{"id":424644,"date":"2021-01-20T15:33:04","date_gmt":"2021-01-20T14:33:04","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=424644"},"modified":"2021-01-20T15:33:04","modified_gmt":"2021-01-20T14:33:04","slug":"interviste-tamara-nikceviq-ne-qeverine-malazeze-nuk-ka-asnje-malazez","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/01\/20\/interviste-tamara-nikceviq-ne-qeverine-malazeze-nuk-ka-asnje-malazez\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb, Tamara Nik\u00e7eviq: N\u00eb qeverin\u00eb malazeze nuk ka \u2013 asnj\u00eb malazez","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-424645\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/tamara.jpg\" alt=\"\" width=\"960\" height=\"600\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/tamara.jpg 960w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/tamara-300x188.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/tamara-768x480.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Tamara Nik\u00e7eviq \u00ebsht\u00eb nj\u00eb analiste e njohur n\u00eb hapesirat e ish-Jugosllavis\u00eb. N\u00eb fakt, ka qen\u00eb nd\u00ebr gazetar\u00ebt e rrall\u00eb q\u00eb para tri dekadash ngriti zerin me guxim, duke iu kundervene fushat\u00ebs q\u00eb mori hov n\u00eb ball\u00eb me Slobodan Milosheviqin, zhvillime k\u00ebto q\u00eb \u00e7uan edhe n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e ish-federat\u00ebs jugosllave. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr TV Klan Maqedoni, e cila p\u00ebrcillet n\u00eb KDP, Nik\u00e7qeviq flet p\u00ebr zhvillimet n\u00eb sken\u00ebn politike malazeze pas zgjedhjeve t\u00eb fundit dhe sfidat e problemet e qeveris\u00eb s\u00eb re n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, thot\u00eb ajo, nuk ka asnj\u00eb malazez!<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Bisedoi: Seladin XHEZAIRI<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong>Duke marr\u00eb parasysh se teleshikuesit tan\u00eb mund edhe t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb rrjedha t\u00eb plota p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ngjet n\u00eb Podgoric\u00eb, \u00e7far\u00eb po ndodh\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, pas nd\u00ebrrimit relativisht t\u00eb qet\u00eb t\u00eb pushtetit?<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\">Nik\u00e7eviq<\/span>: S\u00eb pari, mendoj se pranim-dor\u00ebzimi i pushtetit ishte i qet\u00eb e jo relativisht i qet\u00eb. Pra, presidenti i Malit t\u00eb Zi, dhe kryetar i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Socialist\u00ebve, Milo Gjukanoviq, njohu menj\u00ebher\u00eb rezultatet e zgjedhjeve. Pranoi se koalicioni t\u00eb cilit i kishte prir\u00eb, ka m\u00eb pak mandate. N\u00eb fakt, ka nj\u00eb mandat m\u00eb pak n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb koalicionin fitues q\u00eb ishte paszgjedhor dhe kjo kaloi mir\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr spineve t\u00eb ndryshme t\u00eb shtypit t\u00eb Beogradit, n\u00ebn kontrollin e presidentit Aleksandar Vu\u00e7iq, e m\u00eb pas edhe t\u00eb k\u00ebtyre k\u00ebtu \u2013 forcave proserbe t\u00eb cilat, m\u00eb duhet t\u2019ua rikukujtoj, nga viti 1997, nuk kan\u00eb njohur rezultatet e absolutisht asnj\u00eb pal\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe Referendumin p\u00ebr rikthimin e pavar\u00ebsis\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb majit t\u00eb vitit 2006. Dometh\u00ebn\u00eb, ky pranim-dor\u00ebzim ishte absolutisht i qet\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muajit t\u00eb kaluar, q\u00eb nga formimi i Qeveris\u00eb, ndodh\u00ebn gj\u00ebra t\u00eb ndyrshme. Pat\u00ebm rastin t\u00eb ndjekim ndodhi tep\u00ebr t\u00eb bujshme n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb Malit t\u00eb Zi t\u00eb cilat m\u00eb duket se v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se Mali i Zi ngadal\u00eb po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb xhamahiri ortodokse, respektivisht se kjo qeveri po b\u00ebhet, nuk e di n\u00ebse duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb shprehjen e r\u00ebnd\u00eb, por ja po them, po b\u00ebhet qeveri kleronacionaliste p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb klerofashiste!