{"id":431819,"date":"2021-02-22T17:53:33","date_gmt":"2021-02-22T16:53:33","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=431819"},"modified":"2021-02-22T19:26:45","modified_gmt":"2021-02-22T18:26:45","slug":"programi-i-pd-se-per-biznesin-rushaj-paketa-jone-fiskale-do-jete-per-4-vite-e-pandryshuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/02\/22\/programi-i-pd-se-per-biznesin-rushaj-paketa-jone-fiskale-do-jete-per-4-vite-e-pandryshuar\/","title":{"rendered":"Programi i PD-s\u00eb p\u00ebr biznesin, Rushaj: Paketa jon\u00eb fiskale do jet\u00eb p\u00ebr 4 vite e pandryshuar","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-431820\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/rushaj2.jpg\" alt=\"\" width=\"1106\" height=\"612\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/rushaj2.jpg 1106w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/rushaj2-300x166.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/rushaj2-768x425.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/rushaj2-1024x567.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/rushaj2-750x415.jpg 750w\" sizes=\"auto, (max-width: 1106px) 100vw, 1106px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kreu i fushat\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Alfred Rushaj, ka shtjelluar dit\u00ebn e sotme programin elektoral t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr biznesin. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb nj\u00eb interviste n\u00eb Abc News, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i demokrat\u00ebve tha se n\u00eb tet\u00eb vitet e qeverisjes s\u00eb kryeministrit Rama, Shqip\u00ebria ka mbetur prapa. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai citoi renditjet e b\u00ebra n\u00eb Doing Business, ku Shqip\u00ebria renditet edhe m\u00eb larg se vendet e tjera t\u00eb rajonit si Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia p\u00ebr sa i p\u00ebrket klim\u00ebs s\u00eb biznesit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rushaj tha se PD-ja ka prioritet luft\u00ebn kund\u00ebr monopoleve. Lidhur me programin, ai theksoi se PD-ja ka punuar me ekspert\u00eb t\u00eb huaj duke cekur rolin mbik\u00ebqyr\u00ebs e jo nd\u00ebrhyr\u00ebs t\u00eb shtetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cLufta ndaj monopoleve \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj pakete. Q\u00eb nga renditja n\u00eb Doing Bussines, faktor p\u00ebr perceptimin e klim\u00ebs se biznesit n\u00eb nj\u00eb vend te caktuar, q\u00eb b\u00ebhet nga Banka Bot\u00ebrore. Jemi vendi i fundit n\u00eb rankim n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport n\u00eb rajon. Maqedonia, Serbia, Kosova t\u00eb gjitha jan\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ne. Investimet e huaja nuk vijn\u00eb sepse politika i largon, nuk i mir\u00ebpret. Kemi punuar me ekspert\u00eb vendas dhe t\u00eb huaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr. Qeveria duhet t\u00eb largohet sa m\u00eb shum\u00eb nga tregu. Ajo duhet t\u00eb jet\u00eb rregullatore, t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb dhe jo t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb \u00e7do lloj vendimmarrje t\u00eb biznesit.\u201d<\/em> &#8211; tha Rushaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I pyetur mbi q\u00ebndrimin e PD-s\u00eb ndaj atyre q\u00eb quhen oligark\u00eb, Rushaj tha se PD-ja nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr biznesit\u00a0 e atyre q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr treg, q\u00eb paguajn\u00eb taksa e nuk marrin favore. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rushaj shprehu q\u00ebndrimin e PD-s\u00eb kund\u00ebr monopoleve e sponsorizimit t\u00eb disa bizneseve nga shteti nd\u00ebrsa tha se n\u00eb vend 90% e tenderave jan\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb kandidat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cNuk jemi kund\u00ebr biznesit t\u00eb madh dhe as t\u00eb vog\u00ebl. Nuk jemi kund\u00ebr atyre q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr treg, q\u00eb paguan taksa, nuk merr favore. Ne jemi kund\u00ebr krijimit te monopoleve, sponsorizimit t\u00eb disa biznesmen\u00ebve nga shteti. Sigurisht nuk jemi kund\u00ebr kompanive q\u00eb garojn\u00eb ndersh\u00ebm dhe p\u00ebrmbushin kriteret. Aktualisht 90% te garave jan\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb kandidat, n\u00eb fond limit. Nuk ka shqiptar q\u00eb nuk e kupton se kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e sajuar, e sponsorizuar. Ne do zgjedhim njer\u00ebzit, por i besojm\u00eb sistemit dhe transparenc\u00ebs.