{"id":425997,"date":"2021-01-27T08:18:11","date_gmt":"2021-01-27T07:18:11","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=425997"},"modified":"2021-01-27T08:22:11","modified_gmt":"2021-01-27T07:22:11","slug":"fusha-e-mrekullive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/01\/27\/fusha-e-mrekullive\/","title":{"rendered":"Fusha e mrekullive!","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/inida-kreuz.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-417548 size-medium alignleft\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/inida-kreuz-239x300.png\" alt=\"\" width=\"239\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/inida-kreuz-239x300.png 239w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/inida-kreuz.png 555w\" sizes=\"auto, (max-width: 239px) 100vw, 239px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Nga Inida Kreuz<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fusha e mrekullive!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ke\u0308shtu e quanin Dhelpra dhe Mac\u0327oku fushe\u0308n ku do te\u0308 mbillnin monedhat e arit te\u0308 Pinokut, te\u0308 cilat ne\u0308 pak minuta do te\u0308 shnde\u0308rroheshin ne\u0308 peme\u0308 plot monedha ari. Pinoku e besoi dhe priti, qe\u0308 pema e monedhave te\u0308 arit te\u0308 mbinte. Por fusha e mrekullive ishte vec\u0327se gropa e rradhe\u0308s pe\u0308r Pinokun, qe\u0308 ishte i destinuar te\u0308 me\u0308sonte prej gabimeve. Si ne\u0308 c\u0327do pe\u0308rralle\u0308, edhe fundi i Pinokut e\u0308shte\u0308 i lumtur e ai me\u0308 ne\u0308 fund u be\u0308 njeri, por ne\u0308 realitet, fushat e mrekullive be\u0308jne\u0308 \u201enjere\u0308z\u201c vete\u0308m dhelprat dhe mac\u0327oke\u0308t, qe\u0308 gjejne\u0308 tufa me gdhe si naivi Pinok, e u be\u0308jne\u0308 grope\u0308n me tinzarlle\u0308qe.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00c7fare\u0308 nuk na kane\u0308 pare\u0308 syte\u0308, e c\u0327fare\u0308 nuk na kane\u0308 de\u0308gjuar veshe\u0308t! Jeta, edhe pse e shkurte\u0308r, paska qene\u0308 e gjate\u0308. Sidomos pe\u0308r ne te\u0308 shkrete\u0308t qe\u0308 linde\u0308m ne\u0308 komunize\u0308m, e u rrite\u0308m ne\u0308 tranzicion, duke de\u0308shmuar tjete\u0308rsimin e njeriut dhe te\u0308 sistemit, nga keq ne\u0308 edhe me\u0308 keq.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E lindur ne\u0308 1982, komunizmin e lidh me disa gje\u0308ra: Me tim ate\u0308 qe\u0308 me\u0308sonte fshehtas fr\u00ebngjisht, pe\u0308r t&#8217;i shkruajtur nje\u0308 lete\u0308r idhullit te\u0308 tij Yves Montand, me antenat e sajuara me kanoc\u0327e, tenxhere e kusia, pe\u0308r te\u0308 pare\u0308 fshehurazi Rain apo Jugosllavin dhe me rradhe\u0308t e buke\u0308s apo qume\u0308shtit. Pas dy vitesh me\u0308sim intensiv te\u0308 frengjishtes, im ate\u0308 arriti ti shkruaje\u0308 Yves nje\u0308 lete\u0308r qe\u0308 nuk mundi dot kurre\u0308 te\u0308 lexohej prej askujt tjete\u0308r vec\u0327se prej meje dhe ne\u0308ne\u0308s sime. Ne\u0308 lete\u0308r im ate\u0308 pyeste: \u201ePo ke\u0308tu ne\u0308 Shqipe\u0308ri, kur do te\u0308 vije\u0308 dita qe\u0308 ne te\u0308 mos