{"id":444755,"date":"2021-04-22T10:25:27","date_gmt":"2021-04-22T08:25:27","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=444755"},"modified":"2021-04-22T10:25:27","modified_gmt":"2021-04-22T08:25:27","slug":"3-dite-para-zgjedhjeve-basha-nenshkruan-marreveshje-me-keshillin-e-agrobiznesit-shqiptar-ndryshimi-ne-doren-e-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/04\/22\/3-dite-para-zgjedhjeve-basha-nenshkruan-marreveshje-me-keshillin-e-agrobiznesit-shqiptar-ndryshimi-ne-doren-e-qytetareve\/","title":{"rendered":"3 dit\u00eb para zgjedhjeve, Basha n\u00ebnshkruan marr\u00ebveshje me K\u00ebshillin e Agrobiznesit Shqiptar: Ndryshimi n\u00eb dor\u00ebn e qytetar\u00ebve","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/WhatsApp-Image-2021-04-22-at-09.34.12.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-444757\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/WhatsApp-Image-2021-04-22-at-09.34.12.jpeg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"682\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/WhatsApp-Image-2021-04-22-at-09.34.12.jpeg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/WhatsApp-Image-2021-04-22-at-09.34.12-300x200.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/WhatsApp-Image-2021-04-22-at-09.34.12-768x512.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha, ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen me K\u00ebshillin e Agrobiznesit Shqiptar. Kjo vjen tre dit\u00eb para dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama p\u00ebr politikat atij n\u00eb bujq\u00ebsi, nd\u00ebrsa ka garantuar se me programin e PD-s\u00eb fermer\u00ebt do t\u00eb marrin 100 milion\u00eb euro ndihma.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Basha u shpreh se pas 8 vitesh ngecje n\u00eb vendnum\u00ebro n\u00eb shum\u00eb fusha, ku p\u00ebrfshin dhe sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb, ka ardhur koha q\u00eb fermer\u00ebt dhe agro-p\u00ebrpunuesit shqiptar t\u00eb mb\u00ebshteten me programe serioze.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c8 vite n\u00eb t\u00eb cilat ne kemi prekur dhe ndjer\u00eb nga af\u00ebr shqet\u00ebsimet dhe hallet, problemet e shtuara dhe ngecjen n\u00eb vendnum\u00ebro e shpeshher\u00eb falimentimin dhe ecjen prapa t\u00eb nj\u00eb sektori jetik p\u00ebr ekonomin\u00eb komb\u00ebtare. Pothuajse 50% e popullsis\u00eb varet nga ky sektor, ndon\u00ebse kontributi ekonomin\u00eb komb\u00ebtare nuk i p\u00ebrgjigjet t\u00eb nj\u00ebjtave shifra. Ndon\u00ebse, kontributi n\u00eb ekonomin\u00eb komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb af\u00ebr 22% prap\u00eb se prap\u00eb 1 n\u00eb 2 shqiptar\u00eb varet nga aktiviteti i bujq\u00ebsis\u00eb, blegtoris\u00eb, agro-p\u00ebrpunimit dhe deg\u00ebve t\u00eb tjera dhe k\u00ebshtu pra, kemi nj\u00eb detyrim\u00a0 t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund mbetjes n\u00eb vendnum\u00ebro dhe p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. Ne kemi v\u00ebzhguar s\u00eb bashku diagnoz\u00ebn, problemet q\u00eb kan\u00eb shkaktuar k\u00ebt\u00eb kolaps n\u00eb bujq\u00ebsin\u00eb shqiptare. \u00a0\u201c- deklaroi Basha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas kreut t\u00eb opozit\u00ebs, ky \u00ebsht\u00eb sektori m\u00eb jetik p\u00ebr ekonomin\u00eb komb\u00ebtare dhe ndryshimi m\u00eb 25 prill shihet n\u00eb k\u00ebto marr\u00ebveshje q\u00eb jan\u00eb garancia e qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb fuqizimit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb dhe fermerit shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga ana e tij, kryetari i k\u00ebshillit t\u00eb Agrobiznesit shqiptar Agim Rrapaj tha se objekti i k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje t\u00eb firmosur me opozit\u00ebn, mblidhet n\u00eb kat\u00ebr shtylla kryesore, q\u00eb sipas tij do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb impakt t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/WhatsApp-Image-2021-04-22-at-09.34.14-1.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-444759\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/WhatsApp-Image-2021-04-22-at-09.34.14-1.jpeg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"682\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/WhatsApp-Image-2021-04-22-at-09.34.14-1.jpeg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/WhatsApp-Image-2021-04-22-at-09.34.14-1-300x200.