashtimi nga lista e votuesve e 28 mij\u00eb an\u00ebtar\u00ebv\u00eb t\u00eb PD nga Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb dhe shkelja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjedhur. Me mi\u00ebjra an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PDSH t\u00eb rregjistruar si an\u00ebtar\u00eb q\u00eb prej vitit 1991, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb themelues partie, ish deputet\u00eb, ish kryetar\u00eb deg\u00ebsh t\u00eb PD, ish kryetar\u00eb bashkish, ish kryetar\u00eb qarqesh, student\u00eb t\u00eb dhjetorit t\u00eb viteit 1990, sekretar\u00eb aktual\u00eb deg\u00ebsh, n\u00ebnkryetar\u00eb aktual\u00eb deg\u00ebsh, an\u00ebtar\u00eb kryesish aktual\u00eb t\u00eb PD, ish komisioner\u00eb t\u00eb PD deri n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit, si dhe familjar\u00eb t\u00eb tyre, nuk e kan\u00eb gjetur emrin n\u00eb lista.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> N\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do norm\u00eb t\u00eb Kodit Zgjedhor, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj dhe jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb karta an\u00ebtaresie deri n\u00eb dat\u00ebn 13 qershor 2021. Nj\u00eb pjes\u00eb votuesish jan\u00eb paraqitur p\u00ebr t\u00eb votuar pa karta an\u00ebtaresie, vet\u00ebm m\u00eb nj\u00eb kontrabilet\u00eb me shkrim dore nga deg\u00ebt. N\u00eb disa qendra votimi, ka pasur edhe raste kur kan\u00eb votuar njer\u00ebz pa kart\u00eb an\u00ebtaresie dhe pa emra n\u00eb list\u00eb, raste q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb media.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> N\u00eb kund\u00ebrshtim me Nenin 15 t\u00eb \u201cRregullores mbi modalitetet e procesit zgjedhor p\u00ebr Kryetar t\u00eb PDSH-s\u00eb\u201d (Nr Prot 86\/1 i dat\u00ebs 23 Maj 2021), ku thuhet se: \u201cSecili kandidat ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb auditues p\u00ebr procesin e gjenerimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga sistemi elektronik i an\u00ebtaresis\u00eb, i cili pa patur t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr kopjimin e t\u00eb dh\u00ebnave, b\u00ebn monitorimin e procesit t\u00eb gjenerimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb antar\u00ebsis\u00eb nga sistemi dhe verifikon n\u00ebse ka apo jo modifikime t\u00eb pap\u00ebrshtatshme n\u00eb sistem. Zyra e IT-s\u00eb dhe Sekretariati Organizativ n\u00eb Partin\u00eb Demokratike kujdeset p\u00ebr garantimin e k\u00ebsaj t\u00eb drejte\u201d. Audituesit elektronik, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kandidat\u00ebve nuk jan\u00eb lejuar t\u00eb verifikojn\u00eb n\u00ebse ka modifikime n\u00eb sistem. Ata kan\u00eb par\u00eb vet\u00ebm printimin e listave p\u00ebr \u00e7do deg\u00eb.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Kartat e reja t\u00eb antar\u00ebsis\u00eb nuk p\u00ebrmbajn\u00eb elemente sigurie, si fotografi, n\u00ebnshrkim t\u00eb antarit, numer serial t\u00eb koduar dhe as deg\u00ebn nga e cila l\u00ebshohet.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Komisioni i zgjedhjeve u p\u00ebrcaktua i gjithi n\u00eb funksion t\u00eb kryetarit n\u00eb detyr\u00eb dhe kandidat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb s&#8217;ju la asnj\u00eb an\u00ebtar n\u00eb komision, p\u00ebrvecse v\u00ebzhgues pa status vendimarrje. Infrastruktura fizike dhe ajo njer\u00ebzore n\u00eb selin\u00eb q\u00ebndrore dhe ato lokale u vu e gjitha n\u00eb funksion t\u00eb kryetarit n\u00eb detyr\u00eb.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Vendimi p\u00ebr t\u2019i afruar zgjedhjet ishte krejt\u00ebsisht arbitrar, pasi mandati i kryetarit t\u00eb PDSH mbaronte me 22 korrik 2021. Koha p\u00ebr t\u00eb zhvilluar fushat\u00eb ishte e pamjaftueshme.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> N\u00eb takimin e organizuar nga Komisioni i Zgjedhjeve me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kandidat\u00ebve, n\u00eb dat\u00ebn 09 qershor 2021, \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb v\u00ebzhguesit e kandidat\u00ebve n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr votimi do t\u00eb q\u00ebndronin ulur me Komisionin dhe do t\u00eb n\u00ebnshkruanin proces-verbalet. N\u00eb proces-verbalin e q\u00ebndrave t\u00eb votimit n\u00eb Lezh\u00eb dhe Durr\u00ebs, asnj\u00eb nga v\u00ebzhguesit e kandidates Edit Harxhi nuk e ka n\u00ebnshkruar procesverbalin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr arsye t\u00eb shkeljeve gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb votimit.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> N\u00eb 90% t\u00eb rasteve, v\u00ebzhguesit nuk jan\u00eb lejuar t\u00eb uleshin n\u00eb tavolin\u00eb dhe jan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb larg tavolin\u00ebs s\u00eb Komisionit. N\u00eb nj\u00ebsin\u00eb Nr.4 n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb votuar nga 98% e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb. N\u00eb nj\u00ebsin\u00eb nr 8 n\u00eb Tiran\u00eb votimi ka q\u00ebn\u00eb 118% e pjesmarr\u00ebsve! N\u00eb Deg\u00ebn Gjirokast\u00ebr, votimi ka q\u00ebn\u00eb vet\u00ebm 30%. N\u00eb Kuk\u00ebs, Has dhe Tropoj\u00eb, nuk e ka kaluar 30%.