{"id":410107,"date":"2020-11-05T15:14:06","date_gmt":"2020-11-05T14:14:06","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=410107"},"modified":"2020-11-05T15:14:06","modified_gmt":"2020-11-05T14:14:06","slug":"rregullat-e-reja-te-lundrimit-qe-do-zbatojne-operatoret-turistik-per-udhetim-me-anije-rafting-dhe-motoret-e-ujit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/11\/05\/rregullat-e-reja-te-lundrimit-qe-do-zbatojne-operatoret-turistik-per-udhetim-me-anije-rafting-dhe-motoret-e-ujit\/","title":{"rendered":"Rregullat e reja t\u00eb lundrimit q\u00eb do zbatojn\u00eb operator\u00ebt turistik p\u00ebr udh\u00ebtim me anije, rafting dhe motor\u00ebt e ujit","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-410108\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/motoruji.png\" alt=\"\" width=\"539\" height=\"305\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/motoruji.png 539w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/motoruji-300x170.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 539px) 100vw, 539px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Hyjn\u00eb n\u00eb fuqi rregullat e reja t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb lundrimit me anije, jaht dhe p\u00ebr sportet detare. Vendimi i qeveris\u00eb do t\u00eb zbatohet nga t\u00eb gjitha ata operator\u00eb q\u00eb kryejn\u00eb aktivitet me mjete lundruese p\u00ebr q\u00ebllime turistike dhe arg\u00ebtimi, si dhe p\u00ebr motor\u00ebt e ujit, p\u00ebr rafting, kanoe, zhytje etj. Bizneset q\u00eb do t\u00eb kryejn\u00eb k\u00ebto aktivitete duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb licencuar si \u201coperator turistik\u201d dhe t\u00eb certifikuar nga Ministria e Turizmit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vendimi p\u00ebrcakton se p\u00ebr ata operator\u00eb t\u00eb turizmit detar, n\u00eb rastin kur jahtin ose mjetin e vog\u00ebl lundrues e jep me qira apo me kontrat\u00eb \u201cbareboat\u201d apo \u201c\u00e7arter me koh\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb i detyruar q\u00eb t\u00eb njoftoj\u00eb Zyr\u00ebn e Regjistrimit t\u00eb Mjeteve Lundruese Shqiptare pran\u00eb kapitaneris\u00eb s\u00eb portit p\u00ebrkat\u00ebs. Njoftimi duhet t\u00eb b\u00ebhet me e-mail ose duke ngarkuar n\u00eb sistemin elektronik nj\u00eb kopje t\u00eb kontrat\u00ebs t\u00eb qiras\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr mjete me kapacitet mbi 12 pasagjer\u00eb, drejtimi i tyre do t\u00eb lejohet t\u00eb kryhet vet\u00ebm nga personeli i kualifikuar dhe i autorizuar, sipas parashikimeve ligjore. P\u00ebr mjetet me kapacitet n\u00ebn 12 pasagjer\u00eb, lejohet q\u00eb sh\u00ebrbimet plot\u00ebsuese, t\u00eb bordit, t\u00eb ambienteve t\u00eb brendshme dhe t\u00eb kuzhin\u00ebs t\u00eb kryhen nga persona, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e vizitorit, me kusht q\u00eb t\u00eb ken\u00eb mbushur mosh\u00ebn 17 vje\u00e7.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr motor\u00ebt e ujit, parashikohet q\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs prill-n\u00ebntor lundrimi i tyre t\u00eb jet\u00eb deri n\u00eb 500 metra larg bregut, por me shpejt\u00ebsi t\u00eb lejuar deri n\u00eb 10 nyja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rregullat p\u00ebr udh\u00ebtim me anije, motor\u00ebt e ujit, rafting, kanoe, zhytje, surfing<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-Operatori i turizmit detar q\u00eb ushtron lundrimin turistik me jaht apo anije \u00ebsht\u00eb i detyruar: a) t\u00eb ushtroj\u00eb aktivitetin e tij n\u00eb vende t\u00eb lejuara, sipas zonave t\u00eb publikuara nga ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr turizmin; b) t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr zbatimin e Kodit t\u00eb Etik\u00ebs, miratuar me urdh\u00ebr t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr turizmin, n\u00ebp\u00ebrmjet n\u00ebnshkrimit t\u00eb nj\u00eb vet\u00ebdekarimi; c) t\u00eb disponoj\u00eb pajisje p\u00ebr regjistrimin elektronik t\u00eb list\u00ebs s\u00eb ekuipazhit dhe t\u00eb pasagjer\u00ebve, q\u00eb p\u00ebrfshin lidhjen n\u00eb internet; \u00e7)t\u00eb raportoj\u00eb list\u00ebn e ekuipazhit e t\u00eb pasagjer\u00ebve para \u00e7do udh\u00ebtimi n\u00eb sistemin elektronik, sipas parashikimeve ligjore n\u00eb fuqi; d) t\u2019i dor\u00ebzoj\u00eb klientit mjetin lundrues, sipas parashikimeve t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-Mjeti lundrues, duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb kushtet e m\u00ebposhtme: a) t\u00eb jet\u00eb i regjistruar p\u00ebr q\u00ebllime tregtare (ekonomike);b) t\u00eb jet\u00eb teknikisht i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr kryerjen e veprimtarive t\u00eb lundrimit p\u00ebr zbavitje