{"id":444661,"date":"2021-04-21T19:03:35","date_gmt":"2021-04-21T17:03:35","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=444661"},"modified":"2021-04-21T19:03:35","modified_gmt":"2021-04-21T17:03:35","slug":"kryemadhi-5-prioritetet-e-lsi-se-per-zgjedhjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/04\/21\/kryemadhi-5-prioritetet-e-lsi-se-per-zgjedhjet\/","title":{"rendered":"Kryemadhi: 5 prioritetet e LSI-s\u00eb p\u00ebr zgjedhjet","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-444662\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/kryemadhi-3.png\" alt=\"\" width=\"1128\" height=\"676\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/kryemadhi-3.png 1128w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/kryemadhi-3-300x180.png 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/kryemadhi-3-768x460.png 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/kryemadhi-3-1024x614.png 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1128px) 100vw, 1128px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs kryetarja e L\u00ebvizjes socialiste p\u00ebr Integrim Monika Kryemadhi, flet p\u00ebr premtimet e k\u00ebsaj force politike n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit, marr\u00ebdh\u00ebnien me Partin\u00eb Demokratike me t\u00eb cil\u00ebn ajo ka firmosur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje apo dhe q\u00ebndrimin ndaj Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi e procesit t\u00eb vaksinimit kund\u00ebr COVID 19.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Zonja Kryemadhi, s\u00eb pari ju falenderoj p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj interviste. Do t\u00eb doja ta nisja nj\u00eb pyetje rreth premtimeve t\u00eb LSI-s\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate. Si \u00e7do parti premtimet jan\u00eb t\u00eb shumta, por a mund t\u00eb na thoni se cilat jan\u00eb boshtet e ofert\u00ebs suaj p\u00ebrball\u00eb shqiptar\u00ebve, ato p\u00ebr t\u00eb cilat pas 4 vitesh n\u00ebse fitoni ju do t\u00eb mund t\u00eb thoni q\u00eb i keni realizuar?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Monika Kryemadhi:<\/strong>\u00a0Un\u00eb do ju p\u00ebrg\u00ebzoja shum\u00eb p\u00ebr pyetjen tuaj, sepse n\u00eb t\u00eb gjitha televizionet q\u00eb shkoj debatin kryesor e kemi \u201cm\u00eb the t\u00eb thash\u00eb\u201d, por asnj\u00eb nuk na jep mund\u00ebsin\u00eb dhe artikulimin q\u00eb ne t\u00eb flasim p\u00ebr programet tona. Ne si LSI me grupin e pun\u00ebs dhe t\u00eb programit kemi artikuluar 5 prioritete kryesore, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb jo vet\u00ebm me arsimimin e t\u00eb rinjve q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga prioritetet tona kryesore dhe rritja e standardit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsimit, \u00e7\u00ebshtjen e pun\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb rinjve duke pasur ata paga t\u00eb mir\u00ebpaguara. \u00cbsht\u00eb projekti m\u00eb i bukur q\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme sidomos te \u00e7iftet e reja dhe tek t\u00eb rinjt\u00eb \u201cNga bebja n\u00eb bebe\u201d. Prioriteti p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, me pajisjen me kart\u00eb t\u00eb fermerit q\u00eb krijon ndihm\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr sa i p\u00ebrket mosfunksionimit t\u00eb subvencioneve t\u00eb cilat p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs kur flitet p\u00ebr subvencione n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb gjith\u00eb fermer\u00ebt e mendojn\u00eb fjal\u00ebn korrupsion, sepse asnj\u00eb her\u00eb subvencioni nuk shkon drejtp\u00ebrdrejt\u00eb tek ata, por ngel rrug\u00ebs n\u00ebp\u00ebr zyrat burokratike t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe nj\u00eb nga pikat tona kryesore \u00ebsht\u00eb dhe rimbursimi me 5% t\u00eb shpenzimeve, e cila krijon mund\u00ebsin\u00eb e formalizimit t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare. Nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka sot ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb informaliteti i cili krijon jo vet\u00ebm evazion fiskal, por nuk arrin dot q\u00eb buxheti i shtetit t\u00eb ket\u00eb mbushjen e ark\u00ebs s\u00eb tij n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb ardhurave q\u00eb vijn\u00eb dhe kjo edhe pse qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, edhe pse ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb minimumin jetik arrijn\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb \u00e7do qindark\u00eb t\u00eb taksave, por ajo nuk mblidhet asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb ark\u00ebn e shtetit. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj skeme t\u00eb rimbursimit t\u00eb 5% t\u00eb shpenzimeve t\u00eb familjeve shqiptare, ata deri n\u00eb fund t\u00eb vitit do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ose n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do muaji, sepse kjo varet, krijon hap\u00ebsir\u00ebn e rikthimit t\u00eb nj\u00eb vlere monetare, q\u00eb p\u00ebr disa familje mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e internetit, p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7erdhes apo kopshtit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb shtuar nj\u00eb shpenzim tjet\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi apo p\u00ebr t\u00eb ndihmuar edhe prind\u00ebrit e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb pensioni shtes\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga ana tjet\u00ebr rriten t\u00eb ardhurat n\u00eb buxhetin e shtetit. Jo p\u00ebr shkak t\u00eb analizave q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb LSI, por si rezultat i t\u00eb gjith\u00eb raporteve t\u00eb institucioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, qoft\u00eb Banka Bot\u00ebrore, qoft\u00eb FMN, qoft\u00eb edhe raporti i fundit i CIA-s ku thuhet q\u00eb 50% e GDP \u00ebsht\u00eb informale, q\u00eb i bie rreth 7 miliard dollar t\u00eb cilat nuk taksohen, jan\u00eb para q\u00eb nuk shkojn\u00eb n\u00eb buxhetin e shtetit. Kjo gj\u00eb nuk b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet gryk\u00ebve t\u00eb pushk\u00ebs apo tabor\u00ebve t\u00eb policis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb bizneset e vogla, por asnj\u00ebri nuk merr guximin p\u00ebr t\u00eb vajtur te bizneset e m\u00ebdha, tek oligark\u00ebt . Dhe \u00e7far\u00eb ndodh, \u00ebsht\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm ka rritur norm\u00ebn e korrupsionit, por ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ark\u00ebs s\u00eb shtetit t\u2019i shkojn\u00eb m\u00eb pak para. Nj\u00eb sistem i till\u00eb ku t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb formalizuar ekonomin\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb skem\u00eb e shpikur nga ne, \u00ebsht\u00eb skem\u00eb e cila ka funksionuar n\u00eb formalizimin e ekonomis\u00eb s\u00eb shum\u00eb vendeve q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb periudh\u00ebn e tranzicionit. Shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Greqia, Turqia, Italia dhe shum\u00eb vende t\u00eb tjera evropiane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr t\u00eb folur pastaj p\u00ebr arsimin, taks\u00ebn 1% p\u00ebr bizneset e m\u00ebdha, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb taks\u00eb q\u00eb shkon vet\u00ebm p\u00ebr arsimin, sepse ndodh r\u00ebndom q\u00eb ne paguajm\u00eb 340 lek\u00eb lit\u00ebr naft\u00eb p\u00ebr taks\u00ebn e rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, por n\u00eb fakt k\u00ebto para nuk shkojn\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn e Kombit, sepse do ta kishim paguar 10 her\u00eb deri tani, por duhet t\u00eb shkoj\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti tek arsimi. Dhe me k\u00ebt\u00eb 1% arrijm\u00eb q\u00eb ne t\u00eb mbajm\u00eb dhe premtimin e 5% t\u00eb GDP p\u00ebr arsimin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Megjithat\u00eb, zonja Kryemadhi a ka nj\u00eb fatur\u00eb financiare t\u00eb k\u00ebtyre nd\u00ebrhyrjeve, sepse ju flisni p\u00ebr irmbursime, ulje taksash, rimbursime. T\u00eb gjitha k\u00ebto a kan\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb financiare?