{"id":399222,"date":"2020-09-11T20:45:52","date_gmt":"2020-09-11T18:45:52","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=399222"},"modified":"2020-09-11T20:41:14","modified_gmt":"2020-09-11T18:41:14","slug":"a-duhet-te-kufizohen-mandatet-e-funksionareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/09\/11\/a-duhet-te-kufizohen-mandatet-e-funksionareve\/","title":{"rendered":"A duhet t\u00eb kufizohen mandatet e funksionar\u00ebve?","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-397890\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/NEZIRI.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"547\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/NEZIRI.jpg 900w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/NEZIRI-300x182.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/NEZIRI-768x467.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">&#8220;<\/span><em><span style=\"color: #000000;\">Kufizimi n\u00eb dy mandate i funksioneve q\u00eb nuk dalin nga zgjedhjet e drejtp\u00ebrdrejta, hartimi dhe miratimi i metodologjive t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb funksionar\u00ebve, ku vendbanimi nuk do t\u00eb jet\u00eb parakushti kryesor, dhe p\u00ebrpilimi i nj\u00eb liste kadrovike me profile t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt parandalimit t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeve q\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb st\u00ebr-fragmentarizuar sken\u00ebn politike n\u00eb vend. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, do t\u00eb siguronte hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb kuadro nga gjenerata t\u00eb ndryshme brenda partive q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmohen n\u00eb funksione t\u00eb ndryshme publike e shtet\u00ebrore<\/span><\/em><span style=\"color: #000000;\">&#8220;.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Autor: Xhelal Neziri<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kufizimi i mandateve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb shtrohet sa her\u00eb q\u00eb ka kongrese partiake, p\u00ebrpilohen lista p\u00ebr deputet\u00eb e p\u00ebr k\u00ebshilltar\u00eb, zgjidhen kryetar\u00eb komunash e shteti apo em\u00ebrohen ministra, zv\/ministra, sekretar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, drejtor\u00eb dhe zv\/drejtor\u00eb. \u00a0Dhe gati p\u00ebrher\u00eb prodhon probleme n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrqafuar sa dhe si duhet vlerat demokratike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebsisoj, p\u00ebrzgjedhjet kadrovike nuk kalojn\u00eb pa nj\u00eb tronditje serioze brenda nj\u00eb partie politike. Kur zgjidhet kryetari i partis\u00eb, ose sigurohet q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb kund\u00ebrkandidat, ose kongresi shnd\u00ebrrohet n\u00eb aren\u00eb p\u00ebrplasjesh me grushte dhe karrige. Kur p\u00ebrpilohen listat p\u00ebr deputet\u00eb, mbledhjet rrall\u00eb kalojn\u00eb pa shk\u00ebputje deg\u00ebsh, pa hat\u00ebrmbetje apo pa ndonj\u00eb flakaresh\u00eb. Caktimi i funksionar\u00ebve qeveritar\u00eb nuk kalon pa \u201cpushim aktiviteti\u201d t\u00eb ndonj\u00eb dege, figure t\u00eb lart\u00eb partiak apo fraksioni t\u00eb caktuar brenda subjektit. Nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rralla as shk\u00ebputjet e grupeve t\u00eb pak\u00ebnaqura dhe formimi i partive t\u00eb reja duke pasur pik\u00ebrisht pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e ndarjes s\u00eb pozitave, e jo t\u00eb ndonj\u00eb shmangie eventual nga programi apo ideologjia.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ku q\u00ebndron problemi i pak\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb p\u00ebrhershme ndaj p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kuadrove n\u00eb pozita t\u00eb caktuara publike apo shtet\u00ebrore? Meritokracia, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje subjektive p\u00ebrderisa nuk \u00ebsht\u00eb qart\u00eb e definuar se \u00e7far\u00eb merret si merit\u00eb<\/span>. <span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse rezultati zgjedhor n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb caktuar p\u00ebrcakton fuqin\u00eb e nj\u00eb zyrtari partiak p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar apo shkarkuar