{"id":455696,"date":"2021-06-09T17:18:02","date_gmt":"2021-06-09T15:18:02","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=455696"},"modified":"2021-06-09T17:18:02","modified_gmt":"2021-06-09T15:18:02","slug":"protesta-e-gazetareve-kuvendi-sqaron-sistemi-i-ri-i-njejte-me-ato-ne-vendet-e-be-se-sdo-censurojme-pamjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/06\/09\/protesta-e-gazetareve-kuvendi-sqaron-sistemi-i-ri-i-njejte-me-ato-ne-vendet-e-be-se-sdo-censurojme-pamjet\/","title":{"rendered":"Protesta e gazetar\u00ebve, Kuvendi sqaron: Sistemi i ri i nj\u00ebjt\u00eb me ato n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, s\u2019do censurojm\u00eb pamjet","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-455593\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gazetaret.jpeg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"853\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gazetaret.jpeg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gazetaret-300x200.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gazetaret-768x512.jpeg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gazetaret-1024x682.jpeg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kuvendi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur zyrtarisht pas protest\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve dit\u00ebn e sotme p\u00ebr vendimin e ri sipas t\u00eb cilit ata nuk do lejohen m\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb nga mjediset e tij. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas Kuvendit sistemi i ri \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2019 dhe p\u00ebrmbledh n\u00eb vete t\u00eb gjitha praktikat m\u00eb t\u00eb mira dhe \u00ebshty\u00eb audituar nga misioni i BE-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb njoftim thuhet m\u00eb tej se sistemi i ri audio-viziv do jet\u00eb vet\u00ebm n\u00eb sallat e komisioneve parlamentare nd\u00ebrsa seancat plenare do vijojn\u00eb t\u00eb transmetohen si m\u00eb par\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po k\u00ebshtu n\u00eb njoftim thuhet se sistemi q\u00eb do p\u00ebrdoret \u00ebsht\u00eb model q\u00eb p\u00ebrdoret edhe n\u00eb parlamentet e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Njoftimi<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cDuke ndjekur me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shqet\u00ebsimet e ngritura nga Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb, gazetar\u00ebt e akredituar n\u00eb Kuvend, si edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb medias, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb sqaron si m\u00eb posht\u00eb:<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Prej vitesh komisionet parlamentare n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb pasur mang\u00ebsi n\u00eb regjistrimin dhe dokumentimin e mbledhjeve. Vet\u00ebm kat\u00ebr nga tet\u00eb komisionet e p\u00ebrhershme parlamentare kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pajisura me mikrofona statik\u00eb dhe sistem regjistrimi t\u00eb mbledhjeve.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sistemet e regjistrimit n\u00eb kat\u00ebr komisione kan\u00eb qen\u00eb me teknologji t\u00eb vjet\u00ebruar, nd\u00ebrsa komisionet t\u00eb cilat nuk ishin t\u00eb pajisura me sistem audio, i regjistronin mbledhjet n\u00ebp\u00ebrmjet diktofon\u00ebve, proces q\u00eb ka shfaqur jo pak her\u00eb probleme p\u00ebr zbardhjen e mbledhjeve, p\u00ebr shkak t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb dob\u00ebt t\u00eb regjistrimit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Gjithashtu, prania e kamerave t\u00eb shumta n\u00eb korridoret e Kuvendit dhe komisionet parlamentare krijonte v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr menaxhimin dhe mbar\u00ebvajtjen e mbledhjes p\u00ebr shkak t\u00eb ambienteve shum\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb sallave ku zhvillohen mbledhjet, por edhe kalimi i kabllove, n\u00ebp\u00ebr dritaret e komisioneve gjat\u00eb transmetimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, ka qen\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb, rekomandimet e Progres-Raporteve t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb viteve 2013-2014 kishin theksuar nevoj\u00ebn e rritjes s\u00eb transparenc\u00ebs dhe