<\/span><\/p>\n<p><em><strong><span style=\"color: #000000;\">Shtrohet pyetja se \u00e7far\u00eb kursi do t\u00eb ndjek\u00eb qeveria e re malazeze, duke marr\u00eb parasysh se, sipas raporteve nga Podgorica, pjesa m\u00eb e madhe e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Qeveris\u00eb jan\u00eb ideologjikisht ose familjarisht t\u00eb lidhur me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe. Mos vall\u00eb me k\u00ebt\u00eb po rikthehet ai togfjal\u00ebshi i vjet\u00ebr i viteve tet\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar sipas t\u00eb cilit \u2018serb\u00ebt e malazez\u00ebt jan\u00eb si dy syt\u00eb e ballit\u2019?<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\">Nik\u00e7eviq<\/span>: Mendoj se faktkeq\u00ebsisht, fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb raport me at\u00eb periudh\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb radikalizuar tep\u00ebr p\u00ebr shkak se kjo \u00ebsht\u00eb qeveria e par\u00eb q\u00eb nga vitet e n\u00ebnt\u00ebdhjeta n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk ka p\u00ebrfaq\u00ebsues as t\u00eb popujve pakic\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb nuk ka as shqiptar\u00eb, nuk ka boshnjak\u00eb, nuk ka kroat\u00eb dhe nuk ka malazez\u00eb! K\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb media serbe e shtrova pyetjen: a mund ta paramendoni Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb \u2013 pa serb\u00eb? K\u00ebtu gjendja \u00ebsht\u00eb e k\u00ebtill\u00eb. Q\u00eb t\u00eb mos ngat\u00ebrrohemi: Thash se n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri nuk ka shqiptar\u00eb. Natyrisht, n\u00ebnkryetar i Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb Dritan Abazoviq, komb\u00ebtarisht \u2013 shqiptar, ama ai vjen nga nj\u00eb parti q\u00eb veten e quan qytetare, nga e ashtuquajtura l\u00ebvizje qytetare \u2018URA\u2019 dhe un\u00eb mendoj se p\u00ebr nga gjith\u00eb ajo q\u00eb po b\u00ebn viteve t\u00eb fundit dhe sidomos gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit, Dritan Abazoviqi \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb paku shqiptar ose, n\u00ebse doni, m\u00eb s\u00eb shumti i gjason Rrahman Morin\u00ebs. Natyrisht, iu kujtohet p\u00ebr kend po flas, por mendoj se n\u00eb kuptimin politik Dritan Abazoviqi jo q\u00eb \u00ebsht\u00eb serb, por \u00ebsht\u00eb serbomadh!<\/span><\/p>\n<p><em><strong><span style=\"color: #000000;\">Po si i interpretoni simpatit\u00eb e m\u00ebdha, fjala vjen, n\u00eb Beograd, p\u00ebr zotin Abazoviq?<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\">Nik\u00e7eviq<\/span>: Kjo nuk \u00ebsht\u00eb aspak e papritur. N\u00ebse ju kujtohet dhe nuk e di sa e keni p\u00ebrcjellur, zoti Abazoviq, mori admirimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb nacionalist\u00ebve serb\u00eb dhe t\u00eb shtypit serb n\u00ebn kontrollin e presidentit Vu\u00e7iq. Madje nacionalisti serbomadh, akademiku Matija Be\u00e7koviq, porositi se rinia serbe do ta mbaj\u00eb n\u00eb krah\u00eb kur t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Beograd. Un\u00eb jam frik\u00ebsuar dhe iu kam lutur Zotit q\u00eb ajo rini serbe q\u00eb do t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb krah\u00eb zotin Abazoviq, k\u00ebsaj radhe, t\u00eb mos kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebr Batajnic\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><em><strong><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb thoni se para \u00e7far\u00eb sfidash ndodhet qeveria e re malazeze?