{"id":417808,"date":"2020-12-14T10:46:06","date_gmt":"2020-12-14T09:46:06","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=417808"},"modified":"2020-12-14T10:53:29","modified_gmt":"2020-12-14T09:53:29","slug":"ardi-veliu-ne-konference-me-policine-italiane-u-asgjesuan-mbi-137-mije-bime-narkotike-kete-vit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/12\/14\/ardi-veliu-ne-konference-me-policine-italiane-u-asgjesuan-mbi-137-mije-bime-narkotike-kete-vit\/","title":{"rendered":"Ardi Veliu n\u00eb Konferenc\u00eb me Policin\u00eb italiane: U asgj\u00ebsuan mbi 137 mij\u00eb bim\u00eb narkotike k\u00ebt\u00eb vit","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/1-4.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-417809\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/1-4.jpg\" alt=\"\" width=\"396\" height=\"328\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/1-4.jpg 396w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/1-4-300x248.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 396px) 100vw, 396px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Policia e Shtetit dhe ajo italiane kan\u00eb zhvilluar\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me tem\u00eb \u201cShqip\u00ebria pa kabanis\u201d ku u prezantuan edhe rezultatet e bashk\u00ebpunimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Ardi Veli tha se gjat\u00eb k\u00ebti viti jan\u00eb kryer 143. 844 kontrolle n\u00eb terren, jan\u00eb p\u00ebrdorur 38 dron\u00eb nga 24 q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb vitin 2019 si dhe jan\u00eb kryer 90 or\u00eb fluturimi me helikopter\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas tij, <em>\u201cu agj\u00ebsuan mbi 137 mij\u00eb bim\u00eb narkotike, nga t\u00eb cilat 18 mij\u00eb e 828 kubik\u00eb\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas Veliut, drejt Italis\u00eb \u00ebsht\u00eb trafikuar 37% m\u00eb pak l\u00ebnd\u00eb narkotike drejt Italis\u00eb, m\u00eb konkretisht n\u00eb 2019 jan\u00eb kapur 1447 kg 982 gr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb 2020 jan\u00eb kapur 911 kg e 500 gr. K\u00ebto shifra, Veliu tha se jan\u00eb statistika q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebrritur nga Policia italiane.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">FJALA E VELIUT<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I nderuar Shk\u00eblqesi Ambasador!<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">I nderuar zoti Spina!<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">I nderuar zoti Arbore!<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">T\u00eb nderuar koleg\u00eb dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E kemi organizuar k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb s\u00eb bashku me koleg\u00ebt dhe partner\u00ebt italian\u00eb, me q\u00ebllim evidentimin e pasqyrimin e rezultateve dhe arritjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr parandalimin dhe goditjen e veprimtaris\u00eb kriminale t\u00eb kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike p\u00ebr vitin 2020.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Policia e Shtetit edhe gjat\u00eb k\u00ebtij viti u angazhua maksimalisht n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Planin Komb\u00ebtar t\u00eb Veprimit Kund\u00ebr Kultivimit dhe Trafikimit t\u00eb Kanabisit 2017 \u2013 2020 t\u00eb miratuar nga Qeveria Shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument strategjik, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe strukturat e saj hartuan plane masash e operacionale, komb\u00ebtare dhe vendore \u201cP\u00ebr parandalimin dhe goditjen e veprimtaris\u00eb kriminale t\u00eb kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike\u201d. Theksi kryesor u vu n\u00eb p\u00ebrpjekjet dhe pun\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt nd\u00ebrinstitucionale dhe bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr parandalimin e kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike, por edhe identifikimin, zbulimin dhe shkat\u00ebrrimin e grupeve dhe rrjeteve kriminale aktive n\u00eb fush\u00ebn e kultivimit dhe t\u00eb trafikimit t\u00eb kanabisit. Ne synuam rezultate t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb qen\u00ebsishme, me q\u00ebllim nxjerrjen e Shqip\u00ebris\u00eb nga harta e vendeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr kultivimin e trafikimin e kanabisit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Policia e Shtetit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me organet e tjera ligjzbatuese dhe me institucionet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb Planin Komb\u00ebtar t\u00eb Veprimit, u angazhua n\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb