{"id":402516,"date":"2020-09-29T09:53:07","date_gmt":"2020-09-29T07:53:07","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=402516"},"modified":"2020-09-29T09:53:07","modified_gmt":"2020-09-29T07:53:07","slug":"fmn-ekonomia-shqiptare-pritet-te-tkurret-kete-vit-termeti-dhe-pandemia-me-pasoja-te-medha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/09\/29\/fmn-ekonomia-shqiptare-pritet-te-tkurret-kete-vit-termeti-dhe-pandemia-me-pasoja-te-medha\/","title":{"rendered":"FMN: Ekonomia shqiptare pritet t\u00eb tkurret k\u00ebt\u00eb vit, t\u00ebrmeti dhe pandemia me pasoja t\u00eb m\u00ebdha","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/FMN.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-368899\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/FMN.jpeg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"692\" \/><\/a><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Fondi Monetar Nd\u00ebrkombetar (FMN) n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fundit pas p\u00ebrfundimit t\u00eb misionit virtual n\u00eb Shqip\u00ebri ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se ekonomia pritet t\u00eb tkurret me 7.5% ket\u00eb vit, nga -5% q\u00eb ishte pritshm\u00ebria n\u00eb prill, kur sa kishte nisur pandemia.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fondi ka b\u00ebr\u00eb thirrje per rritjen e t\u00eb ardhurave dhe nj\u00eb sistem m\u00eb transparent fiskal si dhe n\u00eb ruajtjen e stabilitetit financiar, pasi pritet rritje e kredive me probleme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fondi ka ritheksuar q\u00ebndrimin e tij kund\u00ebr amnistis\u00eb fiskale, si dhe ka k\u00ebrkuar kujdes n\u00eb menaxhimin e projekteve t\u00eb partneritetit publik privat ( PPP). Fondi shtoi se korporata e investimeve do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb risk i shtuar fiskal<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Deklarata p\u00ebrmbyll\u00ebse p\u00ebrshkruan konstatimet paraprake t\u00eb ekipit t\u00eb FMN-s\u00eb n\u00eb mbyllje t\u00eb nj\u00eb vizite virtuale nga nj\u00eb ekip zyrtar (ose \u201cmisioni\u201d). Misionet kryhen si pjes\u00eb e konsultimeve t\u00eb rregullta (zakonisht vjetore) n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Nenit IV t\u00eb Statutit t\u00eb FMN-s\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur burimet e FMN-s\u00eb (hua nga FMN), si pjes\u00eb e diskutimeve t\u00eb programeve t\u00eb monitoruara nga ekipi ose si pjes\u00eb e monitorimeve t\u00eb tjera q\u00eb u b\u00ebn ekipi zhvillimeve ekonomike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas njoftimit zyrtar, Nj\u00eb mision i Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (FMN), n\u00ebn drejtimin e zonj\u00ebs Yan Sun, zhvilloi nj\u00eb vizit\u00eb virtuale gjat\u00eb periudh\u00ebs 17-28 shtator 2020, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar diskutimet e Monitorimit t\u00eb par\u00eb Pas Programit (MPP).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Procesi i MPP-s\u00eb \u00ebsht\u00eb instrument mbik\u00ebqyrjeje i rregullt n\u00eb ato vende q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb nivel kredie t\u00eb pashlyer t\u00eb FMN-s\u00eb, n\u00eb mbi 200 p\u00ebr qind t\u00eb kuot\u00ebs. Misionet e MPP-s\u00eb kan\u00eb fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb te pikat e dob\u00ebta dhe risqet p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb ripaguese ndaj FMN- s\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vizit\u00ebs, misioni doli me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb:<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Pikat kryesore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00ebrmeti i muajit n\u00ebntor 2019 dhe pandemia e COVID-19 kan\u00eb pasur pasoja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr jet\u00ebn e njer\u00ebzve dhe ekonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Fal\u00eb menaxhimit t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb politikave dhe kushteve financiare leht\u00ebsuese n\u00eb bot\u00eb, stabiliteti makroekonomik dhe financiar i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb ruajtur. Kapaciteti i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019i