{"id":397737,"date":"2020-09-04T14:24:11","date_gmt":"2020-09-04T12:24:11","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=397737"},"modified":"2020-09-04T14:24:11","modified_gmt":"2020-09-04T12:24:11","slug":"vetevendosje-rama-po-pranon-diktatin-grabitqar-te-micotaqisit-shqiperia-si-ka-asnje-borxh-greqise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/09\/04\/vetevendosje-rama-po-pranon-diktatin-grabitqar-te-micotaqisit-shqiperia-si-ka-asnje-borxh-greqise\/","title":{"rendered":"Vet\u00ebvendosje: Rama po pranon diktatin grabitqar t\u00eb Micotaqisit, Shqip\u00ebria s&#8217;i ka asnj\u00eb borxh Greqis\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-397738\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/ramamicotaqis.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"720\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/ramamicotaqis.jpg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/ramamicotaqis-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/ramamicotaqis-768x432.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/ramamicotaqis-1024x576.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dega e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje n\u00eb Tiran\u00eb ka denoncuar zgjerimin e uj\u00ebrave territoriale t\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb detin Jon nga 6 milje n\u00eb 12 milje. N\u00eb nj\u00eb reagim zyrtar, ajo thekson se kryeministri Rama po e fal detin duke pranuar diktatin grabitqar t\u00eb kryeministrit t\u00eb Greqis\u00eb, Micotaqis.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Sipas saj, synimi i Athin\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos e kund\u00ebrshtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjerim n\u00eb kurriz t\u00eb territorit detar shqiptar e n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr ministri i Jasht\u00ebm Dendias do vizitoj\u00eb Tiran\u00ebn. Po k\u00ebshtu, Vet\u00ebvendosje thot\u00eb se n\u00ebse Shqip\u00ebria nuk e kund\u00ebrshton k\u00ebt\u00eb zgjerim, at\u00ebher\u00eb falja e detit b\u00ebhet fakt i kryer.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cRama po e fal detin duke pranuar diktatin grabitqar t\u00eb Micotaqisit. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Greqia ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zgjerohet me 12 milje detare (md) n\u00eb Detin Jon. Ministri i Jasht\u00ebm grek ka njoftuar nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pik\u00ebrisht ngaq\u00eb ai e di se nuk e ka k\u00ebt\u00eb drejt\u00eb. Synimi i Qeveris\u00eb Micotaqis \u00ebsht\u00eb q\u00eb qeveria Rama t\u00eb mos e kund\u00ebrshtoj\u00eb zyrtarisht k\u00ebt\u00eb zgjerim t\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb territorit detar shqiptar. Mir\u00ebpo, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se qeveria Rama jo vet\u00ebm q\u00eb nuk synon ta kund\u00ebrshtoj\u00eb, por edhe po b\u00ebn avokatin mbrojt\u00ebs t\u00eb diktatit grabitqar t\u00eb Greqis\u00eb ndaj territorit detar shqiptar. Ndryshe nga qeveria e vitit 2009, qeveria Rama nuk ka nevoj\u00eb madje as t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr ta falur detin e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00ebse Greqia miraton dekretin p\u00ebr zgjerim me 12md n\u00eb Detin Jon, at\u00ebher\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtimi zyrtar nga ana e Shqip\u00ebris\u00eb, falja e detit b\u00ebhet fakt i kryer. \u00c7do negociat\u00eb q\u00eb do t\u00eb vazhdonte mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, pa e kontestuar menj\u00ebher\u00eb dhe zyrtarisht diktatin grabitqar grek, do t\u00eb niste duke e pranuar k\u00ebt\u00eb diktat.\u201d<\/em> \u2013 thuhet n\u00eb reagim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb tej, n\u00eb deklarat\u00ebn e Vet\u00ebvendosjes thuhet se Shqip\u00ebria duhet ta kund\u00ebrshtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjerim me parimin se dheu kontinental ka p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj dheut ishullor lidhur me p\u00ebrcaktimin e hap\u00ebsirave detare n\u00eb detin Jon.