{"id":398616,"date":"2020-09-08T22:20:09","date_gmt":"2020-09-08T20:20:09","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=398616"},"modified":"2020-09-08T22:46:54","modified_gmt":"2020-09-08T20:46:54","slug":"shkelzen-maliqi-marreveshja-nuk-ka-vetem-anen-e-spektaklit-ikonografia-impresive-sugjeron-njohjen-e-ndersjelle","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/09\/08\/shkelzen-maliqi-marreveshja-nuk-ka-vetem-anen-e-spektaklit-ikonografia-impresive-sugjeron-njohjen-e-ndersjelle\/","title":{"rendered":"Shk\u00eblzen Maliqi: Marr\u00ebveshja nuk ka vet\u00ebm an\u00ebn e spektaklit, ikonografia impresive sugjeron njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-398617\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/20200905_115817.jpg\" alt=\"\" width=\"698\" height=\"588\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/20200905_115817.jpg 698w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/20200905_115817-300x253.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 698px) 100vw, 698px\" \/><\/p>\n<ul>\n<li><strong>P\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Washingtonit: <\/strong><em>mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmbajtje dhe dometh\u00ebnie, se sa q\u00eb kjo kuptohet nga leximi i sip\u00ebrfaqsh\u00ebm i tekstit t\u00eb akordit q\u00eb pajtuan delegacionet e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/em><\/li>\n<li><strong>P\u00ebr marr\u00ebveshjen finale Kosov\u00eb-Serbi:\u00a0<\/strong><em>Formula m\u00eb e avancuar dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe m\u00eb evropiane dhe universalisht m\u00eb e paranueshmne, \u00ebsht\u00eb e \u201ckufij\u00ebve t\u00eb relativizuar\u201d, si zgjidhje e but\u00eb e kontestit q\u00eb nuk d\u00ebmton ask\u00ebnd.<\/em><\/li>\n<li><strong>P\u00ebr Malin e Zi pas zgjedhjeve:\u00a0<\/strong><em>Ka tendenca q\u00eb Mali i Zi t\u00eb kthehet n\u00ebn ndikim t\u00eb Serbis\u00eb dhe Rusis\u00eb, por.<\/em><strong>..<\/strong><\/li>\n<li><strong>P\u00ebr Dritan Abazovi\u00e7in: <\/strong><em>M\u00eb duket politikan shum\u00eb m\u00eb i guximsh\u00ebm dhe m\u00eb i kthjell\u00ebt, e edhe pragmatik, se\u00e7 u tragua Albin Kurti.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Intervistoi: Ekipi i KDP<\/strong><\/p>\n<p>Filozofi dhe shkrimtari nga Kosova, Shk\u00eblzen Maliqi, thot\u00eb se Marr\u00ebveshja e Washingtonit \u00e7on drejt njohjes s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KDP Maliqi shprehet i bindur se edhe Serbia \u00ebsht\u00eb duke u pajtuar me realitetin e krijuar me shtetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>KDP: Si e vler\u00ebsoni epilogun e takimit t\u00eb pal\u00ebs kosovare dhe serbe n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb Washington?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shk\u00eblzen Maliqi:<\/strong> Marr\u00ebveshja ekonomike e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, q\u00eb cil\u00ebsohet si historike, mbase edhe mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmbajtje dhe dometh\u00ebnie, se sa q\u00eb kjo kuptohet nga leximi i sip\u00ebrfaqsh\u00ebm i tekstit t\u00eb akordit q\u00eb pajtuan delegacionet e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Ata q\u00eb kan\u00eb pritur m\u00eb shum\u00eb, deri edhe njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, sikurse edhe dyshuesit dhe mohuesit po e minimizojn\u00eb marr\u00ebveshjen duke konstatuar mang\u00ebsi t\u00eb shumta duke e par\u00eb ngjarjen thjesht si nj\u00eb parad\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aktivitetet elektorale p\u00ebr rizgjedhjen e Presidentit Trump. Atyre marr\u00ebveshja u duket, n\u00ebse jo e d\u00ebmshme, at\u00ebher\u00eb zotime t\u00eb fryera pa instrumente obliguese t\u00eb jet\u00ebsimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, un\u00eb jam i bindur se skeptik\u00ebt gabojn\u00eb. Mar\u00ebveshja nuk e ka vet\u00ebm an\u00ebn e spektaklit, por edhe p\u00ebrmbajtjet dhe zotimet pragmatike q\u00eb jan\u00eb t\u00eb realizueshme, si ato t\u00eb investimeve n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb komunikimeve ajrore, hekurudhat dhe autostradat, p\u00ebr \u00e7ka ofrohen mjetet fillestare t\u00eb menj\u00ebhershme, dhe q\u00eb do t\u00eb ndikojn\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdhenive mes dy vendeve, por edhe n\u00eb krejt rajonin.