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/WhatsApp-Image-2021-04-22-at-09.34.14-1-768x512.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>FJALA E LULZIM BASH\u00cbS<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I nderuar zoti Rrapaj, kryetar i k\u00ebshillit t\u00eb Agrobiznesit shqiptar, zonja Shena, drejtore ekzekutive, profesor Binaj Drejtor i K\u00ebshillit t\u00eb Ekspert\u00ebve t\u00eb Agrobiznesit, zoti Shehi, kryetar i shoqat\u00ebs s\u00eb prodhuesit e ver\u00ebs familjare, profesor Mavromati kryetar i shoqat\u00ebs \u201cSh\u00ebndeti i Kafsh\u00ebve dhe Mjedisi\u201d, zoti Gjoka, kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Industris\u00eb s\u00eb Bim\u00ebve Mjek\u00ebsore dhe Aromatike, zoti Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Takohemi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb nj\u00eb hark kohor t\u00eb shkurt\u00ebr. \u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u2019ju mir\u00ebpres si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb 25 shoqatave komb\u00ebtare dhe 12 k\u00ebshillave rajonale t\u00eb agrobiznesit q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb K\u00ebshillin e Agrobiznesit Shqiptar. Jemi k\u00ebtu, pra, p\u00ebr t\u00eb finalizuar nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb vjen pas 8 vitesh bashk\u00ebbisedim t\u00eb hapur, q\u00eb ka ndodhur n\u00eb ambientet e tuaja t\u00eb pun\u00ebs, n\u00eb arat dhe serat e fermer\u00ebve, n\u00eb stallat e blegtor\u00ebve, n\u00eb molet e peshkatar\u00ebve, n\u00eb impiantet e p\u00ebrpunimit\u00a0 t\u00eb industris\u00eb, t\u00eb agrobiznesit. 8 vite n\u00eb t\u00eb cilat ne kemi prekur dhe ndjer\u00eb nga af\u00ebr shqet\u00ebsimet dhe hallet, problemet e shtuara dhe ngecjen n\u00eb vendnum\u00ebro e shpeshher\u00eb falimentimin dhe ecjen prapa t\u00eb nj\u00eb sektori jetik p\u00ebr ekonomin\u00eb komb\u00ebtare. Pothuajse 50% e popullsis\u00eb varet nga ky sektor, ndon\u00ebse kontributi ekonomin\u00eb komb\u00ebtare nuk i p\u00ebrgjigjet t\u00eb nj\u00ebjtave shifra. Ndon\u00ebse, kontributi n\u00eb ekonomin\u00eb komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb af\u00ebr 22% prap\u00eb se prap\u00eb 1 n\u00eb 2 shqiptar\u00eb varet nga aktiviteti i bujq\u00ebsis\u00eb, blegtoris\u00eb, agro-p\u00ebrpunimit dhe deg\u00ebve t\u00eb tjera dhe k\u00ebshtu pra, kemi nj\u00eb detyrim\u00a0 t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund mbetjes n\u00eb vendnum\u00ebro dhe p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. Ne kemi v\u00ebzhguar s\u00eb bashku diagnoz\u00ebn, problemet q\u00eb kan\u00eb shkaktuar k\u00ebt\u00eb kolaps n\u00eb bujq\u00ebsin\u00eb shqiptare. Ne kemi evituar s\u00eb bashku potencialin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij sektori dhe t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebnsektor\u00ebt e tij. Ne kemi par\u00eb po k\u00ebshtu mund\u00ebsit\u00eb e shtetit shqiptar, mund\u00ebsit\u00eb reale jo tullumbacet elektorale p\u00ebr t\u00eb ndihmuar fermerin shqiptar, blegtorin shqiptar, agro-p\u00ebrpunuesin shqiptar. Ne kemi b\u00ebr\u00eb krahasime me modele t\u00eb suksesshme dhe nuk na \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb fluturojm\u00eb larg por mjafton t\u00eb\u00a0 hedhim v\u00ebshtrimin p\u00ebrtej kufirit n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb shikojm\u00eb ndryshimin\u00a0 bardh e zi q\u00eb si ata kan\u00eb ecur p\u00ebrpara duke mb\u00ebshtetur fermerin, duke mb\u00ebshtetur infrastruktur\u00ebn rurale, duke i kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ushqimit, siguris\u00eb, industris\u00eb ushqimore dhe po k\u00ebshtu duke i par\u00eb ato si nj\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e ekonomis\u00eb komb\u00ebtare, jo vet\u00ebm turizmit por dhe deg\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb ekonomis\u00eb e n\u00eb ve\u00e7anti si nj\u00eb potencial krejt\u00ebsisht i pashfryt\u00ebzuar p\u00ebr eksportin shqiptar. Bashk\u00eb kemi formuluar zgjidhjet. Me shoqatat e fermer\u00ebve i kemi diskutuar k\u00ebto dhe tashm\u00eb po i b\u00ebjm\u00eb pjes\u00eb t\u00eb planit ton\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, planit t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb qeveria e ardhshme \u00ebsht\u00eb e gatshme ta zbatoj\u00eb pas 25 Prillit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Agrobiznesit Shqiptar!