{"id":449679,"date":"2021-05-12T11:52:24","date_gmt":"2021-05-12T09:52:24","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=449679"},"modified":"2021-05-12T11:52:24","modified_gmt":"2021-05-12T09:52:24","slug":"basha-ne-lezhe-kur-behet-nje-faull-nuk-mbaron-ndeshja-sebashku-rames-do-ti-tregojme-vendin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/05\/12\/basha-ne-lezhe-kur-behet-nje-faull-nuk-mbaron-ndeshja-sebashku-rames-do-ti-tregojme-vendin\/","title":{"rendered":"Basha n\u00eb Lezh\u00eb: Kur b\u00ebhet nj\u00eb faull nuk mbaron ndeshja, s\u00ebbashku Ram\u00ebs do t\u2019i tregojm\u00eb vendin","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/WhatsApp-Image-2021-05-12-at-11.41.08.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-449682\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/WhatsApp-Image-2021-05-12-at-11.41.08.jpeg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"682\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/WhatsApp-Image-2021-05-12-at-11.41.08.jpeg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/WhatsApp-Image-2021-05-12-at-11.41.08-300x200.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/WhatsApp-Image-2021-05-12-at-11.41.08-768x512.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryedemokrati Lulzim Basha vijon turin e tij t\u00eb takimeve me qytetar\u00ebt pas humbjes n\u00eb zgjedhjet e 25 Prillit. Paraditen e sotme ai \u00ebsht\u00eb ndalur n\u00eb Lezh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebrpara qytetar\u00ebve t\u00eb Lezh\u00ebs, Basha tha se n\u00eb k\u00ebto zgjedhje se garuan kund\u00ebr bandave kriminale. Ai thot\u00eb se ishte marifeti i ndryshimeve anti-kushtetuese t\u00eb 5 tetorit dhe ndryshimi i nj\u00ebansh\u00ebm i Kushtetut\u00ebs n\u00eb 30 korrik, ajo q\u00eb matematikisht i hoqi mandatin e pest\u00eb koalicionit t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Lezh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Basha thot\u00eb se gjat\u00eb fushat\u00ebs u premtuan shqiptar\u00ebve nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit dhe k\u00ebt\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul se do ta arrijn\u00eb s\u00eb bashku. Sipas tij, \u201cregjimi Rama-Doshi\u201d nuk do t\u00eb ket\u00eb paqe asnj\u00eb \u00e7ast derisa vala e ndryshimit ta p\u00ebrmbys\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/WhatsApp-Image-2021-05-12-at-11.41.08-1.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-449681\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/WhatsApp-Image-2021-05-12-at-11.41.08-1.jpeg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"682\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/WhatsApp-Image-2021-05-12-at-11.41.08-1.jpeg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/WhatsApp-Image-2021-05-12-at-11.41.08-1-300x200.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/WhatsApp-Image-2021-05-12-at-11.41.08-1-768x512.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">FJALIMI I BASH\u00cbS<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mir\u00eb se ju gjej! Zonja dhe zot\u00ebrinj, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat mblidhemi sigurisht nuk jan\u00eb ato q\u00eb kishim planifikuar n\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb mblidheshim s\u00eb bashku. Por kjo, prap\u00eb se prap\u00eb nuk na ka penguar t\u00eb jemi bashk\u00eb. T\u00eb jemi bashk\u00eb dhe t\u00eb jemi me kok\u00ebn lart\u00eb dhe kjo vlen n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr ju drejtuesit e betej\u00ebs n\u00eb qarkun e Lezh\u00ebs dhe vlen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb demokratet dhe demokrat\u00ebt shqiptar\u00eb dhe qindra e mij\u00ebra simpatizant\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt udh\u00ebhoq\u00ebn dallg\u00ebn p\u00ebr ndryshim m\u00eb 25 prill. \u00cbsht\u00eb