{"id":414668,"date":"2020-11-30T11:04:29","date_gmt":"2020-11-30T10:04:29","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=414668"},"modified":"2020-11-30T11:13:07","modified_gmt":"2020-11-30T10:13:07","slug":"basha-u-premton-nenave-te-emigranteve-rikthimi-i-rinise-detyra-e-qeverise-se-ardhshme-do-bej-gjithcka-mos-tju-zhgenjej","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/11\/30\/basha-u-premton-nenave-te-emigranteve-rikthimi-i-rinise-detyra-e-qeverise-se-ardhshme-do-bej-gjithcka-mos-tju-zhgenjej\/","title":{"rendered":"Basha u premton n\u00ebnave t\u00eb emigrant\u00ebve: Rikthimi i rinis\u00eb detyra e qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme, do b\u00ebj gjith\u00e7ka mos t\u2019ju zhg\u00ebnjej","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/WhatsApp-Image-2020-11-30-at-10.45.40.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-414671\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/WhatsApp-Image-2020-11-30-at-10.45.40.jpeg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"682\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/WhatsApp-Image-2020-11-30-at-10.45.40.jpeg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/WhatsApp-Image-2020-11-30-at-10.45.40-300x200.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/WhatsApp-Image-2020-11-30-at-10.45.40-768x512.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi paraditen e sotme nj\u00eb takim me n\u00ebna t\u00eb cilat i kan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt emigrant\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb bashk\u00ebbisedimit, k\u00ebto gra ndan\u00eb me kryedemokratin eksperiencat e tyre. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre grave nuk i mbajt\u00ebn dot lot\u00ebt dhe nis\u00ebn t\u00eb qajn\u00eb p\u00ebrpara kamerave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryetari Basha pasi d\u00ebgjoi historit\u00eb e n\u00ebnave t\u00eb emigrant\u00ebve, deklaroi se qeveria e ardhshme ka nj\u00eb plan t\u00eb qart\u00eb q\u00eb t\u00eb kthej\u00eb rinin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, duke i kthyer k\u00ebshtu shpres\u00ebn vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><b>&#8220;<\/b><em>Ju falenderoj q\u00eb u b\u00ebt\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij bashk\u00ebbisedimi, q\u00eb ndat\u00eb historit\u00eb tuaja personale, duke i d\u00ebgjuar k\u00ebto histori p\u00ebrjetoj edhe un\u00eb at\u00eb dhimbjen e vuajtje. Edhe un\u00eb jam prind, nuk e kam provuar se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb 6 vjet pa e par\u00eb f\u00ebmij\u00ebn, por duke qen\u00eb prind e kuptoj se \u00e7far\u00eb ndjenje \u00ebsht\u00eb. Cila \u00ebsht\u00eb arsyeja e k\u00ebsaj dhimbjeje? \u00cbsht\u00eb largimi i t\u00eb rinjve. Cili \u00ebsht\u00eb shkaku i largimit t\u00eb tyre? Mungesa e shpres\u00ebs, mungesa e perspektiv\u00ebs, mungesa e vendeve t\u00eb pun\u00ebs. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ne kemi vendosur n\u00eb krye t\u00eb prioriteteve tona p\u00ebr qeverisjen e nes\u00ebrme, kthimin e shpres\u00ebs tek Shqip\u00ebria, me prioritet absolut vendet e pun\u00ebs, pun\u00ebsimin e n\u00eb ve\u00e7anti pun\u00ebsimin e rinis\u00eb. Detyra e qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019ua b\u00ebj\u00eb sa m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe sa m\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm rikthimin n\u00eb vendin e tyre, dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr prioritet sa i p\u00ebrket rinis\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti dhe mbylljes s\u00eb k\u00ebsaj plage t\u00eb emigracionit. Qeveria e ardhshme do t\u00eb sjell\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtat p\u00ebrgjegj\u00ebsi, si\u00e7 silleni ju ndaj familjes, qeveria e ardhshme do t\u00eb sillet ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi si\u00e7 sillen prind\u00ebrit shqiptar\u00eb ndaj f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre. Kjo duhet dhe kjo krijon shpres\u00eb, sjell shpres\u00eb tek vendi, sjell besim tek investitor\u00ebt. Pengesa e vetme jan\u00eb politikat e gabuara dhe d\u00ebshtimet e k\u00ebsaj qeverie, e cila mendon vet\u00ebm p\u00ebr veten e vet, nuk mendon p\u00ebr njer\u00ebzit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse emigracioni n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb rritur 3-4 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa mesatarja e Ballkanit. Ju garantoj se do t\u00eb b\u00ebj gjith\u00e7ka q\u00eb jo vet\u00ebm mos t\u2019ju zhg\u00ebnjej\u00eb, por t\u2019i p\u00ebrmbush pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja dhe t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebnave dhe grave dhe motrave dhe baballar\u00ebve, t\u00eb prind\u00ebrve tan\u00eb, q\u00eb ta fusim Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb shprese, n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb zhvillimi, n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pun\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr ju. Kjo pastaj do t\u2019i jap\u00eb fund k\u00ebtij cikli krize, dhe do t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl pozitiviteti p\u00ebr ta, p\u00ebr familjet e tyre, p\u00ebr ju, p\u00ebr prind\u00ebrit tan\u00eb por edhe p\u00ebr shum\u00eb prej atyre q\u00eb jan\u00eb larguar, q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi pastaj t\u00eb konsiderojn\u00eb rikthimin n\u00eb vendin e tyre. Nj\u00eb vend q\u00eb duhet t\u2019i pres\u00eb me krah\u00eb hapur.\u201d- <\/em>tha Basha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>RR\u00cbFIMET E N\u00cbNAVE:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Qefsere Deliu<\/strong><em>: \u201cEmigracioni n\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i dhimbsh\u00ebm. Rreth dy vite q\u00eb djali \u00ebsht\u00eb larguar pas shum\u00eb peripecive, n\u00eb fakt q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite, q\u00eb i vog\u00ebl, q\u00eb 16 vje\u00e7 ka ndar\u00eb koh\u00ebs mes shkoll\u00ebs, sportit t\u00eb atletik\u00ebs ku ishte edhe kampion n\u00eb fakt, edhe pun\u00ebs. Erdhi momenti k\u00ebto vitet e fundit q\u00eb nuk p\u00ebrballohej m\u00eb edhe tha: do t\u00eb marr rrug\u00ebn. Fal\u00eb Zotit iku edhe do rregullohet atje.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elida Xherahi:<\/strong><em> \u201cUn\u00eb jam n\u00ebn\u00eb e dy vajzave. Nj\u00ebra prej vajzave ka mbaruar gazetari me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera. Pasi nuk gjeti asnj\u00eb mund\u00ebsi apo alternativ\u00eb pun\u00ebsimi k\u00ebtu, u detyrua t\u00eb emigronte n\u00eb Amerik\u00eb. M\u00eb falni! Ajo ka sot dhe nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb e kam par\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb kur lindi. Pamund\u00ebsia ekonomike e jona na detyron q\u00eb t\u2019i q\u00ebndrojm\u00eb larg. Por e keqja nuk \u00ebsht\u00eb kjo. Kam vajz\u00ebn tjet\u00ebr q\u00eb ka mbaruar p\u00ebr informatik\u00eb ekonomike, dega financ\u00eb bank\u00eb, e cila nuk po gjen alternativ\u00eb pun\u00ebsimi dhe ajo do t\u00eb ndjek\u00eb hapat e t\u00eb motr\u00ebs, do t\u00eb iki jasht\u00eb sepse thot\u00eb k\u00ebtu nuk shih asnj\u00eb drit\u00eb jeshile. Tani, zoti Basha dua t\u00eb di kur do t\u00eb mbaroj\u00eb ky makth p\u00ebr ne prind\u00ebrit, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb, se po t\u00eb mendojm\u00eb, se po t\u00eb na gjej\u00eb gj\u00eb do t\u00eb vdesim pa par\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e keqja m\u00eb e madhe e popullit ton\u00eb, po rrim\u00eb larg f\u00ebmij\u00ebve.