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne jemi k\u00ebtu sot p\u00ebr ta finalizuar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje pasi jemi t\u00eb bindur se ndryshimi \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm, jetik. Se pas 8 vitesh mbetje n\u00eb vendnum\u00ebro dhe ecje prapa n\u00eb shum\u00eb fusha as fermeri shqiptar, as agro-p\u00ebrpunuesi shqiptar, as konsumatori shqiptar nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb tej as 4 jav\u00eb t\u00eb tjera k\u00ebshtu. Ndryshimi ka marr\u00eb nj\u00eb form\u00eb konkrete p\u00ebrmes angazhimeve t\u00eb programit ton\u00eb. Ky program nuk vjen si rezultat i dy muajve pun\u00eb para fushate. Ju e dini fare mir\u00eb, puna ka nisur vite e vite m\u00eb p\u00ebrpara por un\u00eb jam i nderuar dhe i privilegjuar t\u00eb ndaj me ju faktin se programi n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb produkt i ekspert\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs, \u00ebsht\u00eb produkt i bashk\u00ebpunimit t\u00eb dialogut dhe sugjerimeve tuaja dhe dhjet\u00ebra p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tjer\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt kemi dialoguar gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, \u00ebsht\u00eb produkt i kontrollit disafish t\u00eb praktikave m\u00eb t\u00eb mira europiane n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit synimi yn\u00eb mbetet an\u00ebtar\u00ebsimi i vendit n\u00eb Bashkimin Europian. Ne e dim\u00eb fare mir\u00eb q\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian do t\u2019i mund\u00ebsoj\u00eb k\u00ebtij sektori, sektorit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, t\u00eb ushqimit, t\u00eb konsumit, nj\u00eb mb\u00ebshtetje q\u00eb i ka munguar deri m\u00eb sot apo q\u00eb \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorur: IPARD-i ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shum\u00ebfishohet p\u00ebrmes programeve t\u00eb tjerat t\u00eb shumta t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr t\u00eb ndihmuar fermer\u00ebt, agrobiznesin, turizmin dhe t\u00eb gjith\u00eb deg\u00ebt e tjera t\u00eb ekonomis\u00eb t\u00eb lidhura me t\u00eb. Pra, procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian \u00ebsht\u00eb jetik por kjo rrug\u00eb ka 8 vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb bllokuar. Negociatat jan\u00eb premtuar n\u00eb 2013 se do t\u00eb hapeshin pas nj\u00eb viti dhe mbeten akoma larg. P\u00ebrmes angazhimit ton\u00eb p\u00ebr t\u2019i hapur negociatat brenda 100 dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb qeverisjes ton\u00eb ne e kemi t\u00eb qart\u00eb se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb firm\u00eb q\u00eb un\u00eb do t\u00eb hedh n\u00eb Bruksel por b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr hapjen e mund\u00ebsive q\u00eb sot fermer\u00ebt e vendeve t\u00eb tjera t\u00eb rajonit i g\u00ebzojn\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr \u00e7do euro q\u00eb qeveria e re shqiptare do t\u00eb \u00e7oj\u00eb tek fermeri shqiptar, do t\u00eb kemi t\u00eb pakt\u00ebn 1 euro ose m\u00eb shum\u00eb nga Bashkimi Europian. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb subvencionojm\u00eb fermerin shqiptar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, mb\u00ebshtetja do t\u00eb jet\u00eb direkte tek fermeri, pa burokraci, duke p\u00ebrdorur modelet m\u00eb t\u00eb avancuara p\u00ebr t\u00eb shmangur abuzivizmin dhe kontaktin me administrat\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb prodhimet tona cil\u00ebsore, q\u00eb jan\u00eb krenaria jon\u00eb e duhet t\u00eb jen\u00eb krenaria e ekonomis\u00eb ton\u00eb, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb bekim edhe p\u00ebr konsumatorin n\u00eb kuptimin e cil\u00ebsis\u00eb dhe \u00e7mimit, edhe p\u00ebr prodhuesin n\u00eb kuptimin q\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zhytet