{"id":450367,"date":"2021-05-15T18:32:08","date_gmt":"2021-05-15T16:32:08","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=450367"},"modified":"2021-05-15T18:50:28","modified_gmt":"2021-05-15T16:50:28","slug":"opozita-si-lakmues-per-koherencen-ndaj-vendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/05\/15\/opozita-si-lakmues-per-koherencen-ndaj-vendit\/","title":{"rendered":"Opozita si lakmues p\u00ebr koherenc\u00ebn ndaj vendit","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-415963\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/erl-kodra-featured.jpg\" alt=\"\" width=\"980\" height=\"560\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/erl-kodra-featured.jpg 980w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/erl-kodra-featured-300x171.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/erl-kodra-featured-768x439.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 980px) 100vw, 980px\" \/><\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong>Alias Autor: Erl Kodra<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Replik\u00eb me Prof. Artan Fuga<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke d\u00ebgjuar Artan Fug\u00ebn tek Sokol Balla, t\u00eb krijohej p\u00ebrshtypja se profesori po fliste p\u00ebr opozit\u00ebn e nj\u00eb vendi hipotetik q\u00eb ka disa probleme, por p\u00ebrs\u00ebri fajin p\u00ebr gjendjen e keqe t\u00eb vendit e ka pik\u00ebrisht ajo, meqen\u00ebse nuk po arrin t\u00eb angazhoj\u00eb elektoratin gri ose t\u00eb krijoj\u00eb frym\u00ebn e duhur p\u00ebr ndryshim &#8211; dhe se shkaku duhet k\u00ebrkuar brenda saj &#8211; n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit, n\u00eb strukturat q\u00eb nuk funksionojn\u00eb, form\u00ebn e t\u00eb b\u00ebrit opozit\u00eb, programin politik dhe ideologjik, dhe s\u00eb fundi, gabimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme q\u00eb kur braktisi sistemin duke djegur mandatet parlamentare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, mendimet e Fug\u00ebs rezononin plot\u00ebsisht me gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb k\u00ebto vite p\u00ebr dhe rreth opozit\u00ebs, pavar\u00ebsisht se fjalori i pasur dhe m\u00ebnyra e arsyetimit kishte nj\u00eb ngjyrim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Duket qart\u00eb se profesori \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr n\u00eb fush\u00ebn e tij, dhe si i till\u00eb, edhe p\u00ebr arsye t\u00eb ve\u00e7anta, ai mund t\u00eb ngrej\u00eb narrativa me ndikim n\u00eb opinionin publik, sidomos n\u00eb p\u00ebrcaktimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb fajtorit t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb ku \u00ebsht\u00eb vendi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por a kishte t\u00eb drejt\u00eb Profesori?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kritikat e tij do t\u00eb q\u00ebndronin plot\u00ebsisht sikur Edi Rama t\u00eb mos ekzistonte fare, ose Shqip\u00ebria t\u00eb mos ishte k\u00ebshtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, ose m\u00eb keq akoma, mendimet e profesorit t\u00eb adresoheshin p\u00ebr nj\u00eb vend hipotetik dhe q\u00eb ne nuk e njohim aspak. P\u00ebrndryshe, kritika e tij nuk mund t\u00eb justifikohet, sa koh\u00eb q\u00eb ai kritikon opozit\u00ebn duke e shk\u00ebputur at\u00eb nga mjedisi, ose m\u00eb keq akoma, sikur ajo gjallon n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri me disa probleme, por q\u00eb gjithsesi funksionon. Por nuk \u00ebsht\u00eb ashtu.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i vog\u00ebl dhe me t\u00eb kaluar tragjike &#8211; me shoq\u00ebri t\u00eb \u00e7ar\u00eb &#8211; me lumenj gjaku n\u00eb mes &#8211; me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e mbijetes\u00ebs &#8211; me nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb kriminalizuar n\u00eb palc\u00eb &#8211; me institucione t\u00eb varura dhe t\u00eb kapura nga mafia dhe politika &#8211; dhe mbi t\u00eb gjitha &#8211; me nj\u00eb kryeminist\u00ebr si Edi Rama &#8211; demagogu m\u00eb i madh pas Enver Hoxh\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por disa pyetje fatale nuk t\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebdyshje se qasja e Fug\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb paku e pap\u00ebrshtatshme, sa koh\u00eb q\u00eb vet profesori, si nj\u00eb profesionist i mir\u00eb, presupozohet q\u00eb e njeh realitetin socio-politik dhe ekonomik t\u00eb vendit. Vet ai ngjan, por edhe mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e elektoratit gri, dometh\u00ebn\u00eb, votuesi q\u00eb p\u00ebrcakton fituesin e zgjedhjeve. Interesante do t\u00eb ishte &#8211; p\u00ebr k\u00eb votoi Profesor Fuga, p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn apo p\u00ebr Edi Ram\u00ebn? Se lavdi Zotit, nuk besoj se ai ka votuar p\u00ebr Tom Doshin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por meq\u00eb ra fjala, a kishte profesori nj\u00eb opinion personal se p\u00ebr k\u00eb duhej t\u00eb votonin shqiptar\u00ebt me 25 prill? Fundja, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb z\u00eb i spikatur publik, me ndikim t\u00eb fort\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn gri t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Prandaj