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cNuk mund t\u00eb b\u00ebhet asnj\u00eb paraleliz\u00ebm i logjiksh\u00ebm midis depozitimit q\u00eb Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 1990 n\u00eb OKB, kur zvog\u00ebloi uj\u00ebrat e saj territoriale nga 15md n\u00eb 12md, dhe zgjerimit q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb tani Greqia pas shum\u00eb dekadash, nga 6md n\u00eb 12md. Dheu kontinental i Shqip\u00ebris\u00eb ka p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj dheut ishullor t\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb Detin Jon n\u00eb p\u00ebrcaktimin e hap\u00ebsirave p\u00ebrkat\u00ebse detare. Ulja n\u00eb negociata, n\u00ebse vjen pas diktatit dhe pa e kund\u00ebrshtuar at\u00eb sot, do t\u00eb niset prej barazimit t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb dheut ishullor grek me dheun kontinental shqiptar n\u00eb efektet q\u00eb marrin p\u00ebr uj\u00ebrat territoriale, hap\u00ebsir\u00ebn ajrore, shelfin kontinental dhe zon\u00ebn ekskluzive ekonomike q\u00eb i takon Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb sqaruar me profesionaliz\u00ebm n\u00eb mbi 11 vite, dhe vazhdojn\u00eb ta sqarojn\u00eb shum\u00eb ekspert\u00eb shqiptar\u00eb, bazuar mbi ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe aplikimin e tij. Ulja n\u00eb negociata pa kund\u00ebrshtuar nj\u00eb her\u00eb zyrtarisht diktatin grabitqar t\u00eb qeveris\u00eb Micotaqis, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si qeveria Rama garanton humbjen e territorit shqiptar.\u201d<\/em> \u2013 vijon deklarata.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vet\u00ebvendosje shton se Shqip\u00ebria duhet ta kund\u00ebrshtoj\u00eb zgjerimin e Greqis\u00eb n\u00eb detin Jon n nivel politik bilateral n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb note proteste, me nj\u00eb denocim n\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe n\u00eb fund n\u00ebp\u00ebrmjet Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb duke sjell\u00eb si shembull rastin e p\u00ebrballjes mes Timurit lindor e Australis\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cSi mund ta kund\u00ebrshtoj\u00eb Shqip\u00ebria diktatin grabitqar? S\u00eb pari, n\u00eb nivel politik bilateral, nevojitet menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb not\u00eb proteste nga qeveria Rama drejtuar Qeveris\u00eb Micotaqis p\u00ebr deklaratat publike t\u00eb dh\u00ebna nga kjo e fundit p\u00ebr zgjerim me 12md n\u00eb Detin Jon. S\u00eb dyti, n\u00ebs\u00eb qeveria Micotaqis nuk e merr parasysh not\u00ebn e protest\u00ebs dhe miraton dekretin p\u00ebr zgjerim me 12md, at\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria duhet aty p\u00ebr aty t\u00eb depozitoj\u00eb nj\u00eb denoncim pran\u00eb Sekretariatit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb k\u00ebtij diktati grabitqar. S\u00eb treti, Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb duhet ta ftoj\u00eb Qeverin\u00eb e Greqis\u00eb p\u00ebr ta trajtuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (GJND). S\u00eb kat\u00ebrti, n\u00ebs\u00eb Greqia refuzon t\u00eb pranoj\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb shqyrtohet n\u00eb GJND, at\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb thirret n\u00eb Aneksin 5 t\u00eb Konvent\u00ebs mbi t\u00eb Drejt\u00ebn e Detit duke e \u00e7uar Greqin\u00eb me detyrim n\u00eb Arbitrazh, ashtu si\u00e7 ka vepruar shteti \u201cTimor Leste\u201d (Timuri Lindor) ndaj Australis\u00eb n\u00eb vitin 2016. Duhet patur parasysh q\u00eb Australia, ashtu si\u00e7 ka vepruar Greqia n\u00eb vitin 2015, kishte depozituar n\u00eb OKB zyrtarisht rezerv\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos njohur detyrimin p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb nj\u00eb forum gjyq\u00ebsor nd\u00ebrkomb\u00ebtar kund\u00ebr vullnetin t\u00eb saj p\u00ebr \u00e7\u00ebshje q\u00eb lidhen me delimitimin detar. Mir\u00ebpo, kjo rezerv\u00eb e Australis\u00eb nuk piu uj\u00eb ndaj ankes\u00ebs q\u00eb b\u00ebri Timuri Lindor ndaj saj n\u00eb vitin 2016, m.q.s t\u00eb dy shtetet ishin pal\u00eb t\u00eb Konvent\u00ebs mbi t\u00eb Drejt\u00ebn e Detit dhe Gjykata e Arbitrazhit e shqyrtoi rastin