<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\">Nik\u00e7eviq<\/span>: Qeveria e re malazeze \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00eb shum\u00eb sfidave. Ju m\u00eb pyet\u00ebt p\u00ebr detyrimet q\u00eb ka Mali I Zi, si an\u00ebtar i paktit t\u00eb NATO-s dhe n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb vend \u2013 lider kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr integrimet evropiane. P\u00ebrkund\u00ebr disa paralajm\u00ebrimeve dhe p\u00ebrkund\u00ebr premtimeve q\u00eb po i b\u00ebn ky koalicion, m\u00eb duhet t\u2019ju tregoj disa detaje interesante t\u00eb cilat flasin mbase m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb ju po m\u00eb pyetni. K\u00ebshtu, n\u00eb krye t\u00eb K\u00ebshillit parlamentar t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, fal\u00eb k\u00ebtij koalicioni qeveris\u00ebs, madje me votat e partis\u00eb s\u00eb zotit Abazoviq, n\u00eb ball\u00eb t\u00eb k\u00ebtij k\u00ebshilli t\u00eb siguris\u00eb, \u00ebsht\u00eb caktuar Milan Knezheviq, nj\u00eb njeri ky q\u00eb tash p\u00ebr tash nga nj\u00eb gjykat\u00eb e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr p\u00ebrpjekje terroriste. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ngjarje q\u00eb ndodhi m\u00eb 16 tetor t\u00eb vitit 2016 kur n\u00eb Mal t\u00eb Zi u tentua t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb grusht-shtet, me ndihm\u00ebn e logjistik\u00ebs ruse n\u00eb plot\u00ebkuptimin e fjal\u00ebs. Pra, nj\u00eb njeri i till\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb ball\u00eb t\u00eb k\u00ebshillit parlamentar p\u00ebr siguri. N\u00eb krye t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Policis\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb avokati i nj\u00ebrit prej momentalisht dy klaneve m\u00eb t\u00eb fuqishme kriminale n\u00eb rajon, si dhe avokat i Kish\u00ebs Ortodokse Serbe. Po ashtu, k\u00ebshillin parlamentar p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut e drejton njeriu q\u00eb erdhi nga Fronti Demokratik, parti kjo m\u00eb e fuqishmja nga koalicioni qeveris\u00ebs dhe q\u00eb nuk i njeh malazez\u00ebt si komb, q\u00eb mohon gjenocidin n\u00eb Srebrenic\u00eb q\u00eb p\u00ebrdor nj\u00eb fjalor t\u00eb mbrapsht\u00eb kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr pakicat n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Kjo \u00ebsht\u00eb pra sjellja e k\u00ebtij pushteti edhe ndaj komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe detyrimeve q\u00eb ka. Sa u p\u00ebrket pun\u00ebve t\u00eb bendshme, kur po m\u00eb pyesni p\u00ebr sfidat, sigurisht se keni d\u00ebgjuar se kjo qeveri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jolegale dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jotransparente, ata vet\u00eb thon\u00eb se fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb veprim sekret dhe t\u00eb shpejt, mori nj\u00eb borxh prej rreth nj\u00eb miliard\u00eb eurosh, m\u00eb duhet t\u00eb them me duartrokitje dhe mb\u00ebshtetjen e ambasadores s\u00eb Donald Trumpit n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe ambasadores s\u00eb Komisionit Evropian n\u00eb Podgoric\u00eb. Kjo qeveri, pun\u00ebn tjet\u00ebr q\u00eb b\u00ebri \u00ebsht\u00eb shuajrja e kompanis\u00eb ajrore malazeze \u2018Montenegro ailines\u2019, k\u00ebshtuq\u00eb k\u00ebto jan\u00eb veprime t\u00eb frikshme e t\u00eb pakuptueshme t\u00eb cilat, t\u2019ju them t\u00eb drejt\u00ebn, m\u00eb shtyjn\u00eb t\u00eb kem frik\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Mali i Zi, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj, po shkon drejt k\u00ebrcitjes dhe konfliktit.<\/span><\/p>\n<p><em><strong><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto dit\u00eb keni deklaruar se, po citoj, \u2018qeveria serbomadhe dhe ministrat e saj po tentojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb pasqyr\u00ebn e gjakut t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb malazeze\u2019. Keni menduar p\u00ebr regjistrimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb apo\u2026.?