mbajme\u0308 me\u0308 rradhe\u0308 pe\u0308r qume\u0308sht e pe\u0308r buke\u0308? Kur do te\u0308 vije\u0308 dita qe\u0308 vajza ime 6 vjec\u0327e te\u0308 mos shtypet pe\u0308r vdekje ne\u0308 rradhe\u0308n e buke\u0308s? Kur do te\u0308 vije\u0308 dita qe\u0308 te\u0308 mos kemi me\u0308 frike\u0308 nga spiune\u0308t e regjimit? Kur do te\u0308 vije\u0308 dita, qe\u0308 ne te\u0308 jemi te\u0308 lire\u0308? &#8230;\u201c<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ate\u0308here\u0308, nuk e dija pse im ate\u0308 pyeste pike\u0308risht Yves Montand pe\u0308r ke\u0308te\u0308, pasi ai qe vete\u0308m nje\u0308 ke\u0308nge\u0308tar e aktor, por me\u0308 vone\u0308 e kuptova se im ate\u0308 pyeste ne\u0308 fakt, pike\u0308risht nde\u0308rgjegjen e tij. Im ate\u0308 pyeste vetveten.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk zgjati shume\u0308 dhe \u201eLiria\u201c e shume\u0308 e\u0308nde\u0308rruar prej prinde\u0308rve te\u0308 mi, erdhi. Rradhe\u0308t e buke\u0308s apo qume\u0308shtit, u ze\u0308vende\u0308suan nga rradhe\u0308t tek \u201eSudja\u201c, \u201eXhaferri\u201c apo \u201eVefa\u201c. Me\u0308suesit me\u0308suan \u201erryshfetin\u201c e me\u0308simet private. Magaziniere\u0308t e shofere\u0308t e komunizmit u be\u0308ne\u0308 befas bosa. Te\u0308 gjithe\u0308 tregtare\u0308 bananesh e cigaresh te\u0308 hapura. Parajsa kish zbritur mbi Shqipe\u0308ri, a thua se kish mbire\u0308 pema e monedhave te\u0308 florinjta dhe ne rronim fushe\u0308n e mrekullive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke qene\u0308 se jetoja ne\u0308 Bllok, e kam pare\u0308 me syte\u0308 e mi transformimin e tij, nga nje\u0308 zone\u0308 rezidenciale qeveritare te\u0308 ruajtur me ushtare\u0308, ne\u0308 nje\u0308 \u201efushe\u0308 mrekullish\u201c, ku me\u0308 i forti, me\u0308 gangsteri, me\u0308 dhelpra, me\u0308 mac\u0327oku, mbolli 4 monedha dhe korri peme\u0308 te\u0308 panume\u0308rta me flori.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Firmat Piramidale me\u0308 pas e pe\u0308rmbyte\u0308n \u201eFushe\u0308n e mrekullive\u201c dhe te\u0308 gjalle\u0308t u shnde\u0308rruan ne\u0308 zombie e vampire\u0308, qe\u0308 nuk njihnin me\u0308 as me\u0308shire\u0308 e as kufinj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ishte e ve\u0308shtire\u0308 te\u0308 ishe vajze\u0308 e re ne\u0308 ato kohe\u0308, e ti mbijetoje tentative\u0308s pe\u0308r trafikim ne\u0308 Itali si prostitute\u0308. Ne te\u0308 gjithe\u0308 ishim Pinoke\u0308 naive\u0308, te\u0308 rrethuar nga dhelpra e mac\u0327oke\u0308. Vete\u0308m mrekullia na ka shpe\u0308tuar, ne qe\u0308 shpe\u0308tuam. Por shume\u0308 nuk shpe\u0308tuan dhe u be\u0308ne\u0308 viktima te\u0308 nje\u0308 sistemi kriminal, qe\u0308 ka hedhur rre\u0308nje\u0308 ne\u0308 \u201eFushe\u0308n e mrekullive\u201c dhe po mbin vete\u0308m peme\u0308 plot prush, qe\u0308 nga larg shke\u0308lqejne\u0308 si ar, por kur i afrohesh e i prek, digjesh i gjalle\u0308.