funksionar\u00eb, at\u00ebher\u00eb k\u00ebtu nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me m\u00ebrit-sistemin e njohur n\u00eb demokracit\u00eb per\u00ebndimore. Partia politike bart nj\u00eb ide q\u00eb k\u00ebrkon legjitimitet n\u00eb zgjedhje demokratike p\u00ebr ta zbatuar n\u00ebp\u00ebrmjet mekanizmave t\u00eb pushtetit ekzekutiv. Nuk duhet par\u00eb zgjedhjet si aktivitet biznesi apo subjekti politik si shoqat\u00eb aksionare, q\u00eb n\u00eb fund n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proporcionale t\u00eb ndahet fitimi n\u00eb form\u00ebn e posteve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dy jan\u00eb \u201cpikat e nxehta\u201d q\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb shfaqen si \u201cfruth\u201d i p\u00ebrhersh\u00ebm demokratik: e para ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me munges\u00ebn e nj\u00eb sistemi apo metodologjie n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e funksionar\u00ebve qeveris\u00ebs dhe e dyta \u2013 me munges\u00ebn e nj\u00eb kufizimi apo limitimi t\u00eb mandateve n\u00eb parti apo n\u00eb sistemin shtet\u00ebror.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Limitimi i mandateve t\u00eb funksionar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e njohur q\u00eb kan\u00eb vendet zhvilluara, si preventiv\u00eb nga rr\u00ebshqitja e mundshme pushtetar\u00ebve demokrat\u00eb n\u00eb \u201cakullin diktatorial\u201d. Edhe Maqedonia e Veriut ka limite n\u00eb funksione, por vet\u00ebm p\u00ebr presidentin e vendit. Ai ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kandidoj\u00eb dhe t\u00eb zgjidhet vet\u00ebm dy her\u00eb n\u00eb at\u00eb pozicion, pra 5+5. Por, funksionet tjera jan\u00eb t\u00eb pakufizuara, duke filluar nga ai i kryeministrit, zv\/kryeministrit, ministrit, sekretarit shtet\u00ebror, zv\/ministrit, deputetit, kryetarit t\u00eb komun\u00ebs, k\u00ebshilltarit dhe t\u00eb gjitha funksioneve tjera q\u00eb burojn\u00eb nga zgjedhjet apo nga Parlamenti, k\u00ebshilli komunal apo k\u00ebshillave n\u00eb gjyq\u00ebsor. Me ndryshimin e fundit t\u00eb Ligjit, u kufizua n\u00eb nj\u00eb mandate edhe e drejta e kandidimit p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb Komisionit Shtet\u00ebror p\u00ebr Antikorrupsion.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fakt, p\u00ebrve\u00e7 kryetarit t\u00eb shtetit dhe t\u00eb komun\u00ebs, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut asnj\u00eb funksionar nuk \u00ebsht\u00eb i zgjedhur n\u00eb zgjedhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, q\u00eb do t\u2019i jepte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rikandidoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy mandate. P\u00ebrderisa nuk votohet p\u00ebr lista t\u00eb hapura, as deputet\u00ebt nuk mund t\u00eb thirren n\u00eb nj\u00eb legjitimitet t\u00eb marr\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga qytetari.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb pakufizuar jan\u00eb edhe mandatet e funksioneve brenda partive politike, t\u00eb cilat burojn\u00eb nga zgjedhjet q\u00eb organizohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre entiteteve t\u00eb sken\u00ebs politike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Muaj m\u00eb par\u00eb VMRO-DPMNE ndryshoi statutin e saj, me t\u00eb cilin e kufizon kryetarin e partis\u00eb, kryetar\u00ebt e deg\u00ebve dhe organeve tjera partiake n\u00eb dy mandate me nga 4 vjet. Mandati i tret\u00eb dhe i fundit mund t\u00eb fitohet vet\u00ebm n\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb votojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy t\u00eb tretat e delegat\u00ebve. Me statutin e ri partia e Hristijan Mickovskit kufizon n\u00eb dy mandate edhe funksionet tjera brenda partis\u00eb dhe n\u00eb institucionet publike e shtet\u00ebrore. Madje, kufizon p\u00ebrqendrimin e m\u00eb shum\u00eb funksioneve t\u00eb nj\u00eb person, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb person nuk mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb funksionar i m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb institucioni.