fal jush dhe sakrific\u00ebs tuaj personale, familjare. Sakrific\u00eb 8 vje\u00e7are q\u00eb kjo dallg\u00eb shprese dhe besimi tek ndryshimi u ngrit dhe pushtoi Lezh\u00ebn dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. \u00cbsht\u00eb fal jush dhe sakrific\u00ebs tuaj personale q\u00eb beteja m\u00eb e pabarabart\u00eb, prap\u00eb se prap\u00eb nuk ja doli ta ndalte vullnetin e mbi 680 mij\u00eb votuesve, duke llogaritur dhe ata votat t\u00eb cilat u pavleft\u00ebsuan nga marifeti i Edi Ram\u00ebs, t\u00eb koalicionit ton\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt sfiduan frik\u00ebn, shantazhin, shit-blerjen e vot\u00ebs, k\u00ebrc\u00ebnimet me largimet nga puna, joshjen, bandat kriminale dhe votuan p\u00ebr ndryshimin. Asgj\u00eb nuk ndodhi rast\u00ebsisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne e dim\u00eb fare mir\u00eb si e nis\u00ebm k\u00ebt\u00eb betej\u00eb. Sikund\u00ebr e dinim prej momentit t\u00eb par\u00eb se k\u00eb kishim p\u00ebrball\u00eb. Shum\u00ebkush vuri bast se shpresa kishte vdekur, se njer\u00ebzit nuk do t\u00eb \u00e7oheshin. E kund\u00ebrta ndodhi. Tek po vija k\u00ebtu, i thash Markut, nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb: ishte marifeti i ndryshimeve anti-kushtetuese t\u00eb 5 tetorit dhe ndryshimi i nj\u00ebansh\u00ebm i kushtetut\u00ebs n\u00eb 30 korrik ai q\u00eb edhe matematikisht i hoqi mandatin e pest\u00eb koalicionit ton\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb. 5 me 2 ja b\u00ebn\u00eb lezhjan\u00ebt, mirditor\u00ebt dhe kurbinasit nj\u00eb regjimi q\u00eb nuk la gj\u00eb pa p\u00ebrdor kund\u00ebr tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga blerja masive e votave me bandat kriminale, tek shkelja e dit\u00eb p\u00ebrditshme e kodit zgjedhor me pun\u00ebsimet e paligjshme, tek shk\u00ebmbimi i vot\u00ebs p\u00ebr legalizime, tek vjedhja dhe p\u00ebrdorimi i t\u00eb dh\u00ebnave personale, tek shantazhet e drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr largimin nga puna dhe natyrisht tek p\u00ebrdorimi i kontingjentit kriminal. Por ju e vazhduat k\u00ebt\u00eb betej\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb t\u00eb vendosur dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse njer\u00ebzit na ndoq\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sepse ata e kuptuan se kjo betej\u00eb nuk b\u00ebhej p\u00ebr karriget tona. E kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb emrin tuaj dhe n\u00eb emrin tim q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb fushat\u00ebs, kjo betej\u00eb nuk b\u00ebhej p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, kjo betej\u00eb b\u00ebhej p\u00ebr shqiptar\u00ebt, b\u00ebhej p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, b\u00ebhej p\u00ebr lezhjan\u00ebt, p\u00ebr mirditor\u00ebt, p\u00ebr kurbinasit, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb ne dol\u00ebm ball\u00ebhapur para atyre. Pa asnj\u00eb pushtet, me bashkin\u00eb e vjedhur nga procesi kriminal i 30 qershorit. Me drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb gjunj\u00eb q\u00eb i l\u00ebpihet Arben Ndok\u00ebs, q\u00eb jo m\u00eb kot e l\u00ebshuan nj\u00eb jav\u00eb para zgjedhjeve, nj\u00ebsoj si Altin Hajrit, ja hoqi sekuestron OFL-ja, q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb Operacion Kriminal Negocimi i Edi Ram\u00ebs me krimin. Jo, jo aspak, p\u00ebrkundrazi, ne u fut\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb sepse ne e dinim q\u00eb shqiptar\u00ebt donin dhe duan ndryshimin. Q\u00eb shqiptar\u00ebt donin dhe duan nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr veten e tyre, p\u00ebr familjet e tyre. Ndaj, p\u00ebrball\u00eb \u00e7do familjeje, p\u00ebrball \u00e7do fermeri, \u00e7do sip\u00ebrmarr\u00ebsi t\u00eb vog\u00ebl apo t\u00eb madh, \u00e7do punonj\u00ebsi