{"id":443844,"date":"2021-04-18T19:28:13","date_gmt":"2021-04-18T17:28:13","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=443844"},"modified":"2021-04-18T19:30:28","modified_gmt":"2021-04-18T17:30:28","slug":"gazeta-zvicerane-shkrim-per-kryeministrin-rama-frika-eshte-mjeti-autoritar-agresiv-i-vetekenaqur-e-seksist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/04\/18\/gazeta-zvicerane-shkrim-per-kryeministrin-rama-frika-eshte-mjeti-autoritar-agresiv-i-vetekenaqur-e-seksist\/","title":{"rendered":"Gazeta zvicerane shkrim p\u00ebr kryeministrin Rama: Frika \u00ebsht\u00eb mjeti i tij, autoritar, agresiv, i vet\u00ebk\u00ebnaqur e seksist","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-443845\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/ramazyrich.jpeg2_.jpg\" alt=\"\" width=\"1459\" height=\"881\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/ramazyrich.jpeg2_.jpg 1459w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/ramazyrich.jpeg2_-300x181.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/ramazyrich.jpeg2_-768x464.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/ramazyrich.jpeg2_-1024x618.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1459px) 100vw, 1459px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cDikur ishte shpresa e vendit dhe tani k\u00ebrkon rizgjedhjen, frika \u00ebsht\u00eb mjeti.\u201d<\/em> <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebshtu e nis artikullin kushtuar zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri e figur\u00ebs s\u00eb kryeministrit Rama gazeta zvicerane \u2018Neue Z\u00fcrcher Zeitung\u2019. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo e p\u00ebrshkruan kreun e qeveris\u00eb si autoritar, agresiv, t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaqur e seksist q\u00eb po p\u00ebrdor \u00e7do mjet p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fillimin e shkrimit gazeta ia kushton biografis\u00eb s\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb kryeministrit si dhe karrier\u00ebs s\u00eb tij politike q\u00eb kur erdhi si minist\u00ebr Kulture e m\u00eb pas zgjedhjes s\u00eb tij si kryebashkiak i Tiran\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Artikulli vijon m\u00eb tej duke rr\u00ebfyer sesi kreu i qeveris\u00eb vijoi trash\u00ebgimin\u00eb e vendit duke u kthyer dal\u00ebngadal\u00eb n\u00eb nj\u00eb despot duke e krahasuar at\u00eb me diktatorin Enver Hoxha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb shkrim ceket se kreu i qeveris\u00eb p\u00ebrdori frik\u00ebn si mjetin e pushtetit t\u00eb tij duke p\u00ebrmendur edhe \u00e7\u00ebshtjen m\u00eb t\u00eb fundit, at\u00eb t\u00eb daljes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 900 mij\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebn e lidh me trash\u00ebgimin\u00eb e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fundi i shkrimit i kushtohet krimit t\u00eb organizuar, varf\u00ebris\u00eb s\u00eb tejskajshme t\u00eb vendit si dhe lidhjes s\u00eb kryeministrit Rama me presidentin turk Erdogan dhe at\u00eb serb, Vu\u00e7i\u00e7.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Artikulli i plot\u00eb n\u00eb vijim<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Frika \u0451sht\u0451 mjeti<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryeministri i Shqip\u0451ris\u0451 Edi Rama shihej si fanar shprese.\u00a0 Tashm\u0451 ai \u0451sht\u0451 duke luftuar eg\u0451rsisht p\u0451r tu rizgjedhur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Koh\u00ebt e fundit p\u0451rdori nj\u00eb foto t\u00eb nj\u00eb politikani opozitar duke e publikuar at\u0451 n\u00eb TV. Nj\u00eb foto n\u0451 nj\u0451 situat\u0451 t\u0451 pafavorshme ku tregohej Grida Duma me goj\u00ebn hapur p\u00ebrpara mikrofonit. \u00abGridare, oh, oh, oh\u00bb, imitoi at\u0451 Edi Rama\u00a0 kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, duke iu referuar kuptimit n\u0451 gjuh\u00ebn italiane t\u0451 fjal\u0451s \u00abVolare\u00bb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe b\u00ebri sikur nuk ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr gabimin e tij vulgar. Para zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb cilat zhvillohen t\u0451 diel\u00ebn e ardhshme, Rama me sa duket po p\u0451rdor \u00e7do m\u0451nyr\u0451 p\u00ebr t\u00eb siguruar rizgjedhjen e tij. Autoritarist, agresiv, i vet\u00eb-k\u0451nqur e seksist, 56-vje\u00e7ari lufton p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edi Rama dikur u shfaq n\u0451 p\u00ebrpjekjen p\u0451r t\u00eb luftuar nepotizmin dhe korrupsionin n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur