{"id":442197,"date":"2021-04-10T14:14:22","date_gmt":"2021-04-10T12:14:22","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=442197"},"modified":"2021-04-10T14:17:05","modified_gmt":"2021-04-10T12:17:05","slug":"strategjia-jone-e-takimeve-dere-me-dere-drejtorja-e-komunikimit-tregon-pikat-ku-mbeshtetet-fushata-e-pd-se-intervista","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/04\/10\/strategjia-jone-e-takimeve-dere-me-dere-drejtorja-e-komunikimit-tregon-pikat-ku-mbeshtetet-fushata-e-pd-se-intervista\/","title":{"rendered":"\u201cStrategjia jon\u00eb e takimeve der\u00eb m\u00eb der\u00eb\u201d- Drejtorja e Komunikimit tregon pikat ku mb\u00ebshtetet Fushata e PD-s\u00eb (Intervista)","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/metaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-442198\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/metaj.jpg\" alt=\"\" width=\"628\" height=\"620\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/metaj.jpg 628w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/metaj-300x296.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/metaj-80x80.jpg 80w\" sizes=\"auto, (max-width: 628px) 100vw, 628px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pavar\u00ebsisht se nuk ka nj\u00eb fushat\u00eb klasike me takime masive, thuajse t\u00eb gjith\u00eb forcat politike kan\u00eb zgjedhur m\u00ebnyrat alternative p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb af\u00ebr elektoratit. Desada Metaj, Drejtore e Komunikimit t\u00eb Fushat\u00ebs s\u00eb PD, shprehet se strategjia e ndjekur k\u00ebt\u00eb her\u00eb ka qen\u00eb ajo e takimeve der\u00eb m\u00eb der\u00eb, duke e par\u00eb k\u00ebt\u00eb si angazhim serioz p\u00ebr t\u00eb prezantuar alternativ\u00ebn q\u00eb sjell e djathta p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Metaj thekson se lideri i opozit\u00ebs ka pasur nj\u00eb qasje t\u00eb imazhit t\u00eb tij jasht\u00eb klisheve t\u00eb nj\u00eb lideri global, i cili premton mrekulli dhe me fokus te familja, por k\u00ebt\u00eb duke e par\u00eb n\u00eb dimension m\u00eb t\u00eb madh, at\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ndaj k\u00ebt\u00eb her\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrdorim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb simbolikave komb\u00ebtare, q\u00eb n\u00eb sloganin e fushat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Si e ka organizuar Partia Demokratike takimin e saj me elektoratin n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb zgjedhore?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk \u00ebsht\u00eb fushat\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb zakonshme, por kjo nuk e ka penguar PD-n\u00eb t\u00eb organizoj\u00eb fushat\u00ebn e saj p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb, pa pushim. Format klasike t\u00eb takimeve masive, p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, jan\u00eb kufizuar, por ne jemi mb\u00ebshtetur te strategjia e takimeve der\u00eb m\u00eb der\u00eb.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do kandidat, \u00e7do drejtues politik dhe \u00e7do demokrat ka trokitur n\u00eb dyert e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb prezantuar programin, alternativ\u00ebn dhe angazhimet konkrete t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr qeverisjen e ardhshme. N\u00eb nivelin komb\u00ebtar, kryetari Basha \u00ebsht\u00eb duke vizituar \u00e7do dit\u00eb qytetet kryesore t\u00eb vendit dhe \u00ebsht\u00eb duke u pritur me entuziaz\u00ebm t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm nga qytetar\u00ebt. Gjat\u00eb k\u00ebtyre vizitave, z. Basha po zhvillon takime me banor\u00eb, sip\u00ebrmarr\u00ebs, njer\u00ebz t\u00eb spikatur t\u00eb artit dhe kultur\u00ebs, gra sip\u00ebrmarr\u00ebse dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuese politike dhe t\u00eb rinj.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">A kemi nj\u00eb prirje t\u00eb past\u00ebr drejt \u201cevidentimit\u201d t\u00eb liderit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb apo Partia Demokratike ka nj\u00eb shp\u00ebrndarje t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb fushat\u00ebs dhe promovimit t\u00eb disa figurave baz\u00eb t\u00eb saj?