{"id":396468,"date":"2020-08-29T15:40:58","date_gmt":"2020-08-29T13:40:58","guid":{"rendered":"https:\/\/hashtag.al\/?p=396468"},"modified":"2020-08-29T15:28:38","modified_gmt":"2020-08-29T13:28:38","slug":"rama-reagim-te-gjate-per-ceshtjen-e-detit-dy-fjale-per-popullin-opoziten-dhe-greqine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2020\/08\/29\/rama-reagim-te-gjate-per-ceshtjen-e-detit-dy-fjale-per-popullin-opoziten-dhe-greqine\/","title":{"rendered":"Rama reagim t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e detit: Dy fjal\u00eb p\u00ebr popullin, opozit\u00ebn dhe Greqin\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-396145\" src=\"https:\/\/hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/ramamitso.jpg\" alt=\"\" width=\"1536\" height=\"911\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/ramamitso.jpg 1536w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/ramamitso-300x178.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/ramamitso-768x456.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/ramamitso-1024x607.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1536px) 100vw, 1536px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryeministri Edi Rama n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e detit e cila ka rihapur edhe nj\u00eb her\u00eb zhurm\u00ebn n\u00eb opinion publik p\u00ebr shkak t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb q\u00eb e cila buroi nga nj\u00eb deklarat\u00eb e kryeministrit grek Kyriakos Micotaqis.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb n\u00eb reagimin e tij Rama thot\u00eb se nuk ka asnj\u00eb marr\u00ebveshje deri m\u00eb tani p\u00ebr detit as edhe t\u00eb fsheht\u00eb. Ai p\u00ebrmend se n\u00ebse negociatat jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb q\u00eb me nd\u00ebrimin e qeverive n\u00eb Greqi dhe pas asaj kohe nuk \u00ebsht\u00eb ngritur asnj\u00eb grup pune i ri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rama ka dy fjal\u00eb edhe p\u00ebr opozit\u00ebn e cila k\u00ebrkoi transparenc\u00eb lidhur me negociatat mbi detin. P\u00ebr opozit\u00ebn Rama tha se thjesht po hedh n\u00eb popull deklarata p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb konfuzion pasi ishin vet\u00eb ata q\u00eb firmos\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb 2009 q\u00eb u k\u00ebnd\u00ebrshtua nga Gjykata Kushtetuese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sa i p\u00ebrket transparenc\u00ebs, kryeministri sqaroi se nj\u00eb marr\u00ebveshje smund t\u00eb jet\u00eb e fsheht\u00eb pasi duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet e vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>P\u00ebr kufijt\u00eb mes dy shteteve s&#8217;mund t\u00eb ekzistoj\u00eb asnj\u00eb marr\u00ebveshje e fsheht\u00eb. Nuk b\u00ebhen marr\u00ebveshje t\u00eb fshehta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, sepse s&#8217;kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb mbi detin e mbi tok\u00ebn p\u00ebr sa koh\u00eb jan\u00eb t\u00eb fshehta. B\u00ebhen marr\u00ebveshje t\u00eb negociuara me vite, t\u00eb cilat emrin marr\u00ebveshje e marrin kur b\u00ebhen publike dhe vler\u00ebn si marr\u00ebveshje e marrin vet\u00ebm kur kalojn\u00eb prov\u00ebn e institucioneve kushtetuese t\u00eb shtetit. Prandaj marr\u00ebveshjet nuk merren vesh me telefonin e prishur t\u00eb thashethemit t\u00eb radh\u00ebs, q\u00eb shkum\u00ebzon n\u00eb goj\u00ebn e politikan\u00ebve pa atdhe apo n\u00eb detin e internetit pa kufij, po vet\u00ebm kur shihen me sy, me lexim, bashk\u00eb me firmat e me vulat e tyre!\u201d-<\/em>shkruan Rama.