mendimin e lir\u00eb dhe demokratik dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb shoq\u00ebrore, sepse ai \u0451sht\u0451 kryetari\u00a0 i Partis\u0451 Socialiste. Dikur i njohur si artist\u00a0 dhe sharmant,\u00a0 ai vazhdimisht i befasonte bashk\u00ebbiseduesit e tij politik\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. Nj\u0451 shqiptar i till\u0451 kurr\u0451 nuk ishte njohur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> I biri i nj\u0451 skulptori dhe nj\u0451 mjeku studioi dhe dha m\u0451sim n\u0451 Akademin\u0451 e Arteve n\u00eb Tiran\u00eb, m\u0451 pas u zhvendos n\u00eb Paris n\u00eb mes t\u00eb viteve 1990 dhe m\u00eb von\u00eb drejtoi Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs t\u00eb vendit t\u00eb tij. Ai konsiderohej nj\u00eb njeri i liris\u0451 dhe per\u00ebndimor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vitin 2000, Rama u zgjodh kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe prej at\u00ebher\u00eb e n\u0451 vazhdim siguroi q\u00eb grija dalluese e fasadave t\u0451 komunizmin n\u0451 kryeqytetin shqiptar t\u00eb z\u0451vend\u0451sohej nga nj\u0451 tonalitet shum\u0451ngjyr\u0451sh. Ai gjithashtu shembi shum\u0451 nd\u0451rtesa q\u0451 ishin nd\u0451rtuar pa leje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb 2004 ai madje iu dha \u00e7mimi\u00a0 i kryebashkiaku m\u0451 i mir\u0451 i bot\u0451s. N\u00ebse do ta takonit Ram\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb, ai do t\u0451 vizantonte lule e dizenjo organike shum\u0451ngjyr\u0451she n\u0451 bllokun e sh\u00ebnimeve. Nj\u00eb reform\u00eb gjyq\u00ebsore, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e korruptuar u hoq\u00ebn nga zyrat e tyre, konsiderohet t\u00eb jet\u00eb merita e madhe e mbret\u00ebrimit t\u00eb tij. Po \u00e7far\u00eb ndodhi me Ram\u00ebn?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-443846\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/ramazyrich.jpeg\" alt=\"\" width=\"1360\" height=\"850\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/ramazyrich.jpeg 1360w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/ramazyrich-300x188.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/ramazyrich-768x480.jpeg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/ramazyrich-1024x640.jpeg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1360px) 100vw, 1360px\" \/><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Trash\u00ebgimia e diktatorit<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas tet\u00eb viteve si kryetar i qeveris\u00eb, historia duket se p\u00ebrs\u00ebritet. N\u00eb vitin 2013, Rama donte t\u00eb largonte nga drejtimi i vendit kryeministrin t\u0451 pushtetshmin Sali Berisha. Opozita tani d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb ngjashme me Ram\u00ebn. Shqip\u00ebria duket e mallkuar sepse \u00e7do politikan i suksessh\u00ebm duksh\u00ebm zhvillohet n\u00eb nj\u00eb despot arrogant brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, sikurse diktatori stalinist Enver Hoxha q\u00eb k\u00ebrkonte gjithnj\u00eb rimish\u00ebrimin n\u00eb nj\u00eb form\u00eb m\u00eb t\u00eb but\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo, sepse Rama gjithashtu p\u00ebrdori frik\u00ebn si mjeti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb politik\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri, dikur me diktatur\u0451n m\u00eb t\u0451 eg\u0451r staliniste n\u00eb Evrop\u00eb, trauma e persekutimit brutal t\u00eb atyre q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe, kujtesa e kontrollit total t\u00eb shtetit deri n\u00eb nivelin personal, \u00ebsht\u00eb akoma\u00a0 prezent\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e shoq\u00ebris\u00eb. Ekziston frika se ajo mund t\u0451 rishfaqet n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Edhe pasi m\u0451 shum\u00eb se 30 vitesh nga p\u00ebrmbysja e diktatur\u00ebs, shum\u00eb qytetar\u00eb nuk e kuptuan se kishin fituar t\u0451 drejt\u0451n\u00a0 p\u00ebr liri. N\u00eb funksion t\u00eb agresivitetit t\u00eb diskursit politik, shum\u00eb shqiptar\u00eb po bien preh e nj\u00eb lloj pafufshm\u00ebrie civike (qytetare).