\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Xhuma Kurti:<\/strong><em> \u201cEdhe un\u00eb nj\u00eb familje si t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, familje e thjesht\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi kan\u00eb mbaruar juridikun, vajza \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe dy vjet se djali, por vajza mbaroi juridikun k\u00ebtu dhe punonte k\u00ebtu, n\u00eb televizion ka qen\u00eb n\u00eb Klan, madje balerin\u00eb, ajo t\u00eb aplikoj\u00eb mami se mbase m\u00eb del e drejta e studimit t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb shkoll\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb. Aplikoi dhe fitoi se dhe k\u00ebtu notat tek Juridiku i pati t\u00eb shk\u00eblqyera edhe ajo sot ndodhet n\u00eb Amerik\u00eb dhe vazhdon studimet n\u00eb Manhatan. Kam dhe un\u00eb 6 vite q\u00eb se kam par\u00eb.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Marjeta Luka: <\/strong><em>&#8220;Tim shoq vdiq para 7 viteve nga mungesa, nga problemet ekonomike u detyrova q\u00eb djalin e madh ta \u00e7oja jasht\u00eb shtetit edhe iku ne Gjermani. Si iku n\u00eb Gjermani, ashtu pun\u00eb t\u00eb zez\u00eb m\u00eb. Ashtu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga Gjermania, b\u00ebri dy vjet atje, nga Gjermania iku ne Angli, pa ardhur k\u00ebtu me e taku. Edhe ashtu, punon, na ndihmon se s\u2019kemi mund\u00ebsi me I p\u00ebrballu k\u00ebto kushtet e zoti Rama. Edhe me th\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, kur vjen darka, kontrolloj telefonin, \u00ebsht\u00eb future djali n\u00eb internet, nuk \u00ebsht\u00eb fut n\u00eb internet. Po s\u2019qe fut n\u00eb internet nuk m\u00eb z\u00eb gjumi gjith\u00eb nat\u00ebn l\u00ebviz a se po t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb problem ndonj\u00eb di\u00e7ka, komplet bosh brenda si n\u00ebn\u00eb. Djali tjet\u00ebr ka mbaruar shkoll\u00ebn e lart\u00eb p\u00ebr emergjenca civile dhe kur u b\u00eb t\u00ebrmeti aplikoi aty te bashkia, donte t\u00eb shkonte dhe t\u00eb kontribuonte vullnetar se i vinte keq p\u00ebr ata, e realizuan at\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn nuk ja pranuan. T\u2019i v\u00ebsh dor\u00eb q\u00eb mos ikin m\u00eb jasht\u00eb, t\u00eb kthehen e t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Shqip\u00ebria b\u00ebhet shum\u00eb kollaj edhe shum\u00eb mir\u00eb, n\u00eb rast se ka nj\u00eb staf q\u00eb drejton mir\u00eb. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb e shkat\u00ebrruar, nuk presim buton q\u00eb t\u00eb shohim, por ama prej teje k\u00ebrkojm\u00eb thjesht ta fus\u00ebsh n\u00eb rrug\u00ebn e duhur. Edhe po t\u00eb futet n\u00eb rrug\u00ebn e duhur, ata t\u00eb rinj do e \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara. Edhe kjo t\u00eb takon ty. Te ty shohim shpres\u00eb, te ty shohim jet\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb&#8221;.<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi paraditen e sotme nj\u00eb takim me n\u00ebna t\u00eb cilat i kan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt emigrant\u00eb. Gjat\u00eb bashk\u00ebbisedimit, k\u00ebto gra ndan\u00eb me kryedemokratin eksperiencat e tyre. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre grave nuk i mbajt\u00ebn dot lot\u00ebt dhe nis\u00ebn t\u00eb qajn\u00eb p\u00ebrpara kamerave. Kryetari Basha pasi d\u00ebgjoi historit\u00eb e n\u00ebnave t\u00eb emigrant\u00ebve, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":414671,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-414668","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414668","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=414668"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/414668\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/414671"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=414668"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=414668"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=414668"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}