{"id":421149,"date":"2021-01-03T22:55:51","date_gmt":"2021-01-03T21:55:51","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=421149"},"modified":"2021-01-03T22:55:51","modified_gmt":"2021-01-03T21:55:51","slug":"sfida-e-punesimit-per-personat-me-aftesi-ndryshe-bashkite-nuk-permbushin-detyrimin-ligjor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2021\/01\/03\/sfida-e-punesimit-per-personat-me-aftesi-ndryshe-bashkite-nuk-permbushin-detyrimin-ligjor\/","title":{"rendered":"Sfida e pun\u00ebsimit p\u00ebr personat me aft\u00ebsi ndryshe, bashkit\u00eb nuk p\u00ebrmbushin detyrimin ligjor","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-421151\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/persona.png\" alt=\"\" width=\"970\" height=\"733\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/persona.png 970w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/persona-300x227.png 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/persona-768x580.png 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 970px) 100vw, 970px\" \/><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria num\u00ebron rreth 144.135 persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, sipas nj\u00eb raporti t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga\u00a0<\/em><a href=\"https:\/\/platforma-pak.al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Raport-Monitorimi-PKVPAK.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\"><em>Fondacioni Shqiptar p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Personave me Aft\u00ebsi t\u00eb Kufizuar<\/em><\/a><em>, mb\u00ebshtetur nga BE, botuar n\u00eb mars t\u00eb vitit 2019. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport citohet gjithashtu se rreth 74,392 jan\u00eb p\u00ebrfitues n\u00eb sistemin e sigurimeve shoq\u00ebrore dhe 69,743 persona n\u00eb sistemin e ndihm\u00ebs sociale. Prej tyre, 19,288 persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara p\u00ebrfitojn\u00eb edhe pages\u00eb kujdestarie. Ky raport analizon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar Planin e Komb\u00ebtar t\u00eb Veprimit p\u00ebr Personat me Aft\u00ebsi t\u00eb Kufizuar 2016-2020 n\u00eb t\u00eb gjitha hallkat e tij. Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto hallka \u00ebsht\u00eb pun\u00ebsimi dhe integrimi i personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore. Lidhur me k\u00ebt\u00eb fakt, Porta Vendore b\u00ebri nj\u00eb v\u00ebzhgim n\u00eb 37 bashki t\u00eb vendit, por vet\u00ebm 20 prej tyre pranuan t\u00eb japin informacion mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ku rezulton se numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve nga PAK \u00ebsht\u00eb pothuajse inekzistent.<\/em><\/p>\n<p><strong>Kuadri ligjor p\u00ebr pun\u00ebsimin e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka rregulluar me ligjin \u201cP\u00ebr nxitjen e pun\u00ebsimit\u201d edhe krijimin e hap\u00ebsirave p\u00ebr pun\u00ebsim p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. Sipas k\u00ebtij ligji, n\u00eb Nenin 14, p\u00ebrcaktohen rregullat p\u00ebr pun\u00ebsimin e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb nen ka disa pika, q\u00eb detyrojn\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit dhe institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb ofrojn\u00eb mund\u00ebsi pun\u00ebsimi p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb arsimin e duhur, jan\u00eb trajnuar apo kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb caktuar. K\u00ebshtu, n\u00eb Nenin 15 t\u00eb k\u00ebtij ligji thuhet:\u00a0<em>\u201c\u00c7do pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs q\u00eb pun\u00ebson m\u00eb tep\u00ebr se 24 punonj\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb pun\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb person me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar p\u00ebr \u00e7do 25 punonj\u00ebs t\u00eb personelit t\u00eb tij. Nj\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs mund t\u00eb pun\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb person me handikap t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb vend t\u00eb pes\u00eb personave me handikape t\u00eb lehta\u201d,\u00a0<\/em>thuhet n\u00eb ligj, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb Ministria e Pun\u00ebs dhe Inspektorati Shtet\u00ebror i Pun\u00ebs q\u00eb kontrollon zbatimin e k\u00ebtij neni. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00eb nj\u00eb aspekt i ligjit, q\u00eb favorizon dhe mb\u00ebshtet pun\u00ebsimin e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. Madje, n\u00eb ligj p\u00ebrcaktohen dhe masa ndaj subjekteve n\u00eb rast t\u00eb mos pun\u00ebsimit t\u00eb personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. Megjithat\u00eb, kjo vlen kryesisht p\u00ebr subjektet private, pasi vet\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr mekaniz\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb ofroj\u00eb pun\u00ebsimin n\u00eb administrat\u00ebn publike t\u00eb k\u00ebtyre personave. Ndaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim do t\u00eb fokusohemi pik\u00ebrisht te zbatimi i ligjit nga institucionet publike, konkretisht bashkit\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Andit Cani \u00ebsht\u00eb 33-vje\u00e7ari p\u00ebr t\u00eb cilin Porta Vendore i \u00ebsht\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/portavendore.al\/2020\/04\/09\/jeta-e-veshtire-e-personave-me-aftesi-te-kufizuar-ne-karantine\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">referuar<\/a>\u00a0edhe m\u00eb\u00a0 par\u00eb lidhur me problematikat q\u00eb ndjente ky target-grup gjat\u00eb karantin\u00ebs. Ai jeton n\u00eb periferi t\u00eb Gramshit. Ai ka studiuar p\u00ebr Gazetari Politike dhe Marr\u00ebdh\u00ebnie me Publikun, n\u00eb ciklin bachelor dhe master shkencor n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, por tregu i pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Andit Cani p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb temperature t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ka kaluar n\u00eb mosh\u00ebn 2-vje\u00e7are ka mbetur i verb\u00ebr, por pavar\u00ebsisht k\u00ebtij handikapi ai k\u00ebrkon q\u00eb shkollimin e tij dhe njohurit\u00eb e marra t\u2019i vendos\u00eb n\u00eb funksion n\u00eb qytetin e tij t\u00eb lindjes. Ka mbi 5 vite q\u00eb shkon 2-3 her\u00eb n\u00eb jav\u00eb n\u00eb zyrat e Bashkis\u00eb s\u00eb Gramshit, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ndonj\u00eb njoftim i mundsh\u00ebm ka dal\u00eb s\u00eb fundmi p\u00ebr nj\u00eb pozicion t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. Ka takuar \u00e7do kryetar bashkie q\u00eb ka marr\u00eb \u201cfrer\u00ebt\u201d e k\u00ebtij institucioni n\u00eb k\u00ebto 5 vite, pors\u00ebrish asgj\u00eb. Ende nuk \u00ebsht\u00ebgjetur nj\u00ebpozicion pune p\u00ebr t\u00eb, duke b\u00ebr\u00ebq\u00ebshpresa t\u2019i vdes\u00eb pak nga pak.<\/p>\n<p><em>\u201cKryetari i ri i Bashkis\u00eb m\u00eb premtoi q\u00eb\u00a0 n\u00eb koh\u00ebn kur ishte kandidat\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka p\u00ebr mua, por deri m\u00eb tani m\u00eb kan\u00eb\u00a0 mbajtur me g\u00ebnjeshtra, jo k\u00ebt\u00eb vit, jo tjetrin dhe k\u00ebshtu ka kaluar koha. Dua realisht t\u00eb integrohem n\u00eb tregun e pun\u00ebs, dhe t\u00eb\u00a0 mund t\u00eb v\u00ebn\u00eb praktik\u00eb njohurit\u00eb e marra, pasi shkollimi n\u00eb kryeqytet ishte nj\u00eb investim p\u00ebr mua nga ana e familjes time dhe nj\u00eb sakrific\u00eb shum\u00eb e madhe p\u00ebr ta menaxhuar i vet\u00ebm<\/em>\u201d, shprehet Andi disi i zhg\u00ebnjyer, teksa rr\u00ebfimi i tij ngjan thuajse nj\u00ebsoj si ai i disa muajve m\u00eb\u00a0 par\u00eb, pasi duket se asgj\u00eb nuk ka ndryshuar.