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Monika Kryemadhi:\u00a0<\/strong>Sigurisht q\u00eb ka nj\u00eb fatur\u00eb, por nuk ka investim nga buxheti i shtetit. Kur ne kemi b\u00ebr\u00eb propozimin p\u00ebr 5% e rimbursimit t\u00eb familjeve shqiptare ne kemi b\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb konsultim me ekspert\u00eb t\u00eb bankave t\u00eb niveleve t\u00eb dyta, t\u00eb cilat jan\u00eb goxha t\u00eb interesuara sepse fillon jo vet\u00ebm formalizimi n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar, fillon n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre edhe inventarizimi i t\u00eb gjith\u00eb l\u00ebvizjes monetare, q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare. Por nga ana tjet\u00ebr fillon dhe qarkullon vlera monetare, e cila q\u00ebndron dashje pa dashje e bllokuar n\u00eb familjet shqiptare p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb panikut t\u00eb pandemis\u00eb, t\u00eb krizave ekonomike q\u00eb ndodhin her\u00eb pas here.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb jan\u00eb ato m\u00eb t\u00eb interesuara se kushdo tjet\u00ebr p\u00ebr ta krijuar nj\u00eb sistem t\u00eb till\u00eb p\u00ebr shkak edhe t\u00eb qarkullimit t\u00eb vlerave monetare, q\u00eb vijn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet dyqaneve, sepse n\u00eb shum\u00eb dyqane njer\u00ebzit e konsumojn\u00eb blerjen e buk\u00ebs 700 lek\u00eb t\u00eb vjetra, por nuk e paguajn\u00eb me nj\u00eb kart\u00eb krediti. Por ama nj\u00eb familje do ta merrte TVSH-n\u00eb e 700 lek\u00ebve t\u00eb vjetra t\u00eb buk\u00ebs, q\u00eb i bie gati 140 lek\u00eb t\u00eb vjetra, ku \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr dy buk\u00eb i thon\u00eb 280 lek\u00eb t\u00eb vjetra. N\u00eb 280 lek\u00eb q\u00eb konsumojn\u00eb familjet shqiptare, shto sheqerin, shto vajin, shto orizin, shto vez\u00ebn, t\u00eb gjitha jan\u00eb para t\u00eb cilat asnj\u00ebher\u00eb nuk marrin as fatur\u00ebn tatimore, as nuk deklarohen dhe as nuk jan\u00eb pjes\u00eb e shpenzimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kur ne b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrllogaritjen m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, sipas raportit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, minimumi jetik n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 2 dollar\u00eb n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr frym\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb jetojn\u00eb gati 1 milion\u00eb qytetar\u00eb. N\u00eb baz\u00ebne t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Partis\u00eb Socialiste jan\u00eb 910 mij\u00eb votues, pa llogaritur familjet. Pra llogarisni sa para jan\u00eb, t\u00eb cilat qarkullojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, t\u00eb cilat nuk tatohen absolutisht dhe nuk derdhet asnj\u00eb lloj tatimi n\u00eb buxhetin e shtetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pra kjo do t\u00eb sjell v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb investim fillestar, q\u00eb vjen nga bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb cilat po i quajm\u00eb biznese private ose q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb investimit t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, por jan\u00eb para t\u00eb cilat n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr do t\u00eb rrisin jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb t\u00eb ardhurat n\u00eb buxhetin e shtetit. K\u00ebtu ka vet\u00ebm nj\u00eb humb\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast humb\u00ebs jan\u00eb evazionist\u00ebt e m\u00ebdhenj, ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb evazionin e madh fiskal, q\u00eb fshehin t\u00eb ardhurat e tyre, ata q\u00eb paguajn\u00eb TVSH n\u00eb hyrje, por nuk paguajn\u00eb TVSH n\u00eb shitje, e cila \u00ebsht\u00eb me fatura stratosferike, t\u00eb pakt\u00ebn nga eksperiencat q\u00eb kemi dhe denoncimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb her\u00eb pas here. Dhe nga ana tjet\u00ebr korrupsioni n\u00eb administrat\u00ebn tatimore, ku nj\u00eb dyqani lagjeje i vendoset gjob\u00eb prej 10 milion\u00eb lek\u00ebsh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ke supermarkete t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat kan\u00eb jo vet\u00ebm ushqime t\u00eb skaduara, por edhe shum\u00eb probleme t\u00eb tjera, t\u00eb cilat s\u2019kan\u00eb hyrje, po themi inventarizimi, t\u00eb cilave jo vet\u00ebm nuk u shkel njeri n\u00eb der\u00ebn e tyre, por p\u00ebrkundrazi luajn\u00eb edhe me loj\u00ebra t\u00eb pista duke mos pasur konkurrenc\u00eb fare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Po ju megjithat\u00eb keni nj\u00eb marr\u00ebveshje me Partin\u00eb Demokratike p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje. Ju po flisni me shum\u00eb entuziaz\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb programit tuaj, por si do integrohet programi juaj me at\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike? Cilat jan\u00eb pikat p\u00ebr t\u00eb cilat ju nuk do t\u00eb l\u00ebshoni?