{"id":444566,"date":"2021-04-21T14:16:20","date_gmt":"2021-04-21T12:16:20","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=444566"},"modified":"2021-04-21T14:16:20","modified_gmt":"2021-04-21T12:16:20","slug":"ministri-gjerman-askush-ne-evrope-smund-te-jete-pro-fantazive-per-ndryshimin-e-kufijve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/04\/21\/ministri-gjerman-askush-ne-evrope-smund-te-jete-pro-fantazive-per-ndryshimin-e-kufijve\/","title":{"rendered":"Ministri gjerman: Askush n\u00eb Evrop\u00eb s&#8217;mund t\u00eb jet\u00eb pro fantazive p\u00ebr ndryshimin e kufijve","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-444568\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/roth.jpg\" alt=\"\" width=\"1440\" height=\"960\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/roth.jpg 1440w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/roth-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/roth-768x512.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/roth-1024x683.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1440px) 100vw, 1440px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong>Intervist\u00eb ekskluzive e Deutsche Welle-s me Ministrin Gjerman t\u00eb Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn, Michael Roth (SPD) p\u00ebr debatet e koh\u00ebve t\u00eb fundit rreth ndryshimit t\u00eb kufijve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #0000ff;\"><em>Deutsche Welle:\u00a0 Zoti minist\u00ebr, po flitet s\u00ebrish p\u00ebr ndryshimin e kufijve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Flitet p\u00ebr nj\u00eb dokument t\u00eb p\u00ebrhapur nga qeveria sllovene. \u00c7far\u00eb di qeveria federale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Michael Roth: Ndryshimi i kufijve nuk zgjidh asnj\u00eb problem n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. P\u00ebrkundrazi, do t\u00eb ishte shum\u00eb i rreziksh\u00ebm dhe do t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte rihapjen e Kutis\u00eb s\u00eb Pandor\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb plot konflikte. Kjo nuk k\u00ebrkon ndonj\u00eb profeci. E tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb tek pajtimi, tek bashk\u00ebpunimi i ngusht\u00eb rajonal, tek distancimi p\u00ebrfundimtar nga nacionalizmi dhe revanshizmi. Vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb dhe mbeten vende t\u00eb shoq\u00ebrive shum\u00ebfetare dhe shum\u00ebetnike. Ky \u00ebsht\u00eb parakushti p\u00ebr paqe, prosperitet dhe demokraci. Prandaj jam i qet\u00ebsuar q\u00eb qeveria sllovene \u00ebsht\u00eb distancuar qartazi nga fantazit\u00eb p\u00ebr ndryshimin e kufijve. Sepse askush n\u00eb Evrop\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb interes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #0000ff;\"><em>Pra, e p\u00ebrjashtoni q\u00eb propozimi t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e negociatave?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb lir\u00eb dhe natyrisht t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb debate me propozimet e tyre. Por kjo nuk e ndryshon refuzimin ton\u00eb t\u00eb qart\u00eb ndaj ideve t\u00eb tilla. P\u00ebrs\u00ebri: ndryshimi\u00a0 i kufijve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e gabuar e rrezikshme p\u00ebr rajonin, askush n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe BE nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb interes serioz p\u00ebr at\u00eb sot. Kujtimet e luft\u00ebrave t\u00eb Ballkanit n\u00eb vitet 1990, t\u00eb cilat e kthyen ish-Jugosllavin\u00eb n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb madhe beteje, duhet t\u00eb jen\u00eb paralajm\u00ebrim i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. Pozicioni im \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: fantazit\u00eb p\u00ebr zhvendosjen e kufijve m\u00eb n\u00eb fund i p\u00ebrkasin nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nj\u00eb t\u00eb kaluare t\u00eb d\u00ebshtuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #0000ff;\"><em>A ka koleg\u00eb n\u00eb BE q\u00eb jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb zgjidhjeve t\u00eb tilla?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Strategjia e zgjerimit dhe strategjia t\u00eb BE-s\u00eb dhe ajo ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor nuk parashikojn\u00eb asnj\u00eb demarkacion t\u00eb kufijve. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, dhe duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb k\u00ebshtu!