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Reagimi i plot\u00eb;<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">NJE KOMERDARE LOGJIKE P\u00cbR ATA Q\u00cb DUAN T\u00cb DALIN NGA LOJA E DETIT, DY FJAL\u00cb P\u00cbR GREQIN\u00cb DHE NJ\u00cb VATH N\u00cb VESH NGA UN\u00cb P\u00cbR JU<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Padija nuk \u00ebsht\u00eb faj, askush nuk i di t\u00eb gjitha dhe sa t\u00eb rrosh do m\u00ebsosh, thot\u00eb populli. Faj \u00ebsht\u00eb ta ushqesh padijen, ta shfryt\u00ebzosh padijen, ta ushtrosh padijen si arm\u00eb ndaj tjetrit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shoh q\u00eb vazhdojn\u00eb disa t\u00eb shajn\u00eb e t\u00eb mallkojn\u00eb, lidhur me &#8220;shitjen&#8221; e detit dhe meazallah se han\u00eb pyk\u00eb, kur u thua nuk ekziston as shitja, as falja, as vet\u00eb marr\u00ebveshja p\u00ebr detin! Disa prej tyre jan\u00eb t\u00eb verb\u00ebr e t\u00eb shurdh\u00ebt me syt\u00eb e vesh\u00ebt top, por mendja e mbledhur top me litar\u00ebt e opozit\u00ebs son\u00eb n\u00eb kriz\u00eb p\u00ebr mend, i b\u00ebn t\u00eb pakuruesh\u00ebm. Disa t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb sinqerisht t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, megjith\u00ebse e kemi sqaruar q\u00eb nuk ka asnj\u00eb arsye p\u00ebr shqet\u00ebsim. T\u00eb par\u00ebve s&#8217;kemi \u00e7&#8217;u b\u00ebjm\u00eb, nuk duan t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb, t\u00eb lexojn\u00eb, t\u00eb kuptojn\u00eb. T\u00eb dyt\u00ebve po u ridrejtohem, me shpres\u00ebn q\u00eb do mund t\u00eb dalin nga dallga artificiale e k\u00ebsaj loje t\u00eb ul\u00ebt politike!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr kufijt\u00eb mes dy shteteve s&#8217;mund t\u00eb ekzistoj\u00eb asnj\u00eb marr\u00ebveshje e fsheht\u00eb. Nuk b\u00ebhen marr\u00ebveshje t\u00eb fshehta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, sepse s&#8217;kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb mbi detin e mbi tok\u00ebn p\u00ebr sa koh\u00eb jan\u00eb t\u00eb fshehta. B\u00ebhen marr\u00ebveshje t\u00eb negociuara me vite, t\u00eb cilat emrin marr\u00ebveshje e marrin kur b\u00ebhen publike dhe vler\u00ebn si marr\u00ebveshje e marrin vet\u00ebm kur kalojn\u00eb prov\u00ebn e institucioneve kushtetuese t\u00eb shtetit. Prandaj marr\u00ebveshjet nuk merren vesh me telefonin e prishur t\u00eb thashethemit t\u00eb radh\u00ebs, q\u00eb shkum\u00ebzon n\u00eb goj\u00ebn e politikan\u00ebve pa atdhe apo n\u00eb detin e internetit pa kufij, po vet\u00ebm kur shihen me sy, me lexim, bashk\u00eb me firmat e me vulat e tyre!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">A keni par\u00eb ndonj\u00eb dokument t\u00eb firmosur e t\u00eb vulosur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb detin q\u00eb paskam dh\u00ebn\u00eb, shitur a falur un\u00eb? Jo nuk keni par\u00eb, sepse nuk ka dhe s&#8217;ka se si t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Se po t\u00eb kishte do t\u00eb dilte, po s&#8217;mund t\u00eb dal\u00eb gj\u00ebkundi asnj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb me firma e me vula, q\u00eb un\u00eb nuk e di apo q\u00eb un\u00eb mund ta mb\u00ebshtes, n\u00ebse c\u00ebnon interesin komb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! Kush e luan me ju k\u00ebt\u00eb loj\u00eb do t&#8217;ju b\u00ebj\u00eb p\u00ebr budallenj, tallet paturp\u00ebsisht me ndjenjat tuaja p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar politikisht prej \u00e7oroditjes q\u00eb synon t&#8217;ju shkaktoj\u00eb, duke ju prekur ndjenjat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sa p\u00ebr kujtes\u00eb isha un\u00eb n\u00eb krye t\u00eb opozit\u00ebs, kur \u00e7ova n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb m\u00ebparshme, p\u00ebr kufijt\u00eb detar\u00eb me Greqin\u00eb, t\u00eb firmosur e t\u00eb vulosur nga Lul\u00ebzim Basha, me bekimin e me mbrojtjen publike t\u00eb Sali Berish\u00ebs e t\u00eb Ilir Met\u00ebs. Sipas meje ajo marr\u00ebveshje c\u00ebnonte interesin komb\u00ebtar. Po jo se ashtu ma thoshte mendja mua, por sepse k\u00ebshtu e gjykoi nj\u00eb ushtarak patriot si Myslim Pasha, i cili e ngriti publikisht e profesionalisht shqet\u00ebsimin mbi \u00e7far\u00eb kishte firmosur fiks i nj\u00ebjti