kthyer huan\u00eb Fondit \u00ebsht\u00eb gjer\u00ebsisht i p\u00ebrshtatsh\u00ebm, por risqet jan\u00eb rritur p\u00ebr shkak t\u00eb krizave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Krahas nj\u00eb pandemie bot\u00ebrore m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, risqet kryesore vijn\u00eb nga defi\u04abitet dhe borxhi i rritur publik, dob\u00ebsit\u00eb n\u00eb financat publike dhe nga nj\u00eb nivel relativisht i lart\u00eb i kredive me probleme. Menaxhimi i k\u00ebtyre risqeve mes pasigurive t\u00eb m\u00ebdha do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme p\u00ebr ekonomin\u00eb, duke rikrijuar gradualisht hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr manovrim t\u00eb politikave nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbja t\u00eb hedh\u00eb rr\u00ebnj\u00eb, si edhe mbik\u00ebqyrje m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb sektorit financiar.<\/span><\/p>\n<ul>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Mb\u00ebshtetja p\u00ebr njer\u00ebzit dhe p\u00ebr bizneset e c\u00ebnuara nga k\u00ebto kriza \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrligjur, por duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkohshme, me p\u00ebrfitues t\u00eb identifikuar, si dhe t\u00eb jet\u00eb objekt i transparenc\u00ebs dhe i llogaridh\u00ebnies. Duhen krijuar hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshteturaktivitetet thelb\u00ebsore dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur grupet m\u00eb t\u00eb c\u00ebnuara, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe kufizimin e shpenzimeve jo prioritare dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e efikasitetit t\u00eb shpenzimeve.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Kur pasojat e krizave t\u00eb zbuten, q\u00eb t\u00eb rikrijohen hap\u00ebsira manovrimi p\u00ebr politik\u00ebn buxhetore, do t\u00eb ket\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi kritike rifillimi i nj\u00eb konsolidimi modest fiskal duke filluar nga viti 2021, q\u00eb duhet te forcohet m\u00eb tej, mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb strategji t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb afatmesme p\u00ebr t\u00eb ardhurat.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Autoritetet duhet t\u2019i dyfishojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar t\u00eb ardhurat tatimore n\u00ebp\u00ebrmjet ngritjes s\u00eb nj\u00eb sistemi m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, m\u00eb efikas dhe m\u00eb transparent tatimor i cili nxit rritjen ekonomike. Rritja e t\u00eb ardhurave fiskale ka r\u00ebnd\u00ebsi kritike p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nevojat m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr shpenzime t\u00eb njer\u00ebzve dhe t\u00eb ekonomis\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb kufizohen dhe menaxhohen risqet e rritura fiskale dhe t\u00eb fuqizohet menaxhimi i burimeve publike, sidomos i investimeve publike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrftohet m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb prej parave t\u00eb shpenzuara.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebrkohet pun\u00eb shum\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur stabilitetin financiar duke mb\u00ebshtetur nd\u00ebrkoh\u00eb huamarr\u00ebsit e goditur nga krizat.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur masa rezerv\u00eb n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb pandemie m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/span><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Financat publike\u2014baraspeshim mes mb\u00ebshtetjes p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe adresimit t\u00eb hendeqeve n\u00eb zhvillim, me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rikrijuar hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr manovrim me politika buxhetore dhe p\u00ebr t\u00eb ulur borxhin<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rritja e konsiderueshme e defi\u04abitit fiskal n\u00eb vitin 2020 p\u00ebr t\u00eb zbutur ndikimin e krizave \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrligjur. P\u00ebr shkak t\u00eb