gjer\u00eb dhe t\u00eb kombinuar, p\u00ebr identifikimin e hersh\u00ebm dhe goditjen q\u00eb n\u00eb gjenez\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr kultivim apo trafikim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Q\u00eb n\u00eb muajin janar nis\u00ebm pun\u00ebn me identifikimin dhe analizimin e problematikave t\u00eb evidentuara gjat\u00eb vitit 2019, por edhe n\u00eb vitet e m\u00ebparshme. Mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj analize u hartua nj\u00eb plan masash i detajuar, duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb k\u00ebto drejtime kryesore:<\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\">E para n\u00eb parandalimin e k\u00ebtij fenomeni, duke nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi p\u00ebr qytetar\u00ebt;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">2. N\u00eb kontrollin e pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb territorit, duke goditur rastet e evidentuara q\u00eb n\u00eb gjenez\u00eb, pra q\u00eb n\u00eb momentet e para t\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr kultivim;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">3. N\u00eb identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale q\u00eb rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale, duke \u00e7uar para drejt\u00ebsis\u00eb personat p\u00ebrgjegj\u00ebs;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">4. N\u00eb bashk\u00ebpunimin me pushtetin vendor, Ministrin\u00eb e Mbrojtjes dhe gjith\u00eb aktor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Planin Komb\u00ebtar t\u00eb Veprimit;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">5. N\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kryesisht me partner\u00ebt italian\u00eb;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">6. Si dhe identifikimin e nd\u00ebshkimin e punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs dhe ata brenda radh\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb q\u00eb neglizhojn\u00eb, shp\u00ebrdorojn\u00eb detyr\u00ebn apo b\u00ebhen pal\u00eb me ata persona t\u00eb kultivojn\u00eb apo trafikojn\u00eb bim\u00eb narkotike.<\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I kushtuam r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb strategjin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebrfshirjes s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb publikut n\u00eb procesin e informimit, n\u00ebp\u00ebrmjet sensibilizimit dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit, duke krijuar mund\u00ebsi praktike p\u00ebr sigurimin e informacionit nga qytetar\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, u zhvilluan takime sensibilizuese, konferenca, prononcime p\u00ebr shtyp etj., ku kontributin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb drejtim t\u00eb sensibilizimit t\u00eb komunitetit e dhan\u00eb institucionet arsimore. U krijuan dhe funksionuan periodikisht task-forcat qendrore dhe vendore. Mor\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb gjith\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, administrator\u00ebt e nj\u00ebsive vendore, bizneset private, punonj\u00ebsit e zjarrfik\u00ebseve, Policia Bashkiake apo Sh\u00ebrbimi i Privat i Siguris\u00eb Fizike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se viti 2020 kishte specifikat e veta. Kaluam dhe jemi n\u00eb nj\u00eb pandemi globale dhe sigurisht detyrat e Policis\u00eb ndryshuan p\u00ebr sa i p\u00ebrket angazhimit dhe prioriteteve si dhe u kufizuan objektivisht nga risku q\u00eb ishte i pranish\u00ebm p\u00ebr \u00e7do qenie njer\u00ebzore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Krahas sensibilizimit, filloi kontrolli periodik i territorit n\u00eb funksion t\u00eb identifikimit t\u00eb sip\u00ebrfaqeve t\u00eb kultivuara me bim\u00eb narkotike. Siguruam informacion dhe godit\u00ebm kultivimin me fidan\u00eb dhe kultivimin e bim\u00ebve narkotike cannabis sativa n\u00eb sera diellore, tunele t\u00eb braktisura, ish rezerva shtet\u00ebrore dhe \u00e7do ambient tjet\u00ebr t\u00eb mundsh\u00ebm, p\u00ebr p\u00ebrdorim nga grupet kriminale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndarja e zonave t\u00eb kontrollit dhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive, duke organizuar grupe p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr territore konkrete, q\u00eb nga qendra deri n\u00eb baz\u00eb, ku \u00e7do punonj\u00ebs policie kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb territor t\u00eb caktuar, ishte nj\u00eb tjet\u00ebr mas\u00eb efikase.