si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb fakt, n\u00eb borxhe, t\u00eb krijojn\u00eb mir\u00ebqenie personale, familjare, ta kthejn\u00eb n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje aktivitetin e tyre si fermer\u00eb edhe p\u00ebr industrin\u00eb e lidhur me t\u00eb. Pra, n\u00eb nj\u00eb bekim p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare. Nj\u00eb zgjim komb\u00ebtar t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare, t\u00eb energjive pozitive t\u00eb k\u00ebtij sektori, nuk mund ta arrijm\u00eb pa b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb nj\u00eb sektor ky\u00e7, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai i bujq\u00ebsis\u00eb, t\u00eb marr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mb\u00ebshtetje q\u00eb merr ai n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut apo n\u00eb Kosov\u00eb. Pra, nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar mrekullira, por partneritet t\u00eb sinqert\u00eb dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb cilit i sh\u00ebrbejm\u00eb nga pozita t\u00eb ndryshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb fuqizimi i bujq\u00ebsis\u00eb, fuqizimi i fermerit shqiptar, mir\u00ebqenia e fermerit shqiptar dhe mund\u00ebsia q\u00eb ky sektor t\u00eb rris\u00eb kontributin n\u00eb ekonomin\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb rris\u00eb eksportin dhe t\u00eb kuroj\u00eb apo t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb kurimin e disa plag\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb na jan\u00eb hapur, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb emigracioni masiv i t\u00eb rinjve: t\u00eb rinjt\u00eb e zonave rurale dhe jo vet\u00ebm, q\u00eb shkojn\u00eb si m\u00ebdit\u00ebs, pun\u00ebtor\u00eb me m\u00ebditje n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut apo n\u00eb Greqi apo diku tjet\u00ebr. Me k\u00ebt\u00eb program ata do t\u00eb ken\u00eb instrumentet q\u00eb n\u00eb tokat e tyre, n\u00eb asetet e tyre bashk\u00eb me prind\u00ebrit e tyre, t\u00eb krijojn\u00eb mjaftuesh\u00ebm mir\u00ebqenie, jo p\u00ebr mbijetes\u00eb por p\u00ebr t\u00eb jetuar me dinjitet e p\u00ebr t\u00eb siguruar e garantuar dhe planifikuar jo thjesht t\u00eb nes\u00ebrmen por t\u00eb ardhmen e tyre. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb imperativ, tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb e di \u00e7do shqiptar dhe jo vet\u00ebm. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb ecim drejt Bashkimit Europian pa b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur ndryshimin. P\u00ebr ne, ndryshimi p\u00ebrkthehet n\u00eb pun\u00eb konkrete p\u00ebr t\u00eb zbatuar k\u00ebto angazhime konkrete, n\u00eb sektorin tuaj dhe n\u00eb \u00e7do sektor tjet\u00ebr t\u00eb ekonomis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e \u00e7do force politike e cila k\u00ebrkon t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb vendit dhe qytetar\u00ebve. T\u00eb b\u00ebj\u00eb analiz\u00ebn e qart\u00eb t\u00eb problemit, diagnoz\u00ebn dhe t\u00eb sjell\u00eb zgjidhje realiste dhe t\u00eb angazhohet seriozisht dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb k\u00ebto zgjidhje realitet. Ky \u00ebsht\u00eb angazhimi im, i ekipit tim, i Partis\u00eb Demokratike dhe i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ndryshim, para jush, para t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb ju p\u00ebrfaq\u00ebsoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb. Th\u00ebn\u00eb kjo, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ndryshim e kan\u00eb qytetar\u00ebt. Dita kur kjo mund\u00ebsi paraqitet \u00ebsht\u00eb 25 prilli dhe instrumenti i vet\u00ebm p\u00ebr ndryshim, mund\u00ebsia e vetme p\u00ebr ndryshim, \u00ebsht\u00eb vota. Ne po marrim p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tona. Un\u00eb kam nj\u00eb ftes\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00ebnshkrim t\u00eb marr\u00ebveshjes, me ju dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoqatave t\u00eb tjera, t\u00eb cil\u00ebt po k\u00ebshtu, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb negociuar tashm\u00eb prej shum\u00eb koh\u00ebsh. Un\u00eb kam nj\u00eb thirrje