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #0000ff;\"><em>Procesi i Berlinit jep nj\u00eb kontribut drejt forcimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit rajonal. N\u00eb ver\u00eb pritet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb takim p\u00ebrfundimtar t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb qeverive t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. Si duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb iniciativa?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Procesi i Berlinit i ka d\u00ebrguar nj\u00eb sinjal t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rajonit: q\u00eb ne t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb pran\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb rajon dhe, pavar\u00ebsisht nga an\u00ebtar\u00ebsimi, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mundemi p\u00ebr t\u00eb promovuar stabilitetin e Ballkanit Per\u00ebndimor. Dhe k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb q\u00eb tani! Dhe ne jemi ende duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar bashk\u00ebpunimin rajonal, p\u00ebr t\u00eb siguruar perspektiva p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fituar pun\u00ebsim dhe kohezion social. \u00c7\u00ebshtjet e sh\u00ebndetit, infrastruktur\u00ebs dhe digjitalizimit\u00a0 gjithashtu luajn\u00eb nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Prandaj \u00ebsht\u00eb mire q\u00eb ta vazhdojm\u00eb me p\u00ebrkushtim Procesin e Berlinit. Tani p\u00ebr tani po ndiejm\u00eb se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb Bashkimi Evropian t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb perceptohet si nj\u00eb partner i af\u00ebrt, i besuesh\u00ebm dhe i men\u00e7ur i Ballkanit Per\u00ebndimor &#8211; jo vet\u00ebm n\u00eb syt\u00eb e politikan\u00ebve, por mbi t\u00eb gjitha n\u00eb perceptimin e qytetar\u00ebve lokal\u00eb. P\u00ebr shkak se ka edhe zhg\u00ebnjime, qoft\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb reformave t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb forcuar shtetin e ligjit ose luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Por edhe sa i p\u00ebrket luft\u00ebs me pandemin\u00eb e koron\u00ebs, disa shtete mendojn\u00eb se BE-ja nuk i mb\u00ebshtet aq mir\u00eb sa duhet. Prandaj jam i k\u00ebnaqur q\u00eb Bashkimi Evropian po d\u00ebrgon nj\u00eb sinjal t\u00eb qart\u00eb solidariteti: Nga maji p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb shp\u00ebrndajm\u00eb 650,000 doza vaksinash n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. Procesi i Berlinit gjithmon\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet me projekte konkrete dhe t\u00eb prekshme q\u00eb perceptohen pozitivisht nga njer\u00ebzit n\u00eb rajon. Ato duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dukshme p\u00ebr qytetar\u00ebt e rajonit dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme kushtet e jetes\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-444567\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/merkel-1.jpg\" alt=\"\" width=\"700\" height=\"394\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/merkel-1.jpg 700w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/merkel-1-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #0000ff;\"><em>Procesi i Berlinit njihet gjithashtu si nj\u00eb dhom\u00eb pritjeje p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE. A mund t\u00eb shpresojn\u00eb k\u00ebto vende q\u00eb n\u00ebn Presidenc\u00ebn Sllovene t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti do t\u00eb arrihet ai progres i zgjerimit q\u00eb nuk mund t\u00eb arrihej gjat\u00eb Presidenc\u00ebs Gjermane t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne kemi punuar shum\u00eb fort n\u00eb Presidenc\u00ebn Gjermane t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb dhe nuk lam\u00eb gur pa l\u00ebvizur. Por parakushti p\u00ebr fillimin e negociatave t\u00eb pranimit me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konsensus n\u00eb K\u00ebshill. Nuk e arrit\u00ebm at\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb bllokad\u00ebs s\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb vet\u00ebm. Kjo ishte e hidhur, por nuk po dor\u00ebzohemi! Un\u00eb i jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs Presidenc\u00ebs Portugeze p\u00ebr vazhdimin e k\u00ebtij procesi. P\u00ebr shembull, dje n\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave Evropian\u00eb pat\u00ebm nj\u00eb informim mbi situat\u00ebn aktuale n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. N\u00eb maj dhe qershor tema e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe zgjerimi do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb takimeve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm dhe Evropian\u00eb. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb na duhet &#8220;drita jeshile&#8221; p\u00ebr fillimin e negociatave t\u00eb pranimit. Sidoqoft\u00eb, un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj maksimumin. BE duhet t\u00eb mbaj\u00eb fjal\u00ebn dhe nuk duhet ta shtyj\u00eb procesin e pranimit p\u00ebr k\u00ebto vende. Na duhen urgjentisht m\u00eb shum\u00eb sinjale pozitive p\u00ebr rajonin! \u00cbsht\u00eb n\u00eb rrezik jo m\u00eb pak se besueshm\u00ebria e BE-s\u00eb. Dhe sidomos dymb\u00ebdhjet\u00eb muajt e fundit\u00a0 kan\u00eb treguar se BE ka rival\u00eb t\u00eb sistemit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor t\u00eb cil\u00ebt po plot\u00ebsojn\u00eb boshll\u00ebqet q\u00eb po u l\u00ebm\u00eb ne. \u00cbsht\u00eb n\u00eb interesin ton\u00eb t\u00eb mir\u00ebkuptuar t\u00eb lidhim rajonin gjithnj\u00eb e m\u00eb pran\u00eb nesh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #0000ff;\"><em>Megjithat\u00eb, \u00e7\u00ebshtjet nd\u00ebretnike mbeten t\u00eb pazgjidhura, si n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs ose Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb. \u00c7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb, sipas mendimit tuaj, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebnjanuar p\u00ebrfundimisht fantazi t\u00eb tilla?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Roth: Un\u00eb e pres me g\u00ebzim bashk\u00ebpunimin me qeverin\u00eb e re t\u00eb Kosov\u00ebs. Qeveria Kurti ka prezantuar nj\u00eb program shum\u00eb ambicioz n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe p\u00ebr forcimin e demokracis\u00eb dhe sundimit t\u00eb ligjit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal i fort\u00eb dhe qeveria mund t\u00eb llogaris\u00a0 me mb\u00ebshtetjen ton\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Gjermania do\u00a0 t\u00eb angazhohet edhe m\u00eb tej me vendosm\u00ebri p\u00ebr liberalizimin e regjimit t\u00eb vizave me qytetar\u00ebt kosovar\u00eb. Un\u00eb shpresoj q\u00eb ne n\u00eb BE s\u00eb shpejti do t\u00eb arrijm\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe do ta realizojm\u00eb sa m\u00eb shpejt. Mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb q\u00ebllim q\u00eb vazhdon t\u00eb largohet gjith\u00eb e m\u00eb shum\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb kthehet n\u00eb mirazh &#8211; dhe k\u00ebshtu t\u00eb humbas\u00eb fuqin\u00eb e tij \u00a0t\u00ebrheq\u00ebse dhe transformuese Dhe sa i p\u00ebrket Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: pavar\u00ebsisht nga ndasit\u00eb shoq\u00ebrore, nj\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrrmuese e popullsis\u00eb boshnjake mb\u00ebshtet nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: nj\u00eb t\u00eb ardhme n\u00eb BE. Por \u00ebsht\u00eb po aq e qart\u00eb se vendi tani duhet t\u00eb trajtoj\u00eb me vendosm\u00ebri reformat q\u00eb jan\u00eb kaq t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn &#8220;nga Dejtoni n\u00eb Bruksel&#8221;. P\u00ebr shembull, reforma e ligjit zgjedhor duhet t\u00eb projektohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb pajtimin dhe bashk\u00ebpunimin dhe jo n\u00eb ndarjen e m\u00ebtejshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/michael-roth-askush-n%C3%AB-evrop%C3%AB-nuk-mund-t%C3%AB-jet%C3%AB-pro-fantazive-p%C3%ABr-ndryshimin-e-kufijve\/a-57273055\"><span style=\"color: #0000ff;\">DW<\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb ekskluzive e Deutsche Welle-s me Ministrin Gjerman t\u00eb Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn, Michael Roth (SPD) p\u00ebr debatet e koh\u00ebve t\u00eb fundit rreth ndryshimit t\u00eb kufijve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Deutsche Welle:\u00a0 Zoti minist\u00ebr, po flitet s\u00ebrish p\u00ebr ndryshimin e kufijve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Flitet p\u00ebr nj\u00eb dokument t\u00eb p\u00ebrhapur nga qeveria sllovene. \u00c7far\u00eb di qeveria federale [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":444568,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[149],"tags":[],"class_list":["post-444566","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosoverajon"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/444566","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=444566"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/444566\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/444568"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=444566"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=444566"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=444566"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}