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">&#8211; N\u00eb total p\u00ebr vitin 2020, Policia e Shtetit realizoi gjithsej 143.844 kontrolle duke kryer 413.357 or\u00eb sh\u00ebrbimi;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">&#8211; U intensifikua kontrolli i territorit n\u00ebp\u00ebrmjet flot\u00ebs s\u00eb dron\u00ebve t\u00eb policis\u00eb. P\u00ebr vitin 2020 jan\u00eb p\u00ebrdorur 38 dron\u00eb, nga 24 dron\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb flota e tyre p\u00ebr vitin 2019;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">&#8211; U p\u00ebrdor\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase p\u00ebr monitorim ajror edhe helikopter\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb kryer 90 or\u00eb fluturimi, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2019 ishin 60 or\u00eb fluturimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrtuam harta digjitale t\u00eb sip\u00ebrfaqeve t\u00eb tokave, pyjeve dhe kullotave, ku ishin kultivuar bim\u00eb narkotike p\u00ebrgjat\u00eb viteve, ose potencialisht mund t\u00eb kultivoheshin bim\u00eb narkotike gjat\u00eb vitit 2020. Vazhdoi implementimi dhe funksionimi i sistemit elektronik \u201cGIS &#8211; NARKOTIK\u201d i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Ky sistem na siguroi t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb plota dhe na mund\u00ebsoi raporte analitike p\u00ebr:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">&#8211; Kontrollin e territorit;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">&#8211; Informacionet e d\u00ebrguara nga agjencit\u00eb e tjera ligjzbatuese dhe ndjekja e k\u00ebtyre informacioneve;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">&#8211; Raportet e monitorimit ajror dhe e ndjekjes n\u00eb terren t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">&#8211; Rastet dhe vendet e kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E r\u00ebnd\u00ebsishme ishte marrja, vler\u00ebsimi dhe ezaurimi i informacionit policor, pasi n\u00ebp\u00ebrmjet orientimit t\u00eb burimeve t\u00eb informacionit, Policia nd\u00ebrtoi pun\u00ebn e saj, kontrolloi persona me precedent\u00eb kriminal\u00eb dhe filloi hetime proaktive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">&#8211; P\u00ebr vitin 2020 u mor\u00ebn dhe u trajtuan 4376 informacione policore p\u00ebr kultivim t\u00eb bim\u00ebve narkotike ose 148 m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">&#8211; U ndoq\u00ebn 131 p\u00ebrgjime parandaluese p\u00ebr subjektet e dyshuara p\u00ebr veprimtari kriminale t\u00eb kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike, 49 m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">&#8211; Gjithashtu u referuan 109 procedime proaktive me metoda speciale t\u00eb hetimit p\u00ebr kultivim t\u00eb bim\u00ebve narkotike dhe u realizuan 38 prej tyre ose 33 procedime me shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">&#8211; U evidentuan 11 raste t\u00eb sekuestrimit t\u00eb farave t\u00eb bim\u00ebs narkotike cannabis sativa ku u sekuestruan 14.877 fara t\u00eb bim\u00ebs kanabis sativa, ose 7 raste dhe 6060 fara me shum\u00eb se viti i kaluar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr i pun\u00ebs ton\u00eb ishte forcimi i kapaciteteve e nj\u00ebsive t\u00eb specializuara p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr drog\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet trajnimit, vler\u00ebsimit t\u00eb informacionit dhe pajisjes me mjetet e nevojshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I kemi kushtuar v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb bashk\u00ebpunimit me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke e par\u00eb fenomenin e kanabisit si nj\u00eb shqet\u00ebsim real rajonal dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kemi vendosur tashm\u00eb standardin e bashk\u00ebpunimit n\u00ebp\u00ebrmjet shk\u00ebmbimit t\u00eb eksperiencave dhe informacionit me policit\u00eb e rajonit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe arritjes s\u00eb suksesit \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunimi me partner\u00ebt italian\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndaj gjej rastin dhe m\u00eb lejoni sot k\u00ebtu q\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht Qeverin\u00eb Italiane, Ministrin\u00eb e Brendshme dhe taksapaguesit italian\u00eb, q\u00eb bujarisht kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin dhe ndihm\u00ebn e tyre t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr popullin dhe Policin\u00eb e Shtetit Shqiptar gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve. Fal\u00ebnderoj gjithashtu Departamentin e Siguris\u00eb Publike, misionin Interforza, Guardia di Finanza-n dhe gjith\u00eb koleg\u00ebt italian\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky bashk\u00ebpunim gjat\u00eb k\u00ebtij