Lul\u00ebzim, q\u00eb sot merret me thashetheme t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr t\u00eb kapur n\u00eb detin e padituris\u00eb, ndonj\u00eb sardele m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr tiganin e ndryshkur t\u00eb opozit\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe un\u00eb, q\u00eb at\u00ebher\u00eb isha krejt i paditur p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Detit, mblodha ekspert\u00ebt, d\u00ebgjova sa munda, hapa librat, m\u00ebsova sa munda, e s\u00eb bashku me t\u00eb tjer\u00eb, vendosa ankimimin e asaj marr\u00ebveshjeje n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Gjykata e rr\u00ebzoi marr\u00ebveshjen e Lul\u00ebzimit, Saliut dhe Ilirit, me rezultatin kuptimplot\u00eb 9 me 0. Pik\u00ebrisht sepse c\u00ebnonte interesin komb\u00ebtar. Por ama ne \u00e7uam n\u00eb gjykat\u00eb nj\u00eb dokument shtet\u00ebror, jo nj\u00eb thashethem digjital p\u00ebr tradh\u00ebti komb\u00ebtare dhe nuk hap\u00ebm nj\u00eb gjyq publik llogjesh nacional-folklorike rrug\u00ebve, po nj\u00eb gjyq serioz n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sot po k\u00ebta q\u00eb e b\u00ebn\u00eb at\u00eb marr\u00ebveshje antikomb\u00ebtare dhe e fut\u00ebn edhe detin n\u00eb \u00e7orb\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb qeveris\u00ebn, prej padijes s\u00eb tyre t\u00eb dhimbshme a prej shp\u00ebrfilljes sportive t\u00eb interesit komb\u00ebtar ose t\u00eb dyjave bashk\u00eb, kan\u00eb kapur kallamat me dor\u00eb e kan\u00eb dal\u00eb p\u00ebr gjahun politik t\u00eb radh\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr t\u00eb mbrojtur detin nga un\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">O Zot!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duhet t\u00eb jesh peshk i trullosur komplet q\u00eb ta hash karemin se Lul\u00ebzim Basha, Ilir Meta dhe Sali Berisha (shyqyr Monika ia ka l\u00ebn\u00eb Pe\u00e7o peshkatarit grepin k\u00ebt\u00eb her\u00eb, se \u00ebsht\u00eb e z\u00ebn\u00eb me skuqje karkalecash me muzik\u00eb Desperado:-), po mbrojn\u00eb sot nga un\u00eb detin q\u00eb e kan\u00eb zakon ta b\u00ebjn\u00eb kos e dhall\u00eb, sa her\u00eb z\u00ebn\u00eb dybekun e pushtetit me dor\u00eb. Megjithat\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, u ka z\u00ebn\u00eb grepi gjithnj\u00eb peshq t\u00eb trullosur dhe s&#8217;kan\u00eb faj q\u00eb vazhdojn\u00eb ta hedhin p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb detin e muhabetit publik, karemin e politik\u00ebs s\u00eb tyre pa din e as iman.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">&#8230;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00ebsoj si m\u00eb par\u00eb, kur ministri i jasht\u00ebm grek foli andej n\u00eb nj\u00eb televizion p\u00ebr ushtrimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb p\u00ebr t&#8217;u shtrir\u00eb n\u00eb miljet e famshme q\u00eb Konventa Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e t\u00eb Drejt\u00ebs s\u00eb Detit ia njeh \u00e7do shteti me dalje n\u00eb det dhe k\u00ebtu plasi peshku me dinamitin e luft\u00ebs politike, edhe sot p\u00ebrs\u00ebritet e nj\u00ebjta posht\u00ebrsi ndaj publikut shqiptar pasi kryeministri i Greqis\u00eb thot\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb n\u00eb parlamentin grek, pas firmosjes s\u00eb marr\u00ebveshjeve detare t\u00eb shtetit t\u00eb tij me Italin\u00eb dhe Egjiptin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Plas dinamiti i politik\u00ebs s\u00eb trullosjes t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb pellgun e lloko\u00e7itjeve opozitare dhe pllaf, pllaf, pllaf, dalin me barkun jasht\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe peshqit e urrejtjes nacionaliste, t\u00eb mllefit partiak e t\u00eb padituris\u00eb p\u00ebr tem\u00ebn, duke krijuar nj\u00eb tollovi absurde si sherret e rakis\u00eb n\u00eb klubin e fshatit. Si zakonisht n\u00eb k\u00ebto raste, sado t\u00eb flas\u00ebsh me