{"id":448849,"date":"2021-05-08T16:54:15","date_gmt":"2021-05-08T14:54:15","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=448849"},"modified":"2021-05-08T16:54:15","modified_gmt":"2021-05-08T14:54:15","slug":"ky-eshte-plani-i-qeverise-se-kosoves-per-vitet-2021-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/05\/08\/ky-eshte-plani-i-qeverise-se-kosoves-per-vitet-2021-2025\/","title":{"rendered":"Ky \u00ebsht\u00eb plani i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitet 2021- 2025","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-448850\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/qeveriakosove.jpg\" alt=\"\" width=\"2048\" height=\"1365\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/qeveriakosove.jpg 2048w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/qeveriakosove-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/qeveriakosove-768x512.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/qeveriakosove-1024x683.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 2048px) 100vw, 2048px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeveria e Kosov\u00ebs ka miratuar planin qeveris\u00ebs p\u00ebr vitin 2021-2025.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeveria synon t\u00eb fokusohet n\u00eb dy prioritete themelore dhe m\u00eb urgjente: Menaxhimin e pandemis\u00eb s\u00eb shkaktuar nga COVID-19, dhe leht\u00ebsimin e pasojave ekonomike dhe sociale t\u00eb shkaktuara nga pandemia, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb mobilizimin e potencialit shtet\u00ebror.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka mbajtur mbledhjen e 11-t\u00eb t\u00eb rregullt, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka miratuar Programin e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitet 2021 \u2013 2025 dhe vendime tjera t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb saja kushtetuese dhe ligjore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeveria n\u00eb mbledhjen e saj ka miratuar Programin e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitet 2021 \u2013 2025 bashkangjitur me shtojcat: Programi Legjislativ p\u00ebr vitin 2021 dhe Planet Strategjike dhe Operacionale t\u00eb Ministrive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Programi i Qeveris\u00eb pasqyron qasjen dhe parimet q\u00eb do t\u00eb ndiqen p\u00ebrgjat\u00eb qeverisjes, sikurse dhe prioritetet themelore dhe iniciativat q\u00eb do t\u00eb merren p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjendjen n\u00eb vend, n\u00eb t\u00eb gjitha fushat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeveria synon t\u00eb fokusohet n\u00eb dy prioritete themelore dhe m\u00eb urgjente:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Menaxhimin e pandemis\u00eb s\u00eb shkaktuar nga COVID-19, duke synuar q\u00eb t\u00eb minimizohen pasojat n\u00eb sh\u00ebndetin publik dhe<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Leht\u00ebsimin e pasojave ekonomike dhe sociale t\u00eb shkaktuara nga pandemia, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb mobilizimin e potencialit shtet\u00ebror.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vendimi p\u00ebr miratimin e Programit Qeveris\u00ebs detyron q\u00eb Programi i Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitet 2021 \u2013 2025 t\u00eb procedohet n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ka marr\u00eb miratimin n\u00eb mbledhjen e fundit edhe vendimi p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Vendimit p\u00ebr masa t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb COVID-19. N\u00eb Vendimin Nr. 01\/07, t\u00eb dat\u00ebs 18.04.2021, shtohen pikat si n\u00eb vijim:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">3A. Ndalohet hyrja n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr personat q\u00eb vijn\u00eb nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">3A.1 Shtetasit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut duhet t\u00eb karantinohen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb (vendin e banimit) e tyre p\u00ebr kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb (14) dit\u00eb duke u testuar dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">3A.2 Pika 3A.1 nuk vlen p\u00ebr shtetasit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebndrojn\u00eb transit (m\u00eb pak se 48 or\u00eb) n\u00eb shtetet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb pik\u00ebn 3A.1 t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">3A.3 Diplomat\u00ebt e huaj si dhe familjar\u00ebt e tyre p\u00ebrjashtohen nga fush\u00ebveprimi i pik\u00ebs 3A t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Udh\u00ebzohen Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs si dhe Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb marrin vendimet dhe veprimet e nevojshme n\u00eb p\u00ebrputhje me fushat e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb administrative t\u00eb tyre me q\u00ebllim t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebtij Vendimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Plot\u00ebsimi dhe ndryshimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duke marr\u00eb parasysh situat\u00ebn aktuale epidemiologjike n\u00eb bot\u00eb, shfaqjen e varianteve t\u00eb reja t\u00eb COVID-19, n\u00eb Indi, Brazil dhe Afrik\u00eb t\u00eb Jugut, rrezikun e bartjes s\u00eb varianteve t\u00eb reja nga udh\u00ebtimet prej k\u00ebtyre shteteve, prandaj p\u00ebr parandalimin e ardhjes s\u00eb varianteve t\u00eb reja u vendos si n\u00eb diapozitiv t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeveria ka miratuar edhe vendimin me t\u00eb cilin i delegohet kompetenca e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e p\u00ebrcaktuar me paragrafin 3 t\u00eb nenit 14 t\u00eb Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore p\u00ebr Buxhetin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2021 tek Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ekskluzivisht p\u00ebr procesin e pages\u00ebs s\u00eb furnizimit me vaksinat p\u00ebr COVID-19, nga prodhuesit \u2013 operator\u00ebt ekonomik m\u00eb t\u00eb cil\u00ebt arrin marr\u00ebveshje Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, n\u00eb pajtim me dispozitat ligjore n\u00eb fuqi. Vendimi autorizon Ministrin dhe Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, q\u00eb bashk\u00ebrisht t\u00eb caktojn\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e paradh\u00ebnies s\u00eb aplikueshme dhe aprovojn\u00eb pagesat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb paradh\u00ebnies, sipas pik\u00ebs 1. t\u00eb k\u00ebtij vendimi, e kufizuar n\u00eb ndarjet buxhetore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky autorizim \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2021, kur sipas paragrafit 4, t\u00eb nenit 14. t\u00eb Ligji mbi Ndarjet Buxhetore p\u00ebr Buxhetin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2021, paradh\u00ebniet kufizohen n\u00eb 10%, p\u00ebrkat\u00ebsisht 5%.