{"id":432834,"date":"2021-02-27T10:34:53","date_gmt":"2021-02-27T09:34:53","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=432834"},"modified":"2021-02-27T10:34:53","modified_gmt":"2021-02-27T09:34:53","slug":"basha-do-zhvillojme-sektorin-e-energjise-se-rinovueshme-nje-nga-levat-per-te-hapur-110-mije-vendet-e-punes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/02\/27\/basha-do-zhvillojme-sektorin-e-energjise-se-rinovueshme-nje-nga-levat-per-te-hapur-110-mije-vendet-e-punes\/","title":{"rendered":"Basha: Do zhvillojm\u00eb sektorin e Energjis\u00eb s\u00eb Rinovueshme, nj\u00eb nga levat p\u00ebr t\u00eb hapur 110 mij\u00eb vendet e pun\u00ebs","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/basha-12.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-432837\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/basha-12.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"853\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/basha-12.jpg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/basha-12-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/basha-12-768x512.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/basha-12-1024x682.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryedemokrati Lulzim Basha \u00ebsht\u00eb takuar k\u00ebt\u00eb paradite, me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Energjis\u00eb s\u00eb Rinovueshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai ka shpjeguar planin e tij p\u00ebr energjin\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr angazhimin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje prodhimin e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Basha thot\u00eb se p\u00ebr shkak t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebto 8 vite, ne kemi humbur mund\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb zhvilluar sektorin, p\u00ebr t\u00eb investuar\u2026<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas tij, ka humbur dhe shteti miliona lek\u00eb q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrfitonte drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe indirect, n\u00ebse nuk do p\u00ebrfitonte <em>\u201cnj\u00eb grusht t\u00eb korruptuarish\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Basha thot\u00eb se me qeverin\u00eb e tij pas 24 Prillit, ky sektor do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga levat e realizimit t\u00eb objektivit p\u00ebr 110 mij\u00eb vende t\u00eb reja pune.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/7b671197-14e3-438c-acce-c5fe4c3a3fba.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-432835\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/7b671197-14e3-438c-acce-c5fe4c3a3fba.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"853\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/7b671197-14e3-438c-acce-c5fe4c3a3fba.jpg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/7b671197-14e3-438c-acce-c5fe4c3a3fba-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/7b671197-14e3-438c-acce-c5fe4c3a3fba-768x512.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/7b671197-14e3-438c-acce-c5fe4c3a3fba-1024x682.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/span><\/strong><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Pjes\u00eb nga fjala e Bash\u00ebs<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Brenda nj\u00eb periudh\u00eb afro 2 vje\u00e7are, jemi takuar disa her\u00eb s\u00eb bashku, por edhe me ekspert\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me q\u00ebllim hartimin e nj\u00eb plani realist ambicioz dhe produktiv p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb dy drejtime: N\u00eb drejtimin e maksimizimit t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme dhe n\u00eb drejtimin tjet\u00ebr q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me rolin q\u00eb energjia ka n\u00eb struktur\u00ebn e ekonomis\u00eb shqiptare, n\u00eb konkurueshm\u00ebrin\u00eb e bizneseve shqiptare dhe n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e bizneseve shqiptare p\u00ebr t\u00eb hapur vende pune dhe vende pune me paga dinjitoze, pra me fjal\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr t\u2019iu larguar ciklit negativ q\u00eb ka karakterizuar k\u00ebto 8 vite dhe p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb cik\u00ebl pozitiv ku potenciali \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm e n\u00eb ve\u00e7anti potenciali i energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme ndon\u00ebse ka