logjik\u00eb, pa dal\u00eb rakia s&#8217;ka shans t\u00eb mbaroj\u00eb tollovia! Po le t\u00eb kthehemi tek marr\u00ebveshja n\u00eb fjal\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb e Greqis\u00eb, p\u00ebr ta ndihmuar daljen e rakis\u00eb dhe hequr dhimbjen e kok\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb duan t\u00eb kuptojn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kush do v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb dhe t\u00eb kuptoj\u00eb si q\u00ebndron e v\u00ebrteta e k\u00ebsaj historie, le t\u00eb m\u00eb ndjek\u00eb me v\u00ebmendje sepse fatmir\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fjala e kryeministrit grek n\u00eb parlament, si\u00e7 e kam shpjeguar m\u00eb par\u00eb, nuk ka asnj\u00eb lidhje me uj\u00ebrat territorial\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me ndonj\u00eb marr\u00ebveshje mes Greqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb apo me ndonj\u00eb pun\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb lidhet me t\u00eb drejt\u00ebn e vendit fqinj p\u00ebr ato 12 miljet e st\u00ebp\u00ebrfolura, sikur t\u00eb ishin 12 kamiona me uj\u00eb deti q\u00eb un\u00eb i paskesha kaluar fshehurazi n\u00eb shtetin fqinj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E drejta e 12 miljeve buron nga Konventa Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e t\u00eb Drejt\u00ebs s\u00eb Detit dhe Greqia nuk ka kufij detar\u00eb vet\u00ebm me Shqip\u00ebrin\u00eb, po edhe vende t\u00eb tjera, k\u00ebshtu q\u00eb kryeministri grek \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vet kur flet n\u00eb parlamentin e tij, p\u00ebr detet e Greqis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr sa i p\u00ebrket deteve tona, Shqip\u00ebria e ka ushtruar n\u00eb vitin 1990 t\u00eb drejt\u00ebn e saj t\u00eb shtrirjes n\u00eb ato milje, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj konvente nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb vitit 1982. Zgjerimi i b\u00ebr\u00eb nga Shqip\u00ebria n\u00eb marsin e 1990-\u00ebs \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb Kombet e Bashkuara dhe as \u00ebsht\u00eb kontestuar, as mund t\u00eb kontestohet nga Greqia.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por kjo mbase \u00ebsht\u00eb shum\u00eb teknike p\u00ebr disa q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb detin e Shqip\u00ebris\u00eb nga fjala e kryeministrit t\u00eb Greqis\u00eb, megjith\u00ebse e kemi shpjeguar disa her\u00eb, q\u00eb deti nuk ndahet me gardhe si parcelat n\u00eb fshat, po ka edhe hap\u00ebsira t\u00eb nd\u00ebrmjetme ujrash nd\u00ebrkomb\u00ebtare mes &#8220;parcelave&#8221; ujore t\u00eb \u00e7do shteti. K\u00ebshtu q\u00eb po ju shpjegoj, informoj, sqaroj edhe nj\u00ebher\u00eb, se Shqip\u00ebria dhe Greqia nuk kan\u00eb arritur asnj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e dakord\u00ebsuar t\u00eb kufijve detar\u00eb mes tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb dhe kryeministri i Greqis\u00eb, Kiriakos Micotaqis, nuk kemi folur ende p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, as kur jemi ulur n\u00eb takimin e par\u00eb n\u00eb Ne\u00eb York, as kur jemi ulur n\u00eb takimin e dyt\u00eb n\u00eb Athin\u00eb dhe as n\u00eb ndonj\u00eb rrethan\u00eb tjet\u00ebr, kur jemi takuar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb apo kemi komunikuar n\u00eb telefon &#8211; nj\u00ebher\u00eb pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit, kur ai \u00ebsht\u00eb treguar nj\u00eb mik shum\u00eb i \u00e7muar i Shqip\u00ebris\u00eb dhe ka kontribuar megjith\u00eb zem\u00ebr p\u00ebr operacionet e shp\u00ebtimit t\u00eb jet\u00ebve n\u00ebn rr\u00ebnoja. Dhe her\u00ebn tjet\u00ebr kur kemi k\u00ebmbyer opinionet p\u00ebr masat kund\u00ebr Covidit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeveria jon\u00eb dhe qeveria greke nuk kan\u00eb biseduar asnj\u00ebher\u00eb dhe nuk kan\u00eb k\u00ebmbyer