{"id":400339,"date":"2020-09-17T16:53:08","date_gmt":"2020-09-17T14:53:08","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=400339"},"modified":"2020-09-17T16:53:08","modified_gmt":"2020-09-17T14:53:08","slug":"prapaskenat-e-darkes-mitsotakis-rama-ne-athine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/09\/17\/prapaskenat-e-darkes-mitsotakis-rama-ne-athine\/","title":{"rendered":"Prapaskenat e dark\u00ebs Mitsotakis-Rama n\u00eb Athin\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-400340\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/alket-veliu-300x175.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"175\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/alket-veliu-300x175.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/alket-veliu.jpg 709w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/>Nga Alket Veliu<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb takimin e organizuar nga \u201cTHE ECONOMIST\u201d n\u00eb Athin\u00eb , kryeministri Rama pohoi se \u201chendeqet e s\u00eb shkuar\u00ebs midis Shqip\u00ebris\u00eb e Greqis\u00eb duhet t\u00eb mbyllen\u201d! Sipas kryeministrit shqiptar, mosmarr\u00ebveshjet zgjidhen me dialog, dhe p\u00ebr ta ilustruar k\u00ebt\u00eb, iu referua arritjes s\u00eb \u201cMarr\u00ebveshjes mes Greqis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut\u201d. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po i nderuar Kryeminist\u00ebr, por mos harroni q\u00eb Maqedonia humbi emrin n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cmarr\u00ebveshje\u201d. Mos po k\u00ebrkoni t\u00eb zhdukni emrin \u201c\u00c7am\u00ebri\u201d per t\u2019u \u201cpaqtuar\u201d me Greqin\u00eb? Pas ish-kryeministrit Cipras, me siguri edhe Mitsotakis jua ka k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndryshe nuk ka si shpjegohet ajo \u201cdashuri\u201d\u00a0 dhe orgazm\u00eb diplomatike, me ose pa mask\u00eb, nat\u00ebn e s\u00eb mart\u00ebs. Jo m\u00eb kot dit\u00ebt e fundit eurodeputeti grek i \u201cDemokracis\u00eb s\u00eb Re\u201d, Manolis Kefalogiannis, ka ngritur n\u00eb Komisionin Europian \u00e7\u00ebshtjen e ndryshimit t\u00eb teksteve n\u00eb librat e gjeografis\u00eb dhe t\u00eb historis\u00eb shqiptare, me q\u00ebllim q\u00eb as n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb mos figuroj\u00eb asgj\u00eb lidhur me \u00c7am\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe qeveria juaj, zoti kryeminist\u00ebr, nuk ka th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ju, zoti Kryeminist\u00ebr, duhet t\u00eb k\u00ebrkonit nga Greqia t\u00eb ndryshoj\u00eb tekstet e librave t\u00eb gjeografis\u00eb dhe t\u00eb historis\u00eb lidhur me \u00c7\u00ebshtjen \u00c7ame. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sillet me dinjitet si nj\u00eb vend evropian Greqia k\u00ebrkon t\u00eb zhduk\u00eb edhe emrin\u00a0 \u00c7am\u00ebri nga tekstet e hartat shkollore. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>O tempora, o mores!<\/strong> <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryeministri Edi Rama nga Athina i \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00ebrish \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb detit dhe t\u00eb zgjerimit t\u00eb Greqis\u00eb me 12 milje n\u00eb detin Jon. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas Ram\u00ebs kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e Greqis\u00eb pasi ia mund\u00ebson konventa p\u00ebr detin. <em>\u201cGreqia \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e saj p\u00ebr zgjerimin, marr\u00ebveshja me Shqip\u00ebrin\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet me nj\u00eb pal\u00eb t\u00eb tret\u00eb. Do t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb objektive dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret nga patriot\u00eb\u201d<\/em>, tha Rama.