filluar t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb dy dekadat e fundit, prap\u00eb se prap\u00eb mbetet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe i pashfryt\u00ebzuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju nuk keni absolutisht asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Madje mund ta them me goj\u00ebn plot\u00eb se t\u00eb pak\u00ebt jan\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit q\u00eb do t\u00eb duronin, mbijetonin, prodhonin dhe vazhdonin n\u00eb kushtet e nj\u00eb ambienti kaq jo miq\u00ebsor, madje mund ta them me goj\u00ebn plot\u00eb, kaq armiq\u00ebsor ndaj sip\u00ebrmarrjes n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe ndaj disa sektor\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb sip\u00ebrmarrjes, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe sektori juaj. N\u00eb ve\u00e7anti ju jeni goditur nga nj\u00eb nga problemet kryesore q\u00eb Banka Bot\u00ebrore, FMN-ja, Bashkimi Europian, Departamenti i Shtetit dhe raportet e ndryshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb ato anti-korrupsioni, si Tansparenc Internacional, kan\u00eb n\u00ebnvizuar; q\u00eb \u00ebsht\u00eb mungesa e parashikueshm\u00ebris\u00eb, ndryshimi i rregullave t\u00eb loj\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb loj\u00ebs, dhe vendosja e masave arbitrare, t\u00eb pajustifikuara pa ju dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ju t\u00eb keni nj\u00eb rekurs t\u00eb v\u00ebrtet ligjor, i cili t\u00eb v\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsi aty ku shteti \u00ebsht\u00eb pal\u00eb me ju, por nuk zbaton detyrimet e veta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si rezultat i munges\u00ebs totale t\u00eb luajalitetit nga ana e qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebto 8 vite, ne kemi humbur mund\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zhvilluar sektorin, mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb investuar, mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar avancimin e shpejt\u00eb t\u00eb teknologjis\u00eb. Dhe si rezultat i k\u00ebsaj kush ka humbur? Keni humbur ju, sektori juaj, investitor\u00ebt, ka humbur sip\u00ebrmarrja shqiptare q\u00eb paguan koston m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb rajon, dhe humb\u00ebsi fundor por m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb qytetari shqiptar, \u00ebsht\u00eb familja shqiptare. Ka humbur dhe shteti miliona, dhjet\u00ebra miliona, qindra miliona, q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrfitonte drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe indirekt n\u00ebse nuk do t\u00eb ekzistonte kjo situat\u00eb. Kush ka p\u00ebrfituar? \u2013nj\u00eb grusht t\u00eb korruptuarish.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E shikojm\u00eb se ku jemi n\u00eb raport me vendet e tjera t\u00eb rajonit. E shikojm\u00eb se ku jemi n\u00eb raport me ata t\u00eb cil\u00ebt kur ju ishit n\u00eb start, ishin prapa jush. P\u00ebr ta thjeshtuar diskutimin. Deri m\u00eb sot kemi nj\u00eb situat\u00eb ku keni mbijetuar, punuar, krijuar, prodhuar, pun\u00ebsuar dhe paguar edhe nga xhepat tuaj t\u00eb pun\u00ebsuarit me nj\u00eb qeveri armiq\u00ebsore n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ndaj biznesit. Ju garantoj se n\u00eb themel t\u00eb platform\u00ebs ton\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb q\u00ebndron nj\u00eb qasje kryek\u00ebput ndryshe. Ku ju do t\u2019u shohim si aleat p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb s\u00eb bashku ta zhvillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor i cili do ta b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb past\u00ebr, energjin\u00eb m\u00eb t\u00eb pakushtueshme, biznesin m\u00eb konkurrues dhe si rezultat do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga levat e fuqishme t\u00eb objektivit ton\u00eb p\u00ebr 110 mij\u00eb vende pune n\u00eb kat\u00ebr vitet e mandatit ton\u00eb t\u00eb par\u00eb. Prandaj p\u00ebrdora fjal\u00ebn aleat, sepse na bashkon misioni. Jo ortak, nuk do na bashkojn\u00eb aksionet, qofshin k\u00ebto aksione t\u00eb fshehura n\u00eb emra t\u00eb tjer\u00eb apo ryshfet me lek\u00eb t\u00eb thata n\u00eb xhep apo n\u00eb konto bankare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po do na bashkoj\u00eb misioni, misioni. Na ndajn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra dhe duhet t\u00eb na ndajn\u00eb dhe do t\u00eb na mbajn\u00eb t\u00eb ndara, se p\u00ebrndryshe, n\u00eb