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, edhe pse skenari spektakular ngjall dyshimet se motivimin e ka elektoral, ai n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e ka edhe nj\u00eb efekt kompenzues: \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Serbia \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb l\u00ebshime n\u00eb tekstin e marr\u00ebveshjes, e ka refuzuar draftin e par\u00eb t\u00eb saj ku p\u00ebrmendej angazhinmi i dy vendeve p\u00ebr njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, po k\u00ebshtu ka insistuar q\u00eb mar\u00ebveshjet t\u00eb jan\u00eb jo mes dy pal\u00ebve, por si dy marr\u00ebveshje bilaterale me SHBA-t\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kuptohet si marr\u00ebveshje nd\u00ebrshtet\u00ebrore q\u00eb implikon njohjen implicite t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs nga ana e Serbis\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb marrifete diplomatike t\u00eb domosdoshme n\u00eb rrethanat q\u00eb e kufizojn\u00eb Presidentin e Serbis\u00eb pasi q\u00eb Kushtetuta e k\u00ebtij shteti Kosov\u00ebn e konsideron si pjes\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb. Mir\u00ebpo, vet\u00ebm ikonografia impresive, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e dy shteteve i paraqesin pran\u00eb Presidentit Trump n\u00eb kapacitetin e barabart\u00eb karshi SHBA-v\u00eb, n\u00eb opinionin e Serbis\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb, krijon iden\u00eb dhe imazhin e nj\u00eb njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb reale se ajo q\u00eb mohohet. Me k\u00ebt\u00eb, dua t\u00eb them se ajo q\u00eb Serbia dit\u00ebn e par\u00eb e hoqi nga drafti i par\u00eb i mar\u00ebveshjes, n\u00eb fund u shfaq si imazh dhe simbolik\u00eb bind\u00ebse konfirmuese, q\u00eb edhe zotimeve t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuara ekonomike dhe politike ua japin drejtimin e p\u00ebrcaktuar q\u00eb do t\u00eb \u00e7ojn\u00eb pashmangsh\u00ebm drejt marr\u00ebveshjes finale\u2026<\/p>\n<p><strong>KDP: Mendoni se mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje finale p\u00ebr njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb Kosov\u00eb-Serbi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Maliqi:<\/strong>\u00a0Gjith\u00ebsesi, proceset shkojn\u00eb drejt pajtimit t\u00eb Serbis\u00eb me realitetin. Sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb Serbia do ta kuptoj\u00eb k\u00ebt\u00eb, aq m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Serbin\u00eb, e p\u00ebrfitues do t\u00eb jet\u00eb edhe rajoni, i cili tash tre dekada \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb stagnimit. Do t\u00eb ishte katastrofale n\u00ebse edhe m\u00eb tej do t\u00eb vazhdohet me kok\u00ebfort\u00ebsi rruga qorre e konfrontimeve dhe injorimeve t\u00eb realitetit t\u00eb krijur pas intervenimit t\u00eb NATO-s n\u00eb vitin 1999\u2026<\/p>\n<p><strong>KDP: A \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb loj\u00eb \u201ckorrigjimi i kufijve\u201d, si\u00e7 e quante Tha\u00e7i, apo \u201cshk\u00ebmbimi i territoreve\u201d si\u00e7 e quan Kurti?