n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi; c) t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb num\u00ebr minimal t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ekuipazhit me kompetenc\u00eb profesionale t\u00eb p\u00ebrshtatshme; \u00e7) t\u00eb posedoj\u00eb t\u00eb gjitha dokumentet n\u00eb bord, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin; d) t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb polic\u00eb sigurimi t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ndaj pal\u00ebve t\u00eb treta q\u00eb mbulon ngjarjet e d\u00ebmshme n\u00eb uj\u00ebrat e detit t\u00eb brendsh\u00ebm e t\u00eb detit territorial t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; dh)p\u00ebr mjetet mbi 12 pasagjer\u00eb, t\u00eb ket\u00eb paraprakisht raportin e inspektimit nga Kontrolli Shtet\u00ebror i Flamurit. P\u00ebrve\u00e7 kushteve, k\u00ebtij kreu, nj\u00eb anije me flamur t\u00eb huaj nuk duhet t\u00eb ket\u00eb tejkaluar afatin prej 18 muajsh q\u00eb nga njoftimi n\u00eb hyrje i Kapitaneris\u00eb s\u00eb Porteve p\u00ebr p\u00ebrdorimin e regjimit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-Ushtrimi i aktivitetit t\u00eb lundrimit me motor uji kryhet vet\u00ebm nga operatori i turizmit detar, i licencuar si operator turistik me licenc\u00ebn me kodin XIII.1.B \u201cOperator turistik\u201d, dhe i certifikuar nga ministri p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr turizmin dhe :a) aktiviteti duhet t\u00eb ushtrohet brenda zon\u00ebs s\u00eb miratuar p\u00ebr ushtrimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb operatorit t\u00eb turizmit detar nga ministri p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr turizmin ;b) mjetet n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tij duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb siguruara pran\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb sigurimit, n\u00eb p\u00ebrputhje me kuadrin ligjor q\u00eb rregullon sigurimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb mjeteve t\u00eb lundrimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u2013 Operatori i turizmit detar, p\u00ebr t\u00eb ushtruar aktivitetin e lundrimit me motor uji, paraprakisht duhet t\u00eb zbatoj\u00eb kriteret e m\u00ebposhtme: a) mosha minimale e lejuar e nj\u00eb personi p\u00ebr t\u00eb drejtuar nj\u00eb motor uji \u00ebsht\u00eb 18 vje\u00e7; b) personi q\u00eb drejton nj\u00eb motor uji (jet ski) duhet t\u00eb jet\u00eb i pajisur me leje drejtimin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb l\u00ebshuar nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme Detare; c) mjetet lundruese n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tij duhet t\u00eb jen\u00eb me kushte teknike dhe sigurie t\u00eb p\u00ebrmbushura sipas legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-Operatori i turizmit detar t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb klient\u00ebt e tij do t\u00eb zbatojn\u00eb kufizimet q\u00eb lidhen me distancat e lundrimit dhe t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb, si m\u00eb posht\u00eb vijon: a) distanca m\u00eb e af\u00ebrt e lundrimit me bregun e detit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt \u00ebsht\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas kufirit t\u00eb vendosur p\u00ebr notar\u00ebt, por asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se 300 (treqind) m; b) distanca m\u00eb e larg\u00ebt e lundrimit me bregun e detit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt \u00ebsht\u00eb 1 (nj\u00eb) milje detare; c) gjat\u00eb periudh\u00ebs prill\u2013n\u00ebntor, motor\u00ebt e ujit (jet ski),t\u00eb cil\u00ebt lundrojn\u00eb deri n\u00eb 500 m nga bregu, nuk mund t\u00eb lundrojn\u00eb me shpejt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe se 10 nyja; \u00e7) gjat\u00eb afrimit p\u00ebr ankorim apo parkim n\u00eb tok\u00eb, shpejt\u00ebsia duhet t\u00eb ulet n\u00eb 3 (tri) nyja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u2013 Operatori i turizmit detar t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb klient\u00ebt e tij do t\u00eb zbatojn\u00eb kufizimet lidhur me zonat e lundrimit e m\u00ebnyr\u00ebn e l\u00ebvizjes p\u00ebr t\u00eb minimizuar mund\u00ebsit\u00eb e aksidenteve, si m\u00eb posht\u00eb: a) ndalohet lundrimi n\u00eb rrug\u00ebkalimet detare, ngushticat, kanalet e zonat e kufizuara ujore; b) ndalohet lundrimi gjat\u00eb nat\u00ebs e gjat\u00eb kushteve t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb motit; c) ndalohet nisja e lundrimit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nga e nj\u00ebjta pik\u00eb me nisjen e nj\u00eb tjet\u00ebr motori uji; \u00e7) ndalohet q\u00eb personi q\u00eb drejton motorin e ujit (jet ski)dhe pasagjer\u00ebt, gjat\u00eb lundrimit, t\u00eb kryejn\u00eb sjellje t\u00eb gabuara, t\u00eb cilat komprometojn\u00eb stabilitetin e mjetit; d) hyrja, dalja, nisja dhe ankorimi i motorit t\u00eb ujit b\u00ebhen vet\u00ebm n\u00eb vendbazimet e mjeteve lundruese dhe n\u00eb korridoret e l\u00ebvizjes s\u00eb tyre, t\u00eb portit turistik, t\u00eb pontilit ose stacionit sezonal t\u00eb ankorimit, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi. Motori i ujit duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb brenda nj\u00eb distance prej 1000 m nga nj\u00ebsia baz\u00eb (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, anija s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkasin).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-Operatori turistik zbaton k\u00ebrkesat e m\u00ebposhtme p\u00ebr pajisjen e personave q\u00eb ushtrojn\u00eb aktivitetin e lundrimit me motor uji: a) veshjen e nj\u00eb jeleku shp\u00ebtimi, pasi n\u00eb rrethana p\u00ebrplasjeje, humbja e koshienc\u00ebs mund t\u00eb rrezikoj\u00eb mbytjen; b) veshjen e nj\u00eb kokoreje mbrojt\u00ebse p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7do goditje n\u00eb kok\u00eb; c) pajisjen me fishekzjarr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sinjalizuar vendndodhjen e tij, n\u00ebse af\u00ebr muzgut do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb uj\u00eb n\u00eb kushte jo t\u00eb favorshme;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-Ushtrimi i aktiviteteve rafting, kayake dhe kanoe kryhet vet\u00ebm nga operatori i turizmit detar, licencuar si operator turistik me licenc\u00ebn me kodin XIII.1.B \u201cOperator turistik\u201d dhe i certifikuar nga ministri p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr turizmin. Ai duhet t\u00eb ushtroj\u00eb aktivitetin e tij brenda zon\u00ebs s\u00eb miratuar p\u00ebr ushtrimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb operatorit t\u00eb turizmit detar nga ministri p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr turizmin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-Rafting-u, p\u00ebr shkak t\u00eb var\u00ebsis\u00eb nga prurjet e ujit e t\u00eb nivelit t\u00eb tyre realizohet n\u00eb p\u00ebrputhje me regjimin vjetor t\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-Sh\u00ebrbimet e rafting-ut duhet t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb planifikuara mir\u00eb, t\u00eb organizuara, t\u00eb shoq\u00ebruara me personel t\u00eb trajnuar e me t\u00eb gjitha elementet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb praktikim t\u00eb sigurt t\u00eb lundrimit dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb mjedisit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">-Ofruesi sh\u00ebrbimeve t\u00eb rafting-ut duhet: a) t\u00eb siguroj\u00eb kushtin e personelit t\u00eb trajnuar, t\u00eb aft\u00eb dhe t\u00eb certifikuar si udh\u00ebrr\u00ebfyes turistik, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr t\u00eb menaxhuar rrethana t\u00eb rrezikshme, p\u00ebr t\u00eb realizuar shp\u00ebtimin, evakuimin dhe ndihm\u00ebn e par\u00eb, n\u00eb rastet kur kjo k\u00ebrkohet n\u00eb praktik\u00eb, si dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar ofrimin e nj\u00eb informacioni t\u00eb standardizuar sa i p\u00ebrket kultur\u00ebs, historis\u00eb, trash\u00ebgimis\u00eb dhe pasurive natyrore; b) t\u00eb ofroj\u00eb t\u00eb gjitha pajisjet e udh\u00ebzimet e nevojshme p\u00ebr klient\u00ebt, me q\u00ebllim praktikimin e sigurt t\u00eb lundrimit bazuar n\u00eb rregullat komb\u00ebtare dhe n\u00eb praktikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/rregullat-e-reja-te-lundrimit-qe-do-zbatojne-operatoret-turistik-per-udhetim-me-anije-rafting-dhe-motoret-e-ujit\/\"><span style=\"color: #0000ff;\">Monitor<\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Hyjn\u00eb n\u00eb fuqi rregullat e reja t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb lundrimit me anije, jaht dhe p\u00ebr sportet detare. Vendimi i qeveris\u00eb do t\u00eb zbatohet nga t\u00eb gjitha ata operator\u00eb q\u00eb kryejn\u00eb aktivitet me mjete lundruese p\u00ebr q\u00ebllime turistike dhe arg\u00ebtimi, si dhe p\u00ebr motor\u00ebt e ujit, p\u00ebr rafting, kanoe, zhytje etj. Bizneset q\u00eb do t\u00eb kryejn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":410108,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-410107","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410107","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=410107"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410107\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/410108"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=410107"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=410107"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=410107"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}