<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\">Nik\u00e7eviq<\/span>: Kam menduar edhe p\u00ebr regjistrimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb, por kam menduar edhe p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb po b\u00ebhet n\u00eb prag t\u00eb k\u00ebtij regjistrimi t\u00eb popullsis\u00eb. Regjistrimi do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet gjat\u00eb muajit mars-prill t\u00eb k\u00ebtij viti, mir\u00ebpo po ju p\u00ebrmend disa gjera q\u00eb po i paraprijn\u00eb k\u00ebsaj dhe, p\u00ebrse e thash k\u00ebt\u00eb: N\u00eb ball\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, Shkenc\u00ebs, Sportit dhe Arsimit ka ardhur nj\u00eb person nga nj\u00eb organizate joqeveritare, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, para k\u00ebtyre zgjedhjeve, ishte Zdravko Krivokapiq, tani kryeminist\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb klerikale ultra-nacionaliste nga e cila doli jo vet\u00ebm kjo ministrja fatkeqe e cila para do koh\u00ebsh mori nj\u00eb \u00e7mim nga Kisha Ortodokse Serbe, besoni apo jo, p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb liturgjit\u00eb q\u00eb i pam\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Ajo u soll k\u00ebtu si nj\u00eb njeri q\u00eb po them \u2013 t\u00eb serbizoj\u00eb Malin e Zi, t\u2019i p\u00ebrjashtoj\u00eb malazez\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt aktualisht edhe ashtu jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga vendosja p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb. Kryetari iPartis\u00eb Boshnjake dhe kryetari i nj\u00ebr\u00ebs prej partive shqiptare, para do koh\u00ebsh, gjat\u00eb nj\u00eb interviste ishin plot\u00ebsisht dakord n\u00eb vler\u00ebsimin se malazez\u00ebt momentalisht jan\u00eb populli m\u00eb i rrezikuar n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ashtu sikund\u00ebr gjat\u00eb viteve n\u00ebnt\u00ebdhjeta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar ishin t\u00eb rrezikuar boshnjak\u00ebt ose shqiptar\u00ebt, sot kjo po u ndodh\u00eb malazezve! Partia Boshnjake dhe partit\u00eb shqiptare, krer\u00ebt e k\u00ebtyre partive, than\u00eb se \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e tyre q\u00eb, ashtu sikurse i mbrojt\u00ebn malazez\u00ebt gjat\u00eb viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta, t\u2019i mbrojn\u00eb sot malazez\u00ebt e rrezikuar n\u00eb shtetin e tyre. Kur kam folur p\u00ebr ndryshimin e pasqyr\u00ebs s\u00eb gjakut, kam folur p\u00ebr nj\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebn po e ndjek\u00eb Kisha Ortodokse Serbe e cila, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb faktori kryesor q\u00eb ndikon mbi k\u00ebt\u00eb qeveri. E dini se k\u00ebt\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb edhe vet zoti Abazoviq n\u00eb prag t\u00eb formimit t\u00eb qeveris\u00eb, se kur shp\u00ebrthyen disa mospajtime brenda koalicionit trean\u00ebtar\u00ebsh, mitropoliti i ndjer\u00eb i Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Amfilofije, doli n\u00eb sken\u00eb: i ftoi lider\u00ebt n\u00eb manastirin e Ostrogut dhe kjo qeveri n\u00eb fakt u formua n\u00eb kish\u00eb, respektivisht n\u00eb manastirin e Ostrogut.<\/span><\/p>\n<p><em><strong><span style=\"color: #000000;\">Si e shihni at\u00eb q\u00eb quhet kohabiticion mes shefit t\u00eb shtetit dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi, duke marr\u00eb parasysh se dit\u00ebve t\u00eb fundit Presidenti Gjukanoviq ktheu disa vendime p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Parlament?<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\">Nik\u00e7eviq<\/span>: Presidenti Gjukanoviq ka t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese q\u00eb ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb. Ky\u00e7 ishte Ligji p\u00ebr Lirit\u00eb fetare i cili sipas fjal\u00ebve t\u00eb Peshkopit Joanikije, ekziston nj\u00eb deklarat\u00eb e tij, se ai Ligj, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb cilit kishin filluar liturgjit\u00eb vitin e kaluar, se k\u00ebt\u00eb ligj e kan\u00eb shkruar jurist\u00ebt apo prift\u00ebrinjt\u00eb, nuk e di si quhen, t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe. Do t\u00eb thot\u00eb, Kisha vet\u00eb e ka shkruar k\u00ebt\u00eb ligj, sipas fjal\u00ebve t\u00eb Peshkopit Joanikije. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Leposaviq, i cili dor\u00ebzoi ndryshimet e k\u00ebtij ligji, ishte prej atyre njer\u00ebzve q\u00eb kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb liturgjit\u00eb e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe. K\u00ebt\u00eb e p\u00ebrs\u00ebris p\u00ebr shkak se dua t\u00eb ritheksoj se Qeveria \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll absolut t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe. T\u2019ju rikujtoj se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kish\u00ebn q\u00eb selin\u00eb e ka n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb Kish\u00eb e malazez\u00ebve. Kisha malazeze \u00ebsht\u00eb shfuqizuar n\u00eb vitin 1920 me dekret t\u00eb Mbretit Aleksandar. Kjo dhun\u00eb vazhdon edhe gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme, por t`i kthehem pyetjes suaj\u2026 Kam p\u00ebrshtypjen se kjo qeveri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme e kupton fjal\u00ebn \u201ckohabiticion\u201d. Kjo nuk ka qen\u00eb praktik\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb kemi kohabiticion, se detyra e Presidentit t\u00eb zgjedhur n\u00eb zgjedhje \u00ebsht\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb i d\u00ebrgohet ta n\u00ebnshkruaj\u00eb. Kjo natyrisht nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb. Ndryshimet e k\u00ebtij ligji jan\u00eb miratuar n\u00eb rrethana krejt\u00ebsisht kontestuese. Nuk pati kuorum, me forc\u00eb n\u00eb or\u00ebn 03.00 t\u00eb m\u00ebngjesit, k\u00ebt\u00eb ligj e miratuan, praktikisht me 39 deputet\u00eb nga 41 sa duhet. K\u00ebt\u00eb nat\u00eb, ne n\u00eb vep\u00ebr e pam\u00eb se si duket nj\u00eb mendjemadh\u00ebsi, q\u00eb besoni se mund t\u00eb krahasohet me at\u00eb q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb vitet e 90-ta n\u00eb Kuvendin ish-jugosllav apo t\u00eb Serbis\u00eb, kur radikall\u00ebt e Vojislav Sheshelit dhe socialist\u00ebt e Milosheviqit kishin shumic\u00ebn. S\u00ebrish them se Presidenti shfryt\u00ebzoi t\u00eb drejt\u00ebn e tij kushtetuese, ktheu ligjin dhe tash do t\u00eb shohim se \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><em><strong><span style=\"color: #000000;\">\u00c7far\u00eb mendoni, a do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb deri n\u00eb fundt\u00eb mandatit kjo Qeveri dhe a e p\u00ebrjashtoni mund\u00ebsin\u00eb e ndryshimit t\u00eb raportit t\u00eb forcave politike n\u00eb parlamentin malazez?<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\">Nik\u00e7eviq<\/span>: T`ju them se kjo Qeveri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb jostabile. N\u00eb thelb, kjo qeveri nuk ka p\u00ebrkrahje t\u00eb partner\u00ebve t\u00eb koalicionit. Pse? P\u00ebr shkak se koalicioni i Frontit Demokratik q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb suaza k\u00ebsaj strukture qeveris\u00ebse, n\u00eb thelb nuk e p\u00ebrkrah k\u00ebt\u00eb qeveri, joformalisht nuk e p\u00ebrkrah p\u00ebr shkak se ka nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb caktuar. Ky q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb regjistrimi i popullsis\u00eb dhe p\u00ebrpjekjet q\u00eb Mali i Zi nga nj\u00eb shtet qytetar t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb shtet komb\u00ebtar. Shtet, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn foli edhe Presidenti serb Aleksandar Vu\u00e7iq, nj\u00eb njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb president inj\u00eb shteti tjet\u00ebr, i cili n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebrzihet n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb serb\u00ebt n\u00eb Malt t\u00eb Zi, edhe pse Mali i Zi \u00ebsht\u00eb shtet i t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tij, k\u00ebrkoi q\u00eb serb\u00ebt n\u00eb Malit t\u00eb Zi t\u00eb fitojn\u00eb statusin ashtu si\u00e7 e kan\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe serb\u00ebt n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekje q\u00eb Mali I Zi t\u00eb b\u00ebhet shteti i tret\u00eb serb. \u00cbsht\u00eb e tmerrshme dhe disi e pashpjegueshme\u2026 