<\/p>\n<p>Aktualisht Bashkia Gramsh ka 341 punonj\u00ebs dhe 6 prej tyre rezultojn\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. Megjith\u00ebse nj\u00eb nd\u00ebr bashkit\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla n\u00eb qarkun e Elbasanit, kjo bashki ka pun\u00ebsuar nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb konsideruesh\u00ebm personash se bashkit\u00eb e tjera, por s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg respektimit t\u00eb ligjit. Porta Vendore kontaktoi me Joana Zanin, p\u00ebrgjegj\u00ebse e Burimeve Njer\u00ebzore n\u00eb\u00a0 Bashkin\u00eb Gramsh,e cila ishte n\u00eb dijeni t\u00eb rastit n\u00eb fjal\u00ebdhe premtoi me dashamir\u00ebsi ta ndihmonte t\u00ebriun.<\/p>\n<p><em>\u201cJam n\u00eb\u00a0 dijeni t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb Andit, pasi vjen shum\u00eb shpesh t\u00eb interesohet n\u00eb bashki. Edhe kryetari e ka me p\u00ebrzem\u00ebrsi k\u00ebt\u00eb rast, por nuk kemi mundur dot ta pun\u00ebsojm\u00eb, pasi nuk ka pasur nj\u00eb zgjerim t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb stafit gjat\u00eb vitit 2020, ashtu sikurse ishte premtuar dhe nd\u00ebrkoh\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb tek gjetja e nj\u00eb pozicioni pune t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr Andin. Un\u00eb jam p\u00ebrpjekur dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqem edhe gjat\u00eb struktur\u00ebs q\u00eb po p\u00ebrgatisim p\u00ebr vitin 2021, por s\u2019duhet harruar fakti q\u00eb k\u00ebto vendime n\u00eb zgjerim stafi dhe buxheti kalojn\u00eb\u00a0 edhe n\u00eb\u00a0 k\u00ebshillin bashkiak p\u00ebr miratim. Shtesa stafi gjat\u00ebk\u00ebsaj periudhe kohe ka pasur vet\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbimin komunal dhe n\u00eb stafin dezinfektues t\u00eb bashkis\u00eb, pozicione k\u00ebto t\u00eb pafavorshme p\u00ebr Andin\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb Zani.<\/p>\n<p><strong>Tirana, vet\u00ebm 5 punonj\u00ebs me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar<\/strong><\/p>\n<p>Tirana, si bashkia m\u00eb e madhe n\u00eb vend dhe me rreth 6 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb administrat\u00ebn dhe sektor\u00ebt e saj, m\u00ebsohet se n\u00eb total n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki jan\u00eb 5 punonj\u00ebs me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar me detyr\u00eb specialist\u00eb.\u00a0<em>\u201cPo, n\u00eb Institucionin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ka t\u00eb pun\u00ebsuar persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. 3(tre) punonj\u00ebs t\u00eb em\u00ebruar, si dhe 2\u00a0(dy)\u00a0kandidat\u00eb fitues, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb em\u00ebrimit n\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebrkesave ligjore t\u00eb legjislacionit p\u00ebr sh\u00ebrbimin civil do t\u00eb em\u00ebrohen p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Sh\u00ebrbimeve Sociale dhe\u00a0n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit dhe t\u00eb Dh\u00ebnave\u201d,<\/em>shprehet Bashkia e Tiran\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjigjen e saj p\u00ebr Port\u00ebn Vendore. Nj\u00eb nga pyetjet tona drejtuar bashkive \u00ebsht\u00eb dhe ajo q\u00eb n\u00ebse ky institucion ka krijuar aksesin logjistik, q\u00eb punonj\u00ebsit me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar t\u00eb shkojn\u00eb leht\u00ebsisht n\u00eb pun\u00eb apo t\u00eb mos ken\u00eb problem n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs s\u00eb tyre. Sipas bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs \u201ca<em>s<\/em><em>nj\u00eb nga punonj\u00ebsit e sip\u00ebrcituar, referuar karakteristik\u00ebs s\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr akses logjistik p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb vendin e pun\u00ebs<\/em>\u201d. Pra, nga sa shihet nga informacioni zyrtar, bashkia m\u00eb e madhe n\u00eb vend, ka t\u00eb pun\u00ebsuar gjithsej vet\u00ebm 5 punonj\u00ebs me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, ndon\u00ebse n\u00eb total ka nj\u00ebadministrat\u00eb me m\u00eb shum\u00eb se 6 mij\u00eb punonj\u00ebs referuar raporteve zyrtare.Pra, n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebnim n\u00ebp\u00ebrpjes\u00ebtim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb numritt\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, pra rreth 6 mij\u00eb punonj\u00ebs, me detyrimin ligjor q\u00eb 1\/25 punonj\u00ebs t\u00eb jet\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, del se sot bashkia e Tiran\u00ebs do t\u00eb duhet t\u00eb kishte s\u00eb paku 240 persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar t\u00eb pun\u00ebsuar. Por kjo bashki ka aktualisht vet\u00ebm 5 punonj\u00ebs me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar n\u00eb administrat\u00ebn e saj.