qoft\u00eb se nuk na mbajn\u00eb t\u00eb ndara, n\u00eb qoft\u00eb se turbullohet nj\u00eb linj\u00eb q\u00eb do ta ndaj\u00eb qart\u00eb dhe do ta pres me thik\u00eb vendimmarr\u00ebsin publik nga sektori privat, gj\u00ebrat do t\u00eb shkojn\u00eb k\u00ebshtu si\u00e7 kan\u00eb shkuar. Por na bashkon misioni dhe k\u00ebt\u00eb mision, nes\u00ebr qeverin\u00eb e pas 25 prillit, qeverin\u00eb time dhe mua personalisht do m\u00eb keni aleat me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb vetme ndaj jush, t\u00eb jeni aleat\u00ebt e mi, qeveris\u00eb, qeverisjes s\u00eb ardhshme dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb mision, t\u00eb rritjes s\u00eb pun\u00ebsimit, t\u00eb rritjes s\u00eb konkurueshm\u00ebris\u00eb, t\u00eb diversifikimit t\u00eb eksportit shqiptar, eksportit t\u00eb energjis\u00eb po k\u00ebshtu. Pra, t\u00eb misionit t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike dhe nxjerrjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga kjo kriz\u00eb e thell\u00eb ku \u00ebsht\u00eb futur. Padiskutim keni d\u00ebgjuar paket\u00ebn e plot\u00eb p\u00ebr biznesin q\u00eb u prek dhe ju, q\u00eb nga ulja norm\u00ebs s\u00eb tatim fitimit nga 15% n\u00eb 9%, sigurimeve shoq\u00ebrore n\u00eb 18%, t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb karburantit duke eliminuar taks\u00ebn Rama prej 240 lek\u00eb t\u00eb vjetra apo 24 lek\u00eb t\u00eb reja p\u00ebr lit\u00ebr, sikund\u00ebr edhe reforma rregullator\u00eb, e cila ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb thjeshtoj\u00eb n\u00eb maksimum nd\u00ebrveprimin nd\u00ebrmjet qeveris\u00eb, burokracis\u00eb dhe sektorit t\u00eb sip\u00ebrmarrjes ku do ti japim fund paradoksit q\u00eb 1000 zyrtar\u00eb t\u00eb shtetit sot mbajn\u00eb vula n\u00eb xhepa dhe ju k\u00ebrkojn\u00eb leje, autorizime, licenca p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, q\u00eb nga momenti q\u00eb dilnin nga sht\u00ebpia deri n\u00eb momentin kur futeni n\u00eb sht\u00ebpi. Ju k\u00ebrkojn\u00eb autorizim p\u00ebr gjith\u00e7ka. Ndoshta me p\u00ebrjashtim t\u00eb frym\u00ebmarrjes, p\u00ebr gjith\u00e7ka tjet\u00ebr ju k\u00ebrkojn\u00eb leje, autorizime, licenca dhe jan\u00eb kthyer n\u00eb shushunja shkat\u00ebrrues t\u00eb sistemit t\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Angazhimet tona shkurtimisht, sektori i energjis\u00eb elektrike p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb sektor ky\u00e7 dhe prioritet. Si i till\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtetet me politika t\u00eb qarta dhe me masa t\u00eb qarta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne do ta reformojm\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor duke b\u00ebr\u00eb liberalizimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tregut, jo at\u00eb n\u00eb let\u00ebr q\u00eb na tundte virtualit edhe para dy dit\u00ebsh kjo qeveri q\u00eb d\u00ebshtoi me burs\u00ebn e energjis\u00eb, duke filluar me miradministrimin e kompanive publike, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb fundosura nga korrupsioni, paaft\u00ebsia dhe nepotizmi; duke krijuar nj\u00eb mjedis t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, t\u00eb parashikuesh\u00ebm dhe miq\u00ebsor, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr ju por edhe p\u00ebr investitor\u00ebt e tjer\u00eb privat\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb huaj apo join venture; duke respektuar kontratat e n\u00ebnshkruara me p\u00ebrfitime reciproke, si p\u00ebr biznesin ashtu dhe p\u00ebr publikun dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb; duke nxitur fuqimisht investimet e reja, ve\u00e7antisht eolike dhe solare, t\u00eb er\u00ebs dhe t\u00eb diellit. K\u00ebt\u00eb promovim do ta b\u00ebjm\u00eb duke p\u00ebrdorur edhe politika subvencionuese n\u00eb p\u00ebrputhje totale me politikat e BE ku \u00ebsht\u00eb synimi t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb brenda nj\u00eb kohe sa m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr pas 8 vitesh ngecje n\u00eb vend. Pa diskutim energjia hidrike mbetet shtylla kurrizore e sistemit energjitik shqiptar\u00eb, por jam i bindur q\u00eb me pasurimin e burimeve dhe diversifikimin e tyre, n\u00eb ve\u00e7anti sa i p\u00ebrket energjis\u00eb diellore edhe asaj eolike, do b\u00ebjm\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb edhe vler\u00ebn e energjis\u00eb hidrike ekzistuese dhe asaj n\u00eb t\u00eb ardhmen ta shum\u00ebfishojm\u00eb dh eta b\u00ebjm\u00eb q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare, p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen shqiptare, p\u00ebr koston e prodhimeve shqiptare q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr eksportin shqiptar\u00eb dhe n\u00eb vetvete p\u00ebr eksportin e energjis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb synim dyfish strategjik p\u00ebr fitimet financiare q\u00eb I sjell Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr kthimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb lojtar\u00eb strategjik rajonal sa i p\u00ebrket energjis\u00eb. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto jemi ulur k\u00ebto vite p\u00ebr t\u2019iu d\u00ebgjuar, p\u00ebr t\u00eb ndjekur problemet tuaja. kemi ngritur z\u00ebrin p\u00ebr k\u00ebto problem, pa diskutim kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr, p\u00ebrkundrazi zullumi \u00ebsht\u00eb shtuar e shtuar.25 Prilli \u00ebsht\u00eb dita t\u00eb presim s\u00eb bashku nyj\u00ebn gordiane q\u00eb mban t\u00eb lidhura k\u00ebto problem.25 Prilli \u00ebsht\u00eb dita ku t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb marrim p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar. 25 Prilli \u00ebsht\u00eb dita ku zgjedhja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb, vazhdohet dot m\u00eb k\u00ebshtu apo do t\u00eb ndryshohet ? Sot nuk keni vet\u00ebm pyetjen para jush , por keni edhe arsyet pse 25 Prilli do jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ndryshimi dhe fitore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, jo thjesht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb parti politike apo nj\u00eb koalicion\u00a0 partish, por p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen shqiptare, p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit tuaj, p\u00ebr vizionin tuaj, p\u00ebr \u00ebndrrat tuaja t\u00eb realizuara dhe q\u00eb mezi I mbani n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe p\u00ebr \u00ebndrrat q\u00eb flen\u00eb n\u00eb sirtar\u00eb dhe q\u00eb nes\u00ebr do t\u00eb ken\u00eb mb\u00ebshtetjen totale t\u00eb nj\u00eb qeverie aleate t\u00eb sip\u00ebrmarrjes n\u00eb \u00e7do fush\u00eb e n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme si nj\u00eb sektor ky\u00e7, strategjik q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs, t\u00eb ajrit, t\u00eb mjedisit dhe koston energjis\u00eb q\u00eb\u00a0 prek drejtp\u00ebrdrejt xhepat e \u00e7do familje shqiptare dhe natyrisht prek ekonomin\u00eb dhe biznesin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Edhe nj\u00ebher\u00eb ju fal\u00ebnderoj nga zemra p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim.<\/span><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/287c736b-6436-47b3-a675-70d758e4792d.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-432836\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/287c736b-6436-47b3-a675-70d758e4792d.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"853\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/287c736b-6436-47b3-a675-70d758e4792d.jpg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/287c736b-6436-47b3-a675-70d758e4792d-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/287c736b-6436-47b3-a675-70d758e4792d-768x512.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/287c736b-6436-47b3-a675-70d758e4792d-1024x682.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryedemokrati Lulzim Basha \u00ebsht\u00eb takuar k\u00ebt\u00eb paradite, me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Energjis\u00eb s\u00eb Rinovueshme. Ai ka shpjeguar planin e tij p\u00ebr energjin\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr angazhimin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje prodhimin e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme. Basha thot\u00eb se p\u00ebr shkak t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebto 8 vite, ne kemi humbur mund\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":432837,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-432834","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/432834","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=432834"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/432834\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/432837"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=432834"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=432834"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=432834"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}