lind pyetja &#8211; a e di zoti Fuga se sivllez\u00ebrit e tij n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb demokratike mbajn\u00eb q\u00ebndrime politike, madje n\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira kur p\u00ebrcaktohet e ardhmja e vendit, ata nd\u00ebrmarrin edhe akte t\u00eb forta morale, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb ndritur t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb se p\u00ebr k\u00eb duhet t\u00eb votojn\u00eb? Me siguri q\u00eb e di, por me sa duket, caktimi i fajtorit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e preferuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">A e di sociologu Fuga se shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb morale, dhe se, morali zakonisht nuk gjendet me pushtetin, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb Partin\u00eb Socialiste q\u00eb i ka rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb komuniz\u00ebm? <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mos ndoshta ai mendon se Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr normal, q\u00eb ka qeverisur mir\u00eb, dhe se k\u00ebsaj here opozita nuk ishte zgjedhja e duhur? <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sepse pas k\u00ebsaj pyetje, t\u00eb tjera dilema e vrasin dyshimin, se mos ndoshta profesori e ka mir\u00eb, dhe v\u00ebrtet\u00eb fajtorja e vetme p\u00ebr mjerimin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb opozita shqiptare. Por kjo do t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast &#8211; ashtu si\u00e7 u tha m\u00eb sip\u00ebr &#8211; sikur Edi Rama t\u00eb mos ishte Edi Rama q\u00eb njohim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sepse p\u00ebr dreq n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ka vdekur morali &#8211; dhe heshtja b\u00ebhet trondit\u00ebse kur sheh at\u00eb q\u00eb ndodhi &#8211; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me moralin vdiq edhe mund\u00ebsia se dikush do t\u00eb thot\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ah, harrova: tema e dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb caktimi i fajtorit, dhe dihet, fajtore duhet t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb opozita.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E di prof. Fuga se vendi \u00ebsht\u00eb mbushur me trafikant\u00eb droge dhe vras\u00ebs gjithfar\u00eb, dhe se krimi i organizuar ka kapur majat e shtetit, i shtrir\u00eb horizontalisht dhe vertikalisht, n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet e vendit, n\u00eb t\u00eb gjitha Agjencit\u00eb e Zbatimit t\u00eb Ligjit, n\u00eb t\u00eb gjitha Gjykatat, dhe se ironikisht, n\u00eb krye t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave \u00ebsht\u00eb Sk\u00ebnder Gjinushi, nj\u00eb ish-politikan q\u00eb ia ka shitur partin\u00eb Tom Doshit, gangsterit m\u00eb fam\u00ebkeq n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili sfidoi hapur Shtetet e Bashkuara, duke bler\u00eb plot 35,000 vullnete shqiptar\u00ebsh? Pyetja \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, gjithmon\u00eb n\u00ebse zoti Fuga \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akademik. V\u00ebrtet\u00eb, a ka zoti akademik nj\u00eb opinion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">A mendon profesori se zgjedhjet ishin t\u00eb lira, aq t\u00eb lira se qytetar\u00ebt zgjodh\u00ebn lirisht Edi Ram\u00ebn, t\u00eb pandikuar dhe pa frik\u00ebn se n\u00ebse nuk e votojn\u00eb shefin, ata nuk do t\u00eb jen\u00eb edhe viktimat e para t\u00eb zgjedhjes s\u00eb tyre? V\u00ebrtet\u00eb e beson ai k\u00ebt\u00eb? Ndoshta k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb, profesori e di m\u00eb mir\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrndryshe, ai mund t\u00eb kishte nj\u00eb opinion shum\u00eb agresiv rreth dhe p\u00ebr gjith\u00e7ka ka ndodhur p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve n\u00ebn pushtetin absolut t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Por edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet caktuar fajtori, dhe dihet, fajin e ka opozita, q\u00eb do t\u00eb mblidhet n\u00eb mesnat\u00eb (m\u00eb 16 maj, ora 19:00) nj\u00ebsoj si\u00e7 mblidhej dikur Byroja Politike. \u00c7far\u00eb krahasimi i gjetur, Profesor!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I ka shkuar nd\u00ebrmend akademikut Fuga, se n\u00eb \u00e7far\u00eb rreziku gjendet vendi n\u00ebn pushtetin e nj\u00eb gangsteri politik si Edi Rama, q\u00eb ka projektuar pushtimin ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, tashm\u00eb me ligj, si\u00e7 jan\u00eb PPP-t\u00eb, Korporata e Investimeve dhe p\u00ebrbind\u00ebshat e betonit? N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, cili krah politik duhej mb\u00ebshtetur? N\u00ebse jo Rama, kush tjet\u00ebr? Tom Doshi, Aqif Rakipi, Rrahman Rraja apo opozitari i keq dhe i paaft\u00eb Lulzim Basha?