<\/em><\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb Librazhd kan\u00eb votuar m\u00eb shum\u00eb votues se n\u00eb Vlor\u00eb dhe n\u00eb Maliq m\u00eb shum\u00eb votues se n\u00eb Korc\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<ol start=\"10\">\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Ka pasur raste kur vezhguesit e kandidat\u00ebve p\u00ebr kryetar partie, jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit (Nj\u00ebsia Nr 4 Kavaj\u00eb) dhe jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga Komisioni (Nj\u00ebsia 5 Tiran\u00eb). N\u00eb Gjirokast\u00ebr, v\u00ebzhguesi i kandidates Edit Harxhi, ish kandidati per Kryetar i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb k\u00ebt\u00eb deg\u00eb, megjithse an\u00ebtar i vjet\u00ebr i PD, nuk \u00ebsht\u00eb lejuar t\u00eb votoj\u00eb pasi nuk kish emrin n\u00eb list\u00eb.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar Rregullorja \u201cMbi modalitetet e procesit zgjedhor p\u00ebr Kryetar t\u00eb PDSH-s\u00eb\u201d (Nr Prot 86\/1 i dat\u00ebs 23 Maj 2021), n\u00eb lidhje me lejimin e votuesve p\u00ebr t\u00eb votuar me kartat e vjetra t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, duke mos e pasur emrin n\u00eb list\u00eb. Ky proces ka qen\u00eb selektiv, i paunifikuar dhe vendim-marrja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nga Komisioni i q\u00ebndr\u00ebs s\u00eb votimit.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> N\u00eb shumic\u00ebn e q\u00ebndrave t\u00eb votimit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do parim t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, \u00ebsht\u00eb votuar me fotografin\u00eb e Kryetarit aktual n\u00eb mur.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Kutit\u00eb e votimit nuk kan\u00eb pasur masa sigurie dhe as kodet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb siguris\u00eb.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, disa kryetar\u00eb deg\u00ebsh dhe rreth 90% e deputet\u00ebve t\u00eb PD kan\u00eb penguar zhvillimin e veprimtarive zgjedhore dhe i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje publike antar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar kandidatin Lulzim Basha. Shpesh her\u00eb, deputet\u00ebt i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje strukturave t\u00eb partis\u00eb t\u00eb mos marrin pjes\u00eb n\u00eb takimet zgjedhore t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Tre kandidat\u00ebve p\u00ebr kryetar t\u00eb PDSH nuk i \u00ebsht\u00eb ofruar asnj\u00eb burim administrativ, financiar dhe njer\u00ebzor. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrdorur nga kryetari aktual, i cili ka vazhduar normalisht gar\u00ebn nga pozitat e kryetarit, duke p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha strukturat e PD.<\/em><\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><em>Konkluzion:<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb k\u00ebto zgjedhje \u00ebsht\u00eb votuar vet\u00ebm nga 32 mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb nga 75 mij\u00eb antar\u00eb t\u00eb rregjistruar nga Partia Demokratike, 25 mij\u00eb m\u00eb pak se n\u00eb vitin 2017 dhe 3 mij\u00eb m\u00eb pak se n\u00eb vitin 2013 vit kur PD ka qen\u00eb ende n\u00eb pushtet dhe ka pasur 40.000 votues pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr Kryetar Partie.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Procesi ishte n\u00eb shkelje t\u00eb parashikimeve statutore, i pabarabart\u00eb, i padrejt\u00eb dhe me shkelje t\u00eb r\u00ebnda duke pamund\u00ebsuar nj\u00eb fushat\u00eb dhe gar\u00eb elektorale p\u00ebrjashtuar Kryetarin n\u00eb detyr\u00eb. Kryetari i zgjedhur nuk p\u00ebrfaq\u00ebson as shumic\u00ebn e thjesht\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb partis\u00eb por nj\u00eb minoranc\u00eb duke mos i dh\u00ebn\u00eb legjitimitet statutor dhe forc\u00eb morale p\u00ebr t\u00eb drejtuar nj\u00eb proces reformash t\u00eb thella t\u00eb cilat jan\u00eb sot emergjenc\u00eb dhe jetike p\u00ebr PD-n\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Grupi p\u00ebr PD do vazhdoj\u00eb angazhimin brenda Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr demokratizimin e Partis\u00eb, ringritjen, reformimin e plot\u00eb dhe hapjen e partis\u00eb, bashkimin e t\u00eb gjitha kontributeve dhe vlerave t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave n\u00eb PD, futjen e Partis\u00eb n\u00eb shina t\u00eb djathta ideologjike, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur ringritjen e opozit\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb shqiptare, si e vetmja mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Shqiperis\u00eb nj\u00eb model t\u00eb ndrysh\u00ebm nga qeverisja e Rilindjes, zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme dhe jo si ato t\u00eb 25 prillit 2021 dhe nj\u00eb qeverisje me duar t\u00eb pastra larg korrupsionit, krimit t\u00eb organizuar dhe oligarkis\u00eb politike.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupi \u2018P\u00ebr PD\u2019-n\u00eb q\u00eb u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr kreun e PD-s\u00eb n\u00eb 13 qershor nga kandidatja Edit\u2019h Harxhi, ka dal\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare lidhur me procesin. Grupi rendit 5 shkelje statutore n\u00eb zgjedhjet e 13 qershorit duke akuzuar kryesin\u00eb e PD-s\u00eb p\u00ebr procesin. Po k\u00ebshtu m\u00eb posht\u00eb n\u00eb reagimin zyrtar t\u00eb grupit \u2018P\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-457035","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/457035","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=457035"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/457035\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=457035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=457035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=457035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}