\u201d \u2013 <\/em>vijoi Rushaj.<\/span><\/p>\n<div style=\"width: 640px;\" class=\"wp-video\"><video class=\"wp-video-shortcode\" id=\"video-431819-1\" width=\"640\" height=\"360\" preload=\"metadata\" controls=\"controls\"><source type=\"video\/mp4\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/rushaj.mp4?_=1\" \/><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/rushaj.mp4\">https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/rushaj.mp4<\/a><\/video><\/div>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb tej, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i demokrat\u00ebve akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr shpenzimin e dhjet\u00ebra milion\u00eb eurove p\u00ebr platforma q\u00eb nuk shfryt\u00ebzohen nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb informacioni \u00ebsht\u00eb i mbyllur. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rushaj preku m\u00eb tej edhe \u00e7\u00ebshtjen e pron\u00ebs duke theksuar se PD-ja ka nj\u00eb program t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb t\u00eb cilin do e publikoj\u00eb brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cQeveria ka shpenzuar dhjet\u00ebra milion\u00eb euro p\u00ebr platforma q\u00eb nuk shfryt\u00ebzohen. Informacioni sot \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i mbyllur. Futuni n\u00eb nj\u00eb database publike dhe do shihni sa kompani ka, sa tendera ka marr\u00eb, sa para ka marr\u00eb. Shteti shqiptar ka ligje q\u00eb detyrojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen publike informacionet. Sot informacioni b\u00ebhet i till\u00eb q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb publiku t\u00eb mos jet\u00eb i informuar si\u00e7 duhet. Kemi program t\u00eb detajuar p\u00ebr pronat q\u00eb do publikohet s\u00eb shpejti. Mendojm\u00eb se nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb arsyeshme kohe do t\u00eb vihet n\u00ebn kontroll, nuk do t\u00eb jet\u00eb problem p\u00ebr investime. Do t\u2019iu jepet pronar\u00ebve t\u00eb shpron\u00ebsuar ato t\u00eb drejta q\u00eb iu jan\u00eb mohuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb.\u201d<\/em> \u2013 vijoi Rushaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr sa u p\u00ebrket investimeve t\u00eb huaja, ai tha se qeveria e re do miratoj\u00eb politika fiskale q\u00eb nuk do ndryshojn\u00eb, po do jen\u00eb 4-vje\u00e7are. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, tha Rushaj, bizneset do ken\u00eb siguri. Ai theksoi se qeveria e re nuk do i fus\u00eb duart te reforma n\u00eb drejt\u00ebsi por do l\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201c\u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb prosperoj\u00eb pa investime t\u00eb huaja. Ne do miratojm\u00eb politikat fiskale, p\u00ebr 4 vjet q\u00eb me ardhjen n\u00eb qeverisje. K\u00ebto nuk do t\u00eb l\u00ebvizin p\u00ebr 4 vite. Kjo jep siguri p\u00ebr planin e investimeve. Sepse aktualisht pasiguria n\u00eb ndryshimet e shpeshta t\u00eb ligjeve fiskale ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kostot m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes p\u00ebr \u00e7do lloj iniciative. Ne do b\u00ebjm\u00eb Kod Tatimor dhe nuk do ndryshohet. Kjo \u00ebsht\u00eb siguri e t\u00eb b\u00ebrit biznes. Plani \u00ebsht\u00eb i thjeshte. Ne nuk do t\u00eb merremi. Do ta l\u00ebm\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e vet. Aktualisht qeveria po e pengon reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi nga qeveria.\u201d<\/em> \u2013 shtoi Rushaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lidhur me antikorrupsionin Rushaj tha se kostoja e tij n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 250 milion\u00eb euro. Sipas tij, duke eliminuar korrupsionin, k\u00ebto burime do i kthehen vendit. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Agjencia antikorrupsion, tha ai, shpreh vullnetin e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin e asaj do i jepet autonomi q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb hetime administrative. P\u00ebr sa i p\u00ebrket gjobave e ryshfetit, Rushaj tha se do eliminohen lidhjet mes administrat\u00ebs e qytetar\u00ebve duke thjesht\u00ebsuar sistemin e taksave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cKostoja e korrupsionit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb, diku tek 250 milion\u00eb euro. T\u00eb gjitha k\u00ebto burime mund t\u2019i kthehen vendit duke eliminuar korrupsionin. \u00c7do institucion ka sektor q\u00eb merren me korrupsionin dhe antikorrupsionin, por nuk ka strategji t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb. Kjo agjenci shpreh vullnetin e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin. Asaj do i jepet autonomi dhe burime q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb hetime administrative dhe t\u00eb jap\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb problematikat e kontratave publike dhe aktet q\u00eb dalin nga qeveria. Thjesht\u00ebsia e sistemit t\u00eb taksave ul korrupsionin. Aktualisht administrata p\u00ebrdoret edhe p\u00ebr gjob\u00eb dhe presion ndaj biznesit.\u201d<\/em> \u2013 theksoi Rushaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-431831\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/151734380_3964578640260403_8254504024476417534_o-e1614014464683.jpg\" alt=\"\" width=\"956\" height=\"643\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/151734380_3964578640260403_8254504024476417534_o-e1614014464683.jpg 956w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/151734380_3964578640260403_8254504024476417534_o-e1614014464683-300x202.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/151734380_3964578640260403_8254504024476417534_o-e1614014464683-768x517.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 956px) 100vw, 956px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb intervist\u00ebs, kreu i fushat\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb u p\u00ebrqendrua te pandemia Covid-19 dhe administrimi i saj nga ana e qeveris\u00eb Rama. Ai e cil\u00ebsoi d\u00ebshtim menaxhimin e saj nd\u00ebrsa shtoi se qeveria ka si zgjidhje p\u00ebr t\u00eb, propagand\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cP\u00ebr t\u00eb ardhur keq, q\u00eb d\u00ebshtimi edhe me menaxhimin e covid, ka gjetur si zgjidhje propagand\u00ebn. E turpshme q\u00eb edhe me Covid t\u00eb b\u00ebhet propagand\u00eb dhe t\u00eb mos fokusohet tek menaxhimi i kriz\u00ebs. E pafalshme p\u00ebr mua q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb propagande t\u00eb shfryt\u00ebzohet edhe covid. D\u00ebshtimi i qeveris\u00eb me menaxhimin e Covid ka qene spektakolar dhe i turpsh\u00ebm. Po shohim p\u00ebrdit\u00eb skena t\u00eb turpshme edhe me menaxhimin e vaksinave.\u201d<\/em> \u2013 tha Rushaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i PD-s\u00eb tregoi m\u00ebnyr\u00ebn sesi opozita do e menaxhoj\u00eb pandemin\u00eb, duke theksuar se ajo ka th\u00ebn\u00eb propozime konkrete p\u00ebr testimet, planin e vaksinimit, planin e ekonomis\u00eb dhe ndikimin e Covid. Rushaj tha se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i fundit n\u00eb rajon p\u00ebr mb\u00ebshtetjen ekonomike ndaj familjeve e bizneseve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cNe kemi dh\u00ebn\u00eb propozimet konkrete p\u00ebr testimet, p\u00ebr planin e vaksinimit, p\u00ebr planin e ekonomis\u00eb dhe impaktin q\u00eb covid ka pasur mbi ekonomin\u00eb e vendit duke u l\u00ebn\u00eb n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb efekti i tij. Ne jemi vendi i fundit per mb\u00ebshtetjen n\u00eb rajon ndaj ekonomis\u00eb familjare dhe biznesit. Kjo gj\u00eb do ndryshoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb. Burimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb. \u00cbsht\u00eb detyrim kushtetues dhe ligjor. Qytetar\u00ebt ndaj edhe i paguajn\u00eb taksat q\u00eb kur t\u00eb vij\u00eb kjo situat\u00eb t\u00eb ndihmohen.