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Maliqi:<\/strong>\u00a0N\u00eb momentin kur Kosova dhe Serbia do ta ken\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr njohje t\u00eb nd\u00ebrsj\u00ebll\u00eb, do t\u00eb duhej t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb konfirmim dhe demarkacion t\u00eb kufirit mes dy shteteve. Jan\u00eb ata kufijt\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt Kosova \u00ebsht\u00eb pavar\u00ebsuar n\u00eb vitin 2008, por q\u00eb duhet t\u00eb shenohen si t\u00eb till\u00eb ku mund t\u00eb ndodhin disa korrigjime minimale t\u00eb vijave dhe situatave t\u00eb paqarta, p.sh., n\u00ebse ka l\u00ebvizur ndonj\u00eb shtrat lumi ose procke e t\u00eb ngjashme. K\u00ebto jan\u00eb proceduara t\u00eb zakonshme si me megjet e pronave, ku n\u00ebse nuk ekziston pajtimi pal\u00ebve, arbitron nj\u00eb pal\u00eb e tret\u00eb. Kemi k\u00ebsi konteste ende t\u00eb pazgjidhura mes Kroacis\u00eb dhe Sllovenis\u00eb, Malit t\u00eb Zi dhe Kroacis\u00eb etj.<br \/>\nPor, ka di\u00e7ka edhe n\u00eb vet\u00eb marr\u00ebveshjen e n\u00ebnshkruar t\u00eb Washingtonit q\u00eb presupozon nj\u00eb korrigjim esencial t\u00eb qasjes ndaj kufij\u00ebve. N\u00eb rastin ton\u00eb nuk b\u00ebh\u00ebt m\u00eb fjal\u00eb as p\u00ebr korrigjimin e as p\u00ebr k\u00ebmbimin e territoreve, edhe pse k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb opcione p\u00ebr zgjidhjen e kontestit pasi q\u00eb Serbia insistonte se zgjidhja nuk umd t\u00eb jet\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb fitoj\u00eb gjith\u00e7ka, kurs\u00eb Serbia asgj\u00eb, dhe aludonte n\u00eb aplikimin sa m\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb t\u00eb kriterit etnik n\u00eb caktimin e kufirit. Me k\u00ebt\u00eb pretendonin q\u00eb Veriu i Kosov\u00ebs, ku shumica d\u00ebrnuese e popullsis\u00eb jan\u00eb serb\u00eb, t\u2019i takoj\u00eb Serbis\u00eb.<br \/>\nFormula m\u00eb e avancuar dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe m\u00eb evropiane dhe univerzalisht m\u00eb e paranueshmne, \u00ebsht\u00eb e \u201ckufij\u00ebve t\u00eb relativizuar\u201d, si zgjidhje e but\u00eb e kontestit q\u00eb nuk d\u00ebmton ask\u00ebnd, nd\u00ebrkaq q\u00eb zgjidh jo vet\u00ebm \u201cdemarkacionin\u201d mes Kosov\u00ebs dhe Sderbis\u00eb, por nj\u00ebkph\u00ebsisht edhe problematikat e ngjashme n\u00eb t\u00ebr\u00eb rajonin, e si model edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<br \/>\nKur e them k\u00ebt\u00eb e kam parasysh p\u00ebrmendjen n\u00eb Marr\u00ebveshje t\u00eb projektit t\u00eb \u201cShengenit t\u00eb vog\u00ebl\u201d q\u00eb e pat\u00ebn filluar me pomp\u00eb Shqip\u00ebria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, pastaj sikur iu bashkangjit\u00eb edhe Kosova, por u refuzua n\u00eb Kosov\u00eb dhe Bosnje, kryesisht duke p\u00ebrmendur dy argumente: e para se \u201cMini Shengeni\u201d ngjall\u00eb fantazm\u00ebn e nj\u00eb Mini-Jugosllavie ku do t\u00eb dominonte Serbia (kund\u00ebrshtar\u00ebt ne Kosov\u00eb e quajn\u00eb projekt i Sebis\u00eb s\u00eb Madhe, sikund\u00ebr q\u00eb n\u00eb Serbi disa qarqe projektin e shohin si realizim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe); e dyta v\u00ebrejtje \u00ebsht\u00eb se me k\u00ebt\u00eb projekt largohet dhe falsifikohet intenca origjinale e vendeve t\u00eb rajonit q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e BE-s\u00eb, se k\u00ebshtu po mashtrohen me nj\u00eb surogat t\u00eb \u201cMini BE-s\u00eb\u201d q\u00eb largon an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE.<br \/>\nUn\u00eb mendoj se \u201cMini-Shengeni\u201d q\u00eb mbase nuk \u00ebsht\u00eb em\u00ebr adekuat p\u00ebr relativizimin e kufij\u00ebve mes 6 vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb projekt leht\u00ebsues p\u00ebr zgjidhjen e nj\u00ebkohshme t\u00eb tensioneve n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Bosnj\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb jam i bindur se krijimi i tregut t\u00eb perbashk\u00ebt dhe liria e l\u00ebvizjes mes vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimore sipas modelit t\u00eb BE-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb mbase momenti m\u00eb i fort\u00eb politik i mar\u00ebveshjes ekonomike t\u00eb \u00cbashingtonit q\u00eb relartivizon dhe zbut konfrontimet mini \u2013sovraniste n\u00eb rajon pasi q\u00eb hap rrug\u00ebn p\u00ebr zgjidhje t\u00eb but\u00eb dhe t\u00eb nj\u00ebkohshme t\u00eb \u201c\u00e7\u00ebshtjes serbe\u201d dhe \u201c\u00e7\u00ebshtjes shqiptare\u201d si bosht i tensinoneve n\u00eb rajonin e Ballkanit Perndimor. Sigurisht se tek kjo ka shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb tjera p\u00ebr implementim, por nj\u00eb her\u00eb q\u00eb arrihet akordi mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve, t\u00eb gjitha tensionet tjera n\u00eb rajon do t\u00eb ul\u00ebn ose duken m\u00eb t\u00eb zgjidhshme. Paralelja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe t\u00eb BE-ja, q\u00eb boshtin e unitetit e ka n\u00eb akordin fillestar me Franc\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb, q\u00eb edhe m\u00eb tej mbetet boshti i Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar, ku at\u00ebhere edhe vendet tjera me t\u00eb vogla e kam\u00eb gjetur interesin q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar.<br \/>\nSigurisht se duhet t\u00eb studiohen p\u00ebrvojat dhe t\u00eb gjinden zgjidhjet konkrete p\u00ebr konfliktet e trash\u00ebguara, por n\u00ebse v\u00ebrtet duam q\u00eb t\u00eb behemi pjes\u00eb e BE-s\u00eb, le t\u00eb tregojm\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Mini-Evrop\u00ebn n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p><strong>KDP: Krer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb jan\u00eb ftuar nga Gjykata Speciale si d\u00ebshmitar\u00eb apo t\u00eb akuzuar p\u00ebr krime lufte. Ka ndonj\u00eb lidhje kjo me intensifikimin e dialogut Prishtin\u00eb-Beograd?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Maliqi:<\/strong>\u00a0Nuk besoj, \u00ebsht\u00eb koincidenc\u00eb, di\u00e7ka q\u00eb po ndodh n\u00eb koh\u00ebn jo t\u00eb duhur, dhe mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb stabilitetin e Kosov\u00ebs. Megjithat\u00eb, un\u00eb shpresoj se shoq\u00ebria kosovare \u00ebsht\u00eb mjaft e pjekur q\u00eb ta kaloj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb sprov\u00eb me sukses, duke e spastruar edhe reputacionin lufte\u00ebs \u00e7lirimtare te U\u00c7K-s\u00eb, ashtu si\u00e7 ka ndodhur edhe n\u00eb gjykimet e Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>KDP: N\u00eb Malin e Zi fitoi opozita pro-serbe kundrejt partis\u00eb s\u00eb Milo Gjukanoviq. Nj\u00eb shqiptar etnik, kreu i URA Dritan Abazoviq, q\u00eb p\u00ebrcakton shumic\u00ebn parlamentare u rreshtua kund\u00ebr Gjukanoviqit. \u00cbsht\u00eb ky moment i demokratizimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00ebse kihet parasysh fakti se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend asnj\u00ebher\u00eb nuk ka pasur ndryshime t\u00eb pushtetit, apo \u00ebsht\u00eb rikthim n\u00eb zon\u00ebn e ndikimit t\u00eb Beogradit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Maliqi:<\/strong>\u00a0Ka tendenca q\u00eb Mali i Zi t\u00eb kthehet n\u00ebn ndikim t\u00eb Sertbis\u00eb dhe Rusis\u00eb, por raporti i pergjithsh\u00ebm i forcave n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk shkon n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbysjejje t\u00eb till\u00eb, q\u00eb kontrolli t\u00eb kaloj\u00eb te forcat serbom\u00ebdha. Mali i Zi ka pas votime specifike ku njer\u00ebzit nuk jan\u00eb deklaruar vet\u00ebm p\u00ebr ndasin\u00eb q\u00eb ekziston mes pro-serb\u00ebve dhe montenegrin\u00ebve, por nj\u00eb pjes\u00eb e forcave demokratike kan\u00eb pasur motivim t\u00eb fort\u00eb q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb kund\u00ebr \u201cregjimit\u201d 30-vje\u00e7ar t\u00eb Milo Gjukanoviqit dhe t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij. N\u00eb kushtet normale, me nj\u00eb konkurenc\u00eb m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, mendoj se shumica e votuesve n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk do t\u00eb p\u00ebrkrahnin ringjalljen e l\u00ebvizjes serbomadhe dhe t\u00eb klerofashizmit.