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Q\u00eb nga formimi i saj n\u00eb vitin 2013, Aleanca p\u00ebr Shqiptar\u00ebt (ASH) e kufizoi koh\u00ebzgjatjen e liderit t\u00eb partis\u00eb n\u00eb vet\u00ebm dy mandate. Nj\u00eb limitim i ngjash\u00ebm nuk u zbatua edhe p\u00ebr funksionet tjera n\u00eb parti, apo p\u00ebr funksionar\u00ebt q\u00eb ka n\u00eb institucione shtet\u00ebrore. N\u00ebse statuti i ASH mbetet i pandryshuar, lideri aktual Ziadin Sela duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje t\u00eb parevokueshme n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm, kur kjo parti pritet t\u00eb mbaj\u00eb kongresin e radh\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk e di n\u00ebse duhet t\u00eb jet\u00eb kategori ligjore, por kufizimi i mandateve p\u00ebr funksionar\u00ebt publik\u00eb, shtet\u00ebrore apo partiak\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb ila\u00e7 i mir\u00eb p\u00ebr problemet q\u00eb burojn\u00eb nga keqkuptimi dhe keqzbatimi i demokracis\u00eb. Nj\u00eb mandat zakonisht nevojitet p\u00ebr t\u00eb filluar dhe shtyr\u00eb p\u00ebrpara projektet e premtuara nga programi, kurse mandati i dyt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e t\u00eb nj\u00ebjtave. \u00c7do koh\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga kjo, p\u00ebr ambientin ton\u00eb demokratik, do t\u00eb thot\u00eb rritje e rrezikut p\u00ebr humbje t\u00eb efikasitetit dhe p\u00ebr keqp\u00ebrdorime me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit personal.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kufizimi n\u00eb dy mandate i funksioneve q\u00eb nuk dalin nga zgjedhjet e drejtp\u00ebrdrejta, hartimi dhe miratimi i metodologjive t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb funksionar\u00ebve, ku vendbanimi nuk do t\u00eb jet\u00eb parakusht kryesor, dhe p\u00ebrpilimi i nj\u00eb liste kadrovike me profile t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb, do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt parandalimit t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeve partiake q\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb fragmentarizuar sken\u00ebn politike n\u00eb vend. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb siguronte hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb kuadro nga gjenerata t\u00eb ndryshme brenda partive q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmohen n\u00eb funksione t\u00eb ndryshme publike e shtet\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE<\/span>:\u00a0Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e\u00a0<span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/kdpolitik.com\/2020\/09\/11\/a-duhet-te-kufizohen-mandatet-e-funksionareve\/?fbclid=IwAR04d3il2izvQxGTiSC1dYtB5IgHd7LWlkx4SYdivfu4A6phbTzQY-1_8Gw\">Kdpolitik<\/a><\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #ff0000;\">*Sh\u00ebnim:<\/span>\u00a0<span style=\"color: #000000;\"><em>Hashtag.al ka nisur nje\u0308 bashke\u0308punim mediatik nde\u0308rshqiptar me medien Kdpolitik.com me qende\u0308r ne\u0308 Maqedonine\u0308 e Veriut. Qe\u0308llimi i ke\u0308tij bashke\u0308punimi e\u0308shte\u0308 shke\u0308mbimi i pe\u0308rvojave dhe i shkrimeve pe\u0308r nje\u0308 ke\u0308ndve\u0308shtrim ndryshe te\u0308 c\u0327e\u0308shtjeve qe\u0308 prekin e shqete\u0308sojne\u0308 shqiptare\u0308t.<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Kufizimi n\u00eb dy mandate i funksioneve q\u00eb nuk dalin nga zgjedhjet e drejtp\u00ebrdrejta, hartimi dhe miratimi i metodologjive t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb funksionar\u00ebve, ku vendbanimi nuk do t\u00eb jet\u00eb parakushti kryesor, dhe p\u00ebrpilimi i nj\u00eb liste kadrovike me profile t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt parandalimit t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":397890,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[149,13],"tags":[],"class_list":["post-399222","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosoverajon","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/399222","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=399222"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/399222\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/397890"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=399222"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=399222"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=399222"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}