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, kjo fushat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje nd\u00ebrmjet nj\u00eb partie apo nj\u00eb tjetre, as nd\u00ebrmjet nj\u00eb lideri apo tjetrit. \u00cbsht\u00eb zgjedhja nd\u00ebrmjet nj\u00eb vizioni p\u00ebr ta qeverisur Shqip\u00ebrin\u00eb me plane, pun\u00eb t\u00eb qarta dhe serioze dhe nj\u00eb vizioni tjet\u00ebr, i cili synon ta mbaj\u00eb vendin n\u00ebn presionin e propagand\u00ebs dhe politik\u00ebs s\u00eb batutave, sulmeve personale ndaj opozit\u00ebs dhe munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb zgjedhja nd\u00ebrmjet fuqis\u00eb s\u00eb bashkimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ndryshim dhe shpres\u00eb dhe opsionit t\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi autoritar, i cili ka sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb gjitha institucionet dhe merr vendime arbitrare mbi jet\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Basha ka b\u00ebr\u00eb publike gjith\u00eb k\u00ebto koh\u00eb planet e pun\u00ebs p\u00ebr \u00e7do sektor bashk\u00eb me ekipet e tij t\u00eb ekspert\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe filozofia e tij e pun\u00ebs: puna n\u00eb ekip dhe ecja bashk\u00eb drejt q\u00ebllimit final, q\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. Natyrisht, kontrasti i fort\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt b\u00ebjn\u00eb nd\u00ebrmjet z. Basha, si politikan europian, lider i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe serioz dhe z. Rama, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i politik\u00ebs s\u00eb konfliktit, arroganc\u00ebs dhe n\u00ebn\u00e7mimit t\u00eb qytetarit, i shtyn shqiptar\u00ebt t\u00eb shprehin simpati dhe vler\u00ebsim t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr z. Basha.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Politikan\u00ebt i sheh rrall\u00eb jasht\u00eb petkut t\u00eb politik\u00ebs, n\u00eb normalitetin e sinqert\u00eb dhe rrethuar nga familja. N\u00eb koh\u00eb fushatash arrin t\u00eb shoh\u00ebsh edhe k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb n\u00eb cop\u00ebza p\u00ebr t\u00eb komunikuar mesazhe dhe di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb e kemi par\u00eb edhe me kreun e PD-s\u00eb. A e mendoni k\u00ebt\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive p\u00ebr t\u00eb ndikuar tek elektorati, duke evidentuar an\u00ebn familjare apo t\u00eb p\u00ebrkujdesjes?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, z. Basha ka qen\u00eb aktiv n\u00eb politik\u00eb me alternativ\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn e tij t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje normale, jasht\u00eb klisheve t\u00eb nj\u00eb lideri q\u00eb sillet si \u201clider global\u201d dhe q\u00eb shtiret sikur do t\u00eb zgjidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjet rajonale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb zhytur n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Kjo qasje paradoksale dhe gati qesharake q\u00eb Rama ka injektuar n\u00eb komunikimin publik \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm e padobishme, por edhe e paprekshme p\u00ebr qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Q\u00eb nga varf\u00ebria e shtuar apo keqmenaxhimi i rind\u00ebrtimit dhe pandemis\u00eb. P\u00ebrkundrejt k\u00ebsaj, prezantimi i profilit t\u00eb z. Basha, si nj\u00eb baba dhe bashk\u00ebshort, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur pran\u00eb qytetar\u00ebve, me modelin e familjes q\u00eb \u00e7do shqiptar do t\u00eb donte t\u00eb kishte.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Shkollimi i tij per\u00ebndimor, karriera profesionale, stili i politik\u00ebb\u00ebrjes konsensuale dhe vendimmarrjes me baz\u00eb k\u00ebshillimin jan\u00eb gjithashtu avantazhe t\u00eb padiskutueshme t\u00eb Bash\u00ebs si kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Cil\u00ebt jan\u00eb elementet marketing m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ku do t\u00eb bazohet fushata, flasim p\u00ebr mesazhet dhe aspektin vizual?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr PD-n\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb ku fiton Shqip\u00ebria, jo nj\u00eb fushat\u00eb e p\u00ebrplasjes klasike nd\u00ebrmjet partive dhe ideologjive. Ky \u00ebsht\u00eb kuptimi i pranis\u00eb s\u00eb simboleve komb\u00ebtare dhe vet\u00eb sloganit ton\u00eb, \u201cShqip\u00ebria fiton!