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Monika Kryemadhi:\u00a0<\/strong>Sigurisht q\u00eb jemi rakorduar dhe kemi r\u00ebn\u00eb dakord. Ne kemi qen\u00eb p\u00ebr taks\u00ebn e shesht\u00eb 10 % dhe Partia Demokratike ishte p\u00ebr 9% dhe u dakord\u00ebsuam p\u00ebr numrin 9. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto 5 prioritete, p\u00ebr t\u00eb cilat ne i kemi quajtur t\u00eb qarta q\u00eb jan\u00eb 5 prioritete t\u00eb panegociueshme, normalisht q\u00eb jan\u00eb t\u00eb realizueshme dhe nuk kan\u00eb asnj\u00eb lloj p\u00ebrplasjeje me angazhimet e Partis\u00eb Demokratike. Ashtu sikurse, edhe n\u00eb marr\u00ebveshjen e 1 marsit q\u00eb ne kemi firmosur me Partin\u00eb Demokratike, jan\u00eb edhe 13 pika t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb cilat ne jemi angazhuar bashkarisht politikisht t\u00eb dy kryetar\u00ebt e partive n\u00eb em\u00ebr t\u00eb forcave politike q\u00eb ne p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb t\u00ebra k\u00ebto raste, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, pavar\u00ebsisht komunikimit publik q\u00eb mundohemi t\u00eb jemi dhe t\u00eb kujdessh\u00ebm, por edhe komunikimi njer\u00ebzor i strukturave t\u00eb LSI-s\u00eb dhe Partis\u00eb Demokratike nga ana programe dhe e grupeve t\u00eb pun\u00ebs, ka qen\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, komunikues dhe shum\u00eb i af\u00ebrt. Po t\u00eb kemi parasysh disa aktivitete q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, round tables q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr arsimin. Ne p\u00ebr Ligjin e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb kemi k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme dhe po t\u00eb shikosh edhe n\u00eb angazhimet tona, edhe n\u00eb angazhimet e Partis\u00eb Demokratike, kemi disa pika p\u00ebr t\u00eb cilat ne nuk jemi dakord\u00ebsuar, sepse ne kemi k\u00ebndv\u00ebshtrim komplet tjet\u00ebr, sepse ne duam p\u00ebrfshirjen e grupeve t\u00eb interesit n\u00eb hartimin e Ligjit t\u00eb Arsimit t\u00eb Lart\u00eb, ku grupi kryesor i interesit jan\u00eb universitetet, qofshin k\u00ebto publike apo private, por si lokomotiv\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse e k\u00ebsaj iniciative duhet t\u00eb jet\u00eb universiteti publik, duke pasur parasysh q\u00eb ne jemi nj\u00eb forc\u00eb e majt\u00eb dhe i q\u00ebndrojm\u00eb po themi fort forcimit t\u00eb universiteteve publike. Ashtu sikurse p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e subvencioneve n\u00eb bujq\u00ebsi. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne t\u00eb krijojm\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta. Edhe Partia Demokratike, edhe ne, jemi p\u00ebr subvencione n\u00eb bujq\u00ebsi, p\u00ebr uljen e \u00e7mimeve t\u00eb pesticideve, por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme angazhimi i t\u00eb dyja pal\u00ebve q\u00eb jemi bashk\u00eb, \u00ebsht\u00eb krijimi i tregut dhe garancia e shitjes s\u00eb prodhimeve vendase, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse krijojm\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr pun\u00ebsimin dhe nj\u00eb pag\u00eb t\u00eb mir\u00ebpaguar p\u00ebr fermer\u00ebt tan\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim n\u00eb fakt ka bashk\u00ebpunuar edhe m\u00eb par\u00eb me Partin\u00eb Demokratike n\u00eb qeverisje, gjithashtu edhe me Partin\u00eb Socialiste. N\u00eb t\u00eb dyja rastet n\u00eb mos gaboj divorcet nuk kan\u00eb qen\u00eb edhe fort t\u00eb k\u00ebndshme. Sa i sinqert\u00eb \u00ebsht\u00eb ky bashk\u00ebpunim me Partin\u00eb Demokratike, n\u00eb sensin q\u00eb lindi si nj\u00eb objektiv kryesor p\u00ebr t\u00eb larguar kryeministrin Rama?