var\u00ebsis\u00eb ndaj turizmit dhe ndaj d\u00ebrgesave t\u00eb emigrant\u00ebve, ekonomia parashikohet t\u00eb tkurret me rreth 7,5% n\u00eb vitin 2020. Defi\u04abiti fiskal parashikohet t\u00eb rritet n\u00eb rreth 7 p\u00ebrqind t\u00eb PBB-s\u00eb dhe borxhi publik pak mbi 80 p\u00ebrqind t\u00eb PBB-s\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mb\u00ebshtetja financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb t\u00eb FMN-s\u00eb, si dhe emetimi i Eurobondit n\u00eb qershor do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb mbulimin e nevojave p\u00ebr financim. Parashikojm\u00eb q\u00eb ekonomia do t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbet duke filluar nga gjasht\u00ebmujori i dyt\u00eb i vitit 2020 dhe do t\u00eb fuqizohet gradualisht gjat\u00eb vitit 2021, me zbutjen e efektit t\u00eb goditjeve dhe me vijimin e rind\u00ebrtimit pas t\u00ebrmetit. Inflacioni parashikohet t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb i ul\u00ebt dhe ne e p\u00ebrkrahim q\u00ebndrimin e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb politik\u00eb leht\u00ebsuese monetare dhe regjim t\u00eb lir\u00eb t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mb\u00ebshtetja p\u00ebr ekonomin\u00eb duhet t\u00eb vijoj\u00eb n\u00eb vitin 2021, por me rim\u00ebk\u00ebmbjen e rritjes ekonomike, buxheti duhet t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb arrij\u00eb edhe nj\u00eb r\u00ebnie modeste t\u00eb nivelit t\u00eb borxhit. Progres i m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e rikrijimit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr manovrim me politik\u00ebn buxhetore n\u00ebp\u00ebrmjet uljes s\u00eb defi\u04abitit fiskal duhet t\u00eb trup\u00ebzohet n\u00eb nj\u00eb program buxhetor afatmes\u00ebm t\u00eb besuesh\u00ebm. Gjat\u00eb vitit 2021, autoritetet duhet t\u00eb kufizojn\u00eb shpenzimet jo prioritare, p\u00ebr t\u00eb krijuar hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr shpenzime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor lidhur me pandemin\u00eb dhe p\u00ebr mbrojtjen sociale t\u00eb grupeve m\u00eb t\u00eb c\u00ebnuara, si dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb nivel likuiditeti t\u00eb konsideruesh\u00ebm si rezerv\u00eb, pasi risqet ndaj aktivitetit anojn\u00eb kryesisht nga ana r\u00ebn\u00ebse. Vijimi i rind\u00ebrtimit pas t\u00ebrmetit duhet t\u00eb bazohet n\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr solid institucional me transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie. E mir\u00ebpresim ndryshimin e b\u00ebr\u00eb koh\u00ebt e fundit n\u00eb rregullin fiskal p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb bilanc primar t\u00eb pakt\u00ebn zero duke filluar nga vitit 2023 dhe v\u00ebrejm\u00eb se ky kusht duhet par\u00eb si dysheme dhe jo si objektiv.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mb\u00ebshtetja buxhetore duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkohshme, me p\u00ebrfitues t\u00eb identifikuar, dhe subjekt i transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies dhe me masa adekuate kontrolli t\u00eb menaxhimit t\u00eb financave publike (MFP). Anashkalimi i nevojsh\u00ebm i procedurave t\u00eb MFP-s\u00eb gjat\u00eb situat\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, duhet v\u00ebn\u00eb sa m\u00eb shpejt brenda rregullave dhe fondet e rind\u00ebrtimit t\u00eb t\u00ebrmetit duhet t\u2019u n\u00ebnshtrohen masave adekuate kontrolluese t\u00eb MFP-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb planifikimin n\u00ebp\u00ebrmjet procesit buxhetor. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sigurohen procedurat e duhura t\u00eb prokurimit, monitorim adekuat dhe raportim n\u00eb koh\u00ebn e duhur, mbik\u00ebqyrje adekuate dhe auditime t\u00eb pavarura t\u00eb m\u00ebpasshme. P\u00ebrpjekjet e vazhdueshme p\u00ebr fuqizimin e kuadrit ligjor t\u00eb parandalimit t\u00eb pastrimit t\u00eb parave dhe lufta kund\u00ebr financimit t\u00eb terrorizmit duhet t\u00eb vijojn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ritheksojm\u00eb k\u00ebshill\u00ebn ton\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb amnistie fiskale t\u00eb mundshme, duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb shqet\u00ebsimet lidhur me ndikimin q\u00eb ajo ka mbi zbatueshm\u00ebrin\u00eb e detyrimeve tatimore si edhe me risqet e lidhura me pastrimin e parave dhe me qeverisjen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Theksojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfundimit, miratimit dhe fillimit t\u00eb zbatimit t\u00eb nj\u00eb strategjie solide afatmesme p\u00ebr t\u00eb ardhurat n\u00eb vitin 2021, pas konsultimeve t\u00eb nevojshme publike. Nj\u00eb nivel i lart\u00eb t\u00eb ardhurash tatimore \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e investimeve shum\u00eb t\u00eb nevojshme n\u00eb kapitalin fizik dhe at\u00eb njer\u00ebzor, duke ulur nd\u00ebrkoh\u00eb defi\u04abitet fiskale dhe raportin e lart\u00eb t\u00eb borxhit publik. Sistemi tatimor i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta ad hoc e kan\u00eb c\u00ebnuar stabilitetin dhe transparenc\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb sistem tatimor m\u00eb i drejt\u00eb, m\u00eb i thjesht\u00eb, m\u00eb efikas dhe m\u00eb transparent mund ta fuqizoj\u00eb mobilizimin e t\u00eb ardhurave buxhetore, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar nd\u00ebrkoh\u00eb klim\u00ebn e investimeve dhe duke ulur informalitetin. P\u00ebrgatitja n\u00eb proces e nj\u00eb strategjie afatmesme p\u00ebr t\u00eb ardhurat ofron nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mir\u00ebpritur p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar dhe riprojektuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gjithanshme sistemin tatimor dhe duhet t\u00eb vijoj\u00eb pa vonesa t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ka nj\u00eb nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr t\u00eb fuqizuar menaxhimin e investimeve publike dhe cil\u00ebsin\u00eb e shpenzimeve. Projektet duhen p\u00ebrzgjedhur nga nj\u00eb list\u00eb projektesh e gatshme e cila ka kaluar n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb proces rigoroz p\u00ebrgatitjeje, vler\u00ebsimi dhe prioritizimi q\u00eb duhet t\u00eb kontribuojn\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ritheksojm\u00eb thirrjen q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb unifikuar p\u00ebr p\u00ebrgatitjen, prioritizimin dhe vler\u00ebsimin e t\u00eb gjitha projekteve t\u00eb investimeve publike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe partneritetet publike-private (PPP). P\u00ebrdorimi i PPP-ve me propozim t\u00eb pak\u00ebrkuar duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb parandalohet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Risqet fiskale po rriten dhe duhen monitoruar dhe menaxhuar me kujdes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nevojiten p\u00ebrpjekje t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar dhe menaxhuar me rigorozitet jo vet\u00ebm ndikimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb buxhet, por edhe detyrimet e kusht\u00ebzuara q\u00eb lindin nga PPP-t\u00eb. Ligji p\u00ebr PPP-t\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb ka fuqizuar rolin e filtrit q\u00eb luan Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb (MFE), e cila duhet t\u00eb rris\u00eb kapacitetet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. MFE duhet t\u00eb monitoroj\u00eb nga af\u00ebr si dhe t\u00eb raportoj\u00eb dhe buxhetoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente p\u00ebr dy skemat e fundit t\u00eb dor\u00ebzanis\u00eb shtet\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duhet t\u00eb vijoj\u00eb puna p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e ecuris\u00eb s\u00eb sektorit shtet\u00ebror t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb tjera shtet\u00ebrore (NSH-ve). Mbetemi t\u00eb shqet\u00ebsuar q\u00eb Korporata Shqiptare e Investimeve (KSHI) do t\u00eb sjell\u00eb risqe t\u00eb reja fiskale kur t\u00eb filloj\u00eb nga puna.