\u201d K\u00ebt\u00eb her\u00eb vihet theksi te simbolet tradicionale dhe trash\u00ebgimia e Partis\u00eb Demokratike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto nuk do t\u00eb jen\u00eb zgjedhje ku duhet zgjedhur nj\u00eb person apo nj\u00eb tjet\u00ebr, por zgjedhje mes nj\u00eb vizioni, p\u00ebr shnd\u00ebrrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb rejat dhe t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb vendosin t\u00eb jetojn\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian dhe nj\u00eb vizioni q\u00eb e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb pajetueshme dhe prej nga shumica d\u00ebrrmuese p\u00ebrpiqen t\u00eb largohen. K\u00ebt\u00eb mesazh \u00ebsht\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb z. Basha dhe kandidat\u00ebt tan\u00eb n\u00eb \u00e7do qytet, n\u00eb \u00e7do fshat, n\u00eb \u00e7do rrug\u00eb dhe \u00e7do der\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">\u00c7far\u00eb mesazhesh q\u00ebndrojn\u00eb pas sloganit \u201cShqip\u00ebria fiton\u201d dhe si erdh\u00ebm tek ai?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Slogani \u201cShqip\u00ebria fiton\u201d p\u00ebrfaq\u00ebson thelbin e programit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe z. Basha p\u00ebr qeverisjen e Shqip\u00ebris\u00eb: nj\u00eb qeverisje ku fiton Shqip\u00ebria, fitojn\u00eb shqiptar\u00ebt, fitojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, fitojn\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit, fitojn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt, fitojn\u00eb fermer\u00ebt, fitojn\u00eb familjet shqiptare. Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb krize t\u00eb thell\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore dhe ekonomike, nj\u00eb program i madh ndihme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Programi i PD-s\u00eb parashikon t\u00eb nxjerr\u00eb biznesin e vog\u00ebl dhe t\u00eb mes\u00ebm nga falimentimi, sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor nga kolapsi, familjet shqiptare nga harresa e shtetit dhe t\u00eb rikthej\u00eb normalitetin n\u00eb vend. Programi p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, turizmin, ulja e madhe e taksave, \u00e7lirimi i biznesit nga ushtria e inspektor\u00ebve, rritja e pagave n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe arsim, jan\u00eb disa nga p\u00ebrfitimet e m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga alternativa e z. Basha.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Cili \u00ebsht\u00eb kanali m\u00eb i p\u00ebrdorur p\u00ebr komunikimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushate dhe roli i mediave sociale?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00c7do kanal informimi \u00ebsht\u00eb padyshim i dobish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shpalosur idet\u00eb, programin dhe angazhimet tona p\u00ebr qeverisjen e ardhshme. Modeli klasik i televizioneve komb\u00ebtare dhe lokale (me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e hasura her\u00eb pas here) apo mediat sociale jan\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb q\u00ebllimit ton\u00eb: shqiptar\u00ebt duhet dhe do t\u00eb zgjedhin ndryshimin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryetari Basha dhe Partia Demokratike kan\u00eb nj\u00eb rrjet platformash komunikimi, q\u00eb shp\u00ebrndan mesazhin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kapilare deri te \u00e7do qytetar i zakonsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar me qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019i takosh, t\u00eb shoh\u00ebsh shpres\u00ebn e tyre p\u00ebr ndryshim, t\u00eb flas\u00ebsh me ta drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr problemet q\u00eb kan\u00eb dhe t\u2019u shpjegosh atyre zgjidhjet tona.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb mjedisin politik shqiptar, komunikimi \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb formatet e tij, agresiv, ironik, i matur n\u00eb disa raste. Cila \u00ebsht\u00eb forma q\u00eb dominon n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb t\u00eb PD dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj dhe pse mendoni se \u00ebsht\u00eb e duhura?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Partia Demokratike dhe z. Basha besojn\u00eb se k\u00ebto zgjedhje jan\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, jo p\u00ebr dy njer\u00ebz q\u00eb synojn\u00eb nj\u00eb karrige. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, PD ka punuar prej dy vitesh me ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb lokal\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga partit\u00eb e saj partnere p\u00ebr t\u00eb hartuar plane pune serioze dhe konkrete. N\u00ebse ne ia kemi dal\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje p\u00ebr problemet e Shqip\u00ebris\u00eb, kund\u00ebrshtari yn\u00eb i \u00ebsht\u00eb futur nj\u00eb fushate negative, ku problemi \u00ebsht\u00eb opozita. Alternativa e vetme e prezantuar deri m\u00eb tani nga Rama jan\u00eb sulmet ndaj opozit\u00ebs, PD, Lulzim Bash\u00ebs dhe kandidat\u00ebve tan\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke p\u00ebrdorur n\u00eb funksion t\u00eb saj dhe nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe bulizuese. Ky \u00ebsht\u00eb lajmi i keq i k\u00ebsaj fushate (deri tani t\u00eb pakt\u00ebn) Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb nuk presin as shfaqje, as komedi nga kjo fushat\u00eb. Ata duan rrug\u00ebdalje nga balta ku ka ngecur Shqip\u00ebria prej 8 vitesh dhe ku Rama d\u00ebshiron ta mbaj\u00eb ende. Partia Demokratike, z. Basha dhe ekipet e tij t\u00eb ekspert\u00ebve i kan\u00eb ofruar Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebdalje dhe nj\u00eb hart\u00eb rruge drejt zhvillimit, rritjes s\u00eb mir\u00ebqenies dhe an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian. Ne nuk kemi r\u00ebn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast n\u00eb fushat\u00eb agresive apo ironike. I jemi p\u00ebrmbajtur s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe u kemi folur qytetar\u00ebve me seriozitet.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">A vini re ndryshim tek elektorati n\u00eb raport me zgjedhjet e m\u00ebparshme. A \u00ebsht\u00eb ai m\u00eb interaktiv dhe m\u00eb i interesuar p\u00ebr programet q\u00eb u paraqit\u00ebn apo mbetet indiferent?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb pari, k\u00ebsaj here, elektorati shqiptar \u00ebsht\u00eb ballafaquar vet\u00ebm me nj\u00eb program: programin q\u00eb kan\u00eb hartuar z. Basha me ekipet e ekspert\u00ebve. Prandaj ne v\u00ebrejm\u00eb se ka shum\u00eb interes, shum\u00eb pyetje, shum\u00eb k\u00ebrkesa rreth programit t\u00eb opozit\u00ebs. S\u00eb dyti, qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se ndryshimin mund ta sjell\u00eb vet\u00ebm bashkimi i madh i qytetar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb me opozit\u00ebn, jo ai q\u00eb e mbajti Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vendnum\u00ebro p\u00ebr 8 vite.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebsisoj, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme se interesi i qytetar\u00ebve p\u00ebr ofert\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb. Kjo duket qart\u00eb n\u00eb pritjet entuziaste t\u00eb Bash\u00ebs n\u00eb \u00e7do qytet q\u00eb ai shkon dhe nga pritja e kandidat\u00ebve n\u00eb \u00e7do der\u00eb. Ajo q\u00eb u ofron kund\u00ebrshtari yn\u00eb qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shfaqje e d\u00ebshp\u00ebruar cinizmi dhe arrogance, pa asnj\u00eb zgjidhje p\u00ebr ngecjen e madhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebto 8 vite.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Cila \u00ebsht\u00eb qasja juaj p\u00ebr t\u00eb fituar elektoratin gri q\u00eb mbetet nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb pari, Partia Demokratike u ka ofruar qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb nj\u00eb program t\u00eb detajuar n\u00eb plane pune serioze dhe konkrete p\u00ebr \u00e7do fush\u00eb. Z. Basha nuk ka ofruar retorik\u00eb, as politik\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeje apo konflikti. P\u00ebrkundrazi, ka ftuar \u00e7do dit\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, pa dallime partiake, t\u00eb bashkohen n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb. Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, pavar\u00ebsisht bindjeve dhe p\u00ebrkat\u00ebsive politike duan t\u00eb din\u00eb se \u00e7far\u00eb planesh ka opozita p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar, q\u00eb t\u00eb rejat dhe t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb t\u00eb mos largohen nga vendi, por ta nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn k\u00ebtu, n\u00eb vendin e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb dyti, lista e Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb, pjes\u00eb thelb\u00ebsore e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb edhe shum\u00eb personalitete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs publike, intelektual\u00eb dhe profesionist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb interesin publik dhe jo thjesht interesin e nj\u00eb partie apo nj\u00eb tjetre. Qytetar\u00ebt presin q\u00eb vendimet q\u00eb merren nes\u00ebr n\u00eb Parlament t\u00eb reflektojn\u00eb pik\u00ebrisht interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jo t\u00eb partive politike. Nj\u00eb nga angazhimet tona, taksa e shesht\u00eb 9% prek direkt shtres\u00ebn e mesme, pasi do t\u2019i ofroj\u00eb asaj m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi dhe hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u2019u fuqizuar dhe p\u00ebr t\u2019u rritur n\u00eb num\u00ebr. Si shtresa q\u00eb \u00ebsht\u00eb baz\u00eb p\u00ebr mir\u00ebqenien e \u00e7do shoq\u00ebrie moderne.