<\/p>\n<p><strong>Bashkia Fier, 6 persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar t\u00eb pun\u00ebsuar<\/strong><\/p>\n<p>Fieri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga bashkit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb vendit, me num\u00ebr punonj\u00ebsish q\u00eb kalon mbi nj\u00eb mij\u00eb vet\u00eb. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki, vihet re p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb num\u00ebr i ul\u00ebt i personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. N\u00eb total n\u00eb bashkin\u00eb e Fierit punojn\u00eb vet\u00ebm 6 persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb role si n\u00ebpun\u00ebs apo dhe sanitare.\u00a0<em>\u201cN\u00eb bashkin\u00eb e Fierit jan\u00eb pun\u00ebsuar 6 individ\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, q\u00eb mbulojn\u00eb pozicione t\u00eb ndryshme pune, n\u00eb administrat\u00ebn dhe nd\u00ebrmarrjet vart\u00ebse t\u00eb institucionit. Dy n\u00ebpun\u00ebs n\u00eb Drejtorin\u00eb e Sh\u00ebrbimit Social, nj\u00eb punonj\u00ebs sanitare n\u00eb Qendr\u00ebn Ditore t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve me Aft\u00ebsi Ndryshe, nj\u00eb bibliotekare, nj\u00eb edukatore dhe nj\u00eb specialist n\u00ebnd\u00ebrmarrjen e sh\u00ebrbimeve publike\u201d,<\/em>thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera nga p\u00ebrgjigja e bashkis\u00eb Fier p\u00ebr Port\u00ebn Vendore. Bashkia Fier shprehet m\u00eb tej se nuk ka persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar n\u00eb pozicione drejtuese, nd\u00ebrsa shton se k\u00ebsaj kategorie punonj\u00ebsish u \u00ebsht\u00eb krijuar akses p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb vendin e pun\u00ebs.Sa i p\u00ebrket shifrave, e nj\u00ebjta situat\u00eb si n\u00eb dy bashkit\u00eb e para \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb Fier, ku num\u00ebrohen n\u00eb total rreth 1300 punonj\u00ebs gjat\u00eb vitit 2020. N\u00ebse do b\u00ebnim nj\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim, sot n\u00eb Bashkin\u00eb Fier do t\u00eb duhej t\u00eb ishin t\u00eb pun\u00ebsuar s\u00ebpaku rreth 50 persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p><strong>Bashkia Durr\u00ebs, vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar<\/strong><\/p>\n<p>Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dy bashkit\u00eb me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs. Megjithat\u00eb, ashtu si Tirana, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki duket se hap\u00ebsirat p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e kufizuar kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pakt\u00eb. Nga informacioni zyrtar i raportuar nga kjo bashki p\u00ebr Port\u00ebn Vendore, m\u00ebsohet se n\u00eb administrat\u00ebn e bashkis\u00eb\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb punonj\u00ebs. Durr\u00ebsi ka n\u00eb total rreth 1900 punonj\u00ebs p\u00ebr vitin 2020, dhe n\u00ebse do t\u00eb kishte nj\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim t\u00eb drejt\u00eb sipas detyrimit ligjor, sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki do t\u00eb duhet t\u00eb ishin rreth 100 punonj\u00ebs me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga 37 bashki t\u00eb cilave Porta Vendore u d\u00ebrgoi k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion lidhur me numrin e punonj\u00ebsve me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb pushtetin lokal, u