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">***<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kompromiset b\u00ebhen n\u00eb udh\u00ebkryq t\u00eb historis\u00eb, sidomos kur gjendesh para dilemave ekzistenciale. Kjo ndodh p\u00ebr interesa madhore t\u00eb vendit. Me gjas\u00eb Partia Demokratike nuk \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra, por me siguri \u00ebsht\u00eb gjysma m\u00eb e mir\u00eb e politik\u00ebs shqiptare. Sepse n\u00eb krahun tjet\u00ebr punojn\u00eb bashkarisht &#8211; mafioz\u00eb, kriminel\u00eb dhe politikan\u00eb. Partia Demokratike doli nga sistemi duke u p\u00ebrpjekur ta rr\u00ebzoj\u00eb at\u00eb, nga jasht\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shkoi n\u00eb limite t\u00eb konfliktit t\u00eb hapur civil, por u t\u00ebrhoq. Me shum\u00eb mund\u00ebsi, n\u00eb momentin e fundit ajo ka menduar se kostoja do t\u00eb jet\u00eb e lart\u00eb, nj\u00eb \u00e7mim q\u00eb nuk mund t\u00eb paguhej. P\u00ebr rrethana\u00a0 t\u00eb tilla kaq komplekse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh zgjidhjen ideale. Me siguri q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e qelbur &#8211; e mira p\u00ebrball\u00eb s\u00eb keqes. Deri tani e keqja \u00ebsht\u00eb na avantazh, por fajtore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur Partia Demokratike. Por dreqi e marrt\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u pranuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs, nj\u00eb format si akademik Artan Fuga nuk do kishte dilema se vendi po shkon drejt shkat\u00ebrrimit, dhe bash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ai do t\u00eb mbante q\u00ebndrime t\u00eb tjera, dhe do t\u00eb mb\u00ebshteste pa kushte opozit\u00ebn e vendit. N\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs kryetari i opozit\u00ebs do t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen, por me kusht q\u00eb p\u00ebrball\u00eb t\u00eb mos kishte nj\u00eb demagog si Edi Rama.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> N\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs akademik\u00ebt, filozof\u00ebt dhe sociolog\u00ebt nuk do sulmonin opozit\u00ebn, as liderin e saj pse ai luftoi dhe humbi nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb, n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb ndyr\u00eb, me gangster\u00ebt m\u00eb fam\u00ebkeq t\u00eb vendit, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht me nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb mafias, jo qytetar\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Agresioni q\u00eb i b\u00ebhet opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb sporti i fundit q\u00eb luhet n\u00eb opinionin publik. P\u00ebrfundimet p\u00ebr humbjen e saj jan\u00eb t\u00eb pasinqerta, tendencioze dhe me q\u00ebllime t\u00eb err\u00ebta. N\u00eb fakt q\u00ebllimet jan\u00eb kund\u00ebr vendit, sepse opozita \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb thelb\u00ebsore dhe aset i k\u00ebtij kombi. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk duhet ndonj\u00eb nivel i lart\u00eb inteligjence p\u00ebr t\u00eb kuptuar se &#8220;reformimi i opozit\u00ebs&#8221; n\u00eb k\u00ebto momente do ta shkat\u00ebrronte at\u00eb p\u00ebrfundimisht, duke e futur n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl lufte t\u00eb brendshme pa principe morale, dhe me siguri me q\u00ebllime t\u00eb caktuara p\u00ebr ta zhb\u00ebr\u00eb at\u00eb. Pjes\u00eb e k\u00ebtij diskursi jan\u00eb shum\u00eb figura publike (sa shum\u00eb!) mes t\u00eb tjerash edhe z\u00ebri i ve\u00e7ant\u00eb i Profesor Artan Fug\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithkush i zgjedh betejat e veta, t\u00eb m\u00ebdha ose t\u00eb vogla qofshin. Por fatet e opozit\u00ebs shqiptare kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit. Opozita duhet mb\u00ebshtetur, jo sulmuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, q\u00ebndrimi ndaj opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr koherenc\u00ebn e gjithkujt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe p\u00ebr Profesor Artan Fug\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: <em><strong>Autori shkruan n\u00eb rrjete sociale, me pseudonim. <span style=\"color: #0000ff;\">Hashtag.al<\/span> publikon sporadikisht shkrime anonimati, kur p\u00ebrmbajtja dhe argumentimi prevalon mbi identitetin dhe kur shkrimi nuk p\u00ebrmban q\u00ebndrime q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb integritetin e nj\u00eb personi ose t\u00eb nj\u00eb institucioni.<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Alias Autor: Erl Kodra Replik\u00eb me Prof. Artan Fuga Duke d\u00ebgjuar Artan Fug\u00ebn tek Sokol Balla, t\u00eb krijohej p\u00ebrshtypja se profesori po fliste p\u00ebr opozit\u00ebn e nj\u00eb vendi hipotetik q\u00eb ka disa probleme, por p\u00ebrs\u00ebri fajin p\u00ebr gjendjen e keqe t\u00eb vendit e ka pik\u00ebrisht ajo, meqen\u00ebse nuk po arrin t\u00eb angazhoj\u00eb elektoratin gri ose [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":415963,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"class_list":["post-450367","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/450367","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=450367"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/450367\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/415963"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=450367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=450367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=450367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}