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Monika Kryemadhi:\u00a0<\/strong>Q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb bashk\u00ebpunimet e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim n\u00eb t\u00eb dyja rastet, qoft\u00eb me Partin\u00eb Demokratike, qoft\u00eb me Partin\u00eb Socialiste, kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpunime t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket strategjis\u00eb dhe momenteve t\u00eb caktuara kohore. T\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr aq informacion sa kam un\u00eb dhe sa kam qen\u00eb prezent\u00eb n\u00eb strukturat e LSI-s\u00eb, bashk\u00ebpunimi i 2009-\u00ebs, marr\u00ebveshja e 2009-\u00ebs ka qen\u00eb sepse ishin 70 me 70 mandate, pra nuk b\u00ebhej e mundur dhe ishte nj\u00eb nga prioritetet kryesore liberalizimi i vizave p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Marr\u00ebveshja me PD-n\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte jo vet\u00ebm me liberalizimin e vizave. Ne nuk e mohojm\u00eb dot q\u00eb ajo ndodhi, sepse n\u00eb dhjetor t\u00eb 2010-s shqiptar\u00ebt l\u00ebviz\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb me pasaport\u00ebn e tyre shqiptare, pa pasur nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb rrinin n\u00eb radh\u00ebt e gjat\u00eb me jav\u00eb e me muaj t\u00eb t\u00ebra n\u00eb dyert e ambasadave t\u00eb huaja n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb nga ana tjet\u00ebr ishte edhe procesi i integrimit dhe marrjes s\u00eb statusit kandidat t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, gj\u00eb q\u00eb ne e kemi harruar por duhet ta kujtojm\u00eb her\u00eb pas here se si kushti i marr\u00ebveshjes s\u00eb LSI me Partin\u00eb Socialiste ishte t\u00eb votonte tre ligjet p\u00ebr marrjen e statusit kandidat. M\u00eb pas normal q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e LSI-s\u00eb me Partin\u00eb Socialiste n\u00eb 2013-n shkonte drejt nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje natyrale, sepse duam apo nuk duam, LSI-a \u00ebsht\u00eb parti e majt\u00eb dhe vjen si rezultat e nj\u00eb strukture t\u00eb konsoliduar si\u00e7 ishte forumi rinor eurosocialist shqiptar, pjesa m\u00eb e madhe e tyre, n\u00eb 2004-n, nga Partia Socialiste p\u00ebr shkak t\u00eb sjelljes arrogante t\u00eb lidershipit t\u00eb asaj kohe. Duke qen\u00eb edhe vet\u00eb struktur\u00eb rinore q\u00eb pjesa kryesore e saj edhe e votuesve, edhe e t\u00eb gjith\u00eb lidershipit t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e re, kjo e b\u00ebn nj\u00eb t\u00eb ri q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i majt\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb racional sa \u00e7 \u2018mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb mosh\u00eb tjet\u00ebr pak m\u00eb e pjekur dhe fillon kalkulon financiarisht dhe ekonomikisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Kaq e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb mes jush q\u00eb t\u00eb kaloni nga akuzat e forta ndaj nj\u00ebri \u2013 tjetrit n\u00eb bashk\u00ebpunim, sepse kujtoj fushat\u00ebn e 2017-s ku si PD ndaj jush, por edhe ju ndaj Partis\u00eb Demokratike dhe zotit Basha, keni pasur polemika t\u00eb forta, qoft\u00eb edhe akuza?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Monika Kryemadhi:\u00a0<\/strong>T\u00eb dyja rastet, qoft\u00eb p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr pal\u00ebn tjet\u00ebr, un\u00eb si Monik\u00eb personalisht nuk kam asnj\u00eb lloj t\u00ebrheqjeje p\u00ebr at\u00eb q\u00eb them. Akuzat e mia p\u00ebr zotin Basha vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket marr\u00ebveshjes s\u00eb 2017-s dhe e dim\u00eb, ne jemi koshient q\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se LSI e solli Edi Ram\u00ebn n\u00eb 2013-n n\u00eb pushtet me iden\u00eb q\u00eb ishte koha e tij, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit ishte kryetari i Partis\u00eb Socialiste dhe i takonte Partis\u00eb Socialiste t\u00eb drejtonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb 2017-n ishte zoti Basha q\u00eb e mbajti zotin Rama kryeminist\u00ebr, k\u00ebshtu q\u00eb, qoft\u00eb LSI-ja apo qoft\u00eb PD-ja me djegien e mandateve i vun\u00eb viz\u00ebn nj\u00eb lloj bashk\u00ebpunimi politik, q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve bashk\u00ebpunimi politik edhe p\u00ebr shkak t\u00eb kultur\u00ebs evropiane apo edhe t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb vendet