p\u00ebrfshirjes s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb procesin legjislativ, si edhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb informimit t\u00eb publikut mbi aktivitetet parlamentare dhe dokumentacionin parlamentar. N\u00eb ve\u00e7anti, Raportet e projektit IPA 2013 theksojn\u00eb se Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk disponon nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb unifikuar, q\u00eb mund\u00ebson komunikimin efektiv n\u00eb format audio-video nga sallat e komisioneve parlamentare dhe se mungesa e nj\u00eb sistemi audio-video n\u00eb mjediset e Kuvendit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb serioze, p\u00ebr t\u00eb siguruar transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb komisionet parlamentare dhe n\u00eb organet e tjera t\u00eb Kuvendit.\u00a0\u00a0 <\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nisur nga k\u00ebto problematika, me q\u00ebllim rritjen e transparenc\u00ebs s\u00eb mbledhjeve t\u00eb komisioneve dhe veprimtarive parlamentare, por dhe nevoj\u00ebs s\u00eb fuqizimit t\u00eb procesit legjislativ p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb avancuar, Kuvendi vendosi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb ri audio-video p\u00ebr ndjekjen dhe transmetimin e mbledhjeve t\u00eb komisioneve parlamentare.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sistemi i ri audio-video \u00ebsht\u00eb rekomanduar, financuar, konceptuar dhe nd\u00ebrtuar nga Delegacioni i BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebp\u00ebrmjet Programit IPA 2014 t\u00eb Komisionit Europian\u00a0 p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb,\u00a0 dhe Kuvendi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitues i k\u00ebtij projekti\/modeli t\u00eb ri. Edhe specifikimet teknike t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij sistemi u p\u00ebrcaktuan dhe miratuan nga Komisoni Evropian, bazuar n\u00eb standardet dhe p\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb parlamenteve t\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Projekti i sistemit i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar BE-s\u00eb n\u00eb rrug\u00eb zyrtare m\u00eb dat\u00ebn 27 Maj 2014 dhe i \u00ebsht\u00eb prezantuar nga Kuvendi p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb dy takimet e zhvilluara m\u00eb datat 28 maj dhe 3 qershor 2014. M\u00eb dat\u00ebn 17 dhjetor 2014, Komisioni Europian miratoi paket\u00ebn IPA 2014 p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb,\u00a0 e cila p\u00ebrfshin edhe mb\u00ebshtetjen financiare p\u00ebr Kuvendin p\u00ebr instalimin e sistemit t\u00eb ri audio-video.\u00a0 <\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Marr\u00ebveshja kuad\u00ebr nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga K\u00ebshilli i Ministrave i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Komisionit Europian p\u00ebr Rregullat e\u00a0 Zbatimit t\u00eb Asistenc\u00ebs Financiare t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Kuad\u00ebr t\u00eb Instrumentit p\u00ebr Asistenc\u00ebn\u00a0 Para-An\u00ebtar\u00ebsimit (IPA II), u n\u00ebnshkrua n\u00eb vitin 2015.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Projekti i sistemit u nd\u00ebrtua n\u00eb vitin 2015. Nd\u00ebrtimi i sistemit filloi n\u00eb janar 2018 dhe p\u00ebrfundoi n\u00eb korrik 2019. N\u00eb qershor 2020 sistemi u certifikua nga misioni i auditit t\u00eb BE-s\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sqarojm\u00eb se sistemi audio-video \u00ebsht\u00eb instaluar vet\u00ebm n\u00eb sallat e komisioneve parlamentare, nd\u00ebrsa seancat plenare do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb transmetohen si m\u00eb par\u00eb, pa asnj\u00eb ndryshim.