\u00a0O tempora, o mores! <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si mund t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht racionalja dhe irracionalje te ky njeri q\u00eb, pasi e zhyti Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb feudaliz\u00ebm oligarkik, nganj\u00ebher\u00eb i shkon mendja t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe rrot\u00ebn e historis\u00eb? <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga \u00e7far\u00eb filozofie udh\u00ebhiqet kryeministri dhe ministri yn\u00eb i jasht\u00ebm? Duket se edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb kemi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb: Duke ditur q\u00eb Greqia ka pretendime t\u00eb tepruara detare p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn ajrore dhe ende nuk ka njohur kufirin tok\u00ebsor me Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Protokollin e Venecias t\u00eb vitit 1926, e cila p\u00ebrb\u00ebn penges\u00eb p\u00ebr negocim, kryeministri yn\u00eb\u00a0 nuk heq dor\u00eb nga roli i tij si \u201cavokat\u201d i pal\u00ebs greke, duke v\u00ebrtetuar kryek\u00ebput etiketimet e pak dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb t\u00eb kreut t\u00eb PDIU-s\u00eb, Shp\u00ebtim Idrizi. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me siguri Zoti Idrizi dhe disa konstuticionalist\u00eb e studiues t\u00eb njohur jan\u00eb \u201cpatriot\u00ebt\u201d\u00a0 t\u00eb cil\u00ebt \u201cp\u00ebrgojoni\u201d ju, p\u00ebr turpin tuaj, zoti Rama.\u00a0 Dhe mir\u00eb b\u00ebni, se po ju del kallaji. Zoti Idrizi ka th\u00ebn\u00eb se kufijt\u00eb tok\u00ebsor\u00eb dhe detar\u00eb jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuar dhe se Shqip\u00ebria nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb falur. Ai ju ka akuzuar p\u00ebr mostransparenc\u00eb dhe ka th\u00ebn\u00eb se kryeministri shqiptar \u00ebsht\u00eb avokati m\u00eb i mir\u00eb i pal\u00ebs greke. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Komentin le ta b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt. Sa p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e detit, ekspert\u00ebt e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb qart\u00eb se n\u00eb Protokollet e Firences mund t\u00eb gjejm\u00eb hapat e para t\u00eb njohjes dhe ndarjes t\u00eb kufirit detar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me vendet fqinje n\u00eb veri me ish-Jugosllavin\u00eb dhe n\u00eb jug me Greqin\u00eb dhe se e vetmja zgjidhje p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje jan\u00eb Tribunalet Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Detit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> N\u00eb negociata me pal\u00ebn greke vendimi i GJK duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si orientim p\u00ebr pal\u00ebn shqiptare jo si argument p\u00ebr t\u00eb bindur pal\u00ebn tjet\u00ebr. Gjykata Kushtetuese ka argumentuar qart\u00eb se meq\u00eb\u00a0 marr\u00ebveshja delimiton detin territorial, kemi b\u00ebjm\u00eb me territorin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb antikushtetuese t\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb kjo e fundit t\u00eb mos ushtroj\u00eb sovrantitetin e saj. <\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">\u00c7\u00ebshtja came dhe reciprociteti<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Le t\u00eb ndalemi pak te \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame. <em>\u201cPakica Greke n\u00eb Shqip\u00ebri,\u00a0 duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ur\u00eb miq\u00ebsie dhe bashk\u00ebpunimi midis dy popujve\u201d<\/em>, k\u00ebmb\u00ebnguli Mitsotakis. Por asnj\u00eb reagim nga ana e zotit Rama p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame dhe ligjin e luft\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shijonte menyn\u00eb e zgjedhur greke. Madje nga burime jozyrtare m\u00ebsohet se Rama e vuri n\u00eb dijeni kryeministrin grek, duke i dh\u00ebn\u00eb llogari se qeveria rilindase q\u00eb ai drejton ka n\u00ebnshkruar t\u00eb gjitha dokumentet p\u00ebr zgjerimin e varrezave t\u00eb ushtar\u00ebve grek\u00eb n\u00eb K\u00eblcyr\u00eb-Kosin\u00eb edhe me rreth 2.000 varre t\u00eb tjera.