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb treti, i gjith\u00eb mesazhi i Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb mbi mir\u00ebqeverisjen, luft\u00ebn ndaj korrupsionit dhe krimit, rikthimin e konkurrenc\u00ebs dhe liris\u00eb ekonomike, fuqizimin e ekonomis\u00eb familjare dhe sh\u00ebndoshjen e sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe arsimit etj. K\u00ebto jan\u00eb dhe angazhimet tona q\u00eb do ta afrojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me BE. An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira e patjet\u00ebrsueshme e \u00e7do shqiptari. Dhe si partia q\u00eb ka mund\u00ebsuar liberalizimin e vizave dhe hyrjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO-s, ne padyshim kemi besimin e shqiptar\u00ebve se do t\u2019ia arrijm\u00eb q\u00eb ta realizojm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr 30-vje\u00e7are.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e din\u00eb se pa u afruar me BE-n\u00eb, Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb. Kjo do t\u00eb sjell\u00eb investime t\u00eb huaja, do t\u00eb ul\u00eb varf\u00ebrin\u00eb dhe do t\u00eb ndryshoj\u00eb brezin e ri t\u00eb shqiptar\u00ebve. \u00c7do shqiptar k\u00ebto zgjedhje duhet t\u00eb pyes\u00eb veten se kush mund ta sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim? Kush mund ta afroj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me BE-n\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Rama, i cili na ktheu pas gjat\u00eb 8 viteve t\u00eb fundit? Ai nuk mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb! Apo Basha, i cili an\u00ebtar\u00ebsoi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb NATO, i cili realizoi udh\u00ebtimin pa viza p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera me lider\u00ebt e Europ\u00ebs?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vet\u00ebm Basha mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb! Ndryshe nga kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb, PD nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb debate boshe, nuk premton mrekulli utopike, por angazhohet t\u00eb zbatoj\u00eb plane pune serioze dhe t\u00eb ofroj\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb prekshme p\u00ebr jet\u00ebn e qytetar\u00ebve. T\u00eb tria k\u00ebto jan\u00eb arsye t\u00eb mjaftueshme q\u00eb shqiptar\u00ebt, pavar\u00ebsisht besimit q\u00eb kan\u00eb tek politika, t\u00eb gjejn\u00eb te Partia Demokratike dhe kandidat\u00ebt e saj at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga t\u00eb zgjedhurit dhe vendimmarr\u00ebsit publik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span> Ky artikull \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.monitor.al\/pd-qasje-me-imazh-jashte-klisheve-pse-vihet-theksi-te-simbolika-kombetare\/\">Monitor.al<\/a><\/span><\/span><\/strong><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Pavar\u00ebsisht se nuk ka nj\u00eb fushat\u00eb klasike me takime masive, thuajse t\u00eb gjith\u00eb forcat politike kan\u00eb zgjedhur m\u00ebnyrat alternative p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb af\u00ebr elektoratit. Desada Metaj, Drejtore e Komunikimit t\u00eb Fushat\u00ebs s\u00eb PD, shprehet se strategjia e ndjekur k\u00ebt\u00eb her\u00eb ka qen\u00eb ajo e takimeve der\u00eb m\u00eb der\u00eb, duke e par\u00eb k\u00ebt\u00eb si angazhim serioz [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":442199,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-442197","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/442197","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=442197"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/442197\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/442199"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=442197"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=442197"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=442197"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}