Tani do t\u2019ua shpjegoj\u2026Mendoj se do t\u00eb ishte e pashpjegueshme, se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb L\u00ebvizje Qytetare n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Dritan Abazoviqi, q\u00eb fitoi votat e qytetar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, do t\u00eb thot\u00eb malazez\u00ebve komb\u00ebtar\u00eb, mund t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zbrazjen totale t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, t\u00eb ndryshoj\u00eb Malin e Zi, nga nj\u00eb shtet qytetar n\u00eb shtetin e tret\u00eb serb. Ndoshta shpjegimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb po flasim, mund t\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb spekuluar dit\u00ebve dhe muajve t\u00eb kaluar n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e kjo \u00ebsht\u00eb panorama maqedonase, n\u00eb thojza q\u00eb nd\u00ebrlidhet me Abazoviqin dhe deklarat\u00ebn e tij se, dikush i ka ofruar 21 milion euro p\u00ebr dalje nga ky koalicion. Pasi k\u00ebt\u00eb personalisht Abazoviqi e deklaroi dhe e konfirmoi n\u00eb nj\u00eb emision televiziv, opinioni n\u00eb Mal t\u00eb Zi shtron pyetjen se \u201cp\u00ebr \u00e7ka b\u00ebhet fjal\u00eb?\u201d dhe n\u00ebse kjo nuk ishte tentim korrupsioni dhe do t\u00eb duhej q\u00eb ndonj\u00eb Prokurori t`i p\u00ebrgjigjet k\u00ebsaj pyetjeje. Ekzitojn\u00eb interpretime t\u00eb ndryshme, duke marr\u00eb parasysh at\u00eb q\u00eb thash\u00eb se Fronti Demokratik nuk e p\u00ebrkrah k\u00ebt\u00eb qeveri. Q\u00ebllimi i tyre \u00ebsht\u00eb Regjistrimi i Popullsis\u00eb, ata jan\u00eb duke e duruar Dritan Abazoviqin, p\u00ebr shkak se k\u00ebt\u00eb skenar e kemi par\u00eb n\u00eb Budv\u00eb, ai u duhet vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vote p\u00ebr shumic\u00ebn. Sapo t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb regjistrimi, un\u00eb mendoj se do t\u00eb shtrohet \u00e7\u00ebshtja e besimit t\u00eb Qeveris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dit\u00ebve t\u00eb fundit flet edhe Nebojsha Medojeviq, nj\u00eb nga partner\u00ebt e Frontit Demokratik, i cili paralajm\u00ebron se mund ta t\u00ebrheq p\u00ebrkrahjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeveri. Ka disa analist\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb e thon\u00eb edhe pse Kryeministri Krivokapiq thot\u00eb se do ta p\u00ebrfundojn\u00eb mandatin. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk e di\u2026<\/span><\/p>\n<p><em><strong><span style=\"color: #000000;\">I dini rrethanat n\u00eb ish-Jugosllavi. N\u00eb Beograd flitet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201chap\u00ebsir\u00eb serbe\u201d, por desha t\u2019ju pyes se si e shihni mund\u00ebsin\u00eb e zgjidhjes s\u00eb kontestit Kosov\u00eb<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #0000ff;\">Nik\u00e7eviq<\/span>: N\u00eb Serbi tashm\u00eb nj\u00eb koh\u00eb po flitet p\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cbot\u00eb serbe\u201d, q\u00eb sipas meje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsim p\u00ebr projektin fashist q\u00eb quhet Serbi e Madhe. Serbia e Madhe tashm\u00eb nuk quhet k\u00ebshtu. I pam\u00eb pasojat, jet\u00ebt e shkat\u00ebruara, personat e zhvendosur dhe gj\u00ebrat tjera p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij projekti fashist. Presidenti Vu\u00e7iq po tenton q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb shprehje tjet\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe tani po flasim p\u00ebr bot\u00ebn serbe. Natyrisht, se kjo e n\u00ebnkupton edhe Malin e Zi serb, Bosnj\u00ebn serbe dhe t\u00eb ashtuquajturat vendet serbe, e dini p\u00ebr \u00e7ka flas. Mendoj se presidenti serb mori mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, para s\u00eb gjithash t\u00eb Gjermanis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb premtimit se p\u00ebrfundimisht do ta zgjidh t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u00e7\u00ebshtje e Kosov\u00ebs. Jetoj n\u00eb Beograd dhe e di se \u00e7`po ndodh. Milion\u00eb