\u201d<\/em> \u2013 vijoi Rushaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr sa i p\u00ebrket fushat\u00ebs zgjedhore, ai theksoi se PD-ja nuk do kandidoj\u00eb kriminel\u00eb duke shtuar se t\u00eb gjith\u00eb emrat e kandidat\u00ebve kan\u00eb kaluar m\u00eb her\u00ebt procesin e verifikimit t\u00eb figur\u00ebs dhe kan\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cEmrat ton\u00eb nuk jan\u00eb kriminel\u00eb. Emrat tan\u00eb kan\u00eb kaluar nj\u00eb proces verifikimi t\u00eb figur\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre kan\u00eb ardhur nga votimi nga an\u00ebtar\u00ebsia. T\u00eb merret kryeministri q\u00eb ka mbushur parlamentin dhe qeverin\u00eb me kriminel\u00eb. Kur filloi procesi nga komisioni i vler\u00ebsimit, pritshm\u00ebria p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjeve q\u00eb ishin lidhur ishin krejt t\u00eb ndryshme, sepse nuk mendohej se Rama do prishte \u00e7do lloj marr\u00ebveshjeje. Emrat jan\u00eb ato q\u00eb jan\u00eb, kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet. Opozita sot \u00ebsht\u00eb bashkuar dhe e qart\u00eb, jemi n\u00eb nj\u00eb pozicion jasht\u00ebzakonisht t\u00eb mir\u00eb n\u00eb krahasim me qeverin\u00eb.\u201d<\/em> \u2013 tha Rushaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai foli gjithashtu edhe p\u00ebr negociatat me aleat\u00ebt teksa tha se emrat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshjen e PD-n\u00eb do maksimalizojn\u00eb votat. P\u00ebr sa i p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnies me LSI-n\u00eb, Rushaj tha se edhe n\u00ebse PD-ja me aleat\u00ebt i marrin votat p\u00ebr t\u00eb qeverisur, partia e drejtuar nga Kryemadhi do jet\u00eb pjes\u00eb e bashk\u00ebqeverisjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cDo ket\u00eb nje koalicion me list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Do jen\u00eb emra q\u00eb maksimalizojn\u00eb votat. Diskutimet me Mediun kan\u00eb qen\u00eb, ku dhe si maksimalizohet vota p\u00ebr opozit\u00ebn. Natyrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kuptueshme t\u00eb ken\u00eb mendime t\u00eb ndryshme, por n\u00eb krahasim me q\u00ebllimin e madh jan\u00eb gj\u00ebra dyt\u00ebsore, tret\u00ebsore. Marr\u00ebveshja e koalicionit nuk jan\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb diskutim. Dule do kandidoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb ku maksimalizohet vota. T\u00eb gjitha diskutimet p\u00ebr koalicionet jan\u00eb taktik\u00eb elektorale. Ne mendojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb maksimalizojm\u00eb votat dhe mandatet. Ndaj ka qen\u00eb ky lloj konfigurimi i koalicioneve. Do jemi n\u00eb bashk\u00ebqeverisje me LSI-n\u00eb, pa disktuim.\u201d<\/em> \u2013 tha Rushaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai ceku edhe deklaratat e kryeministrit Rama dit\u00ebt e fundit ndaj LSI-s\u00eb. Rushaj tha se Rama po p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb diversion por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje e d\u00ebshp\u00ebruar e tij dhe tregues se ka mb\u00ebrritur n\u00eb fund t\u00eb rrug\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cRama ka dal\u00eb e po k\u00ebrkon njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb diversion, t\u00eb shtoj\u00eb radh\u00ebt e veta,. Por e shoh si l\u00ebvizje e d\u00ebshp\u00ebruar. K\u00ebto lloj diversionesh jan\u00eb tregues q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb tij.\u201d<\/em> \u2013 tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>*<\/strong><\/span>Intervist\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb kreut t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb, Alfred Rushaj n\u00eb Abc News e d\u00ebgjoni <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=Gzq3dVc-r78&amp;feature=emb_logo\"><span style=\"color: #0000ff;\">K\u00ebtu<\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i fushat\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Alfred Rushaj, ka shtjelluar dit\u00ebn e sotme programin elektoral t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr biznesin. Gjat\u00eb nj\u00eb interviste n\u00eb Abc News, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i demokrat\u00ebve tha se n\u00eb tet\u00eb vitet e qeverisjes s\u00eb kryeministrit Rama, Shqip\u00ebria ka mbetur prapa. Ai citoi renditjet e b\u00ebra n\u00eb Doing Business, ku Shqip\u00ebria renditet edhe m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":431820,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-431819","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=431819"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431819\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/431820"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=431819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=431819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=431819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}