<br \/>\nDritan Abazoviqi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb yll i zgjedhjeve n\u00eb Mal t\u00eb Zi m\u00eb nj\u00eb p\u00ebrcaktim riskant q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me t\u00eb djatht\u00ebn, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb me orientim i partis\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebrt dhe p\u00ebr opcione liberale dhe qytetare, por e argumenton mjaft mir\u00eb se bashk\u00ebpunimi me t\u00eb djatht\u00ebn ekstreme p\u00ebr rr\u00ebzimin e Gjukanoviqit ka qen\u00eb opcion i vet\u00ebm q\u00eb sjell ndryshim. Nuk jam i siugurt\u00eb n\u00ebse mund t\u00eb krijohet nj\u00eb qeveri stabile n\u00eb Mal t\u00eb Zi me k\u00ebt\u00eb konfiguracion t\u00eb partive fituese, por Abazoviqi e ka rolin p\u00ebrcaktues n\u00eb krijimin e qeveris\u00eb s\u00eb re, ku insiston q\u00eb qeveri t\u00eb jet\u00eb teknike, dhe jo nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive me t\u00eb cilat nuk ndan\u00eb bot\u00ebkuptim t\u00eb njejt\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb eksperiment q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebshtoj shpejt si Qeveria e Kurtit n\u00eb Kosov\u00eb, vet\u00ebm se Dritan Abazoviqi m\u00eb duket politikan shum\u00eb m\u00eb i guximsh\u00ebm dhe m\u00eb i kthjell\u00ebt, e edhe pragmatik, se\u00e7 u tragua Albin Kurti.<\/p>\n<p><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong>:<\/span> Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e\u00a0<span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/kdpolitik.com\/2020\/09\/05\/ekskluzivisht-per-kdp-flet-shkelzen-maliqi-marreveshja-nuk-ka-vetem-anen-e-spektaklit-ikonografia-impresive-sugjeron-njohjen-e-ndersjelle\/?fbclid=IwAR2jbjf9EB5Ox5lDrFwwdM1a7N9KOK25OX3PNCwihuJfURctg07L4pZorsA\">Kdpolitik<\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>*<\/strong>Sh\u00ebnim:<\/span>\u00a0<em>Hashtag.al ka nisur nje\u0308 bashke\u0308punim mediatik nde\u0308rshqiptar me medien Kdpolitik.com me qende\u0308r ne\u0308 Maqedonine\u0308 e Veriut. Qe\u0308llimi i ke\u0308tij bashke\u0308punimi e\u0308shte\u0308 shke\u0308mbimi i pe\u0308rvojave dhe i shkrimeve pe\u0308r nje\u0308 ke\u0308ndve\u0308shtrim ndryshe te\u0308 c\u0327e\u0308shtjeve qe\u0308 prekin e shqete\u0308sojne\u0308 shqiptare\u0308t.<\/em><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Washingtonit: mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmbajtje dhe dometh\u00ebnie, se sa q\u00eb kjo kuptohet nga leximi i sip\u00ebrfaqsh\u00ebm i tekstit t\u00eb akordit q\u00eb pajtuan delegacionet e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. P\u00ebr marr\u00ebveshjen finale Kosov\u00eb-Serbi:\u00a0Formula m\u00eb e avancuar dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe m\u00eb evropiane dhe universalisht m\u00eb e paranueshmne, \u00ebsht\u00eb e \u201ckufij\u00ebve t\u00eb relativizuar\u201d, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":398617,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,149,13],"tags":[],"class_list":["post-398616","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-kosoverajon","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398616","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=398616"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398616\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/398617"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=398616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=398616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=398616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}