p\u00ebrgjigj\u00ebn vet\u00ebm 20 prej tyre, nd\u00ebrsa bashkit\u00eb (Vlor\u00eb, Shkod\u00ebr, Kurbin, Bulqiz\u00eb, P\u00ebrmet, Finiq, Himar\u00eb, Elbasan, Gjirokast\u00ebr, Divjak\u00eb, C\u00ebrrik, Librazhd, Sarand\u00eb, Puk\u00eb, Mal\u00ebsi e Madhe, Dropull, K\u00eblcyr\u00eb nuk kthyen p\u00ebrgjigje ndaj k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr informacion t\u00eb Port\u00ebs Vendore). N\u00eb tabel\u00ebn e m\u00ebposhtme shfaqen numrate personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb bashkit\u00eb q\u00eb i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs ton\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb gjithashtu edhe pozicionet e tyre.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-421150\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Numri-i-Personave-me-aftesi-te-kufizuar.jpg\" alt=\"\" width=\"592\" height=\"361\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Numri-i-Personave-me-aftesi-te-kufizuar.jpg 592w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Numri-i-Personave-me-aftesi-te-kufizuar-300x183.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 592px) 100vw, 592px\" \/><\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet dhe n\u00eb tabel\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme, nga 20 bashki q\u00eb i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr informacion, 4 prej tyre, Klos, Kolonj\u00eb, Lushnj\u00eb dhe Kor\u00e7\u00eb, nuk raportojn\u00eb asnj\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>Gjithashtu nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr interesante\u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb bashkit\u00eb q\u00eb kan\u00eb persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar n\u00eb administrat\u00ebn e tyre, vet\u00ebm n\u00eb tre bashki ka punonj\u00ebs q\u00eb kan\u00eb pozicione drejtuese, konkretisht n\u00eb Roskovec, 3 persona, Kuk\u00ebs dhe Vau i Dej\u00ebs nga nj\u00eb person. Pjesa tjet\u00ebr jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb role specialist\u00ebsh, punonj\u00ebs n\u00eb qendrat sociale, qendrat kulturore, roje, sanitare etj. Fakt interesant\u00ebsht\u00eb gjithashtu se Pogradeci \u00ebsht\u00eb bashkia q\u00eb zyrtarisht raporton numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar n\u00eb administrat\u00ebn e saj. Kjo bashki ka 8 persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pozicione t\u00eb ndryshme pune. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Porta Vendore i ka pyetur k\u00ebto bashki lidhur me aksesin logjistik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebta persona t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb punojn\u00eb dhe ofrojn\u00eb sh\u00ebrbimet e tyre. Nga 20 bashkit\u00eb q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje, vet\u00ebm 10 prej tyre raportojn\u00eb se kan\u00eb mund\u00ebsuar akses logjistik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb punonj\u00ebsit me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb vendin e pun\u00ebs dhe t\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbimet e tyre (p\u00ebrkat\u00ebsisht Berat, Lushnje, Dib\u00ebr, Maliq, Kolonj\u00eb, Fier, Tiran\u00eb, Kam\u00ebz, Kuk\u00ebs, Roskovec). 10 bashki t\u00eb tjera ose nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjes, ose jan\u00eb shprehur se nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb akses apo jan\u00eb duke punuar p\u00ebr ta ofruar.<\/p>\n<p><strong>INSTAT s`ka statistika p\u00ebr pun\u00ebsimin e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga shumica e bashkive n\u00eb vend, lidhur me pun\u00ebsimin e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, Porta Vendore iu drejtua institucionit kryesor t\u00eb statistikave n\u00eb vend lidhur me shifrat zyrtare. \u201c<em>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs suaj, ju b\u00ebjm\u00eb me dije se INSTAT nuk disponon t\u00eb dh\u00ebna lidhur me pun\u00ebsimin e personave me aft\u00ebsi ndryshe (t\u00eb kufizuar)<\/em>\u201d,-thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e INSTAT. Duket e habitshme, por ky institucion e ka t\u00eb pakt\u00ebn dy her\u00eb detyrim ligjor grumbullimin et\u00eb dh\u00ebnave dhe publikimin e tyre lidhur me personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar n\u00eb vend. Konkretisht, Ligji Nr. 93\/2014 \u201c<a href=\"https:\/\/platforma-pak.