{"id":403534,"date":"2020-10-04T07:30:18","date_gmt":"2020-10-04T05:30:18","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=403534"},"modified":"2020-10-04T00:02:44","modified_gmt":"2020-10-03T22:02:44","slug":"kosova-mbi-1-miliard-euro-humbje-ne-6-muajt-e-pandemise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/10\/04\/kosova-mbi-1-miliard-euro-humbje-ne-6-muajt-e-pandemise\/","title":{"rendered":"Kosova mbi 1 miliard euro humbje n\u00eb 6 muajt e Pandemis\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/pandemi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-403536\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/pandemi.jpg\" alt=\"\" width=\"512\" height=\"288\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/pandemi.jpg 512w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/pandemi-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 512px) 100vw, 512px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs dhe Oda Ekonomike Amerikane kan\u00eb vler\u00ebsuar se gjendja ekonomike n\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar shum\u00eb. K\u00ebto dy Oda kan\u00eb vler\u00ebsuar se mosmiratimi i projektligjit p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen ekonomike \u00ebsht\u00eb goditje p\u00ebr shtetin. Nga fillimi i pandemis\u00eb e deri m\u00eb tani, humbjet n\u00eb ekonomi jan\u00eb mbi 1 miliard euro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga Prishtina, Fatos Shala<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga fillimi i pandemis\u00eb COVID-19 e deri m\u00eb tani, kur kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj, humbjet e bizneseve n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb mbi 1 miliard euro. Kjo gjendje po konsiderohet alarm p\u00ebr drejtuesit e shtetit. Kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Berat Rukiqi, b\u00ebri t\u00eb ditur se n\u00ebse nuk nd\u00ebrhyhet, kolapsi ekonomik \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm, dhe sipas tij, do t\u00eb ket\u00eb mbyllje t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe falimentim t\u00eb bizneseve.<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">\u201cNga fillimi i pandemis\u00eb COVID-19, humbjet n\u00eb ekonomi jan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1 miliard euro, dhe duhet nd\u00ebrhyr\u00eb shpejt p\u00ebr pjes\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka qeveria n\u00eb adresimin e k\u00ebsaj situate t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. N\u00ebse nuk intervenohet me mjete n\u00eb ekonomi, gjat\u00eb fundit t\u00eb k\u00ebtij muaji dhe fillimi i tetorit, kolapsi \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm dhe mbyllja e vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe bizneseve\u201d.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai ka th\u00ebn\u00eb se gjendja ekonomike \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe institucionet po tregojn\u00eb paaft\u00ebsi p\u00ebr trajtimin e saj. Kurse, drejtori ekzekutiv i Od\u00ebs Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, u shpreh se moskalimi i ligjit n\u00eb Kuvend p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje.<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">\u201cKy Ligj \u00ebsht\u00eb mjaft me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr vendin, duke marr\u00eb parasysh gjendjen e r\u00ebnd\u00eb ekonomike t\u00eb shkaktuar nga COVID-19. Debati n\u00eb Kuvend \u00ebsht\u00eb i natyr\u00ebs politike. Kemi nevoj\u00eb p\u00ebr reformimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe atij edukativ\u201d.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zeka ka kritikuar deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb sipas tij m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar pushim se sa kan\u00eb kryer pun\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">\u201cTash disa muaj, dy odat kan\u00eb bashkuar forcat n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve p\u00ebr t\u00eb adresuar problemet e sektorit privat gjat\u00eb pandemis\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr keqardhje, jo vet\u00ebm fakti q\u00eb deputet\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushim p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj, por edhe q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb pas kthimit nuk e votojn\u00eb nj\u00eb ligj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb esencial p\u00ebr rigjall\u00ebrimin ekonomik pas efekteve q\u00eb ka shkaktuar pandemia. Hapen investime p\u00ebr mund\u00ebsi t\u00eb reja infrastrukturore q\u00eb i nevojiten Kosov\u00ebs, investime n\u00eb transport dhe investime q\u00eb e shnd\u00ebrrojn\u00eb Kosov\u00ebn\u201d<\/span><\/em><\/p>\n<ul>\n<li><strong><span style=\"color: #000000;\">Projektligji<\/span><\/strong><\/li>\n<li><strong><span style=\"color: #000000;\">Projektligji p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike, q\u00eb m\u00eb 22 korrik u miratua n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, kap vler\u00ebn 385 milion\u00eb euro. Ky projektligj synon q\u00eb p\u00ebrmes politikave fiskale dhe monetare, t\u00eb ndihmoj\u00eb bizneset pas humbjeve t\u00eb shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.