pavar\u00ebsisht pretendimit t\u00eb Australis\u00eb se nuk ishte n\u00eb kompetenc\u00ebn e k\u00ebsaj gjykate. Rasti i Timurit Lindor kund\u00ebr Australis\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb \u00e7arje n\u00eb tradit\u00ebn e gjykatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb trajtojn\u00eb delimitimin e territoreve detare, duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb edhe nj\u00eb shteti t\u00eb vog\u00ebl si Timuri Lindor q\u00eb ka fituar pavar\u00ebsin\u00eb n\u00eb vitin 2002, me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 15.000 km2, me nj\u00eb popullsi me 1.2 milion\u00eb banor\u00eb dhe me Produktin e Brendsh\u00ebm Bruto sa gjysma e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb p\u00ebrballet nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht me fakte dhe argumente dhe t\u2019i mbroj\u00eb t\u00eb drejtat karshi nj\u00eb shteti t\u00eb fuqish\u00ebm si Australia.\u201d<\/em> \u2013 thuhet m\u00eb tej n\u00eb reagim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fund Vet\u00ebvendosje thekson se shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb lejojn\u00eb faljen e detit. Ajo nuk i ka asnj\u00eb borxh Greqis\u00eb q\u00eb nuk njeh ende gjenocidin ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe mban n\u00eb fuqi ligjin e luft\u00ebs me Tiran\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cShqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr qeveri s\u00ebrish t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb fal\u00eb detin. Shqip\u00ebria nuk i ka asnj\u00eb borxh Greqis\u00eb, e cila as nuk e ka njohur gjenocidin ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb fuqi ligjin e luft\u00ebs, nuk e njeh pakic\u00ebn komb\u00ebtare shqiptare q\u00eb \u00ebsht\u00eb autoktone n\u00eb Greqi, nuk e mbron trash\u00ebgimin\u00eb kulturore arvanitase n\u00eb Greqi, dhe nuk hap shkolla shqipe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb konventave evropiane. Marr\u00ebdh\u00ebniet shtet\u00ebrore t\u00eb padrejta e t\u00eb pabarabarta, q\u00eb synojn\u00eb ta v\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrfund Greqis\u00eb, nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb mir\u00ebmbajtjes s\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb mes dy popujve tan\u00eb. Ne b\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr trajtim t\u00eb barabart\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos helmohen edhe m\u00eb tej prej politikave hegjemonizuese marr\u00ebdh\u00ebniet mes njer\u00ebzve. N\u00eb rastin e Detit Jon, mosveprimi dhe moskund\u00ebrshtimi i qeveris\u00eb Rama ndaj diktatit grabitqar t\u00eb Micotaqisit p\u00ebr zgjerim me 12 milje, \u00ebsht\u00eb falje e detit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00ebse qeveria Rama vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb avokatin mbrojt\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb Micotaqis, dhe n\u00ebse nuk kund\u00ebrshton zyrtarisht diktatin grabitqar, at\u00ebher\u00eb vet\u00eb mosveprimi i qeveris\u00eb th\u00ebrret p\u00ebr veprim qytetar, edhe me protesta!\u201d<\/em> \u2013 mbyllet deklarata.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Dega e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje n\u00eb Tiran\u00eb ka denoncuar zgjerimin e uj\u00ebrave territoriale t\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb detin Jon nga 6 milje n\u00eb 12 milje. N\u00eb nj\u00eb reagim zyrtar, ajo thekson se kryeministri Rama po e fal detin duke pranuar diktatin grabitqar t\u00eb kryeministrit t\u00eb Greqis\u00eb, Micotaqis. Sipas saj, synimi i Athin\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":397738,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[53,6],"tags":[],"class_list":["post-397737","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fast-foodi","category-nderkombetare"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397737","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397737"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397737\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/397738"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}