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Autoritetet duhet t\u00eb shmangin krijimin e detyrimeve t\u00eb reja t\u00eb prapambetura t\u00eb shpenzimeve buxhetore dhe n\u00eb rimbursimin e TVSH-s\u00eb dhe t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb planit p\u00ebr shlyerjen e stokut ekzistues. K\u00ebto detyrime t\u00eb prapambetura, jo vet\u00ebm q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb klim\u00ebn e biznesit dhe besimin tek qeveria, por d\u00ebmtojn\u00eb edhe flukset monetare t\u00eb bizneseve n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur tashm\u00eb jan\u00eb n\u00ebn trysni p\u00ebr shkak t\u00eb krizave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne e mir\u00ebpresim progresin e b\u00ebr\u00eb deri tani p\u00ebr shlyerjen e stokut t\u00eb detyrimeve t\u00eb prapambetura t\u00eb TVSH-s\u00eb. Nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare e detyrimeve t\u00eb prapambetura t\u00eb TVSH-s\u00eb k\u00ebrkon parashikime realiste t\u00eb t\u00eb ardhurave, shk\u00ebputjen e rimbursimit t\u00eb TVSH-s\u00eb nga ark\u00ebtimi dhe fuqizimin e masave kontrolluese buxhetore. Po t\u00eb kemi parasysh nivelin e rritur t\u00eb borxhit dhe nevojat e larta bruto p\u00ebr financim, duhen rritur p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar menaxhimin e likuiditetit dhe t\u00eb borxhit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Sektori financiar \u2013 t\u00eb ruhet stabiliteti financiar duke mb\u00ebshtetur nd\u00ebrkoh\u00eb huamarr\u00ebsit e goditur nga krizat<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sistemi bankar ka vijuar t\u00eb jet\u00eb deri tani i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe likuid, por ka xhepa cenueshm\u00ebrie dhe aft\u00ebsia e tij rezistuese do t\u00eb vihet n\u00eb prov\u00eb nga krizat. N\u00eb ve\u00e7anti, niveli relativisht i lart\u00eb i kredive me probleme ka mund\u00ebsi t\u00eb rritet p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit q\u00eb ka pandemia tek huamarr\u00ebsit. Po t\u00eb kemi parasysh se goditjet jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb forta dhe ndikimi i tyre i plot\u00eb mund t\u00eb duket n\u00eb bilancet e bankave vet\u00ebm pas disa koh\u00ebsh, rritja e pikave t\u00eb c\u00ebnueshme n\u00eb banka mund t\u00eb mos diktohet n\u00eb koh\u00ebn e duhur n\u00ebse nuk mbahen n\u00ebn monitorim dhe menaxhohen me kujdes nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb prioritet afatshkurt\u00ebr p\u00ebr Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb monitorimi nga af\u00ebr dhe orientimi i ristrukturimit t\u00eb portofoleve t\u00eb kredive t\u00eb bankave. Mb\u00ebshtetim ristrukturimin e kujdessh\u00ebm t\u00eb kredive nga bankat, aty ku \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur huamarr\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb goditje. \u00cbsht\u00eb e nevojshme t\u00eb sigurohet kujdesi dhe nj\u00ebtrajtshm\u00ebria e praktikave t\u00eb ristrukturimit q\u00eb ndjekin bankat. Vendimi i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019i leht\u00ebsuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht rregullat p\u00ebr klasifikimin dhe provigjionimin e kredive mund t\u00eb vonoj\u00eb koh\u00ebn kur ndikimi i goditjeve n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e aktiveve dhe pozicionin e kapitalit mund t\u00eb vler\u00ebsohet me sakt\u00ebsi. Ne theksojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ruajtes s\u00eb rregullave p\u00ebr klasifikimin dhe provigjionimin e kredive n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb humbjet e mundshme t\u00eb bankave t\u00eb vler\u00ebsohen sa m\u00eb sakt\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mb\u00ebshtesim vendimin p\u00ebr t\u00eb pezulluar shp\u00ebrndarjen e dividend\u00ebve deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020 dhe rekomandojm\u00eb t\u00eb mbahet n\u00eb zbatim deri sa t\u00eb dihet ndikimi i plot\u00eb i pandemis\u00eb dhe t\u00eb vler\u00ebsohet pozicioni i kapitalit t\u00eb bankave, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregulloreve vendase por edhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb raportimit financiar (SNRF-9), p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar k\u00ebshtu amortizimin e humbjeve t\u00eb ardhura nga krizat. Bazuar n\u00eb mbikqyrjen sipas riskut, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb monitoroj\u00eb nga af\u00ebr pozicionin e kapitalit t\u00eb bankave t\u00eb c\u00ebnueshme. Aty ku ka mungesa, nj\u00eb