<\/span><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Deputet\u00ebt d\u00ebshtojn\u00eb n\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjen ekonomike<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb munges\u00eb t\u00eb kuorumit, deputet\u00ebt e Kosov\u00ebs s\u00ebrish kan\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb miratojn\u00eb Projektligjin p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19. N\u00eb seanc\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votim vet\u00ebm 41 deputet\u00eb, nd\u00ebrsa votimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Projektligj \u00ebsht\u00eb bartur n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr mosvotimin e Projektligjit p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbjen Ekonomike, ka reaguar z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Kosov\u00ebs, Driton Selmanaj, duke th\u00ebn\u00eb se mosvotimi i tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje.<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">\u201cDeputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb nuk e votuan Projektligjin p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbjen Ekonomike, i cili do t\u2019u mund\u00ebsonte qytetar\u00ebve qasje n\u00eb 200 milion\u00eb euro nga kursimet e tyre. Madje, deputet\u00ebt opozitar\u00eb, nga frika se ky Projektligj do t\u00eb mund t\u00eb kaloj\u00eb nga deputet\u00ebt nga radh\u00ebt e pushtetit, p\u00ebr ta bllokuar aprovimin e tij, vendosin t\u00eb mos marrin pjes\u00eb fare n\u00eb votim\u201d.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky Projektligj, po ashtu nuk kishte marr\u00eb votat n\u00eb lexim t\u00eb par\u00eb n\u00eb muajin gusht, pasi L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe Partia Demokratike e Kosov\u00ebs refuzuan ta votojn\u00eb, ndon\u00ebse ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, b\u00ebri thirrje p\u00ebr votimin e tij. Projektligji parasheh ndryshimet ligjore q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb t\u00ebrheqjen e 10 p\u00ebrqind\u00ebshit nga Fondi i Kursimeve Pensinonale (Trusti).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ky Projektligj parasheh zbatimin e Pakos s\u00eb Rim\u00ebk\u00ebmbjes Ekonomike. P\u00ebrdorimi i nj\u00eb p\u00ebrqindjeje t\u00eb mjeteve financiare t\u00eb kursyera n\u00eb Trust, rishikimi i buxhetit, leht\u00ebsimi i qasjes n\u00eb financim dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr pun\u00ebsim jan\u00eb disa nga n\u00ebnt\u00eb masat e parapara t\u00eb Pakos s\u00eb Rim\u00ebk\u00ebmbjes Ekonomike t\u00eb prezantuara n\u00eb Programin Qeveris\u00ebs 2020-2023 t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas k\u00ebtij programi, pritet t\u00eb mobilizohen mbi 1 miliard euro p\u00ebr dy vjet, duke themeluar Fondin p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbjen Ekonomike pas pandemis\u00eb COVID-19. Masa e pest\u00eb e k\u00ebsaj pako parasheh stimulimin e k\u00ebrkes\u00ebs agregate q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim rritjen e shpenzimeve t\u00eb konsumator\u00ebve, e cila nxit prodhimin dhe pun\u00ebsimin me efekte multiplikuese n\u00eb ekonomi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb pakos p\u00ebr financimin e masave, pritet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren 170 milion\u00eb euro kthime t\u00eb kursimeve pensionale p\u00ebr kontributpaguesit nga Fondi i Kursimeve Pensionale.<\/span><\/p>\n<ul>\n<li><strong><span style=\"color: #000000;\">Humbjet<\/span><\/strong><\/li>\n<li><strong><span style=\"color: #000000;\">Shumica e bizneseve n\u00eb Kosov\u00eb, gati n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt, kan\u00eb raportuar vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb humbjeve financiare dhe zvog\u00eblim t\u00eb kapaciteteve prodhuese, nga masat e marra nga qeveria m\u00eb 13 mars p\u00ebr parandalimin e pandemis\u00eb.<\/span><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Loja me parat\u00eb e Trustit po vazhdon<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeveria e Kosov\u00ebs, n\u00eb muajin korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, e kishte miratuar Projektligjin p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, pati th\u00ebn\u00eb se n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij Projektligji plot\u00ebsohen dhe ndryshohen disa ligje t\u00eb tjera.