asnj\u00eb opinion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, qyshse n\u00eb krye t\u00eb pun\u00ebve n\u00eb Greqi ka ardhur zoti Micotaqis. Negociatat p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeve p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin delimitim t\u00eb uj\u00ebrave mes Shqip\u00ebris\u00eb e Greqis\u00eb, i kemi zhvilluar me qeverin\u00eb e m\u00ebparshme greke dhe marr\u00ebveshja nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb mbyllet, pavar\u00ebsisht progresit t\u00eb konsideruesh\u00ebm nga pika zero ku jemi rinisur pas rr\u00ebzimit nga Gjykata Kushtetuese, t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb n\u00ebnshkruar nga ata q\u00eb sot po e mbrojn\u00eb detin nga un\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne duam ta arrijm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me Greqin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, si\u00e7 kemi arritur edhe t\u00eb tjera e si\u00e7 duhet t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb tjera akoma. Ne Greqin\u00eb e konsiderojm\u00eb nj\u00eb nga tre partner\u00ebt strategjik\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, s\u00eb bashku me Italin\u00eb dhe Turqin\u00eb. Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj Greqis\u00eb dhe Greqia nuk ka t\u00eb tilla ndaj nesh (p\u00ebrtej klubeve respektive dhe primitive, t\u00eb peshkatar\u00ebve q\u00eb gjuajn\u00eb p\u00ebr trupeshq me karemin e nacional-folklorizmit n\u00ebp\u00ebr harta elektorale), por ne kemi pretendime reciproke p\u00ebr bashk\u00ebkombasit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shtetin tjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebve s\u00eb bashku, t\u00eb dyja qeverit\u00eb, me dialog konstruktiv e mir\u00ebkuptim njer\u00ebzor n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, duhet t&#8217;u b\u00ebjm\u00eb hyzmet t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne jemi fqinj t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb nivelin e marr\u00ebdh\u00ebnies mes popujve, por s&#8217;kemi shk\u00eblqyer gjithnj\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet politike mes shteteve e qeverive. S&#8217;kemi ditur gjithnj\u00eb n\u00eb dekadat para e pas vitit 1990, as ne e as grek\u00ebt, ta v\u00ebm\u00eb politik\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb mes popujve tan\u00eb dhe t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb politik\u00eb ditore me historin\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb tyre. Sot marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy qeverive n\u00eb Athin\u00eb e n\u00eb Tiran\u00eb, jan\u00eb t\u00eb mira dhe kan\u00eb nj\u00eb potencial t\u00eb madh p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyera. Un\u00eb punoj qysh nga dita e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, pa ngurruar ta ngre z\u00ebrin kur e k\u00ebrkon interesi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe ndjesia ime e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb edhe kryeministri Micotaqis po punon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Nga e th\u00ebna n\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes nj\u00eb det i t\u00ebr\u00eb, por po p\u00ebrparojm\u00eb duke lundruar n\u00eb ujrat e d\u00ebshir\u00ebs reciproke p\u00ebr mir\u00ebkuptim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po shtoj k\u00ebtu edhe nj\u00eb detaj teknik, por kuptimplot\u00eb. Grupi yn\u00eb negociator p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e detit ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime, pasi disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tij jan\u00eb larguar nga pozicionet q\u00eb mbulonin kur jan\u00eb zgjedhur n\u00eb grupin negociator. K\u00ebto ndryshime do t\u00eb b\u00ebhen n\u00ebse do t\u00eb rinisin negociatat dhe k\u00ebto ndryshime nuk b\u00ebhen pa miratimin nga Presidenti t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj &#8211; jasht\u00eb grupit negociator askush, as kryeministri, nuk negocion dot asgj\u00eb dhe nuk shet e as blen dot asnj\u00eb lit\u00ebr uj\u00eb deti. E dyta, \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshje q\u00eb arrihet n\u00eb nivelin e grupit negociator, duhet t\u00eb marr\u00eb miratimin e Presidentit, i cili ka th\u00ebn\u00eb se marr\u00ebveshjen e mundshme do t&#8217;ia \u00e7oj\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Dhe e treta, marr\u00ebveshja q\u00eb t\u00eb marr\u00eb vler\u00eb p\u00ebrfundimtare, shkon n\u00eb parlament p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vul\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb Sovranit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">&#8230;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Miq!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mbajeni vath n\u00eb vesh dhe as kur ju bie n\u00eb kok\u00eb rakia e p\u00ebshtir\u00eb e fu\u00e7ive politike e mediatike mos e vini kurr\u00eb n\u00eb dyshim, se nuk b\u00ebn dot vaki q\u00eb un\u00eb t\u00eb tradh\u00ebtoj amanetin e katragjysh\u00ebrve e st\u00ebrgjysh\u00ebrve t\u00eb mi, nga gjaku familjar apo nga gjaku shpirt\u00ebror; as amanetin e Kristaq Ram\u00ebs s\u00eb par\u00eb, st\u00ebrgjyshit tim q\u00eb shkriu pasurin\u00eb p\u00ebr hapjen e shkollave shqipe dhe n\u00ebnshkroi n\u00eb Durr\u00ebs pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb; as amanetin e Odise Kasnecit, st\u00ebrgjyshit t\u00eb Anet\u00ebs dhe mikut p\u00ebr kok\u00eb t\u00eb Abdyl Frash\u00ebrit, q\u00eb ishte an\u00ebtar i Lidhjes s\u00eb Prizrenit dhe u vra si p\u00ebrhap\u00ebs i gjuh\u00ebs shqipe nga nj\u00eb komando ekstremist\u00ebsh grek\u00eb t\u00eb asaj kohe; as amanetin e atij Plakut t\u00eb Vlor\u00ebs, q\u00eb e mbaj mbi kok\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn time, as amanetin e Imzot Nolit, q\u00eb m\u00eb m\u00ebsoi shqipen e gjuh\u00ebs e t\u00eb Faik Beut, q\u00eb m\u00eb m\u00ebsoi shpat\u00ebn e gjuh\u00ebs dhe as, as, as&#8230; me radh\u00eb se jan\u00eb shum\u00eb q\u00eb t&#8217;jua num\u00ebroj k\u00ebtu.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tani ata q\u00eb nuk heqin dot dor\u00eb nga ajo raki e p\u00ebshtir\u00eb, le t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb pin\u00eb e le t&#8217;i hedhin sa t\u00eb duan tapat e trurit n\u00eb detin e internetit! Prodhuesve t\u00eb asaj rakie do t&#8217;u vij\u00eb prap\u00eb nga radha e gjykimit nga populli bashk\u00eb me fatur\u00ebn e kripur, si\u00e7 u erdhi n\u00eb vitin 2017. Un\u00eb do t\u00eb vazhdoj t\u00eb b\u00ebj sa t\u00eb mundem gjith\u00e7ka duhet b\u00ebr\u00eb, n\u00eb respekt t\u00eb amanetit t\u00eb atyre pleqve q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebtij vendi e t\u00eb k\u00ebtij populli.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa Madh\u00ebria e Saj, Koha, do t&#8217;i ver\u00eb gjitha n\u00eb vendin e tyre dhe do t\u00eb tregoj\u00eb se ku e ka vendin gjithkush n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e detit e cila ka rihapur edhe nj\u00eb her\u00eb zhurm\u00ebn n\u00eb opinion publik p\u00ebr shkak t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb q\u00eb e cila buroi nga nj\u00eb deklarat\u00eb e kryeministrit grek Kyriakos Micotaqis. N\u00eb n\u00eb reagimin e tij Rama thot\u00eb se nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":396121,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-396468","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396468","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=396468"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396468\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/396121"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=396468"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=396468"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=396468"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}