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Ku \u00ebsht\u00eb reciprociteti? <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pse nuk lejohet ngritja e memorialeve t\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebve \u00e7am\u00eb n\u00eb \u00c7am\u00ebri? <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I dehur nga darka panagjerike n\u00eb Athin\u00eb, Rama shkroi n\u00eb FB: <em>\u201cNj\u00eb dark\u00eb e bukur me kryeministrin e Greqis\u00eb, Kyriakos Mitsotakis, q\u00eb ofroi p\u00ebrzem\u00ebrsisht mikpritjen e tij. Marr\u00ebdh\u00ebniet e shk\u00eblqyera mes dy popujve jan\u00eb busulla jon\u00eb drejt shk\u00eblqimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy vendeve\u201d<\/em>. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk po u besoja syve. I nj\u00ebjti kryeminist\u00ebr, n\u00eb n\u00ebntor 2017, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Tv grek SKAI deklaronte me guxim : <em>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb propagand\u00eb irredentiste t\u2019iu thuash f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb zon\u00eb q\u00eb quhej \u00c7am\u00ebri dhe q\u00eb shqiptar\u00ebt jetonin atje e ku p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk mund t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb at\u00eb vend, atje ku kan\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, ku pat\u00ebn familjen e tyre\u201d<\/em>.<em> \u201cP\u00ebr \u00e7far\u00eb ata nuk lejohen t\u00eb kthehen? Nuk kemi asnj\u00eb pretendim p\u00ebr ndryshim kufijsh. Ne thjesht besojm\u00eb se ka ardhur koha t\u2019i tejkalojm\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto pengesa t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs e t\u00eb shohim nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb sy e t\u00eb themi a \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ata 80 vje\u00e7ar\u00eb gra e burra t\u00eb mos mund t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb vendin e tyre s\u00ebrish. A \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb personat q\u00eb jan\u00eb nga ky rajon t\u00eb mos mund t\u00eb kalojn\u00eb kufirin e nj\u00eb vendi si Greqia? A \u00ebsht\u00eb e mundur? \u00c7far\u00eb ka k\u00ebtu p\u00ebr irridentiz\u00ebm?! Duke mbetur peng i k\u00ebtyre temave e duke ndenjur peng i s\u00eb shkuar\u00ebs i japim ushqim vet\u00ebm nacionalist\u00ebve. P\u00ebrse t\u00eb mos themi po, ka nj\u00eb problem me k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosur nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Sht\u00ebpit\u00eb e tyre jan\u00eb n\u00eb Greqi dhe mund t\u00eb kthehen n\u00ebse duan, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pretendojn\u00eb pronat e tyre n\u00ebse duan. Cili \u00ebsht\u00eb problemi k\u00ebtu?!\u201d<\/em> <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">A e din\u00eb grek\u00ebt se jemi n\u00eb gjendje lufte? Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ka nj\u00eb dekret mbret\u00ebror i cili \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb fuqi. Miqve t\u00eb mi ua them k\u00ebt\u00eb, ia kam th\u00ebn\u00eb Papandreut, Ciprasit, Samarasit. P\u00ebrse nuk e heqim k\u00ebt\u00eb Ligj t\u00eb Luft\u00ebs dhe i themi pastaj njer\u00ebzve se jemi n\u00eb rregull. Por, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se ky Ligj i Luft\u00ebs pengon shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb trojet e tyre\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk ka dyshim se \u00e7\u00ebshtja e shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet themelore q\u00eb Shqip\u00ebria ka me Greqin\u00eb, pjesa m\u00eb sensitive e k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve. &#8220;Problemi \u00e7am&#8221; shihet si nj\u00eb rast flagrant i shkeljes masive t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb k\u00ebsaj popullsie t\u00eb shp\u00ebrngulur me dhun\u00eb nga ana e qeveris\u00eb kuislinge greke. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po ashtu \u00e7do qeverie shqiptare i takon t\u00eb ushtroj\u00eb\u00a0 nj\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar Ligjin e Luft\u00ebs, si nj\u00eb hap i par\u00eb drejt zgjidhjes s\u00eb problemit \u00e7am dhe zhbllokimin e pronave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi. <\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">\u00c7\u00ebshtja \u00e7ame nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb n\u00eb loj\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Ne kishim nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kryeminist\u00ebr dhe nj\u00eb qeveri q\u00eb e b\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb &#8211; shoq\u00ebri dhe kombin-komb. K\u00ebt\u00eb besuam ne si PDIU kur e mb\u00ebshtet\u00ebm me 76 mij\u00eb votat tona k\u00ebt\u00eb njeri, por ai ishte nj\u00eb rast\u00ebsi aksidentale. Ai e p\u00ebrdori \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame kur i duheshin votat tona. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe pasi goditi dhe PDIU-n\u00eb, e zhduku \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame nga programi, e\u00a0 shkelmoi\u00a0 me arroganc\u00eb e paturp\u00ebsi. K\u00ebt\u00eb nuk duhet ta harroj\u00eb \u00e7do shqiptar i \u00c7am\u00ebris\u00eb q\u00eb voton n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Kryeministri, dora vet\u00eb, u b\u00eb e keqja m\u00eb e madhe e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare. U b\u00eb falsifikator i historis\u00eb. Rama nuk na zhg\u00ebnjeu vet\u00ebm ne, por t\u00eb gjith\u00eb. Ai nuk nd\u00ebrtoi nj\u00eb qeverisje p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por nj\u00eb hybrid parazitar, nj\u00eb \u201cshoq\u00ebri rilindase\u201d t\u00eb tipit oligarkik, me nj\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn mask\u00eb \u2013 shtet. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai i vuri viz\u00ebn lirive qytetare, liris\u00eb shoq\u00ebrore e individuale, p\u00ebrdhosi emancipimin shpirt\u00ebror e moral, etik e psikologjik t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb. U shtir si garanti i \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, si lideri shpirt\u00ebror i gjith shqiptar\u00ebve, duke nd\u00ebrhyr\u00eb kudo n\u00eb politik\u00ebn e tyre, madje u shtir si \u201clider global\u201d, por nuk u \u00e7lirua dot nga tutela e influencave sllavo-greke, duke na bindur se ndjenja komb\u00ebtare nuk buron nga nj\u00eb determinim\u00a0 spontan dhe aventuroz, por nga respekti dhe p\u00ebrulja ndaj identitetit. Identiteti real i nj\u00eb kombi \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia e tij intelektuale e t\u00eb menduarit, n\u00eb njohjen e\u00a0 vet\u00ebvetes. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe sa m\u00eb lart t\u00eb jet\u00eb kjo shkall\u00eb \u201cintelektuale\u201d, aq i spikatur \u00ebsht\u00eb dhe vet\u00eb kombi. Si politikan i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe profan, me instikte t\u00eb mbrapshta, n\u00eb ortak\u00ebzim me grek\u00ebt apo serb\u00ebt, zoti Rama kujton tashm\u00eb se ka arritur ta likujdoj\u00eb dhe t\u00eb fshij\u00eb nga axhenda komb\u00ebtare\u00a0 \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame, duke e z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar at\u00eb me nj\u00eb solidaritet interesash t\u00eb \u00e7astit,\u00a0 me nj\u00eb konformiz\u00ebm servil, ndoshta t\u00eb panjohur m\u00eb par\u00eb, duke d\u00ebmtuar autoritetin moral t\u00eb shtetit shqiptar, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb Greqie q\u00eb vuan nga komplekse patologjike t\u00eb mbledhura p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj false. Por gaboheheni r\u00ebnd\u00eb, zoti kryeminist\u00ebr! <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ekzistenca\u00a0 e \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb n\u00eb loj\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare. Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t&#8217;i k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb drejtat tona deri n\u00eb realizimin e tyre. Ne shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb besojm\u00eb tek demokracia, besojm\u00eb tek institucionet e saj, prandaj e quajm\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ton\u00eb si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut. Ka edhe organizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ka dhe gjykata. Shum\u00eb shpejt k\u00ebto gjykata duhet t\u00eb gjykojn\u00eb edhe kryeminist\u00ebr t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm si ju. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Kryeministri ka konsumuar nj\u00eb krim komb\u00ebtar.<\/strong> <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ju keni shkelur ligjin e Parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb njeh 27 qershorin si dit\u00ebn e gjenocidit ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, keni shkelur\u00a0 Rezolut\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb, q\u00eb\u00a0 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument i detyruesh\u00ebm p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare p\u00ebr nevojat e zgjidhjes n\u00ebp\u00ebrmjet bisedimeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeverit\u00eb shqiptare jan\u00eb t\u00eb detyruara\u00a0 ta b\u00ebjn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb t\u00eb ngrihet n\u00eb mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si &#8220;nj\u00eb penges\u00eb e proceseve t\u00eb integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por q\u00eb nuk vjen nga Shqip\u00ebria, por q\u00eb vjen nga Greqia. Ju keni konsumuar nj\u00eb krim komb\u00ebtar, pasi keni shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb ku shkruhet se: <em>\u201cRepublika e Shqip\u00ebris\u00eb zbaton t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u00eb\u201d<\/em>. Neni 8: 1. Republika e Shqip\u00ebris\u00eb mbron t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb popullit shqiptar q\u00eb jeton jasht\u00eb kufijve t\u00eb saj. 2. Republika e Shqip\u00ebris\u00eb mbron t\u00eb drejtat e shtetasve shqiptar\u00eb me banim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm ose t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm jasht\u00eb kufijve t\u00eb vet\u201d. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shqip\u00ebria dhe Greqia jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb zbatojn\u00eb ligjin dhe parimet kryesore n\u00eb fush\u00ebn e pron\u00ebs dhe t\u00eb drejt\u00ebn e l\u00ebvizjes, q\u00eb burojn\u00eb nga Konventa Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. Ju, zoti Rama, duhet t\u00eb respektoni Kart\u00ebn e OKB-s\u00eb, Aktin Final t\u00eb Helsinkit dhe Protokollin e Firences, p\u00ebr paprekshm\u00ebrin\u00eb e kufijve dhe t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb p\u00ebrputhje me Konvent\u00ebn p\u00ebr Parandalimin dhe D\u00ebnimin e Krimit t\u00eb Gjenocidit dhe me Statutin e Rom\u00ebs, vrasja, dhuna seksuale dhe d\u00ebbimi masiv i shqiptar\u00ebve n\u00eb \u00c7am\u00ebri kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb shkat\u00ebrronte shqiptar\u00ebt si t\u00eb till\u00eb q\u00eb jetonin n\u00eb trojet e tyre dhe ky \u00ebsht\u00eb gjenocid q\u00eb ka kryer shteti grek. Greqia vazhdon t\u00eb shkel\u00eb sot \u201cKonvent\u00ebn mbi Mosparashkrimin e Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs dhe Krimeve Kund\u00ebr Njer\u00ebzimit\u201d, hyr\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 11 n\u00ebntor 1970. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo Konvent\u00eb rikujton rezolutat e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, dat\u00eb 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947, si dhe Rezolutat e dhjetorit 1966, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave Asambleja e P\u00ebrgjithshme ka d\u00ebnuar shprehimisht si krime ndaj njer\u00ebzimit shkeljen e t\u00eb drejtave ekonomike dhe politike t\u00eb popullsive autoktone, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb popullsia e martirizuar e \u00c7am\u00ebris\u00eb, ku pjes\u00ebs myslimane iu grabit\u00ebn pronat, kurse popullsis\u00eb s\u00eb krishtere i mohohet sot identiteti komb\u00ebtar, shkolla dhe gjuha amtare. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me Konvent\u00ebn e mos parashkrimit t\u00eb Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs, shteti grek nuk ka n\u00ebnshkruar edhe Protokollin Nr.4 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. Kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb pushtuar \u00c7am\u00ebrin\u00eb, n\u00eb kuadrin e strategjis\u00eb greke t\u00eb \u201cMegali Ides\u00eb\u201d, t\u00eb parit traktat nacionalist antinjer\u00ebzor n\u00eb historin\u00eb e Evrop\u00ebs. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga ana tjet\u00ebr, Greqia si an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs e ka ratifikuar Konvent\u00ebn Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut e, megjithat\u00eb, ajo vazhdon t\u00eb shkel\u00eb t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, duke i akuzuar pa t\u00eb drejt\u00eb si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb nazifashizmit. N\u00eb pik\u00ebn 2 t\u00eb nenit 6 t\u00eb k\u00ebsaj Konvente thuhet:<em> \u201c\u00c7do person i akuzuar p\u00ebr nj\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, prezantohet i pafajsh\u00ebm deri sa faj\u00ebsia e tij t\u00eb provohet ligj\u00ebrisht\u201d<\/em>. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fakt, pafaj\u00ebsia e \u00e7am\u00ebve \u00ebsht\u00eb provuar ligj\u00ebrisht nga Gjykata e Diktimit t\u00eb Janin\u00ebs, n\u00eb shkres\u00ebn me num\u00ebr protokolli 1837, dat\u00eb 29 shtator 1976, d\u00ebrguar Ministris\u00eb s\u00eb Rendit Publik, Drejtoris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebrbimeve Kriminale n\u00eb Athin\u00eb.\u00a0 <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pra, ka ardhur koha q\u00eb pas k\u00ebtij spastrimi etnik me dhun\u00eb t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, Greqia t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje publike p\u00ebr 2900 viktimat e pafajshme t\u00eb masakruara, p\u00ebr 40.000 vet\u00ebt e d\u00ebbuar me dhun\u00eb, p\u00ebr 68 fshatrat e qytetet e grabitura e t\u00eb djegura, t\u00eb gjitha objektet e kultit t\u00eb rr\u00ebnuara dhe 76 vjet shfryt\u00ebzim t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> T\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat p\u00ebr t\u00eb siguruar kthimin e \u00e7am\u00ebve n\u00eb vendin e tyre n\u00eb \u00c7am\u00ebri, me dinjitet, sipas t\u00eb gjitha Konventave Nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ajo vet\u00eb i ka ratifikuar. Shteti shqiptar, krahas pun\u00ebs me fqinj\u00ebt jugor, t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dijeni OKB-n\u00eb dhe gjith\u00eb organizmat e interesuara evropiane dhe amerikan\u00eb, se si \u201ci zbaton\u201d Greqia konventat dhe kartat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po ashtu Ju duhet t\u2019i drejtonit thirrje Parlamentit Evropian q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me Konvent\u00ebn p\u00ebr Parandalimin dhe D\u00ebnimin e Krimit t\u00eb Gjenocidit dhe me Statutin e Rom\u00ebs, vrasja, dhuna seksuale dhe d\u00ebbimi masiv i shqiptar\u00ebve n\u00eb \u00c7am\u00ebri q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb shkat\u00ebrronte shqiptar\u00ebt si t\u00eb till\u00eb q\u00eb jetonin n\u00eb trojet e tyre, t\u00eb konsiderohet pa as m\u00eb t\u00eb voglin dyshim si gjenocid q\u00eb ka kryer shteti grek. Fshehja e krimit t\u00eb gjenocidit nuk i sh\u00ebrben t\u00eb ardhmes evropiane t\u00eb dy shtetetve tona, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb njohja e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebr gjenocidin n\u00eb \u00c7am\u00ebri dhe zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame do t\u00eb forconte marr\u00ebdh\u00ebniet e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nj\u00eb takim posht\u00ebrues\u2026padyshim!