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sistemi audio-video nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model i krijuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, por nj\u00eb model informimi q\u00eb zbatohet n\u00eb Parlamentin Europian, si edhe n\u00eb mjaft parlamente t\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, si: Suedi, Franc\u00eb, Angli, Austri, Estoni, Gjermani, Finland\u00eb, etj. Konkretisht: n\u00eb Parlamentin Europian gazetar\u00ebt nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb\u00a0 mbledhjet e komisioneve, p\u00ebrve\u00e7se kur marrin autorizim paraprak t\u00eb drejtuesit t\u00eb mbledhjes. N\u00eb Suedi, Franc\u00eb, Austri, Estoni, gazetar\u00ebt nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00ebn e komisionit, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb rastet kur b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe pasi marrin nj\u00eb miratim paraprak nga kryetari i Komisionit ose Zyra e medias. N\u00eb Gjermani, komisionet jan\u00eb vet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u00eb vendosur se n\u00eb cilat raste p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e mediave kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb mbledhje. N\u00eb Finland\u00eb, gazetar\u00ebt mund t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb mbledhjet e komisioneve vet\u00ebm me ftes\u00eb nga komisionet. N\u00eb Hungari, Itali dhe n\u00eb Republik\u00ebn \u00c7eke, gazetar\u00ebt nuk lejohen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb mbledhje, por n\u00eb mjedise t\u00eb caktuara ku mund bashk\u00ebbisedojn\u00eb me deputet\u00ebt.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sistemi i ri rrit transparenc\u00ebn parlamentare dhe nuk e kufizon aksesin e gazetar\u00ebve, por e rregullon at\u00eb. Gazetar\u00ebve u mund\u00ebsohet transmetimi i mbledhjeve t\u00eb t\u00eb gjitha komisioneve dhe ata zgjedhin vet\u00eb, n\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb, informacionin q\u00eb do t\u00eb transmetojn\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Transmetimi i mbledhjeve t\u00eb komisioneve, realizohet n\u00eb koh\u00eb reale n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij sistemi dhe pa asnj\u00eb mund\u00ebsi nd\u00ebrhyrjeje. Sistemi nuk ka nj\u00eb regji qendrore, por komandohet nga vet\u00eb gazetar\u00ebt, sipas nevojave t\u00eb tyre. Gazetar\u00ebt komandojn\u00eb sistemin dhe jo sistemi gazetar\u00ebt.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sistemi i ri nuk i pengon gazetar\u00ebt t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb ambjentet e Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit. Nd\u00ebrhyrjet n\u00eb Rregulloren e Kuvendit dhe n\u00eb Rregulloren e Masmedias nuk shtojn\u00eb asnj\u00eb ndales\u00eb t\u00eb re lidhur me hap\u00ebsirat e lejuara p\u00ebr punonj\u00ebsit e akredituar t\u00eb medias, krahasuar me rregulloren e m\u00ebparshme. N\u00eb Rregulloren p\u00ebr Akreditimin, akomodimin dhe orientimin e Masmedias pran\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, miratuar me vendim t\u00eb Byros\u00eb s\u00eb Kuvendit, nr. 4, dat\u00eb 12.02.2014, shprehimisht, neni 17, pika \u201ca\u201d, mund\u00ebson l\u00ebvizjen e personave t\u00eb akredituar n\u00eb t\u00eb gjitha mjediset, me p\u00ebrjashtim t\u00eb hollit nga kati i par\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt n\u00eb godin\u00ebn e Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit. N\u00eb Rregulloren e re, p\u00ebrve\u00e7 \u201cNe\u00ebs room-it\u201d, referuar nenit 17 pika b, parashikohet v\u00ebnia n\u00eb dispozicion t\u00eb gazetar\u00ebve edhe e disa mjediseve t\u00eb tjera: konkretisht:<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>n\u00eb ambjentet e p\u00ebrcaktuara t\u00eb Kryesis\u00eb e Kuvendit (salla e gazetar\u00ebve -Ne\u00ebs room);<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>n\u00eb ambjentet e caktuara p\u00ebr intervista dhe konferenca p\u00ebr shtyp te Kryesia e Kuvendit;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>n\u00eb godin\u00ebn e seancave plenare t\u00eb Kuvendit, n\u00eb oborr dhe n\u00eb galerin\u00eb e sip\u00ebrme t\u00eb k\u00ebsaj salle.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Disa ambjente t\u00eb tjera t\u00eb caktuara p\u00ebr intervista dhe konferenca p\u00ebr shtyp jan\u00eb:<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>ambjenti n\u00eb an\u00ebn veriore t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Kryesis\u00eb;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>stendat e hollit t\u00eb katit t\u00eb dyt\u00eb (\u201cpress point-i);<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>salla e konferencave p\u00ebr shtyp n\u00eb katin e nd\u00ebrmjet\u00ebm n\u00eb an\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Gjithashtu intervistat mund t\u00eb zhvillohen edhe n\u00eb ambjentet m\u00eb posht\u00eb:<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>n\u00eb zyr\u00ebn e deputetit;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>n\u00eb zyr\u00ebn e grupit parlamentar, t\u00eb cilit ai i p\u00ebrket;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>n\u00eb zyr\u00ebn e komisionit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm parlamentar ku \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>n\u00eb ambjentet e tjera t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Kuvendi p\u00ebr intervista.