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/1.-ligj_nr_93_dt_24_7_2014-converted.pdf\">P\u00ebr p\u00ebrfshirjen dhe aksesueshm\u00ebrin\u00eb e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara\u201d<\/a>, n\u00eb Kreun VI, Neni 17, detyron INSTAT t\u00eb grumbulloj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. \u201c<em>INSTAT-i dhe strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse mbledhin t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb p\u00ebrshtatshme statistikore dhe k\u00ebrkimore, n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar politika dhe planifikime t\u00eb aksesueshme dhe p\u00ebrfshir\u00ebse. Institucionet shtet\u00ebrore, qendrore dhe vendore, mbledhin t\u00eb dh\u00ebna statistikore p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e kufizuar sipas fushave ku ato operojn\u00eb. Llojshm\u00ebria e periodiciteti i mbledhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe m\u00ebnyra e raportimit t\u00eb tyre p\u00ebrcaktohen me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave\u201d,<\/em>thuhet n\u00eb Ligj. Pra sipas k\u00ebtij ligji, INSTAT duhet t\u00eb grumbulloj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat, t\u00eb cilat m\u00eb pas mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb hartuar politika dhe planifikime p\u00ebr aksesueshm\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebrfshirjen. Gjithashtu Ligji\u00a0<a href=\"http:\/\/www.parlament.al\/Files\/ProjektLigje\/20190121102410NXITJA%20E%20PUNESIMIT.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">\u201cP\u00ebr nxitjen e pun\u00ebsimit<\/a>\u201d, rregullon mbledhjen e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr pun\u00ebsimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, ku p\u00ebrfshihen dhe personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. N\u00eb Nenin 18 t\u00eb k\u00ebtij ligji thuhet:\u00a0<em>\u201cMinistria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e pun\u00ebs i siguron Institutit t\u00eb Statistikave (INSTAT) statistikat e papun\u00ebsis\u00eb s\u00eb regjistruar, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb rrjedhin nga regjistrimi i popullsis\u00eb dhe v\u00ebzhgimet statistikore t\u00eb autorizuara nga INSTAT-i, si anketa e forcave t\u00eb pun\u00ebs.Ministria administron informacionin e mbledhur, n\u00eb koordinim me INSTAT-in, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb harmonizuar t\u00eb sistemit t\u00eb mbledhjes t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe analizave\u201d,\u00a0<\/em>citohet nga ligji. Ndaj mbetet e paqart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia mbi munges\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave lidhur me personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Porta Vendore pyeti gjithashtu pran\u00ebInspektoratit Shtet\u00ebror t\u00ebPun\u00ebs p\u00ebrsa i p\u00ebrket respektimit t\u00ebligjit p\u00ebr pun\u00ebsimin e personave me aft\u00ebsi t\u00ebkufizuar n\u00ebinstitucione shtet\u00ebrore dhe jo vet\u00ebm, por nuk pati nj\u00ebp\u00ebrgjigje zyrtare nga ky institucion deri n\u00ebpublikimin e shkrimit, n\u00eblidhje me pyetjet e parashtruara.