e zhvilluara, bashk\u00ebpunimi politik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri e cila e \u00e7on zhvillimin p\u00ebrpara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por, n\u00eb Shqip\u00ebri, gjithmon\u00eb, bashk\u00ebpunimi midis forcave politike apo edhe e stabilitetit politik q\u00eb mua me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn m\u00eb ka krijuar pak skepticiz\u00ebm kur ne flasim p\u00ebr stabilitet politik. Kam kuptuar q\u00eb n\u00eb tranzicion stabiliteti politik nuk \u00ebsht\u00eb stabilitet politik. N\u00eb tranzicion, \u00ebsht\u00eb varf\u00ebri p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb kapje e shtetit dhe mendoj q\u00eb kur ne vazhdojm\u00eb akoma dhe flasim p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme n\u00eb Shqip\u00ebri, mendoj q\u00eb ky stabilitet politik jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i ka ofruar shqiptar\u00ebve zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ia ka ofruar Bashkimin Evropian dhe Evrop\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb dhe demokracin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por e ka kthyer mbrapa n\u00eb koh\u00eb, e ka kthyer n\u00eb diktatur\u00ebn e krimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe un\u00eb mendoj q\u00eb nj\u00eb nga gj\u00ebrat kryesore \u00ebsht\u00eb investimet q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjitha forcat politike, sidomos kjo klas\u00eb politike duhet t\u00eb investohet n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb t\u00eb re politike, n\u00eb nj\u00eb mentalitet t\u00eb zhvilluar evropian t\u00eb shkolluar dhe t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb ka qindra e mij\u00ebra, t\u00eb rinj e t\u00eb reja, q\u00eb jan\u00eb shkolluar jasht\u00eb shtetit, punojn\u00eb jasht\u00eb shtetit dhe jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri, por natyrisht q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb ambient ku n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre. S\u00eb dyti t\u00eb ken\u00eb siguri ligjore dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb tret\u00eb t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi ku ato t\u00eb zhvillojn\u00eb kapacitetet e tyre intelektuale e profesionale, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria po b\u00ebhet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb e varf\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Znj. Kryemadhi, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi mbetet nj\u00eb tem\u00eb kryesore diskutimesh, debatesh. Ju vet\u00eb jeni shprehur kritike ndaj m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj reforme, por n\u00eb rast se ju bashk\u00eb me Partin\u00eb Demokratike do t\u00eb vini n\u00eb pushtet, \u00e7far\u00eb mendoni se duhet rregulluar ose ju mendoni q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar si duhet, at\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb, \u00e7far\u00eb duhet korrigjuar sipas jush?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Monika Kryemadhi:\u00a0<\/strong>Ndoshta duhet ta kthejm\u00eb pyetjen n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Un\u00eb vet\u00eb si Monika Kryemadhi, por edhe L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, jam e bindur edhe vet\u00eb Partia Demokratike kemi votuar nj\u00eb reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb dakord\u00ebsi me t\u00eb gjitha institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me Komisionin e Venecias, me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe me Bashkimin Evropian n\u00eb korrik t\u00eb 2016-s dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb 30 vitet e tranzicionit dhe t\u00eb pluralizmit politik ne kemi pasur nj\u00eb dakord\u00ebsi 100 p\u00ebr qind, me 140 deputet\u00eb n\u00eb Parlament. P\u00ebr tet\u00eb ligjet e reform\u00ebs, Partia Demokratike ka pasur opsionet e veta, nd\u00ebrsa ne kemi votuar. Dhe ne nuk i kthehemi mbrapsht absolutisht dhe nuk mendojm\u00eb se duhet korrigjuar asgj\u00eb nga ajo \u00e7far\u00eb kemi votuar n\u00eb 21-22 korrik t\u00eb 2016-s. M\u00eb pas ndodhi deformimi dhe kapja e asaj q\u00eb zoti Rama e deformoi, e ndryshoi, e kapi, e tjet\u00ebrsoi, e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb mendoj q\u00eb duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm, pasi dashje pa dashje, diku me indiciet tona personale apo diku me preferencat tona personale, edhe familjare, shkojm\u00eb dhe kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim shum\u00eb t\u00eb madh, i cila faktikisht i ka kushtuar jasht\u00ebzakonisht Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sepse sot problemi i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se ne akoma nuk e kemi t\u00eb nd\u00ebrtuar Gjykat\u00ebn Kushtetuese , kemi nj\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb funksionale, kemi gjykata t\u00eb cilat po shkojn\u00eb drejt margjinalizimit. Procesi i vetingut akoma vazhdon dhe ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb sulm ndoshta mediatik. Kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb dalin e t\u00eb flasin, pasi ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb ekrane t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebr t\u00eb shprehur opinion , themi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb terr informativ e gjith\u00eb shoq\u00ebria shqiptare. Nd\u00ebrkoh\u00eb nga ana tjet\u00ebr njer\u00ebzit vuajn\u00eb qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhe nj\u00eb divorc ose p\u00ebr t\u00eb pasur kujdestarin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tyre apo t\u00eb marr\u00eb pages\u00ebn e tyre. Pra kur nj\u00eb grua \u00ebsht\u00eb pa pun\u00eb e divorcuar nga bashk\u00ebshorti dhe nuk arrin do t\u00eb gjej t\u00eb drejt\u00ebn e saj n\u00eb dyert e gjykat\u00ebs mendoni pastaj se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb themi p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0K\u00ebto jan\u00eb konstatime nga ana juaj. Si ju do e ndryshoni situat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flisni?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Monika Kryemadhi:<\/strong> K\u00ebto jan\u00eb konstatime dhe jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. Mjaftojm\u00eb t\u00eb zbatojm\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi vendosur n\u00eb 21 dhe 22 korrik t\u00eb 2016 dhe at\u00eb q\u00eb ka vendosur dhe firmosur Komisioni i Venecias. Un\u00eb nuk mendoj se Monika Kryemadhi \u00ebsht\u00eb m\u00eb eksperte se Komisioni i Venecias dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb eksperte se ata t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebrgatitur dhe ja kan\u00eb ofruar parlamentit shqiptar n\u00eb dakort\u00ebsi me Partin\u00eb Demokratike dhe 20 votat e LSI-s\u00eb t\u00eb asaj kohe dhe Partis\u00eb Socialiste t\u00eb 2016. Pra mendoj se dakort\u00ebsia m\u00eb e mir\u00eb dhe profesionale e 2016 nuk mund t\u00eb ofroj dot Monika Kryemadhi apo dikush tjet\u00ebr, n\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb tensionit dhe t\u00eb kapjes s\u00eb zinxhirit shtet\u00ebror duke filluar nga koka e Kryeministrit dhe deri mund t\u00eb themi tek patronazhisti i fundit q\u00eb shet fara tek rruga, dmth k\u00ebtu ka arrit sot sistemi i yn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: <\/strong>Zonja Kryemadhi m\u00eb lejoni dhe nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit. Pandemia sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem bot\u00ebror, Shqip\u00ebria ka nisur nj\u00eb proces vaksinimi dhe po p\u00ebrdor kat\u00ebr vaksina Pfizer, AstraZeneca Sinovac-un dhe pret dhe ngarkesa me vaksina ruse. Cila do t\u00eb jet\u00eb qasja e jua n\u00eb rast t\u00eb ardhjes n\u00eb pushtet?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Monika Kryemadhi:<\/strong> E para un\u00eb jam nj\u00eb person q\u00eb e k\u00ebrkoj vaksinimin e popullat\u00ebs se kam vuajtur nga n\u00eb s\u00ebmundje dhe ju b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb grave dhe vajzave shqiptare p\u00ebr t\u2019u vaksinuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kancerit t\u00eb qaf\u00ebs s\u00eb mitr\u00ebs dhe si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kjo, \u00ebsht\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtja e pandemis\u00eb COVID-19 e cila ka krijuar nj\u00eb situat\u00eb terrori psikologjik dhe tek njer\u00ebzit dhe tek ekonomia shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb si Monika Kryemadhi mendoj q\u00eb shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb popullat\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet eksperiment duke u vaksinuar me vaksina nga t\u00eb cilat nuk ju dihet origjina. Por \u00e7do bashk\u00ebpunim i institucioneve t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare si\u00e7 jan\u00eb ato evropiane dhe ato t\u00eb SHBA-s\u00eb sepse jan\u00eb dy institucione q\u00eb duhet t\u00eb certifikojn\u00eb vaksinat q\u00eb shteti shqiptar duhet t\u2019u b\u00ebj\u00eb shqiptar\u00ebve, e para dhe e dyta un\u00eb jam e bindur q\u00eb asnj\u00eb politikan dhe as nj\u00eb forc\u00eb politike nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr vaksinimit , qytetar\u00ebt shqiptar p\u00ebrkundrazi duhen vaksinuar dhe duhet vaksinuar me shpejt\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe , sigurisht duhen vaksinuar me vaksinat m\u00eb t\u00eb mira, me ato q\u00eb vaksinohen dhe gjerman\u00ebt dhe danez\u00ebt dhe amerikan\u00ebt dhe kushdo tjet\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E them k\u00ebt\u00eb pasi un\u00eb nuk v\u00eb njeri mbi veten time. Ne jemi evropian nuk jemi eksperimental dhe them q\u00eb duhet ti japim fund eksperimenteve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka ardhur koha q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb vendosin vet\u00eb p\u00ebr familjen e tyre dhe un\u00eb mendoj se kemi me qindra dhe mij\u00ebra djem dhe vajza shqiptare q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, q\u00eb kan\u00eb studiuar n\u00eb Amerik\u00eb q\u00eb punojn\u00eb atje dhe jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. E kam diskutuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi . Jan\u00eb 10 mij\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb diplomuar n\u00eb jurisprudenc\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ishin pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb por as akreditimet e diplomave nuk i ka pranuar ministria k\u00ebtu q\u00eb t\u00eb mos mund t\u00eb kishin mund\u00ebsi t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ngritjen e organeve t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi . E kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs dhe po e them p\u00ebrs\u00ebri: Shqiptar\u00ebt e adhurojn\u00eb Amerik\u00ebn nuk duhet ta shp\u00ebrdorojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dashuri dhe adhurimin q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr Amerik\u00ebn, por duhet ta kthejm\u00eb n\u00eb forc\u00eb dhe duhet ta kthejm\u00eb n\u00eb prezenc\u00eb amerikane dhe n\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb investime amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri. Se nj\u00eb shtet i fort\u00eb krijon mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sjelljen e investime t\u00eb huaja. N\u00ebse ne do t\u00eb kemi investime t\u00eb huaja, ato amerikanet do t\u00eb jen\u00eb ato q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb forta m\u00eb t\u00eb sigurta dhe q\u00eb do t\u00eb garantojn\u00eb stabilitetin dhe sigurin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb rajon. E besoj k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong>:<\/span> Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/5861662.html\"><span style=\"color: #0000ff;\">Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs kryetarja e L\u00ebvizjes socialiste p\u00ebr Integrim Monika Kryemadhi, flet p\u00ebr premtimet e k\u00ebsaj force politike n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit, marr\u00ebdh\u00ebnien me Partin\u00eb Demokratike me t\u00eb cil\u00ebn ajo ka firmosur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje apo dhe q\u00ebndrimin ndaj Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi e procesit t\u00eb vaksinimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":444662,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-444661","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/444661","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=444661"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/444661\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/444662"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=444661"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=444661"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=444661"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}