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tani jam 39 vjec\u0327 dhe kur kthej koke\u0308n pas, shoh njere\u0308z qe\u0308 dikur ishin pinoke\u0308 naive\u0308 si une\u0308 qe\u0308 sot jane\u0308 be\u0308re\u0308 dhelpra e ma\u00e7oke\u0308 e qe\u0308 e kane\u0308 shkretuar te\u0308 gjithe\u0308 vendin, duke e shnde\u0308rruar ne\u0308 nje\u0308 \u201e Fushe\u0308 te\u0308 mrekullive\u201c ku groposen jo vete\u0308m shpresat e besimi i bashke\u0308moshatare\u0308ve te\u0308 mi, por edhe i fe\u0308mije\u0308ve tane\u0308.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Na duhet jo nje\u0308 Zane\u0308 por dhjete\u0308mije\u0308 Zana, ti shnde\u0308rrojne\u0308 ne\u0308 njere\u0308z bage\u0308tite\u0308 e drurit qe\u0308 kane\u0308 populluar shoqe\u0308rine\u0308 e qe\u0308 nuk e kuptojne\u0308, se gropat ne\u0308 \u201eFushe\u0308n e mrekullive\u201c, do na kthejne\u0308 tek rradhat e buke\u0308ve e te\u0308 qume\u0308shtit. Do na duhet jo nje\u0308 mrekulli, por mije\u0308ra te\u0308 tilla, qe\u0308 me\u0308 ne\u0308 fund njere\u0308zit te\u0308 hapin syte\u0308 e te\u0308 kuptojne\u0308 se jane\u0308 shnde\u0308rruar ne\u0308 buratine\u0308, ne\u0308 marjoneta te\u0308 nje\u0308 pushteti kriminal qe\u0308 pe\u0308r rre\u0308nje\u0308 ka mashtrimin, vjedhjen dhe pe\u0308rbuzjen. Nuk ka nevoje\u0308 te\u0308 na e thote\u0308 Antimafia, BE, apo Ambasadore\u0308t se cile\u0308t jane\u0308 dhelprat dhe mac\u0327oke\u0308t e Shqipe\u0308rise\u0308. I njohim mire\u0308. Pinoku ama nje\u0308 te\u0308 mire\u0308 e ka, ne\u0308 fund fare, nde\u0308rgjegje\u0308sohet aq sa be\u0308het njeri i drejte\u0308. Pyetja ime e\u0308shte\u0308: A e\u0308shte\u0308 ky fundi i shume\u0308pritur, apo do te\u0308 presim derisa edhe fe\u0308mije\u0308t tane\u0308 te\u0308 be\u0308hen 39 vjec\u0327, pe\u0308r te\u0308 shkulur me rre\u0308nje\u0308 pemet e mashtrimit ne\u0308 \u201eFushe\u0308n e mrekullive\u201c? Uroj qe\u0308 po, te\u0308 kete\u0308 ardhur fundi dhe ne\u0308 zgjedhje ke\u0308te\u0308 here\u0308 te\u0308 shkohet masivisht, pe\u0308r tu dhe\u0308ne\u0308 nje\u0308 me\u0308sim te\u0308 mire\u0308 dhelprave dhe mac\u0327oke\u0308ve qe\u0308 jane\u0308 be\u0308re\u0308 tigra e ujqe\u0308r nga pinoke\u0308zimi i shoqe\u0308rise\u0308.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Inida Kreuz Fusha e mrekullive! Ke\u0308shtu e quanin Dhelpra dhe Mac\u0327oku fushe\u0308n ku do te\u0308 mbillnin monedhat e arit te\u0308 Pinokut, te\u0308 cilat ne\u0308 pak minuta do te\u0308 shnde\u0308rroheshin ne\u0308 peme\u0308 plot monedha ari. Pinoku e besoi dhe priti, qe\u0308 pema e monedhave te\u0308 arit te\u0308 mbinte. Por fusha e mrekullive ishte vec\u0327se gropa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":421237,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"class_list":["post-425997","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425997","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=425997"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425997\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/421237"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=425997"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=425997"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=425997"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}