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ka marr\u00eb miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi p\u00ebr aprovimin n\u00eb parim t\u00eb nism\u00ebs p\u00ebr lidhjen e marr\u00ebveshjes \u201cNjohja e kualifikimeve akademike\u201d mes 6 vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor: Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb, Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs, Malit t\u00eb Zi, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Serbis\u00eb. Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit do t\u00eb formoj\u00eb Grupin Negociator p\u00ebr finalizimin e marr\u00ebveshjes n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kabineti qeveritar n\u00eb mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin p\u00ebr zbatimin e sanksioneve t\u00eb vendosura nga K\u00ebshilli i Bashkimit Evropian lidhur me masat restriktive bazuar n\u00eb situat\u00ebn n\u00eb Mianmar\/Burma, ndaj tridhjet\u00eb e pes\u00eb (35) zyrtar\u00ebve dhe dy entiteteve nga Mianmar\/Burma, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb abuzimin dhe shkeljen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Masat p\u00ebrfshijn\u00eb ngrirjen e aseteve t\u00eb individ\u00ebve dhe entiteteve t\u00eb sanksionuara n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs; ndalimin e udh\u00ebtimit p\u00ebr individ\u00ebt e sanksionuar; dhe ndalimin e v\u00ebnies n\u00eb dispozicion t\u00eb fondeve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte apo indirekte p\u00ebr individ\u00ebt dhe entitetet e sanksionuara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vazhdim t\u00eb mbledhjes \u00ebsht\u00eb miratuar edhe vendimi p\u00ebr rialokimin e mjeteve n\u00eb Ministrin\u00eb e Zhvillimit Rajonal p\u00ebr implementimin e projekteve dhe propozimeve t\u00eb komunave. Programi p\u00ebr Zhvillimin Rajonal synon t\u00eb p\u00ebrkrah\u00eb programet zhvillimore n\u00eb pes\u00eb rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe ka nj\u00eb shum\u00eb prej 1.200.000 euro. \u00cbsht\u00eb objektiv i vendimit q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteten projektet e investimeve kapitale t\u00eb cilat kontribuojn\u00eb n\u00eb zhvillimin socio-ekonomik t\u00eb rajoneve n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me propozimin e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Qeveria ka miratuar vendimin q\u00eb t\u00eb lirohen nga obligimi p\u00ebr pajisje m\u00eb Leje Pune Afatshkurt\u00ebr p\u00ebr t\u00eb huajt, shtetasit e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb jan\u00eb me q\u00ebndrim t\u00eb ligjsh\u00ebm n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, e t\u00eb cil\u00ebt g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e pun\u00ebs dhe vet\u00ebpun\u00ebsimit. Sipas vendimit, t\u00eb drejtat dhe detyrimet e t\u00eb liruarve do t\u00eb rregullohen sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb fuqi dhe jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb shtetasve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrmes nj\u00eb vendimi \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar dhe ndryshuar vendimi p\u00ebr themelimin e K\u00ebshillit Shtet\u00ebror p\u00ebr Vler\u00ebsim dhe Disiplin\u00eb, sipas t\u00eb cilit n\u00eb k\u00ebt\u00eb K\u00ebshill do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe Naim Bardiqi, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Rozafa Ukimeraj, Sekretare e P\u00ebrgjithshme n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Miratimin e Qeveris\u00eb e ka marr\u00eb edhe vendimi p\u00ebr shqyrtimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shpron\u00ebsim shtes\u00eb p\u00ebr interes publik t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme dhe zot\u00ebruesve t\u00eb interesit p\u00ebr pronat t\u00eb cilat preken nga realizimi i projekteve infrastrukturore rrugore q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim, si n\u00eb vijim:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zgjerimi i Rrug\u00ebs Nacionale R N2, segmenti \u201cHyrja n\u00eb qytetin e Ferizajt;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zgjerimi i Rrug\u00ebs Nacionale R 107, segmenti \u201cHyrja n\u00eb qytetin e Prizrenit\u201d;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zgjerimi i Rrug\u00ebs Nacionale N25.2, \u201cHyrja n\u00eb qytetin e Gjilanit; dhe<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rehabilitimi i Rrug\u00ebs Nacionale N25.3, segmenti \u201cKllokot \u2013 Gjilan\u201d\/ Fatos Shala<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/ky-eshte-plani-i-qeverise-se-kosoves-per-vitet-2021-2025\/\"><span style=\"color: #0000ff;\">Monitor<\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs ka miratuar planin qeveris\u00ebs p\u00ebr vitin 2021-2025. Qeveria synon t\u00eb fokusohet n\u00eb dy prioritete themelore dhe m\u00eb urgjente: Menaxhimin e pandemis\u00eb s\u00eb shkaktuar nga COVID-19, dhe leht\u00ebsimin e pasojave ekonomike dhe sociale t\u00eb shkaktuara nga pandemia, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb mobilizimin e potencialit shtet\u00ebror. E drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, Qeveria e Republik\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":448850,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[149],"tags":[],"class_list":["post-448849","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosoverajon"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/448849","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=448849"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/448849\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/448850"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=448849"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=448849"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=448849"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}