viti u konkretizua me marr\u00ebveshjen q\u00eb u n\u00ebnshkrua me Guardia Di Finanza-n \u201cP\u00ebr ndjekjen n\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb zbatimit t\u00eb Protokollit &#8211; Operativ miratuar m\u00eb dat\u00eb 16.05.2012 nga Ministria e Brendshme e Italis\u00eb dhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb se Shtetit \u201cP\u00ebr Mb\u00ebshtetje t\u00eb Strategjis\u00eb Anti Kanabis &#8211; Mbik\u00ebqyrje Ajrore 2017-2019\u201d, p\u00ebr \u201cParandalimin dhe goditjen e veprimtaris\u00eb kriminale t\u00eb kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike, p\u00ebr vitin 2020\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb muajin qershor t\u00eb vitit 2020, Guardia di Finanza filloi fluturimet ajrore t\u00eb monitorimit. Jan\u00eb kryer gjithsej 67 misione fluturime monitorime ajrore me 185 or\u00eb. N\u00eb total p\u00ebr vitin 2020, nga monitorimet ajrore jan\u00eb identifikuar e asgj\u00ebsuar 58.423 bim\u00eb narkotike cannabis sativa, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2019 u identifikuan e asgj\u00ebsuan 25.719 bim\u00eb ose 32.704 bim\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pun\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr goditjen e aktivitetit kriminal t\u00eb kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike, n\u00ebp\u00ebrmjet zhvillimit t\u00eb veprimeve operacionale p\u00ebr asgj\u00ebsimin e bim\u00ebve narkotike dhe kryerjes s\u00eb veprimeve procedurale p\u00ebr dokumentimin dhe v\u00ebnien para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb autor\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">&#8211; Evidentuam 577 vepra penale p\u00ebr kultivim t\u00eb bim\u00ebve narkotike, nga t\u00eb cilat 505 jan\u00eb raste kultivimi dhe 109 procedime proaktive.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">&#8211; Jan\u00eb implikuar 468 shtetas, jan\u00eb arrestuar e ndaluar 284 shtetas.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">&#8211; Jan\u00eb konstatuar e jan\u00eb asgj\u00ebsuar 137.216 bim\u00eb narkotike, nga t\u00eb cilat 18.828 n\u00eb kubik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2019 jan\u00eb:<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">&#8211; Evidentuar 453 vepra penale, nga t\u00eb cilat 409 raste kultivimi dhe jan\u00eb procedime proaktive;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">&#8211; Jan\u00eb implikuar 507 shtetas, jan\u00eb arrestuar e ndaluar 357 shtetas;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">&#8211; Jan\u00eb konstatuar jan\u00eb asgj\u00ebsuar 90175 bim\u00eb narkotike, nga t\u00eb cilat 14886 n\u00eb kubik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb ndryshim nga vitet e m\u00ebparshme tendenca ka qen\u00eb kultivimi n\u00eb zonat e thella malore, n\u00eb pyje dhe n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb vogla.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rezultat t\u00eb ndjesh\u00ebm na dha puna efikase p\u00ebr parandalimin, identifikimin, zbulimin dhe goditjen e grupeve kriminale t\u00eb trafikimit t\u00eb kanabisit dhe aseteve q\u00eb rrjedhin nga veprimtaria kriminale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pavar\u00ebsisht nga sa shpreha m\u00eb lart, do t\u00eb ishte e pakuptimt\u00eb dhe puna e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit do t\u00eb konsiderohej gjysmake n\u00ebse ajo nuk do t\u2019i kushtonte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn v\u00ebmendje si goditjes s\u00eb kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike edhe fazave t\u00eb tjera t\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale, goditjes s\u00eb trafikimit t\u00eb saj dhe sekuestrimin e aseteve q\u00eb rrjedhin nga kjo veprimtari.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb periudh\u00ebs referuese n\u00eb baz\u00eb t\u00eb statistikave t\u00eb koleg\u00ebve italian\u00eb, kemi nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb trafikimit drejt tyre me 37%, nga 1447 kg e 982 gr. vitin e kaluar, n\u00eb 911 kg e 500 gr. k\u00ebt\u00eb vit. Mungesa e l\u00ebnd\u00ebs narkotike n\u00eb treg \u00ebsht\u00eb reflektuar edhe n\u00eb \u00e7mimin e saj, i cili \u00ebsht\u00eb rritur nga 800-900 euro p\u00ebr kg n\u00eb 2019 n\u00eb 1400-1500 euro p\u00ebr kg n\u00eb 2020.