skandalet nga nj\u00eb korrupsion jo i zakonsh\u00ebm deri n\u00eb frik\u00ebsimin e gazetar\u00ebve, ngulfatjen e liris\u00eb s\u00eb mediave dhe shum\u00eb rasteve tjera korruptive q\u00eb kan\u00eb ndodhur, t\u00eb gjitha k\u00ebto ngjarje jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb. Bashk\u00ebsia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka mbyllur syt\u00eb para shum\u00eb\u00e7kaje q\u00eb \u00ebsht\u00ebskandaloze, shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, duke shpresuar se Aleksandar Vu\u00e7iqi do ta mbaj\u00eb premtimin e tij dhe do ta zgjidh \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00eb. Mir\u00ebpo, ai objektivisht \u00ebsht\u00eb midis \u00e7arjes s\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs politik\u00eb mbi \u2018kat\u00ebr shtylla\u2019 ai mbind\u00ebrtoi politik\u00ebn e ish-Presidentit Boris Tadiq, duke u mb\u00ebshtetuar n\u00eb ato \u2018kat\u00ebr shtylla\u2019, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb balancoj\u00eb mes Rusis\u00eb dhe Per\u00ebndimit. Sa di un\u00eb, duke lexuar shtypin dhe duke iu referuar disa analist\u00ebve rus\u00eb dhe medias ruse, Moska shum\u00eb pak i beson dhe Moska frik\u00ebsohet se duke zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, ai definitivisht do t`i kthehet per\u00ebndimit. Un\u00eb nuk besoj se kjo do t\u00eb ndodh\u00eb. Ju e pat\u00eb vitin e kaluar se n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ambasadorin Grenell, Vu\u00e7iqi u p\u00ebrpoq t\u00eb ndaj\u00eb Kosov\u00ebn dhe kishte lobist\u00eb shum\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm nga Per\u00ebndimi rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Mendoj se fitorja e Presidentit Bajden ia ka prishur hesapet edhe atij, por edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, dhe nuk e di se se kjo n\u00eb fund do t\u00eb zgjidhet, por mendoj se lajmi i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb fitorja e Presidentit Bajden n\u00eb zgjedhjet n\u00eb SHBA.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <a href=\"https:\/\/kdpolitik.com\/2021\/01\/20\/interviste-tamara-nikceviq-ne-qeverine-malazeze-nuk-ka-asnje-malazez\/?fbclid=IwAR0P92M-iRtmzuw-2yIGLZat9rzJqXFr2otkTqLNuzeHkGeQeK8LuEVoDv4\"><span style=\"color: #0000ff;\">KDP<\/span><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><em><strong>*Sh\u00ebnim<\/strong><\/em><\/span>: <em>Hashtag.al ka nisur nje\u0308 bashke\u0308punim mediatik nde\u0308rshqiptar me medien Kdpolitik.com me qende\u0308r ne\u0308 Maqedonine\u0308 e Veriut. Qe\u0308llimi i ke\u0308tij bashke\u0308punimi e\u0308shte\u0308 shke\u0308mbimi i pe\u0308rvojave dhe i shkrimeve pe\u0308r nje\u0308 ke\u0308ndve\u0308shtrim ndryshe te\u0308 c\u0327e\u0308shtjeve qe\u0308 prekin e shqete\u0308sojne\u0308 shqiptare\u0308t.<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Tamara Nik\u00e7eviq \u00ebsht\u00eb nj\u00eb analiste e njohur n\u00eb hapesirat e ish-Jugosllavis\u00eb. N\u00eb fakt, ka qen\u00eb nd\u00ebr gazetar\u00ebt e rrall\u00eb q\u00eb para tri dekadash ngriti zerin me guxim, duke iu kundervene fushat\u00ebs q\u00eb mori hov n\u00eb ball\u00eb me Slobodan Milosheviqin, zhvillime k\u00ebto q\u00eb \u00e7uan edhe n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e ish-federat\u00ebs jugosllave. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr TV Klan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":424645,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[149],"tags":[],"class_list":["post-424644","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosoverajon"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/424644","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=424644"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/424644\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/424645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=424644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=424644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=424644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}