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sistemi i ri\u00a0 mund\u00ebson:<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>kushte komode p\u00ebr zhvillimin e veprimtarive t\u00eb komisioneve;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>siguri, leht\u00ebsi dhe komoditet n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr median, deputet\u00ebt dhe sh\u00ebrbimet e Kuvendit;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb \u00e7do detaji q\u00eb ndodh n\u00eb sallat e komisioneve;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>qasje t\u00eb re teknologjike referuar zhvillimeve t\u00eb vazhdueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>rritje t\u00eb standartit t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb ofruara nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>akses t\u00eb plot\u00eb t\u00eb materialeve audio-video t\u00eb mbledhjeve t\u00eb komisioneve n\u00eb \u00e7do koh\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Teknikisht, gazetar\u00ebt dhe publiku, me nd\u00ebrmjet\u00ebsin\u00eb ose jo t\u00eb gazetarit, nuk pengohen nga informimi. Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk censuron dhe nuk p\u00ebrzgjedh asnj\u00eb pamje dhe asnj\u00eb plan, pasi Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk po instalon asnj\u00eb regji qendrore. P\u00ebrkundrazi \u00e7do gj\u00eb komandohet nga vet\u00eb gazetar\u00ebt dhe jan\u00eb ata q\u00eb ndjekin dhe p\u00ebrzgjedhin \u00e7do pamje apo detaj q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb transmetojn\u00eb. N\u00eb \u201cNe\u00ebs room-in\u201d e dedikuar p\u00ebr gazetar\u00eb nuk ka dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb regji dhe asnj\u00eb regjisor t\u00eb ngarkuar me detyr\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e pamjeve.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cDhoma e medias\u201d, hap\u00ebsira n\u00eb dispozicion t\u00eb gazetar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjedis me 13 kompjutera t\u00eb pajisur me kufje, ku var\u00ebsisht se cilin komision p\u00ebrzgjedhin, gazetar\u00ebt mund t\u00eb ndjekin audio-video n\u00eb koh\u00eb reale punimet e tij. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ambjent, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar transmetimin LIVE nga televizionet, gjendet edhe nj\u00eb panel me porta SDI, ku mediat mund t\u00eb marrin n\u00eb koh\u00eb reale komisionet e p\u00ebrzgjedhura.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, nj\u00ebsoj si p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, ku Kuvendi ka marr\u00eb vler\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr transparenc\u00ebn, komisionet do t\u00eb vijojn\u00eb transmetimin direkt si dhe arkivimin e tyre\u00a0 edhe n\u00eb faqen zyrtare \u00cbEB dhe n\u00eb \u201cFacebook\u201d t\u00eb Kuvendit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nj\u00eb tjet\u00ebr alternativ\u00eb q\u00eb kjo praktik\u00eb e re shton \u00ebsht\u00eb se n\u00eb mbyllje t\u00eb mbledhjes s\u00eb komisionit, gazetar\u00ebt, me k\u00ebrkes\u00ebn e tyre, mund t\u00eb marrin t\u00eb regjistruar t\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb bindjen ton\u00eb, ofrimi sipas praktikave m\u00eb t\u00eb mira per\u00ebndimore, i nj\u00eb tryeze pune, rrjeti t\u00eb mir\u00eb interneti dhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ndjekje n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb punimeve t\u00eb t\u00eb gjitha komisioneve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap cil\u00ebsor n\u00eb drejtim t\u00eb krijimit t\u00eb kushteve optimale p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e misionit informues, p\u00ebrfshir\u00eb\u00a0 t\u00eb drejt\u00ebn e t\u00ebrheqjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb materialit