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dikur ishte Sigurimi, aparati i tmerrsh\u0451m i sigurimit t\u0451 shtetit, q\u00eb kryente terror, p\u00ebrgjime dhe burgosje t\u0451 dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00eb. Sot, pak para zgjedhjeve t\u00eb 25 Prillit, u b\u00eb e njohur se nj\u00eb baz\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave e krijuar nga Partia Socialiste Ram\u0451s p\u00ebrmbante t\u0451 dh\u0451na personale t\u0451 prejardhjeve familjare dhe statusin e pun\u00ebs t\u00eb 910,000 votuesve n\u00eb rajonin e Tiran\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Burimi i k\u0451tyre t\u00eb dh\u00ebnave besohet se mund t\u0451 jet\u0451 nga nj\u00eb faqe n\u00eb internet e qeveris\u00eb q\u00eb u p\u00ebrdor p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve akses gjat\u00eb karantin\u00ebs. Ata gjithashtu japin informacione rreth asaj se kush ka votuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe cilat jan\u0451 aktualisht preferencat ndaj partive politike t\u0451 qytetar\u0451ve. Kjo \u0451sht\u0451 padyshim nj\u0451 sistem i qart\u0451 patronazhi dhe kontrolli q\u00eb t\u00eb kujton periudh\u0451n e regjimit komunist\u00ebt. Kush duhet t\u00eb ndihet at\u0451here i lir\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rama mbase ka q\u0451n\u0451 gjithmon\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb demokrat n\u0451 fasad\u0451. Ai q\u00eb pikturoi prirjen drejt t\u00eb menduarit autoritar dhe kontrollin e qytetar\u00ebve me ngjyrat e ndezura t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb, ashtu si\u00e7 b\u0451ri dikur fasadat e godinave n\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Edhe m\u00eb shum\u00eb se paraardh\u00ebsit e tij, kreu i qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka marr\u00eb kontrollin e mediave dhe industriv q\u00eb jan\u00eb t\u00eb varura nga tenderat dhe prokurimet shtet\u00ebror\u00eb. Disa oligark\u0451\u00a0 marrin praktikisht t\u00eb gjitha vendet e pun\u00ebs q\u00eb gjenerohen \u2013 qoft\u00eb n\u00eb menaxhimin e mbetjeve, sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb apo n\u00eb nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Krimi i organizuar<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Partneriteti midis politik\u00ebs, biznesit dhe krimit t\u00eb organizuar \u00ebsht\u00eb forcuar gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit, sipas nj\u00eb raporti nga Transparency International nga viti 2020. N\u00eb vendin me 2.8 milion banor\u00eb, i cili ka par\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme n\u00eb vitet e fundit, ndaj dhe nuk ka nj\u0451 ekonomi reale t\u0451 tregut. Rreth nj\u00eb e kat\u00ebrta e shqiptar\u00ebve jetojn\u00eb n\u00eb kufirin e varf\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Partner\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Ram\u00ebs sot jan\u00eb dy lider\u00eb po aq autoritar\u00eb \u2013 Presidenti i Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 dhe Presidenti turk Tajip Erdogan, i cili po i siguron Ram\u00ebs nj\u00eb avion VIP prej 90 milion dollar\u00ebsh. Lideri socialist shqiptar jeton n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb moderne si nj\u00eb bunker n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Buz\u00ebqeshja t\u00ebrheq\u00ebse e Ram\u00ebs i ka l\u00ebn\u00eb vendin asaj t\u00eb nj\u00eb pashai t\u00eb zymt\u00eb, ish besues ndaj institutioneve shtet\u00ebrore. Por ju e dini k\u0451t\u0451 m\u0451 mir\u0451 nga paraardh\u00ebsit tuaj n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky material \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga <span style=\"color: #0000ff;\">BW<\/span> e pron\u00ebsi intelektuale e <a href=\"https:\/\/nzzas.nzz.ch\/international\/albaniens-regierungschef-edi-rama-die-angst-ist-sein-werkzeug-ld.1612523#back-register\"><span style=\"color: #0000ff;\">NZZAS<\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cDikur ishte shpresa e vendit dhe tani k\u00ebrkon rizgjedhjen, frika \u00ebsht\u00eb mjeti.\u201d K\u00ebshtu e nis artikullin kushtuar zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri e figur\u00ebs s\u00eb kryeministrit Rama gazeta zvicerane \u2018Neue Z\u00fcrcher Zeitung\u2019. Ajo e p\u00ebrshkruan kreun e qeveris\u00eb si autoritar, agresiv, t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaqur e seksist q\u00eb po p\u00ebrdor \u00e7do mjet p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin. Fillimin e shkrimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":443846,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-443844","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/443844","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=443844"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/443844\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/443846"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=443844"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=443844"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=443844"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}