n\u00eb sektorin privat apo publik, p\u00ebrball mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve, pacient\u00ebve dhe familjeve t\u00eb tyre, arsimtar\u00ebve dhe edukator\u00ebve, p\u00ebrball t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare, student\u00ebve dhe pedagog\u00ebve, intelektual\u00ebve dhe arsimtar\u00ebve, ne dol\u00ebm me nj\u00eb program europian me zgjidhje t\u00eb realizueshme p\u00ebr ta nxjerr\u00eb vendin nga 8 vite kriz\u00eb. P\u00ebrball\u00eb pat\u00ebm nj\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb i cili nj\u00ebsoj si n\u00eb zgjedhjet e kaluara nuk belb\u00ebzoi dot nj\u00eb fjalin\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr kriz\u00ebn q\u00eb ka shkaktuar. Asnj\u00eb zgjidhje! Asnj\u00eb ndjes\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra, drejtuesit politik dhe kandidat\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike m\u00eb kan\u00eb raportuar q\u00eb Partia Socialiste u zhduk nga fusha, s\u2019kishin m\u00eb fushat\u00eb. Dhe ne e dim\u00eb fare mir\u00eb se pse. Sepse p\u00ebrballjen e v\u00ebrtet\u00eb politike q\u00eb meriton nj\u00eb vend normal, nj\u00eb shoq\u00ebri normale, q\u00eb e meritojn\u00eb dhe do ta ken\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, ata nuk mund t\u00eb vinin p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb bilanci zero negativ\u00eb t\u00eb shpun\u00ebsimit, t\u00eb emigracionit, t\u00eb varf\u00ebrimit, t\u00eb rritjes s\u00eb kostos s\u00eb jet\u00ebs, t\u00eb premtimeve t\u00eb pambajtura, por p\u00ebrdor\u00ebn \u00e7do dredhi, \u00e7do marifet, \u00e7do grup kriminal.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ja pra k\u00eb kishim p\u00ebrball ne, nj\u00ebsoj si n\u00eb 91-shin, pa asnj\u00eb pushtet, t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh me qytetar\u00ebt dhe me interesat e tyre, dhe p\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtari po k\u00ebshtu nj\u00ebsoj si n\u00eb 91-shin, me t\u00eb gjitha pushtetet, madje duke rikthyer n\u00eb jet\u00eb sigurimin fam\u00ebkeq t\u00eb shtetit me sistemin e patronazhist\u00ebve dhe me krimin n\u00eb krah. Dhe prap\u00eb se prap\u00eb, me t\u00eb gjitha mashtrimet, me t\u00eb gjitha deformimet, me vjedhjen e vot\u00ebs, me milionat e paguara p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb varf\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve, me k\u00ebrc\u00ebnimet dhe shantazhet p\u00ebr largim nga puna t\u00eb administrat\u00ebs publike, me t\u00eb gjitha truket dhe pisll\u00ebqet, prap\u00eb se prap\u00eb diferenca midis nesh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grusht votash q\u00eb mblodhi nj\u00eb familje e vetme kriminale. Djali dhe dh\u00ebndri i Aqif Rakipit, po pse k\u00ebta do ta ndalin Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb?!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebta do t\u2019i l\u00ebm\u00eb ne t\u00eb na bllokojn\u00eb rrug\u00ebn e ndryshimit q\u00eb kemi nisur bashk\u00eb me shqiptar\u00ebt? K\u00ebta do t\u2019ja thyejn\u00eb kok\u00ebn shqiptar\u00ebve? T\u2019i marrin nderin, t\u00eb ardhmen f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, prind\u00ebrve tan\u00eb. E tyre \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria? E tyre \u00ebsht\u00eb Lezha? I kam b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb gabim edhe Pjerin Nderu, edhe Ndrec Deda, edhe Arben Ndoka, edhe Ardian Nikulaj, edhe ushtar\u00ebt e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Regjimi Rama-Doshi nuk do t\u00eb ket\u00eb paqe asnj\u00eb \u00e7ast derisa vala e ndryshimit q\u00eb kemi ngritur s\u00eb bashku ta p\u00ebrmbys\u00eb. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndeshja ndalon kur b\u00ebhet nj\u00eb faull, meq\u00eb i p\u00eblqen shum\u00eb futbolli hajdutit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit, si\u00e7 e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tifoz\u00ebt e sportit k\u00ebtu ndon\u00ebse un\u00eb nuk shquhem, ka koh\u00eb q\u00eb nuk e ndjek dot aq sa dua, por e dim\u00eb q\u00eb kur b\u00ebhet nj\u00eb faull nuk mbaron ndeshja. Jepet karton i kuq dhe gjuhet faulli apo penalltia.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me 25 prill nuk ka mbaruar ndeshja. Shqiptar\u00ebt po e ngren\u00eb dhe do i ngren\u00eb karton\u00ebt e kuq. Detyra jon\u00eb nuk ka mbaruar. Vala e shpres\u00ebs p\u00ebr ndryshim nuk mund dhe nuk do t\u00eb bjer\u00eb. As Edi Rama, as Tom Doshi, as Aqif Rakipi dhe as bandat e Durr\u00ebsit, t\u00eb Shijakut e t\u00eb Kruj\u00ebs, t\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00ebs, t\u00eb Kurbinit e t\u00eb Lezh\u00ebs, t\u00eb Shkodr\u00ebs, askush tjet\u00ebr nuk mund ta marr\u00eb peng k\u00ebt\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne treguam se pa asnj\u00eb pushtet, t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh me qytetar\u00ebt mund ta ngrinim val\u00ebn e ndryshimit. Ata po b\u00ebjn\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje t\u00eb na ulin kok\u00ebn, t\u00eb na d\u00ebshp\u00ebrojn\u00eb, t\u00eb na p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb. Po b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb \u00e7oroditin opinion publik p\u00ebr ta shitur vjedhjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb histori, si nj\u00eb fitore t\u00eb tyre dhe si nj\u00eb humbje t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe t\u00eb opozit\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jo, 25 prilli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, nj\u00eb humbje e p\u00ebrkohshme e shansit p\u00ebr ndryshim por \u00e7do dit\u00eb, \u00e7do jav\u00eb e \u00e7do muaj deri n\u00eb rr\u00ebzimin e k\u00ebtij regjimi beteja do t\u00eb vazhdoj\u00eb. Sepse, n\u00eb qoft\u00eb se ka di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb historia na tregon p\u00ebrve\u00e7 paraleleve t\u00eb 91-shit apo 2001-shit \u00ebsht\u00eb: nj\u00eb q\u00eb demokrat\u00ebt nuk dor\u00ebzohen kurr\u00eb si\u00e7 e treguat edhe ju, demokrat\u00ebt e qarkut t\u00eb Lezh\u00ebs dhe e dyta se n\u00eb or\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb vendit, shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr ku t\u00eb vendosin kok\u00ebn e tyre p\u00ebrve\u00e7 se n\u00eb supin e demokrat\u00ebve. Nuk kan\u00eb asnj\u00eb forc\u00eb tjet\u00ebr ku t\u00eb mb\u00ebshteten p\u00ebrve\u00e7se tek Partia Demokratike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndaj, sot \u00ebsht\u00eb dyfish detyrimi yn\u00eb q\u00eb val\u00ebn e shpres\u00ebs dhe t\u00eb besimit p\u00ebr ndryshim q\u00eb bashk\u00eb e ngrit\u00ebm ta vazhdojm\u00eb, ta b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb t\u00eb vendosur. Sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi, fshat m\u00eb fshat, lagje m\u00eb lagje, qytet m\u00eb qytet, nga jugu n\u00eb veri asnj\u00eb minut\u00eb paqe p\u00ebr regjimin Rama-Doshi dhe rac\u00ebn e tyre bastarde t\u00eb kriminel\u00ebve. \u00cbsht\u00eb fare e thjesht\u00eb zgjidhja: ose shqiptar\u00ebt do t\u00eb ulin kok\u00ebn para k\u00ebtij grushti bastard\u00ebsh, ose t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb do t\u2019i tregojm\u00eb vendin dhe do t\u2019ia kthejm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb shqiptar\u00ebve. Le ta themi fare hapur n\u00eb familjet tona, prind\u00ebrit tan\u00eb kur kemi qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb, ne q\u00eb sot jemi vet\u00eb prind\u00ebr kemi ushqyer nj\u00eb tjet\u00ebr model dhe ushqejm\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr model, modelin e ndershm\u00ebris\u00eb, t\u00eb dinjitetit e vlerave. A \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat ky? A \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi kjo? P\u00ebrpiqen t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb besojm\u00eb q\u00eb dob\u00ebsia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebjm\u00eb dot aleanc\u00eb me bandat. N\u00eb fakt kjo \u00ebsht\u00eb forca jon\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb vlera jon\u00eb dhe ky \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i betej\u00ebs q\u00eb do t\u00eb vazhdojm\u00eb deri n\u00eb fitore p\u00ebr nj\u00eb arsye fare\u00a0 t\u00eb thjesht\u00eb se, sado q\u00eb t\u2019i rreshtojm\u00eb emrat nga i pari tek i fundit, ata mbeten nj\u00eb grusht njer\u00ebzish q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb llumin e shoq\u00ebris\u00eb dhe ne t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, bashk\u00eb me mij\u00ebra socialist\u00eb q\u00eb nj\u00ebsoj si ne\u00a0 prisnin q\u00eb 25 prilli t\u00eb ishte nj\u00eb dit\u00eb ndryshimi, nuk mund t\u2019i l\u00ebm\u00eb nj\u00eb grusht kriminel\u00ebsh t\u00eb na e ndalin rrug\u00ebn q\u00eb e kemi nisur bashk\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Natyrisht miqt\u00eb e mi, Partia Demokratike ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi e madhe ku gjithkush ka dhe do t\u00eb ket\u00eb kontributet e veta, sakrific\u00ebn dhe lirin\u00eb e vet\u00eb p\u00ebr shprehjen e mendimit, ka t\u00eb mirat, gabimet dhe t\u00eb k\u00ebqijat e vetes dhe k\u00ebtu fus k\u00ebdo duke filluar nga vetja ime. Por n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb t\u00eb madhe nuk ka t\u00eb tep\u00ebrt. Ndaj, le t\u2019i d\u00ebgjojm\u00eb, le t\u2019i mir\u00ebpresim t\u00eb gjith\u00eb kritikat konstruktiv\u00eb, idet\u00eb dhe konceptet teksa b\u00ebhemi gati q\u00eb mbi 680 mij\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb na besuan n\u00eb val\u00ebn ton\u00eb t\u00eb ndryshimit t\u2019i udh\u00ebheqim n\u00eb vazhdimin e k\u00ebsaj beteje deri n\u00eb fund. Ju e keni patur dhe shum\u00eb shpejt do ta keni p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjedhur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit dhe drejtuesit tuaj me vot\u00eb, por tani e gjith\u00eb v\u00ebmendja jon\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb tek mobilizimi i \u00e7do energjie t\u00eb demokrat\u00ebve, t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve tan\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb na besuan pavar\u00ebsisht n\u00ebse jan\u00eb apo jo votues tan\u00eb p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb regjimit Rama-Doshi se p\u00ebr ne dit\u00ebt e tyre jan\u00eb t\u00eb num\u00ebruara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne nuk do t\u00eb l\u00ebm\u00eb asnj\u00eb mjet pa p\u00ebrdorur, asnj\u00eb form\u00eb, asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, asnj\u00eb\u00a0 hap\u00ebsir\u00eb pa \u00e7liruar energjin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme dhe d\u00ebshir\u00ebn e njer\u00ebzve p\u00ebr ndryshim. Kush \u00ebsht\u00eb i lodhur nga kjo betej\u00eb ka hequr dor\u00eb nga Shqip\u00ebria, ka hequr dor\u00eb nga demokracia, \u00ebsht\u00eb kthyer vetvetiu n\u00eb nj\u00eb skllav t\u00eb Edi Ram\u00ebs, Tom Doshit, Arben Ndok\u00ebs me shok\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kush \u00ebsht\u00eb lodhur nga kjo betej\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar dhe pranon q\u00eb fatin e familjes s\u00eb vet, fatin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vet t\u2019ia dor\u00ebzoj\u00eb atyre t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb familjen ton\u00eb nuk do t\u2019i qasnim kurr\u00eb. P\u00ebrfundimi i k\u00ebsaj beteje \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm dhe fundi i regjimit Rama-Doshi, \u00ebsht\u00eb fitorja e Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebt\u00eb betej\u00eb ne e nis\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, nuk e nis\u00ebm p\u00ebr veten ton\u00eb. K\u00ebt\u00eb betej\u00eb ne e nis\u00ebm p\u00ebr lezhjan\u00ebt, mirditor\u00ebt dhe kurbinasit, nuk e nis\u00ebm p\u00ebr karriget tona. K\u00ebt\u00eb betej\u00eb ne do ta p\u00ebrfundojm\u00eb p\u00ebr lezhjan\u00ebt, p\u00ebr kurbinasit, p\u00ebr mirditor\u00ebt, p\u00ebr shqiptar\u00ebt me fitoren e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndaj, ju b\u00ebj thirrje q\u00eb si\u00e7 jemi mbledhur sot bashk\u00eb k\u00ebtu me kapiten\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb betej\u00ebs n\u00eb qarkun e Lezh\u00ebs, i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim shembullor regjimit me rezultatin e marr\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shantazheve kriminale, milionave q\u00eb derdh\u00ebn dhe v\u00ebnies n\u00eb funksion t\u00eb fushat\u00ebs shtetin, nj\u00ebsoj si n\u00eb koh\u00ebn e partis\u00eb-shtet. Ajo forc\u00eb q\u00eb keni demonstruar, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandashme e shpirtit tuaj, at\u00eb s\u2019ua merr dot askush p\u00ebrve\u00e7 Zotit. Ndaj, le t\u00eb vazhdojm\u00eb bashk\u00eb me bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb, me nj\u00eb ekip t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm njer\u00ebzish, shpeshher\u00eb i paduksh\u00ebm n\u00eb syt\u00eb e kamerave. Nj\u00eb ekip t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm kurajosh, zemrash, shpirtrash, sakrificash me t\u00eb cil\u00ebt s\u00eb bashku zhvilluat k\u00ebt\u00eb betej\u00eb dhe arrit\u00ebt t\u00eb mposhtnit frik\u00ebn dhe t\u00eb bashkonit qytetar\u00ebt e Lezh\u00ebs, Mirdit\u00ebs dhe Kurbinit dhe le t\u00eb b\u00ebhemi gati q\u00eb njeriut q\u00eb nd\u00ebrtoi skem\u00ebn kriminale dhe orkestroi masakr\u00ebn elektorale t\u00eb 25 prillit dhe aleat\u00ebve t\u00eb tij kriminel, t\u2019i tregojm\u00eb vendin nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb. Zoti ju ruajt dhe ju bekoft\u00eb ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoft\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/WhatsApp-Image-2021-05-12-at-11.41.07.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-449680\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/WhatsApp-Image-2021-05-12-at-11.41.07.jpeg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"683\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/WhatsApp-Image-2021-05-12-at-11.41.07.jpeg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/WhatsApp-Image-2021-05-12-at-11.41.07-300x200.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/WhatsApp-Image-2021-05-12-at-11.41.07-768x512.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryedemokrati Lulzim Basha vijon turin e tij t\u00eb takimeve me qytetar\u00ebt pas humbjes n\u00eb zgjedhjet e 25 Prillit. Paraditen e sotme ai \u00ebsht\u00eb ndalur n\u00eb Lezh\u00eb. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebrpara qytetar\u00ebve t\u00eb Lezh\u00ebs, Basha tha se n\u00eb k\u00ebto zgjedhje se garuan kund\u00ebr bandave kriminale. Ai thot\u00eb se ishte marifeti i ndryshimeve anti-kushtetuese t\u00eb 5 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":449681,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-449679","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/449679","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=449679"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/449679\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/449681"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=449679"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=449679"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=449679"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}