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo q\u00eb n\u00eb themel e b\u00ebri t\u00eb suksessh\u00ebm pun\u00ebn ton\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, ishte integritetit i punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb t\u00eb ngarkuar me detyra n\u00eb fush\u00ebn e parandalimit dhe goditjes s\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale t\u00eb kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike, si dhe vendosm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar cilindo punonj\u00ebs policie q\u00eb do abuzonte me detyr\u00ebn apo do b\u00ebhej pal\u00eb me shkel\u00ebsit e ligjit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me vendosm\u00ebri reaguam ndaj \u00e7do konstatimi t\u00eb moszbatimit t\u00eb detyrave funksionale, implikimi apo shkelje t\u00eb Rregullores s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Si rezultat gjat\u00eb vitit 2020 u p\u00ebrjashtuan 3 punonj\u00ebs nga Policia dhe jan\u00eb ndjekur penalisht 17 punonj\u00ebs policie q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitetin kriminal t\u00eb kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike. Gjithashtu jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 72 masa p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda disiplinore, 71 masa p\u00ebr shkelje t\u00eb lehta disiplinore, si dhe jan\u00eb transferuar 11 punonj\u00ebs policie n\u00eb nivele drejtuese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu, shembull i vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb pun\u00ebs ton\u00eb, p\u00ebr plot\u00ebsimin e detyrimeve t\u00eb Planit Komb\u00ebtar t\u00eb Veprimit n\u00eb luft\u00eb ndaj kanabisit, \u00ebsht\u00eb edhe procedimi penalisht i 206 zyrtar\u00ebve vendor\u00eb, administrator\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb administrative, kryetar\u00eb fshati dhe inspektor\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit pyjor, roje uj\u00ebsjell\u00ebsi etj., p\u00ebr veprat penale \u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d dhe \u201cMoskall\u00ebzim krimi\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Serioziteti i analizimit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb situat\u00ebs, gjetja e rrug\u00ebve efikase t\u00eb bashk\u00ebpunimit me t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt dhe aktor\u00ebt, bashk\u00ebpunimi i ngusht\u00eb me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ata italian\u00eb, b\u00ebri q\u00eb gjat\u00eb vitit 2020, kultivimi i kanabisit n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb shkonte n\u00eb shifrat m\u00eb minimale p\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Aktualisht jemi duke zbatuar operacionin kund\u00ebr kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike p\u00ebr vitin 2020, me p\u00ebrfundimin e t\u00eb cilit ne synojm\u00eb minimizimin akoma m\u00eb tej t\u00eb rasteve t\u00eb kultivimit dhe t\u00eb trafikimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit viti 2021 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e madhe, pasi do t\u00eb kemi p\u00ebrpara disa zhvillime, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb impenjim maksimal, devotshm\u00ebri dhe profesionaliz\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur ndjekjen dhe menaxhimin e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr ofrimin e parametrave optimale n\u00eb fush\u00ebn e rendit e t\u00eb siguris\u00eb publike, para, gjat\u00eb dha pas zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, p\u00ebr masat ndaj pandemis\u00eb COVID-19, si dhe gjat\u00eb sezonit turistik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me masat q\u00eb kemi marr\u00eb dhe po zbatojm\u00eb, si dhe duke vler\u00ebsuar treguesit q\u00eb kemi arritur, n\u00eb drejtim t\u00eb goditjes s\u00eb kultivimit t\u00eb kanabisit, ne jemi t\u00eb bindur se edhe gjat\u00eb k\u00ebtij viti do t\u00eb p\u00ebrmbushim prioritetin ton\u00eb dhe t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare, pasi Policia e Shtetit i ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ju faleminderit p\u00ebr v\u00ebmendjen!<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit dhe ajo italiane kan\u00eb zhvilluar\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me tem\u00eb \u201cShqip\u00ebria pa kabanis\u201d ku u prezantuan edhe rezultatet e bashk\u00ebpunimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Ardi Veli tha se gjat\u00eb k\u00ebti viti jan\u00eb kryer 143. 844 kontrolle n\u00eb terren, jan\u00eb p\u00ebrdorur 38 dron\u00eb nga 24 q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":417809,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-417808","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/417808","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=417808"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/417808\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/417809"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=417808"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=417808"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=417808"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}