<\/p>\n<p><strong>Raporti, PAAK pak t\u00eb informuar p\u00ebr programet e pun\u00ebsimit<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebm dhe n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij artikulli, n\u00eb analiz\u00ebn e Planit Komb\u00ebtar t\u00eb Veprimit p\u00ebr Personat me Aft\u00ebsi t\u00eb Kufizuar 2016-2020, jepen t\u00eb dh\u00ebna lidhur me raportin q\u00eb kjo kategori qytetar\u00ebsh ka me pun\u00ebsimin. N\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e tij, raporti tregon se personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar kan\u00eb pak informacion me programet e pun\u00ebsimit dhe jan\u00eb pak\u00ebnaqur me mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb u ofrohen p\u00ebr pun\u00ebsim. \u201c<em>69% e tyre raportojn\u00eb se jan\u00eb \u2018t\u00eb pak\u00ebnaqur\u2019 me mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb iu ofrohen personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar n\u00eb p\u00ebrputhje me aft\u00ebsit\u00eb e tyre. Ndryshe nga personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e organizatave jan\u00eb t\u00eb informuar p\u00ebr aktivitetet e k\u00ebtij objektivi. Gati gjysma e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb ojf-ve, 57.4% raportojn\u00eb se jan\u00eb \u2018t\u00eb pak\u00ebnaqur\u2019 me mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb iu ofrohen personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb p\u00ebrputhje m\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tyre. N\u00eb lidhje me programet qe ofrohen nga zyra e pun\u00ebs, 58.8% e PAK pohojn\u00eb se nuk jan\u00eb aspak t\u00eb k\u00ebnaqur dhe 31% shprehen se jan\u00eb \u2018pak\u2019 t\u00eb k\u00ebnaqur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 68.8% pohojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb iu ofrohen personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara p\u00ebr t\u00eb kryer praktika profesionale n\u00eb institucione apo biznese. Niveli i pun\u00ebsimit t\u00eb personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt, duke theksuar nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb k\u00ebt\u00eb studim (89.6% t\u00eb shprehur \u2018t\u00eb pak\u00ebnaqur\u2019 dhe \u2018pak t\u00eb k\u00ebnaqur\u2019)\u201d,<\/em>thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb raport.<\/p>\n<p><strong>Privati apo shteti, kush e favorizon pun\u00ebsimin e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar?<\/strong><\/p>\n<p>Jetmir Kallallori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person me aft\u00ebsi ndryshe. Megjithat\u00eb, ai prej 10-vjet\u00ebsh punon n\u00eb nj\u00eb kompani celulare si ekonomist. Kallollari rr\u00ebfeu eksperienc\u00ebn e tij p\u00ebr Portavendore, duke folur gjithashtu edhe si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Shoqat\u00ebs s\u00eb Personave me Aft\u00ebsi t\u00eb Kufizuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Jetmiri tregon se sektori privat \u00ebsht\u00eb m\u00eb komod p\u00ebr pun\u00ebsimin e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. Madje sipas tij, sektori privat \u00ebsht\u00eb m\u00eb i hapur se ai shtet\u00ebror p\u00ebr pun\u00ebsimin e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. \u201c<em>Un\u00eb kam 10 vjet q\u00eb punoj n\u00eb kompanin\u00ebVodafone Albania, pasi kam mbaruar fakultetin e ekonomis\u00eb. Kam kontakte me persona t\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. Numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve e ka sektori privat. Sa i p\u00ebrket sektori publik le t\u00eb themi se numri \u00ebsht\u00eb m\u00eb i kufizuar. Shpjegimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i thjesht\u00eb dhe i qart\u00eb. Kompanit\u00eb private jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr pun\u00ebsimin e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Ato e shohin situat\u00ebn p\u00ebrtej thjesht zbatimit t\u00eb ligjit. E shohin si p\u00ebrgjegj\u00ebsi sociale. Kjo \u00ebsht\u00eb diferenca mes dy sektor\u00ebve. Ka nj\u00eb qasje m\u00eb pozitive sektori privat se sa sektori shtet\u00ebror. Kur flasim p\u00ebr biznesin privat flasim p\u00ebr kompanit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi pun\u00ebsimi<\/em>\u201d,shprehet Jetmir Kallollari. Gjithashtu ai tregon se nuk ka trokitur kurr\u00eb n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore p\u00ebr t`u pun\u00ebsuar. Megjithat\u00eb nga njohjet me miq t\u00eb tij, tregon se pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pun\u00ebsimeve e z\u00eb