p\u00ebr ju, q\u00eb t\u00eb merrni p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb me vot\u00eb, n\u00eb 25 prill! Me t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt, me t\u00eb gjith\u00eb fermer\u00ebt, me t\u00eb gjith\u00eb agro-p\u00ebrpunuesit, me familjar\u00ebt, me shok\u00ebt, me miqt\u00eb! P\u00ebrmasat e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr ndryshim, jan\u00eb komb\u00ebtare! Ato tejkalojn\u00eb ndarjet partiake, si asnj\u00ebher\u00eb etja p\u00ebr ndryshim duket kudo por ndryshimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e qytetar\u00ebve. Secili ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ta shpreh\u00eb at\u00eb me vot\u00eb, ndaj q\u00eb t\u00eb na mund\u00ebsoni zbatimin e k\u00ebsaj q\u00eb n\u00ebnshkruajm\u00eb sot, zotim q\u00eb e marrim, angazhim q\u00eb e marrim publikisht, haptazi dhe me transparenc\u00eb, ju k\u00ebrkoj q\u00eb masivisht t\u2019u drejtoheni kutive t\u00eb votimit dhe t\u00eb votoni p\u00ebr ndryshimin! T\u00eb votoni p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, p\u00ebr Aleanc\u00ebn p\u00ebr Ndryshim dhe t\u00eb na mund\u00ebsoni q\u00eb zotimet q\u00eb sot marrim p\u00ebrsip\u00ebr, nes\u00ebr t\u2019i keni realitet! Na mund\u00ebsoni po k\u00ebshtu, q\u00eb pas 25 prillit, t\u00eb themelojm\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb re politike n\u00eb vend sepse un\u00eb dua ta p\u00ebrs\u00ebris sot, at\u00eb q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb kudo, n\u00ebse zotimet nuk p\u00ebrmbushen, un\u00eb nuk do t\u00eb k\u00ebrkoj nj\u00eb mandat tjet\u00ebr! Ky duhet t\u00eb jet\u00eb themeli i politik\u00ebs europiane, me t\u00eb cil\u00ebn duam t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb Europiane, sepse k\u00ebshtu funksionon Europa, k\u00ebrkon vot\u00ebn, merr p\u00ebrgjegj\u00ebsi! Tet\u00eb vite kan\u00eb kaluar, ku vota \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar me premtime t\u00eb shumta q\u00eb nuk jan\u00eb mbajtur! Tani po vjen koha t\u00eb mbyllim der\u00ebn e politik\u00ebs q\u00eb premton, nuk b\u00ebn asgj\u00eb dhe pastaj ripremton n\u00eb prag t\u00eb votimeve. Andaj, zotohem para jush, k\u00ebto angazhime, t\u00eb cilat sot i firmosim bashk\u00ebrisht, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb edhe testin e prov\u00ebs p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme! Natyrisht, ne do t\u00eb takohemi vazhdimisht, nuk do ta l\u00ebm\u00eb p\u00ebr dit\u00ebn e fundit por jam i bindur se bujq\u00ebsia shqiptare, fermeri shqiptar, industria agro-p\u00ebrpunuese shqiptare, p\u00ebrmes masave q\u00eb do t\u00eb marrim, p\u00ebrmes nj\u00eb qeverie q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krahun e tyre dhe jo kund\u00ebr tyre, do t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb thell\u00eb ekonomik. Nj\u00eb rritje t\u00eb prodhimit, nj\u00eb rritje t\u00eb eksportit dhe nj\u00eb rritje t\u00eb mir\u00ebqenies p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb fermer\u00ebt shqiptar\u00eb, familjet e tyre dhe gjith\u00eb punonj\u00ebsit e sektorit t\u00eb agro-p\u00ebrpunimit, t\u00eb biznesit dhe sektor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrlidhen me t\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sektori i turizmit. Ju faleminderit!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>FJALA E AGIM RRAPAJT:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Faleminderit, zoti Kryetar! E vler\u00ebsojm\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr arsye se po hidhet nj\u00eb hap tjet\u00ebr n\u00eb drejtimin e besimit p\u00ebr ato \u00e7ka thuhen n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb elektorale. Ky hap i domosdosh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje pasqyrohet realisht tek ajo \u00e7ka n\u00eb brend\u00ebsi marr\u00ebveshja. Un\u00eb dua t\u00eb vler\u00ebsoj edhe procesin q\u00eb ne kemi negociuar dhe grupin e pun\u00ebs i cili ka qen\u00eb tek zyrat e Kashit me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn kemi debatuar gjat\u00eb deri sa arrit\u00ebm k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u00eb n\u00ebnshkruajm\u00eb sot. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb shpjeguar edhe q\u00ebllimin p\u00ebrse ne e kemi k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. Jemi p\u00ebrqendruar n\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim kryesor q\u00eb ato \u00e7ka themi sot ti realizojm\u00eb n\u00eb praktik\u00eb dhe t\u00eb jemi t\u00eb besuesh\u00ebm nes\u00ebr p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb \u00e7ka k\u00ebrkon vet\u00eb fermeri. Objekti i marr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb mjaft i gjer\u00eb, por mbledh brenda vetes kat\u00ebr shtylla kryesore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shtyll\u00ebn e par\u00eb \u00ebsht\u00eb procesi i kooperimit dhe koordinimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr plag\u00ebt e patrajtuara si\u00e7 duhet deri m\u00eb sot ne kemi t\u00eb formalizuara vet\u00ebm 17% sot t\u00eb fermer\u00ebve dhe 83% jan\u00eb t\u00eb paformalizuar. Fakti q\u00eb ne po e vler\u00ebsojm\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb formalizmit t\u00eb fermer\u00ebve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb proceset n\u00eb vijim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Elementi i dyt\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me inovacionin, me mekanizimin dhe me digjitalizimin. \u00cbsht\u00eb element shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb q\u00eb ne po vendosim p\u00ebrs\u00ebri gishtin p\u00ebr ta realizuar n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Elementi tret\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u00e7\u00ebshtje n\u00eb financimit dhe disbursimit t\u00eb fondeve grant. Ne kemi mir\u00ebpritur ofert\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga Partia Demokratike p\u00ebr 100 milion grant dhe 50 milion investime n\u00eb infrastruktur\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme vendosja e shifr\u00ebs, por akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb v\u00ebnia e k\u00ebsaj shifre n\u00eb proces. Ne besojm\u00eb se do t\u00eb shp\u00ebrndahet ashtu si\u00e7 duhet .<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Element tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebsaj marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb tek p\u00ebrmir\u00ebsimet ligjore. Kemi ligje q\u00eb nga 2012 q\u00eb nuk jan\u00eb prekur me dor\u00eb dhe nuk jan\u00eb formalizuar apo nuk jan\u00eb nxjerr\u00eb amendamentet e duhura. Ky \u00ebsht\u00eb mjaft i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. P\u00ebrmenda k\u00ebto kat\u00ebr shtylla t\u00eb marr\u00ebveshjes se mbi baz\u00ebn e k\u00ebtyre shtyllave n\u00eb themi t\u00eb kemi nj\u00eb impakt t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr sa i p\u00ebrket n\u00eb vijim\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ne k\u00ebto kat\u00ebr shtylla t\u2019i konkretizojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb afat sa m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb realitet t\u00eb gjitha angazhimet e tjera. Un\u00eb ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u00eb n\u00ebnshkruajm\u00eb sepse kjo do t\u00eb na forcoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb besimin n\u00eb t\u00eb ardhmen. Faleminderit!<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha, ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen me K\u00ebshillin e Agrobiznesit Shqiptar. Kjo vjen tre dit\u00eb para dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama p\u00ebr politikat atij n\u00eb bujq\u00ebsi, nd\u00ebrsa ka garantuar se me programin e PD-s\u00eb fermer\u00ebt do t\u00eb marrin 100 milion\u00eb euro ndihma. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Basha u shpreh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":444757,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-444755","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/444755","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=444755"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/444755\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/444757"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=444755"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=444755"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=444755"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}