plan i besuesh\u00ebm p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e kapitalit duhet t\u00eb miratohet, nd\u00ebrsa p\u00ebrkoh\u00ebsisht kapitali mund t\u00eb lejohet t\u00eb bjer\u00eb n\u00ebn kufijt\u00eb rregullator\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Autoritetet duhet t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb mundshme t\u00eb kredive me probleme dhe t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb kuadrin e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Duhen rritur p\u00ebrpjekjet: i) p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksionim dhe zbatuar me shpejt\u00ebsi dhe besueshm\u00ebri kuadrin e paaft\u00ebsis\u00eb paguese dhe t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme; ii) p\u00ebr t\u00eb zbatuar kuadrin rregullator p\u00ebr ristrukturimin jasht\u00ebgjyq\u00ebsor t\u00eb kredive; dhe iii) p\u00ebr t\u00eb pasur progres n\u00eb reform\u00ebn e p\u00ebrmbarimit. Me r\u00ebnd\u00ebsi do t\u00eb ishin edhe p\u00ebrmir\u00ebsimet e procesit gjyq\u00ebsor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nevojitet vijimi i pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb harmonizuar kuadrin rregullator t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Procesi i zbatimit duhet t\u00eb vijoj\u00eb, pavar\u00ebsisht se bankave mund t\u2019i jepet nj\u00eb periudh\u00eb mjaftuesh\u00ebm e gjat\u00eb e zbatimit me faza p\u00ebr t\u00eb shmangur prociklizimin dhe pengesat e pun\u00ebs gjat\u00eb pandemis\u00eb. Rekomandojm\u00eb ndjekjen nga af\u00ebr t\u00eb risqeve q\u00eb vijn\u00eb nga huadh\u00ebnia mes pal\u00ebve t\u00eb lidhura, huadh\u00ebnia nd\u00ebrkufitare dhe ekspozimet e m\u00ebdha.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Risku i nj\u00eb pandemie m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u2013gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur stabilitetin<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo pasiguri e paprecedent\u00eb e pandemis\u00eb n\u00ebnvizon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka planifikimi irezervave. N\u00eb rastin e nj\u00eb pandemie m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, autoritetet do t\u00eb duhet t\u00eb marrin masa t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb siguruar ofrimin adekuat t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur grupet m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, duke identifikuar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr rishp\u00ebrndarje t\u00eb buxhetit dhe financime shtes\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur likuid tregun e brendsh\u00ebm financiar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Autoritetet duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebto masa si edhe masa t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nevojshme, duke ruajtur nd\u00ebrkoh\u00eb stabilitetin makroekonomik dhe financiar, p\u00ebrfundon deklarata e FMN-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span> Ky artikull \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.monitor.al\/fmn-ekonomia-shqiptare-pritet-te-tkurret-ne-7-5-kete-vit-plan-rezerve-nese-pandemia-perkeqesohet\/\">Monitor.al<\/a><\/span><\/span><\/strong><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Fondi Monetar Nd\u00ebrkombetar (FMN) n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fundit pas p\u00ebrfundimit t\u00eb misionit virtual n\u00eb Shqip\u00ebri ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se ekonomia pritet t\u00eb tkurret me 7.5% ket\u00eb vit, nga -5% q\u00eb ishte pritshm\u00ebria n\u00eb prill, kur sa kishte nisur pandemia. Fondi ka b\u00ebr\u00eb thirrje per rritjen e t\u00eb ardhurave dhe nj\u00eb sistem m\u00eb transparent [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-402516","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402516","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=402516"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402516\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=402516"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=402516"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=402516"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}