sektori privat. Shqet\u00ebsim, i konstatuar m\u00eb her\u00ebt dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, edhe sipas Jetmir Kallallorit \u00ebsht\u00eb mungesa e statistikave t\u00eb pun\u00ebsimeve. P\u00ebr Kallallorin sektori shtet\u00ebror pun\u00ebson m\u00eb pak persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar se sa duhet t\u00eb jet\u00eb realisht. \u201c<em>Nuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsim n\u00eb shtet. Ka shum\u00eb raste t\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb personave me aft\u00ebsi ndryshe n\u00eb shtet. Un\u00eb njoh shum\u00eb t\u00eb rinj e t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebsuar. Por n\u00ebse i vendosim n\u00eb peshore, ajo do anoj\u00eb nga sektorin privat. Kur vjen puna te statistikat, nuk kemi shifra ekzakte. Nuk dua t\u00eb jap ndonj\u00eb shif\u00ebr t\u00eb jo t\u00eb sakt\u00eb , por numri \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt n\u00eb sektorin shtet\u00ebror n\u00eb raport me at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb<\/em>\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>Jetmir Kallallori nuk e shikon situat\u00ebn thjesht si nevoj\u00eb t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit, kur vjen puna tek pun\u00ebsimi i personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar n\u00eb institucionet publike. Ai shprehet se kjo duhet t\u00eb tejkaloj\u00eb ligjin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7do institucion shtet\u00ebror t\u00eb jet\u00eb shembull pozitiv n\u00eb pun\u00ebsimin e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar.\u00a0<em>\u201c\u00c7\u00ebshtja e pun\u00ebsimit e personave me aft\u00ebsi ndryshe p\u00ebr mua e kalon zbatimin e ligjit. N\u00ebse ne arrijm\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb \u00e7do institucion shtet\u00ebror duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb skuadr\u00ebn e vet\u00eb nj\u00eb person me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, un\u00eb them se po, jemi n\u00eb rrug\u00ebn e duhur. Pun\u00ebsimin e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar le ta kthejm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shembull pozitiv. Shteti duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shembull shum\u00eb pozitiv, jo vet\u00ebm n\u00eb pun\u00ebsimin e personave me aft\u00ebsi ndryshe, por edhe n\u00eb mir\u00ebmenaxhimin e personave me aft\u00ebsi ndryshe\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb Jetmir Kallollari.<\/p>\n<p><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE:<\/strong><\/span> Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <a href=\"https:\/\/portavendore.al\/2021\/01\/02\/sfida-e-punesimit-per-personat-me-aftesi-ndryshe-bashkite-nuk-permbushin-detyrimin-ligjor\/\"><span style=\"color: #0000ff;\">Porta Vendore<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria num\u00ebron rreth 144.135 persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, sipas nj\u00eb raporti t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga\u00a0Fondacioni Shqiptar p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Personave me Aft\u00ebsi t\u00eb Kufizuar, mb\u00ebshtetur nga BE, botuar n\u00eb mars t\u00eb vitit 2019. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport citohet gjithashtu se rreth 74,392 jan\u00eb p\u00ebrfitues n\u00eb sistemin e sigurimeve shoq\u00ebrore dhe 69,743 persona n\u00eb sistemin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":421151,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-421149","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/421149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=421149"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/421149\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/421151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=421149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=421149"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=421149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}