{"id":425813,"date":"2021-01-26T10:37:34","date_gmt":"2021-01-26T09:37:34","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=425813"},"modified":"2021-01-26T10:42:10","modified_gmt":"2021-01-26T09:42:10","slug":"dy-ndryshime-dhe-nje-mesim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/01\/26\/dy-ndryshime-dhe-nje-mesim\/","title":{"rendered":"Dy ndryshime dhe nj\u00eb m\u00ebsim","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: left;\"><strong><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Bushati.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-425814 size-medium alignleft\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Bushati-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Bushati-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Bushati-768x512.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Bushati.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Ditmir Bushati<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vendimi i Greqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjeruar detin territorial n\u00eb 12 milje n\u00eb detin Jon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb politik q\u00eb reflekton ndryshimet e dy viteve t\u00eb fundit. Ky \u00ebsht\u00eb zgjerimi i par\u00eb q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe vjen pas p\u00ebrfundimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb delimitimit t\u00eb hap\u00ebsirave detare me Italin\u00eb dhe Egjiptin, rifillimit t\u00eb diskutimeve eksploratore me Turqin\u00eb, sikund\u00ebr deklarimit publik se delimitimi i hap\u00ebsirave detare me Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb kryhet nga nj\u00eb gjykat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjith\u00ebse ky hap i Greqis\u00eb ka efekte vet\u00ebm n\u00eb zgjerimin e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb uj\u00ebrave territoriale n\u00eb detin Jon, Kryeministri Mitsotakis deklaroi se, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e Greqis\u00eb t\u00eb zgjeroj\u00eb uj\u00ebrat e saj territoriale kurdo dhe kudo q\u00eb ajo zgjedh, p\u00ebrfshir\u00eb jugun e Kret\u00ebs dhe gjetk\u00eb. Ky q\u00ebndrim, bazohet n\u00eb deklarat\u00ebn shoq\u00ebruese t\u00eb ratifikimit t\u00eb Konvent\u00ebs t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs s\u00eb Detit t\u00eb Montego Bay nga ana e Greqis\u00eb, ku pranohet zbatimi p\u00ebrkoh\u00ebsisht i gjer\u00ebsis\u00eb prej 6 miljesh t\u00eb detit territorial, duke g\u00ebzuar t\u00eb drejt\u00ebn e zgjerimit n\u00eb 12 milje, n\u00eb \u00e7do moment t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mir\u00ebpo, n\u00eb kushtet kur Turqia e konsideron \u00e7do zgjerim n\u00eb Egje nj\u00eb casus belli, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se jemi para nj\u00eb ndryshimi t\u00eb q\u00ebndrimit tradicional t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme greke, e cila ka synuar gjithnj\u00eb q\u00eb zgjerimin e Detit Territorial ta niste fillimisht nga Egjeu. Pra, ky ndryshim q\u00ebndrimi synon t\u00eb diferencoj\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb delimitimit t\u00eb hap\u00ebsirave detare me Turqin\u00eb, p\u00ebrkundrejt vendeve t\u00eb tjera, por, duke p\u00ebrfituar sa t\u00eb jet\u00eb e mundur nga precedent\u00ebt q\u00eb krijohen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rifillimi i diskutimeve eksploratore greko-turke, m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb zgjidhje t\u00eb problematik\u00ebs s\u00eb mahisur mes dy vendeve, synon qet\u00ebsimin e uj\u00ebrave mes tyre, evitimin e sanksioneve t\u00eb BE-s\u00eb ndaj Turqis\u00eb, duke njohur rolin e paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit n\u00eb Mesdhe dhe Lindje t\u00eb Mesme, n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb fotografie m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb ekuilibrave t\u00eb rinj n\u00eb rajon, q\u00eb priten t\u00eb vendosen me administrat\u00ebn e re amerikane t\u00eb Presidentit Biden.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndryshimi tjet\u00ebr lidhet me heqjen dor\u00eb nga pozicioni tradicional grek p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb ishujve fuqi sa m\u00eb maksimale n\u00eb delimitim p\u00ebrball\u00eb tok\u00ebs kontinentale. Ky ndryshim evidentohet qart\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbylljen e marr\u00ebveshjes p\u00ebr hap\u00ebsirat detare me Italin\u00eb dhe me Egjiptin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Italia dhe Greqia kan\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb 24 Maj 1977 marr\u00ebveshjen p\u00ebr delimitimin e Shelfit Kontinental mes tyre. Dh\u00ebnia e nj\u00eb efekti jo t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr ishullin grek t\u00eb Othonoit ka shkaktuar nj\u00eb modifikim t\u00eb vij\u00ebs me distanca t\u00eb barabarta, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb zgjidhje e drejt\u00eb. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, pal\u00ebt kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb ulje t\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb ishullit grek prej 3.5% p\u00ebrball\u00eb tok\u00ebs kontinentale italiane. Nd\u00ebrsa p\u00ebr Detin Territorial, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishull, pal\u00ebt kan\u00eb pranuar automatikisht gjer\u00ebsin\u00eb prej 12 miljesh, sepse distanca e k\u00ebtyre dy vendeve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se 24 milje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb 13 Qershor 2020, Italia dhe Greqia n\u00ebnshkruan marr\u00ebveshjen p\u00ebr delimitimin e Zon\u00ebs Ekskluzive Ekonomike, e cila konfirmon vij\u00ebn delimituese t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb 1977-\u00ebs. Kjo marr\u00ebveshje lejon flotat respektive t\u00eb peshkimit q\u00eb t\u00eb operojn\u00eb p\u00ebrtej vij\u00ebs delimituese t\u00eb Zon\u00ebs Ekskluzive Ekonomike, por pa hyr\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat territoriale respektive, n\u00eb pajtim me acquis e BE-s\u00eb. Ndarja e Zon\u00ebs Ekskluzive Ekonomike i mund\u00ebson t\u00eb dy vendeve ushtrimin e t\u00eb drejtave sovrane p\u00ebr p\u00ebrdorimin e energjis\u00eb eolike, kabllove t\u00eb komunikimit n\u00ebndetar, kryerjes s\u00eb k\u00ebrkimeve shkencore dhe bot\u00ebs s\u00eb gjall\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pavar\u00ebsisht fokusit t\u00eb saj kryesor n\u00eb Egje, Greqia vijoi t\u00eb angazhohet n\u00eb arritjen e marr\u00ebveshjeve p\u00ebr delimitimin detar me fqinj\u00ebt e tjer\u00eb. Fillimisht me Italin\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn politik\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e peshkimit, si vende an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. P\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas me Egjiptin, me n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zon\u00ebs Ekskluzive Ekonomike, m\u00eb 6 Gusht 2020. Interesant \u00ebsht\u00eb fakti se vija delimituese q\u00eb pal\u00ebt kan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb e pjesshme. Pika q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mbyllur \u00ebsht\u00eb zona detare p\u00ebrpara ishullit t\u00eb banuar grek t\u00eb Kastelorizos, i cili gjendet vet\u00ebm 2 km larg Turqis\u00eb. Mosmbyllja e plot\u00eb e vij\u00ebs delimituese Greqi-Egjipt, vjen si rezultat i mospasjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje Greqi-Turqi q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktonte efektin q\u00eb do t\u00eb kishte ishulli Kastelorizo n\u00eb Shelfin Kontinental dhe Zon\u00ebn Ekskluzive Ekonomike. Ishulli Kastelorizo ndikon edhe n\u00eb: (i) mund\u00ebsin\u00eb e pasjes s\u00eb nj\u00eb delimitimi t\u00eb zonave detare mes Turqis\u00eb dhe Egjiptit; (ii) vij\u00ebn delimituese detare Turqi-Qipro; (iii) vij\u00ebn delimituese Greqi-Qipro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Marr\u00ebveshja mes Greqis\u00eb dhe Egjiptit ka efekt direkt mbi memorandumin e n\u00ebnshkruar mes Turqis\u00eb dhe Libis\u00eb, duke reflektuar realitetin gjeografik. Pra, vija delimituese Greqi-Egjipt \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar duke e nisur matjen nga Kreta dhe ishujt rreth saj Karpathos, Kufonisi, Kristi, ekzistenca e t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb memorandumin Turqi-Libi nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb marr\u00ebveshjen mes Greqis\u00eb dhe Egjiptit pesha e ishujve grek\u00eb n\u00eb delimitim, si p\u00ebr Shelfin Kontinental dhe Zon\u00ebn Ekskluzive Ekonomike \u00ebsht\u00eb ulur deri n\u00eb 10% p\u00ebrball\u00eb tok\u00ebs kontinentale t\u00eb Egjiptit. Duke qen\u00eb se distanca mes Greqis\u00eb dhe Egjiptit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se 24 milje, automatikisht, ishujt grek kan\u00eb marr\u00eb efekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjer\u00ebsis\u00eb s\u00eb Detit Territorial, pra 12 milje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Egjipti ka pranuar nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb pjesshme duke ruajtur neutralitetin e vet p\u00ebrkundrejt mosmarr\u00ebveshjes greko-turke. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Greqia ka hequr dor\u00eb nga q\u00ebndrimi i saj tradicional p\u00ebr efekt sa m\u00eb maksimal t\u00eb ishujve, me q\u00ebllim sigurimin e nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb defaktorizon memorandumin Turqi-Libi. Megjith\u00ebse ky memorandum \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb OKB, pas n\u00ebnshkrimit nga pal\u00ebt m\u00eb 27 N\u00ebntor 2019, si nj\u00eb shprehje e vullnetit politik t\u00eb tyre, ai nuk ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb ligjore me nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb kushtet kur Shqip\u00ebria dhe Greqia do t\u2019i drejtohen nj\u00eb gjykate nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr delimitimin e hap\u00ebsirave detare, qasja e re e Greqis\u00eb n\u00eb ushtrimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb detit dhe precedent\u00ebt e krijuar, duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si m\u00ebsim p\u00ebr ne, p\u00ebr nj\u00eb orientim sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me q\u00ebllim arritjen e nj\u00eb ndarje t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb ndershme n\u00eb detin Jon.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk duhet harruar se marr\u00ebveshja e vitit 2009 nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, injoroi n\u00eb kurrizin ton\u00eb precedentin e vendosur q\u00eb n\u00eb vitin 1977, p\u00ebr uljen e pesh\u00ebs s\u00eb ishullit Othonoi n\u00eb Shelfin Kontinental p\u00ebrball\u00eb tok\u00ebs kontinentale. Precedent ky i konfirmuar edhe n\u00eb marr\u00ebveshjet e fundit Itali-Greqi dhe Greqi-Egjipt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Marr\u00ebveshjet e m\u00ebsip\u00ebrme vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se pavar\u00ebsisht legjislacionit t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr gjer\u00ebsin\u00eb e detit territorial, p\u00ebrpar\u00ebsi merr gjithnj\u00eb e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare e detit dhe pasqyrimi i parimit t\u00eb 12 miljeve n\u00eb t\u00ebrrenin gjeografik p\u00ebrkat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Greqia ndan Det Territorial vet\u00ebm me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Turqin\u00eb, sepse distancat nd\u00ebrmjet brigjeve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se 24 milje. P\u00ebr pasoj\u00eb, n\u00eb dallim nga rastet e m\u00ebsip\u00ebrme me Italin\u00eb dhe Egjyptin, ku parimi i 12 miljeve p\u00ebrfitohet automatikisht nga Konventa e t\u00eb Drejt\u00ebs s\u00eb Detit t\u00eb Montego Bay, pa pasur nevoj\u00ebn e p\u00ebrcaktimit t\u00eb nj\u00eb vije delimituese p\u00ebr Detin Territorial, n\u00eb rastet Shqip\u00ebri-Greqi dhe Greqi-Turqi duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohen edhe vijat delimituese n\u00eb Detin Territorial.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Precedent\u00ebt e vendosur, sidomos n\u00eb rajon, jan\u00eb orientues p\u00ebr pritshm\u00ebrit\u00eb dhe rezultatet e procesit gjyq\u00ebsor q\u00eb do t\u00eb zhvillohet me Greqin\u00eb p\u00ebr delimitimin e hap\u00ebsir\u00ebs detare. Ndaj, lipset nj\u00eb qasje sistematike e institucioneve tona p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb vijim\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrmbylljen e proceseve t\u00eb delimitimit edhe me Italin\u00eb e Malin e Zi, si prioritet strategjik dhe pse jo krijimin e precedent\u00ebve nga ana jon\u00eb. Tek e fundit, ushtrimi i s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb detit duhet t\u00eb rikonfirmoj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e dimensionit mesdhetar t\u00eb politik\u00ebs son\u00eb t\u00eb jashtme.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span> Ky artikull \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e Gazet\u00ebs Panorama<\/span><\/strong><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ditmir Bushati Vendimi i Greqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjeruar detin territorial n\u00eb 12 milje n\u00eb detin Jon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb politik q\u00eb reflekton ndryshimet e dy viteve t\u00eb fundit. Ky \u00ebsht\u00eb zgjerimi i par\u00eb q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe vjen pas p\u00ebrfundimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb delimitimit t\u00eb hap\u00ebsirave detare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":425814,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"class_list":["post-425813","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425813","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=425813"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425813\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/425814"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=425813"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=425813"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=425813"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}