audio-video, transmetimin livestream n\u00eb faqen zyrtare si edhe livestream-i dhe arkivimi n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Kuvendit dhe n\u00eb rrjetin social \u201cFacebook\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Televizionet marrin nj\u00ebkoh\u00ebsisht disa sinjale p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin komision: sinjalin e pamjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb sall\u00ebs, sinjalin audio t\u00eb mikrofonit aktiv dhe ambiental, si edhe sinjalin q\u00eb fokuson fol\u00ebsin aktiv me sinjal audio-video. P\u00ebrzgjedhja e planeve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, nuk b\u00ebhet me regjisor\u00eb, por automatikisht nga sistemi: fol\u00ebsi aktiv inkuadrohet n\u00eb plan, nd\u00ebrsa, paralel tij, i arritsh\u00ebm nga media p\u00ebrmes sinjalit t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb u ofrohet, \u00ebsht\u00eb edhe plani i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i sall\u00ebs. Automatikisht, ndezja e mikrofonit fokuson edhe planin video.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Gjithashtu lidhur me shqet\u00ebsimin p\u00ebr trajtimin e diferencuar t\u00eb RTSH-s\u00eb dhe ATSH-s\u00eb, ju informojm\u00eb se kjo pik\u00eb nuk ka ndryshuar aspak n\u00eb krahasim me Rregulloren e m\u00ebparshme t\u00eb akreditimit t\u00eb\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Masmedias, pasi ka q\u00ebn\u00eb e parashikuar edhe aty po nj\u00ebsoj, statusi i ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb RTSH dhe ATSH n\u00eb l\u00ebvizjen n\u00eb sall\u00ebn e seancave plenare, sipas p\u00ebrcaktimit\u00a0 n\u00eb Vendimin e Byros\u00eb nr.30, dat\u00eb 10.04.2015 p\u00ebr miratimin e Rregullores \u201cP\u00ebr hyrjen n\u00eb selin\u00eb dhe sall\u00ebn e seancave plenare t\u00eb Kuvendit\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Pra, nuk ka asnj\u00eb diferencim t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb RTSH dhe ATSH n\u00eb raport me gazetar\u00ebt e tjer\u00eb, p\u00ebrsa i takon l\u00ebvizjeve n\u00eb ambjentet e Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit, por i vetmi diferencim \u00ebsht\u00eb sikurse ka q\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb Rregulloren e m\u00ebparshme, vet\u00ebm p\u00ebr n\u00eb sall\u00ebn e seancave plenare dhe kjo p\u00ebrsa i takon transmetimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb RTSH Kuvend.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sqarojm\u00eb gjithashtu se q\u00eb nga fillimi i prezantimit t\u00eb k\u00ebtij projekti dhe deri m\u00eb sot, koleg\u00ebt gazetar\u00eb dhe mediat jan\u00eb informuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi lidhur me sistemin, m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit dhe risit\u00eb q\u00eb do t\u00eb sillte p\u00ebr\u00a0 rritjen e transparenc\u00ebs parlamentare.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sigurojm\u00eb gazetar\u00ebt, mediat dhe publikun se\u00a0 transparenca mbetet nj\u00eb objektiv prioritar i agjend\u00ebs parlamentare dhe garantojm\u00eb se Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb medias s\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur dhe publikut t\u00eb gjer\u00eb.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur zyrtarisht pas protest\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve dit\u00ebn e sotme p\u00ebr vendimin e ri sipas t\u00eb cilit ata nuk do lejohen m\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb nga mjediset e tij. Sipas Kuvendit sistemi i ri \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2019 dhe p\u00ebrmbledh n\u00eb vete t\u00eb gjitha praktikat m\u00eb t\u00eb mira dhe \u00ebshty\u00eb audituar nga misioni i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":455593,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-455696","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/455696","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=455696"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/455696\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/455593"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=455696"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=455696"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=455696"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}