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas Bajramit, p\u00ebrmes plot\u00ebsimeve t\u00eb b\u00ebra, qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u2019ju mund\u00ebsohet t\u00ebrheqja e kursimeve prej 10 p\u00ebr qind nga Trusti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cAutorizohet Fondi Pensional i Kosov\u00ebs dhe fondet tjera q\u00eb brenda kat\u00ebr muajve nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij Ligji, t\u2019ju mund\u00ebsohet qytetar\u00ebve q\u00eb t\u2019i t\u00ebrheqin 10 p\u00ebr qind t\u00eb kursimeve t\u00eb tyre pensionale. Kjo t\u00ebrheqje do t\u00eb lirohet nga obligimet tatimore\u201d,<\/em> kishte th\u00ebn\u00eb ajo.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mir\u00ebpo, tani kur kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se dy muaj, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs ende jan\u00eb duke pritur q\u00eb t\u2019i marrin k\u00ebto para. Loja e deputet\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe drejtuesve te qeveris\u00eb me parat\u00eb e Trusit po vazhdon. Ata edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb, me votat e tyre, i lan\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb presin p\u00ebr k\u00ebto para. Muajin e kaluar, n\u00eb munges\u00eb kuorumi, nuk kishte kaluar Projektligji p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Deri m\u00eb tani, vlera e mjeteve n\u00eb Fondin e Kursimeve Pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs ka arritur n\u00eb mbi 2 miliard\u00eb euro, me rreth 690 mij\u00eb kontributpagues. Vlera e p\u00ebrgjithshme q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb t\u00ebrhiqej nga Fondi \u00ebsht\u00eb rreth 200 milion\u00eb euro, mjete k\u00ebto, q\u00eb sipas zyrtar\u00ebve t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, jan\u00eb konsideruar se do t\u00eb stimulonin k\u00ebrkes\u00ebn agregate n\u00eb treg.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Projektligji p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike, q\u00eb m\u00eb 22 korrik u miratua n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, kap vler\u00ebn 385 milion\u00eb euro. Ky projektligj synon q\u00eb p\u00ebrmes politikave fiskale dhe monetare, t\u00eb ndihmoj\u00eb bizneset pas humbjeve t\u00eb shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shumica e bizneseve n\u00eb Kosov\u00eb, gati n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt, kan\u00eb raportuar vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb humbjeve financiare dhe zvog\u00eblim t\u00eb kapaciteteve prodhuese, nga masat e marra nga qeveria m\u00eb 13 mars p\u00ebr parandalimin e pandemis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kosova deri m\u00eb tani ka zbatuar Pakon Emergjente Fiskale, n\u00eb vler\u00eb rreth 180 milion\u00eb euro. Kjo pako, e cila kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb zbuste problemet ekonomike dhe sociale, u miratua n\u00eb muajin mars, pas konfirmimit t\u00eb rasteve t\u00eb para me koronavirus, nga qeveria e udh\u00ebhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti. Disa nga masat e saj jan\u00eb duke u zbatuar pas ardhjes s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb udh\u00ebhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span> Ky artikull \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.monitor.al\/kosova-gjashte-muaj-me-covid-mbi-1-miliard-euro-humbje\/\">Monitor.al<\/a><\/span><\/span><\/strong><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs dhe Oda Ekonomike Amerikane kan\u00eb vler\u00ebsuar se gjendja ekonomike n\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar shum\u00eb. K\u00ebto dy Oda kan\u00eb vler\u00ebsuar se mosmiratimi i projektligjit p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen ekonomike \u00ebsht\u00eb goditje p\u00ebr shtetin. Nga fillimi i pandemis\u00eb e deri m\u00eb tani, humbjet n\u00eb ekonomi jan\u00eb mbi 1 miliard euro. Nga Prishtina, Fatos Shala Nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":403535,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-403534","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=403534"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/403534\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/403535"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=403534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=403534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=403534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}