<\/strong> <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk kish si t\u00eb ndodhte ndryshe. Marksi thoshte dikur: \u201cProletar\u00ebt nuk kan\u00eb atdhe\u201d. Un\u00eb do ta perifrazoja: \u201cRilindasit e tipit Rama nuk kan\u00eb atdhe\u201d. Sepse ata jan\u00eb skllev\u00ebr t\u00eb egoizmit dhe cinizmit t\u00eb tyre pseudoshqiptar! \u00c7\u2019atdhe mund t\u00eb ken\u00eb skllev\u00ebrit, ve\u00e7 skllav\u00ebrin\u00eb? <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Cili \u00ebsht\u00eb sot obligimi i kryeministrit shqiptar? Nj\u00eb z\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb! Shteti shqiptar p\u00ebrjeton sot tragjizmin m\u00eb t\u00eb madh, harres\u00ebn , m\u00ebnjanimin, mosp\u00ebrfilljen, vet\u00ebm fal\u00eb akrobacive t\u00eb k\u00ebtij njeriu, t\u00eb zhytur n\u00eb shkret\u00ebtirat e afarizmit politik, n\u00eb makut\u00ebrin\u00eb e matrapazll\u00ebqeve dhe pazareve okulte me grek\u00ebt, serb\u00ebt, turqit, rus\u00ebt e t\u00eb tjer\u00eb pa fund, n\u00eb kurriz t\u00eb interesave komb\u00ebtare. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kompleksi i inferioritet\u00a0 ndaj Greqis\u00eb, i mpleksur me egon e shfrenuar p\u00ebr tejzgjatje pushteti, tashm\u00eb e ka kthyer kryeministrin ton\u00eb n\u00eb nj\u00eb fantazm\u00eb politike, aq sa t\u00eb shkruaj\u00eb e t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr\u00e7art. Kjo fantazm\u00eb tashm\u00eb tremb gjith\u00e7ka, tremb Shqiptar\u00ebt, tremb grek\u00ebt me soj e sorollop, tremb fqinj\u00ebt rreth e rrotull, BE-n\u00eb dhe SHBA-t\u00eb, madje tremb edhe vet\u00eb Ram\u00ebn, pasi ai e di fundin e tij politik. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai tashm\u00eb tmerrohet edhe nga vetja duke u ballafquar disa her\u00eb me\u00a0 fantazm\u00ebn e vet. Ai nuk mund t\u00eb provokoj\u00eb ndjenj\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Ai e di q\u00eb nuk mund t\u00eb \u201cmbijetoj\u00eb\u201d n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb\u00a0 e gjith\u00e7kaje me inferioritetin e \u201chi\u00e7it\u201d, se ndryshe mbijetimi i tij do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tortur\u00eb. Ai nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00c7ir\u00e7e magjistare q\u00eb i shnd\u00ebrron shqipar\u00ebt n\u00eb gur\u00eb, se shqiptar\u00ebt e din\u00eb fort mir\u00eb strofk\u00ebn ku banon ambicja e k\u00ebtij njeriu, aksidentalisht kryeminist\u00ebr.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alket Veliu Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb takimin e organizuar nga \u201cTHE ECONOMIST\u201d n\u00eb Athin\u00eb , kryeministri Rama pohoi se \u201chendeqet e s\u00eb shkuar\u00ebs midis Shqip\u00ebris\u00eb e Greqis\u00eb duhet t\u00eb mbyllen\u201d! Sipas kryeministrit shqiptar, mosmarr\u00ebveshjet zgjidhen me dialog, dhe p\u00ebr ta ilustruar k\u00ebt\u00eb, iu referua arritjes s\u00eb \u201cMarr\u00ebveshjes mes Greqis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut\u201d. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":400340,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"class_list":["post-400339","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/400339","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=400339"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/400339\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/400340"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=400339"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=400339"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=400339"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}